{"id":3082,"date":"2013-07-08T13:17:51","date_gmt":"2013-07-08T13:17:51","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3082"},"modified":"2013-07-08T13:17:51","modified_gmt":"2013-07-08T13:17:51","slug":"fatbardha-saraci-mbesa-e-qazim-mulletit-persekutimi-i-mulleteve-dhe-fati-i-hidhur-i-hajries-gruas-se-prefektit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3082","title":{"rendered":"Fatbardha Sara\u00e7i, mbesa e Qazim Mulletit: Persekutimi i Mullet\u00ebve dhe fati i hidhur i Hajries, gruas s\u00eb prefektit"},"content":{"rendered":"<div>\nShkruan\u00a0<strong>ANI JAUPAJ<\/strong><\/div>\n<div>\u00a0<a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/07\/hajrije-mulleti.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-3083\" title=\"hajrije mulleti\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/07\/hajrije-mulleti.jpg\" alt=\"\" width=\"192\" height=\"300\" \/><\/a><\/div>\n<div>\u00a0Hajrie Mulleti me t\u00eb birin, Reshitin<\/div>\n<div><\/div>\n<div><strong>TIRANE : (Panorama)<\/strong>\u00a0Ish-prefekti i\u00a0 Tiran\u00ebs, protagonisti i nj\u00ebr\u00ebs prej komedive m\u00eb t\u00eb famshme shqiptare \u201cPrefekti\u201d, Qazim Mulleti, la pas arratisjes s\u00eb tij, <!--more-->p\u00ebrve\u00e7 gruas e djalit, edhe v\u00ebllez\u00ebrit bashk\u00eb me familjar\u00ebt e tyre. T\u00eb gjith\u00eb, aktiv\u00eb politikisht ose jo, u internuan. Kjo \u00ebsht\u00eb historia e nj\u00ebr\u00ebs prej mbesave t\u00eb tij, Fatbardh\u00ebs, e cila,\u00a0 e frym\u00ebzuar prej vuajtjeve q\u00eb ka par\u00eb, \u00ebsht\u00eb duke shkruar v\u00ebllimin e tret\u00eb t\u00eb librit \u201cDhimbje\u201d. P\u00ebrve\u00e7 intervist\u00ebs e njohjes me t\u00eb, prej v\u00ebllimit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb k\u00ebtij libri, jemi njohur edhe me jet\u00ebn q\u00eb iu desh t\u00eb kalonte Hajrie Mulleti, gruas s\u00eb ish-prefektit, bashk\u00eb me t\u00eb birin, Rreshitin. I gjith\u00eb ilariteti i shkaktuar prej komedis\u00eb \u201cPrefekti\u201d, ironizues dhe tall\u00ebs me prefektin e Tiran\u00ebs n\u00eb koh\u00ebn e pushtimit fashist, Qazim Mulletin, ka r\u00ebnduar mbi supet e gjith\u00eb pjes\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb familjes s\u00eb tij. Edhe t\u00eb atyre f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb sapolindur, q\u00eb as e kishin iden\u00eb se \u00e7\u2019do t\u00eb thoshte t\u00eb ishe n\u00eb krye t\u00eb drejtimit t\u00eb qytetit, t\u00eb udh\u00ebtoje me makinat e shtetit, apo gjithfar\u00eb privilegjesh, q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr familja mund t\u00eb kishte. E m\u00eb shum\u00eb akoma, nuk mund t\u00eb kuptonin se nga buronte gjith\u00eb ajo urrejtje e p\u00ebrbuzje, q\u00eb koh\u00eb m\u00eb von\u00eb e nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb jet\u00ebs, njer\u00ebzit do tregonin ndaj tyre. Qazim Mulleti n\u00eb prag t\u00eb rrezikut u largua nga Shqip\u00ebria, p\u00ebr t\u2019ia l\u00ebn\u00eb \u201ct\u00eb keqen\u201d jo vet\u00ebm s\u00eb shoqes dhe djalit t\u00eb tij t\u00eb vet\u00ebm, por edhe gjith\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb, v\u00ebllez\u00ebrve