{"id":3246,"date":"2013-08-13T11:51:46","date_gmt":"2013-08-13T11:51:46","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3246"},"modified":"2013-08-13T11:51:46","modified_gmt":"2013-08-13T11:51:46","slug":"ina-arapi-shqipja-e-shkruar-ishte-qe-para-mesharit-te-buzukut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3246","title":{"rendered":"Ina Arapi: Shqipja e shkruar ishte q\u00eb para \u201cMesharit\u201d t\u00eb Buzukut"},"content":{"rendered":"<table width=\"522\" border=\"0\" cellspacing=\"0\" cellpadding=\"0\">\n<tbody>\n<tr>\n<td width=\"100%\">Ina Arapi: Shqipja e shkruar ishte q\u00eb para \u201cMesharit\u201d t\u00eb Buzukut<\/td>\n<\/tr>\n<tr>\n<td width=\"100%\" height=\"2\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/www.balkanweb.com\/kultur%C3%AB\/2691\/images\/spacer.gif\" alt=\"\" width=\"1\" height=\"1\" border=\"0\" \/><\/td>\n<\/tr>\n<tr>\n<td valign=\"top\"><strong>Nga:<\/strong>\u00a0<em>BEN ANDONI<\/em><\/td>\n<\/tr>\n<tr>\n<td valign=\"top\" height=\"4\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/www.balkanweb.com\/kultur%C3%AB\/2691\/images\/spacer.gif\" alt=\"\" width=\"1\" height=\"1\" border=\"0\" \/><\/td>\n<\/tr>\n<tr>\n<td valign=\"top\" height=\"10\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/www.balkanweb.com\/kultur%C3%AB\/2691\/images\/spacer.gif\" alt=\"\" width=\"1\" height=\"1\" border=\"0\" \/><\/td>\n<\/tr>\n<tr>\n<td valign=\"top\" width=\"100%\"><img decoding=\"async\" title=\"Ina Arapi: Shqipja e shkruar ishte q\u00eb para \u201cMesharit\u201d t\u00eb Buzukut\" src=\"http:\/\/www.balkanweb.com\/foto\/71555.jpg\" alt=\"Ina Arapi: Shqipja e shkruar ishte q\u00eb para \u201cMesharit\u201d t\u00eb Buzukut\" align=\"left\" border=\"0\" \/>Intervist\u00eb me Dr. Mag. Ina Arapi, studiuesen e njohur t\u00eb shqipes n\u00eb Austri. Ajo argumenton p\u00ebr Milosaon disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb historis\u00eb s\u00eb gjuh\u00ebs shqipe. Mes tyre, argumentin se shkrimi i Buzukut, t\u00eb b\u00ebn t\u00eb mendosh se shqipja shkruhej edhe m\u00eb p\u00ebrpara, por zbulimi i teksteve t\u00eb vjetra shqipe i mbetet rast\u00ebsis\u00eb.<!--more--> Ajo jep argumentin e saj p\u00ebr nj\u00eb nga fushat ku mund t\u00eb punohet p\u00ebr autoktonin\u00eb e shqiptar\u00ebve, q\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnia me protorumanishten&#8230;<\/p>\n<p><strong>Mendoni se mund t\u00eb ket\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb shkruara q\u00eb e \u00e7ojn\u00eb historin\u00eb e gjuh\u00ebs shqipe para Buzukut? <\/strong><\/p>\n<p>&#8220;Buzuku ka p\u00ebrkthyer tekste biblike dhe liturgjike nga gjuh\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb koh\u00ebs me nj\u00eb gjuh\u00eb shqipe t\u00eb pasur dhe mjaft t\u00eb p\u00ebrpunuar. Kjo tregon q\u00eb shqipja shkruhej edhe m\u00eb p\u00ebrpara, por zbulimi i teksteve t\u00eb vjetra shqipe i mbetet rast\u00ebsis\u00eb. Kuptohet, jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, sepse k\u00ebtu u shkat\u00ebrrua gjith\u00e7ka gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb sundimit osman. \u00cbsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb vihet n\u00eb dukje q\u00eb mungojn\u00eb edhe shum\u00eb tekste nga shek. XVII e k\u00ebtej p\u00ebr t\u00eb cilat ka t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb sakta q\u00eb jan\u00eb botuar, por q\u00eb nuk gjenden. Mendoj se k\u00ebrkimi i k\u00ebtyre teksteve duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb prioritet n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb. Ve\u00e7 k\u00ebsaj, gjat\u00eb k\u00ebtyre 20 vjet\u00ebve kemi punuar shum\u00eb p\u00ebr studimin e teksteve t\u00eb vjetra gege dhe kemi arritur rezultate shum\u00eb t\u00eb mira. Tani \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb t&#8217;u kthehemi teksteve t\u00eb vjetra n\u00eb tosk\u00ebrisht. Duhet t\u00eb zgjerohet edhe gama e studimeve p\u00ebr k\u00ebto tekste, q\u00eb deri tani kan\u00eb qen\u00eb kryesisht objekt i studimeve gjuh\u00ebsore e letrare. Ato duhet t\u00eb shihen edhe si tekste biblike e liturgjike, pra si etap\u00eb e historis\u00eb s\u00eb p\u00ebrkthimit t\u00eb Bibl\u00ebs n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, bile edhe si dokumente historike. P\u00ebrsa i p\u00ebrket historis\u00eb s\u00eb gjuh\u00ebs shqipe, ajo mbi baz\u00ebn e deduksioneve shkencore fillon pa dyshim para Buzukut&#8221;.