{"id":3287,"date":"2013-08-21T18:14:13","date_gmt":"2013-08-21T18:14:13","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3287"},"modified":"2013-08-21T18:15:32","modified_gmt":"2013-08-21T18:15:32","slug":"e-verteta-dhe-rienderrimi-i-se-shkuares","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3287","title":{"rendered":"E v\u00ebrteta dhe ri\u00ebnd\u00ebrrimi i s\u00eb shkuar\u00ebs\u2026"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/08\/preci-212x300.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-3288\" title=\"preci-212x300\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/08\/preci-212x300.jpg\" alt=\"\" width=\"212\" height=\"300\" \/><\/a>Mendime rreth v\u00ebllimit poetik \u201cFundi, i nj\u00eb f\u00ebmij\u00ebrie tjet\u00ebr\u201d, i poetit dhe publicistit Pre\u00e7 Zogaj<\/strong><\/p>\n<p>Nga Raimonda MOISIU<\/p>\n<p>Poet\u00ebt p\u00ebrtej gjith\u00eb aft\u00ebsis\u00eb, pasionit e talentit t\u00eb tyre, brenda l\u00ebkur\u00ebs poetike, n\u00ebnkuptojn\u00eb rrjedhat dhe tendencat e mendimit filozofik, q\u00eb i japin form\u00eb psikikes e shpirtit artistik, nga e cila rrjedhin fjal\u00ebt e shkruhen vargjet.<!--more--> Poeti dhe publicisti Pre\u00e7 Zogaj, n\u00eb v\u00ebllimin poetik \u201cFundi, i nj\u00eb f\u00ebmij\u00ebrie tjet\u00ebr\u201d, i sapo botuar nga sht\u00ebpia botuese Tirana &amp; Times, \u2013 ka demonstruar nj\u00eb p\u00ebrsosm\u00ebri t\u00eb rrall\u00eb filozofike dhe ndjeshm\u00ebriartistike, ka nd\u00ebrtuar ur\u00ebn emocionale dhe intelektuale nd\u00ebrmjet \u201cs\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs\u201d dhe \u201cri\u00ebnd\u00ebrrimit t\u00eb s\u00eb shkuar\u00ebs\u201d. Pasioni dhe intimiteti i identitetit poetik, vjen jo vet\u00ebm nga trash\u00ebgimia e tradit\u00ebs poetike e vendlindjes s\u00eb tij, -Lezha- e njohur si \u201dvendlindja e poezis\u00eb\u201d q\u00eb ka prodhuar poet\u00eb si Gjergj Fishta, Ndoc Gjetja, Mark Simoni, Rudolf Marku, Agim Isaku, Pjet\u00ebr Jaku, Elinda Marku, Shpresa Rama, etj., por edhe nga p\u00ebrvojat jet\u00ebsore e njer\u00ebzit q\u00eb e rrethojn\u00eb, ura e harmonis\u00eb me ta e natyr\u00ebn, me t\u00eb mirat e t\u00eb metat e shoq\u00ebris\u00eb, dhimbjen e dashurit\u00eb e saj. N\u00eb k\u00ebt\u00eb v\u00ebllim, autori Zogaj me drit\u00ebn poetike ka penetruar ndjesh\u00ebm n\u00eb kontrastet shoq\u00ebrore, mes mendimit t\u00eb pakufi t\u00eb filozofis\u00eb s\u00eb autorit dhe pik\u00ebpamjes s\u00eb gam\u00ebs s\u00eb problemeve, konsekuencave, evolimit t\u00eb tyre, mes formimit shum\u00ebdimensional e pasurimit ideor, meditimit e dinamizmit, forc\u00ebs sociale dhe ngarkes\u00ebs emocionale,duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe ve\u00e7antit\u00eb e personalitetit t\u00eb tij,si pjes\u00eb e s\u00eb t\u00ebr\u00ebs,-universit njer\u00ebzor e shpirt\u00ebror dhe dukurive t\u00eb tyre psikologjike, besimi n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e sfid\u00ebs p\u00ebr mbijetes\u00eb-ri\u00ebnd\u00ebrrimin e dashuris\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn e me jet\u00ebn.