{"id":3339,"date":"2013-09-02T18:24:55","date_gmt":"2013-09-02T18:24:55","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3339"},"modified":"2013-09-02T18:25:44","modified_gmt":"2013-09-02T18:25:44","slug":"kronike-e-nje-mjerimi-te-paralajmeruar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3339","title":{"rendered":"Kronik\u00eb e nj\u00eb mjerimi t\u00eb paralajm\u00ebruar"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/09\/albin-kurti-vetevendosje-thumbnail.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-3340\" title=\"albin-kurti-vetevendosje-thumbnail\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/09\/albin-kurti-vetevendosje-thumbnail.jpg\" alt=\"\" width=\"320\" height=\"240\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/09\/albin-kurti-vetevendosje-thumbnail.jpg 320w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/09\/albin-kurti-vetevendosje-thumbnail-300x225.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 320px) 100vw, 320px\" \/><\/a>Po bisedove me m\u00ebrgimtar\u00ebt tan\u00eb se cili \u00ebsht\u00eb dallimi kryesor q\u00eb v\u00ebrejn\u00eb k\u00ebt\u00eb ver\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb krahasuar me herat e tjera kur vinin p\u00ebr pushime, pothuajse t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjigjen se jan\u00eb t\u00eb tronditur nga zhg\u00ebnjimi i shtuar i qytetar\u00ebve,<!--more--> nga gjendja e pashpres\u00eb q\u00eb lexohet n\u00eb syt\u00eb e tyre. Nuk ka dyshim q\u00eb kjo ka nj\u00eb baz\u00eb objektive: varf\u00ebria \u00ebsht\u00eb thelluar e papun\u00ebsia \u00ebsht\u00eb zgjeruar sepse \u00e7mimet jan\u00eb ngritur nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shum\u00eb kollaj e humbet vendin e pun\u00ebs dhe shum\u00eb v\u00ebshtir\u00eb arrin t\u00eb gjesh nj\u00eb vend (tjet\u00ebr) pune. Shpenzimet mesatare p\u00ebr ushqim nga t\u00eb ardhurat e qytetar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb arrijn\u00eb n\u00eb plot 38%. (P.sh. n\u00eb Zvic\u00ebr kjo shif\u00ebr \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm 7%, ani se ushqimet atje jan\u00eb duksh\u00ebm m\u00eb t\u00eb shtrenjta dhe zviceran\u00ebt kursejn\u00eb shum\u00eb m\u00eb pak sesa kosovar\u00ebt kur vie puna te konsumimi i ushqimit m\u00eb cil\u00ebsor e m\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm.) N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, n\u00eb Kosov\u00eb, jo vet\u00ebm q\u00eb paga minimale nuk respektohet nga pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit, jo vet\u00ebm q\u00eb ajo \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr e ul\u00ebt, por edhe me kalimin e viteve ajo nuk ngritet s\u00eb paku aq sa \u00ebsht\u00eb e nevojshme p\u00ebr ta mbuluar inflacionin vjetor. Kur kemi parasysh q\u00eb paqen sociale e mir\u00ebmban kryesisht solidariteti familjar at\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb q\u00eb edhe ata me paga mbi mesataren, n\u00eb fakt, p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb pag\u00ebs minimale porsa q\u00eb me t\u00eb ardhurat e tyre iu duhet t\u00eb mb\u00ebshtesin edhe an\u00ebtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb familjes.<\/p>\n<p>Numri i qytetar\u00ebve q\u00eb viteve t\u00eb fundit kan\u00eb r\u00ebn\u00eb nga klasa e mesme n\u00eb at\u00eb t\u00eb varf\u00ebr \u00ebsht\u00eb gjithsesi shum\u00eb m\u00eb i madh sesa i atyre pak individ\u00ebve q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb ngjitur lart tek t\u00eb pasurit. K\u00ebshtu, pes\u00ebvjetori i pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebrve\u00e7se solli bilancin negativ t\u00eb standardit t\u00eb jetes\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve m\u00eb par\u00eb sesa pjes\u00ebmarrjen e tyre n\u00eb kremtimet e jubileut, paralelisht i p\u00ebrballi qytetar\u00ebt me shpresat tashm\u00eb t\u00eb humbura t\u00eb vitit 2008 p\u00ebr zhvillim ekonomik e sovranitet, p\u00ebr mir\u00ebqenie e dinjitet. Sepse pa dyshim q\u00eb zhg\u00ebnjimi qytetar n\u00eb Kosov\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm zhg\u00ebnjim p\u00ebr shkak t\u00eb t\u00eb k\u00ebqijave q\u00eb kan\u00eb ndodhur, por edhe p\u00ebr shkak t\u00eb t\u00eb mirave q\u00eb nuk kan\u00eb ndodhur.