{"id":3039,"date":"2013-07-04T11:31:20","date_gmt":"2013-07-04T11:31:20","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3039"},"modified":"2013-07-04T11:31:52","modified_gmt":"2013-07-04T11:31:52","slug":"shtetet-e-bashkuara-festojn-sot-237-vjetorin-e-shpalljes-se-pavaresise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=3039","title":{"rendered":"Shtetet e Bashkuara festojn\u00eb sot 237 vjetorin e shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb"},"content":{"rendered":"<div>\n<p><em><span style=\"text-decoration: underline;\"><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/07\/fourth_of_july.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-3040\" title=\"fourth_of_july\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/07\/fourth_of_july.jpg\" alt=\"\" width=\"640\" height=\"480\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/07\/fourth_of_july.jpg 640w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/07\/fourth_of_july-300x225.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 100vw, 640px\" \/><\/a>BEQIR SINA, New York<\/span><\/em><\/p>\n<p>Dita e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb SHBA-ve \u2013 Dit\u00eblindja e Amerik\u00ebs !<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>PHILADELFIA &#8211;<\/strong> Shteti simbol i bot\u00ebs, liris\u00eb dhe demokracis\u00eb sh\u00ebnon sot fest\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe komb\u00ebtare, 4 Korrikun 1776 Dit\u00eblindjen e saj &#8211; 237 Vjetorin e Shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb. E gjith\u00eb SHBA-ja mbushet sot me flamuj amerikan\u00eb,<!--more--> dhe simbolet e saj &#8211; nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb miliona amerikan\u00ebt kremtojn\u00eb n\u00eb \u00e7do mjedis\u00eb me ndjenj\u00ebn e madhe t\u00eb krenaris\u00eb, teksa sh\u00ebnohen plot 237 vjet t\u00eb Deklerat\u00ebs s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Tonelata me fishekzjarre, parada multi kulturore dhe sportive, karnavale shum\u00ebngjyrshme dhe t\u00eb mahnitshme, koncerte t\u00eb ndryshme, loj\u00ebra sportive( basketbolli, futbolli, bejzbolli e gara t\u00eb tjera sportive) organizohen me k\u00ebt\u00eb rast. N\u00eb sheshe, parqe, dhe vende t\u00eb ve\u00e7anta, mbahen fjalime politike, akademi solemne dhe organizime private me vendosje t\u00eb luleve n\u00eb varrezat e d\u00ebshmorve pritet t\u00eb mbahen sot p\u00ebr t\u00eb festuar historin\u00eb dhe kujtuar t\u00eb r\u00ebn\u00ebt, qeverisjen dhe traditat e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>Dita e pavar\u00ebsis\u00eb, 4 korriku \u00ebsht\u00eb fest\u00eb komb\u00ebtare e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, q\u00eb sh\u00ebnohet n\u00eb shenj\u00eb t\u00eb kujtimit t\u00eb n\u00ebnshkrimit t\u00eb Deklarat\u00ebs p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb nga ana e Kongresit kontinental m\u00eb 4 korrik t\u00eb vitit 1776 n\u00eb Filadelfia, shteti federativ i Pelsivanis\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb n\u00ebnshkrimit t\u00eb Deklarat\u00ebs, SHBA-t\u00eb ishin t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb prej 13 kolonish n\u00ebn administrim t\u00eb mbretit anglez Xhorxhi i Tret\u00eb. Arsye p\u00ebr n\u00ebnshkrimin ishte pak\u00ebnaq\u00ebsia e rritur e kolonive p\u00ebr shkak t\u00eb tatimeve t\u00eb larta q\u00eb kolonit\u00eb duhej t`i paguanin Anglis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb korrik t\u00eb vitit 1776, \u201cPensilvania ivning post\u201d \u00ebsht\u00eb gazeta q\u00eb e publikoi Deklarat\u00ebn p\u00ebr pavar\u00ebsi.