{"id":331,"date":"2012-03-19T13:21:07","date_gmt":"2012-03-19T13:21:07","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=331"},"modified":"2012-03-19T13:21:07","modified_gmt":"2012-03-19T13:21:07","slug":"prend-doci-rilindesi-i-madh-pa-piedestal","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=331","title":{"rendered":"PREND DO\u00c7I, RILIND\u00cbSI I MADH PA PIEDESTAL"},"content":{"rendered":"<p align=\"center\"><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/03\/Ndue-Dedaj.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-332\" title=\"Ndue Dedaj\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/03\/Ndue-Dedaj-300x225.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"225\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/03\/Ndue-Dedaj-300x225.jpg 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/03\/Ndue-Dedaj-1024x768.jpg 1024w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/03\/Ndue-Dedaj.jpg 1320w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>PREND DO\u00c7I, RILIND\u00cbSI I MADH PA PIEDESTAL<\/p>\n<p align=\"center\"><em>(Kujtes\u00eb n\u00eb 100-vjetorin e Pavar\u00ebsis\u00eb)<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>NDUE DEDAJ<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Shum\u00eb figura komb\u00ebtare kan\u00eb nisur t\u00eb ridimensionohen n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, por na duket se ende kjo nuk ka ndodhur me Prend Do\u00e7in, nj\u00eb nga rilind\u00ebsit tan\u00eb t\u00eb spikatur. Problemi \u00ebsht\u00eb si n\u00eb t\u00eb gjitha rastet e tjera kur vihet re ngadal\u00ebsi, apo m\u00eb keq harres\u00eb, p\u00ebr t\u2019i v\u00ebn\u00eb n\u00eb piedestal ata q\u00eb i ka ndaluar gjer tash konteksti ideologjik shqiptar i gjysm\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb shekullit t\u00eb 20-t\u00eb. Por ka ardhur viti i nj\u00ebqindt\u00eb i Pavar\u00ebsis\u00eb dhe vet\u00ebdija jon\u00eb \u00ebsht\u00eb kthyer atje, tek themelet dhe themeltar\u00ebt e shtetit shqiptar. Koh\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb nj\u00eb mjedis intelektual n\u00eb Tiran\u00eb po flitej pik\u00ebrisht p\u00ebr figur\u00ebn e Imzot Do\u00e7it, n\u00eb 95-vjetorin e vdekjes s\u00eb tij. Por dhe n\u00eb Shkod\u00ebr e Mirdit\u00eb ndodhte e nj\u00ebjta gj\u00eb me t\u00eb tjer\u00eb njer\u00ebz t\u00eb kultur\u00ebs e mediave. <!--more-->Teksa dhe n\u00eb shtyp ishte botuar ndonj\u00eb shkrim historik q\u00eb pasqyronte rolin e Abat Do\u00e7it dhe t\u00eb disa rilind\u00ebsve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj p\u00ebr Pavar\u00ebsin\u00eb, si Ndoc Nikaj, Ndre Mjeda, Shtjef\u00ebn Gje\u00e7ovi, Dom Nikoll\u00eb Ka\u00e7orri etj. V\u00ebmendja e k\u00ebtyre rretheve intelektuale, si n\u00eb nj\u00eb forum n\u00eb distanc\u00eb, ishte p\u00ebrq\u00ebndruar m\u00eb shum\u00eb tek Do\u00e7i, mbase si m\u00eb i pavler\u00ebsuari nd\u00ebr rilindasit e tjer\u00eb, m\u00eb e pakta, pa nj\u00eb monument ndokund n\u00eb dheun e tij. (Duke qen\u00eb nd\u00ebr poet\u00ebt nism\u00ebtar\u00eb t\u00eb Rilindes, ai pati shkruar dhe vjersh\u00ebn atdhetare \u201cDheu em\u201d.) Doemos q\u00eb bashk\u00ebsia kulturore shqiptare ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi, kur nj\u00eb figur\u00eb komb\u00ebtare e k\u00ebtij kalibri, poeti tribun i \u201cNji kushtrim shqiptar\u00ebve\u201d, \u00ebsht\u00eb ende pa piedestalin e merituar. Po a mundet q\u00eb nj\u00eb kolos i till\u00eb, kreu i shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb mir\u00ebnjohur letrare e gjuh\u00ebsore \u201cBashkimi\u201d n\u00eb Shkod\u00ebr (1899) t\u00eb mbetet s\u00ebrish \u201cminor\u201d dhe n\u00eb nj\u00ebqindvjetorin e Pavar\u00ebsis\u00eb?