\u00a0 Baz\u00ebs objektive t\u00eb zhg\u00ebnjimit patjet\u00ebr q\u00eb i shtohet edhe aspekti subjektiv: ndryshimi i pritur me shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm ndryshim i d\u00ebshiruar i gjendjes por, mbi t\u00eb gjitha, edhe ndryshim i trendit t\u00eb gjith\u00ebmbarsh\u00ebm. Njer\u00ebzit besuan q\u00eb gj\u00ebrat do t\u00eb ecin mbar\u00eb, do t\u00eb nisin t\u00eb ecin mbar\u00eb, dhe orientuan jet\u00ebn e tyre me optimiz\u00ebn andejpari. Mir\u00ebpo, njer\u00ebzit mund t\u00eb besojn\u00eb edhe n\u00eb nj\u00eb model alternativ, n\u00eb modelin e pesimizmit: gj\u00ebrat nuk do t\u00eb shkojn\u00eb mir\u00eb, q\u00eb nuk do t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb mir\u00eb se kaq, se e nes\u00ebrmja do t\u00eb jet\u00eb edhe m\u00eb keq, se e keqja ka marr\u00eb hov e sa vie e do t\u00eb rritet, se p\u00ebrgjith\u00ebsisht b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr drejtim t\u00eb keq. Sigurisht q\u00eb num\u00ebr i konsideruesh\u00ebm i qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs i cili dikur i p\u00ebrkiste modelit t\u00eb optimizmit, mbase edhe p\u00ebr shkak se i p\u00ebrkiste atij modeli, tashm\u00eb ka kaluar n\u00eb pesimiz\u00ebm.<\/p>\n<p>Dy \u00e7\u00ebshtje m\u00eb duken posa\u00e7\u00ebrisht t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb theksohen k\u00ebtu. S\u00eb pari, struktura e optimizmit paraprak. Njer\u00ebzit n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb aq t\u00eb pashpres\u00eb pik\u00ebrisht sepse duan rezultate t\u00eb shpejta dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht pse nuk besojn\u00eb n\u00eb rezultate t\u00eb shpejta. Prania e mjerimit dhe mungesa e shanseve n\u00eb shoq\u00ebri \u00ebsht\u00eb rritur aq shum\u00eb saq\u00eb s\u2019b\u00ebhet dot mir\u00eb s\u00eb shpejti. Mir\u00ebpo, n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre, e gjith\u00eb kjo qasje \u00ebsht\u00eb disi tregtare e financiare, dhe jo prodhuese. Dihet q\u00eb financat, tregtia dhe sh\u00ebrbimet, jan\u00eb deg\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb q\u00eb e kan\u00eb kthimin e menj\u00ebhersh\u00ebm. N\u00ebp\u00ebrmjet tyre trajnohesh t\u00eb jesh i shkath\u00ebt, por jo edhe aq t\u00eb kesh vizion, t\u00eb p\u00ebrpilosh plane, e t\u00eb organizosh prodhimin. Mend\u00ebsia e nevojshme e qytetarit aktiv q\u00eb me angazhimin e vet e ndryshon p\u00ebr t\u00eb mir\u00eb gjendjen e r\u00ebnd\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn \u00a0ndodhet, \u00ebsht\u00eb ajo e bujkut q\u00eb mbjell e korr dhe bashk\u00ebpunon me t\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb zinxhirin e kultivimit e prodhimit.<\/p>\n<p>Populli nuk \u00ebsht\u00eb i varf\u00ebr e i papun\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb kultur\u00ebs e historis\u00eb s\u00eb tij, gjeografis\u00eb e gjeologjis\u00eb s\u00eb vendit t\u00eb tij, por p\u00ebr shkak t\u00eb orientimit aktual t\u00eb gabuar ekonomik. Nj\u00eb ilustrim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb qysh Qeveria e Kosov\u00ebs, ve\u00e7an\u00ebrisht Ministria e Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb, lavd\u00ebrohen se si qenka zvog\u00ebluar numri i dit\u00ebve t\u00eb nevojshme p\u00ebr regjistrimin e biznesit n\u00eb Kosov\u00eb. Thua se n\u00eb Kosov\u00eb kishim vullnete t\u00eb ndrydhura nd\u00ebrmarr\u00ebsie nga burokracia shtet\u00ebrore! N\u00eb fakt, nga mbi 60 mij\u00eb nd\u00ebrmarrje n\u00eb Kosov\u00eb, rreth 80% syresh kan\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar, q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe vet\u00eb pronari i saj. M\u00eb shum\u00eb nd\u00ebrmarr\u00ebsi se kaq, s\u2019\u00ebsht\u00eb fer t\u00eb k\u00ebrkosh. Kosova nuk l\u00ebngon nga mungesa e nd\u00ebrmarr\u00ebsis\u00eb individuale t\u00eb qytetar\u00ebve, dhe as nga pengesat p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrmarr\u00ebsi, por nga orientimi i gabuar dhe i padrejt\u00eb ekonomik, i cili nuk sjell as zhvillim p\u00ebrmes prodhimit e pun\u00ebsimit dhe as mir\u00ebqenie p\u00ebrmes drejt\u00ebsis\u00eb e barazis\u00eb.