{"id":3192,"date":"2013-08-02T14:52:12","date_gmt":"2013-08-02T14:52:12","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3192"},"modified":"2013-08-02T14:53:34","modified_gmt":"2013-08-02T14:53:34","slug":"deshmite-torturat-ndaj-femrave-ne-burgje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3192","title":{"rendered":"D\u00ebshmit\u00eb, torturat ndaj femrave n\u00eb burgje"},"content":{"rendered":"<div>\n<p><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/08\/kalvari-i-grave.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-3193\" title=\"Milada HOR\u00c1KOV\u00c1 - proces - v\u00fdslech - soud(V\u00fd\u00f8ez!!!)\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/08\/kalvari-i-grave.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" height=\"361\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/08\/kalvari-i-grave.jpg 500w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/08\/kalvari-i-grave-300x216.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 500px) 100vw, 500px\" \/><\/a>Nga Valeria Dedaj<\/strong><\/p>\n<\/div>\n<div><\/div>\n<div><strong>\u201cKalvari i grave n\u00eb burgjet e komunizmit\u201d nj\u00eb botim me d\u00ebshmi nga rr\u00ebfimet e grave q\u00eb vuajt\u00ebn n\u00eb burgjet dhe kampet komuniste\u00a0<!--more--><\/strong><\/div>\n<div><\/div>\n<div>\u00a0-\u201cKalvari i grave n\u00eb burgjet e komunizmit\u201d e autores Fatbardha Sara\u00e7i (Mulletin), nj\u00eb botim q\u00eb p\u00ebrfshin rr\u00ebfimin e grave q\u00eb vuajt\u00ebn n\u00eb kampet dhe burgjet komuniste. Fatbardha Sara\u00e7i vendos kontributin e jet\u00ebs s\u00eb saj p\u00ebr 20 vite radhazi duke zbardhur d\u00ebshmi n\u00eb rreth 600 faqe lib\u00ebr. Ngjarje t\u00eb v\u00ebrteta q\u00eb i japin jet\u00eb mij\u00ebra vajzave dhe grave q\u00eb mbajt\u00ebn t\u00eb fshehura vuajtjet n\u00eb kampet e diktatur\u00ebs. Sara\u00e7i sjell shifra konkrete rreth k\u00ebtyre ngjarjeve.\u00a0 N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u201cShekullin\u201d, Fatbardha Sara\u00e7i tregon se me apo pa gjyq p\u00ebr motive politike jan\u00eb pushkatuar 450 gra, jan\u00eb burgosur 7367, jan\u00eb internuar 20,000 familje, kan\u00eb vdekur n\u00eb internim 7022 qytetar\u00eb, q\u00eb nga f\u00ebmij\u00eb deri t\u00eb moshuar. \u201cVet\u00ebm n\u00eb qytetin e Shkodr\u00ebs jan\u00eb 4000 familje q\u00eb nuk i kan\u00eb gjetur eshtrat e t\u00eb pushkatar\u00ebve kjo dometh\u00ebn\u00eb se n\u00ebnat e tyre nuk e kan\u00eb pasur mund\u00ebsin t\u00eb vendosnin nj\u00eb lule, n\u00eb nj\u00eb varr\u00eb\u201d, thot\u00eb Sara\u00e7i.<\/div>\n<div>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>\u201cKalvari i grave n\u00eb burgjet e komunizmit\u201d nj\u00eb botim q\u00eb p\u00ebrfshin tre v\u00ebllime me d\u00ebshmit\u00eb dhe rr\u00ebfimet e grave q\u00eb vuajt\u00ebn n\u00eb burgjet dhe kampet komuniste. M\u00eb \u00e7far\u00eb materialesh arkivore keni punuar p\u00ebr realizimin e k\u00ebtij libri?<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Libri ka lindur q\u00eb nga f\u00ebmij\u00ebria ime. U rrita me t\u00eb nd\u00ebr vite, ashtu sikurse u rrita me dhimbjen n\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb. Fillimisht shkruaja n\u00eb zemr\u00ebn time, n\u00eb trurin dhe shpirtin tim, brenda vetes p\u00ebr \u00e7do moment, ngjarje, dhimbje dhe vuajtje. K\u00ebtu e zuri zanafill\u00ebn libri me ngjarje nga jeta e t\u00eb presekutuar\u00ebve. Jeta jon\u00eb p\u00ebrjashtonte \u00e7do logjik\u00eb njer\u00ebzore, ishte ferri Dantesk\u00eb me rrath\u00ebt e tij t\u00eb tmerrsh\u00ebm n\u00eb realitetin komunist. Mbasi fituam t\u00eb drejt\u00ebn e fjal\u00ebs dhe t\u00eb shprehjes, arrita t\u00eb