{"id":3248,"date":"2013-08-13T21:46:21","date_gmt":"2013-08-13T21:46:21","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3248"},"modified":"2013-08-13T21:46:40","modified_gmt":"2013-08-13T21:46:40","slug":"ceshtja-e-gjuhes-shqipe-ne-shejzat-e-ernest-koliqit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3248","title":{"rendered":"\u00c7\u00ebshtja e gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb \u201cSh\u00eajzat\u201d e Ernest Koliqit"},"content":{"rendered":"<p><strong>Prof. Dr. Tomor Osmani<\/strong><\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/08\/Ernest_Koliqi.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-3249\" title=\"Ernest_Koliqi\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/08\/Ernest_Koliqi.jpg\" alt=\"\" width=\"250\" height=\"372\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/08\/Ernest_Koliqi.jpg 250w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/08\/Ernest_Koliqi-201x300.jpg 201w\" sizes=\"auto, (max-width: 250px) 100vw, 250px\" \/><\/a>Ernest Koliqi<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>N\u00eb vitin 1957 doli p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb revista kulturore<\/strong>.<\/p>\n<p><strong>\u201cKjo e p\u00ebrkoh\u00ebshme don t\u00eb j\u00e9t tryez\u00eb e lir\u00eb kuvendi burrnuer, t\u00eb mbajtun br\u00eanda caqeve t\u2019urtis e njerzis\u201d<!--more--><\/strong><\/p>\n<p>56 vjet m\u00eb par\u00eb, pas nj\u00eb heshtjeje 4-vje\u00e7are, qarkulloi n\u00eb Rom\u00eb numri i fundit i revist\u00ebs n\u00eb emigracion \u201cSh\u00eajzat\u201d (Le pleiadi), num\u00ebr p\u00ebrkujtimor kushtuar themeluesit t\u00eb k\u00ebtij organi, shkrimtarit Ernest Koliqi, me rastin e 75-vjetorit t\u00eb lindjes (1903-1975) dhe 3-vjetorit t\u00eb vdekjes.<br \/>\nRevista \u201cShejzat\u201d ishte nj\u00eb e p\u00ebrkohshme kulturore, shoq\u00ebrore, artistike me pronar Ernest Koliqin dhe kryeredaktor shkrimtarin Martin Camaj, i cili ishte kthyer n\u00eb vitin 1956 nga Jugosllavia n\u00eb Rom\u00eb p\u00ebr t\u00eb vazhduar studimet pasuniversitare. Ardhja e M.Camajt n\u00eb Itali, sqaron redaksia, e trim\u00ebroi E.Koliqin p\u00ebr t\u00eb botuar nj\u00eb revist\u00eb, pasi \u201cMartin Camaj vinte n\u00eb Rom\u00eb i p\u00ebrgatitur shkenc\u00ebrisht n\u00eb gjuh\u00ebsi, si nx\u00ebn\u00ebs i Bari\u00e7it dhe i pajisun me veti t\u00eb nalta letrare. Ai kishte botuar n\u00eb Kosov\u00eb dy vepra letrare (\u201cNj\u00eb fyell nder male\u201d, Prishtin\u00eb, 1953 dhe \u201cKanga e V\u00ebrrinit\u201d, Prishtin\u00eb, 1954, T.O). Ky faktor dhe t\u00eb tjer\u00eb ndikuan te Koliqi q\u00eb t\u00eb filloj\u00eb pun\u00ebn p\u00ebr nxjerrjen e revist\u00ebs\u201d.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim do t\u00eb ndalemi vet\u00ebm n\u00eb kontributin p\u00ebr gjuh\u00ebn shqipe t\u00eb k\u00ebsaj reviste.<br \/>\n* * *<br \/>\nRevista \u201cShejzat\u201d u botua n\u00eb Rom\u00eb nga nj\u00eb grup t\u00eb m\u00ebrguarish nga Shqip\u00ebria, me prirje letrare, gjuh\u00ebsore dhe historike. Ata ishin intelektual\u00eb t\u00eb njohur q\u00eb kishin botuar edhe m\u00eb par\u00eb n\u00eb shtypin shqiptar t\u00eb paraluft\u00ebs. Duhet t\u00eb p\u00ebrmendim k\u00ebtu E.Koliqin, ideatorin e k\u00ebsaj reviste, Martin Camajn, Karl Gurakuqin, Mustafa Kruj\u00ebn, Luigj Marleken, Zef Valentinin, Tahir Kolgjinin, Daniel Gje\u00e7ajn etj. K\u00ebshilli drejtues p\u00ebrb\u00ebhej nga albanolog\u00eb dhe filolog\u00eb t\u00eb d\u00ebgjuar, si: G.Grimm, G.Gradilone, C.Haebler, H.J.Kissling, A.Schmaus etj.