<\/p>\n<p>M\u00eb 8 korrik t\u00eb vitit 1776, n\u00eb sheshin \u201cPavar\u00ebsia\u201d n\u00eb Filadelfia u b\u00eb publik p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb Deklarata, nd\u00ebrsa zilja n\u00eb Pallatin e pavar\u00ebsis\u00eb q\u00eb ishte e njohur si \u201cZilja e provinc\u00ebs\u201d, do t\u00eb riem\u00ebrohet n\u00eb \u201cZilja e liris\u00eb\u201d (Liberty bell).<\/p>\n<p>N\u00eb gusht t\u00eb vitit t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb, detyra e filluar m\u00eb 4 korrik rreth n\u00ebnshkrimit t\u00eb Deklarat\u00ebs p\u00ebr pavar\u00ebsi nuk ishte p\u00ebrfunduar t\u00ebr\u00ebsisht deri m\u00eb gusht. Por, pavar\u00ebsisht nga kjo, 4 korriku \u00ebsht\u00eb pranuar si dat\u00eb zyrtare e shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb SHBA-s\u00eb nga Britania.<\/p>\n<p><strong>4 Korriku 1776 Dita e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb SHBA-ve \u2013 Dit\u00eblindja 237-t\u00eb e Amerik\u00ebs<\/strong><br \/>\nSot, \u00ebsht\u00eb 4 korriku 2013, Dita e Pavar\u00ebsis\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara, Dit\u00eblindja e 237 t\u00eb e saj. M\u00eb 4 korrik t\u00eb vitit 1776, 56 p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb 13 kolonive britanike t\u00eb Amerik\u00ebs Veriore, deklaruan, se me autoritetin e popullit, ata po krijonin nj\u00eb komb t\u00eb ri.<\/p>\n<p>Do t\u00eb duheshin edhe 6 vjet t\u00eb tjer\u00eb luft\u00eb me Britanin\u00eb, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb fuqia m\u00eb e madhe ushtarake e bot\u00ebs, para se t\u00eb fitohej pavar\u00ebsia e Amerik\u00ebs nga ai vend. M\u00eb 1782, Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs ishin ende larg bashkimit.<\/p>\n<p>Ato ishin n\u00eb fakt, nj\u00eb konferderat\u00eb e paq\u00ebndrueshme, me nj\u00eb qeveri qendrore t\u00eb dob\u00ebt. Fuqin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb e kishin qeverit\u00eb e sheteve t\u00eb ndryshme.Por shtetet ishin shum\u00eb t\u00eb ndryshme nga njeri tjetri, p\u00ebrsa i p\u00ebrket praktikave fetare, opinionit politik dhe interesave ekonomike. Ato kishin vendosur tarifa dhe barriera tregtare ndaj nj\u00ebri tjetrit. Monedha ishte e fryr\u00eb nga inflacioni dhe ishin vendosur taksa q\u00eb pengonin zhvillimin.<br \/>\nKaosi ekonomik \u00e7oi n\u00eb paq\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb civile. Filluan konflitetet mes shteteve lidhur me kufijt\u00eb, Qeveris\u00eb komb\u00ebtare i mungonin forcat ushtarake p\u00ebr trajtimin e k\u00ebrc\u00ebnimeve t\u00eb siguris\u00eb. Amerikan\u00ebt filluan t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb m\u00ebnyra p\u00ebr zgjidhjen e k\u00ebtyre problemeve. P\u00ebrgjigja ishte nj\u00eb kushtetut\u00eb e re, e cila do t\u00eb krijonte nj\u00eb qeveri komb\u00ebtare t\u00eb fuqishme, e cila t\u00eb trajtonte nevojat e vendit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb t\u2019u jepte fuqi t\u00eb caktuara shteteve t\u00eb ndryshme. Por amerikan\u00ebt ishin t\u00eb ndar\u00eb lidhur me form\u00ebn q\u00eb do t\u00eb merrte qeveria e re.