{"id":3090,"date":"2013-07-09T20:29:38","date_gmt":"2013-07-09T20:29:38","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3090"},"modified":"2013-07-09T20:29:38","modified_gmt":"2013-07-09T20:29:38","slug":"shejzat-e-koliqit-si-nje-model-kulturor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3090","title":{"rendered":"\u201cSHEJZAT\u201d E KOLIQIT, SI NJ\u00cb MODEL KULTUROR"},"content":{"rendered":"<p align=\"center\">\n<p>\u00a0<a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/07\/NdueDedaj1.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-3091\" title=\"NdueDedaj\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/07\/NdueDedaj1.jpg\" alt=\"\" width=\"206\" height=\"265\" \/><\/a>NDUE DEDAJ<\/p>\n<p>Ernest Koliqi, n\u00eb 110-vjetorin e lindjes s\u00eb tij, tregoi dhe nj\u00ebher\u00eb se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb personalitet q\u00eb duhet ridimensionuar. <!--more-->N\u00ebse ka patur e ka qendrime t\u00eb ndryshme p\u00ebrsa i p\u00ebrket rolit t\u00eb tij politik, askush s\u2019e v\u00eb n\u00eb dyshim se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb nga l\u00ebvruesit e par\u00eb t\u00eb proz\u00ebs moderne shqiptare. Por ai \u00ebsht\u00eb dhe autor, editor e botues i rrall\u00eb visaresh kulturore shqiptare, si brenda ashtu dhe jasht\u00eb vendit, \u00e7ka ende nuk \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb si\u00e7 e meriton.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt kan\u00eb patur shpesh her\u00eb ngjarje kulturore, p\u00ebrsa i p\u00ebrket shtypit t\u00eb botuar n\u00eb ngulimet e tyre jasht\u00eb, apo n\u00eb diaspor\u00eb, qysh n\u00eb shekullin XIX, nga \u201cFlamuri i Arb\u00ebrit\u201d i De Rad\u00ebs te \u201cAlbania\u201d e Faik Konic\u00ebs etj. Kjo e fundit, si revist\u00eb politiko-kulturore-letrare, q\u00eb doli fillimisht n\u00eb Bruksel dhe m\u00eb pas n\u00eb Lond\u00ebr (1897-1909), si\u00e7 \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb, u b\u00eb organi m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i Rilindjes, q\u00eb propogandoi programin e l\u00ebvizjes komb\u00ebtare shqiptare, por qe dhe nj\u00eb enciklopedi e v\u00ebrtet\u00eb mbi historin\u00eb dhe kultur\u00ebn e popullit tone, e botuar n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, fr\u00ebnge e pjes\u00ebrisht at\u00eb turke. Po ashtu dhe mozaiku i gazetave e revistave t\u00eb para shqipe q\u00eb u botuan nga rilind\u00ebsit n\u00eb Bukuresht, Sofje, Stamboll etj. Gazeta \u201cDielli\u201d e Bostonit q\u00eb erdhi m\u00eb pas e q\u00eb vazhdon t\u00eb botohet prej 104 vitesh do t\u00eb ishte nj\u00eb flakadan i pashuar p\u00ebr breza t\u00eb t\u00ebr\u00eb shqiptar\u00ebsh n\u00eb Amerik\u00eb, q\u00eb si\u00e7 dihet pati si pararend\u00ebse gazet\u00ebn \u201cKombi\u201d t\u00eb Sotir Pecit. Nuk \u00ebsht\u00eb e rastit q\u00eb tribunat e para shqipe mediatike ishin dhe n\u00eb italisht, fr\u00ebngjisht, anglisht etj. Por nuk \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr nj\u00eb histori shtypi n\u00eb k\u00ebto pak radh\u00eb. As p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb se e meritojn\u00eb nga nj\u00eb medalje t\u00eb gjith\u00eb ata korifenj t\u00eb kultur\u00ebs son\u00eb, q\u00eb me an\u00eb t\u00eb pen\u00ebs e krijuan atdheun e munguar atje ku ishin, pasi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb me siguri ka njer\u00ebz q\u00eb mendojn\u00eb n\u00eb shtetin shqiptar. \u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb sa ne e kemi b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb ton\u00ebn at\u00eb \u00e7ka u publikua jasht\u00eb vendit p\u00ebr nj\u00ebqind vjet, si n\u00eb \u201cBuletini Katolik\u201d i Gjon Sinisht\u00ebs, \u201cShejzat\u201d e Ernest Koliqit etj. Nga ana tjet\u00ebr, sa njihen e vler\u00ebsohen sot botimet shqiptare jasht\u00eb, q\u00eb b\u00ebhen me shum\u00eb pasion e p\u00ebrpjekje, si gazeta \u201cIllyria\u201d q\u00eb del prej m\u00eb se nj\u00ebzet vjet\u00ebsh n\u00eb Nju Jork, revista \u201cKuvendi\u201d n\u00eb Detroit etj.<\/p>\n<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00ebn nj\u00eb okelio qeveritare u vun\u00eb n\u00eb dukje p\u00ebrmasat e personalitetit letrar, kulturor t\u00eb Ernest Koliqit, por ai mbase meriton nj\u00eb konferenc\u00eb m\u00eb vete vet\u00ebm p\u00ebr \u201cShejzat\u201d, revist\u00ebn q\u00eb krijoi n\u00eb Rom\u00eb pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, nga 1957-a deri me 1978-n, rreth s\u00eb cil\u00ebs p\u00ebr 18 vjet u tubua elita krijuese, studimore jasht\u00eb vendit, e cila ishte p\u00ebrjashtuar nga regjimi komunist. Ajo do t\u00eb vazhdonte hullin\u00eb e tradit\u00ebs s\u00eb pand\u00ebrruar, duke i thelluar dijet dhe studimet shqiptare, pa fillin ideologjik marksist-leninist. Kemi fal\u00eb k\u00ebsaj nisme t\u00eb shquar t\u00eb Koliqit dy paralele kulturore albanologjike, nj\u00ebra zyrtare e ideologjizuar brenda Shqip\u00ebris\u00eb, dhe tjetra autentike, komb\u00ebtare jasht\u00eb saj, kryesuar tashm\u00eb nga shqiptar\u00ebt, por n\u00eb bashk\u00ebveprim me albanolog\u00ebt e huaj. Koliqi zgjodhi Martin Camajn p\u00ebr kryeredaktor t\u00eb s\u00eb p\u00ebrkohshmes \u201cShejzat\u201d, q\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb e quan \u201cfamilje\u201d, kurse doktorimin e tij n\u00eb albanologji n\u00eb Universitetin e Mynihut e cil\u00ebson \u201cnj\u00eb dars\u00ebm intelektuale\u201d. Kjo ishte fryma e p\u00ebr\u00e7imit kulturor dhe sqima e k\u00ebsaj reviste z\u00ebmadhe. \u201cShejzat\u201d ishte nj\u00eb revist\u00eb me karakter kulturor, shoq\u00ebror dhe artistik q\u00eb u themelua mbi \u201cvet\u00ebdijen historike\u201d t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe p\u00ebr t\u00eb. Vet\u00eb Koliqit (shpesh shkruan dhe me pseudonimin \u201cHilushi\u201d) i p\u00eblqente t\u00eb merrej me \u201cshkoqitje e pleqnime\u201d mbi bot\u00ebn arbnore, n\u00eb humusin e s\u00eb cil\u00ebs ai dep\u00ebrtoi si rrall\u00ebskush nd\u00ebr autor\u00ebt shqiptar\u00eb. Kushdo q\u00eb e ka shfletuar k\u00ebt\u00eb revist\u00eb sheh klasin e saj, l\u00ebnd\u00ebn e mbar\u00ebshtruar nga t\u00eb gjith\u00eb \u201clamijet kulturor\u00eb\u201d, kalibrin e bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve, si Giuseppe Valentini, Karl Gurakuqi, Martin Camaj, Luigj Marlekaj, Gerhard Grimm, Zef Skiroi, Georg Stadmuler, Vasil Alarupi, Anton Logoreci, Zef Vorf Nekaj, Peter Bartl etj.