{"id":3364,"date":"2013-09-05T00:35:28","date_gmt":"2013-09-05T00:35:28","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3364"},"modified":"2013-09-05T00:35:28","modified_gmt":"2013-09-05T00:35:28","slug":"klonimi-teknologjik-i-njeriut-te-ri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3364","title":{"rendered":"KLONIMI TEKNOLOGJIK  I \u201cNJERIUT T\u00cb RI\u201d"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/09\/Dedaj-Ndue.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-3365\" title=\"Dedaj Ndue\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/09\/Dedaj-Ndue-300x226.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"226\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/09\/Dedaj-Ndue-300x226.jpg 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/09\/Dedaj-Ndue.jpg 816w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>NDUE DEDAJ<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb e kan\u00eb v\u00ebn\u00eb re, k\u00ebto dy vitet e fundit, rendjen e lider\u00ebve tan\u00eb politik\u00eb pas rrjeteve sociale, kush t\u00eb ket\u00eb m\u00eb shum\u00eb miq n\u00eb \u201cFacebook\u201d, kush t\u00eb ligj\u00ebroj\u00eb m\u00eb fort n\u00eb \u201cTwitter\u201d, prononcime kinse politike,<!--more--> konferenca shtypi online, reagime p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme a t\u00eb lehta t\u00eb politik\u00ebs etj. Duket se tashm\u00eb mbreti i informacionit pikant \u00ebsht\u00eb komunikimi pa publik, pa njer\u00ebz, por vet\u00ebm me ekranin, tastier\u00ebn e kompjuterit, \u201cSkype\u201d-n. Jo m\u00eb njer\u00ebz p\u00ebrpara, ata t\u00eb rrijn\u00eb larg! Na bezdisin. Edhe mitingjet mbase nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb zhvillohen online. Edhe hallet e njer\u00ebzve do t\u00eb zgjidhen online. Aq fort ka marr\u00eb udh\u00eb kjo \u201cmedia\u201d e gjithkujt, sa dhe media tradicionale nuk e ka p\u00ebr gj\u00eb t\u2019i referohet vend e pa vend \u201cFacebook\u201d-ut, jo vet\u00ebm atij t\u00eb Kryeministrit, apo \u201cTwitter\u201d-it t\u00eb shefit t\u00eb opozit\u00ebs (tani ata i kan\u00eb nd\u00ebrruar rolet), por dhe atyre t\u00eb deputet\u00ebve, duke i s\u00ebrvirur reagimet e tyre personale si lajme p\u00ebr publikun. Habitesh kur n\u00eb edicionin qendror t\u00eb lajmeve, thuajse rregullisht \u201ckapen\u201d lajme nga facebooku i k\u00ebtij apo atij deputeti. K\u00ebshtu tha iks deputet n\u00eb faqen e tij n\u00eb internet e k\u00ebshtu reagoi ai tjetri p\u00ebrball\u00eb tij. Ky \u00ebsht\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kulmi! Nj\u00eb deputet n\u00eb \u201cFacebook\u201d ka folur p\u00ebr miqt\u00eb e tij dhe jo p\u00ebr publikun e gjer\u00eb, pra, pa patur vler\u00ebn e lajmit ajo \u00e7ka ai ka shp\u00ebrndar\u00eb p\u00ebrmes rrjetit social. Ndryshe do t\u00eb ishte ngjitur n\u00eb foltoren e partis\u00eb s\u00eb tij, apo at\u00eb t\u00eb Kuvendit p\u00ebr t\u00eb kumtuar lajmin.<\/p>\n<p>Lajmi p\u00ebr gazetarin\u00eb \u00ebsht\u00eb i shenjt\u00eb dhe si i till\u00eb nuk mund t\u00eb fabrikohet kudo e nga gjithkush, nuk mund t\u00eb \u201cvilet\u201d aty ku gjendet kollaj, pasi m\u00eb e pakta n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ai \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebansh\u00ebm. Lajmin e send\u00ebrton gazetari me mund, profesionaliz\u00ebm, nga disa burme, sipas parimeve t\u00eb shkenc\u00ebs s\u00eb komunikimit dhe jo politikan\u00ebt sipas qejfit, tjet\u00ebr se k\u00ebta t\u00eb fundit duan ta shesin p\u00ebr lajm \u00e7far\u00eb nxjerrin nga goja. Ka aq shum\u00eb k\u00ebso lajmesh p\u00ebr (keq)p\u00ebrdorim politik, sa duket se po sfumojn\u00eb gazetarin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb informative, t\u00eb terrenit, investigative etj. Pas k\u00ebsaj mundet q\u00eb \u201cpartizan\u00ebt\u201d e k\u00ebtij lloj komunikimi t\u00eb nxitojn\u00eb t\u00eb na kujtojn\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb epoka moderne, k\u00ebshtu ka folur Barak Obama e k\u00ebshtu filan fisteku andej nga bota e qytet\u00ebruar. Kan\u00eb folur, natyrisht, edhe me an\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre mjeteve, por jo aq sa p\u00ebr t\u00eb eklipsuar format, m\u00ebnyrat dhe mjetet e tjera t\u00eb komunikimit, aq m\u00eb tep\u00ebr duke e shitur sapunin p\u00ebr djath\u00eb, se kush ka m\u00eb shum\u00eb miq n\u00eb facebook, ka dhe m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrkrah\u00ebs n\u00eb zgjedhje etj. Problemi nuk \u00ebsht\u00eb aspak te rrjeti social si i till\u00eb, por te manipulimi i tij p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar kapital politik. Ndonj\u00ebher\u00eb dhe p\u00ebr t\u2019i d\u00ebshmuar devocion t\u00eb lart\u00eb shefit t\u00ebnd, se ja, mua m\u00eb ha meraku p\u00ebr partin\u00eb dhe n\u00eb or\u00ebt e vona, kur po bie t\u00eb fle dhe s\u2019rri dot pa ia th\u00ebn\u00eb nja dy fjal\u00eb kund\u00ebrshtarit politik dhe k\u00ebtu nga shtrati. Analiza do t\u00eb shkonte p\u00ebrtej marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb politik\u00ebs dhe t\u00eb mediave me publikun, duke n\u00ebnvizuar fort marramendjen e gjithkujt pas rrjeteve sociale. Dhe kur kjo ndodh me qeveritar\u00ebt, politikan\u00ebt, VIP-at n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, si t\u00eb mos ndodh\u00eb me njer\u00ebzit e thjesht\u00eb. Ve\u00e7an\u00ebrisht me f\u00ebmij\u00ebt e etur p\u00ebr aventuara gjithnur\u00ebsh. Ku po vem\u00eb k\u00ebshtu? \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb njeriu i sot\u00ebm, q\u00eb duket se ka braktisur \u00e7do gj\u00eb tradicionale? E keni v\u00ebn\u00eb re, nx\u00ebn\u00ebsit b\u00ebjn\u00eb fotografi t\u00eb pafundme, n\u00ebp\u00ebr mbr\u00ebmjet e defrimit, ndonj\u00ebher\u00eb dhe me gjeste t\u00eb tep\u00ebrta, por ka filluar t\u00eb mos ket\u00eb m\u00eb polifoto t\u00eb klas\u00ebs, mbarimit t\u00eb matur\u00ebs, fakultetit etj. As stafet pedagogjike t\u00eb shkollave, ato t\u00eb bluzave t\u00eb bardha, t\u00eb nd\u00ebrmarrjeve thuajse nuk b\u00ebjn\u00eb me foto kolektive, vet\u00ebm kur ka reklama te privat\u00ebt shihen stafe t\u00eb lumtura, me vajza e djem p\u00ebrher\u00eb t\u00eb qeshur, sikur e bukura ka mbetur pron\u00eb vet\u00ebm e reklamave.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha rendet q\u00eb kan\u00eb ardhur kan\u00eb synuar q\u00eb ta modelojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e tyre njeriun, q\u00eb ai t\u00eb jet\u00eb njeriu e ri i tyre. Dhe e gjitha kjo \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me strategji, projekte, programe, ideologji, aksione politike, revolucione. Tipik p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb regjimi komunist. N\u00eb nj\u00ebqind vjet komuniz\u00ebm n\u00eb bot\u00eb ai fark\u00ebtoi k\u00ebt\u00eb njeri, q\u00eb dhe sot e shohim se \u00e7far\u00eb ishte. At\u00ebher\u00eb ishin pak mjete dhe mund\u00ebsi n\u00eb raport me t\u00eb sotmen, ishte propaganda anti-e shkuar dhe let\u00ebrsia e theksuar sociale, me romanin \u201cN\u00ebna\u201d etj. Tani askush nuk d\u00ebshiron m\u00eb t\u2019i ngjaj\u00eb Pav\u00ebl Vllasovit, apo Lej Fenit, birit t\u00eb mir\u00eb t\u00eb popullit punonj\u00ebs. Puna \u00ebsht\u00eb se ky njeriu i ri i sot\u00ebm nuk modelohet m\u00eb nga ideologjit\u00eb, por m\u00eb s\u00eb shumti nga teknologjia, rrjetet sociale, facebook etj. Dhe nuk b\u00ebn vet\u00ebm gj\u00ebrat e mira teknologjia k\u00ebsisoj, njohjet, miq\u00ebsit\u00eb, marrjen e informacioneve, eksplorimin e bot\u00ebs online, por dhe krimin. Dy vajza pasi ishin z\u00ebn\u00eb n\u00eb facebook, kushedi se p\u00ebr \u00e7far\u00eb, kishin dal\u00eb n\u00eb rrug\u00eb, ku nj\u00ebra kishte patur dhe nj\u00eb thik\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebn kishte goditur tjetr\u00ebn. Sigurisht q\u00eb teknologjia nuk do t\u00eb ndalet, por njeriu duhet t\u00eb edukohet ta p\u00ebrdor\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr mir\u00eb k\u00ebt\u00eb vler\u00eb t\u00eb pazakont\u00eb t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb tij; shkolla ua m\u00ebson nx\u00ebn\u00ebsve komjuterin, por lypet t\u2019iu m\u00ebsoj\u00eb atyre dhe rreziqet q\u00eb vijn\u00eb prej tij.