<\/p>\n<p>Shtetet e vogla k\u00ebrkonin p\u00ebrfaq\u00ebsim t\u00eb barabart\u00eb me shtetet e m\u00ebdha. Shum\u00eb qytetar\u00eb druheshin se nj\u00eb qeveri e fort\u00eb komb\u00ebtare do t\u00eb shtypte t\u00eb drejtat e individit. K\u00ebto \u00e7\u00ebshtje u zgjidh\u00ebn, vet\u00ebm pas disa vite debatesh dhe kompromisesh. Kushtetuta e re u ratifikua n\u00eb vitin 1789, vet\u00ebm pasi u shtuan 8 amendamente, t\u00eb cilat garantonin t\u00eb drejtat themelore t\u00eb shtetasve, mes tyre lirin\u00eb e ushtrimit t\u00eb fes\u00eb, t\u00eb fjal\u00ebs dhe shtypit, t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb zhvilluar procese gjyq\u00ebsore dhe mbrojtjen kund\u00ebr abuzimit t\u00eb qeveris\u00eb ndaj qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Kushtetuta nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb instrument n\u00eb duart e qeveris\u00eb p\u00ebr ta kufizuar popullin, tha n\u00eb at\u00eb koh\u00eb Patrik Henri, nj\u00eb nga udh\u00ebheq\u00ebsit amerikan\u00eb n\u00eb luft\u00ebn p\u00ebr pavar\u00ebsi, ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb instrument n\u00eb duart e popullit, p\u00ebr t\u00eb kufizuar qeverin\u00eb, q\u00eb ajo t\u00eb mos e sundoj\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb. M\u00eb tep\u00ebr se 237 vjet pas miratimit t\u00eb kushtetut\u00ebs, ajo mbetet garancia e liris\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb amerikan\u00ebt,<br \/>\n<strong>4 Korrikut 1776 \u2013 Dit\u00eblindja e Shteteve t\u00eb Bashkuara\/Njer\u00ebzit e thjesht\u00eb mund t\u00eb kryejn\u00eb b\u00ebma t\u00eb jashtezakonshme.<\/strong><br \/>\nD\u00ebgjojini k\u00ebto fjal\u00eb t\u00eb Deklarat\u00ebs s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb Amerikane, t\u00eb shkruara 237 vjet m\u00eb par\u00eb: \u201cNe i konsiderojm\u00eb, k\u00ebto t\u00eb drejta t\u00eb j\u00ebn\u00eb t\u00eb vet\u00ebkuptueshme: q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb nj\u00ebr\u00ebzit jan\u00eb krijuar t\u00eb barabart\u00eb; q\u00eb ata jan\u00eb pajisur nga Krijuesi i tyre me disa t\u00eb drejta t\u00eb patjet\u00ebrsueshme; dhe mes tyre jan\u00eb jeta, liria dhe k\u00ebrkimi i lumturis\u00eb; q\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar k\u00ebto t\u00eb drejta, qeverit\u00eb krijohen nga nj\u00ebr\u00ebzit, duke e p\u00ebrftuar pushtetin e tyre t\u00eb drejt\u00eb nga p\u00eblqimi i zgjedh\u00ebsve\u2026\u201d. K\u00ebto fjal\u00eb ndryshuan p\u00ebrgjithmon\u00eb parimet e qeveris\u00eb. Kush i shkroi k\u00ebto fjal\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, duke ndryshuar p\u00ebrgjithmon\u00eb parimet e qeveris\u00eb. Ishin ata politikan\u00eb te shquar, akademik\u00eb e teoricien\u00eb politik\u00eb. Jo, ata ishin fermer\u00eb (bujq), avokat\u00eb, tregtar\u00eb, nj\u00eb botues librash, dhe nj\u00eb topograf.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb prej tyre nuk kishte mbajtur ndonje ofiq t\u00eb lart\u00eb qeveritar. N\u00eb fakt, zor se ndonjeri prej tyre kishte mbajtur ndonj\u00eb ofiq qeveritar. Disa kishin lindur t\u00eb varf\u00ebr. T\u00eb tjer\u00ebt ishin pronar\u00eb tokash. T\u00eb gjith\u00eb ishin t\u00eb mir\u00ebarsimuar; pothuajse t\u00eb gjith\u00eb kishin lexuar veprat e Ciceronit mbi virtytin. T\u00eb gjith\u00eb meshkuj e t\u00eb bardh\u00eb, nuk ishin tipike t\u00eb popullsis\u00eb si e t\u00ebr\u00eb, nuk ishin as nga