me gjith\u00eb kishin e \u00e7\u2019kishin n\u00eb sht\u00ebpi. Nj\u00eb prej tyre \u00ebsht\u00eb Fatbardha Sara\u00e7i Mulleti. Mbesa nga v\u00ebllai e ish-prefektit, q\u00eb i pa dyert e internimit q\u00eb 5 vje\u00e7, pas daljes prej tij, p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieje t\u00eb vjet\u00ebr shpirt\u00ebrore me let\u00ebrsin\u00eb, mblodhi e shkroi gjith\u00eb \u00e7\u2019kish par\u00eb me sy e d\u00ebgjuar me vesh n\u00ebp\u00ebr sh\u00ebtitjet nga nj\u00ebri fshat n\u00eb tjetrin e nga kasollet n\u00eb baraka. Ashtu si ajo, t\u00eb pangr\u00ebna, t\u00eb paveshura, ishin edhe sa e sa femra t\u00eb tjera, q\u00eb t\u00eb b\u00ebra tok, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur botimin e v\u00ebllimit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb librit \u201cDhimbje\u201d me autore nj\u00eb nga vet\u00eb bashk\u00ebvuajt\u00ebset. Sot, Fatbardha \u00ebsht\u00eb duke punuar<\/div>\n<div>\n<div id=\"attachment_85420\"><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/07\/fatbardha-saraci.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-3084\" title=\"fatbardha saraci\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/07\/fatbardha-saraci.jpg\" alt=\"\" width=\"208\" height=\"300\" \/><\/a>Fatbardha Sara\u00e7i Mulleti n\u00eb koh\u00eb t\u00eb ndryshme, gjat\u00eb viteve t\u00eb internimit, si dhe koh\u00ebt kur ishte m\u00ebsuese<\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n<div>me v\u00ebllimin e tret\u00eb, por deri at\u00ebher\u00eb, t\u00eb njihemi me jet\u00ebn e saj dhe t\u00eb atyre q\u00eb u b\u00ebn\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij libri. E meq\u00eb shkaku i gjith\u00eb rrjedh\u00ebs s\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre erdhi i till\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb xhaxhait, Qazimit, do t\u00eb flasim pik\u00ebrisht p\u00ebr ato \u00e7ka ai la pas, n\u00eb kampin e tmerrsh\u00ebm t\u00eb Tepelen\u00ebs, gruan, Hajrien dhe t\u00eb birin. Si dhe gjith\u00eb fisin q\u00eb rropatej fushave e t\u00eb korrave n\u00eb Sav\u00ebr t\u00eb Lushnj\u00ebs apo ngado t\u2019i degdiste partia.\u00a0<strong>Gjith\u00eb historit\u00eb e emrat q\u00eb shohim n\u00eb librin \u201cDhimbje\u201d ju i keni prekur vet\u00eb?<\/strong>\u00a0T\u00eb gjitha historit\u00eb jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta, ato jetuan bashk\u00eb me mua q\u00eb kur isha 5 vje\u00e7 e vazhdojn\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb deri tani, q\u00eb kam prekur t\u00eb 70-at. I kam njohur k\u00ebto n\u00ebna e bija nd\u00ebr vite n\u00eb qytetet e Tiran\u00ebs, Kavaj\u00ebs, Lezh\u00ebs, n\u00eb fshatrat ku kam punuar, Zadrim\u00eb, Kallmet, Daj\u00e7 etj. N\u00eb ato vite bashk\u00ebjetese me t\u00eb keqen, t\u00eb gjitha ngjarjet e librit ishin pjes\u00eb e s\u00eb p\u00ebrditshmes dhe liria ishte vet\u00ebm nj\u00eb iluzion.