<br \/>\nNumri i par\u00eb i revist\u00ebs qarkulloi n\u00eb gusht t\u00eb vitit 1957. Ajo vazhdoi pa nd\u00ebrprerje p\u00ebr 18 vjet rresht (1957-1974), pa ruajtur periodicitetin e saj. Numri i fundit i p\u00ebrket vitit 1978, q\u00eb sh\u00ebnon mbylljen p\u00ebrfundimisht t\u00eb k\u00ebsaj reviste.<br \/>\nRevista u hap me artikullin e redaksis\u00eb \u201cMbas udh\u00ebhekjes s\u00eb \u2018Sh\u00eajzavet\u2019, e cila e konsideron botimin e k\u00ebtij organi nj\u00eb detyr\u00eb intelektuale kundrejt atdheut\u201d. Dhe n\u00eb vazhdim, n\u00eb mes t\u00eb tjerash, shkruan: \u201cKjo e p\u00ebrkoh\u00ebshme don t\u00eb j\u00e9t tryez\u00eb e lir\u00eb kuvendi burrnuer, t\u00eb mbajtun br\u00eanda caqeve t\u2019urtis e njerzis. \u00c7do shqiptar qi k\u00e1 nji mendim fryt-dh\u00e2n\u00ebs p\u00ebr t\u00eb shfaqun dhe din t\u2019a shfaqi n\u00eb shqipe t\u00eb past\u00ebr, \u00e7do intelektual qi lakmon t\u00eb rrahi nji \u00e7ashtje ditunore ase don t\u00eb paraqesi prodhimet e veta letrare ka me gjetun vend n\u00eb k\u00ebto flet\u00eb t\u2019ona\u2026\u201d<br \/>\nShkrimet e p\u00ebrfshira n\u00eb k\u00ebt\u00eb organ kishin karakter problemor, njoh\u00ebs, informues, ishin kryesisht studime jo t\u00eb gjata, artikuj,\u00a0 recensione, bibliografi, kronika etj., ku nj\u00eb pjes\u00eb e tyre kishin edhe karakter praktik, pasi m\u00ebrgata shqiptare kishte nevoj\u00eb p\u00ebr shkrime t\u00eb nj\u00eb natyre t\u00eb till\u00eb, duke qen\u00eb se lidhjet me atdheun m\u00ebm\u00eb i kishte t\u00eb shk\u00ebputura. Artikujt m\u00eb t\u00eb shumt\u00eb, q\u00eb i ndeshim n\u00eb k\u00ebt\u00eb revist\u00eb, kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebr problemet e let\u00ebrsis\u00eb, krijime letrare dhe gjuh\u00ebsore, q\u00eb i kalojn\u00eb 600 shkrime me k\u00ebt\u00eb tematik\u00eb. P\u00ebr fushat e tjera t\u00eb dijes ka pasur m\u00eb pak botime.<br \/>\nArtikujt e studimet u b\u00ebn\u00eb objekt i disa kumtesave dhe shkrimeve, kryesisht pas viteve \u201890 t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, q\u00eb i ndeshim n\u00eb organe t\u00eb ndryshme t\u00eb shtypit periodik dhe shkencor. Gjithashtu, disa nga bibliotekat shtet\u00ebrore ose private filluan t\u00eb pajisen me koleksionin e plot\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj reviste dhe u botuan edhe dy bibliografi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb organ: nj\u00ebra p\u00ebr artikujt e studimet p\u00ebr gjuh\u00ebn dhe let\u00ebrsin\u00eb shqipe nga M.Gero (2002) dhe m\u00eb pas nj\u00eb bibliografi e plot\u00eb kronologjike nga \u00cb.Kamsi (2009).