{"id":3049,"date":"2013-07-06T11:24:31","date_gmt":"2013-07-06T11:24:31","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3049"},"modified":"2013-07-06T11:24:31","modified_gmt":"2013-07-06T11:24:31","slug":"nje-vleresim-per-pragun-e-republikes-se-peste","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3049","title":{"rendered":"NJ\u00cb VLER\u00cbSIM P\u00cbR PRAGUN E REPUBLIK\u00cbS S\u00cb PEST\u00cb"},"content":{"rendered":"<p><strong><em><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/07\/romeo-gurakuqi-150x150.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-3050\" title=\"romeo-gurakuqi-150x150\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/07\/romeo-gurakuqi-150x150.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" height=\"150\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/07\/romeo-gurakuqi-150x150.jpg 150w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/07\/romeo-gurakuqi-150x150-48x48.jpg 48w\" sizes=\"auto, (max-width: 150px) 100vw, 150px\" \/><\/a>Romeo Gurakuqi<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Shqip\u00ebria hyri n\u00eb zgjedhje n\u00eb nj\u00eb klim\u00eb t\u00eb acaruar politike, me nj\u00eb sistem elektoral t\u00eb pap\u00ebrputhshem me ve\u00e7orit\u00eb e nj\u00eb vendi me dallueshm\u00ebri kulturore dhe nj\u00eb shteti unitar, n\u00eb nj\u00eb vend n\u00eb t\u00eb cilin p\u00ebrgjegj\u00ebsia shtet\u00ebrore, cil\u00ebsia e shtetit, ndarja e pushteteve, interesat e publikut gjenden ende n\u00eb fazat e veta embrionale dhe t\u00eb pazhvilluara ngjashm\u00ebrisht me vendet e tjera europiane.<!--more--> Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend ku partit\u00eb politik\u00eb garuese n\u00eb zgjedhje nuk p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb ende interesa t\u00eb gj\u00ebra nacionale, por para s\u00eb gjithash jan\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht organizata jo demokratike, vende-vende private deri edhe familjare, pa boshte ideologjike dhe politike t\u00eb p\u00ebrcaktuara dhe pa programe t\u00eb s\u00ebnd\u00ebrtuara mbi shqyrtimin profesional t\u00eb realitetit ekonomik, politik, kulturor dhe institucional t\u00eb vendit. Nj\u00eb pjes\u00eb e tyre kan\u00eb krijuar mb\u00ebshtetetje rast\u00ebsore e t\u00eb paqendrueshme, t\u00eb nd\u00ebrvarur nga paraja e shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb momentet e k\u00ebmbimeve elektorale, sidomos n\u00eb periferit\u00eb rurale dhe n\u00eb suborget varf\u00ebra t\u00eb qyteteve kryesore. Segmente brenda tyre kan\u00eb krijuar nd\u00ebrlidhje deri n\u00eb pjes\u00ebt me t\u00eb kriminalizuar t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare, duke i p\u00ebrfshir\u00eb ato drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb fushata, duke ndotur r\u00ebnd\u00eb procesin zgjedhor dhe rotacionin politik.<\/p>\n<p>Zgjedhjet 2013 u zhvilluan n\u00eb nj\u00eb mjedis social, kulturor, urban dhe krahinor t\u00eb diversifikuar politikisht n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb skajshme, n\u00eb rrethanat e nj\u00eb p\u00ebrdorimi abuziv e disproporcional t\u00eb liris\u00eb, nj\u00eb presioni jo t\u00eb ndersh\u00ebm ndaj administrat\u00ebs nga ana e pushtetit dhe nj\u00eb etje t\u00eb verb\u00ebr p\u00ebr rimarrje e revansh, t\u00eb pangjash\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb sistem politik t\u00eb