\u00a0<strong>Duhet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb vet\u00ebm d\u00ebshira p\u00ebr t\u2019i ndar\u00eb k\u00ebto dhimbje me t\u00eb tjer\u00ebt, sepse me let\u00ebrsin\u00eb jo nuk ju lidh gj\u00eb\u2026<\/strong>\u00a0N\u00eb fakt, let\u00ebrsia ka qen\u00eb brenda meje gjithnj\u00eb. Pasioni p\u00ebr t\u00eb lexuar libra artistik\u00eb e shkruar kujtimet e mia, m\u00eb ka shoq\u00ebruar p\u00ebrher\u00eb. Por po, ka qen\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti d\u00ebshira p\u00ebr t\u2019i njohur njer\u00ebzit me ato realitete t\u00eb hidhura, me ato vrasje p\u00ebr s\u00eb gjalli e pushkatime, q\u00eb sot as mund ta imagjinojn\u00eb se \u00e7\u2019jan\u00eb. Prekeshin e vuanin njer\u00ebz q\u00eb as kishin t\u00eb b\u00ebnin me ngjarjen e par\u00eb. Vuanin d\u00ebnimet e t\u00eb tjer\u00ebve.\u00a0<strong>Nj\u00eb nga k\u00ebta ishit edhe ju vet\u00eb, apo jo? Babai apo ju vet\u00eb keni b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka q\u00eb i ka shkelur n\u00eb kallo..?<\/strong>\u00a0Im at\u00eb, Haki Mulleti, pati studiuar n\u00eb Austri e pas kthimit punoi n\u00eb administrat\u00eb. Asnj\u00eb lidhje nuk kishte me politik\u00ebn, por meqen\u00ebse v\u00ebllai i tij, Qazim Mulleti u largua nga Shqip\u00ebria, e kap\u00ebn k\u00ebta q\u00eb mbet\u00ebn k\u00ebtu. S\u00eb pari e burgos\u00ebn e mandej e internuan bashk\u00eb me ne. Kjo ishte arsyeja pse prej vitit \u201944 nuk e kujtoi m\u00eb baban\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, edhe pse gjith\u00eb ne t\u00eb tjer\u00ebt u nxor\u00ebm nga sht\u00ebpit\u00eb n\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb l\u00ebvizur kasolle m\u00eb kasolle t\u00eb Kavaj\u00ebs e Lushnj\u00ebs.\u00a0<strong>Ju keni qen\u00eb fare e vog\u00ebl, \u00e7\u2019kujtoni nga ajo koh\u00eb?<\/strong>\u00a0<a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/07\/sadija-e-vogel.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-3085\" title=\"sadija e vogel\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/07\/sadija-e-vogel.jpg\" alt=\"\" width=\"217\" height=\"300\" \/><\/a>Sado e vog\u00ebl t\u00eb ishe, nuk mund t\u00eb mos p\u00ebrjetoje pushkatimet q\u00eb t\u00eb detyronin t\u00eb shihje n\u00eb oborret e shkoll\u00ebs n\u00eb Kavaj\u00eb. Na nxirrnin jasht\u00eb p\u00ebr t\u2019i par\u00eb, sado q\u00eb p\u00ebrpiqeshim t\u00eb mbyllnim syt\u00eb. Ndoshta sh\u00ebrbenin si shembuj, se nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb gjith\u00eb mund t\u00eb kishim t\u00eb nj\u00ebjtin fat.<strong>Megjithat\u00eb, ju arrit\u00ebt t\u2019i tejkaloni t\u00eb gjitha sepse mund\u00ebt t\u00eb ndiqnit \u00ebndrr\u00ebn tuaj, t\u00eb shkolloheni\u2026<\/strong>\u00a0P\u00ebrve\u00e7 se d\u00ebshir\u00eb e imja, kjo ishte nj\u00eb edukat\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn na kishte ushqyer babai. Ishte brenda meje dhe do b\u00ebja gjith\u00e7ka p\u00ebr ta arritur. Megjithat\u00eb, po t\u00eb vijoja t\u00eb jetoja n\u00eb Lushnj\u00eb, nuk do arrija t\u00eb shkoja p\u00ebrtej shkoll\u00ebs 8-vje\u00e7are. Njer\u00ebzit e mamas\u00eb m\u00eb mor\u00ebn n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tyre n\u00eb Shkod\u00ebr, k\u00ebshtu q\u00eb munda t\u00eb vazhdoj edhe gjimnazin. Por edhe pas k\u00ebsaj kohe u ktheva n\u00eb Kavaj\u00eb, ku m\u00eb duhej t\u00eb flija s\u00ebrish n\u00eb nj\u00eb shtrat me disa njer\u00ebz. Punova n\u00eb bujq\u00ebsi, u p\u00ebrpoqa duke takuar Ramiz Alin\u00eb p\u00ebr t\u2019i k\u00ebrkuar shkoll\u00eb, por pa i th\u00ebn\u00eb se kush jam, sado q\u00eb babai m\u00eb tha se disa ndere ia kemi b\u00ebr\u00eb, duhet t\u2019i kishe th\u00ebn\u00eb kush ishe. Pas vdekjes s\u00eb tim ati shkova n\u00eb Lezh\u00eb, ku p\u00ebr fat kishin nevoj\u00eb p\u00ebr arsimtare. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb nisi nj\u00eb dashuri e re p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit, dashuri e cila m\u00eb shoq\u00ebroi gjithnj\u00eb. Bashk\u00eb me m\u00ebsimdh\u00ebnien nisa edhe\u00a0plot\u00ebsimin e dokumenteve p\u00ebr t\u00eb ndjekur Fakultetin e Shkencave Natyrore p\u00ebr Biologji-Kimi, meqen\u00ebse n\u00eb k\u00ebt\u00eb deg\u00eb kishte nevoja rrethi. U p\u00ebrqendrova vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebto dy gj\u00ebra t\u00eb reja t\u00eb jet\u00ebs sime dhe arrita t\u2019ia dal m\u00eb s\u00eb miri. Studioja deri n\u00eb agim, flija pak or\u00eb, e n\u00eb m\u00ebngjes merresha me nx\u00ebn\u00ebsit, me ngritjen e laborator\u00ebve, me edukimin e tyre dhe t\u00eb vetes, derisa arrita t\u00eb p\u00ebrfundoj studimet.<strong>Nuk \u00ebsht\u00eb pak p\u00ebr \u201cnjoll\u00ebn\u201d q\u00eb kishit\u2026<\/strong>\u00a0Nuk \u00ebsht\u00eb pak v\u00ebrtet, por nuk ishte as e leht\u00eb p\u00ebr ta arritur. I gjith\u00eb p\u00ebrkushtimi n\u00eb studime m\u00eb mori edhe k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e krijimit t\u00eb nj\u00eb familjeje, t\u00eb cil\u00ebn e realizova n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb von\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb pati gjithsesi kosto. Megjithat\u00eb, edhe me arritjet q\u00eb pata, nuk munda t\u00eb vazhdoj pun\u00ebn time pa u prekur. N\u00eb koh\u00eb t\u00eb ndryshme mund t\u00eb prekeshe nga lufta e klasave dhe n\u00eb fakt m\u00eb ndodhi nj\u00eb her\u00eb n\u00eb \u201967-n e mandej n\u00eb \u201975-n. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast t\u00eb dyt\u00eb isha e para q\u00eb u hoqa nga puna p\u00ebr t\u00eb mos u rikthyer m\u00eb deri n\u00eb vitet e demokracis\u00eb. P\u00ebr mua aty mbaroi gjith\u00e7ka deri n\u00eb rifillimin e jet\u00ebs s\u00eb lir\u00eb.<\/div>\n<blockquote><p><strong>Hajrie Mulleti: Nga komedia te skleroza e vdekja n\u00eb kampet e Tepelen\u00ebs<\/strong><\/p>\n<div id=\"attachment_85418\">\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/07\/hajrija-me-te-birin.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-3086\" title=\"hajrija me te birin\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/07\/hajrija-me-te-birin.jpg\" alt=\"\" width=\"213\" height=\"300\" \/><\/a>Hajrie Mulleti, gruaja e Qazim Mulletit, me t\u00eb birin, Reshit Mulleti<\/p>\n<\/div>\n<p>Krahas Qazim Mulletit, nj\u00eb em\u00ebr tjet\u00ebr real q\u00eb prekej n\u00eb komedin\u00eb \u201cPrefekti\u201d, ishte edhe ai i s\u00eb shoqes, Hajries, e cila n\u00eb gjith\u00eb vitet q\u00eb njer\u00ebzit gajaseshin me dialektin a veprimtarit\u00eb e t\u00eb shoqit, hante grosh\u00eb me krimba n\u00eb kampin e Tepelen\u00ebs. Por cila ishte n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kjo grua, p\u00ebrtej stereotipave t\u00eb krijuar t\u00eb komedis\u00eb?