{"id":3393,"date":"2013-09-18T01:27:35","date_gmt":"2013-09-18T01:27:35","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3393"},"modified":"2013-09-18T01:27:35","modified_gmt":"2013-09-18T01:27:35","slug":"nje-histori-me-gazete-dhe-disa-mendime-rreth-medias-se-sotme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3393","title":{"rendered":"NJ\u00cb HISTORI ME GAZET\u00cb DHE DISA MENDIME RRETH MEDIAS S\u00cb SOTME"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/09\/Dedaj-Ndue-300x2262.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-3394\" title=\"Dedaj-Ndue-300x226\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/09\/Dedaj-Ndue-300x2262.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"226\" \/><\/a>NDUE DEDAJ<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>K\u00ebto dit\u00eb gazeta \u201cKosova sot\u201d n\u00eb Prishtin\u00eb kremtoi 15-vjetorin e krijimit dhe ajo q\u00eb t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen n\u00eb numrin e s\u00eb m\u00ebrkur\u00ebs ishte se nj\u00eb lexues i saj 74-vje\u00e7ar, Selman Asllani,<!--more--> b\u00ebnte \u00e7do dit\u00eb 8 kilometra rrug\u00eb nga fshati i tij Vinarc deri n\u00eb qytetin e Mitrovic\u00ebs p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb gazet\u00ebn e tij t\u00eb preferuar. K\u00ebt\u00eb fakt e p\u00ebrmendi dhe drejtoresha e gazet\u00ebs gjat\u00eb nj\u00eb emisioni televiziv n\u00eb Kosov\u00eb. \u201cJam i pasionuar me k\u00ebt\u00eb gazet\u00eb dhe nuk kaloj as edhe nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb vetme pa e lexuar, p\u00ebr faktin se sjell larmi t\u00eb informacionit\u201d, kishte th\u00ebn\u00eb ai. Nuk ka gazetar q\u00eb nuk ndjehet mir\u00eb nga ky fakt, q\u00eb ende gazeta ka lexuesin e vet klasik, ani se koh\u00ebt nd\u00ebrrojn\u00eb, q\u00eb e k\u00ebrkon lajmin, kronik\u00ebn, reportazhin, opinionin, artikullin problemor, fotografin\u00eb, karikatur\u00ebn, dosierin, reklam\u00ebn, \u00e7do gj\u00eb q\u00eb nj\u00eb media prodhon. Po ashtu nuk ka gazetar q\u00eb nuk ndjehet keq q\u00eb nuk mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb di\u00e7ka q\u00eb gazeta t\u2019i shkoj\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, m\u00eb e pakta n\u00eb fshat apo qytez\u00ebn m\u00eb t\u00eb af\u00ebrme, lexuesit q\u00eb nuk rron dot pa shtypin e shkruar. Prandaj v\u00ebrtet ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast q\u00eb na u b\u00eb me dije, po sa t\u00eb tjer\u00eb gazetadash\u00ebs ka n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Kosov\u00eb, q\u00eb nuk mund ta marrin gazet\u00ebn p\u00ebr shkak t\u00eb larg\u00ebsis\u00eb s\u00eb vendbanimit, gj\u00eb q\u00eb ka \u00e7uar dhe n\u00eb pak\u00ebsimin e tirazhit t\u00eb gazetave. Kemi qen\u00eb para do koh\u00ebsh n\u00eb zon\u00ebn e Alpeve dhe atje njer\u00ebzit v\u00ebrtet donin t\u00eb komunikonin me shtypin, pse jo dhe me televizionet, por kjo mund t\u00eb ndodhte vet\u00ebm rast\u00ebsisht, n\u00ebse ndokush nga mediat shkonte atje me sh\u00ebrbim. Duket e pabesueshme q\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend kaq t\u00eb vog\u00ebl, me nj\u00eb num\u00ebr jasht\u00ebzakonisht t\u00eb madh gazetash e televizionesh, me antena telefonike t\u00eb disa operator\u00ebve p\u00ebr \u00e7do maj\u00eb, t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrs\u00ebri \u201curi\u201d p\u00ebr t\u00eb folur n\u00eb media. Edhe pse nuk ka