<\/p>\n<p><strong>A mund t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb ndihm\u00eb p\u00ebr historin\u00eb e gjuh\u00ebs shqipe t\u00eb folmet arkaike t\u00eb arb\u00ebresh\u00ebve t\u00eb Greqis\u00eb dhe Italis\u00eb?\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>&#8220;Sigurisht, ato z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb dokumentet q\u00eb na mungojn\u00eb duke d\u00ebshmuar faza m\u00eb t\u00eb hershme t\u00eb historis\u00eb s\u00eb gjuh\u00ebs&#8221;.\u00a0 <strong>\u00c7abej shikonte si mund\u00ebsi p\u00ebr zbulimin e fjal\u00ebve t\u00eb vjetra edhe ato q\u00eb hasen n\u00eb dokumentet e huaja, si p. sh. ato t\u00eb mbledhura nga Thalloczy, Jire?ek e Shuflaj. Nga njohurit\u00eb q\u00eb keni a ka apo besohet t\u00eb ket\u00eb dokumente t\u00eb tjera ve\u00e7 Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia ku mund t\u00eb hulumtohet?\u00a0 <\/strong>&#8220;Po, ka, por p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk dua t\u00eb flas k\u00ebtu&#8221;.\u00a0 <strong>Ka nj\u00eb kontrast t\u00eb madh midis vjet\u00ebrsis\u00eb s\u00eb gjuh\u00ebs shqipe dhe dokumentimit t\u00eb saj t\u00eb von\u00eb me shkrim. Mendoni se do t\u00eb vuaj\u00eb historia e gjuh\u00ebs shqipe nga kjo n\u00eb t\u00eb gjitha koh\u00ebrat? Si ndikon kjo n\u00eb autoktonin\u00eb e shqiptar\u00ebve?\u00a0 <\/strong>&#8220;Jo, gjuh\u00ebsia \u00ebsht\u00eb shkenc\u00eb dhe shkenca ka metoda t\u00eb ndryshme p\u00ebr t\u00eb zbuluar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. P. sh. nj\u00eb metod\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar autoktonin\u00eb e shqiptar\u00ebve jan\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me protorumanishten, t\u00eb cilat vijn\u00eb nga periudha prehistorike. Marr\u00ebdh\u00ebniet midis k\u00ebtyre dy gjuh\u00ebve jan\u00eb shum\u00eb komplekse dhe nuk kufizohen vet\u00ebm n\u00eb leksik. Deri von\u00eb \u00ebsht\u00eb punuar shum\u00eb lidhur me fjal\u00ebt e p\u00ebrbashk\u00ebta midis k\u00ebtyre dy gjuh\u00ebve (rreth 100), por midis rumanishtes e shqipes ka shum\u00eb elemente t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta edhe n\u00eb fonetik\u00eb, morfologji e fjal\u00ebformim, n\u00eb sintaks\u00eb, folklor etj. K\u00ebto tregojn\u00eb se k\u00ebta dy popuj kan\u00eb origjin\u00eb etnike t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb dhe kan\u00eb jetuar dikur s\u00eb bashku n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb gadishullin Ballkanik deri p\u00ebrtej maleve Karpate. Pushtimi romak ishte tronditja e par\u00eb e madhe, e cila e ndau k\u00ebt\u00eb popullsi n\u00eb dy pjes\u00eb: paraardh\u00ebsit e shqiptar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt nuk u romanizuan dhe paraardh\u00ebsit e rumun\u00ebve t\u00eb sot\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebt u romanizuan. Por pavar\u00ebsisht nga kjo, k\u00ebto dy popullsi vazhduan t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb fqinj\u00ebsi me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn deri n\u00eb koh\u00ebn e dyndjeve sllave, e cila ishte tronditja e dyt\u00eb e madhe. Dyndjet sllave gjat\u00eb p\u00ebrpjekjeve t\u00eb tyre t\u00eb dhunshme p\u00ebr kapjen e territoreve u fut\u00ebn si nj\u00eb pyk\u00eb dhe e \u00e7an\u00eb bashk\u00ebsin\u00eb e dikurshme n\u00eb dy pjes\u00eb duke i shtyr\u00eb paraardh\u00ebsit e shqiptar\u00ebve t\u00eb sot\u00ebm gjithmon\u00eb e m\u00eb shum\u00eb me shpin\u00eb drejt detit, nd\u00ebrsa paraardh\u00ebsit e rumun\u00ebve drejt veriut&#8221;.