{"id":3120,"date":"2013-07-16T17:47:26","date_gmt":"2013-07-16T17:47:26","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3120"},"modified":"2013-07-16T17:47:26","modified_gmt":"2013-07-16T17:47:26","slug":"denigrimi-i-titujve-shkencore-gjendja-ne-muzeun-e-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3120","title":{"rendered":"Denigrimi i titujve shkencor\u00eb, gjendja n\u00eb Muzeun e Kosov\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><em>Prof. Dr. Riza Sadiku\u00a0<\/em><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"http:\/\/www.zeri.info\/third_party\/timthumb\/timthumb.php?src=http:\/\/www.zeri.info\/uploads\/muzeu-1371897187.jpg&amp;w=596&amp;h=395&amp;q=100&amp;0\" alt=\"\" \/><\/p>\n<div><\/div>\n<div>Institucionet e kultur\u00ebs, sidomos muzeumet luajn\u00eb rol shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb grumbullimin, mbrojtjen, prezantimin dhe publikimin e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore, p\u00ebr ket\u00eb arsye kane edhe tretman te ve\u00e7ante, <!--more-->sepse p\u00ebrmes tyre njihen me traditat kulturore te popujve qe jetojn\u00eb ne at\u00eb shtet, me nj\u00eb fjale, Muzeumet jan\u00eb let\u00ebrnjoftimi i nj\u00eb populli, pasi p\u00ebrmes ekspozitave pasqyrohet e kaluara historike e tije. P\u00ebr shkak te rrethanave politike, deri ne vitin l999, populli shqiptare i Kosov\u00ebs, nuk ka pasur mund\u00ebsi ne m\u00ebnyr\u00eb objektive ta prezantoj te kuluaren e vet, sidomos ne fush\u00ebn e historis\u00eb, andaj \u00e7lirimin e p\u00ebrjetoj si rilindje te v\u00ebrtet edhe ne prezantimin e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore, te cilit, shekuj me radhe deri me tani i \u00ebsht\u00eb mohuar. Pas \u00e7lirimit, p\u00ebr arsye te rrethanave te lartcekura edhe pun\u00ebtoret e kultur\u00ebs, ne ve\u00e7anti te Muzeut te Kosov\u00ebs me g\u00ebzim dhe vullnet t\u00eb pa p\u00ebrshkruar ia filluam pun\u00ebs, duke startuar me nj\u00eb pag\u00eb mujore thuajse lineare ne at\u00eb kohe, (me p\u00ebrvoj\u00eb e pa p\u00ebrvoj\u00eb, me tituj e pa tituj shkencor e profesional), duke shpresuar se nd\u00ebr koh\u00eb do t\u00eb rregullohet \u00e7do gj\u00eb, dhe drejt\u00ebsia do te vije n\u00eb binar\u00ebt e vet ligjor. K\u00ebshtu ishte n\u00eb institucionet e Kultur\u00ebs, t\u00eb Shkenc\u00ebs dhe n\u00eb Universitet. Nd\u00ebr koh\u00eb n\u00eb institucionet shkencore dhe arsimin e lart\u00eb (Institutin e Historis\u00eb, Institutin Albanologjik, e n\u00eb Universitet etj.), u b\u00eb nj\u00eb diferencim i arsyesh\u00ebm, midis titujve shkencor dhe thirrjeve profesionale, n\u00eb baz\u00eb, t\u00eb t\u00eb cilave u harmonizuan edhe t\u00eb ardhurat personale, kurse n\u00eb institucionet e Kultur\u00ebs, n\u00eb ve\u00e7anti ne Muzeun e Kosov\u00ebs, ne k\u00ebt\u00eb drejtim nuk pati asnj\u00eb l\u00ebvizje p\u00ebr kuadrin me tituj shkencor dhe profesional. P\u00ebrkundrazi, n\u00eb disa institucione, sipas d\u00ebshir\u00ebs dhe vullnetit t\u00eb menaxher\u00ebve, t\u00eb ardhurat mujore t\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve fillestar, t\u00eb rangut t\u00eb fakultetit i barazuan me t\u00eb ardhurat e kuadrit me tituj profesional dhe tituj