{"id":3044,"date":"2013-07-06T01:29:16","date_gmt":"2013-07-06T01:29:16","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3044"},"modified":"2013-07-06T01:29:16","modified_gmt":"2013-07-06T01:29:16","slug":"republika-ime-me-qeleshe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3044","title":{"rendered":"REPUBLIKA IME ME QELESHE\u2026"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/07\/NdueDedaj.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-3045\" title=\"NdueDedaj\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/07\/NdueDedaj.jpg\" alt=\"\" width=\"206\" height=\"265\" \/><\/a>NDUE DEDAJ<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Tani q\u00eb sipari i zgjedhjeve ka r\u00ebn\u00eb, \u00ebsht\u00eb shpallur fituesi, koalicioni i majt\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb pranuar humbja nga pala tjet\u00ebr, nuk mund t\u00eb mos shoh\u00ebsh n\u00eb sfondin e fushat\u00ebs elektorale, \u00e7far\u00eb ishte moderne dhe \u00e7far\u00eb ishte \u201cpopullore\u201d n\u00eb tridhjet\u00eb dit\u00ebt e saj intensive. Padyshim q\u00eb mbizot\u00ebroi qytetaria, komunikimi mbi baz\u00eb programesh dhe alternativash, por pa i shp\u00ebtuar dhe nj\u00ebfar\u00eb fryme rapsodike.<!--more--> Lider\u00ebt politik\u00eb nuk synonin si m\u00eb par\u00eb t\u2019i \u00e7onin pesh\u00eb sallat e sheshet nga brohoritjet, me fjalime panegjerike e pamje shp\u00ebtimtar\u00ebsh, pasi e kishin kuptuar se mitingjet p\u00ebrrallore nuk ishin m\u00eb leximi i nj\u00eb fitoreje plebishitare. Prandaj udh\u00ebheq\u00ebsit e dy koalicioneve kuvenduan \u201cgju m\u00eb gju\u201d me njer\u00ebzit, duke d\u00ebgjuar dhe v\u00ebrejtjet e propozimet e atyre q\u00eb nuk ia kishin fort ngen\u00eb facebookut e twiterit, \u00e7ka mund t\u00eb quhet si risia e fushat\u00ebs. Por, pavar\u00ebsisht k\u00ebtij shpalimi elektoral, prap\u00eb se prap\u00eb shum\u00ebkund, jo vet\u00ebm n\u00eb komuna t\u00eb thella, njer\u00ebzit visheshin si p\u00ebr fest\u00eb, me kostume tradicionale, k\u00ebndonin e k\u00ebrcenin, pak a shum\u00eb si n\u00eb moniz\u00ebm kur mes popullit vente \u201carkitekti i Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb re\u201d. N\u00eb nj\u00eb komun\u00eb t\u00eb larg\u00ebt, kryetari i saj dhe t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb e pasuan me fjalime t\u00eb nxehta, vajtjen atje p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb Kryeministrit Berisha e quajt\u00ebn ngjarje historike, edhe pse kreu i qeveris\u00eb kudo n\u00eb republik\u00ebn e tij \u00ebsht\u00eb n\u00eb \u201csht\u00ebpin\u00eb\u201d e vet. Ndryshe do t\u00eb ishte n\u00ebse atje do t\u00eb kishte vajtur Barak Obama. Por ngjyra partiake t\u00eb ndryshme, zakone t\u00eb nj\u00ebjta. Edhe fushata elektorale e t\u00eb majt\u00ebs n\u00eb kryeqytet u hap n\u00ebn ritmet e dajres dhe lodr\u00ebs, me njer\u00ebz t\u00eb veshur me kostume t\u00eb larmishme, gj\u00eb q\u00eb ndodhi dhe n\u00eb qytete t\u00eb tjera, ku artist\u00ebt popullor\u00eb pozonin haresh\u00ebm me zotin Rama, pa\u00e7ka sa ai mund ta kishte p\u00ebrzem\u00ebr di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb si jasht\u00eb natyr\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, gjith\u00eb ato dit\u00eb kemi d\u00ebgjuar p\u00ebr tradhti e tradhtar etj. Lideri socialist fshikullonte nga qyteti i lindjes nj\u00eb ish-deputet q\u00eb kishte kaluar djathtas me nofk\u00ebn tradhtar. Kryetari i nj\u00eb partie t\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb ankohej se Berisha e kishte prer\u00eb n\u00eb bes\u00eb. Nj\u00eb tjet\u00ebr kryetar partie deklaronte se nuk e shkriva partin\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos prer\u00eb n\u00eb bes\u00eb elektoratin. Koh\u00eb e mbushur me bes\u00ebprer\u00ebs dhe bes\u00ebmbajt\u00ebs, si