shkruaj. Kam 20 vjet q\u00eb punoj p\u00ebr t\u00eb. Femrat e shtres\u00ebs s\u00eb t\u00eb presekutuar\u00ebve politike kan\u00eb vuajtur shum\u00eb. Ato vuajtjen e mor\u00ebn me vete n\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsi, por lan\u00eb pas dhimbjen e madhe dhe pa pakufi. N\u00eb lib\u00ebr tregoj jet\u00ebt reale t\u00eb n\u00ebnave, grave, vajzave, f\u00ebmij\u00ebve dhe foshnjave q\u00eb e p\u00ebrjetuan deri n\u00eb palc\u00eb luft\u00ebn e klasave, q\u00eb un\u00eb e quaj racizmin komunist shqiptar \u201csui generis\u201d, se \u00ebsht\u00eb m\u00eb i ve\u00e7anti nga vendet e tjera t\u00eb kampit socialist. Kur shteti s\u2019mundi t&#8217;ia dilte me burrat u kap me familjet e tyre, me grat\u00eb dhe f\u00ebmij\u00ebt. Shum\u00eb prej tyre i mbajt\u00ebn n\u00eb internim deri me r\u00ebnien e regjimit komunist.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>N\u00eb lib\u00ebr prezantohen fakte reale t\u00eb nd\u00ebrthurura n\u00ebp\u00ebrmjet zhanrit letrar. P\u00ebrse keni zgjedhur k\u00ebt\u00eb trajt\u00eb rr\u00ebfimi?<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00ebse do t\u00eb shkruaja nj\u00eb roman t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb tem\u00eb, lexuesit nuk do t\u00eb m\u00eb besonin, mund t\u00eb mendonin se i kam shtuar ngjarjet nga mendja ime. Librin e kam punuar q\u00eb t\u00eb jet\u00eb i kuptuesh\u00ebm p\u00ebr brezin e ri, prandaj p\u00ebrdora histori reale t\u00eb grave q\u00eb kam njohur n\u00eb f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb time. Kam p\u00ebrdorur dialogun si nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb t\u00eb t\u00eb shkruarit, ku dhe e v\u00ebrteta del nga goja e tyre, n\u00eb vet\u00ebn e par\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mendova se b\u00ebhet m\u00eb i besuesh\u00ebm duke e shoq\u00ebruar dhe me fotografi.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Cila ka qen\u00eb historia m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb nga materialet q\u00eb keni botuar?<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>\u00c7do ngjarje p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb histori trondit\u00ebse me vete. Vajza t\u00eb reja t\u00eb torturuara n\u00ebp\u00ebr hetuesi, ku p\u00ebrdorej dhun\u00eb fizike, elektroshok etj, gra q\u00eb u jan\u00eb d\u00ebnuan apo u jan\u00eb burgosur burrat, v\u00ebllez\u00ebrit, djemt\u00eb (q\u00eb u ndoq\u00ebn me vite n\u00ebp\u00ebr kampet e pun\u00ebs skllav\u00ebrore). P\u00ebr mua historia m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb nga t\u00eb gjitha ngjarjet q\u00eb kam p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb lib\u00ebr \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nat\u00eb e fundit t\u00eb gushtit1949 ku n\u00eb kampin shfaros\u00ebs t\u00eb Tepelen\u00ebs vdiq\u00ebn 33 f\u00ebmij\u00eb, duke u ndar\u00eb nga jeta n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb. T\u00eb shumt\u00ebt ishin mirditor\u00eb. \u00c7\u2019kishin b\u00ebr\u00eb ata f\u00ebmij\u00eb, ato foshnje q\u00eb prisnin t\u00eb pinin qum\u00ebsht nga gjiri i n\u00ebn\u00ebs?! \u00c7\u2019pati shteti komunist me ta q\u00eb nuk i konsideronte shtetas shqiptar\u00eb? Por pjesa m\u00eb e dhimbshme \u00ebsht\u00eb zemra e atyre n\u00ebnave q\u00eb pranuan vdekjen e foshnjave.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>A mund t\u00eb flasim me shifra reale rreth ekzekutimeve, keqtrajtimit, apo d\u00ebnimeve t\u00eb llojeve t\u00eb tjera q\u00eb ka p\u00ebsuar femra shqiptare gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb komunizmit \u201844-\u201890?