shkencor. Bije fjala n\u00eb Muzeun e Kosov\u00ebs, i gjith\u00eb kuadri profesional, pa tituj e me tituj shkencor e profesional, rangohet me koeficientin 7, ka raste kur pa titull shkencor e ka koeficientin ma te larte se ato me tituj, madje ne administrat\u00ebn e Ministris\u00eb se Kultur\u00ebs pa tituj shkencor por me shkolla te mesme disa zyrtare e kane koeficientin 8 e me tep\u00ebr. Nj\u00eb denigrim dhe ofendim i till\u00eb paradoksale, nga organet udh\u00ebheq\u00ebse te Ministris\u00eb se Kultur\u00ebs pa fije nd\u00ebrgjegje dhe turpi, vazhdon edhe sot e k\u00ebsaj dite. P\u00ebr nj\u00eb gjendje t\u00eb till\u00eb diskriminuese, ka pasur reagime me goj\u00eb dhe shkrim te organet kompetente te institucionit ku punojm\u00eb, Ministrin\u00eb e Kultur\u00ebs dhe te disa organe te Qeverise se Kosov\u00ebs qe merren me zbatimin e Ligjshm\u00ebrin\u00eb, nga te cilat \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar njohja e titujve shkencor, profesional dhe p\u00ebrvoja e pun\u00ebs sipas normave ligjore, por mjerisht deri m\u00eb sot, k\u00ebrkesat kan\u00eb ra n\u00eb vesh te shurdh\u00ebr, dhe kur nuk kemi marre ndonj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim. Mos pranimi i titujve shkencor dhe profesional n\u00eb institucionet e kultur\u00ebs, jo vet\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb antiligjor, denigrues, diskriminues, fyes, posht\u00ebrues e n\u00ebn\u00e7mues, por \u00ebsht\u00eb akt dhunues kund\u00ebr dijes e profesionalizmit n\u00eb kultur\u00eb. Besoj se nuk ka vend ne Ballkan dhe n\u00eb Evrop\u00eb i cili nuk i pranon titujt shkencor\u00eb pa ndonj\u00eb shtes\u00eb simbolike. Dihet se \u00e7do vend mburret me bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt q\u00eb posedojn\u00eb tituj shkencor e profesional\u00eb, sepse ata jan\u00eb siguria e vet\u00eb qenies profesionale t\u00eb institucionit ku punojn\u00eb, jo vet\u00ebm qe efikasiteti n\u00eb pun\u00eb \u00ebsht\u00eb ma i madhe ne shume segmente, por edhe p\u00ebrfaq\u00ebsimi i institucionit n\u00eb kongrese, simpoziume sesione shkencore, publikime \u00ebsht\u00eb i nivelit me te larte shkencor dhe profesional. Nj\u00eb num\u00ebr i madh t\u00eb koleg\u00ebve q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb institucionet e kultur\u00ebs, titujt shkencor\u00eb dhe profesional\u00eb i kan\u00eb arritur me shum\u00eb mund\u00eb, me shume djers\u00eb, me shume sakrifica, me shume shpenzime, duke ua marr\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjeve edhe kafshat\u00ebn e buk\u00ebs, te cil\u00ebt tituj i justifikojn\u00eb me botimin e disa dhjet\u00ebra punimeve dhe veprave te ve\u00e7anta, kurse sot p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e institucioneve te kultur\u00ebs s\u00eb shtetit t\u00eb shume pritur, ua thith\u00eb dijen dhe djersen, por p\u00ebr \u00e7udi, jo vet\u00ebm qe nuk ua pranon titullin shkencor, titullin profesional, p\u00ebrvoj\u00ebn e pun\u00ebs, rezultatet n\u00eb pun\u00eb, sa qe kemi raste ne Muzeun e Kosov\u00ebs, Ministria aktuale e Kultur\u00ebs disa pun\u00ebtoreve Profesional te Sektorit te Historis\u00eb nuk ua ka kompensuar as shpenzimet e b\u00ebra lidhur me hapjen e ekspozit\u00ebs