<\/p>\n<p>V\u00ebllimi poetik, \u201cFundi, i nj\u00eb f\u00ebmij\u00ebrie tjet\u00ebr\u201d-nuk \u00ebsht\u00eb i ndar\u00eb n\u00eb cikle dhe \u201cngjan\u201d si nj\u00eb poem\u00eb e t\u00ebr\u00eb. Autori Pre\u00e7 ZOGAJ p\u00ebr nga forma e poezive \u00ebsht\u00eb unik me stilin e tij t\u00eb zakont\u00eb n\u00eb t\u00eb pazakonshmen, dhe i konsideron natyr\u00ebn e njeriun thelb\u00ebsore, i g\u00ebzohet reales, t\u00eb dukshmes e t\u00eb padukshmes, emocionit t\u00eb \u00e7astit, duke i dh\u00ebn\u00eb frym\u00eb poetike \u2013 ekzistenc\u00ebs njer\u00ebzore. Kemi poezi t\u00eb llojit ritmik me rim\u00eb e kadenc\u00eb, me liriz\u00ebm t\u00eb holl\u00eb dhe realiz\u00ebm t\u00eb spikatur,tharmin e tyre realist e modern, ku ka dashuri, mall, breng\u00eb, ndjenj\u00eb e ngroht\u00ebsi, brisht\u00ebsi, ironi e sarkaz\u00ebm, i vet\u00ebdijsh\u00ebm e i guximsh\u00ebm, poezi me ton historik,patriotik, qytetar, social, intelektual dhe komb\u00ebtar, sepse i till\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe vet\u00eb personaliteti i autorit.<\/p>\n<p>V\u00ebllimi fillon me poezin\u00eb e titulluar; \u201cMe nj\u00eb l\u00ebmsh n\u00eb gryk\u00eb\/po shkon dhe kjo ver\u00eb\u201d (f.3). Duke ndjekur nga af\u00ebr fabul\u00ebn e k\u00ebsaj poezie, poeti \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb eksploruar vet\u00ebdijen njer\u00ebzore dhe hiperbolizon gjendjen e brendshme shpirt\u00ebrore.<\/p>\n<p>\u201cFlatra pas flatrash era e Sh\u00ebngjinit\/ gjethe m\u00eb gjethe ngrihet\/val\u00eb me val\u00eb.\/\u00c7\u2019u b\u00ebn\u00eb gjith\u00eb ata diej?\/Kaluan, kaluan\u2026\/\u00c7\u2019u b\u00eb gjith\u00eb ajo kredhje, ai kthim verbues\/I prehjes e endjes n\u00eb zanafill\u00eb?<\/p>\n<p>Poeti Pre\u00e7 Zogaj me delikates\u00eb ka fituar ep\u00ebrsin\u00eb harmonike dhe metafiziken e natyr\u00ebs dhe humanes n\u00eb pem\u00ebn e jet\u00ebs, t\u00eb p\u00ebrjetuar mes vargjesh me vizionin meditativ, balad\u00ebs, filozofik, artistik e njer\u00ebzor, ka krijuar negotacionin delikat n\u00eb kufijt\u00eb e \u00ebndrr\u00ebs, ri\u00ebndrr\u00ebs e shpres\u00ebs. Me nj\u00eb incident \u201cdramatik t\u00eb natyr\u00ebs\u201d dhe t\u00eb mahnitshmen \u2013 nga flatra pas flatrash, diejt dhe val\u00eb m\u00eb val\u00eb,- poeti demonstron idet\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet tingujve lirik\u00eb dhe t\u00eb artit, me natyr\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb dashuris\u00eb, filozofis\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn dhe vazhdim\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj.<\/p>\n<p>P\u00ebrsa i p\u00ebrket vargut\u201cgjall\u00eb e es\u00ebll n\u00eb k\u00ebto brigje\u201d, poeti na jep nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb caktuar kohore dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb dallimin fillestar; \u201cBota trembet t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb kumte\u201d-midis nj\u00eb t\u00eb kaluare t\u00eb idealizuar,\u2013\u201csa e vjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb,\/sa t\u00eb lasht\u00eb jemi.