\u00a0<strong>Martesa dhe lumturia e shkurt\u00ebr\u00a0<\/strong>Hajrie Mulleti ishte e lindur n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb nj\u00eb nga ato familjet po aq t\u00eb vjetra e po me aq tradita sa t\u00eb t\u00eb shoqit. Pas fejes\u00ebs me Qazim Mulletin, u martua me t\u00eb n\u00eb Vjen\u00eb m\u00eb 1929. Meqen\u00ebse i shoqi ishte emigrant politik, Hajries iu desh ta rriste t\u00eb birin e vetme n\u00eb Shqip\u00ebri, duke shpresuar gjithnj\u00eb n\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb ribashkimi me t\u00eb shoqin. Dhe n\u00eb fakt ajo dit\u00eb erdhi pas n\u00ebnt\u00eb vitesh, edhe pse zgjati fare pak. Ju duk gati si nj\u00eb rilindje, por g\u00ebzimi u pre shpejt n\u00eb mes. Diktatura ishte pas dere, i shoqi, pas drejtimit t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar veten, duhet t\u00eb kthehej s\u00ebrish nga kishte ardhur.\u00a0<strong>Grabitja e pronave dhe internimi\u00a0<\/strong>E nxor\u00ebn me forc\u00eb nga sht\u00ebpia dhe iu grabit \u00e7do gj\u00eb, p\u00ebrfshi dhe dhuratat q\u00eb kishte marr\u00eb nga prind\u00ebrit e saj. E internojn\u00eb bashk\u00eb me t\u00eb birin, Reshitin 15-vje\u00e7ar, n\u00eb kampin e Tepelen\u00ebs m\u00eb shum\u00eb bashk\u00ebvuajt\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb. Flinin n\u00eb kazerm\u00eb bashk\u00eb me 200 veta t\u00eb tjer\u00eb pa dallim moshe a seksi. S\u2019kishin drit\u00eb, as ngrohje. Ushqimi ishte vet\u00ebm nj\u00eb cop\u00eb buk\u00eb e zez\u00eb. Por p\u00ebr shkak t\u00eb t\u00eb birit duhej p\u00ebrballuar gjith\u00e7ka. Duhet t\u00eb duronte edhe dhimbjet e shpin\u00ebs prej ngarkes\u00ebs s\u00eb druve q\u00eb i vinin t\u00eb transportonte, n\u00eb vend t\u00eb karroc\u00ebs, p\u00ebr familjet e oficer\u00ebve. Por kjo ishte vet\u00ebm nj\u00ebra an\u00eb e medaljes. Bashk\u00eb me t\u00eb, ishin edhe motrat e v\u00ebllez\u00ebrit e saj. Nj\u00ebri u pushkatua i pari p\u00ebr shkak t\u00eb bindjeve antikomuniste. T\u00eb tjer\u00ebt ndoq\u00ebn fatin e tij, u larguan nga jeta nj\u00ebri pas tjetrit n\u00eb internim, pa u par\u00eb a folur me t\u00eb motr\u00ebn. Natyrisht q\u00eb n\u00ebse do t\u00eb pranonte t\u00eb b\u00ebnte ndarjen nga i shoqi, fati do ishte m\u00eb pak mizor, por k\u00ebt\u00eb nuk e b\u00ebri kurr\u00eb.\u00a0<strong>S\u00ebmundja dhe vdekja<\/strong><\/p>\n<div id=\"attachment_85419\">\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/07\/hajriaj-ne-internim.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-3087\" title=\"hajriaj ne internim\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/07\/hajriaj-ne-internim.