tematike \u201cAmerika p\u00ebr Kosov\u00ebn\u201d ne Tirane, ne qershor te vitit 2011, ne hapjen e te cil\u00ebs mor\u00ebn pjese edhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e saj, por as shpenzimet e b\u00ebra me rastin e sh\u00ebnimit te Pese vjetorit te Pavar\u00ebsis\u00eb se Kosov\u00ebs, me te cilin rast Sektori i Historis\u00eb ket\u00eb jubile e sh\u00ebnoi me dy ekspozite te cilat u hapen ne disa qytete te Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebri, e nj\u00ebjta Ministri nuk i ka kompensuar edhe sot e k\u00ebsaj dite shpenzimet e bere ne realizimin e detyrave te parapara sipas planeve te pun\u00ebs, kurse ne fund te vitit gjithmon\u00eb i mbesin miliona mjete te pa harxhuara, duke u treguar \u201ckursimtare\u201d e mire ne kurrize te pun\u00ebtoreve te cil\u00ebve nuk ua pranon titujt shkencor e profesional dhe pun\u00ebn afirmative te trash\u00ebgimis\u00eb kulturore te Muzeut !?! Se si i \u201ckursen\u201d mjetet p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Ministris\u00eb te Kultur\u00ebs, po p\u00ebrmendim edhe nj\u00eb raste eklatant: Ne baze te planit te pun\u00ebs te vitit 2012, Muzeu i Kosov\u00ebs p\u00ebr te marre pjese ne sh\u00ebnimin e 100 vjetorit te themelimit te Federat\u00ebs Panshqiptare \u201cVatra\u201d dhe te Pvarsise te Shtetit Shqiptare, pasi m\u00ebrgata shqiptare dhe \u201cVatra\u201d, si p\u00ebr Pavar\u00ebsin\u00eb e Shtetit Shqiptare dhe te Kosov\u00ebs, p\u00ebrmes Administrat\u00ebs Amerikane kane dhen\u00eb kontribute te ve\u00e7anta, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, me 19 prill 2012, me anije e nisi ekspozit\u00ebn tematike \u201cAmerika p\u00ebr Kosov\u00ebn\u201d p\u00ebr Nju Jork, ne te cil\u00ebn kryesisht behet fjale p\u00ebr kontributin e M\u00ebrgat\u00ebs Shqiptare te Amerik\u00ebs, p\u00ebrmes Administrat\u00ebs Amerikane lidhur me zgjedhjen e ceshtjes shqiptare, ne ve\u00e7anti te Kosov\u00ebs. Ekspozita ka qene e parapare te hapet ne lokalet e kultur\u00ebs, te Kish\u00ebs Katolike \u201cZoja e Shkodres\u201d ne Nju Jork, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e te cilit institucioni te udh\u00ebhequr nga Peter Popaj ia mund\u00ebsuan Muzeut hapjen e ekspozite falas. Ekspozita ka arrite ne fund te majit dhe ka ndejt ne limanin e Nju Jorkut deri ne fund te gushtit, p\u00ebr te cil\u00ebn ndeje ne Nju Jork Ministria pagoi 11 000 Dollar taksa dhe mbi 9 000 Euro transport, mjete te mbledhura nga taksapaguesit e Kosov\u00ebs u dhan\u00eb pa dhimbje, ekspozita nuk u hape, u kthye prap\u00eb ne Prishtine ne tetor, p\u00ebr shkak te kaprcioziteteve te p\u00ebrfaq\u00ebsuesve te Ministris\u00eb se Kultur\u00ebs qe ka pasure me ish Drejtorin e Muzeut. Me nj\u00eb fjale, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Ministris\u00eb aktuale te Kultur\u00ebs jan\u00eb duke bere nj\u00eb diskriminim ndaj Sektorit te Historis\u00eb, pasi ne k\u00ebt\u00eb sektor ne tri vitet e fundit thuajse nuk \u00ebsht\u00eb financuar asnj\u00eb projekt, kurse ne fush\u00ebn e Arkeologjis\u00eb, vet\u00ebm gjatit vitit 2012 nga e nj\u00ebjta Ministri jan\u00eb financuar mbi 20 projekte (Z\u00ebri, 3 tetor 2012, 26). Me diskriminua ne