<br \/>\n* * *<br \/>\nNj\u00eb nd\u00ebr problemet e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare pas shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb vendit ton\u00eb ka qen\u00eb \u00e7\u00ebshtja e gjuh\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt shqipe, pasi zgjidhja e alfabetit t\u00eb nj\u00ebsuar kishte marr\u00eb fund m\u00eb 1908, n\u00eb Kongresin e Manastirit. Nuk kaluan shum\u00eb vite pas k\u00ebsaj ngjarjeje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, kur n\u00eb dhjet\u00ebvje\u00e7arin e dyt\u00eb t\u00eb shekullit XX u mblodh Komisia Letrare Shqipe n\u00eb Shkod\u00ebr (1916-1918), q\u00eb do t\u00eb merrej, p\u00ebrve\u00e7 \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb tjera, edhe me gjuh\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt shqipe. Zgjidhja e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje ishte nj\u00eb problem delikat, i kusht\u00ebzuar nga shum\u00eb faktor\u00eb politik\u00eb e shoq\u00ebror\u00eb, kulturor\u00eb dhe arsimor\u00eb. Me intelektual\u00eb t\u00eb formuar, pjesa m\u00eb e madhe nga fusha filologjike, Komisia Letrare Shqipe n\u00eb Shkod\u00ebr arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se e folmja e Elbasanit \u201cedhe nd\u00ebn pik\u00ebpamjen e formavet, po sidomos nd\u00ebn pik\u00ebpamjen e sintaks\u00ebs asht si nj\u00eb ur\u00eb n\u00eb mes tosk\u00ebrishtes dhe geg\u00ebrishtes, duhet t\u00eb zgjidhet si gjuh\u00eb shkrimi me ato rregulla orthografike q\u00eb na duken t\u00eb drejta dhe t\u2019arsyeshme\u201d. K\u00ebshtu mis\u00ebt e Komisis\u00eb Letrare Shqipe n\u00eb Shkod\u00ebr p\u00ebrcaktuan nj\u00eb politik\u00eb gjuh\u00ebsore p\u00ebr zgjidhjen e gjuh\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, mb\u00ebshtetur n\u00eb konvergimin e t\u00eb dy dialekteve dhe t\u00eb vendosjes s\u00eb nj\u00eb standardi t\u00eb vet\u00ebm gjuh\u00ebsor. Diskutimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb problem vazhdoi edhe m\u00eb von\u00eb, pasi k\u00ebrkohej nj\u00eb zgjidhje sa m\u00eb e drejt\u00eb dhe sa m\u00eb e pranueshme. U aktivizuan p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje me shkrimet q\u00eb botuan edhe organet e koh\u00ebs.<br \/>\nMe mbarimin e Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, me nd\u00ebrrimin e regjimit n\u00eb Shqip\u00ebri u dhan\u00eb sinjalet e para se ku duhet t\u00eb mb\u00ebshtetej gjuha e p\u00ebrbashk\u00ebt shqipe, n\u00eb cilin dialekt. N\u00eb vitin 1948 u botua \u201cOrthografi e gjuh\u00ebs shqipe\u201d. Ky drejtshkrim botohej n\u00eb geg\u00ebrisht, ndikim i s\u00eb kaluar\u00ebs, duke dh\u00ebn\u00eb trajtat e dy dialekteve: geg\u00ebrisht dhe tosk\u00ebrisht. Nd\u00ebrsa n\u00eb botimin e vitit 1951 vihet re nj\u00eb prirje e kund\u00ebrt, q\u00eb me k\u00ebt\u00eb kurs vazhdoi edhe n\u00eb botimet e tjera t\u00eb m\u00ebvonshme. K\u00ebshtu, tosk\u00ebrishtja mori udh\u00eb deri n\u00eb zgjidhjen p\u00ebrfundimtare q\u00eb i dha Kongresi i Drejtshkrimit t\u00eb Gjuh\u00ebs Shqipe n\u00eb vitin 1972.<br \/>\nKy organ nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb ekskluzivisht me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, por, p\u00ebrmes shkrimeve t\u00eb ndryshme, jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb disa konsiderata p\u00ebr k\u00ebt\u00eb problem. Ata nuk pranojn\u00eb asnj\u00eb zgjidhje tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 p\u00ebrcaktimit nga Komisia Letrare Shqipe Shkod\u00ebr. Zgjidhjet e dh\u00ebna nga Kongresi i Drejtshkrimit i vitit 1972 u kund\u00ebrshtuan, gj\u00eb q\u00eb v\u00ebrehet q\u00eb nga numri i par\u00eb deri te numri i fundit i revist\u00ebs, ku mbizot\u00ebrues ka qen\u00eb geg\u00ebrishtja, me ndonj\u00eb p\u00ebrjashtim, kur