<\/p>\n<p>A e din\u00eb shqiptar\u00ebt historin\u00eb e tij t\u00eb pazakont\u00eb, n\u00ebp\u00ebr kontinente, vet\u00ebm e vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019iu gjetur nj\u00eb dit\u00eb dheut t\u00eb vet? Ai \u00ebsht\u00eb misionari pelegrin i pashoq, q\u00eb m\u00eb shum\u00eb se misioni fetar, fati prej shqip\u00ebridash\u00ebsi t\u00eb pashembullt, e b\u00ebri t\u00eb shkel\u00eb n\u00eb tre kontinente n\u00eb shekullin e 19-t\u00eb, Europ\u00eb, Amerik\u00eb e Azi, p\u00ebr t\u00eb ardhur me m\u00eb n\u00eb fund me 1888 e p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrkushtuar kombit t\u00eb tij. Ai ishte rilind\u00ebs me plot kuptimin e fjal\u00ebs, q\u00eb rilindjen e dheut t\u00eb vet e kishte jo vet\u00ebm ideal, por dhe aksion politik, ani se i veshur me rroben prift\u00ebrore t\u00eb rangut ipeshkvnor. Ai ishte n\u00eb relacione me arb\u00ebresh\u00ebt e shquar Dhimt\u00ebr Kamarda e De Rada apo Dora D\u2019Istrian e t\u00eb tjer\u00eb njer\u00ebz t\u00eb shquar t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb, kultur\u00ebs e diplomacis\u00eb s\u00eb koh\u00ebs. Imzot Do\u00e7i shihej si mjaft i rreziksh\u00ebm nga perandoria osmane, prandaj d\u00ebrgohet gjer n\u00eb Alaska, n\u00eb nj\u00eb nga qoshet m\u00eb t\u00eb larg\u00ebta t\u00eb bot\u00ebs, si n\u00eb nj\u00eb tribu, p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer kish\u00ebs katolike atje. Ishte padyshim presioni i Stambollit q\u00eb ky shqiptar me veladon t\u00eb mbahej sa m\u00eb larg tok\u00ebs s\u00eb tij am\u00ebtare, ku kishte qen\u00eb z\u00ebn\u00eb rob gjat\u00eb nj\u00eb kryengritjeje antiosmane t\u00eb mirditasve n\u00eb vitin 1876. Por perandoria nuk e kishte parashikuar energjin\u00eb e pashoqe t\u00eb tij, i cili n\u00eb sh\u00ebrbes\u00ebn ndaj atdheut mund t\u00eb hynte vet\u00ebm p\u00ebrmes altarit t\u00eb kish\u00ebs shenjte. Vet\u00ebm kur premtoi se nuk do t\u00eb merrej me politik\u00eb, u lejua q\u00eb t\u00eb merrte drejtimin e Abacis\u00eb s\u00eb Oroshit, q\u00eb e gjeti me dy famulli dhe shum\u00eb shpejt e b\u00ebri me 16 t\u00eb tilla, duke ringjallur abacin\u00eb e fundit t\u00eb shqiptar\u00ebve, sa dim\u00eb e fundit dhe n\u00eb krejt Ballkanin. Sipas studiuesve, jasht\u00eb vendit ai kishte m\u00ebsuar funksionin e shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb organizuar, si komb\u00ebtarsi dhe jo m\u00eb si tradit\u00eb fisnore, ku p\u00ebrvoja amerikane do t\u00eb linte gjurm\u00eb n\u00eb formimin e Imzot Do\u00e7it, pasi atje ai pati rastin t\u00eb njihte shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs, rolin e kultur\u00ebs n\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin e popullit drejt l\u00ebvizjeve p\u00ebr liri etj. K\u00ebtu q\u00ebndron dhe thelbi i formimit dhe vizionit t\u00eb tij komb\u00ebtar. Abati, sipas Ndoc Nikajt, ishte \u201cma i madhi komb\u00ebtar i maleve tona.