k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb Sektorin e Historis\u00eb do te thot\u00eb me i diskriminua fush\u00ebn e prezantimit, respektivisht p\u00ebrpjekjet e popullit shqiptare p\u00ebr lirin\u00eb dhe Pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs. Si pasoj e mos implementimit te asnj\u00eb Ligji dhe norme Ligjore ne Muzeun e Kosov\u00ebs qe 14 vite, nj\u00eb gjendje e tille ne k\u00ebt\u00eb institucion ua ka mohuar dhe ua mohon te drejt\u00ebn kolektive elementare te shprehjes se mendimit te lire, qe \u00ebsht\u00eb ne kund\u00ebrshtim me te gjitha normat elementare te Lirive dhe te Drejtave te Njeriut, andaj apeloj te organet e Drejt\u00ebsis\u00eb te Kosov\u00ebs dhe EULEX-it, ne ket\u00eb Institucion, te nd\u00ebrmarrin masat urgjente ne funksionimin e tij ne baza Ligjore. Nj\u00eb situate e k\u00ebtill\u00eb ne k\u00ebt\u00eb institucion, reflektohet thelle edhe ne funksionimin e tij, sepse nuk jan\u00eb shqyrtohen planet vjetore te pun\u00ebs, kurse p\u00ebr plane afatmesme dhe afatgjate te mos flasim, nuk jepen raporte financiare se \u00e7ka \u00ebsht\u00eb financuar dhe si jan\u00eb shpenzuar mjetet e ndara nga Ministria e Kultur\u00ebs, nuk jan\u00eb krijuar kushtet elementare p\u00ebr evidentim e eksponateve te mbledhura, pasi ende nuk kemi libra hyr\u00ebs themelor te eksponateve dhe kartele themelore te Shtetit te Kosov\u00ebs, nuk kemi konservator p\u00ebr mbrojtjen e eksponateve muzeale, te cilat me te madhe kane filluar te d\u00ebmtohen, ( ti kapi korrozioni) kurse ne gjendje ma te rrezikuara jan\u00eb eksponatet nga flora dhe fauna e Kosov\u00ebs te cilat gjenden para nj\u00eb shkat\u00ebrrimi te plote. Sot, Muzeu i Kosov\u00ebs nuk merret me ceshtjet substanciale dhe fondamentale te veprimtaris\u00eb themelore te tije, por me ceshtje periferike, (me lojna femishe) te pa r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr mbrojtjen dhe afirmimin e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore. Nj\u00eb mosfunksionim i Muzeut ne baza institucionale, ka krijuar nj\u00eb mos disipline totalitare ne pune, mungesa e rregullores e sistematizimit te vendeve te pun\u00ebs, ka krijuar nj\u00eb rremoj te em\u00ebrimit te disa vendeve te pun\u00ebs te pa para me Statut as me rregullore, si dhe pranimit te pun\u00ebtoreve te rinj ne pune pa asi lloj kriteri dhe pa shpallje te asnj\u00eb konkursi, kurse ne an\u00ebn tjet\u00ebr, ne disa sektor kemi munges\u00ebn e kuadrove profesional. Vlen te theksohet se si pasoj e mos funksionimit te Muzeut te Kosov\u00ebs, ne baza Ligjore, p\u00ebr shkak te paaft\u00ebsis\u00eb dhe neglizhenc\u00ebs te p\u00ebrfaq\u00ebsuesve te Ministris\u00eb te Kultur\u00ebs dhe te Muzeut te Kosov\u00ebs, lidhur me sundimin te Ligjit ne k\u00ebt\u00eb Institucion, deri me tani nuk \u00ebsht\u00eb botuar asnj\u00eb Buletin i Muzeut te Kosov\u00ebs dhe asnj\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyes i plot i k\u00ebtij institucioni (shqip-anglisht), p\u00ebrmes te cilit do te pasqyrohet historiku i shkurt i Muzeut te Kosov\u00ebs dhe pasuris\u00eb te trash\u00ebgimis\u00eb qe posedon. Me keqardhje e theksoj se eksponatet e Muzeut te Kosov\u00ebs, jo vet\u00ebm qe jan\u00eb pla\u00e7kitur nga regjimi i