autor\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb nga Shqip\u00ebria e Jugut. P\u00ebr shum\u00eb vite ky ka qen\u00eb problemi m\u00eb delikat i shoq\u00ebris\u00eb shqiptare, i cili \u00ebsht\u00eb shfaqur edhe n\u00eb disa shkrime t\u00eb botuara pas vitit \u201890 t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar. Revista \u201cSh\u00eajzat\u201d u kushtoi disa shkrime edhe problemeve t\u00eb tjera gjuh\u00ebsore, si historis\u00eb s\u00eb shkrimit shqip, fjalor\u00ebve t\u00eb gjuh\u00ebs son\u00eb etj. K\u00ebshtu, n\u00eb numra t\u00eb ndrysh\u00ebm, ajo botoi mjaft t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr fjalor\u00ebt e gjuh\u00ebs son\u00eb, duke u marr\u00eb edhe me shpjegimin e drejt\u00eb ose jo t\u00eb kuptimit t\u00eb fjal\u00ebve. Revista kishte hapur nj\u00eb rubrik\u00eb, ku u jepte p\u00ebrgjigje pyetjeve t\u00eb lexuesve t\u00eb ndrysh\u00ebm nga trojet shqiptare. Sipas Karl Gurakuqit, q\u00eb ishte autori i shum\u00eb p\u00ebrgjigjeve, kjo rubrik\u00eb po shnd\u00ebrrohej n\u00eb nj\u00eb let\u00ebrk\u00ebmbim n\u00eb mes \u201cSh\u00eajzavet\u201d dhe lexuesve, ku trajtohen edhe \u00e7\u00ebshtje q\u00eb po e prishnin gjuh\u00ebn ton\u00eb, si v\u00ebrshimi i fjal\u00ebve t\u00eb huaja dhe lufta q\u00eb duhej b\u00ebr\u00eb kund\u00ebr tyre. Ka edhe recensione, si p\u00ebr fjalorin e vitit 1954.<br \/>\nAjo u b\u00ebri jehon\u00eb edhe botimeve dhe studimeve p\u00ebr vepr\u00ebn e par\u00eb t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe \u201cMesharin\u201d e Gjon Buzukut. K\u00ebshtu, Luigj Marleka n\u00eb shkrimin \u201cDoli libri ma i vjetri i gjuh\u00ebs shqipe\u201d, vler\u00ebsonte botimin e k\u00ebsaj vepre nga Namik Resuli n\u00eb vitin 1958, q\u00eb e konsideronte \u201cMesharin\u201d si \u201cvepr\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00ebn e let\u00ebrsis\u00eb komb\u00ebtare\u201d, por Marleka e \u00e7onte edhe m\u00eb tej iden\u00eb, duke theksuar se mbi gurin e themelit q\u00eb Buzuku i vuni shqipes \u201cFishta ngrehi p\u00ebrmendoren e Shqipnis\u00eb\u201d. Autori jep edhe versionin e tij p\u00ebr humbjen e \u201cMesharit\u201d p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb. Botimi i \u201cMesharit\u201d nga Namik Resuli kishte vlera, p\u00ebrve\u00e7 transkriptimit me alfabetin e sot\u00ebm, p\u00ebrfshinte edhe tekstin origjinal q\u00eb Resuli, sipas Marlek\u00ebs, k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr \u201ce ka k\u00ebndue mir\u00eb\u201d. Edhe n\u00eb ato raste kur ka pasur gabime, q\u00eb i kan\u00eb rr\u00ebshqitur Buzukut, e Resuli u p\u00ebrpoq t\u2019i ndreqte, por edhe Resulit i kishin shp\u00ebtuar disa prej tyre. Autori i shkrimit sh\u00ebnon se n\u00eb cilat fjal\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebto gabime.<br \/>\nU botua edhe shkrimi i M.Camajt \u201cP\u00ebr vokalin nazal ke Buzuku\u201d. Autori theksonte se \u201cMeshari\u201d i p\u00ebrket geg\u00ebrishtes dhe p\u00ebr analiz\u00ebn e gjuh\u00ebs duhet t\u00eb nisemi nga ky dialekt. Gjuha e Buzukut, p\u00ebrve\u00e7 tipareve m\u00eb t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb s\u00eb folmes s\u00eb vendlindjes, ai do t\u00eb p\u00ebrdorte, sipas Camajt, fjal\u00eb e trajta t\u00eb tilla nga treva e Geg\u00ebris\u00eb nga ai rrjedh. Dhe autori sillte shembuj t\u00eb p\u00ebrzierjes