<\/p>\n<p>Por hullia e fjal\u00ebs shqipe nd\u00ebr shqiptar\u00ebt jasht\u00eb nuk pushon. Rrethanat kan\u00eb qen\u00eb ato q\u00eb e kan\u00eb kusht\u00ebzuar shtypin shqiptar atje dhe n\u00eb koh\u00eb t\u00eb vona. Shkrimtari Pjet\u00ebr Jaku, autor i tre librave poetik, dy romaneve, disa librave publicistik e studimor, botues i revist\u00ebs s\u00eb p\u00ebrmuajshme informative dhe kulturore \u201cKuvendi\u201d, e cila del n\u00eb Detroit q\u00eb nga muaj maj i vitit 2001, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb veprimtar i pashoq i komunitetit shqiptar t\u00eb Michiganit. Njer\u00ebz t\u00eb till\u00eb sikur kan\u00eb lindur p\u00ebr t\u00eb mos pushuar asnj\u00ebher\u00eb p\u00ebrsa i p\u00ebrket kontributit t\u00eb tyre n\u00eb l\u00ebm\u00eb t\u00eb kultur\u00ebs. N\u00eb vitin 1994 Pjetri pati krijuar shoq\u00ebrin\u00eb\u00a0botuese \u201cKuvendi\u201d n\u00eb qytetin e Lezh\u00ebs, pjes\u00eb e s\u00eb cil\u00ebs ishte dhe revista me t\u00eb nj\u00ebjtin em\u00ebr, e ideuar e frym\u00ebzuar nga kuvendet shqiptare n\u00eb shekuj, ve\u00e7an\u00ebrisht nga Kuvendi i Bes\u00eblidhjes s\u00eb Lezh\u00ebs 1444; i cili kur emigroi n\u00eb Amerik\u00eb e mbarti me vete me nj\u00eb mij\u00eb mundime \u201cKuvendin\u201d e tij t\u00eb Lezh\u00ebs, p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb atje ku do t\u00eb ngulej \u201ckuvendin\u201d letrar dhe social-kulturor t\u00eb komunitetit shqiptar n\u00eb Detroit e m\u00eb gj\u00ebr\u00eb. N\u00eb pak koh\u00eb revista b\u00ebri bashk\u00eb elit\u00ebn intelektuale shqiptare n\u00eb kontinentin e larg\u00ebt duke u b\u00ebr\u00eb nj\u00eb z\u00eb i saj. Mund t\u00eb duket e habitshme q\u00eb n\u00eb koh\u00eb kaq t\u00eb vona t\u00eb jet\u00eb i nevojsh\u00ebm nj\u00eb organ mediatik, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb nj\u00eb vend si Amerika, ku shqiptar\u00ebt e kan\u00eb gjetur me koh\u00eb veten, por mbase pik\u00ebrisht n\u00eb koh\u00eb t\u00eb tilla moderne, sip\u00ebrmarrje k\u00ebsodore jan\u00eb m\u00eb t\u00eb nevojshme se kurr\u00eb. Edhe pse tashm\u00eb rrjetet sociale jan\u00eb b\u00ebr\u00eb gazet\u00ebza e revista m\u00eb vete dhe shtypi online \u00ebsht\u00eb nj\u00eb realitet i ri i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm komunkimi. Teksa revista \u201cKuvendi\u201d ka krijuar fondin dhe arkivin e saj, ti mendon: a do t\u00eb mund t\u00eb gjendej guximi p\u00ebr pun\u00eb t\u00eb tilla, n\u00ebse nuk do t\u00eb ishte modeli kulturor i Koliqit me \u201cShejzat\u201d?<\/p>\n<p>Por ndoshta ky model nuk \u00ebsht\u00eb funksionues vet\u00ebm p\u00ebr botimet jasht\u00eb, por dhe p\u00ebr ato n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb duket se shtypi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendruar i t\u00ebri n\u00eb Tiran\u00eb dhe se n\u00eb rrethe nuk ke se \u00e7\u2019k\u00ebrkon e se \u00e7\u2019pret. Por nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu. Mjafton t\u00eb kujtosh revist\u00ebn \u201cHylli i Drit\u00ebs\u201d q\u00eb pas 90-\u00ebs pati dal\u00eb pak koh\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr dhe disa revista t\u00eb tjera q\u00eb dalin n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet n\u00eb vazhdim\u00ebsi, si \u201cKumbona e s\u00eb Diell\u00ebs\u201d, gazet\u00ebn \u201cKoha Jon\u00eb\u201d q\u00eb u botua p\u00ebr s\u00eb pari n\u00eb Lezh\u00eb, gazet\u00ebn rajonale \u201cJava\u201d n\u00eb Jug, gazet\u00ebn lokale \u201cMirdita\u201d n\u00eb Rr\u00ebshen etj. N\u00eb k\u00ebt\u00eb panoram\u00eb shtypi \u201cprovince\u201d meriton nj\u00eb v\u00ebmendje revista \u201cEmathia\u201d, q\u00eb del prej gjasht\u00eb vitesh n\u00eb Burrel, e q\u00eb ka t\u00ebrhequr metropolin atje. N\u00eb vitet \u201960 n\u00ebp\u00ebr katundet e Matit vente e vinte gjith\u00eb koh\u00ebn nj\u00eb studiues i pasionuar vend\u00ebs, Dilaver Kurti, q\u00eb g\u00ebrmonte, skedonte, p\u00ebrshkruante \u00e7do gj\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr arkeologjike, etnografike, muzeore nga treva e tij. Nisur dhe nga ky model i \u201cbrendsh\u00ebm\u201d i spikatur, pun\u00ebtor\u00ebt e kultur\u00ebs, krijuesit dhe studiuesit e Matit zun\u00eb t\u00eb botonin revist\u00ebn e tyre kulturore, q\u00eb e marrim vazhdimisht fal\u00eb mir\u00ebsis\u00eb s\u00eb botuesit t\u00eb saj, Artan Kurti, q\u00eb \u00ebsht\u00eb i biri i studiuesit t\u00eb dikursh\u00ebm q\u00eb sapo e zum\u00eb n\u00eb goj\u00eb, q\u00eb nuk rron m\u00eb. \u201cEmathia\u201d \u00ebsht\u00eb tribuna matjane e historis\u00eb pa paragjykim, shpalimit t\u00eb traditave etno-kulturore, let\u00ebrsis\u00eb dhe arteve, ku jan\u00eb bashk\u00eb akademik\u00ebt nga Tirana q\u00eb kan\u00eb dal\u00eb nga ky rreth me letrar\u00ebt e talentuar t\u00eb gjimnazit t\u00eb Burrelit. Ruajtja dhe rikultivimi i vlerave t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb trev\u00ebs nga bjerrjet e \u201cglobalizmit\u201d \u00ebsht\u00eb ajo \u00e7ka ky botim periodik m\u00ebton t\u00eb kryej\u00eb. Kjo e p\u00ebrbashkon n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre me \u201cShejzat\u201d e t\u00eb tjera edicione t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p align=\"center\">***<\/p>\n<p>K\u00ebshtu ndodh kur shtypi nuk jep vet\u00ebm lajme, por p\u00ebrben dhe vet\u00eb lajm. Si n\u00eb Shqip\u00ebri, ashtu dhe n\u00eb dispor\u00eb. \u201cIllyria\u201d \u00ebsht\u00eb gazeta shqiptare amerikane q\u00eb del dy her\u00eb n\u00eb jav\u00eb n\u00eb Nju Jork me 40 faqe dhe shp\u00ebrndahet n\u00eb gjith\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Ajo numrin e 28 N\u00ebntorit 2012 doli me 200 faqe duke vendosur nj\u00eb rekord n\u00eb historin\u00eb e shtypit shqiptar. E meriton nj\u00eb fal\u00ebnderim mbar\u00ebshqiptar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, e ndoshta dhe ndonj\u00eb dekorat\u00eb nga Shqip\u00ebria e Kosova.<\/p>\n<p>Nuk rreshtin, pra, as sot e k\u00ebsaj dite \u201cShejzat\u201d e Koliqit, si\u00e7 nuk rresht \u201cAlbania\u201d e Konic\u00ebs s\u00eb ardhuri drejt nesh.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0NDUE DEDAJ Ernest Koliqi, n\u00eb 110-vjetorin e lindjes s\u00eb tij, tregoi dhe nj\u00ebher\u00eb se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb personalitet q\u00eb duhet ridimensionuar.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-3090","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-letersi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3090","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3090"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3090\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3092,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3090\/revisions\/3092"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3090"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3090"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3090"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}