europianizuar. Gjat\u00eb kat\u00ebr viteve t\u00eb fundit, vendi p\u00ebsoi nj\u00eb ngushtim t\u00eb lirive individuale, nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr kontroll t\u00eb sjelljes dhe qendrimeve publike t\u00eb faktor\u00ebve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm intelektual\u00eb t\u00eb vendit, nj\u00eb shp\u00ebrndarje t\u00eb padrejt\u00eb t\u00eb pasurive q\u00eb \u00e7oi n\u00eb polarizimin e skajsh\u00ebm t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb dhe n\u00eb ngushtimin e shtres\u00ebs s\u00eb mesme; n\u00eb nj\u00eb korrupsion galopant q\u00eb u fut n\u00eb t\u00eb gjitha poret e shoq\u00ebris\u00eb, shtetit dhe administrat\u00ebs dhe q\u00eb asfiksoi \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr sh\u00ebrbim ndaj qytetarit. M\u00eb e keqja e t\u00eb keqijave ka qen\u00eb kapja e shtetit nga klientelat me origjina t\u00eb dyshimta, p\u00ebrsa i p\u00ebrket raportit me ligjshm\u00ebrin\u00eb dhe send\u00ebrtimi i nj\u00eb boshti ekonomik me suport politik q\u00eb priret t\u00eb qendroj\u00eb n\u00eb pushtet p\u00ebrmes taktikave transformative t\u00eb nj\u00eb pozite t\u00eb perhershme q\u00eb synon t\u00eb kontrolloj\u00eb p\u00ebrhershm\u00ebrisht Shtetin.<\/p>\n<p><em>Cili \u00ebsht\u00eb produkti i zgjedhjeve t\u00eb fundit?<\/em><\/p>\n<p>Shqip\u00ebria besoj se arriti ta shmang\u00eb kolapsin q\u00eb mund t\u00eb shkaktonte mungesa e arbitrit t\u00eb procesit zgjedhor dhe e arbitrave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb brendsh\u00ebm nd\u00ebr institucionale, p\u00ebr shkak t\u00eb dor\u00ebzimit t\u00eb klas\u00ebs politik\u00eb p\u00ebrball\u00eb sovranit dhe rregullave t\u00eb Shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, fal\u00eb angazhimit madhor t\u00eb v\u00ebzhguesve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe mb\u00ebshtetjes s\u00eb treguar nga aleat\u00ebt e popullit shqiptar n\u00eb NATO.<\/p>\n<p>Por, p\u00ebrzgjedhja klienteliste, jo demokratike nga maja e partive politike e kandidat\u00ebve p\u00ebr deputet\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb implementimit me zem\u00ebrngusht\u00ebsi t\u00eb nj\u00eb ligji absurd elektoral, nuk mund t\u00eb prodhonte gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se deputet\u00eb (nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsi) t\u00eb pilotuar, jo p\u00ebrfaq\u00ebsuese e p\u00ebrputhshme e vullnetit dhe e ve\u00e7orive t\u00eb elektoratit, shpesh her\u00eb antivlera t\u00eb qytetaris\u00eb dhe frym\u00ebs europianizuese n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn duhet t\u00eb priret orientimi strategjik i vendit. Mbi t\u00eb gjitha, deformimet q\u00eb p\u00ebsoi procedura e votimit, p\u00ebr shkak t\u00eb listave jo fidable, disa p\u00ebrdorimeve t\u00eb administrat\u00ebs dhe blerjeve t\u00eb votave dhe thyrjes s\u00eb procedurave t\u00eb Kodit Zgjedhor n\u00eb hap\u00ebsiren e lir\u00eb dhe t\u00eb shenjt\u00eb t\u00eb qendres s\u00eb votimit, shkaktuan d\u00ebmtimin e procesit, deformimin e vot\u00ebs e t\u00eb fitores s\u00eb forcave t\u00eb mir\u00ebfillta socialdemokratike dhe liberale brenda gjirit t\u00eb opozit\u00ebs mir\u00ebfillt\u00eb, krijimin e nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsie me p\u00ebrmbajtje nepotike dhe me konflikt t\u00eb qart\u00eb interesash q\u00eb hipotekisht