{"id":3133,"date":"2013-07-22T14:15:53","date_gmt":"2013-07-22T14:15:53","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3133"},"modified":"2013-07-22T14:15:53","modified_gmt":"2013-07-22T14:15:53","slug":"koliqi-enveri-po-e-shqyn-kombin-ne-bame-shqipnin-e-madhe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3133","title":{"rendered":"Koliqi: Enveri po e shqyn kombin, ne bame Shqipnin e Madhe"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/07\/koliqi.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-3134\" title=\"koliqi\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/07\/koliqi.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" height=\"223\" \/><\/a>Nj\u00eb let\u00ebrk\u00ebmbim i panjohur i viteve \u201950 mes shkrimtarit dhe bashk\u00ebpun\u00ebtorit t\u00eb tij, Karl Gurakuqi<\/strong>.<\/p>\n<p>Figura e politikanit Ernest Koliqi, ministrit t\u00eb qeveris\u00eb fashiste, ka penguar p\u00ebr gati 50 vjet t\u00eb d\u00ebgjohet z\u00ebri i shkrimtarit Ernest Koliqi, bashk\u00ebthemeluesit t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb moderne shqipe.<!--more--> Biblioteka shqiptare u varf\u00ebrua prej munges\u00ebs sistematike t\u00eb vepr\u00ebs s\u00eb tij letrare dhe kulturologjike, vendin e vepr\u00ebs e zuri p\u00ebrkufizimi politik, z\u00ebrin individual t\u00eb Koliqit e z\u00ebvend\u00ebsoi heshtja. Nj\u00ebzet vitet e fundit, fal\u00eb nostalgjis\u00eb s\u00eb shkrimit, \u201cmallit t\u00eb shtamp\u00ebs\u201d, n\u00eb thurjen e p\u00ebrjetshme shqiptare mes misionit dhe pasionit, z\u00ebri i shkrimtarit e mjegulloi politikanin, autori autoritetin.<br \/>\nM\u00eb 20 maj mbushen 110 vjet nga lindja e Ernest Koliqit, shkrimtar e politikan shqiptar. Ndon\u00ebse ngjan si koh\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb njohur gjith\u00e7ka rreth vepr\u00ebs dhe personalitetit t\u00eb nj\u00eb autori, prej krijimtaris\u00eb s\u00eb Koliqit shp\u00ebrfaqet edhe nj\u00eb her\u00eb di\u00e7ka e re e ruajtur jo rast\u00ebsisht n\u00eb heshtjen e nj\u00eb arkivi, t\u00eb arkivit t\u00eb Karl Gurakuqit, kultura klasike epistolare e t\u00eb cilit shp\u00ebtoi disa nga dokumentet q\u00eb i japin drit\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb Koliqit n\u00eb m\u00ebrgim. Mrekullia e k\u00ebtij arkivi na grish t\u00eb p\u00ebrfytyrojm\u00eb arkivin e vet\u00eb Koliqit p\u00ebr t\u00eb cilin dihet ende shum\u00eb pak. Prej informatave q\u00eb na vijn\u00eb nga shkrime t\u00eb tjera, presim t\u00eb gjejm\u00eb aty dor\u00ebshkrimin e nj\u00eb historie t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe, ndoshta nj\u00eb kopje t\u00eb fjalorit t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe t\u00eb Mustafa Kruj\u00ebs, t\u00eb depozituar edhe n\u00eb Institutin e Gjuh\u00ebsis\u00eb dhe Let\u00ebrsis\u00eb, trash\u00ebgimtar \u201cme em\u00ebn t\u00eb ndrrue nat\u00ebn\u201d i Institutit t\u00eb Studimeve Shqiptare themeluar prej Koliqit, madje edhe p\u00ebrgjigjen e Karl Gurakuqit p\u00ebr letrat q\u00eb sot po botojm\u00eb.