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb nuk kan\u00eb \u201cFacebook\u201d, presin \u00e7do m\u00ebngjes or\u00ebn e zgjimit, p\u00ebr t\u00eb kapur telefonin n\u00eb emisionin e Bashkim Hoxh\u00ebs, pasi aty ka nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb televizive ku mund t\u00eb flasin qytetar\u00ebt. Por nuk q\u00ebllon asnj\u00ebher\u00eb ta ngre telefonin ndonj\u00eb nga VIP-at e politik\u00ebs. Ata nuk jan\u00eb pjes\u00eb e atij realitetit gri ku gjallojn\u00eb njer\u00ebzit n\u00eb zgrip. Nuk jan\u00eb qytetar\u00eb. Qytetar\u00ebt jan\u00eb njer\u00ebzit e thjesht\u00eb q\u00eb, ngaq\u00eb nuk kan\u00eb se ku t\u00eb p\u00ebrplasen, z\u00ebn\u00eb telefonin dhe i g\u00ebrmush\u00ebn prej aty politik\u00ebs. Nj\u00eb d\u00ebgjues e pyet drejtuesin e emisionit n\u00ebse i mbante dikush sh\u00ebnim hallet e tyre dhe zoti Hoxha i p\u00ebrgjigjet: \u201cAta, zyrtar\u00ebt, thon\u00eb se e nisin dit\u00ebn me k\u00ebto shqet\u00ebsime q\u00eb vijn\u00eb nga ekrani, por e sigurt\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb i mbajn\u00eb sh\u00ebnim gazetar\u00ebt tan\u00eb!\u201d Moderatori i njohur b\u00ebn p\u00ebrpjekje q\u00eb d\u00ebgjuesit t\u00eb mos hallkaten pas gjerave t\u00eb p\u00ebrgjithshme, por t\u00eb thon\u00eb shkurtimisht dhe tro\u00e7 hallin e tyre, t\u00eb mos b\u00ebjn\u00eb militantin, pasi ekrani \u00ebsht\u00eb i qytetarit dhe jo i militantit, se marrja me politik\u00eb n\u00eb emision \u00ebsht\u00eb humbje kohe, se aty politika vjen p\u00ebrmes k\u00ebndv\u00ebshtrimit qytetar dhe jo atij partiak e t\u00eb tjera parime t\u00eb sh\u00ebndetshme p\u00ebr nj\u00eb media t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Nj\u00eb media e lir\u00eb e serioze ka kuptim t\u00eb rrah\u00eb k\u00ebso \u00e7\u00ebshtjesh dhe jo t\u2019iu b\u00ebj\u00eb fresk atyre politik\u00ebb\u00ebr\u00ebsve, q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shpor\u00ebt i drejtojn\u00eb p\u00ebr nga ara e vet.<\/p>\n<p>Shp\u00ebrdorimi i rrjeteve sociale, abuzimi me to, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem vet\u00ebm shqiptar, ngjet dhe n\u00eb bot\u00eb, por ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ngush\u00ebllim p\u00ebr ne. Vras\u00ebsi i nx\u00ebn\u00ebsve n\u00eb Amerik\u00eb ishte frym\u00ebzuar nga Briku i Norvegjis\u00eb. Ka t\u00eb rinj q\u00eb imitojn\u00eb gangster\u00ebt, duke kryer veprime rruga\u00e7ore etj. Ashtu si p\u00ebr shum\u00eb adoleshent\u00eb \u201cdashuria\u201d e telenovelave merret si di\u00e7ka e v\u00ebrtet\u00eb. Ka, pra, aq vend p\u00ebr edukator\u00ebt, sociolog\u00ebt, psikolog\u00ebt, gazetar\u00ebt, politikan\u00ebt, vet\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrdoruesit e teknologjis\u00eb s\u00eb informacionit, p\u00ebr nj\u00eb sjellje m\u00eb qytetare e t\u00eb p\u00ebrgjegjshme ndaj bot\u00ebs virtuale, e cila, si\u00e7 ka larmin\u00eb dhe pafund\u00ebsin\u00eb e shpalimit t\u00eb gjenis\u00eb njer\u00ebzore, ka dhe sajes\u00ebn, t\u00eb deformuar\u00ebn, imoralen, pavar\u00ebsisht se me \u00e7\u2019em\u00ebr e th\u00ebrrasim ne me eufemizma t\u00eb keqen.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NDUE DEDAJ &nbsp; T\u00eb gjith\u00eb e kan\u00eb v\u00ebn\u00eb re, k\u00ebto dy vitet e fundit, rendjen e lider\u00ebve tan\u00eb politik\u00eb pas rrjeteve sociale, kush t\u00eb ket\u00eb m\u00eb shum\u00eb miq n\u00eb \u201cFacebook\u201d, kush t\u00eb ligj\u00ebroj\u00eb m\u00eb fort n\u00eb \u201cTwitter\u201d, prononcime kinse politike,<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-3364","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-publicistike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3364","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3364"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3364\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3366,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3364\/revisions\/3366"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3364"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3364"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3364"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}