motive t\u00eb folklorit politik bashk\u00ebkohor. Nj\u00eb tjet\u00ebr dukuri folklorike p\u00ebrgjat\u00eb fushat\u00ebs ishte prania e aq shum\u00eb \u201cdeputet\u00ebve\u201d n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebt e qyteteve, n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb pakt\u00eb, njer\u00ebz q\u00eb besonin se do t\u00eb mund ta shtynin der\u00ebn e Parlamentit p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb brenda. Sigurisht, nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr mashtruese, nj\u00eb delir, nj\u00eb aventur\u00eb pa t\u00eb keq, por e d\u00ebshtuar. Anonim\u00eb q\u00eb nuk e kishin p\u00ebr gj\u00eb t\u00eb zinin me portretet e tyre faqen e nj\u00eb pallati pes\u00ebkat\u00ebsh n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit! Nuk kan\u00eb dal\u00eb m\u00eb kot batuta t\u00eb kripura me deputet\u00eb t\u00eb till\u00eb q\u00eb kurr\u00eb nuk iu buz\u00ebqeshi fati. Nj\u00eb zot e di se kur do t\u00eb shp\u00ebtohet nga deputetomania. Apo kur Shqip\u00ebria t\u00eb \u201cshp\u00ebtoj\u00eb\u201d nga mizeria e partive kots\u00ebkoti, me vet\u00ebm kryetarin e sigl\u00ebn, q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb njer\u00ebz-numra p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrfaq\u00ebsuar, \u00e7ka do t\u2019i zhbinte nj\u00eb sistem tjet\u00ebr zgjedhor shum\u00eb m\u00eb efikas q\u00eb nuk nxit megallomanin\u00eb.<\/p>\n<p>Po pse ndryshimi nuk ndodh natyrsh\u00ebm pa \u201cqeleshen\u201d e gjyshit, dyzenin, dajren? Pse duhet t\u00eb jemi \u201cpopullor\u00eb\u201d si dikur, kur k\u00ebt\u00eb nuk e kemi me gjith\u00eb mend. Si mund t\u00eb jet\u00eb i till\u00eb nj\u00eb minist\u00ebr q\u00eb ka tet\u00eb vjet n\u00eb at\u00eb post (ka patur disa t\u00eb till\u00eb!) dhe nuk ka shkuar mes sazeve e fyejve m\u00eb par\u00eb, por vet\u00ebm p\u00ebr fushat\u00eb. Pra, vallja n\u00eb fushat\u00eb dor\u00ebp\u00ebrdor\u00eb me mb\u00ebshtet\u00ebsit i bie t\u00eb ishte thjesht hipokrizi. K\u00ebsaj i thon\u00eb t\u00eb fus\u00ebsh n\u00eb pun\u00eb p\u00ebr q\u00ebllime elektorale ndjenjat dhe emocionet e njer\u00ebzve t\u00eb thjesht\u00eb, q\u00eb ende nuk jan\u00eb \u00e7liruar nga sindroma e udh\u00ebheq\u00ebsve, e shtr\u00ebngimit t\u00eb duarve me ta, por dhe nga njohja e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr interesa t\u00eb ngushta. At\u00ebher\u00eb \u00e7far\u00eb ka ndryshuar nga gjysm\u00ebshekulli i kaluar? Thjesht nuk ka rapsod\u00eb klasik\u00eb dhe tash n\u00eb stilin e tyre ligj\u00ebrojn\u00eb politikan\u00ebt, duke lart\u00ebsuar veten e nxir\u00eb kund\u00ebrshtarin? N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn nga poemat e viteve \u201960 Ismail Kadare e sheh republik\u00ebn e tij n\u00eb nj\u00eb zhvillim t\u00eb dyzuar. \u201cE shoh Republik\u00ebn\/ n\u00eb mengjese industriale\/ me kombinezonin proletar veshur.\/ Republik\u00ebn time\/ q\u2019akoma mban qeleshe.\u201d Do t\u00eb ishte n\u00eb stilin e koh\u00ebs n\u00ebse ai do ta shihte republik\u00ebn e tij ta flakte \u201cqelesh\u00ebn\u201d nga furr\u00ebnaltat e uzinave, por jo. Qeleshja \u00ebsht\u00eb aty, mbi ballin e Republik\u00ebs Popullore Demokratike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb prej Kushtetut\u00ebs s\u00eb 1976-s do t\u00eb b\u00ebhej dhe Socialiste, por pa qen\u00eb as demokratike, as socialiste. Qeleshja e bardh\u00eb mbart nj\u00eb simbolik\u00eb t\u00eb veten, si nj\u00eb shenj\u00eb e identifikimit t\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb nga koha e Ilir\u00ebve. Pirro e Epirit mbante k\u00ebsul\u00eb t\u00eb bardh\u00eb. Por dhe Platoni. E mban sot e k\u00ebsaj dite Papa i Rom\u00ebs. Ndaj \u00e7do mal\u00ebsor shqiptar i Veriut apo Jugut \u00ebsht\u00eb dhe ngapak Platon e Pap\u00eb. K\u00ebsul\u00ebn e bardh\u00eb e kan\u00eb v\u00ebn\u00eb mbi krye sa p\u00ebr t\u2019u fotografuar dhe Bajroni, Edit Durhami, Franz Nop\u00e7a e deri ambasadori i BE-s\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. Ve\u00e7se t\u00eb gjitha k\u00ebto nuk do t\u00eb thon\u00eb q\u00eb \u201cqeleshja\u201d t\u00eb p\u00ebrdoret n\u00eb elektorat, q\u00eb njer\u00ebzit me apo pa qeleshe t\u00eb vihen n\u00eb be p\u00ebr vota, q\u00eb votat t\u00eb blihen me par\u00e0 n\u00eb fukarenj etj. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb kaq e leht\u00eb, pasi sjell deformim, t\u00eb madh apo t\u00eb vog\u00ebl, t\u00eb procesit zgjedhor, rrjedhimisht dhe t\u00eb posedimit t\u00eb pushtetit nga partener\u00ebt e koalicionit.<\/p>\n<p>Qeleshja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb e festivaleve t\u00eb folkut, por neve na kujtohet se si udh\u00ebheq\u00ebsit e djesh\u00ebm preferonin t\u00eb hynin mes artist\u00ebve dhe t\u00eb k\u00ebrcenin valle popullore me qelesh\u00ebn mbi krye, ku udh\u00ebheq\u00ebsi komunist e pati b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb dhe me f\u00ebmij\u00ebt e vegj\u00ebl t\u00eb Dropullit. Por kjo ka ndodhur dhe m\u00eb von\u00eb, n\u00eb p\u00ebriudh\u00ebn e demokracis\u00eb, n\u00eb forma t\u00eb ndryshme, \u00e7ka jo rast\u00ebsisht e shohim dhe n\u00eb programet e humorit, ku imitohet politika me \u201cqeleshe\u201d. Ka pak r\u00ebnd\u00ebsi n\u00ebse politikan\u00ebt e lart\u00eb mbajn\u00eb apo jo v\u00ebrtet qeleshe kur ven\u00eb n\u00eb inaugurime, mitingje pupuliste, puna \u00ebsht\u00eb t\u00eb mos shtiren se jan\u00eb sa m\u00eb pran\u00eb popullit, t\u00eb popullit, p\u00ebr popullin. T\u00eb ishte k\u00ebshtu, n\u00eb dit\u00ebt e fushat\u00ebs, nuk do t\u00eb shihnim maraton\u00ebn e ngritjes s\u00eb tribunave elektorale digjitale nj\u00ebp\u00ebrdorimshe, duke na kujtuar tribunat prej d\u00ebrrase q\u00eb qepnin me gozhd\u00eb dhjet\u00ebshe e beze t\u00eb kuqe marangoz\u00ebt e komunales n\u00eb \u00e7do fest\u00eb lokale apo 1 Maj.<\/p>\n<p>Na duhet t\u00eb dalim nga fushatat elektorale me p\u00ebrmbajtje folklorike e luk modern, ku politika shtiret si amerikane nga forma, por duke qen\u00eb arrogante nga p\u00ebrmbajtja. Kemi kaluar nj\u00ebzet vjet me politik\u00ebn non stop kund\u00ebr kampit tjet\u00ebr, pa harruar dhe let\u00ebrsin\u00eb politike groteske, me \u201cNat\u00eb t\u00eb Krokodilave\u201d, \u201cDark\u00eb t\u00eb Ngjalave\u201d, \u201cDit\u00eb e T\u00ebrheqjes s\u00eb Veshit\u201d e komedi t\u00eb tjera politike. Ndaj Republika jon\u00eb ende \u00ebsht\u00eb me qeleshe mbi krye, dhe pse duke l\u00ebruar n\u00eb hullin\u00eb e integrimit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NDUE DEDAJ &nbsp; Tani q\u00eb sipari i zgjedhjeve ka r\u00ebn\u00eb, \u00ebsht\u00eb shpallur fituesi, koalicioni i majt\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb pranuar humbja nga pala tjet\u00ebr, nuk mund t\u00eb mos shoh\u00ebsh n\u00eb sfondin e fushat\u00ebs elektorale, \u00e7far\u00eb ishte moderne dhe \u00e7far\u00eb ishte \u201cpopullore\u201d n\u00eb tridhjet\u00eb dit\u00ebt e saj intensive. Padyshim q\u00eb mbizot\u00ebroi qytetaria, komunikimi mbi baz\u00eb programesh dhe&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[3],"tags":[],"class_list":["post-3044","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3044","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3044"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3044\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3047,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3044\/revisions\/3047"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3044"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3044"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3044"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}