<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb nga faqet e librit kam shkruar bilancin p\u00ebr eg\u00ebrsin\u00eb e krimit komunist. P\u00ebr motive politike me apo pa gjyq jan\u00eb pushkatuar 450 gra, burgosur 7367, internuar 20,000 familje dhe kan\u00eb vdekur n\u00eb internim 7022 qytetar\u00eb, f\u00ebmij\u00eb e t\u00eb moshuar. Vet\u00ebm n\u00eb qytetin e Shkodr\u00ebs 4000 familje nuk i kan\u00eb gjetur eshtrat e t\u00eb pushkatar\u00ebve, n\u00ebnat e tyre nuk e kan\u00eb pasur mund\u00ebsin t\u00eb vendosnin nj\u00eb lule ne varr\u00eb&#8230;Shifrat jan\u00eb t\u00eb paimagjinueshme p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn sesi lufta e klas\u00ebs u zhvillua n\u00eb vendin ton\u00eb. N\u00ebse ishte d\u00ebnuar nj\u00eb nga familjar\u00ebt, pasojat duhej t\u2019i vuante gjith\u00eb fisi. Grat\u00eb u kujdes\u00ebn p\u00ebr burrat e tyre n\u00ebp\u00ebr burgje, duke i ndjekur n\u00ebp\u00ebr kampet e pun\u00ebs, duke u d\u00ebrguar ushqime dhe mjekime. Ato iu kushtuan vet\u00ebm familjes, rrit\u00ebn f\u00ebmij\u00ebt dhe i edukuan, aq sa harruan se ishin t\u00eb reja dhe t\u00eb bukura. Kjo \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e bukur e k\u00ebtyre n\u00ebnave q\u00eb kaluan sakrifica, por dhuruan shum\u00eb dashuri aq sa mbet\u00ebn n\u00eb zemr\u00ebn ton\u00eb si heroina t\u00eb pavdekshme.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Nga ishin dhe \u00e7far\u00eb shtrese u p\u00ebrkisnin k\u00ebto vajza dhe gra?<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>U d\u00ebnuan femra t\u00eb shkolluara q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonin opozit\u00ebn. Si shembull p\u00ebr tu p\u00ebrmendur mbetet shkrimtarja Musine Kokolari, ajo ishte nj\u00eb nd\u00ebr ato q\u00eb ndihmonin rezistenc\u00ebn antikomuniste. Gjithashtu d\u00ebnoheshin vajza q\u00eb nuk pranonin idet\u00eb komuniste dhe ateizmin, d\u00ebnoheshin m\u00ebsuese, gjimnaziste p\u00ebr agjitacion dhe propagand\u00eb. Persekutimi ishte p\u00ebr t\u00eb gjitha shtresat e shoq\u00ebris\u00eb, vet\u00ebm sepse nga partia n\u00eb pushtet ishin cil\u00ebsuar familje reaksionar\u00ebsh. S\u00eb fundmi partia shtet d\u00ebnoi dhe femra t\u00eb kast\u00ebs komuniste, familjar\u00ebt e tyre u cil\u00ebsuan revizionist\u00eb. Vajza q\u00eb ishin rritur dhe n\u00eb bllokun e udh\u00ebheq\u00ebsve provuan internime, d\u00ebnime, ndarje nga burrat dhe rrit\u00ebn foshnjet n\u00eb internim.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Cilat kan\u00eb qen\u00eb arsyet pse nj\u00eb fem\u00ebr mund t\u00eb d\u00ebnohej asokohe?<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Jan\u00eb vrar\u00eb dhe d\u00ebnuar femra q\u00eb nuk iu n\u00ebnshtruan sistemit t\u00eb ri komunist, jan\u00eb d\u00ebnuar pa b\u00ebr\u00eb krime, por vet\u00ebm p\u00ebr agjitacion dhe propagand\u00eb politike etj. P\u00ebr shembull biologen Sebika Kasimati e kan\u00eb vrar\u00eb pa gjyq dhe e kan\u00eb varrosur n\u00eb nj\u00eb grop\u00eb, s\u00eb bashku me burrat n\u00eb shkurtin e vitit 1951.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrve\u00e7se hulumtuesja e k\u00ebsaj teme, ju jeni dhe pjes\u00eb e \u201ckalvarit t\u00eb p\u00ebrgjaksh\u00ebm\u201d q\u00eb kaloi mbi \u201cshpin\u201d familja juaj&#8230;\u00c7far\u00eb kujtoni nga ajo koh\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Un\u00eb jam pjes\u00eb e k\u00ebsaj shtrese, por librin se kam b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr familjen time. Familja ime, Mulleti u etiketua shum\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe kjo e ndoqi gjat\u00eb gjith\u00eb sistemit komunist. Libri p\u00ebrshkruan t\u00eb gjitha kampet e internimit, n\u00eb ve\u00e7anti kampin\u00a0 e