{"id":322,"date":"2012-03-17T19:36:52","date_gmt":"2012-03-17T19:36:52","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=322"},"modified":"2012-03-17T19:36:52","modified_gmt":"2012-03-17T19:36:52","slug":"kur-fytyra-te-se-kaluares-rreken-te-jene-percaktuese-te-se-arthmes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=322","title":{"rendered":"Kur fytyra t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs rreken t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrcaktuese t\u00eb s\u00eb arthmes\u2026"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/03\/Mesila-D-1.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-323\" title=\"Mesila D 1\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/03\/Mesila-D-1-300x278.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"278\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/03\/Mesila-D-1-300x278.jpg 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/03\/Mesila-D-1.jpg 720w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Kur fytyra t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs rreken t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrcaktuese t\u00eb s\u00eb arthmes\u2026<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><strong>Bised\u00eb me Mesila Doden<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><strong>Edhe pse n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb impenjimesh politike dhe p\u00ebrsonale, Revista \u201c Kuvendi\u201d n\u00eb Michigan, realizoi nj\u00eb bised\u00eb me t\u00eb deputeten e njohur Mesila Doda, e cila gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs ka q\u00ebn\u00eb nj\u00eb d\u00ebr politikanet m\u00eb aktive, kur b\u00ebh\u00ebt fjal\u00eb p\u00ebr qendrime politike n\u00eb rrethana t\u00eb nd\u00ebrlikuara. Sinqerisht e falnderojm\u00eb p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb na krijoi t\u00eb bisedonim me t\u00eb!<\/strong><\/p>\n<p><strong>Kush eshte Mesila Doda, ve\u00e7\u00ebse politikane e njohur tashme e prononcuar disa here ne favor te reformave demokratike ne parlament dhe jasht tij?<!--more--><\/strong><\/p>\n<p>Besoj se q\u00ebnja n\u00eb politik\u00eb nuk ndryshon thelbin e asaj q\u00eb un\u00eb jam, n\u00ebn\u00eb e dy f\u00ebmijve, bashk\u00ebshorte, bij\u00eb&#8230;th\u00ebn\u00eb m\u00eb thjesht\u00eb politika \u00ebsht\u00eb profesion dhe pse k\u00ebrkon gjith\u00eb pasionin t\u00ebnd p\u00ebr ta p\u00ebrmbushur m\u00eb s\u00eb miri&#8230;.ajo q\u00eb ne jemi nuk p\u00ebrkufizohet thjesht nga profesioni, por nga ajo q\u00eb me durim dhe p\u00ebrkushtim nd\u00ebrtojm\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs son\u00eb.<br \/>\n<strong>Cila eshte femijeria dhe rinia juaj?<\/strong><\/p>\n<p>F\u00ebmij\u00ebri e qet\u00eb! Jam m\u00eb e vogla e nj\u00eb familje me shum\u00eb motra dhe v\u00ebllez\u00ebr. Kam filluar shkoll\u00ebn fillore shum\u00eb her\u00ebt, n\u00eb mosh\u00ebn 3 vje\u00e7 e gjys\u00ebm, m\u00eb pas kam studjuar n\u00eb gjimnazin Ismail Qemali n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb Fakultetin Ekonomik n\u00eb Tiran\u00eb. Studimet e mia kan\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb Rom\u00eb, n\u00eb universitetin Urbaniana ku kam kryer fakultetin e filozofise, nj\u00eb nga eksperiencat e mia m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb formimin tim intelektual dhe shpirt\u00ebror.<br \/>\n<strong>Keni studiuar per filozofi. Si ndjehet Mesila ne profesionin e saj dhe si punon ne kete drejtim?