s\u00eb trajtave t\u00eb ndryshme t\u00eb s\u00eb folmes s\u00eb Veriut, kryesisht t\u00eb viseve \u201can\u00eb e kand p\u00ebrqark t\u00eb liqenit t\u00eb Shkodr\u00ebs tue p\u00ebrfshi edhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe deri n\u00eb Tivar\u201d. P\u00ebr Camajn, Buzuku duhet t\u2019u p\u00ebrkas\u00eb k\u00ebtyre zonave dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sjell argumentet e tij, si fjal\u00ebt e shumta me tiparet gjuh\u00ebsore veneciane dalmatine dhe fjal\u00ebt e huazuara nga sllavishtja. P\u00ebr Camajn, k\u00ebto dukuri zbulojn\u00eb se \u201ckrahina e Buzukut do t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb shum\u00eb af\u00ebr sferes dalmatino-venete dhe sllave: gjeografikisht i p\u00ebrgjigjet hapsina \u00e7ka merr prej liqenit t\u00eb Shkodr\u00ebs, tue p\u00ebrfshi nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Malsis\u00eb s\u00eb Madhe deri n\u00eb det\u201d. P\u00ebr autorin \u201cnuk mund t\u00eb caktohet kurrsesi vendlindja me nj\u00eb v\u00ebrtet\u00ebsi t\u00eb madhe, pa hije dyshimi\u201d.<br \/>\nNj\u00eb p\u00ebrshkrim i holl\u00ebsish\u00ebm i b\u00ebhet tez\u00ebs s\u00eb doktorat\u00ebs s\u00eb M. Camajt \u201cMeshari i Gjon Buzukut\u2026\u201d. Tezat q\u00eb shtroi autori n\u00eb k\u00ebt\u00eb studim, paraqesin interes edhe sot. K\u00ebshtu, n\u00eb kreun e tet\u00eb t\u00eb doktorat\u00ebs autori shqyrton gjuh\u00ebn e vepr\u00ebs s\u00eb Buzukut. P\u00ebr pjes\u00ebn e Ungjillit, Camaj mendonte se kjo nuk ishte p\u00ebrkthyer e gjitha nga Buzuku e \u201cse ky ka pas\u00eb p\u00ebr duersh shqipnime ba nga latinishtja e nga greqishtja e k\u00ebshtu q\u00eb Buzuku n\u00eb shum\u00eb copa ka qen\u00eb ma tep\u00ebr nji redaktues i mir\u00eb sesa p\u00ebrkthyes\u201d. Autori mb\u00ebshteste mendimin e E. \u00c7abejt se n\u00eb vep\u00ebr kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb gjuh\u00eb kishtare t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, por meqen\u00ebse Buzuku ishte shpesh her\u00eb p\u00ebrpilues, gjuha e \u201cMesharit\u201d nuk mund t\u00eb quhej e nji shkrimtari t\u00eb vet\u00ebm.<br \/>\nRevista, si\u00e7 e theksuam, ishte nj\u00eb dialog pyetje e p\u00ebrgjigje me lexuesit. Ajo kishte hapur edhe nj\u00eb rubrik\u00eb t\u00eb titulluar \u201cHulumtime gjuh\u00ebsore\u201d, mbajtur nga gjuh\u00ebtari Karl Gurakuqi. Kjo rubrik\u00eb pati jet\u00ebgjat\u00ebsi, por edhe nd\u00ebrprerje. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rubrik\u00eb u botuan shkrime me karakter gjuh\u00ebsor dhe drejtshkrimor, m\u00eb shum\u00eb me karakter praktik n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pyetjeve q\u00eb b\u00ebnin shqiptar\u00ebt e m\u00ebrgimit redaksis\u00eb s\u00eb revist\u00ebs \u201cSh\u00eajzat\u201d. N\u00eb shtjellimin e \u00e7\u00ebshtjeve gjuh\u00ebsore nuk ka pasur ndonj\u00eb orientim t\u00eb caktuar, pasi trajtimi b\u00ebhej nga pyetjet e lexuesve. Ajo \u00ebsht\u00eb marr\u00eb m\u00eb shum\u00eb me \u00e7\u00ebshtje morfologjike dhe leksikore, t\u00eb cilat gjithashtu nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb shumta. K\u00ebtu ndeshim edhe p\u00ebrgjigje me karakter drejtshkrimor, si ku bie theksi i fjal\u00ebs Flamur, si t\u00eb shkruajm\u00eb emrat e huaj etj.