{"id":3323,"date":"2013-08-30T12:05:27","date_gmt":"2013-08-30T12:05:27","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3323"},"modified":"2013-08-30T12:05:27","modified_gmt":"2013-08-30T12:05:27","slug":"klara-mirakaj-merlika-shkova-ne-internim-me-perparesen-e-shkolles-e-dola-gjyshe-pas-45-vjetesh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3323","title":{"rendered":"Klara Mirakaj Merlika: Shkova n\u00eb internim me p\u00ebrpar\u00ebsen e shkoll\u00ebs e dola gjyshe pas 45 vjet\u00ebsh"},"content":{"rendered":"<p align=\"center\"><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/08\/klara-merlika.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-3324\" title=\"klara merlika\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/08\/klara-merlika.jpg\" alt=\"\" width=\"215\" height=\"300\" \/><\/a>Klara Mirakaj Merlika<br \/>\nFOTO: VLASOV SULAJ<\/p>\n<p>E kan\u00eb quajtur simbol t\u00eb mbijetes\u00ebs, pasi ka sh\u00ebtitur thuajse n\u00eb t\u00eb gjitha kampet e internimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Klara Merlika, nusja e djalit t\u00eb ish-kryeministrit Mustafa Merlika, hyri me gryk\u00ebsen e uniform\u00ebs shkollore n\u00eb internim, p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb prej andej me statusin e gjyshes.<!--more--><\/p>\n<p>Vitet e f\u00ebmij\u00ebris\u00eb mbet\u00ebn p\u00ebr t\u00eb kujtimet m\u00eb t\u00eb d\u00eblira dhe m\u00eb t\u00eb bukura\u2026 Jo vet\u00ebm p\u00ebr faktin se ishte bij\u00eb e nj\u00eb familjeje t\u00eb pasur pukjane, i ati Pashuk Bib\u00eb Mirakaj, tregtar i njohur i zon\u00ebs q\u00eb zhvillonte tregti me Kosov\u00ebn, por edhe sepse deri n\u00eb mosh\u00ebn 10-vje\u00e7are jeta i kishte ofruar gjith\u00e7ka kishte \u00ebnd\u00ebrruar. P\u00ebr Klara Mirakajn, reja e zez\u00eb do t\u00eb vinte pik\u00ebrisht pas pozit\u00ebs s\u00eb xhaxhait t\u00eb saj, Kol Bib\u00eb Mirakaj, i cili u em\u00ebrua minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm gjat\u00eb regjimit fashist, e me ardhjen e komunizmit, e gjitha familja e fisi Mirakaj do t\u00eb kalonte \u201cn\u00eb vrim\u00ebn e gjilp\u00ebr\u00ebs\u201d. T\u00eb pushkatuar, t\u00eb zhdukur q\u00eb ende nuk u gjendet as varri, si dhe shum\u00eb t\u00eb internuar nd\u00ebr vite. Arratisja e t\u00eb atit dhe dy xhaxhallar\u00ebve jasht\u00eb shtetit, vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mos r\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb komunist\u00ebve, do t\u2019i kushtonte Klar\u00ebs plot 45 vite internim. Hyri me p\u00ebrpar\u00ebsen e shkoll\u00ebs dhe doli nga dyert e kampeve si n\u00ebn\u00eb dhe gjyshe e nip\u00ebrve dhe mbesave\u2026 Ndaj, nuk \u00ebsht\u00eb e rast\u00ebsishme q\u00eb e quajn\u00eb \u201csimbol i mbijetes\u00ebs\u201d s\u00eb vuajtjeve n\u00eb kampe internimi. Me t\u00eb atin u nda n\u00eb mosh\u00ebn 10-vje\u00e7are, p\u00ebr t\u00eb mos e par\u00eb m\u00eb kurr\u00eb, nd\u00ebrsa e \u00ebma i vdiq nd\u00ebr duar, nd\u00ebrsa jetonin n\u00eb Sav\u00ebr t\u00eb Lushnj\u00ebs, ku edhe e varros\u00ebn. Po, n\u00eb internim Klara p\u00ebrjetoi edhe momentin m\u00eb solemn n\u00eb jet\u00ebn e njeriut, at\u00eb q\u00eb praktikisht duhet t\u00eb ishte \u00e7asti m\u00eb i paharruar: fustani i bardh\u00eb dhe nus\u00ebrimi, deri