{"id":3188,"date":"2013-08-02T14:47:10","date_gmt":"2013-08-02T14:47:10","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3188"},"modified":"2013-08-02T14:47:10","modified_gmt":"2013-08-02T14:47:10","slug":"nje-obelisk-per-shtetin-e-arberit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3188","title":{"rendered":"NJ\u00cb OBELISK P\u00cbR SHTETIN E ARB\u00cbRIT"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/08\/NdueDedaj.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-3189\" title=\"NdueDedaj\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/08\/NdueDedaj.jpg\" alt=\"\" width=\"206\" height=\"265\" \/><\/a>NDUE DEDAJ<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Plot 46 vite m\u00eb par\u00eb, nj\u00eb nga figurat m\u00eb t\u00eb njohura t\u00eb kultur\u00ebs shqiptare, Dhimit\u00ebr Shuteriqi, nxirrte nga n\u00ebntoka arkeologjike mirditore dy relike t\u00eb pazakonta t\u00eb historis\u00eb s\u00eb shtetit t\u00eb par\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve,<!--more--> i njohur si Shteti i Arb\u00ebrit. Kjo fal\u00eb bindjes s\u00eb tij se mesjeta jon\u00eb e hershme nuk mund t\u00eb ishte e err\u00ebt, por d\u00ebshmit\u00eb e saj ishin humbur e rr\u00ebnuar nga pushtimet etj. Gjetjet q\u00eb u zbuluan nga profesor Shuteriqi n\u00eb G\u00ebziq (Nd\u00ebrfan\u00eb) t\u00eb Mirdit\u00ebs, n\u00eb kish\u00ebn katolike t\u00eb Sh\u00ebn M\u00ebris\u00eb, ishin dy: nj\u00eb mbishkrim epigrafik latinisht dhe emblema e shtetit t\u00eb mo\u00e7\u00ebm t\u00eb arb\u00ebrve. Disa dekada m\u00eb par\u00eb, Teodor Ippen, gjat\u00eb k\u00ebrkimeve n\u00eb terren, tek sh\u00ebtiste n\u00ebp\u00ebr objektet muzeore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb fillim t\u00eb shekullit XX, i prek me duar reliktet e vjetra, i vizaton fragmentet e mbishkrimit epigrafik dhe shqiponj\u00ebn, por pa mundur t\u00eb na thot\u00eb di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr origjin\u00ebn dhe p\u00ebrmbajtjen e tyre. Nd\u00ebrfanda, ku qe nj\u00eb nga kuvendet e para benediktine, \u00ebsht\u00eb njohur si qendra m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e Principat\u00ebs s\u00eb Arb\u00ebrit, p\u00ebr \u00e7ka flet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb posa\u00e7me stema e Arb\u00ebrit e gdhendur n\u00eb gur dhe mbishkrimi epigrafik, si nj\u00eb pasaport\u00eb e pazakont\u00eb e histories son\u00eb, q\u00eb b\u00ebn fjal\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e bazilik\u00ebs (pajtores) s\u00eb Shna Premtes, me porosi t\u00eb nj\u00eb bujari arb\u00ebr, legatit tribun, Antoni i t\u00eb p\u00ebrndritshmit Gjergj, tempull e q\u00eb i kushtohej \u201ckombit t\u00eb denjt\u00eb\u201d. Mbishkrimi do t\u00eb ishte arkitrau i port\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj kishe.<\/p>\n<p>Edhe pse n\u00eb vitin 1967 revolucioni yn\u00eb kulturor, n\u00eb ngjasim t\u00eb atij kinez, po i rr\u00ebzonte kishat gjithandej, njeriu i shkenc\u00ebs shpejtonte nj\u00eblloj si rilind\u00ebsit t\u00eb shp\u00ebtonte margaritar\u00ebt e fundit t\u00eb historis\u00eb s\u00eb mbuluar. Por rrall\u00ebkush kujtohet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kontribut t\u00eb shkrimtarit t\u00eb njohur, jo vet\u00ebm se bashkia e Rr\u00ebshenit (q\u00eb ka marr\u00eb shqiponj\u00ebn nj\u00ebkrenore t\u00eb Arb\u00ebrit dhe e ka b\u00ebr\u00eb stem\u00eb t\u00eb veten), prej nj\u00ebzet vitesh nuk e ka b\u00ebr\u00eb qytetar nderi Shuteriqin, por shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se kaq. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr shtetin e par\u00eb shqiptar dhe ngritja e nj\u00eb memoriali kushtuar tij n\u00eb Tiran\u00eb, Kruj\u00eb apo Mirdit\u00eb do t\u00eb ishte nj\u00eb detyrim qeveritar. Njer\u00ebz q\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebn flasin se si duhet b\u00ebr\u00eb shteti modern (n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb pa mundur ta b\u00ebjn\u00eb at\u00eb) duhet ta din\u00eb se ku i kan\u00eb rr\u00ebnj\u00ebt shtetformuese. Ata nuk mund ta kalojn\u00eb pa v\u00ebmendje faktin se shteti i par\u00eb i shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb rreth 900-vje\u00e7ar dhe se ai z\u00eb fill n\u00eb dhjet\u00eb vitet e fundit t\u00eb shekullit XII, sakt\u00ebsisht m\u00eb 1190, ashtu si nj\u00eb tjet\u00ebr 90 do t\u00eb ishte n\u00eb boshtin e shtetit shqiptar, n\u00ebnt\u00eb shekuj m\u00eb pas. Kjo \u00ebsht\u00eb historia q\u00eb na b\u00ebn krenar, kurse ne nuk p\u00ebrmbushim as detyrimin p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb nj\u00eb obelisk, nj\u00eb m\u00ebmorial, nj\u00eb mbishkrim tonin mbi at\u00eb mbishkrimin e vjet\u00ebr historik.<\/p>\n<p>Kemi ngritur p\u00ebrmendore e buste me shumic\u00eb, gjer p\u00ebr figura minore t\u00eb krahinave dhe nuk kemi b\u00ebr\u00eb nj\u00eb obelisk p\u00ebr Shtetin e Arb\u00ebrit, nuk kemi nj\u00eb rrug\u00eb me k\u00ebt\u00eb em\u00ebr t\u00eb madh, q\u00eb i d\u00ebshmon Europ\u00ebs se ne, sido q\u00eb i kemi pun\u00ebt me shtetb\u00ebrjen sot, ku ende nuk kemi arritur t\u00eb marrim ftes\u00ebn p\u00ebr n\u00eb BE, kemi patur nj\u00eb shtet qysh n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs. Shtet jo n\u00eb let\u00ebr e n\u00eb sirtare, por me seli, diplomaci, shkresa, vula, katedrale, si \u00e7do shtet tjet\u00ebr i Mesjet\u00ebs. T\u00eb eklipsuar nga ngjarjet e vrullshme t\u00eb shekullit XX, t\u00eb Rilindjes, si dhe epok\u00ebs s\u00eb Sk\u00ebnderbeut, duket se nuk jemi shtyr\u00eb m\u00eb tej n\u00eb kulmet, ky\u00e7et apo nyjet historike, q\u00eb natyrisht historian\u00ebt i din\u00eb m\u00eb mir\u00eb. Edhe n\u00eb 100-vjetorin e Pavar\u00ebsis\u00eb u ngrit\u00ebn shum\u00eb buste, por nuk u kujtua ndokush me at\u00eb rast se mund t\u00eb vihej dhe busti i Progonit, t\u00eb parit kryeshtetar t\u00eb Arb\u00ebrit, q\u00eb m\u00eb pas n\u00eb fron u pasua nga t\u00eb bijt\u00eb, Gjini dhe Dhimitri, bile as q\u00eb u zu n\u2019goj\u00eb ky shtet parak, sikur t\u00eb kishte qen\u00eb fjala p\u00ebr nj\u00eb legjend\u00eb t\u00eb bukur dhe jo p\u00ebr nj\u00eb realitet, q\u00eb e provojn\u00eb m\u00eb s\u00eb miri gur\u00ebt mbishkrimor e emblemor t\u00eb tij dhe q\u00eb nuk ka zgjatur pak por plot 65 vjet.<\/p>\n<p>E bukura \u00ebsht\u00eb se teksa po shkruajm\u00eb k\u00ebto radh\u00eb, n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb nj\u00eb nderimi shtet\u00ebror p\u00ebr t\u00eb parin shtet tonin dhe prij\u00ebsit e tij, sapo ka lindur mbreti i tret\u00eb n\u00eb radh\u00eb i Anglis\u00eb, Xhorxhi foshnje, dhe shikoni si e pret bota e qytetet\u00ebruar nj\u00eb monark q\u00eb i duhen dhe 50 vjet t\u00eb ngjitet n\u00eb fron. Kjo \u00ebsht\u00eb kultura e Europ\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr e t\u00eb re, q\u00eb ka ditur si t\u00eb sillet me t\u00eb shkuar\u00ebn e saj, mbret\u00ebrore ose jo, pa di si t\u00eb sillet dhe me t\u00eb ardhmen. Ne askund nuk kemi nj\u00eb park memorial n\u00eb Tiran\u00eb ku t\u00eb jen\u00eb pran\u00eb e pran\u00eb mbret\u00ebrit ilir\u00eb: Agroni, Bardhyli, Genti, Teuta etj. Nuk \u00ebsht\u00eb nevoja t\u00eb shkosh larg p\u00ebr t\u00eb par\u00eb si sillen t\u00eb tjer\u00ebt me kuror\u00ebn dhe korrifenjt\u00eb e historis\u00eb s\u00eb tyre, por mjafton t\u00eb shkosh deri n\u00eb Shkup, ku shk\u00eblqejn\u00eb n\u00eb bronz nga madh\u00ebshtia dhe sublimja Aleksandri i