<br \/>\nNj\u00eb vend t\u00eb gjer\u00eb u ka kushtuar edhe \u00e7\u00ebshtjeve leksikore, ndon\u00ebse nuk ka nj\u00eb rubrik\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Autor i shpjegimeve leksikore \u00ebsht\u00eb Karl Gurakuqi, q\u00eb v\u00ebmendjen e ka p\u00ebrqendruar te ndryshimi semantik i disa \u00e7ifte fjal\u00ebsh, q\u00eb n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb duken si sinonime, por q\u00eb p\u00ebr autorin jan\u00eb fjal\u00eb me kuptim jo t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb ose t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrt. Ai ndalet edhe n\u00eb disa sinonime q\u00eb i konsideronte \u201cpasuri e gjuh\u00ebs\u201d, pasi \u201cp\u00ebrdorimi i tyne i jep bukuri shprehjes dhe nuk l\u00eb dyshim kuptimi\u2026 Nga p\u00ebrdorimi i natyrsh\u00ebm dhe vevetish\u00ebm i sinonimeve njifet zotnimi i gjuh\u00ebs, gjykohet p\u00ebrgatitja gjuh\u00ebsore e shkrimtarit.\u201d<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb organ jan\u00eb botuar edhe studime nga fusha leksikore. K\u00ebshtu, Mustafa Kruja, n\u00eb tre numra t\u00eb revist\u00ebs, me pseudonimin Shpend Bardhi, botoi artikullin \u201cMbi Fjalorin e Frangut t\u00eb Bardh\u00eb t\u00eb vitit 1635\u201d. N\u00eb shkrimin e par\u00eb paraqet parath\u00ebnien e fjalorit t\u00eb Bardhit. Jepen sqarime q\u00eb paraqesin interes p\u00ebr 93 fjal\u00eb, togfjal\u00ebsha dhe fjali. N\u00eb shkrimin e dyt\u00eb, autori b\u00ebn fjal\u00eb se cilat jan\u00eb tekstet shqip n\u00eb fjalor. Ky fjalorth duhet t\u00eb ishte thirrur n\u00eb form\u00eb voc\u00ebrrake, pasi ka nja 2300 fjal\u00eb shqipe n\u00eb p\u00ebrkthim t\u00eb 5000 fjal\u00ebve latine. N\u00eb shkrimin e tret\u00eb botoi \u201cProverbia et sententia Epirotarum\u201d. M.Kruja jo vet\u00ebm q\u00eb i botoi 113 proverbat, por b\u00ebri edhe sqarime, kryesisht gjuh\u00ebsore p\u00ebr mjaft prej tyre. Sh\u00ebnimet e autorit jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb holl\u00ebsishme dhe rrokin t\u00eb gjitha proverbat e fjalorit.<br \/>\nFjalori i ribotuar nga E.Sedaj n\u00eb Prishtin\u00eb, n\u00eb vitin 1983, nd\u00ebrsa me rastin e 400-vjetorit t\u00eb Fjalorit, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri kemi nj\u00eb botim anastatik nga \u201cBotimet \u00c7abej\u201d (Tiran\u00eb, 2006), shoq\u00ebruar nga nj\u00eb parashtes\u00eb prej 17 faqesh nga Ledi Shamku-Shkreli. \u00cbsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe parath\u00ebnia e M.Rokut, p\u00ebrkthyer nga Vili Kamsi.<br \/>\nN\u00eb kat\u00ebr numra t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb revist\u00ebs botohet artikulli i Tahir Kolgjinit me titull \u201cFjal\u00ebt turkisht ose t\u00eb ardhuna me an\u00ebn e turkishtes, t\u00eb p\u00ebrdoruna n\u00eb \u2018Lahuta e Malcis\u2019\u201d. Duhet theksuar se emigracioni q\u00eb ishte larg shqipfol\u00ebsit dhe kultura gjuh\u00ebsore e shum\u00eb prej tyre t\u00eb linte p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshiruar, i lindte nevoja dhe k\u00ebrkesa p\u00ebr sqarime t\u00eb tilla gjuh\u00ebsore jo vet\u00ebm p\u00ebr disa sinonime t\u00eb shqipes, por edhe p\u00ebr p\u00ebrdorimin e drejt\u00eb t\u00eb disa fjal\u00ebve. Gurakuqi, p\u00ebrve\u00e7 sqarimeve t\u00eb tilla leksikore, ndalet edhe n\u00eb disa dysi leksikore, duke i dh\u00ebn\u00eb prioritet fjal\u00ebs, q\u00eb p\u00ebr autorin ishte m\u00eb e drejt\u00eb. Dija e sotme disa nga ato shpjegime q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Gurakuqi i pranon, disa jo.