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"268\" \/><\/a>Hajrie Mulleti, gruaja e Qazim Mulletit, n\u00eb internim n\u00eb Tepelen\u00eb<\/p>\n<\/div>\n<p>Punoi n\u00eb bujq\u00ebsi, me hipertension, p\u00ebr t\u00eb rritur t\u00eb birin, n\u00eb ato kushte q\u00eb jeta e kishte hedhur. Kjo ishte gruaja q\u00eb komedia e b\u00ebnte t\u00eb \u00e7al\u00eb, injorante, qesharake, tek ajo num\u00ebronte kafshatat e munguara t\u00eb buk\u00ebs s\u00eb t\u00eb birit. Por duhet t\u00eb kalonin shum\u00eb vite p\u00ebrpara se e gjith\u00eb kjo t\u00eb dilte n\u00eb drit\u00eb. Aq vite sa Hajria ishte plakur, b\u00ebr\u00eb me skleroz\u00eb, n\u00eb internim. Fjal\u00ebt e vetme q\u00eb mund t\u00eb shqiptonte pas s\u00ebmundjes, kur e pyesnin, ishin: \u201cJam te sht\u00ebpia e babait tim, n\u00eb oborrin me diell e plot lule, n\u00eb dhomat e m\u00ebdha me jorgan\u00ebt e bardh\u00eb\u201d. Imazhe k\u00ebto q\u00eb i kishin mbetur nga vajz\u00ebria e q\u00eb shtynte net\u00ebt e err\u00ebta t\u00eb pagjum\u00ebsis\u00eb. Vdiq n\u00eb nj\u00eb barak\u00eb prej llamarine e d\u00ebrrase, mes balt\u00ebs s\u00eb Myzeqes\u00eb, n\u00eb vitin 1980 larg Tiran\u00ebs s\u00eb saj, s\u00eb cil\u00ebs iu largua 35 vite m\u00eb par\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos iu rikthyer kurr\u00eb. Pas largimit t\u00eb s\u00eb \u00ebm\u00ebs, i biri, Reshiti, vet\u00ebm qante, i mbetur tashm\u00eb i vet\u00ebm, pa t\u00eb ardhme e me zemr\u00ebn mbushur me plag\u00eb.\u00a0<strong>Traumat e t\u00eb birit\u00a0<\/strong>Reshiti jetoi me t\u00eb atin p\u00ebr fare pak vite. Edhe n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb ishin bashk\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb luft\u00ebs e angazhimeve t\u00eb t\u00eb atit, momentet e tyre s\u00eb bashku ishin t\u00eb num\u00ebruara, k\u00ebshtu q\u00eb kujtimet e tij ishin t\u00eb lidhura vet\u00ebm me n\u00ebn\u00ebn. Kur nj\u00eb i ftuar, mik i familjes, e pyeti Qazimin se pse nuk e merr dhe djalin me vete, p\u00ebrgjigjja e tij ish se politikan\u00ebt nuk merren me gra e f\u00ebmij\u00eb. Mbas vitit 1944 n\u00ebn\u00eb dhe djal\u00eb i kishin arrestuar disa her\u00eb, duke i mbajtur n\u00eb biruca t\u00eb ve\u00e7anta. Hajria pati presione t\u00eb ndryshme n\u00eb vitet pas largimit t\u00eb t\u00eb shoqit, p\u00ebr t\u2019i grabitur pronat, nd\u00ebrsa Reshiti akuzohej se shkruante parulla kund\u00ebr komunizmit. Nuk mungonin as keqtrajtimet fizike nga shok\u00ebt e shkoll\u00ebs, as her\u00ebt kur kthehej i gjakosur n\u00eb sht\u00ebpi. Kjo m\u00ebnyr\u00eb jetese e p\u00ebrndoqi Reshitin n\u00eb vitet m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb jet\u00ebs, p\u00ebr t\u2019i l\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu gjurm\u00eb t\u00eb p\u00ebrhershme edhe kur koha do sillte t\u00eb jetonte i lir\u00eb.<\/p><\/blockquote>\n<div><strong>Qazim Mulleti n\u00eb krye t\u00eb Tiran\u00ebs<\/strong><\/div>\n<div>\n<div id=\"attachment_85416\"><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/07\/QAZIM-MULLETI.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-3088\" title=\"QAZIM-MULLETI\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/07\/QAZIM-MULLETI.