\u201d. Idealizimi i s\u00eb kaluar\u00ebs i ka sh\u00ebrbyer poetit p\u00ebr t\u00eb sfiduar, \u201c sa t\u00eb lasht\u00eb jemi\u201d-si nj\u00eb periudh\u00eb idilike, heroike, peizazhit dhe figuracionit poetik, \u2013 poeti u k\u00ebndon edhe detajeve; \u201cgjall\u00eb e es\u00ebll n\u00eb k\u00ebto brigje\u201d, pra \u201cne-(t\u00eb lasht\u00ebt)\u201d ende frymojm\u00eb, punojm\u00eb, jemi gjall\u00eb p\u00ebr t\u00eb kryer vepra \u2013vargje k\u00ebto q\u00eb i k\u00ebndojn\u00eb ndjenj\u00ebs m\u00eb t\u00eb bukur misionit t\u00eb gjallimit t\u00eb jet\u00ebs\u2013-p\u00ebrpjekje kjo e autorit p\u00ebr t\u00eb provuar se t\u00eb gjall\u00ebt rritin e m\u00ebkojn\u00eb dashurin\u00eb-ardhm\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Me pas poeti kombinon shpirtin e lir\u00eb t\u00eb nj\u00eb vajze, heroine lirike q\u00eb \u201cMe sy nga deti nj\u00eb vajz\u00eb e re\/shkrehet n\u00eb vaj.\/Kush vall\u00eb e di hallin e saj?\/Me nj\u00eb l\u00ebmsh n\u00eb gryk\u00eb po shkon kjo ver\u00eb?-Ky version n\u00eb fund t\u00eb poezis\u00eb \u00ebsht\u00eb i dalluesh\u00ebm nga vargjet e tjera edhe pse n\u00eb t\u00eb ka momente melankolie t\u00eb ndjeshme, sozia e nj\u00eb shpirti q\u00eb vajton.. Meditacioni i poetit \u00ebsht\u00eb sa i zakonshme n\u00eb t\u00eb pazakonshmen, nj\u00eb koncept mistik e besnik, q\u00eb t\u00eb fal emocionin poetik. Poeti na ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb figur\u00eb romantike dhe komplekse \u2013vajz\u00ebn me breng\u00eb e dhimbje, me vajin dhe lot\u00ebt e saj, mendimet, maturin\u00eb, past\u00ebrtin\u00eb e shpirtit, paqja shpirt\u00ebrore dhe pafaj\u00ebsia e saj, q\u00eb \u201cting\u00ebllojn\u00eb\u201d pik\u00ebllimin e saj, si n\u00eb simfonit\u00eb e Bethovenit. Ajo e k\u00ebrkon me syt\u00eb nga deti, dashurin\u00eb e humbur ndoshta, blasfemon n\u00eb em\u00ebr t\u00eb instinktit njer\u00ebzor, apo pengun, breng\u00ebn, mallin dhimbjen e jet\u00ebs, pasionit shpirt\u00ebror, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb asaj, dhimbjes s\u00eb bukur q\u00eb quhet -dashuri. Lirizmi i k\u00ebtyre vargjeve b\u00ebhet bot\u00ebkuptimi i k\u00ebsaj poezi,q\u00eb t\u00eb mrekullon sado njeri i zakonsh\u00ebm t\u00eb jesh. Ky \u00ebsht\u00eb bot\u00ebkuptimi i poetit, ku nocionet e figurat letrare ruajn\u00eb identitetin krijues t\u00eb tij. Autori Pre\u00e7 Zogaj e ka kthyer Sh\u00ebngjinin n\u00eb nj\u00eb Itak\u00eb, -me flatrat e er\u00ebs, val\u00ebt e detit, t\u00eb lasht\u00ebt e t\u00eb tashmit, vajz\u00ebn me syt\u00eb nga deti, diejt q\u00eb kan\u00eb kaluar n\u00ebp\u00ebr er\u00ebrat e koh\u00ebs n\u00ebp\u00ebr t\u00eb-autori varg\u00ebzon t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, irealen, mistiken e dashuris\u00eb njer\u00ebzore, duke na d\u00ebshmuar k\u00ebshtu pavdek\u00ebsin\u00eb e saj. Jo pa q\u00ebllim, Zogaj e fillon v\u00ebllimin me k\u00ebt\u00eb poezi, sepse ai e di shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb asnj\u00eb historian nuk mund t\u00eb tregoj\u00eb historin\u00eb aq shkurt e modestisht, sa e rr\u00ebfejn\u00eb poet\u00ebt me poezit\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>\u201cVdekja \u00ebsht\u00eb e ardhmja ime\u201d(f.11)-poezi e bukur, nj\u00eb klithm\u00eb e but\u00eb p\u00ebr imazhin e hirt\u00eb t\u00eb vdekjes, vargje q\u00eb tronditin mend\u00ebrisht e shpirt\u00ebrisht p\u00ebr dhembshurin\u00eb njer\u00ebzore;<\/p>\n<p>\u201cAt\u00ebher\u00eb kur gjith\u00eb t\u00eb dashurit, t\u00eb dashurat\/n\u00eb \u00e7ift thjeshtohen dhe mbetet\/vet\u00ebm plaga e madhe -\/flet\u00eb zambaku hapur n\u00eb zem\u00ebr\/fije t\u00eb holla lidhur n\u00eb eshtra.