premtojn\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb Shtet t\u00eb deformuar edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Fjalimi i par\u00eb, m\u00eb i lavd\u00ebrueshem i nj\u00eb fituesi n\u00eb zgjedhje n\u00eb historin\u00eb e pluralizmit shqiptar, mbajtur nga Zoti Edi Rama, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sinjal shprese q\u00eb pushteti i ardhsh\u00ebm nuk do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb pushtet krahinarist, klientelist, korrupsionist, antieuropianist dhe mbi t\u00eb gjitha, ai fjalim ngjall nj\u00eb g\u00ebzim se e ardhmja do i p\u00ebrkas\u00eb t\u00eb drejt\u00ebs dhe qytetar\u00ebve t\u00eb lir\u00eb. Por kjo shpres\u00eb m\u00eb err\u00ebsohet menj\u00ebher\u00eb kur kujtoj m\u00ebnyr\u00ebn me t\u00eb cil\u00ebn u orientua taktika zgjedhore e opozit\u00ebs s\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb n\u00eb qytetin tim t\u00eb Shkodr\u00ebs. Ardhja n\u00eb Shkod\u00ebr e nj\u00eb europianisti t\u00eb qytet\u00ebruar, e nj\u00eb liberali e socialdemokrati, duhet t\u00eb ishte e \u00e7liruar nga simbolika e pushtimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Veriut nga komunist\u00ebt, e pastruar nga punizmi, nga taktikat e p\u00ebrdorimit t\u00eb forc\u00ebs dhe e mbruajtur me nj\u00eb kualitet p\u00ebrfaq\u00ebsimi t\u00eb spikatsh\u00ebm. Vertet\u00eb ndodhi n\u00eb at\u00eb pjes\u00eb nj\u00eb ndryshim t\u00eb dukshem, por atje ka pasur edhe nj\u00eb infiltrim t\u00eb paduksh\u00ebm q\u00eb ka deformuar besoj rezultatin. K\u00ebmbimi i lir\u00eb e demokratik i pushteteve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen i qendrueshem i vendeve demokratike, p\u00ebrndryshe p\u00ebrdorimi i strukturave jopolitike p\u00ebr ndikim n\u00eb proces, dhe heshtja para nj\u00eb fenomeni t\u00eb qart\u00eb infiltrues, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb goditje e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr demokracin\u00eb shqiptare, nga e cila mund t\u00eb vuajm\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, mbasi mund t\u00eb sjell\u00eb riforcimin n\u00eb prapasken\u00eb t\u00eb kund\u00ebrligjit, q\u00eb askush mund t\u00eb mos i b\u00ebj\u00eb ball\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhshmen. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb fakt p\u00ebr t\u2019u sh\u00ebnuar, t\u00eb cilit i duhet dh\u00ebn\u00eb zgjidhje p\u00ebrpar\u00ebsore n\u00eb t\u00eb ardhmen m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt dhe qyteti dhe rajoni duhet t\u00eb orientohen nga vendosja me ndershm\u00ebri e Ligjit dhe e Rendit.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb arritur deri tek Shqip\u00ebria e past\u00ebr e Republikes s\u00eb Pest\u00eb, \u00ebsht\u00eb e nevojshme neutralizimi i gangreneva q\u00eb g\u00ebrryen pushtetin dhe q\u00eb hipotekisht dhe praktikisht po transformohen djall\u00ebzisht n\u00eb pushtetin e ri; \u00ebsht\u00eb e nevojshme frenimi i revanshist\u00ebve t\u00eb rinj\u00eb krahinarist\u00eb e punist\u00eb dhe ndarja e qart\u00eb me falangat militante dhe ato t\u00eb kund\u00ebrligjit; \u00ebsht\u00eb e nevojshme nj\u00eb balancim i mir\u00ebfillt\u00eb krahinor dhe kulturor i ekzekutivit, administrat\u00ebs, sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe i shtyllave nd\u00ebrtimore t\u00eb piramid\u00ebs shtet\u00ebrore; \u00ebsht\u00eb e nevojshme nj\u00eb