<\/p>\n<p>Letrat e m\u00ebposhtme jan\u00eb letra personale q\u00eb Koliqi i d\u00ebrgon mikut dhe bashk\u00ebpun\u00ebtorit t\u00eb tij t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm, Karl Gurakuqi, letra t\u00eb mikut p\u00ebr mikun, letra t\u00eb sinqerta e t\u00eb mbushura her\u00eb me mllef e her\u00eb me vler\u00ebsime. N\u00eb filtrin subjektiv t\u00eb Koliqit n\u00eb dhjet\u00ebvje\u00e7arin e par\u00eb t\u00eb largimit t\u00eb tij nga Shqip\u00ebria kalojn\u00eb n\u00eb revist\u00eb e gjykohen ngjarje, marr\u00ebdh\u00ebnie, konflikte, personazhe e personalitete t\u00eb jet\u00ebs politike e kulturore shqiptare. N\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin e tij vijn\u00eb pushtimi fashist, marr\u00ebdh\u00ebnia dhe reflektimi personal p\u00ebr t\u00eb, zhvillimet politike t\u00eb diaspor\u00ebs shqiptare n\u00eb Itali, grupimet dhe kund\u00ebrshtit\u00eb, aksioni diversionist brenda Shqip\u00ebris\u00eb komuniste, Kosova ose \u201cShqipnia e madhe\u201d konceptuar q\u00eb n\u00eb zanafill\u00eb si \u201cprecedent n\u00eb histori t\u00eb Ballkanit\u201d etj. N\u00eb letrat q\u00eb po botojm\u00eb k\u00ebtu, na vjen z\u00ebri i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb i Koliqit pa nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e vepr\u00ebs letrare, pa nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e kritik\u00ebs dhe sidomos pa nd\u00ebrmjet\u00ebsin\u00eb e interpretuesve t\u00eb historis\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb z\u00ebri intim i tij, z\u00ebri q\u00eb d\u00ebshmon vetveten. Leximi yn\u00eb i sot\u00ebm i mbivendoset n\u00eb nj\u00eb distanc\u00eb gjysm\u00ebshekullore leximit afektiv t\u00eb mikut Karl Gurakuqi, t\u00eb t\u00eb birit, Gilbertit, t\u00eb pasardh\u00ebsit Romeo Gurakuqi, q\u00eb me dashuri e respekt p\u00ebr rr\u00ebfimin epistolar dhe autorin e tyre i ruajt\u00ebn me p\u00ebrkushtim dhe i shnd\u00ebrruan k\u00ebto letra n\u00eb nj\u00eb trash\u00ebgimi historike.<br \/>\nPensione Flora<br \/>\nAsiago (Provinca Vicenza)<br \/>\n18-VII-1952<\/p>\n<p>I dashur Karl,<br \/>\nS\u2019ka tri dit qi erdha k\u00ebtu me familje. Jam si gjyms\u00eb i ftuem prej Lodo Pistullit, kushrinit t\u2019em, qi banon n\u00eb nji qytet af\u00ebr: n\u00eb Bassano del Grappa. Vend i fresk\u00ebt Asiago, rrethue me male plot hal\u00eb. Er\u00eb rr\u00ebshine ndiehet n\u2019ajr e mushk\u00ebnit zgjanohen. I solla f\u00ebmijt k\u00ebtu m\u2019u prin\u00eb n\u00eb sh\u00ebndet e shpresoj se nji muej ndej\u00eb n\u00eb k\u00ebt rrafshnalt\u00eb do t\u2019u b\u00e2j\u00eb mir\u00eb. Ka 20-ta e gushtit do t\u00eb kth\u00ebthej n\u00eb Rom\u00eb.<br \/>\nEdhe un kishem nevoj\u00eb p\u00ebr pushim n\u00eb qet\u00ebsi e n\u00eb bjeshk\u00eb. Jeta plot ku\u00e7karike e Rom\u00ebs m\u00eb ka lodh\u00eb. Kund\u00ebrshtar\u00ebt s\u2019po na lan\u00eb m\u2019u marr\u00eb me pun\u00eb t\u2019on\u00eb, por na perzihen gjithkund. Nuk u mjaftojn\u00eb rrogat e majme n\u00eb dollar\u00eb, apartamentat luksoza qi s\u2019i kan\u00eb pa as n\u2019\u00e2nd\u00ebr, mikeshat t\u00eb cilave u bajn\u00eb sevda e u blejn\u00eb gjoje n\u00eb vend qi me ndihmue vllaz\u00ebnt n\u00eb skam, por na versulen me terbim a thue se u kemi nx\u00e2n\u00eb drit\u00ebn e diellit. E pave numrin e fundit t\u00eb Flamurit? Kapidanin, Kol\u00eb Bib\u00ebn, Cordinianon e shkret\u00eb, t\u2019an e dekun t\u2019Ismailit, mue na sulmojn\u00eb posht\u00ebrsisht. I shpallin bot\u00ebs se jem qen\u00eb fashista! Po kush e ka mohue? Qellimi asht tjet\u00ebrkund: me i a mbush\u00eb menden t\u00eb huejvet t\u00eb fuqish\u00ebm se 7 prilli asht nji krim i kryem nga Gjon, nji Kol\u00eb, nji Ernest: nga katolik\u00ebt. P\u00ebrmendin Shefqet