Tepelen\u00ebs. N\u00eb vitin 1992 djali i xhaxhait Reshit Mulleti u kthye nga internimi. Ajo \u201cZonja Hajrie\u201d q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri gajaseshin s\u00eb qeshuri me t\u00eb, p\u00ebrjetoi vuajtje pafund n\u00eb internim, por q\u00ebndroi nj\u00eb grua besnike e ndershme, pun\u00ebtore, e pap\u00ebrkulur dhe n\u00eb ve\u00e7anti nj\u00eb n\u00ebn\u00eb e mrekullueshme p\u00ebr djalin e saj t\u00eb vet\u00ebm. Dhimbje t\u00eb madhe kam p\u00ebrjetuar kur shkova n\u00eb Sav\u00ebr t\u00eb Lushnjes, kur ajo ishte e s\u00ebmur. E gjeta n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb t\u00eb vog\u00ebl me llamarina, d\u00ebrrasa e kasht\u00eb, vuante n\u00eb mes t\u00eb lluc\u00ebs s\u00eb Myzeqes\u00eb. I kishte mbetur n\u00eb kujtes\u00eb sht\u00ebpia e babait t\u00eb saj, plot drit\u00eb dhe me shum\u00eb lule apo dhe jorgan\u00ebt e bardh\u00eb t\u00eb atllasit. Me imagjinat\u00eb ishte n\u00eb Tiran\u00ebn e saj, mbante mend adres\u00ebn e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb Vjen\u00eb, (dometh\u00ebn\u00eb atje ku kishte martes\u00ebn e saj) etj. Por tashm\u00eb \u00e7do gj\u00eb ishte fashitur, ajo n\u00eb vitin 1980 u nda nga jeta n\u00eb mosh\u00ebn 70 vje\u00e7e, n\u00eb nj\u00eb kasolle. Kjo komedi tek ne n\u00eb Shqip\u00ebri ka fituar \u00e7mimin \u201cNobel\u201d, e quajn\u00eb vep\u00ebr arti dhe \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb kaseta n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rruzullin tok\u00ebsor, e kan\u00eb marr\u00eb me vete emigrant\u00ebt q\u00eb t\u00eb qeshin, por djali i xhaxhit q\u00eb f\u00ebmij\u00eb, deri sa vdiq u \u201csha\u201d prej saj, me em\u00ebr real. Sistemi komunist u hakmor me nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb, i \u201cdhunoi\u201d t\u00eb drejtat e tij. K\u00ebto jan\u00eb vepra t\u00eb realizmit socialist q\u00eb jan\u00eb trumbetuar. Nd\u00ebrsa familja ime nuk u lejua t\u00eb jetoj\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn e kishte nd\u00ebrtuar babai. Na u grabit \u00e7do gj\u00eb, mbet\u00ebm pa nj\u00eb t\u00eb ardhme jetike, na d\u00ebrguan n\u00eb Kavaj\u00eb ku provuam vet\u00ebm baraka, kasolle dhe ahure. Kemi provuar luft\u00ebn e klas\u00ebs n\u00eb t\u00eb gjitha aspektet e jet\u00ebs&#8230; u rrit\u00ebm, u shkolluam, punuam dhe na d\u00ebbuan. Por ne u rrah\u00ebm me jet\u00ebn, u forcuam dhe nuk u dor\u00ebzuam asnj\u00ebher\u00eb, na shoq\u00ebroi dashuria p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin. Mir\u00ebsia e familjes s\u00eb mamas\u00eb nga Shkodra na dhuroi shum\u00eb dashuri dhe na dhe mund\u00ebsi shkollimi. M\u00eb shum\u00eb m\u00eb dhimbset jeta e babait, n\u00ebn\u00ebs dhe motr\u00ebs Donik\u00eb q\u00eb vdiq n\u00eb matur\u00eb t\u00eb vitit 1951.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Me botimin e k\u00ebtyre librave a mendoni se keni arritur q\u00eb t\u00eb transmetoni tek brezi i ri fakte mbi nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, q\u00eb deri m\u00eb sot as historian\u00ebt nuk e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ky lib\u00ebr \u00ebsht\u00eb me v\u00ebrtet\u00ebsi t\u00eb pamohueshme, t\u00eb pakund\u00ebrshtueshme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt kudo n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb. \u00cbsht\u00eb befasues p\u00ebr ata njer\u00ebz q\u00eb se kan\u00eb provuar apo se kan\u00eb besuar se kan\u00eb ndodhur k\u00ebto gj\u00ebra n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb ton\u00eb. Ky lib\u00ebr \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pik\u00eb uj\u00eb nga gjith\u00eb ai oqean vuajtjesh, sepse n\u00ebp\u00ebrmjet tij