rind\u00ebrtim i Republik\u00ebs, duke e pastruar nga hijet e konservatorizmit t\u00eb shekujve t\u00eb shkuar, duke riformuluar Kushtetut\u00ebn, duke e b\u00ebr\u00eb at\u00eb m\u00eb t\u00eb detajuar dhe pa asnj\u00eb zbraztir\u00eb t\u00eb lir\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb hedhin grushte ndaj s\u00eb Drejt\u00ebs, Balanc\u00ebs dhe Kontrollit nd\u00ebr-institucional, duke rritur rolin korrektiv, nd\u00ebrmjet\u00ebsues dhe drejtues t\u00eb Kreut t\u00eb Shtetit; duke e stabilizuar qendrueshm\u00ebrin\u00eb qev\u00ebris\u00ebse, jo duke e b\u00ebr\u00eb at\u00eb despotike dhe jo kolegjiale, por duke e b\u00ebr\u00eb at\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegjshme dhe t\u00eb shpjegueshme para Publikut dhe Institucioneve t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb. Republika e Pest\u00eb e neserme, ka nevoj\u00eb t\u00eb ec\u00eb drejt prirjeve aktuale modernizuese t\u00eb sistemeve qeveris\u00ebse, drejt nj\u00eb parlamentarizmi me president korrektiv, ose edhe drejt nj\u00eb gjys\u00ebm presidencializmi, n\u00ebp\u00ebrmjet rritjes s\u00eb pushteteve presidenciale, forcimit t\u00eb funksioneve kontrolluese parlamentare dhe send\u00ebrtimit t\u00eb institucionit t\u00eb Qeveris\u00eb Hije. Sistemi yn\u00eb ndjen t\u00eb nevojshme rind\u00ebrtimin nga e para t\u00eb piramides s\u00eb Sistemit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, mbi baz\u00ebn e nj\u00eb modeli m\u00eb efektiv per\u00ebndimor, q\u00eb s\u00eb bashku me rritjen e pavar\u00ebsis\u00eb, t\u00eb profilizimit dhe ekspertiz\u00ebs, do t\u00eb forcoj\u00eb paralelisht edhe Institutin e I<em>mpeachment<\/em>-it; duke rind\u00ebrtuar nga e para, bazuar n\u00eb profesionaliz\u00ebm dhe moderniz\u00ebm, institucionet e rendit publik dhe mbrojtjes s\u00eb jet\u00ebs dhe liris\u00eb s\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb reformim t\u00eb sistemit partiak n\u00eb vend, mbi baz\u00ebn e forcimit t\u00eb imponuar t\u00eb demokracis\u00eb s\u00eb brendshme, nd\u00ebrrimit t\u00eb pak\u00ebmbyesh\u00ebm t\u00eb elitave drejtuese dhe nxjerrjes jasht\u00eb ligjit t\u00eb partive q\u00eb promovojn\u00eb dhun\u00ebn. Ndalimi me ligj i Nepotizmit dhe i Konfliktit t\u00eb Interesit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej vuajtjeve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb rrug\u00ebn e b\u00ebrjes s\u00eb Shtetit. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb definitive ky ndalim mendoj se duhet t\u00eb filloj\u00eb nga kupola e Shtetit, n\u00eb t\u00eb gjitha institucionet paralele dhe duhet t\u00eb zbrez\u00eb deri n\u00eb hallkat baz\u00eb t\u00eb tij, ku d\u00ebmi i nd\u00ebrlidhjeve farefisnore po vdes t\u00eb Drejt\u00ebn dhe Ligjin. Jemi nj\u00eb vend aq i vog\u00ebl sa nuk ka hap\u00ebsir\u00eb m\u00eb p\u00ebr dy familjar\u00eb apo kushrinj\u00eb n\u00eb nj\u00eb institucion t\u00eb lart\u00eb apo n\u00eb institucionin paralel kontrollues dhe balancues. Ka ardhur momenti q\u00eb zgjidhja e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb nepotizmit dhe e konfliktit t\u00eb interesit t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb her\u00eb e mir\u00eb sot dhe jo nes\u00ebr kur do t\u00eb jet\u00eb t\u00ebp\u00ebr von\u00eb.