anketime se si e p\u00ebrcepton publiku i gjer\u00eb median e sotme, nj\u00eb gj\u00eb nuk ka diskutim, q\u00eb shtypi \u00ebsht\u00eb rrudhur n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb disa qendra urbane t\u00eb zhvilluara, n\u00eb k\u00ebto t\u00eb fundit m\u00eb s\u00eb shumti fal\u00eb disa gazetar\u00ebve profesionist\u00eb q\u00eb gjenden atje dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me e pa honorare zakonin e lasht\u00eb t\u00eb lajm\u00ebsit. Por a \u00ebsht\u00eb kjo e gjitha ajo q\u00eb duhet? A munden k\u00ebta gazetar\u00eb vet\u00ebm me vullnetin e tyre t\u00eb mir\u00eb ta shkelin territorin e vendit skaj m\u00eb skaj, atje ku shpesh \u00ebsht\u00eb informacioni pikant? Pronar\u00ebt e mediave me sa duket nuk l\u00ebshojn\u00eb m\u00eb para p\u00ebr k\u00ebso shtegtime gazetar\u00ebsh (dieta, karburant etj.), pa t\u00eb cilat n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb gazetaria e terrenit venitet, vdes. Reportazhi nuk mund t\u00eb shkruhet vet\u00ebm nga bulevardet, por nga balta e Myzeqes\u00eb, galerit\u00eb e Munell\u00ebs, stanet e Kalas\u00eb s\u00eb Dod\u00ebs. Aq m\u00eb tep\u00ebr gazetaria investigative nuk mund t\u00eb b\u00ebhet pa nj\u00eb tjet\u00ebr klim\u00eb ndaj shtypit nga shoq\u00ebria, politika, organet e ligjit, vet\u00eb komuniteti i mediave etj. Mund t\u00eb duket se problemi qenka \u201crural\u201d, se ata q\u00eb nuk kan\u00eb gazeta jan\u00eb nga pes\u00ebqind vet\u00eb p\u00ebr komun\u00eb, se t\u00eb tjer\u00ebt kan\u00eb zbritur n\u00eb fush\u00eb e problemet e m\u00ebdha i kan\u00eb popullatat qytet\u00ebse, apo ato t\u00eb vendbanimeve t\u00eb p\u00ebrqendruara n\u00eb periferit\u00eb e tyre. Media dihet q\u00eb \u00ebsht\u00eb z\u00eb, fjal\u00eb, imazh dhe kjo \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb dhe e nj\u00eb njeriu n\u00eb mal, qoft\u00eb dhe vet\u00ebm e atij lexuesit t\u00eb zellsh\u00ebm nga Mitrovica. Por megjithat\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu, nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm ai i larg\u00ebti q\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr mediat. Kemi par\u00eb koh\u00ebt e fundit n\u00eb ekran njer\u00ebz t\u00eb ngujuar n\u00eb mes t\u00eb Tiran\u00ebs, ardhur nga an\u00ebt e Veriut, q\u00eb i thoshin tro\u00e7 akuzat ndaj policis\u00eb, prokuroris\u00eb p\u00ebr mosshkuarje deri n\u00eb fund t\u00eb gjerave. Kishin aq nevoj\u00eb q\u00eb t\u2019i thoshin publikisht hallet e tyre shum\u00ebvje\u00e7are pas s\u00eb keqes q\u00eb u kishte ndodhur. Mezi prisnin t\u2019iu afrohej mikrofoni, e kishin pritur at\u00eb \u00e7ast. Mir\u00ebpo a ndodh q\u00eb atyre qytetar\u00ebve t\u00eb thjesht\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs son\u00eb t\u2019iu p\u00ebrgjigjet ndokudh nga organet e rendit, ligjit? Nj\u00eb tjet\u00ebr i ngujuar n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb thell\u00eb shprehej se n\u00eb familjen e tij nuk kishte shkuar askush nga deputet\u00ebt e majt\u00eb apo t\u00eb djatht\u00eb etj. Fatmir\u00ebsisht kishte shkuar \u201cFiks-Fare\u201d, p\u00ebr t\u00eb treguar se ka njer\u00ebz n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb t\u2019i thon\u00eb me t\u00eb madhe problemet e tyre familjare e sociale. N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb kur funksionar\u00ebt e shtetit, t\u00eb mes\u00ebm a t\u00eb lart\u00eb, nuk e kan\u00eb p\u00ebr zakon