<\/strong><\/p>\n<p>Puna ime prej vitesh ka qen\u00eb e fokusuar n\u00eb media dhe marrdh\u00ebniet e saj me institucionet. Politika \u00ebsht\u00eb hapi im i fundit i nd\u00ebrmarr\u00eb, nj\u00eb eksperienc\u00eb sigurisht mbresl\u00ebn\u00ebse. Filozofia t\u00eb jep nj\u00eb qasje formuese dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb m\u00eb duhet t\u00eb pohoj ndikimin e saj t\u00eb madh n\u00eb gjith\u00eb formimin tim. T\u00eb njoh\u00ebsh ecjen e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb mendimi njerzor ka kryer p\u00ebrgjat\u00eb viteve, kategorit\u00eb me t\u00eb cilat operon q\u00ebnja njerzore \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ndihmes\u00eb e madhe p\u00ebr \u00e7do njeri, nd\u00ebrsa p\u00ebr at\u00eb q\u00eb zgjedh t\u00eb merret me politik\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb thelb\u00ebsore.<br \/>\n<strong>Cilat ishin shkaqet q\u00eb ju \u00e7uan te politika?<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong>Un\u00eb b\u00ebj pjes\u00eb n\u00eb at\u00eb grupim t\u00eb rinjsh t\u00eb viteve 90&#8242; q\u00eb quhet Brezi i Dhjetorit. Pak si p\u00ebr destin, t\u00eb gjith\u00eb kemi qen\u00eb t\u00eb sh\u00ebnjuar nga nj\u00eb vetdije m\u00eb e madhe se personale dhe pjesmarrja n\u00eb l\u00ebvizjen studentore na dhuroi nj\u00eb dimension antikonformizmi, nj\u00eb sens sigurie dhe guximi q\u00eb do na shoq\u00ebronin p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs. Brezi i student\u00ebve t\u00eb dhjetorit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grupim idealist\u00ebsh q\u00eb besojn\u00eb se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb meriton nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ide kan\u00eb luftuar me mjete politike dhe pacifiste dhe kan\u00eb sakrifikuar. Un\u00eb besoj se t\u00eb q\u00ebnit pjes\u00eb e k\u00ebtij mentaliteti q\u00eb nuk pajtohet me nj\u00eb realitet t\u00eb sh\u00ebmtuar por k\u00ebrkon ta ndryshoj\u00eb edhe kur kjo duket e pamundur, \u00ebsht\u00eb zanafilla e pjesmarrjes sime n\u00eb politik\u00eb.<br \/>\n<strong>Si mendoni se duhet &#8220;shmangur&#8221; e kaluara, me oportunitet, me harrese, me kerkese faljeje apo me hapjen e dosjeve?<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb kam deklaruar qysh n\u00eb fillim se vet\u00ebm hapja e dosjeve do mund t\u00eb krijonte kushtet p\u00ebr paqe sociale n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Kemi nj\u00eb klan njerzish n\u00eb pushtet p\u00ebr afro gjysm\u00eb shekulli q\u00eb kan\u00eb vrar\u00eb, dhunuar dhe persekutuar 2\/3 e shqiptarve. T\u00eb b\u00ebsh sikur kjo nuk egziston, t\u00eb mbyll\u00ebsh syt\u00eb para k\u00ebtij fakti do t\u00eb thot\u00eb ti lejosh ende t\u00eb pushtetshme klikat klanore komuniste. E kaluara b\u00ebhet e parrezikshme vet\u00ebm kur njerzit i m\u00ebsojn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetat rreth saj. Ky vrap i marr\u00eb nga ish-hetues, ish-prokurore e ish-nomenklatura t\u00eb rregjimit, q\u00eb sot rreken ti ofrojn\u00eb nj\u00eb vel paprekshm\u00ebrie, nuk b\u00ebn gje tjet\u00ebr vec fsheh krimet dhe fytyr\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb diktatur\u00ebs duke e b\u00ebr\u00eb ende m\u00eb kanos\u00ebse. Jemi nj\u00eb prej t\u00eb paktave kombe q\u00eb nuk dim\u00eb ende t\u00eb v\u00ebrtetat e historis\u00eb son\u00eb, nuk dim\u00eb sa dhe si u vran\u00eb, nuk dim\u00eb ku jan\u00eb eshtrat e t\u00eb vrar\u00ebve, kush i egzekutoi, kush i ndihmoi, nuk dim\u00eb ende pse dhe si u privua ky komb nga nj\u00eb histori progresi p\u00ebr 50 vjet. Akoma m\u00eb keq, fytyrat e s\u00eb kaluar\u00ebs dhe pjellat e tyre politike e biologjike rreken t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrcaktuesit e fatit politik t\u00eb s\u00eb ardhmes. Ndaj k\u00ebtij fenomeni nuk mund t\u00eb jemi indiferent. Vendi ka nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhme, jo p\u00ebr t\u00eb kaluar q\u00eb rreket t\u00eb tregoj\u00eb se tash \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmirsuar e demokratizuar.<\/p>\n<p><strong>Pse pengohet hapja e dosjeve dhe si mendoni per kete problem?