<\/p>\n<p><strong>Si ndodhi q\u00eb shqiptar\u00ebt nuk u romanizuan?\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong>&#8220;Popullsia shqipfol\u00ebse ka treguar dhe vazhdon t\u00eb tregoj\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrgjegje shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb gjuh\u00ebsore. Sipas mendimit tim, kjo ka qen\u00eb arsyeja kryesore. Nj\u00eb shprehje e lart\u00eb e nd\u00ebrgjegjes gjuh\u00ebsore t\u00eb shqiptar\u00ebve u d\u00ebshmua edhe gjat\u00eb shekujve XVII -XVII kur nj\u00ebsia etnike shqiptare u rrezikua seriozisht si pasoj\u00eb e konvertimeve n\u00eb fen\u00eb islame. N\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb popullsia e ridefinoi vetveten mbi baz\u00ebn e elementit kryesor t\u00eb identitetit t\u00eb saj q\u00eb ishte dhe vazhdon t\u00eb jet\u00eb gjuha shqipe. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb lind dhe em\u00ebrtimi shqiptar, i cili e p\u00ebrcakton an\u00ebtarin e k\u00ebsaj bashk\u00ebsie etnike jo si banor t\u00eb Arb\u00ebris\u00eb, si\u00e7 ishte arbri i dikursh\u00ebm, por si fol\u00ebs t\u00eb shqipes jasht\u00eb \u00e7do p\u00ebrkat\u00ebsie fetare. Megjithat\u00eb periudha e sundimit romak la gjurm\u00ebt e veta n\u00eb territoret shqipfol\u00ebse. K\u00ebto jan\u00eb fol\u00ebsit e arumanishtes, t\u00eb cil\u00ebt tek ne njihen me emra t\u00eb ndrysh\u00ebm si arumun\u00eb, \u00e7oben\u00eb etj. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi ekziston mendimi se ata jan\u00eb shp\u00ebrngulur nga Rumania gjat\u00eb transhumanc\u00ebs, shtegtimeve me bag\u00ebtit\u00eb e tyre. Por kjo nuk duket t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Pa dyshim q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e tyre jan\u00eb autokton\u00eb n\u00eb territoret ku vazhdojn\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb edhe sot dhe kjo do t\u00eb thot\u00eb se edhe nd\u00ebr paraardh\u00ebsit e shqiptar\u00ebve ka pasur t\u00eb till\u00eb q\u00eb u romanizuan. P\u00ebr fat t\u00eb keq, ende nuk po merren hapat e duhur institucional\u00eb p\u00ebr ruajtjen e arumanishtes nga asimilimi&#8221;.<\/p>\n<p><strong>Cili ka qen\u00eb interesi primar i gjuh\u00ebtar\u00ebve gjermanishtfol\u00ebs ndaj shqipes n\u00eb shekujt e kaluar?\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>&#8220;N\u00eb periudh\u00ebn para lindjes s\u00eb Gjuh\u00ebsis\u00eb Indoevropiane t\u00eb Krahasuar ky interes ka qen\u00eb i lidhur me kuriozitetin p\u00ebr njohjen e vendeve dhe popujve t\u00eb panjohur (Leibniz, Thunmann, Xylander, Hahn etj.). Pas lindjes s\u00eb Gjuh\u00ebsis\u00eb s\u00eb Krahasuar n\u00eb shekullin XIX sigurisht q\u00eb dhe gjuha shqipe duhej t\u00eb studiohej, q\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktohej vendi i saj n\u00eb familjen e madhe t\u00eb gjuh\u00ebve indoevropiane dhe marr\u00ebdh\u00ebniet e saj me gjuh\u00ebt e tjera. K\u00ebt\u00eb pun\u00eb e nisi me shum\u00eb sukses F. Bopp-i (1854). Rreth fundit t\u00eb shek. XIX trojet shqiptare dhe gjuha shqipe u vendos\u00ebn n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb interesit t\u00eb shum\u00eb studiuesve gjermanishtfol\u00ebs p\u00ebr shkak se po p\u00ebrgatitej krijimi i nj\u00eb shteti shqiptar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr u b\u00ebn\u00eb studime baz\u00eb p\u00ebr shum\u00eb fusha t\u00eb shkenc\u00ebs dhe nj\u00ebra prej tyre ishte edhe gjuh\u00ebsia&#8221;.<\/p>\n<p><strong>Si e shikoni pun\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me shqipen dhe standardin e saj nga ana historike?\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>&#8220;P\u00ebr historin\u00eb e gjuh\u00ebs kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi vet\u00ebm dialektet dhe t\u00eb folmet e tyre, sepse ato p\u00ebrmbajn\u00eb elemente arkaike. Standardi nuk paraqet interes p\u00ebr historin\u00eb e gjuh\u00ebs. Ai vet\u00eb rrjedh nga dialektet dhe ushqehet vazhdimisht prej tyre&#8221;.