Madh e Filipi i Dyt\u00eb i Maqedonis\u00eb, teksa Sk\u00ebnderbeu yn\u00eb mezi duket atypari n\u00eb nj\u00eb qoshe, pa kurr\u00ebfar\u00eb llamburitje, dhe pse n\u00eb tok\u00ebn e tij t\u00eb sterlasht\u00eb. Progoni, kryezoti i Arb\u00ebris\u00eb, njihej nga shtetet fqinje si nj\u00eb \u201cmagnus arkond (sundimtar i madh), i cili qeverisi 9 vjet, por ishte Dhimitri i Arb\u00ebrit q\u00eb arriti shk\u00eblqimin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb shtetit dhe luajti rol t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm; ai mbante titullin \u201cPan hipersevast\u201d, q\u00eb e g\u00ebzonin vet\u00ebm mbret\u00ebrit autonom\u00eb q\u00eb kishin lidhje familjare me perandor\u00ebt bizantin\u00eb. Dhimitri u njoh si shtetar i lart\u00eb edhe nga Papa Inocenti i III, q\u00eb e quante \u201cburr\u00eb fisnik, princ i arb\u00ebresh\u00ebve\u201d, duke i dh\u00ebn\u00eb dhe titullin e lart\u00eb juridik \u201cJudex\u201d, q\u00eb do t\u00eb thoshte \u201cgjykat\u00ebs i arb\u00ebresh\u00ebve\u201d, shkruan Moikom Zeqo. Familja princ\u00ebrore e Shtetit t\u00eb Arberit ka patur heraldik\u00ebn e saj, stem\u00ebn unikale, q\u00eb bashk\u00eb me mbishkrimin e sh\u00ebnuar ruhen n\u00eb Muzeun Historik Komb\u00ebtar, Tiran\u00eb, ku p\u00ebrpos emrave t\u00eb Progonit e Dhimitrit, ajo \u00e7ka mbase \u00ebsht\u00eb dhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja, p\u00ebrmendet p\u00ebr h\u00ebr\u00eb t\u00eb par\u00eb fjala komb. Teksti i gjat\u00eb latinisht i mbishkrimit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb shqip nga Injac Zamputi dhe \u00ebsht\u00eb studiuar nga Dhimit\u00ebr Shuteriqi, Ko\u00e7o Zhegu etj. Zeqo e quan at\u00eb nj\u00eb dokument t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, duke shkruar se nuk e dim\u00eb deri m\u00eb sot mbiemrin e familjes dinastike arb\u00ebreshe, por dim\u00eb se stema heraldike me shqiponj\u00ebn me nj\u00eb kok\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb shekujt e m\u00ebvonsh\u00ebm stema tipike e princ\u00ebrve shqiptar\u00eb e familjes s\u00eb Dukagjin\u00ebve. Vet\u00eb stema dhe mbishkrimi do t\u00eb ishin platforma dhe trupi i memorialit q\u00eb na mungon, por dhe sh\u00ebmb\u00ebllesa e fytyrave t\u00eb sundimtar\u00ebve t\u00eb Arb\u00ebrit, q\u00eb do t\u2019i paraprinin shtetit t\u00eb Sk\u00ebnderbeut dy shekuj m\u00eb von\u00eb. Le t\u00eb shpresojm\u00eb se nj\u00eb dit\u00eb ky obelisk do t\u00eb lart\u00ebsohet n\u00eb syt\u00eb tan\u00eb dhe t\u00eb brezve q\u00eb vijn\u00eb. Mbase na ndihmojn\u00eb k\u00ebta gur\u00ebt e larg\u00ebt mesjetar\u00eb se si t\u00eb sillemi me dinjitet me&#8230;historin\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NDUE DEDAJ &nbsp; Plot 46 vite m\u00eb par\u00eb, nj\u00eb nga figurat m\u00eb t\u00eb njohura t\u00eb kultur\u00ebs shqiptare, Dhimit\u00ebr Shuteriqi, nxirrte nga n\u00ebntoka arkeologjike mirditore dy relike t\u00eb pazakonta t\u00eb historis\u00eb s\u00eb shtetit t\u00eb par\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve,<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-3188","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-publicistike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3188","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3188"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3188\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3191,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3188\/revisions\/3191"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3188"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3188"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3188"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}