mund t\u00eb njihesh me plag\u00ebt e m\u00ebdha q\u00eb u krijuan n\u00eb diktatur\u00eb. Ky lib\u00ebr \u00ebsht\u00eb kundra harres\u00ebs, \u00ebsht\u00eb mbijetes\u00eb, kujtes\u00eb, d\u00ebshmi dhe shkrimi i saj. Mbijetesa nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm akt personal, por dhe detyr\u00eb mision p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar. \u00cbsht\u00eb detyr\u00eb shoq\u00ebrore fisnike, un\u00eb plot\u00ebsova nj\u00eb detyrim komb\u00ebtar t\u00eb domosdosh\u00ebm, sepse kujtesa \u00ebsht\u00eb pavdek\u00ebsi, por nj\u00ebherazi dhe histori q\u00eb t\u00eb mos harrohen sesi u mohuan t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb e njeriut, sepse harresa ka fatkeq\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrs\u00ebritjes s\u00eb t\u00eb keqes, n\u00eb forma t\u00eb ndryshme. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr shuplak\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb nuk na dhan\u00eb drejt\u00ebsi. Jet\u00ebt e tyre ishin tmerr dhe tortur\u00eb q\u00eb u kishte thurur shteti i tyre. Ishte heshtja e madhe ndaj s\u00eb keqes, z\u00ebri i vuajtjes, i dhimbjes i sh\u00ebmtimit, ishte periudha e tronditjes e vdekjes. Ishte brenga e madhe, sepse ishte burgosur fjala e zemrave. Eg\u00ebrsia e k\u00ebtij d\u00ebnimi kishte verbuar vet\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb dhe vdekjen. Se sa do t\u00eb transmetohet tek brezi i ri, at\u00eb nuk e di!! Un\u00eb e kam botuar librin p\u00ebr kujtes\u00eb, por sa do t\u00eb lexohet nuk e di!! Kjo i p\u00ebrket qytetar\u00ebve t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb ose jo t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb mendoni se duhet b\u00ebr\u00eb ende p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shtres\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb? Mendoni se kjo periudh\u00eb ka nevoj\u00eb dhe p\u00ebr forma t\u00eb tjera q\u00eb t\u00eb demonstroj\u00eb faktet reale t\u00eb k\u00ebsaj periudhe? P\u00ebr shembull sikurse \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar Muzeu i Krimeve t\u00eb Komunizmit n\u00eb Shkod\u00ebr.<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Pas 22 vitesh \u00ebsht\u00eb shum\u00eb von\u00eb t\u00eb mendohet se \u00e7\u2019mund t\u00eb b\u00ebhet p\u00ebr ata q\u00eb vuajt\u00ebn, shum\u00eb prej tyre e lan\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb. Te ne nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmuar krimi komunist, por \u00ebsht\u00eb hedhur manteli i heshtjes dhe i harres\u00ebs. Nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar falje nga ata q\u00eb i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebto krime, sepse ishin krime shtet\u00ebrore q\u00eb drejtoheshin nga kreu i aparatit t\u00eb KPPSH, dometh\u00ebn\u00eb nga diktatori dhe shkonte tek t\u00eb gjith\u00eb diktator\u00ebt q\u00eb drejtonin shtetin, Shqip\u00ebrin\u00eb time. Diktatura hoxhiste zgjati 46 vjet, ishte nj\u00eb holokaust i v\u00ebrtet\u00eb. Efektet e k\u00ebtij holokausti q\u00eb zgjati prej pes\u00eb dekadash jan\u00eb t\u00eb paimagjinueshme. Kjo koh\u00ebzgjatje e b\u00ebri tek ne komunizmin shum\u00eb \u00e7njer\u00ebzor. Un\u00eb thash\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn me an\u00ebn e pen\u00ebs sime, dometh\u00ebn\u00eb n\u00eb lib\u00ebr, por format e transmetimit t\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb v\u00ebrtete jan\u00eb t\u00eb shum\u00ebllojshme me an\u00eb t\u00eb filmit, muzik\u00ebs, piktur\u00ebs, skulptur\u00ebs, etj.