\u201d<\/p>\n<p>Poeti Zogaj mundohet t\u00eb p\u00ebrshtatet me rrethanat e reja, m\u00ebnyra e vetme kjo p\u00ebr t\u2019u ngush\u00eblluar, biseduar me vende dhe njer\u00ebzit e dashur, na flet p\u00ebr ata q\u00eb ik\u00ebn nga kjo bot\u00eb dhe t\u00eb vdekurit q\u00eb kurr\u00eb nuk do mund t\u2019i shoh\u00eb e takoj\u00eb p\u00ebrs\u00ebri. Ai nuk d\u00ebshiron kurrsesi t\u2019i harroj\u00eb t\u00eb dashurit, -dhe n\u00eb fund poeti ju thot\u00eb \u201cplaga hyjnore q\u00eb z\u00ebvend\u00ebson plumbin n\u00eb rrug\u00ebn\/ drejt fundit\u2026.\/Vdekja \u00ebsht\u00eb e ardhmja ime.\u201d<\/p>\n<p>Vargje k\u00ebto q\u00eb autori me mjesht\u00ebri artistike e filozofike, maturin\u00eb dhe urt\u00ebsin\u00eb hyjnore t\u00eb shpirtit, hyjnizon \u201ckremten\u201d e gam\u00ebs s\u00eb emocioneve me brisht\u00ebsin\u00eb dhe intensitetin e tyre, i konverton t\u00eb vdekurit n\u00eb heronj mistik\u00eb pa\u00ebndrra, n\u00eb shenj\u00eb zie kjo e ngush\u00ebllimi p\u00ebr ta dhe vazhdim\u00ebsin\u00eb e jet\u00ebs. Zogaj rr\u00ebfen t\u00eb fsheht\u00ebn e pazbuluar, mistiken e irealen, se cdo gj\u00eb q\u00eb lind e rilind, edhe at\u00eb \u00ebndrr\u00ebn e rr\u00ebmben vdekja, -kjo \u00ebsht\u00eb pavdek\u00ebsia, se nj\u00eb dit\u00eb edhe un\u00eb do t\u00eb vij pran\u00eb jush. Te poezia \u201cVdekja ka frik\u00eb t\u00eb m\u00eb godas\u00eb\u201d (f.110), poeti Zogaj d\u00ebshmon psikiken bot\u00ebs s\u00eb brendshme t\u00eb ekzistenc\u00ebs njer\u00ebzore, q\u00eb ka qen\u00eb di\u00e7ka, por normale. N\u00eb p\u00ebrpjekjen e tij p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me t\u00eb kaluar\u00ebn nga vdekjet dhe humbjet, poeti vazhdon t\u00eb jetoj\u00eb, t\u00eb shkruaj\u00eb kujtimet, \u00ebndrr\u00ebn, shpres\u00ebn dhe ri\u00ebnd\u00ebrrimin e tyre. Poeti idealizon t\u00eb kaluar\u00ebn p\u00ebr t\u00eb sfiduar at\u00eb si nj\u00eb periudh\u00eb idilike e heroike, si nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb provuar dashurin\u00eb e tyre dhe t\u00eb tij\u00ebn,;\u201dPer\u00ebndesha ime mbrojt\u00ebse\/\u00ebsht\u00eb maturia ime.\/Vdekja ndoshta e di k\u00ebt\u00eb\/Prandaj m\u00eb ka caktuar\/Nj\u00eb fund t\u00eb but\u00eb, t\u00eb \u00ebmb\u00ebl\/N\u00eb gjumin e pleq\u00ebris\u00eb s\u00eb thell\u00eb\/Ku t\u00eb m\u00eb marr\u00eb si nj\u00eb insekt\/Me nj\u00eb lug\u00eb t\u00eb vog\u00ebl\/Dhe t\u00eb m\u00eb hedh\u00eb matan\u00eb\/Pa shpenzuar asgj\u00eb ve\u00e7 pritjes\/ Q\u00eb gjithashtu nuk i kushton asgj\u00eb\/ t\u00eb pavdekshmes vdekje.