<\/p>\n<p>Hapi tjet\u00ebr p\u00ebrmbyll\u00ebs i reform\u00ebs institucionale do t\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb ajo administrative, q\u00eb do t\u00eb synoj\u00eb rikompozimin administrativ t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, bazuar n\u00eb ndarjet tradicionale krahinore para diktatoriale, reform\u00eb e cila mendoj se duhet t\u2019i paraprij\u00eb refom\u00ebs elektorale q\u00eb do ta shnd\u00ebrroj\u00eb rendin elektoral, n\u00eb nj\u00eb sistem mazhoritar nj\u00ebem\u00ebror me nj\u00eb raund, q\u00eb imponon paraprakisht formimin e dy aleancave elektorale t\u00eb dallueshme, t\u00eb prira nga nj\u00eb lidership i paracaktuar. Kjo e fundit \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb rritur qendrueshm\u00ebrin\u00eb politike dhe p\u00ebrparimin e vendit n\u00eb paqe.<\/p>\n<p>Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb nes\u00ebrme do t\u00eb duhet t\u00eb mendoj\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb mir\u00eb, mbi k\u00ebt\u00eb baz\u00eb, k\u00ebto dy muaj, p\u00ebr Shtetin, sistemin e Qeverisjes, form\u00ebn e organizimit shtet\u00ebror, parimet qeveris\u00ebse dhe tipin, formatin e koalicionit q\u00eb do i duhet t\u00eb formuloj\u00eb nga shtatori e tutje. P\u00ebr ta filluar nga fundi, pyetja m\u00eb imediate q\u00eb shtrohet para Atij \u00ebsht\u00eb konceptimi i koalicionit: a do t\u00eb jet\u00eb ky nj\u00eb aliazh politik i ngritur mbi baz\u00ebn e modelit otomanist t\u00eb ndarjes qesim s\u00eb pla\u00e7kes s\u00eb fitores, si\u00e7 ishim m\u00ebsuar ta shikonim 45 muajt e shkuar, apo do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb koalicion programor europianist, q\u00eb nuk ndan dikasteret nd\u00ebr titullar\u00eb t\u00eb etur p\u00ebr \u00e7ifligje, por b\u00ebn fuzionin programor dhe e l\u00eb drejtimin dikasterial n\u00eb duart e profesionist\u00ebve t\u00eb afirmuar dhe t\u00eb mb\u00ebshtetur nga partit\u00eb? Pyetja e dyt\u00eb, e cila k\u00ebrkon nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb argumentuar ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me administrat\u00ebn shtet\u00ebrore: si do t\u00eb jet\u00eb e mundur t\u00eb realizohet premtimi i b\u00ebr\u00eb n\u00eb fjalimin e t\u00eb premtes parazgjedhore, dhe at\u00eb t\u00eb fitores, p\u00ebr nj\u00eb Shtet t\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve, n\u00eb rrethanat e objektivave t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb segmenteve p\u00ebrb\u00ebr\u00ebs t\u00eb koalicionit p\u00ebr administraten e nes\u00ebrme? Si do t\u00eb mbrohen profesionist\u00ebt e administrat\u00ebs aktuale t\u00eb shkolluar n\u00eb Per\u00ebndim dhe ata t\u00eb formuar n\u00eb Shkolla universitare cil\u00ebsore me cik\u00ebl t\u00eb plot\u00eb, nga furia e listave t\u00eb militant\u00ebv\u00eb t\u00eb organizatave baz\u00eb t\u00eb partive politike t\u00eb koalicionit? Pyetja e tret\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me perioden e reform\u00ebs institucionale q\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb shnd\u00ebrroj\u00eb Republik\u00ebn e Kat\u00ebrt, n\u00eb Republik\u00eb t\u00eb Pest\u00eb: A do t\u00eb shpenzoj\u00eb ajo reform\u00eb gjith\u00eb mandatin dhe do t\u00eb shkoj\u00eb deri n\u00eb harres\u00eb, apo do t\u00eb marr\u00eb vet\u00ebm koh\u00ebn e nevojshme q\u00eb i duhet nj\u00eb vendi normal europian me ngut\u00ebsi integruese p\u00ebr t\u2019u shnd\u00ebrruar n\u00eb Demokraci t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb? Cila