elita politike. Ata ishin njer\u00ebz t\u00eb thjesht\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt shqetesoheshin thell\u00ebsisht p\u00ebr lirin\u00eb, lirin\u00eb personale, p\u00ebr qeverin\u00eb p\u00ebrfaqesuese t\u00eb bazuar n\u00eb sovranitetin popullor. Ata jan\u00eb quajtur me t\u00eb drejt\u00eb brezi m\u00eb i madh i talentit politik n\u00eb historin\u00eb amerikane. Krijimi i nje kombi te pavarur amerikan ndodhi papritmas, jo gradualisht. Ishte nje proces revolucionar, e jo evolucionist. Asnje prej atyre qe firmosen Deklaraten e Pavaresise, nuk e dinte se si do te pefundonte.<br \/>\nShtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs jan\u00eb tani republika m\u00eb e vjet\u00ebr q\u00eb i ka q\u00ebndruar historis\u00eb bot\u00ebrore, me nj\u00eb ser\u00eb institucionesh dhe traditash politike. Ato, q\u00eb tani konsiderohen \u201cidealet amerikane\u201d, jane p\u00ebrqafuar n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn; forma alternative t\u00eb organizatave dhe qeverive politike kan\u00eb ardhur e kan\u00eb ikur gjat\u00eb k\u00ebtyre 237 vjet\u00ebsh. Kuadri politik i ngritur n\u00eb ato fjal\u00eb t\u00eb thjeshta, t\u00eb sip\u00ebr cituara n\u00eb fillim, jan\u00eb idet\u00eb p\u00ebr t\u00eb themeluara p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb fund t\u00eb shekullit 18-t\u00eb.<br \/>\nDhe kan\u00eb vazhduar. Burrat dhe grat\u00eb b\u00ebjn\u00eb historin\u00eb. Burra dhe gra t\u00eb zakonshme mund t\u00eb kryejn\u00eb b\u00ebma t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Ata q\u00eb rrezikuan gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb shpallur k\u00ebt\u00eb Deklarat\u00eb Pavar\u00ebsie ishin njer\u00ebz t\u00eb thjesht\u00eb. Deklarata mbyllet: \u201cDhe n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb k\u00ebsaj deklarate, me nj\u00eb besim t\u00eb patundur n\u00eb mbrojtjen e Perendis\u00eb Hyjnore, ne s\u00eb bashku i betohemi njeri-tjetrit me jet\u00ebn ton\u00eb, pasurine ton\u00eb, dhe nderin ton\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb\u201d. Keta qytetare te thjeshte krijuan ideale politike te reja te jashtezakonshme. Hartuesit e Kushtetutes sone, 13 vjet me vone krijuan kuadrin e qeverise se SHBA-s\u00eb, te bazuar ne keto ide revolucionare.<\/p>\n<p>Karta e te Drejtave vijoi mbas dy vjetesh. Krijimi i nje qeverie kerkon kohe. Nuk eshte kurre e thjeshte. Kerkon eksperimentim dhe kurajon per te flakur tutje ate qe nuk funksionon. Ai perfshin edhe rrezik. Sic tregon Kushtetuta e pare e SHBA-es, kerkon kompromis. Por, qytetaret e thjeshte mund te kryejne bema te jashtezakonshme. Kombet mund te themelohen, idealet mund te perhapen. Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs edhe tash pas 237 vjet\u00ebve t\u00eb 4 Korrikut 1776 \u2013 Dit\u00eblindjes s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrpiqen e t\u00eb ndihmojn popullin shqiptar\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur tek idealet tona, p\u00ebr t\u00eb arritur tek aspiratat e shqiptar\u00ebve .<br \/>\nE ardhmja e SHBA-es prej qytetareve te saj i duket e qarte, ashtu si duhet t\u2019iu kete dukur ajo e Amerikes se Eterve Themelues me 1776 apo edhe me 1783, apo edhe sot pas 237 vjetve. Qe nga ai 4 Korriku i pare, ka qene tradite qe te festohet ditelindja e Amerikes me fishekzjarre dhe sonte SHBA-es, e vazhdojne ate tradite \u201cGezuar Ditelindjen Amerike\u201d<\/p>\n<p>P\u00ebr ne shqiptar\u00ebt aq sa i perket kjo fest\u00eb kombit Amerikan, po aq u p\u00ebrket edhe shqiptar\u00ebve, kombit shqiptar, dhe t\u00eb gjith\u00eb atyre kombeve nga mbar\u00eb bota q\u00eb luftojn\u00eb p\u00ebr liri e demokraci dhe q\u00eb duan idealet dhe principet amerikane.