\u201d<\/p>\n<p>\u201cShk\u00ebndija e dashuris\u00eb\u201d\u2013\u00ebsht\u00eb nj\u00eb poezi me melodi e muzikalitet t\u00eb \u00ebmb\u00ebl e t\u00eb ngroht\u00eb, dashuria reale e mitike reg\u00ebtin brenda shpirtit njer\u00ebzor. Dashuria \u00ebsht\u00eb si vala e detit dhe trupi nj\u00eb anije q\u00eb lundron n\u00eb brisht\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtij emocioni t\u00eb fuqish\u00ebm: Ku shkrep shk\u00ebndija e dashuris\u00eb\/prej sysh q\u00eb s\u2019mund t\u00eb fshehin asgj\u00eb, \/Af\u00ebrdita sh\u00ebnon shenj\u00ebn e nj\u00eb tempulli,\/Mbresa shpall vendin e shenjt\u00eb\/n\u00eb jet\u00eb t\u00eb jet\u00ebve.\u201d<\/p>\n<p>Dashuria n\u00eb k\u00ebt\u00eb poezi nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar si nj\u00eb ndjenj\u00eb rigoroze e perceptimeve t\u00eb jashtme apo t\u00eb cek\u00ebt t\u00eb bukuris\u00eb, ajo sh\u00ebnon shenj\u00ebn e tempullit t\u00eb dashuris\u00eb n\u00eb kuptimin m\u00eb t\u00eb sinqert\u00eb e t\u00eb past\u00ebr t\u00eb njer\u00ebzores e shpirt\u00ebrores, ashtu sikund\u00ebr e shpreh edhe vet\u00eb poeti \u201cVet\u00ebm dashuria \u00ebsht\u00eb bot\u00eb tjet\u00ebr\u201d(f.6)-poezia \u201cN\u00eb qytetin e dashuris\u00eb\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb poezi Zogaj ka p\u00ebrdorur imazhe specifike, t\u00eb fresk\u00ebta dhe formulimi i tyre artistik, gjetjen e fjal\u00ebve t\u00eb duhura brenda kontekstit t\u00eb tyre artistik, psikik e filozofik, q\u00eb lexuesi t\u00eb kuptoj\u00eb metamorfoz\u00ebn e forc\u00ebs s\u00eb dashuris\u00eb, n\u00eb koh\u00eb e hap\u00ebsir\u00eb, nga e dukshmja n\u00eb t\u00eb padukshmen, -nga fundi, i nj\u00eb f\u00ebmij\u00ebrie tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201cUrat jan\u00eb plot me vajza\/S\u2019m\u00eb besohet se pik\u00ebrisht k\u00ebtu ka dh\u00ebn\u00eb shfaqjen e saj magjia:\/ Ne duke ikur,\/n\u00eb drejtime t\u00eb kund\u00ebrta,\/padal\u00eb kurr\u00eb prej v\u00ebshtrimit,\/kurr\u00eb prej mallit\/kurr\u00eb prej d\u00ebshir\u00ebs.\u201d<\/p>\n<p>-Poezia jep dhimbje e mall, d\u00ebshir\u00eb e pasion,t\u00eb prek\u00ebshmen, bujarin\u00eb, urt\u00ebsin\u00eb, maturin\u00eb, dashurin\u00eb e pafund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb realiteti n\u00eb nj\u00eb realitet t\u00eb interpretuar- n\u00eb nj\u00eb kuptim t\u00eb ri simbolik; metafora e simbolit t\u00eb dashuris\u00eb njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>\u201cKthehem.\/Dielli vizion me viz\u00eb t\u00eb zjarrt\u00eb\/kufijt\u00eb e thyer t\u00eb atdheut\/si\u00e7 jan\u00eb n\u00eb hart\u00eb\/Pres, pres, pres t\u00eb zbres\/(f.97)-poezia \u201cVajtje-ardhje\u201d.<\/p>\n<p>Subjekti poetik k\u00ebtu sh\u00ebndrrohet n\u00eb vargje medituese e vajtuese, vlerat e v\u00ebrteta q\u00eb na rrethojn\u00eb, p\u00ebr fatin e atdheut e t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, me forc\u00ebn e inteligjenc\u00ebs e sociales. Trajtimin e koh\u00ebs, Zogaj e v\u00eb n\u00eb funksion, t\u00eb na pohoj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e kujtimeve dhe ri\u00ebnd\u00ebrrimin e t\u00eb shkuar\u00ebs, nd\u00ebrsa trajtimi i hap\u00ebsir\u00ebs t\u00eb na pohoj\u00eb jetes\u00ebn e lidhjes humane e materiale brenda realitetit e identifikimit t\u00eb k\u00ebtij realiteti.