edhe lindja e nip\u00ebrve dhe mbesave. Martesa me Fatosin, t\u00eb birin e ish-kryeministrit Mustafa Merlika, do t\u2019ia r\u00ebndonte d\u00ebnimin, sidomos edhe pas k\u00ebrc\u00ebnimit q\u00eb vet\u00eb Mehmet Shehu i kish b\u00ebr\u00eb n\u00eb burg t\u00eb shoqit. Jan\u00eb 45 vite internim, dhe sot 80-vje\u00e7arja Klara Merlika(Mirakaj) ka shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebfyer\u2026<\/p>\n<p><strong>Klara, pse \u00ebsht\u00eb goditur kaq shum\u00eb familja Mirakaj gjat\u00eb sistemit komunist? Cila \u00ebsht\u00eb historia juaj familjare?<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p align=\"center\"><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/08\/klara-merlika-ne-rini.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-3325\" title=\"klara merlika ne rini\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/08\/klara-merlika-ne-rini.jpg\" alt=\"\" width=\"200\" height=\"300\" \/><\/a>Klara n\u00eb nj\u00eb foto t\u00eb rinis\u00eb s\u00eb saj, dal\u00eb n\u00eb kampin e internimit t\u00eb Tepelen\u00ebs<\/p>\n<p>Pasojat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr familjen ton\u00eb erdh\u00ebn pas arratisjes s\u00eb dy xhaxhallar\u00ebve dhe babait tim. Duke qen\u00eb familje kulak\u00ebsh, q\u00eb merrej me tregti, e cila zhvillohej kryesisht n\u00eb Prizren t\u00eb Kosov\u00ebs, im at\u00eb dhe fisi Mirakaj gjithashtu nuk e qasnin dot sistemin komunist. Xhaxhai im, Kol Bib\u00eb Mirakaj, gjat\u00eb regjimit fashist q\u00eb u vendos n\u00eb Shqip\u00ebri, mori nj\u00eb post t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm shtet\u00ebror, pasi u em\u00ebrua minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm. Por, me ardhjen e komunizmit, pasojat diheshin, dhe kjo i detyroi q\u00eb dy xhaxhallar\u00ebt bashk\u00eb me tim at\u00eb, Pashukun, n\u00eb vitin 1944 t\u00eb arratiseshin nga Shqip\u00ebria. E gjith\u00eb familja dhe fisi yn\u00eb ishim kund\u00ebr k\u00ebtij regjimi totalitar, sepse dihej q\u00eb pas komunizmit do t\u00eb pllakoste varf\u00ebria n\u00eb vend, linja e spiunazhit, prandaj ne gjykonim q\u00eb ishte nj\u00eb dogm\u00eb politike \u201cdemode\u201d.<br \/>\n<strong>Natyrisht, k\u00ebto nocione politike i m\u00ebsuat m\u00eb von\u00eb, sepse kur ju arrestuan bashk\u00eb me n\u00ebn\u00ebn ishit vet\u00ebm 10 vje\u00e7e, apo jo?<\/strong><br \/>\nBabai u arratis p\u00ebr t\u00eb mos r\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb komunist\u00ebve, gjithashtu edhe xhaxhallar\u00ebt, por p\u00ebr ne familjar\u00ebt e tyre do t\u00eb vinte gj\u00ebma e madhe. Shum\u00eb kush\u00ebrinj na i pushkatuan, aq sa sot nuk u gjendet as varri, t\u00eb tjer\u00eb u burgos\u00ebn deri sa vdiq\u00ebn n\u00ebp\u00ebr birucat e ftohta\u2026 Familja ime, n\u00ebna bashk\u00eb me motr\u00ebn dhe v\u00ebllan\u00eb, vuajt\u00ebm n\u00eb internim p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Un\u00eb isha 10 vje\u00e7e kur u ndava me tim at\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos e par\u00eb m\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn time. E kam t\u00eb fiksuar n\u00eb mendje dit\u00ebn kur sapo u ndava nga shoqet e klas\u00ebs, e veshur me p\u00ebrpar\u00ebsen e shkoll\u00ebs fillore, isha n\u00eb klas\u00eb