\u00a0 N\u00eb ve\u00e7anti media \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb punon p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebruar shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare, kurse muzeumet jan\u00eb t\u00eb domosdoshme kur p\u00ebr to punohen nga njer\u00ebz dhe njoh\u00ebs t\u00eb mir\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj shtrese. Mendoj se duhet t\u00eb p\u00ebrfitojm\u00eb nga eksperienca gjermane, hungareze, \u00e7eke etj. Un\u00eb do doja q\u00eb shum\u00eb piktor\u00eb dhe skulptor\u00eb t\u00eb arrinin ta p\u00ebrjet\u00ebsonin vuajtjen mbijetes\u00ebn, shpres\u00ebn q\u00eb nuk vdes kurr\u00eb apo dhe lirin\u00eb kur heshtjes ndaj s\u00eb keqes i thot\u00eb ndal.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Sipas jush cili ka qen\u00eb fati i gruas n\u00eb diktatur\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb diktatur\u00eb femrat kan\u00eb studiuar, p\u00ebrparuar, emancipuar dhe kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb ndihmes\u00ebn e tyre n\u00eb shoq\u00ebri. Shoq\u00ebria jon\u00eb ka qen\u00eb e indokriminuar. N\u00eb \u00e7do aspekt t\u00eb jet\u00ebs jan\u00eb detyruar t\u00eb p\u00ebrdorin luft\u00ebn e klas\u00ebs, se nuk mund t\u00eb b\u00ebhej asgj\u00eb n\u00ebse nuk do t\u2019i b\u00ebhej biografia \u00e7do njeriu q\u00eb do t\u00eb punonte apo t\u00eb studionte. N\u00eb p\u00ebrshkrimin biografik\u00eb futej dhe gjyshi kur donin t\u00eb t\u00eb fundosnin, kurse kur donin t\u00eb l\u00ebshonin pe i mbyllnin syt\u00eb, por e p\u00ebrdornin p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb tjet\u00ebr. N\u00eb diktatur\u00eb femr\u00ebs i mohohej shkolla e lart\u00eb, vendi i pun\u00ebs zgjidhej me v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb distanca t\u00eb larg\u00ebta dhe p\u00ebrve\u00e7se me pages\u00eb minimale, shikohej dhe me sy t\u00eb keq. Epitetet p\u00ebr to ishin nga m\u00eb ofendueset, s\u2019ishin t\u00eb mir\u00ebpritura p\u00ebr t\u00eb formuar familje, s\u2019kishin t\u00eb drejt\u00ebn e lavd\u00ebrimit, t\u00eb shp\u00ebrblimit, d\u00ebnoheshin p\u00ebr nj\u00eb fjal\u00eb goje. N\u00eb rastet q\u00eb u jepej mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb punuar dhe p\u00ebr t\u2019u shkolluar, sapo eg\u00ebrsohej lufta e klas\u00ebs ato i largonin nga puna n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuar.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Po sot si e shikoni p\u00ebrdorimin e liris\u00eb prej femr\u00ebs shqiptare?<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Liria?! Kur fillon liria? Liria fillon n\u00eb nj\u00eb familje, me edukim, shkoll\u00eb, studim etj. Por sa kjo liri \u00e7mohet dhe se si p\u00ebrdoret? N\u00eb rinin time e \u00e7moja shum\u00eb lirin\u00eb, por nuk kishim t\u00eb drejt\u00ebn e fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb, t\u00eb shprehjes, besimit p\u00ebr miq\u00ebsin\u00eb, shoq\u00ebrin\u00eb, lirin\u00eb p\u00ebr t\u00eb dashur etj. apo t\u00eb kishe mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur shokun e jet\u00ebs, t\u00eb d\u00ebgjoje muzik\u00ebn q\u00eb p\u00eblqeje, t\u00eb lexoje libra q\u00eb nuk lejoheshin etj. T\u00eb gjitha k\u00ebto mund\u00ebsi vajzat, sot i kan\u00eb. Por vajzat q\u00eb t\u00eb fitojn\u00eb lirin\u00eb duhet q\u00eb t\u00eb studiojn\u00eb, t\u00eb p\u00ebrparojn\u00eb n\u00eb ngritjen intelektuale duke vler\u00ebsuar m\u00eb shum\u00eb men\u00e7urin\u00eb dhe jo t\u00eb mbi\u00e7mojn\u00eb bukurin\u00eb se \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e p\u00ebrkohshme. Duke studiuar vajzat b\u00ebhen m\u00eb t\u00eb zonjat e vetes, duke punuar fitojn\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e tyre ekonomike q\u00eb u sjell pavar\u00ebsin\u00eb dhe lirin\u00eb.