<\/p>\n<p>\u201cDuke u p\u00ebrballur trim\u00ebrisht, njer\u00ebzisht\/me v\u00ebshtrimin e but\u00eb t\u00eb vajz\u00ebs t\u00ebnde-\/Asgj\u00eb, asgj\u00eb, asgj\u00eb s\u2019ka ndodhur!\/Katastrofa, nj\u00eb zgjim tr\u00ebndafilash\/si vullkan po ngrihet nga brenda.\/Me dasht\u00eb duke qar\u00eb\/pa lot e pa fjal\u00eb. (f.135).<\/p>\n<p>Fjal\u00ebt; trim\u00ebrisht, njer\u00ebzisht, vajza e but\u00ebsia e brisht\u00eb e saj, katastrofa, vullkani, tr\u00ebndafilat shprehin metaforikisht subjektin baladesk t\u00eb k\u00ebtyre vargjeve, kuptimin e tyre, nd\u00ebrsa loti pastron shpirtin e vetmuar apo t\u00eb braktisur, loti del nga dhimbja e trishtimi, g\u00ebzimi e lumturia e shpirtit njer\u00ebzor, \u00ebsht\u00eb inspirim e forc\u00eb poetike. V\u00ebllimi poetik \u201cFundi, i nj\u00eb f\u00ebmij\u00ebrie tjet\u00ebr p\u00ebrmban poezi p\u00ebr natyr\u00ebn, njer\u00ebzit, pafund\u00ebsi ndjenjash e perceptimesh, ankth e frik\u00eb, nderim e p\u00ebr\u00e7mim, nostalgji e mall, vler\u00eb e antivler\u00eb, groteske dhe shpres\u00eb, ndjenja q\u00eb zbulojn\u00eb mir\u00ebsin\u00eb, mir\u00ebqenien e plag\u00ebt e shoq\u00ebris\u00eb. V\u00ebllimi p\u00ebrmban vargje lirike p\u00ebr vendlindjen, m\u00ebrgimin, dashurin\u00eb e dhimbjen, balada dhe monologun e shpirtit njer\u00ebzor. Pre\u00e7 Zogaj \u00ebsht\u00eb shembulli i qytetaris\u00eb dhe inteligjenc\u00ebs me principe thell\u00ebsisht demokratike; poet, publicist dhe politikan. E gjith\u00eb filozofia e mjesht\u00ebris\u00eb poetike t\u00eb tij \u00ebsht\u00eb kuptimi metaforik, emocional e njer\u00ebzor i nj\u00eb f\u00ebmij\u00ebrie t\u00eb pafund- i vazhdim\u00ebsis\u00eb s\u00eb jet\u00ebs,\u2013perceptime e ndjesi k\u00ebto q\u00eb rr\u00ebfejn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe ri\u00ebnd\u00ebrrojn\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn e dhimbjes m\u00eb t\u00eb bukur \u2013dashuris\u00eb njer\u00ebzore.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mendime rreth v\u00ebllimit poetik \u201cFundi, i nj\u00eb f\u00ebmij\u00ebrie tjet\u00ebr\u201d, i poetit dhe publicistit Pre\u00e7 Zogaj Nga Raimonda MOISIU Poet\u00ebt p\u00ebrtej gjith\u00eb aft\u00ebsis\u00eb, pasionit e talentit t\u00eb tyre, brenda l\u00ebkur\u00ebs poetike, n\u00ebnkuptojn\u00eb rrjedhat dhe tendencat e mendimit filozofik, q\u00eb i japin form\u00eb psikikes e shpirtit artistik, nga e cila rrjedhin fjal\u00ebt e shkruhen vargjet.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"class_list":["post-3287","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-kritike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3287","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3287"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3287\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3290,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3287\/revisions\/3290"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3287"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3287"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3287"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}