<\/strong><\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ka kaluar nj\u00eb koh\u00eb e gjat\u00eb n\u00eb komunizem, jan\u00eb gjysm\u00eb shekulli bashkjetes\u00eb me diktatur\u00ebn. Komunizmi la em\u00ebrtesat e tij kudo, n\u00eb politik\u00eb, drejt\u00ebsi, por mbi t\u00eb gjitha la nj\u00eb vul\u00eb t\u00eb fort\u00eb n\u00eb vetdijen komb\u00ebtare. Shqiptar\u00ebt dhan\u00eb t\u00eb gjitha shenjat q\u00eb nuk munden m\u00eb kurrsesi t\u00eb pranojn\u00eb diktatur\u00ebn, por trashigimia politike e ardhur nga Partia e Pun\u00ebs rezistoi dhe u rimish\u00ebrua n\u00eb formimin e Partis\u00eb Socialiste. Ka te drejt\u00eb Edi Rama kur thot\u00eb p\u00ebr nj\u00eb Rilindje t\u00eb re, \u00ebsht\u00eb shprehja e d\u00ebshir\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb Rilindje t\u00eb re t\u00eb komunizmit shqiptar. Ka ende kudo drejtues t\u00eb sistemit, ish-antare e kandidat t\u00eb Komitetit Qendror sot krer\u00eb t\u00eb PS, bij t\u00eb tyre q\u00eb sot jan\u00eb po ashtu vendimarr\u00ebs n\u00eb kryesin\u00eb e PS, dhe mbi t\u00eb gjitha nj\u00eb tendenc\u00eb e mentalitet p\u00ebr t\u00eb kontrolluar e uzurpuar cdo segment pushteti e vecan\u00ebrisht at\u00eb t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Ja pse them se kjo do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb betej\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, e mbushur me urrejtje e pa asnj\u00eb parim nga ana e tyre&#8230;<\/p>\n<p><strong>A duhen hetuar me pare se 21 Janari, 9 Janari i 2004-es, ku qeveria e socialkomunisteve i vrau dhe i la pa varre me dhjetra shqiptar\u00eb, apo shume rasteve te tjera?<\/strong><\/p>\n<p>Ju p\u00ebrmendni nj\u00eb ngjarje tjet\u00ebr t\u00eb dhimbshme p\u00ebr shqiptar\u00ebt, ngjarje n\u00eb t\u00eb cilat shteti ka b\u00ebr\u00eb sehir tek shihte q\u00eb vdisnin qytetar\u00eb t\u00eb tij, t\u00eb cilat nuk kan\u00eb asgj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me 21 Janarin, i cili ishte nj\u00eb akt dhune n\u00eb fytyr\u00ebn e shtetit, nj\u00eb p\u00ebrpjekje e past\u00ebr p\u00ebr marrjen e pushtetit me dhun\u00eb. Mendoj se \u00e7do ngjarje n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn humbin jet\u00ebt njerzore ja vlen t\u00eb hetohet v\u00ebrtet\u00ebsisht, thell\u00ebsisht, paan\u00ebsisht.<br \/>\n<strong>Te ndalemi pak me gjate te 21 Janari. Pse pikerisht ne kete demostrate drejtuesit socialkomunist u fshehen, ndersa ne te gjitha demostratat e tjera u prinin atyre mjeranve qe i cuan ne rruget pa krye te interesave te tyre?<\/strong><\/p>\n<p>Mendoj se ngjarje t\u00eb tilla kan\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb zbardhen. 21 Janari \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tentativ\u00eb e mirorganizuar nga segmenti krimi t\u00eb pushtetit t\u00eb dikursh\u00ebm s\u00eb bashku me krimin ordiner t\u00eb rrug\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbysur me dhun\u00eb pushtetin e dal\u00eb nga vota e shqiptarve. Asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Po hetohen pasojat e k\u00ebsaj ngjarje, por pa u zbardhur organizator\u00ebt, sponsorizuesit, urdh\u00ebruesit, ideator\u00ebt, nuk do mundet kurrsesi t\u00eb zbardhet e v\u00ebrteta e 21 Janarit. Thuhet se prijsat rrin\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb krye t\u00eb turm\u00ebs, nd\u00ebrsa kasap\u00ebt n\u00eb fund. Nga kjo mund t\u00eb kuptojm\u00eb qart\u00eb rolin e drejtuesve t\u00eb asaj proteste t\u00eb dhunshme, t\u00eb cil\u00ebt i morr\u00ebn njerzit dhe I p\u00ebrdor\u00ebn mish p\u00ebr top.<\/p>\n<p><strong>Ne cilin vend te botes, sulmohet qeveria dhe ruajtsit e rendit heshtin? Ne Amerike vetem te levizesh duart nga timoni kur te ndalon polici, qellohesh pa u paralajmeruar?<\/strong><\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/03\/mesila-ne-parlament1.