t\u00eb flasin me publikun \u201cme shpirt n\u00eb dor\u00eb\u201d, po vet\u00ebm p\u00ebrmes z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsve, si p\u00ebr t\u00eb lar\u00eb borxh, cili do t\u00eb jet\u00eb rezultati i kodit t\u00eb etik\u00ebs s\u00eb qeveris\u00eb, kod q\u00eb \u00ebsht\u00eb paralajm\u00ebruar nga Kryeministri Rama, p\u00ebr t\u00eb mos \u201cfolur\u201d ministrat lirisht n\u00eb media p\u00ebr pun\u00ebt e tyre, por sipas nj\u00eb rregulli qeveritar. Ky kod \u00ebsht\u00eb debatuar deri tani m\u00eb shum\u00eb se vet\u00eb ligji i shtypit, ku n\u00eb nj\u00eb vend si Shqip\u00ebria do t\u00eb ishte i mir\u00eb t\u00eb kishte nj\u00eb kod mbiqeveritar q\u00eb t\u2019i detyroj\u00eb shtetar\u00ebt t\u00eb flasin, flasin, flasin sa m\u00eb fort e sa m\u00eb ndershm\u00ebrisht me publikun. K\u00ebshtu do t\u00eb ndjehet mir\u00eb ai lexuesi i thjesht\u00eb q\u00eb e do informimin, si n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb kryeqytetit, si n\u00eb kreshtat e Lunxh\u00ebris\u00eb. Cila media shtegtoi fshat pas fshati e shkoi p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb opinionin e njeriut mes grykash t\u00eb \u201cnemuna\u201d, n\u00ebse na duhen kaq shum\u00eb komuna dhe bashki, kaq shum\u00eb deputet\u00eb, kaq shum\u00eb zyra e n\u00ebpun\u00ebs, kaq shum\u00eb parti politike, kaq shum\u00eb shoqata, kaq shum\u00eb universitete private e publike, kaq shum\u00eb gjera pa bareqet, q\u00eb tek e fundit paguhen prej tij? Instituti i statistikave na thot\u00eb se qarku m\u00eb i varf\u00ebr n\u00eb vend \u00ebsht\u00eb ai i Kuk\u00ebsit dhe m\u00eb i kamuri ai i Vlor\u00ebs, at\u00ebher\u00eb nj\u00ebsoj duhet t\u00eb paguajn\u00eb tatime, taksa, detyrime shtet\u00ebrore si ai q\u00eb ka pak si ai q\u00eb ka shum\u00eb, apo para ligjit jemi t\u00eb (mos)barabart\u00eb? Kur qytetari njihet me k\u00ebt\u00eb fakt ai natyrisht q\u00eb do t\u00eb donte t\u00eb dinte nga organet e prokuroris\u00eb, gjykat\u00ebs, policis\u00eb: po gjendja e kriminalitetit si \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebto dy qarqe? Ka m\u00eb pak krim aty ka niveli ekonomik \u00ebsht\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb? E k\u00ebrkon k\u00ebt\u00eb dhe nga media, po q\u00eb ajo n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ta kundroj\u00eb situat\u00ebn nga publiku i Kuk\u00ebsit e Vlor\u00ebs dhe jo aq nga studiot shpesh uniforme t\u00eb debateve n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Shtypi, si\u00e7 dihet, jo vet\u00ebm lajm\u00ebron at\u00eb q\u00eb ndodh, por dhe paralajm\u00ebron at\u00eb q\u00eb mund t\u00eb ndodh\u00eb nes\u00ebr n\u00eb p\u00ebrmasa t\u00eb frikshme. E kemi humbur bregdetin dhe nuk dihet n\u00ebse do t\u00eb mund ta rifitojm\u00eb m\u00eb, me gjith\u00eb p\u00ebrpjekjet q\u00eb po b\u00ebhen koh\u00ebt e fundit nga organet shtet\u00ebrore, kemi humbur pyjet duke kryer masakr\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe shkatrrimtare mbi territorin e vendit dhe sh\u00ebmtuar natyr\u00ebn ton\u00eb t\u00eb bukur, por po rrezikojm\u00eb t\u00eb humbasim dhe lumenjt\u00eb, p\u00ebr t\u00eb realizuar \u00ebndrr\u00ebn e t\u00eb qenit sup\u00ebrfuqi energjetike. Po \u00ebsht\u00eb dhe problemi i kompensimit n\u00eb mas\u00ebn e merituar t\u00eb atyre q\u00eb largohen p\u00ebr nd\u00ebrtimin e bulevardit t\u00eb madh t\u00eb Tiran\u00ebs, t\u00eb hidrocentraleve t\u00eb rinj