Verlacin pse i biri bashk\u00ebpunon me ne. Mos t\u00eb qindronte me ne, do t\u2019a zgjidhshin edhe ate fajesh si Mustafa Kruen qi i u perul Zogut, Hasan Dostin pse u n\u00ebshkrue n\u00eb Ball, si njiqind t\u00eb tjer\u00eb qi u k\u00ebrtylen n\u00eb t\u00eb mira n\u00eb koh\u00ebn e Italis dhe sot i biejn\u00eb mohit. P\u00ebrpiqen kopilin e trathtis me na e lan\u00eb n\u00eb der\u00eb t\u00eb katolicizmit. E p\u00ebrkrahsa n\u00eb k\u00ebt shtremb\u00ebnim t\u00eb historis kan\u00eb mjerisht edhe do prift\u00ebn katolik\u00eb kryekcyem. Druen se heroizmi i krahinave katolike, n\u00eb koh\u00ebn m\u00eb t\u00eb m\u00ebnersheme qi kaloi vendi yn\u00eb, mos t\u00eb miret se er parasysh nga t\u00eb huej\u00ebt. At\u00ebher\u00eb p\u00ebrpiqen me hjedh\u00eb balt\u00eb mbi prisat e atyn\u00eb krahinave, Kapidanin e Mirdit\u00ebs dhe Kol Bin\u00ebn, qi e kan\u00eb fitue me gjak t\u00eb njerzvet t\u00eb tyne t\u00eb drejt\u00ebn me qen\u00eb n\u00eb prijsi t\u00eb \u00e7do veprimtaris kombtare. Nuk l\u00ebviz\u00eb ma nd\u00ebr shkodran\u00eb ai dell krenar qi e ndriti emnin e qytetit t\u2019on\u00eb dikur. P\u00ebrndryshej do t\u2019u \u00e7onte dikush me protestue. Kishte m\u2019u lypun qi Kapidanit e Kol\u00eb Bib\u00ebs, \u00e7do Shkodran e Shqiptar i ndersh\u00ebm t\u2019i shkruejshin, tue stigmatizue vepr\u00ebn \u00e7\u2019njer\u00ebzore t\u00eb Ballit e tue pohue energjikisht qi kush prek\u00eb ata prisa prek\u00eb n\u00eb nder\u00eb t\u00eb maleve, p\u00ebrbuz\u00eb flijen e qindra fatosave antikomunist\u00eb, mohon burrnin e fisnik\u00ebrin e rrac\u00ebs s\u2019on\u00eb, qi ata me plot t\u00eb drejt\u00eb simbolizojn\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb.<br \/>\nPo atyre horave s\u00eb\u2026\u2026. nuk do t\u2019u ecin gjithmon\u00eb kungulli mbi uj. Kjo veper e fundme n\u00eb vetvete, tregon lig\u00ebshtin se pozitave t\u00eb tyn\u00eb pran\u00eb t\u00eb Huejvet qi i mb\u00ebshtesin. K\u00ebtyne (t\u00eb huejvet-sh\u00ebnim i redaksis\u00eb); kan\u00eb nevoj\u00eb me iu kujtue se na jem qene kund\u00ebrshtar\u00ebt e demokracis. Shifet se ballistat agrar\u00eb jan\u00eb n\u00eb dijeni se Blokut (Bllokut Komb\u00ebtar Indipendent-sh\u00ebnim i redaksis\u00eb) po i naltohen akcjonet. Sidoqoft\u00eb, telegramet dergue Musolinit jan\u00eb qene me qindra e jo vet\u00ebm tre. Ai i Kapidanit, mbasandej, dihet se asht falsifikue prej Giro-s. Kapidani n\u2019Asemble, qi u mblodh me 12 prill 1939, qe i vetmi qi me guxim i qortoi Italjan\u00ebt p\u00ebr fjal\u00eb t\u00eb hangme. Tha, mjesa t\u00eb gjith\u00eb prisnim heshteshin, se fjal\u00ebt ishin qen\u00eb me zevend\u00ebsue Zogun me nji Princ t\u00eb Sht\u00ebpis Savoja. Po t\u00eb kishte n\u00ebnshkrue Kapidani n\u00eb kallnduer 1939 k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr Viktor Emmanuelin n\u00eb fron t\u00eb Shqipnis, si mujte n\u00eb prill me p\u00ebrmend\u00eb premtimin e nji Princi? N\u00eb kallnduer 1939, Du\u00e7eja nuk e kishte \u00e7pik\u00eb ende formulen e bashkimit t\u00eb kunoravve!<br \/>\nTelegrami i em asht autentik, por i drejtuem Du\u00e7es me 13 prill, mbas zbarkimit t\u00eb trupave italjane (7 prill), mbas vendimit t\u2019Asambles\u00eb me i ofrue kunoren e Skanderbeut Mbretit t\u00eb Italis (12 prill). Prandaj un konfirmohem n\u00eb gjendje t\u00eb krijueme, s\u2019k\u00ebrkoi as ndrrime as nd\u00ebrhymje. Telegrame si i emi jan\u00eb nisun me mija nga Shqipnija: prej \u00e7do Bashkije e prej \u00e7do njeriu n\u00eb nji funkcjon pak si t\u00eb lart\u00eb.