<\/p>\n<p><strong>A jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb p\u00ebrballen me problemet e historis\u00eb s\u00eb gjuh\u00ebs katedrat e gjuh\u00ebs shqipe n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb? Cilat jan\u00eb problemet e tyre m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha?\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong>&#8220;Gjendja \u00ebsht\u00eb e ndryshme n\u00eb vende t\u00eb ndryshme. N\u00eb Italin\u00eb e jugut p. sh. ka katedra t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe, t\u00eb cilat jan\u00eb p\u00ebrballur dhe p\u00ebrballen me sukses me \u00e7do problem t\u00eb gjuh\u00ebsis\u00eb shqiptare. Katedra me rezultate t\u00eb shquara ka edhe n\u00eb vendet ballkanike, t\u00eb Evrop\u00ebs Lindore, Rusis\u00eb etj. T\u00eb gjitha ato kan\u00eb kontribuar n\u00eb studimin jo vet\u00ebm t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe, por edhe t\u00eb deg\u00ebve t\u00eb tjera albanologjike. N\u00eb Austri, ku ndodhem un\u00eb, nuk ka pasur kurr\u00eb kated\u00ebr t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe. Atje m\u00ebsimdh\u00ebnia e shqipes ka qen\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta. N\u00eb vitin 2010 u mbyll edhe kursi i fundit p\u00ebr m\u00ebsimin e shqipes n\u00eb Universitetin e Vjen\u00ebs. Nj\u00eb problem i shqipes \u00ebsht\u00eb se duke p\u00ebrfaq\u00ebsuar nj\u00eb deg\u00eb m\u00eb vete n\u00eb kuadrin e familjes indoevropiane nuk mund t\u00eb integrohet n\u00eb institutet e tjera, si\u00e7 jan\u00eb ato t\u00eb Romanistik\u00ebs, Sllavistik\u00ebs, Bizantinistik\u00ebs etj. Megjithat\u00eb duhet t\u00eb gjendet nj\u00eb zgjidhje. N\u00eb Austri sipas disa t\u00eb dh\u00ebnave jetojn\u00eb rreth 80.000 shqipfol\u00ebs dhe Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb pothuajse nj\u00eb vend fqinj p\u00ebr Austrin\u00eb. Megjithat\u00eb nuk shoh ndonj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb krijuar ndonj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr studimin e gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Problemi kryesor n\u00eb koh\u00ebn ton\u00eb \u00ebsht\u00eb mungesa e mjeteve financiare&#8221;.<\/p>\n<p><strong>Si i ndieni dhe i ndiqni debatet e fundit mbi gjuh\u00ebn shqipe n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb?\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>&#8220;Kjo nuk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e leht\u00eb, por mundohem t&#8217;i ndjek. I vler\u00ebsoj shum\u00eb mendimet e koleg\u00ebve t\u00eb huaj, sepse ata kan\u00eb nj\u00eb k\u00ebnd tjet\u00ebr v\u00ebshtrimi&#8221;.<\/p>\n<p><strong>(er.nu\/Milosao\/GSH\/BalkanWeb)<\/strong> 13 Gusht 2013<\/td>\n<\/tr>\n<\/tbody>\n<\/table>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ina Arapi: Shqipja e shkruar ishte q\u00eb para \u201cMesharit\u201d t\u00eb Buzukut Nga:\u00a0BEN ANDONI Intervist\u00eb me Dr. Mag. Ina Arapi, studiuesen e njohur t\u00eb shqipes n\u00eb Austri. Ajo argumenton p\u00ebr Milosaon disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb historis\u00eb s\u00eb gjuh\u00ebs shqipe. Mes tyre, argumentin se shkrimi i Buzukut, t\u00eb b\u00ebn t\u00eb mendosh se shqipja shkruhej edhe m\u00eb p\u00ebrpara, por&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"class_list":["post-3246","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-kritike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3246","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3246"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3246\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3247,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3246\/revisions\/3247"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3246"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3246"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3246"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}