t\u00eb tret\u00eb, dhe teksa afrohem pran\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, pash\u00eb disa burra trupm\u00ebdhenj q\u00eb kishin mbushur oborrin dhe nj\u00eb makin\u00eb priste jasht\u00eb. Por, gjesti m\u00eb i ul\u00ebt ishte pik\u00ebrisht momenti kur ata, pasi pla\u00e7kit\u00ebn rrobat, nis\u00ebn t\u2019i ndanin para syve tan\u00eb sipas preferencave. Ishte nj\u00eb burr\u00eb me emrin Gjon, t\u00eb cilit i drejtoheshin t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebt e Sigurimit t\u00eb pranish\u00ebm aty. Si\u00e7 ishim me rrobat e trupit, na hip\u00ebn n\u00eb kamion. Nd\u00ebrsa nusja e xhaxhait k\u00ebrkoi nj\u00eb mbules\u00eb p\u00ebr t\u2019ia hedhur f\u00ebmij\u00ebs 10-dit\u00ebsh n\u00eb krah q\u00eb t\u00eb mos ia rrihte dielli fytyr\u00ebn, njer\u00ebzit e Sigurimit nuk e lan\u00eb\u2026 Ajo m\u00eb pas hoqi p\u00ebrpar\u00ebsen q\u00eb kishte t\u00eb lidhur n\u00eb brez teksa b\u00ebnte pun\u00ebt e sht\u00ebpis\u00eb dhe ia hodhi f\u00ebmij\u00ebs sip\u00ebr\u2026<br \/>\n<strong>Pasi iu hoq\u00ebn nga sht\u00ebpia, ku ju \u00e7uan?<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p align=\"center\"><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/08\/klara-merlika-dita-e-dasmes.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-3326\" title=\"klara merlika, dita e dasmes\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/08\/klara-merlika-dita-e-dasmes.jpg\" alt=\"\" width=\"218\" height=\"300\" \/><\/a>Dita e dasm\u00ebs s\u00eb Klar\u00ebs me Fatos Merlik\u00ebn, n\u00eb kampin e internimit n\u00eb Lushnj\u00eb<\/p>\n<p>Fillimisht na \u00e7uan n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb kthyer n\u00eb burg n\u00eb Shkod\u00ebr, e cila ndodhej p\u00ebrball\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Gjon Marka Gjonit. Aty ishin edhe disa familje t\u00eb tjera, ajo e Gjon Destanish\u00ebs (ish-oficer i njohur i Zogut), Lu\u00e7ie Mala e familjes s\u00eb Marka Gjonit, si edhe disa familje t\u00eb tjera t\u00eb njohura t\u00eb Veriut t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, si Ndreajt, Kalosh\u00ebt, Kolajt e Matit etj. Pasi q\u00ebndruam p\u00ebr gati gjasht\u00eb muaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, na nis\u00ebn p\u00ebr n\u00eb kampin e internimit t\u00eb Beratit. Fillimisht ishte nj\u00eb sht\u00ebpi af\u00ebr kalas\u00eb, por ne nuk kishim asnj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb jetuar mir\u00eb\u2026 P\u00ebrve\u00e7 rrobave t\u00eb trupit, kishim vet\u00ebm nj\u00eb tas, i cili n\u00eb dark\u00eb mbushej me gjell\u00ebn q\u00eb gatuhej n\u00eb kazermat e Ushtris\u00eb, dhe aty n\u00eb l\u00ebngun e gjell\u00ebs ne ngjyenim nga pak copat e buk\u00ebs, sepse as lug\u00eb nuk kishim.<br \/>\n<strong>Ju ishit ende nj\u00eb vajz\u00eb e vog\u00ebl, jo m\u00eb shum\u00eb se 11 vje\u00e7e. Si i kalonit dit\u00ebt n\u00eb kamp?