do t\u00eb jet\u00eb qasja me sovranin n\u00eb k\u00ebt\u00eb reform\u00eb t\u00eb gj\u00ebr\u00eb institucionale? A do ta k\u00ebnaq\u00eb Pozita e re Publikun, duke ia vjelur edhe Atij mendimin duke i dh\u00ebn\u00eb ngurt\u00ebsi Kushtetut\u00ebs? A do t\u00eb k\u00ebte nj\u00eb hap tranzitor me nj\u00eb rikonfirmim t\u00eb dyt\u00eb? Pyetja e kat\u00ebrt ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me raportin e Shtetit me Komunitetet: A \u00ebsht\u00eb e gatshme Pozita e re t\u00eb respektoj\u00eb ve\u00e7antit\u00eb formative t\u00eb bashk\u00ebsive t\u00eb caktuara shqiptare me bot\u00ebkuptim historikisht krejt t\u00eb ndrysh\u00ebm me bot\u00ebkuptimin baz\u00ebs themelore mb\u00ebshtet\u00ebse militante t\u00eb Pozit\u00ebs s\u00eb ardhshme dhe t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie normale n\u00eb nj\u00eb Shtet t\u00eb t\u00eb Gjith\u00ebve? Si do t\u00eb b\u00ebj\u00eb njohjen n\u00eb Shtet t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb tyre t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit adekuat? Si do ta materializoj\u00eb ndjesin\u00eb e bashk\u00ebsive p\u00ebr t\u00eb qenurin n\u00eb nj\u00eb Shtet q\u00eb nuk do t\u00eb p\u00ebrsekutoj\u00eb e margjinalizoj\u00eb m\u00eb asnj\u00ebher\u00eb ask\u00ebnd? Si do t\u00eb frenoj\u00eb shtrirjen e strukturave q\u00eb n\u00eb disa segmente imponuan fiksim rezultati dhe q\u00eb tani k\u00ebrkojn\u00eb shp\u00ebrblim, mbi t\u00eb drejtat e bashk\u00ebsive tradicionalisht opozitare?<\/p>\n<p>Dhe pyetja e fundit, por q\u00eb n\u00eb rendin e gjerave mbetet vuajtja m\u00eb e madhe e demokracis\u00eb shqiptare, pengu m\u00eb i madh i pandershm\u00ebris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kat\u00ebrt, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me Lustracionin dhe P\u00ebrmir\u00ebsimin e Mbrojtjen e m\u00ebtutjeshme t\u00eb pasardh\u00ebsve t\u00eb t\u00eb Persekutuarve Politik\u00eb t\u00eb regjimit enverist: A \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm Kryeministri i ri i Shqip\u00ebris\u00eb europianiste t\u2019i shkoj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs deri n\u00eb fund dhe t\u00eb pastroj\u00eb politik\u00ebn shqiptare nga m\u00ebkatar\u00ebt e djesh\u00ebm? Si \u00ebsht\u00eb konceptuar mbrojtja e praktikave integruese t\u00eb nd\u00ebrmarra deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb nga qeverisja demokratike? A \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm Kryeministri i ri t\u00eb gjej\u00eb dhe t\u00eb promovoj\u00eb nj\u00eb ekuilib\u00ebr t\u00eb ri politik n\u00eb vend dhe t\u00eb frym\u00ebzoj\u00eb paqen nd\u00ebr shqiptar\u00ebt e traditave t\u00eb p\u00ebrkund\u00ebrta politike, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb brezat e rinj t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb njohin t\u00eb djeshmen jo t\u00eb lavdishme dhe t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb mbi m\u00ebsimet nga gabimet e s\u00eb shkuemes, t\u00eb ardhmen e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb nj\u00eb kombi t\u00eb ri modern europian? Si e mendon Kryeministri i ri t\u00eb bashkoj\u00eb nj\u00eb komb aq t\u00eb ndar\u00eb politikisht p\u00ebr shkak t\u00eb t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb djeshme dhe t\u00eb pardjeshme?