\u00a0 Liria fitohet, nuk dhurohet. Kjo \u00ebsht\u00eb madh\u00ebshtia e liris\u00eb, sh\u00ebrbimi ndaj s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, t\u00eb mos hesht\u00ebsh ndaj s\u00eb keqes dhe t\u00eb kund\u00ebrshtosh shtypjen.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Si n\u00ebn\u00eb dhe si fem\u00ebr, cili \u00ebsht\u00eb mesazhi juaj p\u00ebr gruan shqiptare?<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Si n\u00ebn\u00eb u uroj t\u00eb gjitha n\u00ebnave t\u00eb punojn\u00eb pa u lodhur, me p\u00ebrkushtim q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e tyre t\u00eb marrin edukimin e mir\u00eb, me norma t\u00eb moralit njer\u00ebzor, t\u2019i mbajn\u00eb sa m\u00eb af\u00ebr dhe t\u2019u dhurojn\u00eb shum\u00eb dashuri, sepse vet\u00ebm me dashuri arrihet e mira. N\u00ebnave u uroj t\u00eb shkollojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb t\u00eb marrin drejtimin e duhur, t\u00eb mos e ndiejn\u00eb veten vet\u00ebm dhe t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb gabuar. P\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb femrat uroj suksese n\u00eb pun\u00eb, n\u00eb studime t\u00eb arrijn\u00eb majat m\u00eb t\u00eb larta, t\u00eb b\u00ebhen krijuese dhe t\u00eb suksesshme se jan\u00eb baza e familjes, e ardhmja e shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb, p\u00ebrparimi yn\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Gjyzepina Androkio (\u00c7oba,1925 )<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Vajz\u00eb e familjes \u00c7oba, mot\u00ebr e monsinjor Ernest \u00c7ob\u00ebs. E martuar me italian, kishte dy djem. E fut\u00ebn n\u00eb burg sepse shkoi n\u00eb konsullat\u00ebn italiane t\u00eb merrte pensionin e burrit t\u00eb saj (italian). E d\u00ebnuan 18 vjet burg, me heqje lirie nga viti 1957 \u00a0deri n\u00eb vitin 1975. ia d\u00ebnuan djalin e madh me 7 vjet burg, nd\u00ebrsa djalin tjet\u00ebr ia internuan. Mbas vitit 1991 u largua familjarisht p\u00ebr n\u00eb Itali.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><strong>Sadije Kazazi<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Vendosja e diktatur\u00ebs n\u00eb fund t\u00eb vitit 1944 e gjeti n\u00eb vej\u00eb, me kat\u00ebr f\u00ebmij\u00eb (tre vajza dhe nj\u00eb djal\u00eb). P\u00ebr t\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb fisin Kazazi erdh\u00ebn koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, jo vet\u00ebm nga ana ekonomike (q\u00eb iu grabit \u00e7do gj\u00eb), por Kazyz\u00ebt i kishin vu n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr dhe komunist\u00ebt i ndiqnin, sepse ato ishin atdhetar\u00eb&#8230;Ajo n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e saj p\u00ebr af\u00ebr dy vjet strehoi nipin e burrit t\u00eb saj dhe b\u00ebnte lidhjen e Saitit me t\u00eb v\u00ebllain e Jup Kazazit. Ajo n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e saj p\u00ebr afro dy vjet strehoi nipin e burrit t\u00eb saj dhe b\u00ebnte lidhjen e SAitit me t\u00eb v\u00ebllain e tij Jup Kazazin. Agjent\u00ebt e sigurimit arrit\u00ebn me e zbulue ku ndodhej, Sait Kazazi. Sht\u00ebpia u rrethua, e torturojn\u00eb nan\u00eb Sadijen, bashk\u00eb me vajz\u00ebn e sa t\u00eb madhe Syrihan\u00ebm por ato q\u00ebndrojn\u00eb heroina, nuk tregojn\u00eb. Por zgjedhjen tragjike e b\u00ebri vet\u00eb Saiti, q\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr rrug\u00ebdalje, vrau veten, nuk pranoi t\u2019i dor\u00ebzohej kriminel\u00ebve t\u00eb kuq, ishte 6 tetor 1946. p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim Sadijen e d\u00ebnojn\u00eb me 15 vjet burg, por b\u00ebn 5 vjet, por sa doli nga qelit\u00eb e burgut komunist, nd\u00ebrroi