<\/strong><br \/>\nDuke qen\u00eb pjes\u00eb e familjeve t\u00eb m\u00ebdha, n\u00eb fillim dhe n\u00eb fund t\u00eb kampit ishin banjot, dhe ne t\u00eb Mirakajve (gruaja e xhaxhait, ishte grua ministri) bashk\u00eb me Bardha Markagjonin na vendos\u00ebn n\u00eb fund, n\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb jasht\u00eb \u00e7do kushti normal\u2026 As mbijetes\u00eb nuk e quaje dot. U desh shum\u00eb mund nga n\u00ebna ime e nuset e xhaxhallar\u00ebve p\u00ebr ta pastruar vendin rrotull, deri sa mori nj\u00eb pamje t\u00eb pranueshme. N\u00eb Berat ne q\u00ebndruam nga viti 1944 deri 1949-n, gati pes\u00eb vjet. Shum\u00eb her\u00eb aty n\u00eb kamp ra s\u00ebmundja e malaries, tifoja, dhe f\u00ebmij\u00ebt e vegj\u00ebl vdisnin nj\u00ebri pas tjetrit. Brenda nj\u00eb nate kan\u00eb vdekur mbi 20 f\u00ebmij\u00eb, dhe un\u00eb nuk kam p\u00ebr ta harruar kurr\u00eb nj\u00eb grua shtatlart\u00eb shkodrane, Cuklina e quanin, s\u00eb cil\u00ebs i vdiq\u00ebn t\u00eb dy foshnjat binjake nga tifoja. Buz\u00ebt e thara t\u00eb atyre f\u00ebmij\u00ebve i kam p\u00ebrpara syve (qan). Un\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs rrija pran\u00eb n\u00ebn\u00ebs e familjar\u00ebve t\u00eb mi, nd\u00ebrsa mamaja b\u00ebri t\u00eb pamundur\u00ebn q\u00eb t\u00eb m\u00eb regjistronte n\u00eb klas\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt, n\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb pran\u00eb kampit, sa p\u00ebr t\u00eb kaluar disa or\u00eb t\u00eb dit\u00ebs. Mbaj mend q\u00eb disa her\u00eb rresht e kam shoq\u00ebruar time m\u00eb n\u00eb Burgun e Ku\u00e7ov\u00ebs, sepse aty pran\u00eb po nd\u00ebrtohej nga t\u00eb burgosurit kanali Kozar\u00eb-Kosov\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ata merrnin edhe njer\u00ebz nga kampe t\u00eb tjera internimi.<br \/>\n<strong>M\u00eb pas shkuat n\u00eb kampin fam\u00ebkeq t\u00eb Tepelen\u00ebs, cilat ishin familjet e tjera t\u00eb njohura bashk\u00ebvuajt\u00ebse atje?<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p align=\"center\"><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/08\/klara-merlika-me-te-shoqin.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-3327\" title=\"klara merlika me te shoqin\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/08\/klara-merlika-me-te-shoqin.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"193\" \/><\/a>Klara me t\u00eb shoqin, Fatosin, me thas\u00ebt e pambukut n\u00eb krah\u00eb, n\u00eb kampin e internimit, Sav\u00ebr, Lushnj\u00eb<\/p>\n<p>Pas Beratit, n\u00eb vitin 1949 na hip\u00ebn n\u00eb kamion p\u00ebr t\u00eb na zhvendosur n\u00eb kampin e Tepelen\u00ebs. Fillimisht, pjesa d\u00ebrrmuese e t\u00eb d\u00ebnuarve aty ishin nga Veriu i Shqip\u00ebris\u00eb. Mbaj mend q\u00eb p\u00ebrve\u00e7 Bardha Markagjonit, ishte edhe e bija e Abaz Kupit, Hyjria, si edhe disa t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb persekutuar t\u00eb Jozefina Topallit. Kampi i Tepelen\u00ebs ishte tortur\u00eb m\u00eb vete. Kam qen\u00eb prezente gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb dimrit, ku ndodhte t\u00eb vdiste dikush, dhe p\u00ebr shkak t\u00eb ftoht\u00ebsis\u00eb kufoma mund t\u00eb q\u00ebndronte edhe m\u00eb shum\u00eb se tri dit\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, dhe ata nuk tregonin vet\u00ebm e vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb merrnin racionin e buk\u00ebs s\u00eb t\u00eb vdekurit. Ne hanim gjell\u00eb kazani, nd\u00ebrsa racionin e buk\u00ebs e merrnim te furra. Buka kishte shpesh edhe miza t\u00eb vogla t\u00eb kuqe, nga ato q\u00eb zakonisht z\u00eb mielli. Kur