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-325\" title=\"mesila ne parlament\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/03\/mesila-ne-parlament1.png\" alt=\"\" width=\"800\" height=\"533\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/03\/mesila-ne-parlament1.png 800w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/03\/mesila-ne-parlament1-300x199.png 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 800px) 100vw, 800px\" \/><\/a><br \/>\nPyetja juaj shkon krejt\u00ebsisht n\u00eb llogjik\u00ebn e shpjegimit t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrm. M\u00eb duket \u00e7menduri kur kryetari i PS deklaron se policia i provokoi turmat, ndoshta don t\u00eb thot\u00eb q\u00eb thjesht m\u00eb prezenc\u00ebn e tyre irritoheshin huligan\u00ebt e mercenar\u00ebt e paguar. Sipas mendimit tim policia ka qen\u00eb n\u00eb krye t\u00eb detyr\u00ebs, madje ka toleruar shm\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se\u00e7 i takonte dhunuesit e institucioneve.<\/p>\n<p><strong>Disa pyetje jasht politikes dhe jetes shoqerore?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Si ndjehet Mesila familjare, si e kalon kohen e lire, etj?Kush eshte Mesila &#8211; nene dhe cfare pelqen nga bota e femijeve? <\/strong><\/p>\n<p>Jeta ime familjare \u00ebsht\u00eb padyshim oazi im i qet\u00ebsis\u00eb. Jam n\u00ebn\u00eb e dy f\u00ebmijve, Jon dhe Hana, t\u00eb cil\u00ebt si p\u00ebr cdo n\u00ebn\u00eb edhe p\u00ebr mua jan\u00eb burim lumturie.T\u00eb gjitha pasditet e lira dhe fundjavat jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrkushtim t\u00eb familjes dhe f\u00ebmijve. Kur kemi koh\u00eb t\u00eb lir\u00eb gatuajm\u00eb \u00ebmb\u00eblsira s\u00eb bashku me vajz\u00ebn Han\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb ende e vog\u00ebl 7 vje\u00e7e, nd\u00ebrsa n\u00eb fundjava jemi thuajse gjithnj\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje bashk\u00eb me bashk\u00ebshortin tim Enkelin dhe djalin Jonin qe tashm\u00eb konsiderohet i rritur pasi \u00ebsht\u00eb 17 vje\u00e7. T\u00eb jesh n\u00ebn\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dhurat\u00eb unike, m\u00eb e madhja q\u00eb na jep Hyu, ndaj duhet konsideruar si pjes\u00eb e hirit t\u00eb tij nd\u00ebr ne. Ne rritemi bashk\u00eb me f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb, pasi t\u00eb jetosh me ta \u00ebsht\u00eb si t\u00eb kryesh nj\u00eb ecje shpirt\u00ebrore n\u00eb f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb t\u00ebnde e t\u00eb kompletohesh me ato dhunti q\u00eb ende nuk i ke prekur. Ja pse them q\u00eb m\u00ebm\u00ebsia \u00ebsht\u00eb dhurata m\u00eb e madhe q\u00eb na jepet, esht\u00eb mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb krijuar jet\u00eb e p\u00ebr ta rritur at\u00eb.<br \/>\n<strong>Nese do te kishe mundesine, cdo te beje per femijet shqiptare?<\/strong><\/p>\n<p>Ka ende shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb trazuar, nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi shoq\u00ebror, psikologjik e ekonomik. P\u00ebr fat t\u00eb keq ende nuk ka nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb kompletuar p\u00ebr ti ardhur n\u00eb ndihm\u00eb k\u00ebtyre f\u00ebmijve n\u00eb nevoj\u00eb. Nj\u00eb politik\u00eb shum\u00eb m\u00eb agresive p\u00ebr kompletimin e q\u00ebndrave sociale p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb shfryt\u00ebzohen, duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb rend t\u00eb dit\u00ebs. \u00ebsht\u00eb e padurueshme dukuria e lypjes apo e shfyt\u00ebzimit t\u00eb f\u00ebmijve. Gjith\u00eb v\u00ebmendja e shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrq\u00ebndrohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, pasi kjo p\u00ebrcakton dukurit\u00eb e ardhshme t\u00eb kriminalitetit e \u00e7rregullimeve sociale.<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/03\/Mesila-D.