<br \/>\nRevista u ka dh\u00ebn\u00eb vend edhe disa prej figurave m\u00eb emblematike, t\u00eb trajtuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb organ. Jan\u00eb mbi 15 autor\u00eb q\u00eb revista i ka b\u00ebr\u00eb jehon\u00eb jet\u00ebs dhe vepr\u00ebs s\u00eb tyre, si M. Kruja, G. Petrota, Marko la Piana, A. Cirrincione, F. Konica, E. Koliqi, K. Kamsi, A. Xhuvani, M. Lambertz etj. Ajo ka botuar edhe mjaft studime me vler\u00eb p\u00ebr koh\u00ebn nga fusha e gjuh\u00ebs shqipe, ku kryet e vendit n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrafsh e z\u00eb M.Camaj, me shkrime t\u00eb tilla, si: Sh\u00ebndrrimi e p\u00ebrpunimi i thanjeve popullore n\u00eb Lahut\u00ebn e Malcis, Sprov\u00eb p\u00ebr gjetjen e kritereve n\u00eb analiz\u00ebn e emnavet t\u00eb vendbanimeve, studime p\u00ebr vepr\u00ebn e Buzukut etj., por jan\u00eb botuar edhe shum\u00eb recensione p\u00ebr veprat e e I.Ajetit, E.Xhordanos, K.Taliavinit, A.Stip\u00e7evi\u00e7it, A.V.Desnickajas, M.Gabinskit, G.Grimit etj.<br \/>\nRevista p\u00ebr aq koh\u00eb sa qarkulloi pati jehon\u00eb n\u00eb emigracion, pasi qe nj\u00eb nd\u00ebr organet e rralla q\u00eb botohej jasht\u00eb atdheut, n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Albanologu M.Lamertc, duke lexuar k\u00ebt\u00eb revist\u00eb, shkruante p\u00ebr nj\u00eb nga rubrikat e saj: \u201cHulumtimet t\u00eb bahen p\u00ebrher\u00eb ma t\u00eb vlefshme dhe q\u00eb k\u00ebrkimet tona shkencore n\u00eb \u2018Sh\u00eajzat\u2019 q\u00eb asht nj\u00eb revist\u00eb me brendi t\u00eb pasun e t\u00eb zgjedhun, t\u00eb ken\u00eb suksese gjithnj\u00eb ma t\u00eb m\u00ebdhaja\u201d.<br \/>\nKy organ hyri n\u00eb historin\u00eb e publicistik\u00ebs shqiptare t\u00eb gjysm\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar si nj\u00eb botim me r\u00ebnd\u00ebsi dhe me vler\u00eb p\u00ebr problemet e trajtuara me karakter letrar, historik, gjuh\u00ebsor etj. n\u00eb ata artikuj t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb revist\u00eb, q\u00eb u botua jasht\u00eb vendit ton\u00eb.<\/p>\n<p><em>Panorama, <\/em><em>e Mart\u00eb, 13 Gusht, 2013\u00a0<\/em><strong><\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prof. Dr. Tomor Osmani Ernest Koliqi \u00a0 N\u00eb vitin 1957 doli p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb revista kulturore. \u201cKjo e p\u00ebrkoh\u00ebshme don t\u00eb j\u00e9t tryez\u00eb e lir\u00eb kuvendi burrnuer, t\u00eb mbajtun br\u00eanda caqeve t\u2019urtis e njerzis\u201d<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-3248","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-letersi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3248","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3248"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3248\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3251,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3248\/revisions\/3251"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3248"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3248"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3248"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}