jet\u00eb&#8230;F\u00ebmij\u00ebt e saj e vazhduan jet\u00ebn plot me vuajtje&#8230;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Dhurata Sokoli<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria e rrethuar me tela, ushtar\u00ebt tabu ruanin kufirin. Ishte viti 1990, trumbetohej me t\u00eb madhe se nuk do t\u00eb kishte vrasje e n\u00eb kufi, e shumta do t\u00eb d\u00ebnoheshin me 5 vjet burg ato q\u00eb kapeshin n\u00eb kufi. Shum\u00eb t\u00eb rinj dhe t\u00eb reja e mor\u00ebn parasysh rrezikun dhe tentuan t\u00eb kalojn\u00eb kufirin shtet\u00ebror, shum\u00eb prej tyre u vran\u00eb si n\u00eb veri dhe n\u00eb jug t\u00eb vendit. n\u00eb muajin prill 1990 u vra nj\u00eb \u00e7ift, nj\u00eb vajz\u00eb e nj\u00eb djal\u00eb. Po pse? Ata ishin nj\u00eb \u00e7ift q\u00eb duheshin, por mentaliteti primitiv-komunist nuk i lejonin t\u00eb realizonin \u00ebndrr\u00ebn e tyre, martes\u00ebn, k\u00ebshtu q\u00eb vendos\u00ebn t\u00eb kalonin kufirin Bun\u00eb-Ulqin&#8230;Por rojet i diktuan. Vajza doli me trup p\u00ebrpara djalit q\u00eb e desh m\u00eb shum\u00eb se veten, por rojet shqiptare gjuajt\u00ebn mbi ta, i vran\u00eb, i zvarrit\u00ebn dhe i gropos\u00ebn t\u00eb dy. T\u00eb mb\u00ebshtjellur n\u00eb nj\u00eb batanije, i varros\u00ebn nat\u00ebn, q\u00eb t\u00eb mos i shikonte kush&#8230;n\u00eb vitin 1991 n\u00eb gazet\u00ebn \u201cRepublika\u201d nj\u00eb inxhinier, q\u00eb ishte roje nate n\u00eb n\u00ebnstacionin e Koplikut, vuri re ushtar\u00eb q\u00eb hap\u00ebn grop\u00ebn. K\u00ebt\u00eb ngjare e publikoi guximtari n\u00eb gazet\u00eb. Me k\u00ebt\u00eb artikull motra e djalit gjeti varrin.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Fetije Fu\u00e7iterni<\/strong><\/p>\n<p>Mot\u00ebr e Sheuqet Muk\u00ebs, gruaja e Sali Vu\u00e7iternit, minist\u00ebr n\u00eb kabinetin e Mbretit Zog. Saliu z d\u00ebnua nga komunist\u00ebt me burgim t\u00eb p\u00ebrjetshmen. N\u00ebn Fetijes iu konfiskua pasuria, u nxor nga sht\u00ebpia, e p\u00ebrzun\u00eb nga Tirana. U vendos n\u00eb Shkod\u00ebr. Muaj p\u00ebr muaj e ngarkuar nisej drejt Burrelit p\u00ebr t\u00eb par\u00eb burrin dhe v\u00ebllain. Provoi shtegtimet e rrug\u00ebve. Burri i vdiq n\u00eb burg. Ja treguan t\u00eb vdekur mbas murit t\u00eb burgut. Mbeti e vetme me nj\u00eb t\u00eb vdekur p\u00ebrpara. E mb\u00ebshtolli dhe e lidhi mir\u00eb p\u00ebr ta transportuar n\u00eb nj\u00eb makin\u00eb t\u00eb\u00a0 ngarkuar me g\u00eblqere p\u00ebr ta d\u00ebrguar n\u00eb Tiran\u00eb. p\u00ebr tre dit\u00eb nuk e lejuan q\u00eb ta varroste.\u00a0 Jetoi me shpres\u00eb se mos takohej ndonj\u00eb her\u00eb me djalin e vet\u00ebm t\u00eb familjes Vu\u00e7iterni, 52 vite pa e par\u00eb. Mbylli syt\u00eb si nj\u00eb halle e teze e nderuar, me nip\u00ebr e mbesa.<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Valeria Dedaj \u201cKalvari i grave n\u00eb burgjet e komunizmit\u201d nj\u00eb botim me d\u00ebshmi nga rr\u00ebfimet e grave q\u00eb vuajt\u00ebn n\u00eb burgjet dhe kampet komuniste\u00a0<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"class_list":["post-3192","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-kritike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3192","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3192"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3192\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3195,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3192\/revisions\/3195"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3192"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3192"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3192"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}