<br \/>\nAta qi shkruejn\u00eb kundra nesh, t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb vesh\u00eb diviz\u00ebn fashiste dhe i kan\u00eb sh\u00ebrbye regjimit, sot t\u00eb sham\u00eb, deri n\u00eb dit\u00ebn e tij t\u00eb fundit. Asnjani nuk dha dorhjekje. Patriotizmi i tyne filloi kur n\u00eb Stalingrad Hitleri ngeli. Deri n\u2019at dit\u00eb, na u l\u00ebvyrshin e na brohoritshin.<br \/>\nTi e din mirfilli se na k\u00ebta i kemi pasun n\u00eb dor\u00eb me i asgjansue; p\u00ebrkundrazi u kemi ba nderna, i kemi gradue, ndihmue me bursa e me shp\u00ebrblime t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Shifi, tashti si siellen me ne! Mbahen si fituesa t\u00eb luft\u00ebs, ndersa Enveri po e shqyn\u00eb kombin t\u2019on\u00eb, Enveri qi e muer fuqin me ndihm\u00ebn e k\u00ebtyn\u00eb patriotave t\u00eb m\u00ebdhenj! Na, s\u2019paku, bame Shqipnin e Madhe: ngjati pak vjet, po ai fakt i madhnuesh\u00ebm do t\u00eb jesi si pre\u00e7\u00ebdent n\u00eb histori t\u00eb Ballkanit. Ata shka bane? U kruhet fundi i shpin\u00ebs n\u00eb deshir t\u00eb nji kulltuku. Plasen m\u2019u ul\u00eb n\u00eb nji shkamb sundimi. Kalojn\u00eb mbi kufomen e t\u2019et p\u00ebr me arrijt\u00eb n\u00eb nji post ministri!<br \/>\nPo me P. Cordignano-n e shkrete, tash qi ka dek\u00eb e hy n\u00eb dhe, \u00e7\u2019kan\u00eb? Ajo pun\u00eb, q\u2019i ndjeri bani, u harrue. Pse m\u2019ngjall\u00eb? Nji artikull, qoft\u00eb edhe i pavend, nuk mund t\u00eb rrzoj\u00eb vler\u00ebn e sa e sa v\u00ebllimeve t\u00eb \u00e7mueshme qi pasunojn\u00eb studimet albanologjike dhe zdrisin thesarin e kultures shqiptare. Le qi s\u2019kan\u00eb ndiesi n\u00eb zem\u00ebr, as p\u00ebr t\u00eb gjall\u00eb as p\u00ebr t\u00eb dekun, pra nuk u kan\u00eb mbet\u00eb dy fije tru n\u00eb kaptin\u00eb: t\u00eb till\u00eb shkrime na ulin para t\u00eb huejvet dhe lan\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb damshme n\u00eb shpirtnat t\u00eb Shqyptarvet. Ty si t\u00eb duken k\u00ebto pun\u00eb?<br \/>\n<strong>Nderime Hannit. Te fala Gilbertit dhe djelmvet aty.<\/strong><br \/>\n<strong>Ty t\u00eb p\u00ebrqafoj<\/strong><br \/>\n<strong>Ernesti<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb let\u00ebrk\u00ebmbim i panjohur i viteve \u201950 mes shkrimtarit dhe bashk\u00ebpun\u00ebtorit t\u00eb tij, Karl Gurakuqi. Figura e politikanit Ernest Koliqi, ministrit t\u00eb qeveris\u00eb fashiste, ka penguar p\u00ebr gati 50 vjet t\u00eb d\u00ebgjohet z\u00ebri i shkrimtarit Ernest Koliqi, bashk\u00ebthemeluesit t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb moderne shqipe.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-3133","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-publicistike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3133","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3133"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3133\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3136,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3133\/revisions\/3136"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3133"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3133"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3133"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}