nuk kishte fasule, na jepnin bollgur me krimba, t\u00eb cil\u00ebt dilnin sip\u00ebr kazanit ku ziente gjella p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb kampin. Jemi ushqyer n\u00eb kushte skandaloze, aq sa sot habitem se si jam ende gjall\u00eb\u2026 N\u00eb Tepelen\u00eb q\u00ebndruam deri n\u00eb vitin 1954. Pasditeve shkoja bashk\u00eb me bashk\u00ebmoshataret e mia p\u00ebr t\u00eb mbledhur dru p\u00ebr kazan\u00ebt ku ziente gjella. Ngarkoheshim me dru, aq shum\u00eb sa nuk e ndienim m\u00eb shpin\u00ebn, nd\u00ebrsa me urdh\u00ebr t\u00eb drejtuesve t\u00eb kampit ndodhte t\u00eb shoq\u00ebroja edhe maman\u00eb n\u00eb pun\u00ebt ku e caktonin, ato n\u00eb bujq\u00ebsi duke punuar tok\u00ebn, apo edhe her\u00eb t\u00eb tjera kur na \u00e7onin te kat\u00ebr rrug\u00ebt e Shijakut n\u00eb fabrik\u00ebn e tullave p\u00ebr t\u00eb punuar me norm\u00eb. Na d\u00ebrgonin edhe n\u00eb Peqin gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb nd\u00ebrtohej traseja e hekurudh\u00ebs me kontributet e t\u00eb burgosurve dhe t\u00eb persekutuarve.<br \/>\n<strong>Ngjarjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb nj\u00eb njeriu ju i keni kaluar n\u00eb kampe internimi. Si u njoh\u00ebt me Fatosin, t\u00eb birin e ish-kryeministrit gjat\u00eb pushtimit fashist, Mustafa Merlika?<\/strong><br \/>\nPas kampit t\u00eb Tepelen\u00ebs, erdhi shkresa me shkrim nga nj\u00eb operator i Sigurimit q\u00eb familja Mirakaj do t\u00eb zhvendosej n\u00eb Sav\u00ebr t\u00eb Lushnj\u00ebs. Aty situatat nis\u00ebn t\u00eb ndryshonin pak, p\u00ebr faktin se punonim n\u00eb bujq\u00ebsi, por edhe merrnim nj\u00eb pages\u00eb t\u00eb vog\u00ebl. Punonim tokat bujq\u00ebsore, merreshim me bag\u00ebtit\u00eb, mblidhnim pambuk, t\u00eb cilin e transportonim me thas\u00ebt n\u00eb shpin\u00eb, nga nj\u00eb vend n\u00eb tjetrin. N\u00eb Lushnj\u00eb un\u00eb u njoha edhe me Fatosin, at\u00ebher\u00eb ai ishte nj\u00eb djal\u00eb i ri, student, i burgosur pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb t\u00eb atit, Mustafajt, figur\u00eb e sulmuar goxha, sidomos gjat\u00eb regjimit komunist. Aq sa pas martes\u00ebs, Fatosi m\u00eb rr\u00ebfente kujtimet e tij dhe k\u00ebrc\u00ebnimin q\u00eb i kish b\u00ebr\u00eb n\u00eb burg Mehmet Shehu gjat\u00eb nj\u00eb vizite rutin\u00eb. Mehmeti i kishte th\u00ebn\u00eb se kur t\u00eb vdisnin nj\u00eb nga nj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt dhe kur t\u00eb shkonte gjaku deri n\u00eb gju, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb kthehej Mustafa Merlika n\u00eb Shqip\u00ebri.<br \/>\n<strong>U martuat n\u00eb internim, por lidhja e kuror\u00ebs me Fatosin a jua r\u00ebndoi disi situatat?<\/strong><br \/>\nNuk ishte dasm\u00eb ajo imja! Un\u00eb u vesha me fustan t\u00eb bardh\u00eb dhe b\u00ebra nj\u00eb xhiro rrotull kampit, n\u00ebp\u00ebr dyert e familjeve bashk\u00ebvuajt\u00ebse aty. T\u00eb nes\u00ebrmen direkt u kthyem n\u00eb pun\u00eb, dhe vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb pas martes\u00ebs Fatosin e detyruan q\u00eb t\u00eb shkonte p\u00ebr t\u00eb punuar n\u00eb k\u00ebnet\u00ebn e Gradishtit. Gjat\u00eb dit\u00ebs troket nj\u00eb oficer i Sigurimit dhe i k\u00ebnaqur nga vendimi p\u00ebr t\u00eb degdisur tim shoq, m\u00eb