<\/p>\n<p><em>Vet\u00ebm dy fjal\u00eb p\u00ebr pozicionin e Shkodr\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb qershor elektoral?<\/em><\/p>\n<p>Shkodra e tradites kulturore dhe patriotike ka nj\u00eb arsenal t\u00eb pashfrytezuem, dhe nji tradite t\u00eb djatht\u00eb, nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe liberale, q\u00eb nuk mund t\u00eb shuhet sot, edhe mbas 50 vjet terrori komunist e pro-komunist dhe deformimit t\u00eb frym\u00ebs demokratike ne p\u00ebriudh\u00ebn e tranzicionit. Ky \u00ebshte nj\u00eb fakt q\u00eb duhet t\u00eb \u00e7mohet e t\u00eb njihet nga Qendra dhe q\u00eb meriton me u transpozue n\u00eb siperfaqe t\u00eb politik\u00ebs shqiptare.\u00a0Drejtimi i ri politik n\u00eb Tiran\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb kuptoj\u00eb ate q\u00eb se kuptuan mir\u00eb parar\u00ebnd\u00ebsit, se ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me nj\u00eb qytetari t\u00eb vet\u00ebdijshme p\u00ebr vendin e saj n\u00eb vllaznin\u00eb nd\u00ebrshqiptare, me nj\u00eb bashk\u00ebsi qytetare t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb orientuar, me te cilen do t\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebhet llogari n\u00eb LIRI, n\u00eb SH\u00cbRBIM PUBLIK, duke ruajtur arritjet e deritanishme, n\u00eb aspektet e respektimit t\u00eb normave elementare qytetare dhe duke i \u00e7uar arritjet e viteve t\u00eb fundit m\u00eb tej: transformimin e qytetit dhe t\u00eb rajonit n\u00eb aspektin zhvillimor. Ajo \u00e7far\u00eb ndodhi n\u00eb Shkod\u00ebr \u00ebsht\u00eb e lexuar, e kuptuar, e analizuar dhe dokumentuar n\u00eb detaje nga nj\u00ebr\u00ebzit q\u00eb mendojn\u00eb mbi fakte, numra dhe sjellje, t\u00eb vendosura p\u00ebrball\u00eb tyre qartazi, e nd\u00ebrlidhur me t\u00eb shkuar\u00ebn q\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr analiz\u00eb t\u00eb thell\u00eb dhe me momentin q\u00eb detyron reflektim shtetar\u00ebsh. Gjithsesi \u00e7far\u00eb ndodhi \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht e ndryshme nga pretendimi fillestar i nj\u00eb rotacioni edhe n\u00eb Shkod\u00ebr dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mjafton t\u00eb vler\u00ebsohet rezultati n\u00eb kompleksitet, duke mos harruar n\u00eb llogaritje edhe forcat e djathta jasht\u00eb koalicioneve. shih:\u00a0<a href=\"http:\/\/result.cec.org.al\/Results.aspx?UnitID=72&amp;IsPS=0&amp;Turnout=0&amp;LangID=1\" target=\"_blank\">http:\/\/result.cec.org.al\/Results.aspx?UnitID=72&amp;IsPS=0&amp;Turnout=0&amp;LangID=1<\/a>). Ky rezultat k\u00ebrkon lexim t\u00eb kujdessh\u00ebm, vler\u00ebsim pa ngutje dhe ai sugjeron politika t\u00eb matura n\u00eb t\u00eb ardhmen, bashk\u00ebpunim m\u00eb bashk\u00ebsin\u00eb qytetare dhe organet e saj t\u00eb zgjedhura demokratikisht, dhe asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb kund\u00ebrv\u00ebnie me ata, konsulenc\u00eb dhe ekspertiz\u00eb para \u00e7do em\u00ebrimi t\u00eb varur nga pushteti qendror dhe mbi t\u00eb gjitha mbyllje e \u00e7do hap\u00ebsire tash e tutje p\u00ebr \u00e7do listim t\u00eb kot\u00ebsis\u00eb.