<\/p>\n<p>Ngaq\u00eb p\u00ebr gjith\u00eb k\u00ebto vjet, SHBA ka luajtur rol mjaft t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe model p\u00ebr demokracin\u00eb dhe lirit\u00eb e njer\u00ebzve n\u00eb bot\u00eb. 4 Korriku 1776, Dita e Pavaresise se SHBA, ka nj\u00eb kuptim tjet\u00ebr edhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt, 23 vjet m\u00eb par\u00eb me ndihm\u00ebn e SHBA, vendi yn\u00eb do t\u00eb ecte drejt rrug\u00ebs p\u00ebr liri dhe demokraci. Pra, &#8220;p\u00ebr ne mikun e madh dhe t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm&#8221; si thoshte Presidenti i par\u00eb dhe hsitorik i Kosov\u00ebs, Ibrahim Rugova.<\/p>\n<p>Mbas 45 vjet\u00ebve t\u00eb sundimit komunist ishte 2 korriku ai q\u00eb sh\u00ebnoi r\u00ebnien e komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr momentin historik para t\u00eb cilit ndodhej Kosova, at\u00ebhere delegat\u00ebt e at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, m\u00eb 2 korrik t\u00eb vitit 1990, miratuan publikisht (para Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs) Deklarat\u00ebn Kushtetuese, me t\u00eb cil\u00ebn Kosova u shpall nj\u00ebsi e ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb federat\u00ebs s\u00eb at\u00ebhershme jugosllave.<\/p>\n<p>Ky ishte nj\u00eb akt historik i pritur moti dhe q\u00eb shprehte aspiratat shekullore t\u00eb popullit t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr m\u00ebvet\u00ebsi shtet\u00ebrore e territoriale nga Serbia dhe 9 vjet\u00eb(1999) m\u00eb pas nga ky akt vjen \u00e7lirimi i Kosoves dhe 18 vjet(2008) vjen Pavaresia e saj<\/p>\n<p>Andaj aq sa i perket kjo fest\u00eb kombit Amerikan, po aq u p\u00ebrket edhe shqiptar\u00ebve, kombit shqiptar, dhe t\u00eb gjith\u00eb atyre kombeve nga mbar\u00eb bota q\u00eb luftojn\u00eb p\u00ebr liri e demokeaci dhe q\u00eb duan idealet amerikane.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>BEQIR SINA, New York Dita e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb SHBA-ve \u2013 Dit\u00eblindja e Amerik\u00ebs ! &nbsp; &nbsp; PHILADELFIA &#8211; Shteti simbol i bot\u00ebs, liris\u00eb dhe demokracis\u00eb sh\u00ebnon sot fest\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe komb\u00ebtare, 4 Korrikun 1776 Dit\u00eblindjen e saj &#8211; 237 Vjetorin e Shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb. E gjith\u00eb SHBA-ja mbushet sot me flamuj amerikan\u00eb,<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[3],"tags":[],"class_list":["post-3039","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3039","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3039"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3039\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3043,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3039\/revisions\/3043"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3039"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3039"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3039"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}