pyet n\u00ebse do e lija apo do e ndiqja kudo ku shteti do ta transferonte. Un\u00eb isha martuar me Fatosin, dhe kisha vendosur q\u00eb ta ndiqja n\u00eb \u00e7do vend ku at\u00eb do ta caktonin. N\u00eb kampet e internimit kam kaluar momentet m\u00eb t\u00eb bukura dhe m\u00eb t\u00eb trishta t\u00eb jet\u00ebs. Martesa \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb kapitull\u2026 N\u00eb kamp m\u00eb vdiq ime m\u00eb, e varros\u00ebm aty. N\u00eb kamp m\u00eb lindi vajza dhe vendos\u00ebm me Fatosin q\u00eb t\u00eb kishim vet\u00ebm nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos i hyr\u00eb n\u00eb hak jet\u00ebs, vuajtjeve\u2026 Nuk mund t\u00eb torturoje veten dhe f\u00ebmij\u00ebn n\u00eb ato kushte n\u00eb t\u00eb cilat jetonim.<br \/>\n<strong>Pse ju kan\u00eb quajtur simbol i mbijetes\u00ebs s\u00eb kampeve t\u00eb internimit?<\/strong><br \/>\nSepse rezistova 45 vite n\u00eb ato kushte t\u00eb jasht\u00ebzakonshme! Jo vet\u00ebm nevojat jetike q\u00eb nuk mund t\u00eb plot\u00ebsoheshin, me buk\u00eb me miza e bollgur t\u00eb krimbur, me krevate ushtar\u00ebsh t\u00eb vendosur n\u00eb vende q\u00eb kishin sh\u00ebrbyer si nevojtore p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra\u2026 Puna e lodhshme e krahut, aq sa ndonj\u00ebher\u00eb duart na kullonin gjak dhe nuk mund t\u00eb b\u00ebnim asgj\u00eb, sepse edhe infermier\u00ebt e mjek\u00ebt nuk na i sillnin, p\u00ebr faktin se ishim familje e internuar, na e mundonin jet\u00ebn shum\u00eb. Kam sh\u00ebtitur n\u00eb t\u00eb gjitha kampet e internimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, e po n\u00eb k\u00ebto vende kam p\u00ebrjetuar momentet m\u00eb t\u00eb bukura dhe t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb jet\u00ebs, nga lindja e sime bije, te vdekja e varrosja n\u00eb kamp e n\u00ebn\u00ebs sime\u2026 nd\u00ebrsa me baban\u00eb u ndava q\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 10-vje\u00e7are, p\u00ebr t\u00eb mos e par\u00eb m\u00eb kurr\u00eb.<\/p>\n<p><strong>ERMIRA ISUFAJ<\/strong><\/p>\n<p>Panorama, 26 Gusht 2013<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Klara Mirakaj Merlika FOTO: VLASOV SULAJ E kan\u00eb quajtur simbol t\u00eb mbijetes\u00ebs, pasi ka sh\u00ebtitur thuajse n\u00eb t\u00eb gjitha kampet e internimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Klara Merlika, nusja e djalit t\u00eb ish-kryeministrit Mustafa Merlika, hyri me gryk\u00ebsen e uniform\u00ebs shkollore n\u00eb internim, p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb prej andej me statusin e gjyshes.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[15],"tags":[],"class_list":["post-3323","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-gjeografi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3323","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3323"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3323\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3328,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3323\/revisions\/3328"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3323"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3323"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3323"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}