\u201d Por atij i duhej nj\u00eb \u201cpedan\u00eb\u201d p\u00ebr t\u2019u hedhur lart e p\u00ebr t\u2019u shtrir\u00eb n\u00eb trevat e tjera, dhe m\u00eb e p\u00ebrshtatshmja asokohe ishte Mirdita me p\u00ebrpjekjet e saj p\u00ebr autonomi nga Porta e Lart\u00eb, si dhe Princi i saj historik, Preng Bib\u00eb Doda, i njohur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dyfisht\u00eb, si nga shteti turk, si nga Vatikani, ku pas tij nuk pati m\u00eb nj\u00eb t\u00eb atill\u00eb, nj\u00eb figur\u00eb komplekse q\u00eb meriton v\u00ebmendjen e historiografis\u00eb moderne.<\/p>\n<p>Meritimet e Prend Do\u00e7it n\u00eb disa l\u00ebmenj ende nuk njihen e p\u00ebrmenden as pas nj\u00eb shekulli. P\u00ebr paradoks, ai ka mbetur s\u00ebrish si at\u00ebher\u00eb, n\u00eb koh\u00ebn e tij, kur Shahin Kolonja e cil\u00ebsonte \u201cshum\u00eb i p\u00ebrmendur, por pak i njohur.\u201d Ai ishte nj\u00ebri nga organizuesit e mbledhjes s\u00eb fsheht\u00eb antiqeveritare t\u00eb vitit 1893 n\u00eb famullin\u00eb e Shkrelit (Mal\u00ebsia e Madhe), q\u00eb synonte formimin e i nj\u00eb lidhjeje komb\u00ebtare. P\u00ebr t\u00eb mos u zbuluar prej qeveris\u00eb otomane, drejtuesit e saj e shpallen si nj\u00eb l\u00ebvizje q\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte thjesht \u201cme t\u00eb shkruemit n\u00eb giuhen shqype\u201d. N\u00eb at\u00eb mbledhje, Nikaj dhe Do\u00e7i ishin zotuar se do t\u00eb merreshin me afrimin e shqiptar\u00ebve t\u00eb dy besimeve: katolik\u00eb dhe mysliman\u00eb, q\u00eb ishte ndihmesa m\u00eb e madhe p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e kryengritjeve antiosmane, deri n\u00eb shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb, si dy nd\u00ebr kalor\u00ebsit m\u00eb t\u00eb zellsh\u00ebm t\u00eb saj. Ata t\u00eb dy dhe t\u00eb tjer\u00eb atdhetar\u00eb shpallen pragramin kulturor komb\u00ebtar n\u00eb pun\u00ebt e dituris\u00eb, duke krijuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim shoq\u00ebrin\u00eb \u201cBashkimi\u201d, kryetar i s\u00eb cil\u00ebs qe Do\u00e7i, duke marr\u00eb nism\u00ebn e pazakont\u00eb t\u00eb botimit t\u00eb nj\u00eb numri t\u00eb konsideruesh\u00ebm tekstesh shkollore n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, rreth 30 tituj, fjalorit shqip-italisht me 1908 etj. Ai ishte n\u00eb bashk\u00ebveprim t\u00eb frytsh\u00ebm me Gjergj Fisht\u00ebn dhe t\u00eb tjer\u00eb personalitete t\u00eb ardhshme, q\u00eb bekimin n\u00eb misionin kulturor komb\u00ebtar e mor\u00ebn prej tij, si n\u00eb rastin e kuror\u00ebzimit t\u00eb alfabetit t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe etj. Tri ishin p\u00ebrmasat e vepr\u00ebs s\u00eb Do\u00e7it: pun\u00ebt e dituris\u00eb, diplomacia dhe organizimi politik-luftarak i shqiptar\u00ebve. Edhe pse i p\u00ebrmbahej formalisht paktit p\u00ebr t\u00eb mos u marr\u00eb me politik\u00eb, ai nuk do t\u00eb mund ta mish\u00ebronte vepr\u00ebn e tij atdhetare pa k\u00ebt\u00eb, p\u00ebrderisa misioni i tij madhor ishte bashkimi politik i shqiptar\u00ebve. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim Imzot Do\u00e7i pati let\u00ebrk\u00ebmbim t\u00eb hersh\u00ebm me Ismail Qemalin, kryetar i Qeveris\u00eb s\u00eb P\u00ebrkohshme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, diplomat\u00eb per\u00ebndimor\u00eb etj. Por deri tani duket se asgj\u00eb nga k\u00ebto nuk ka mjaftuar q\u00eb ai t\u00eb vihet n\u00eb piedestalin e nderit.