<\/p>\n<p>Rim\u00ebk\u00ebmbja nuk do t\u00eb jet\u00eb aspak e leht\u00eb meqen\u00ebse njer\u00ebzit jan\u00eb tjet\u00ebrsuar e t\u00ebhuaj\u00ebsuar aq shum\u00eb nga t\u00eb qenit qytetar i dinjitetsh\u00ebm e pun\u00ebtor i Republik\u00ebs. Varf\u00ebria b\u00ebhet totalisht degraduese kur, ta z\u00ebm\u00eb, duhet t\u00eb zgjedh\u00ebsh n\u00ebse duhet t\u2019i ushqesh f\u00ebmij\u00ebt ose duhet ta ngroh\u00ebsh dhom\u00ebn. Jeta e dinjitetshme nis at\u00ebher\u00eb kur nuk b\u00ebn (k\u00ebso) zgjedhje. Pra, kuptimi i liris\u00eb s\u00eb zgjedhjes konsiston m\u00eb shum\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e zgjedhur, sesa t\u00eb liris\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjedhur. Mund t\u00eb jesh i lir\u00eb pik\u00ebrisht kur nuk b\u00ebn zgjedhje (t\u00eb atilla). Vet\u00ebm liria nga zgjedhje (t\u00eb tilla) sh\u00ebnon fillimin e (vet\u00eb) zgjedhjeve t\u00eb lira.<\/p>\n<p>P\u00ebr liri t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb zgjedhjeve q\u00eb nuk t\u00eb posht\u00ebrojn\u00eb, liria e zgjedhjet duhet t\u00eb jen\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb e jo p\u00ebr disa, gj\u00eb q\u00eb na sjell te barazia, te k\u00ebrkesa dhe nevoja p\u00ebr barazi. Kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb i nevojitet shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb p\u00ebr t\u2019u ngritur e p\u00ebrparuar. Kur qeveritar\u00ebt na flasin p\u00ebr p\u00ebrqindjen e rritjes ekonomike sivjet duhet shikuar se kush p\u00ebrfitoi nga ajo rritje e n\u00eb kurriz t\u00eb kujt. Tashm\u00eb s\u2019ka dyshim q\u00eb rritja ekonomike e vendit lidhet me mir\u00ebqenien e qytetar\u00ebve t\u00eb shtetit po aq sa lidhet liria e kapitalit me lirin\u00eb e njer\u00ebzve, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se m\u00eb shum\u00eb jan\u00eb t\u00eb palidhura sesa t\u00eb lidhura. Po ashtu, le t\u00eb mos harrojm\u00eb q\u00eb edhe vet\u00eb betejat p\u00ebr demokraci p\u00ebrgjat\u00eb historis\u00eb, n\u00eb thelb, ishin beteja p\u00ebr (m\u00eb shum\u00eb) barazi. Nga e drejta e vot\u00ebs p\u00ebr grat\u00eb dhe zezak\u00ebt e deri te tatimi progresiv n\u00eb Skandinavi. T\u00eb qenit t\u00eb barabart\u00eb nuk do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jemi identik\u00eb. Por, gjithsesi, nuk jemi aq t\u00eb ndrysh\u00ebm q\u00eb t\u00eb jemi kaq t\u00eb pabarabart\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Prishtin\u00eb, 13 gusht 2013<br \/>\n<strong>Albin Kurti<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Po bisedove me m\u00ebrgimtar\u00ebt tan\u00eb se cili \u00ebsht\u00eb dallimi kryesor q\u00eb v\u00ebrejn\u00eb k\u00ebt\u00eb ver\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb krahasuar me herat e tjera kur vinin p\u00ebr pushime, pothuajse t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjigjen se jan\u00eb t\u00eb tronditur nga zhg\u00ebnjimi i shtuar i qytetar\u00ebve,<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[3],"tags":[],"class_list":["post-3339","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3339","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3339"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3339\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3342,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3339\/revisions\/3342"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3339"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3339"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3339"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}