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"182\" \/><\/a>Qazim Mulleti<\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n<div>Thuajse t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e kryeqytetit e pranuan me d\u00ebshir\u00eb zgjedhjen e nj\u00eb tiranasi n\u00eb postin e kryetarit t\u00eb bashkis\u00eb. Sekretar personal i tij ishte Mehmet Rushiti, nd\u00ebrsa n\u00ebnkryetar Halil M\u00ebniku, q\u00eb drejtoi m\u00eb pas kryeqytetin p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb vitet 1943-1944. Shum\u00eb plane t\u00eb nisura n\u00eb koh\u00ebn e Zogut, si godina e korpusit universitar, kolonadat apo sot Muzeu i Arkeologjis\u00eb, Akademia e Arteve, ku n\u00eb at\u00eb koh\u00eb u vendos edhe opera, Kryeministria dhe hotel \u201cDajti\u201d mor\u00ebn drejtim n\u00eb koh\u00ebn e kryebashkiakut Mulleti. Por reliktet e pun\u00ebs s\u00eb tij, t\u00eb cilat ekzistojn\u00eb edhe sot, jan\u00eb banjat publike n\u00ebn tok\u00eb. Sipas nipit t\u00eb Qazim Mulletit, Tanush Mulleti, me t\u00eb marr\u00eb postin e drejtuesit t\u00eb Tiran\u00ebs, nisi vendosjen e \u00e7ezmave publike n\u00eb rrugica, si dhe nd\u00ebrtimin e banjave publike n\u00eb disa pika t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb qytetit, duke zgjidhur nj\u00ebkoh\u00ebsisht problemin e kanalizimeve n\u00ebntok\u00ebsore. Nj\u00eb tjet\u00ebr sip\u00ebrmarrje e v\u00ebshtir\u00eb e kryebashkiakut ka qen\u00eb heqja e varrezave brenda qytetit. P\u00ebr t\u00eb zgjidhur k\u00ebt\u00eb situat\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, ai e nisi nga vetja. \u201cNe kena pas af\u00ebr xhamis\u00eb te Pazari i Ri varrezat e sht\u00ebpis\u00eb. Por duke dashur me bo i reform\u00eb e me i \u00e7u varrezat mo larg qendr\u00ebs, Qazimi e nisi nga vorrezat tona e n\u00eb ven t\u00eb tyne ma pas u nd\u00ebrtu markata e Pazarit t\u00eb Ri\u201d, rr\u00ebfen Tanush Mulleti. Karrocat me kuaj q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb mbizot\u00ebronin, nuk u lejuan t\u00eb shkelnin n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs, duke i dh\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu qytetit t\u00eb viteve \u201940 nj\u00eb pamje m\u00eb t\u00eb pranueshme. N\u00eb koh\u00ebn kur Bashkia drejtohej nga Qazim Mulleti, u nd\u00ebrtuan dhe furrat e para elektrike t\u00eb buk\u00ebs n\u00eb kryeqytet.<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan\u00a0ANI JAUPAJ \u00a0 \u00a0Hajrie Mulleti me t\u00eb birin, Reshitin TIRANE : (Panorama)\u00a0Ish-prefekti i\u00a0 Tiran\u00ebs, protagonisti i nj\u00ebr\u00ebs prej komedive m\u00eb t\u00eb famshme shqiptare \u201cPrefekti\u201d, Qazim Mulleti, la pas arratisjes s\u00eb tij,<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[15],"tags":[],"class_list":["post-3082","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-gjeografi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3082","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3082"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3082\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3089,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3082\/revisions\/3089"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3082"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3082"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3082"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}