<\/p>\n<p>Do\u00e7it, n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, i njihej vet\u00ebm merit\u00ebza si poet \u201cminor\u201d i Rilindjes, ani se me gjysm\u00eb z\u00ebri dhe ajo, duke u kujdesur p\u00ebr t\u2019i v\u00ebn\u00eb fill n\u00eb dukje m\u00ebkatet politike. Pas 90-\u00ebs iu njoh dhe merita e t\u00eb qenit Abat, meq\u00eb tashm\u00eb ishte feja lejuar. Por nuk i \u00ebsht\u00eb njohur ende merita si burr\u00eb shteti, p\u00ebrmas\u00eb pa t\u00eb cil\u00ebn ai nuk mund t\u00eb kuptohet dhe q\u00eb n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyr\u00eb i kusht\u00ebzoi gjith\u00eb jet\u00ebn e tij. Pra, roli si ideolog komb\u00ebtar, shtetformues e diplomat; prij\u00ebs kulturor nismash arsimore, gjuh\u00ebsore, botuese dhe ideator kuvendesh e kryengritjesh rajonale me rezonanc\u00eb komb\u00ebtare etj. N\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201990 iu dha nj\u00eb dekorat\u00eb nga Presidenti i Republik\u00ebs. Sheshit t\u00eb Rr\u00ebshenit iu dha emri i tij. U botua dhe nj\u00eb monografi kushtuar tij. Por sigurisht q\u00eb k\u00ebto ishin t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr nj\u00eb figur\u00eb si ai q\u00eb nuk mund t\u00eb \u201crrudhej\u201d vet\u00ebm n\u00eb Mirdit\u00eb, pasi sa \u00e7\u2019ishte Abat i saj p\u00ebr 30 vjet, aq ishte dhe nj\u00eb prej njer\u00ebzve m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm t\u00eb elit\u00ebs s\u00eb Shkodr\u00ebs e m\u00eb gjer\u00eb. Ai konsiderohej \u201cburr\u00eb shteti\u201d dhe nga diplomacia austro-hungareze e koh\u00ebs. Nj\u00eb figur\u00eb unike, shum\u00ebplanshe, e pap\u00ebrs\u00ebritshme e Pavar\u00ebsis\u00eb, q\u00eb me 1912 shihet n\u00eb fotografi, n\u00eb kalan\u00eb e Shkodr\u00ebs, duke val\u00ebvitur me madh\u00ebshti flamurin e Sk\u00ebnderbeut, q\u00eb sapo ishte ngritur n\u00eb Vlor\u00eb nga Ismail Qemali. \u00cbsht\u00eb, m\u00eb n\u00eb fund, rasti p\u00ebr t\u2019i v\u00ebn\u00eb n\u00eb panteon figura t\u00eb tilla historike, v\u00ebrtet t\u00eb parefuzuara me \u201cdekret\u201d, por dhe t\u00eb padekretuara shtet\u00ebrisht e komb\u00ebtarisht.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>PREND DO\u00c7I, RILIND\u00cbSI I MADH PA PIEDESTAL (Kujtes\u00eb n\u00eb 100-vjetorin e Pavar\u00ebsis\u00eb) &nbsp; NDUE DEDAJ &nbsp; Shum\u00eb figura komb\u00ebtare kan\u00eb nisur t\u00eb ridimensionohen n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, por na duket se ende kjo nuk ka ndodhur me Prend Do\u00e7in, nj\u00eb nga rilind\u00ebsit tan\u00eb t\u00eb spikatur. Problemi \u00ebsht\u00eb si n\u00eb t\u00eb gjitha rastet e tjera kur vihet&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[15],"tags":[],"class_list":["post-331","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-gjeografi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/331","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=331"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/331\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":334,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/331\/revisions\/334"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=331"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=331"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=331"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}