\u00a0\u00a0<strong>Instituti i Kund\u00ebrfirm\u00ebs s\u00eb Ekzekutivit Krahinor\u00eb<\/strong>, t\u00eb zgjedhur me vot\u00eb t\u00eb lir\u00eb, p\u00ebr em\u00ebrimet nomeklatur\u00eb centrale, duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb procedur\u00eb q\u00eb duhet nd\u00ebrtuar nga e para. Reformat q\u00eb p\u00ebrmenda m\u00eb lart do t\u00eb duhet t\u2019i japin fund edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb hap\u00ebsir\u00eb imponimeve me sfond jodemokratik, diletantizmit e pilotimit t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsis\u00eb. Shkodra ka nevoj\u00eb p\u00ebr kujdes maksimal n\u00eb trajtim dhe gabimet e shkuara nuk duhet t\u00eb p\u00ebrs\u00ebriten.\u00a0Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb nes\u00ebrme mban p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr ta \u00e7liruar mushknin\u00eb shkodrane nga hijet e kund\u00ebrrym\u00ebs liberale, q\u00eb nes\u00ebr mund t\u00eb b\u00ebhen edhe kockat e paasimiluara n\u00eb goj\u00ebn e pushtetit t\u00eb ri. Ky \u00e7lirim mund t\u00eb vij\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrmes seriozitetit t\u00eb implementimit t\u00eb politikave centrale demokratizuese n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn, p\u00ebrmes pranis\u00eb n\u00eb p\u00ebrmas\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb Shtetit n\u00eb kontrollin e territorit dhe me largimin e \u00e7do segmenti paragjykues nga vendimarrja regjionale. Sot \u00ebsht\u00eb koha e Shtetit p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, e trajtimit t\u00eb barabart\u00eb dhe e pun\u00ebs p\u00ebr mir\u00ebqenien e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Vendi tashm\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr paqe, p\u00ebrmes njohjes dhe korigjimit t\u00eb gabimeve t\u00eb s\u00eb shkruar\u00ebs, s\u00eb larg\u00ebt dhe t\u00eb af\u00ebrt, bashkimit t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb nj\u00eb aksion t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt\u00a0 modernizues t\u00eb Shtetit, \u00a0t\u00eb forcimit t\u00eb lirive dhe t\u00eb demokratizimit t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb.<\/p>\n<p><strong><em>Romeo Gurakuqi,<\/em><\/strong><strong><em><\/em><\/strong><strong><em><\/em><\/strong><\/p>\n<p><em>Universiteti Europian i Tiran\u00ebs<\/em><\/p>\n<p><em>Instituti i Historis\u00eb Bashk\u00ebkohore<\/em><\/p>\n<p><em>An\u00ebtar i Akademis\u00eb\u00a0 Shqiptare t\u00eb Arteve dhe Shkenc\u00ebs<\/em><\/p>\n<p><em>Shkod\u00ebr, Tiran\u00eb, 30 qershor 2013.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Romeo Gurakuqi Shqip\u00ebria hyri n\u00eb zgjedhje n\u00eb nj\u00eb klim\u00eb t\u00eb acaruar politike, me nj\u00eb sistem elektoral t\u00eb pap\u00ebrputhshem me ve\u00e7orit\u00eb e nj\u00eb vendi me dallueshm\u00ebri kulturore dhe nj\u00eb shteti unitar, n\u00eb nj\u00eb vend n\u00eb t\u00eb cilin p\u00ebrgjegj\u00ebsia shtet\u00ebrore, cil\u00ebsia e shtetit, ndarja e pushteteve, interesat e publikut gjenden ende n\u00eb fazat e veta embrionale dhe&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[3],"tags":[],"class_list":["post-3049","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3049","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3049"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3049\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3051,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3049\/revisions\/3051"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3049"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3049"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3049"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}