gjithandej, t\u00eb nj\u00eb fabrike minerali apo \u00e7imentoje etj. Ngaq\u00eb do t\u00eb dij\u00eb se si do t\u2019i vej\u00eb halli Shqip\u00ebris\u00eb, ai njeriu i thjesht\u00eb e do gazet\u00ebn p\u00ebrdit\u00eb, se mos ajo i thot\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb t\u00eb mir\u00eb nga tranzicioni. Se mos pushtetar\u00ebt po b\u00ebhen ca m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, jo nga vetja, po nga ligji? K\u00ebt\u00eb shqet\u00ebsim ai ka patur nj\u00eb jet\u00eb, edhe kur merrte me vete te sonda, galeria, apo tufa e dhive nj\u00eb radio tranzistor. E donte dhe p\u00ebr lajmet, dhe p\u00ebr muzik\u00ebn popullore, po dhe p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar ashtu fshehurazi ndonj\u00eb gj\u00eb kundra regjimit, n\u00ebse ai ishte i fort\u00eb apo do t\u00eb binte? Nj\u00eb radio e vog\u00ebl iu tregonte t\u00eb shp\u00ebrngulurve malishevas n\u00eb malet e Kosov\u00ebs me 1999 se \u00e7\u2019b\u00ebhej me luft\u00ebn, kush ishte gjall\u00eb e kush kishte r\u00ebn\u00eb. Njer\u00ebzit tashm\u00eb duan t\u00eb din\u00eb m\u00eb shum\u00eb dhe p\u00ebr kultur\u00ebn mbar\u00ebshqiptare, shkenc\u00ebn, arsimin, librin, teatrin pavar\u00ebsisht se ku ndodh ngjarja kulturore, n\u00eb Tiran\u00eb, Prishtin\u00eb, Ulqin etj. Ndaj ai burri 74-vje\u00e7ar b\u00ebn \u00e7do dit\u00eb nga tet\u00eb kilometra rrug\u00eb p\u00ebr nj\u00eb gazet\u00eb. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se ai beson te shtypi, informimi, fjala e lir\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb as i pari dhe as i fundit q\u00eb e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb. Dikur dhe k\u00ebndej Morinit kishte nga ata q\u00eb b\u00ebnin 4-5 kilometra, nga fshati i tyre n\u00eb qytez\u00ebn pun\u00ebtore, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb gazet\u00ebn \u201cDrita\u201d dhe e kishin at\u00eb koleksion p\u00ebr 30 vite, si\u00e7 e kishte redaksia n\u00eb Tiran\u00eb. Fal\u00eb k\u00ebsaj marr\u00ebdh\u00ebnie shtypi i shkruar do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb ekzistoj\u00eb, dhe se ndokund n\u00eb Europ\u00eb mbyllen gazeta prestigjoze, dhe se tregu i shtypit k\u00ebtu te ne ka aq probleme, dhe se komunikimi online \u00ebsht\u00eb n\u00eb zenitin e vet. Fal\u00eb atij, pra, Selmanit n\u00eb Mitrovic\u00eb dhe gazet\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb p\u00ebrditshme.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NDUE DEDAJ &nbsp; K\u00ebto dit\u00eb gazeta \u201cKosova sot\u201d n\u00eb Prishtin\u00eb kremtoi 15-vjetorin e krijimit dhe ajo q\u00eb t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen n\u00eb numrin e s\u00eb m\u00ebrkur\u00ebs ishte se nj\u00eb lexues i saj 74-vje\u00e7ar, Selman Asllani,<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-3393","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-publicistike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3393","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3393"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3393\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3396,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3393\/revisions\/3396"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3393"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3393"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3393"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}