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-328\" title=\"Mesila D\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/03\/Mesila-D.jpg\" alt=\"\" width=\"444\" height=\"610\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/03\/Mesila-D.jpg 444w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/03\/Mesila-D-218x300.jpg 218w\" sizes=\"auto, (max-width: 444px) 100vw, 444px\" \/><\/a><br \/>\n<strong>Kush eshte Mesila grua, shtepiake dhe amvise? Cfare gatuan me mire dhe cfare te pelqehet nga burri dhe femijet?<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong>Gatuaj shum\u00eb dhe mir\u00eb, por jo \u00e7do dit\u00eb. F\u00ebmij\u00ebt p\u00eblqejn\u00eb vecan\u00ebrisht pastat e mbushura, lazanjet ose kanelonet dhe \u00ebmb\u00eblsirat, kurse im shoq Enkeli pjatat e dyta, peshkun dhe mishin. Gjithsesi per ta deklaruar si sekretin tim t\u00eb vog\u00ebl, guzhina \u00ebsht\u00eb hobby im. Kur jam e tensionuar shum\u00eb her\u00eb filloj t\u00eb gatuaj dhe stresi shkarkohet rrug\u00ebs. P\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj terapie!<br \/>\n<strong>Formimi juaj kulturor , a lexoni dhe cfare u pelqen nga artet?<\/strong><\/p>\n<p>Lexoj ende!!! Lexoj ende Filozofi(ves i mbetur nga shkollimi), vecan\u00ebrisht temat e filozofis\u00eb politike, eseistik\u00eb, libra historik\u00eb por edhe libra artistik\u00eb. M\u00eb p\u00eblqen shum\u00eb let\u00ebrsia e autorve latin\u00eb, Markes, Alliende, Coelcho dhe s\u00eb fundi jam e mahnitur nga nj\u00eb autor relativisht t\u00eb ri barcelonez, Carlos Ruis Zaffon i cili duket se do rradhitet n\u00eb plejad\u00ebn e m\u00eb t\u00eb mireve. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb let\u00ebrsi e mahnitshme q\u00eb t\u00eb thith brenda pasionit e misticizmit t\u00eb saj, ndaj p\u00ebrpiqem t\u00eb mos humbas librat e rinj t\u00eb tyre.<\/p>\n<p><strong>A i pelqeni sportet dhe a jeni tifoze e ndonje skuadre apo lojtari?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb fakt nuk jam tifoze fare! M\u00eb p\u00eblqen t\u00eb d\u00ebgjoj q\u00eb Shqip\u00ebria ka fituar ndeshje por kjo thjesht si ndjeshm\u00ebri komb\u00ebtare&#8230;nuk jam njeri q\u00eb ndjek sportet dhe as skuadrat&#8230;.nuk e di, ndoshta \u00ebsht\u00eb dhe defekt&#8230;t\u00eb vetmet aktivitete q\u00eb ndjek me k\u00ebnaq\u00ebsi jan\u00eb garat olimpike t\u00eb notit dhe patinazhit si edhe ndonje disiplin\u00eb atletike.<br \/>\n<strong>Le te kthehemi prape te politika, pasi sic thote nje shprehje e urte:&#8221; Ku dhemb dhembi vete gjuha&#8221;. Si i parashikoni zgjedhjet e vitit te ardhshem?<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb jam optimiste p\u00ebr zgjedhjet e vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm. Gjat\u00eb k\u00ebtyre 7 viteve \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pun\u00eb e jasht\u00ebzakonshme, jan\u00eb sh\u00ebnuar arritje politike t\u00eb m\u00ebdha, liberalizimi i vizave, antar\u00ebsimi n\u00eb NATO, kemi nj\u00eb ekonomi t\u00eb konsoliduar megjith\u00eb vitet e v\u00ebshtira ekonomike q\u00eb po p\u00ebrjeton ekonomia globale, kemi nj\u00eb v\u00ebm\u00ebndje m\u00eb t\u00eb madhe ndaj shtresave n\u00eb nevoj\u00eb, dhe mbi t\u00eb gjitha kemi kompletuar nj\u00eb infrastruktur\u00eb rrugore, i kemi b\u00ebr\u00eb dhurat\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb vendit, e kemi pajisur me nj\u00eb rrjet rrugor q\u00eb e rrit shpejt\u00ebsin\u00eb mesatare t\u00eb l\u00ebvizjes me dy deri trefishin e shpejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb l\u00ebvizjes deri para disa vitesh. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00eb leht\u00ebsim dhe zhvillim por e njehson vendin si nj\u00eb korridor i fuqish\u00ebm i l\u00ebvizjes s\u00eb njerzve dhe mallrave. Un\u00eb besoj q\u00eb ky \u00ebsht\u00eb vizion p\u00ebr t\u00eb ardhmen, ndaj besoj se edhe shqiptar\u00ebt do e \u00e7mojn\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrkushtim t\u00eb madh t\u00eb k\u00ebsaj maxhorance n\u00eb qeverisje.