Millosheviqit, nj\u00eb num\u00ebr i madhe i tyre prej pas luft\u00ebs, jan\u00eb duke u shkartuar dhe d\u00ebmtuar me te madhe, andaj apeloj te organet vendimmarr\u00ebse te Kosov\u00ebs, te heqin dore nga renovimi i Muzeut te Kosov\u00ebs, pasi kjo nd\u00ebrtese \u00ebsht\u00eb rinovuar para 25 viteve, por te marrin masa urgjente ne evidentimin, mbrojtjen, publikimin dhe prezantimin e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore. Muzeumet ne boten e civilizuar vler\u00ebsohen sipas numrit te eksponateve qe i posedojn\u00eb dhe si jan\u00eb te mbrojtura ato, jo cfar lloj dritaresh dhe kulmi posedon nd\u00ebrtesa. Do te jete shume me mire te nd\u00ebrmerren iniciativa p\u00ebr nd\u00ebrtimin e Muzeumeve te ri te Kosov\u00ebs sipas sektor\u00ebve, se funksionimi i Muzeut aktual i tipit kompleks, i cili as p\u00ebr as p\u00ebr se af\u00ebrmi nuk i plot\u00ebson kushtet e prezantimit te nj\u00eb ekspozite te p\u00ebrhershme. Pasi nuk kame ku ti shprehe mendimet p\u00ebr gjendjen faktike ne Muzeun e Kosov\u00ebs, p\u00ebr arsyet e lartcekura, jam i detyruar ti shpreh p\u00ebrmes k\u00ebtij artikulli, me qellim te zgjimit te nd\u00ebrgjegjes te ato persona qe dine ta \u00e7mojn\u00eb dhe vler\u00ebsojn\u00eb pasurin\u00eb e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore ne tersi, e te Kosov\u00ebs ne ve\u00e7anti. Shpresojm\u00eb se qeveria aktuale e Kosov\u00ebs, n\u00eb ministrit\u00eb dhe dikasteret e tyre ka persona qe dine ta vler\u00ebsojn\u00eb dhe \u00e7mojn\u00eb rend\u00ebsin e kultur\u00ebs dhe trash\u00ebgimis\u00eb, te cil\u00ebt jo vet\u00ebm qe do te marrin\u00eb masa urgjente p\u00ebr mbrojtjen e saje ne institucionet e kultur\u00ebs, ne ve\u00e7anti ne Muzeun e Kosov\u00ebs, por ne ket\u00eb kontekst p\u00ebrmes implementimit te Ligjeve ne fuqi, do t\u00eb korrigjoj\u00eb edhe padrejt\u00ebsit\u00eb qe kane te b\u00ebjn\u00eb me shkeljen e r\u00ebnd\u00eb mbi dinjitetit e kuadrove shkencore dhe profesionale te cil\u00ebt punojn\u00eb n\u00eb Institucionet e Kultur\u00ebs n\u00eb mbar\u00eb Kosov\u00ebn. <strong>( Prof. Dr. Riza Sadiku \u00ebsht\u00eb k\u00ebshilltar profesional n\u00eb Muzeun e Kosov\u00ebs )<\/strong><\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prof. Dr. Riza Sadiku\u00a0 Institucionet e kultur\u00ebs, sidomos muzeumet luajn\u00eb rol shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb grumbullimin, mbrojtjen, prezantimin dhe publikimin e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore, p\u00ebr ket\u00eb arsye kane edhe tretman te ve\u00e7ante,<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-3120","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-publicistike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3120","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3120"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3120\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3121,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3120\/revisions\/3121"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3120"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3120"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3120"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}