<br \/>\n<strong>A ka nevoje Partia Demokratike per ndonje reforme te brendeshme?<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Kemi nevoj\u00eb t\u00eb ristrukturojme deg\u00ebt e Partis\u00eb dhe t\u00eb fillojm\u00eb urgjentisht pun\u00ebn me strukturat e baz\u00ebs dhe t\u00eb qendr\u00ebs. P\u00ebrsa i p\u00ebrket m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb funksionimit un\u00eb besoj se t\u00eb majt\u00ebt duke patur nj\u00eb tradit\u00eb m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb e m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr jan\u00eb m\u00eb konstant se ne. Duhet t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb pun\u00ebn e p\u00ebrditshme me strukturat, iniciativat dhe thithjen e t\u00eb rinjve dhe personave deri tani t\u00eb mosangazhuar apo t\u00eb m\u00ebnjanuar. Ne kemi nevoj\u00eb p\u00ebr pun\u00eb konkrete, t\u00eb p\u00ebrditshme dhe ekskluzive p\u00ebr t\u00eb rigjall\u00ebruar strukturat tona baz\u00eb. \u00ebsht\u00eb e natyrshme q\u00eb nj\u00eb maxhoranc\u00eb i p\u00ebrq\u00ebndron energjit\u00eb e saj n\u00eb egzekutiv, por baza jon\u00eb jan\u00eb ata qindra mijra militant\u00eb q\u00eb punojn\u00eb dit\u00eb e nat\u00eb p\u00ebr fitoren e PD. Ky duhet t\u00eb jet\u00eb fokusi i pun\u00ebs ton\u00eb t\u00eb ardhshme.<\/p>\n<p><strong>Kete vit kemi zgjedhjen e Presidentit, kush mund te ishte kandidati juaj me i favorshem dhe me i pershtatshem?<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb fakt kjo c\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb thuajse burim konstant thashethemnaje, duke arritur vet\u00ebm nj\u00eb objektiv&#8230;t\u00ebrheqjen e v\u00ebmendjes nga problemet e dit\u00ebs, nga prioritetet q\u00eb duhet t\u00eb votojm\u00eb, nga reformat q\u00eb duhet t\u00eb plot\u00ebsojm\u00eb&#8230;dhe reduktimin e \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb deklarata emrash. Un\u00eb besoj se emri i Presidentit do t\u00eb dal\u00eb nga nj\u00eb vendim politik i kryesis\u00eb s\u00eb PD. T\u00eb abuzosh me emra t\u00eb p\u00ebrve\u00e7\u00ebm nuk m\u00eb duket tjet\u00ebr vecse miopi politike. Emri q\u00eb do dal\u00eb pas nj\u00eb vendimarrje dhe dialogu politik brenda maxhoranc\u00ebs, do jet\u00eb padyshim presidenti i ardhsh\u00ebm i vendit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong><em>Bisedoi: Pjeter Jaku<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Detroit, Mars 2012<\/em><\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kur fytyra t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs rreken t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrcaktuese t\u00eb s\u00eb arthmes\u2026 \u00a0Bised\u00eb me Mesila Doden \u00a0Edhe pse n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb impenjimesh politike dhe p\u00ebrsonale, Revista \u201c Kuvendi\u201d n\u00eb Michigan, realizoi nj\u00eb bised\u00eb me t\u00eb deputeten e njohur Mesila Doda, e cila gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs ka q\u00ebn\u00eb nj\u00eb d\u00ebr politikanet m\u00eb aktive, kur b\u00ebh\u00ebt fjal\u00eb&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-322","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-intervista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/322","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=322"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/322\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":330,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/322\/revisions\/330"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=322"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=322"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=322"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}