{"id":296,"date":"2012-03-15T23:16:18","date_gmt":"2012-03-15T23:16:18","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=296"},"modified":"2012-03-16T08:59:19","modified_gmt":"2012-03-16T08:59:19","slug":"per-cfare-behet-fjale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=296","title":{"rendered":"Per  cfare behet fjale?"},"content":{"rendered":"<p><strong><br \/>\n<a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/03\/Merita-B.-McCormack.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-300\" title=\"Merita B. McCormack\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/03\/Merita-B.-McCormack.jpg\" alt=\"\" width=\"133\" height=\"200\" \/><\/a>Per \u00a0cfare behet fjale?<\/strong><\/p>\n<p><em>Mandati shtet\u00ebror p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb -Luft\u00eb e ashp\u00ebr mes Katolik\u00ebve dhe Kabinetit t\u00eb presidentit Obama<\/em><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Nga Merita Bajraktari McCormack *<\/strong><\/p>\n<p>Uashington DC<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>(Botuar per here t\u00eb pare n\u00eb Gazet\u00ebn \u201cDielli\u201d-Shkurt 2012)<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ka disa jav\u00eb q\u00eb po b\u00ebhet shum\u00eb zhurm\u00eb n\u00eb shtypin amerikan dhe beteja \u00ebsht\u00eb mes Administrates Shtet\u00ebrore t\u00eb presidentit demokrat amerikan Barak Obama dhe Udh\u00ebheq\u00ebsve fetar\u00eb, sidomos Klerit Katolik (Konferenca e Peshkop\u00ebve t\u00eb Kish\u00ebs Katolike Amerikane). Por kjo betej\u00eb ka p\u00ebrfshir\u00eb edhe individ\u00eb e grupime t\u00eb tjera n\u00eb t\u00eb dy kampet. <!--more-->N\u00eb kampin e presidentit Obama jan\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb kabinetit t\u00eb tij, k\u00ebshilltar\u00eb, ligjb\u00ebr\u00ebs dhe grupe liberale, si p\u00ebr shembull organizata \u201cPlanned Parenthood -Prind\u00ebrimi i planifikuar\u201d, q\u00eb siguron numrin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb aborteve (me qindra mij\u00ebra bebe vriten nga aborted \u00e7do vit nga kjo organizat\u00eb q\u00eb merr fonde qeveritare n\u00ebn slloganin e ndihm\u00ebs se grave t\u00eb varfra) dhe n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr jan\u00eb rreshtuar jo vet\u00ebm organizatat e kishave katolike por edhe protestant\u00eb evangjelist\u00eb, grupe hebrenjsh, etj\u2026\u201c Fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr aktin ligjor t\u00eb aprovuar q\u00eb quhet &#8220;Reforma sh\u00ebndet\u00ebsore, sh\u00ebrbimet parandaluese dhe Institucionet fetare&#8221;.<\/p>\n<p>Departamenti i Sh\u00ebndet\u00ebsise i Administrat\u00ebs s\u00eb presidentit Obama ka nxjerr\u00eb s\u00eb fundi nj\u00eb rregull q\u00eb detyron pothuajse t\u00eb gjith\u00eb planet sh\u00ebndet\u00ebsore private amerikane t\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb mbulimin pa asnj\u00eb kosto t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ila\u00e7eve e pajisjve kontraceptive, ila\u00e7eve q\u00eb nxisin abort t\u00eb hersh\u00ebm p\u00ebr grat\u00eb si dhe sterilizimin kirurgjik p\u00ebr meshkujt. K\u00ebto mjekime listohen si &#8220;sh\u00ebrbime parandaluese p\u00ebr sh\u00ebndetin e grave&#8221; dhe se t\u00eb gjitha planet sh\u00ebndet\u00ebsore do t\u00eb duhet t\u00eb mbulojn\u00eb k\u00ebto sh\u00ebrbime pa asnj\u00eb kosto nga xhepi i individ\u00ebve q\u00eb marrin sh\u00ebrbimin, pavar\u00ebsisht n\u00ebse siguruesit, pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi ose sponsori , apo qofte ehde nese gruaja vet\u00eb e kundershton nj\u00eb mbulim t\u00eb till\u00eb mjek\u00ebsor. Kontraceptiv\u00ebt jan\u00eb shpallur si masa preventive nga Institucione shendet\u00ebsore vite m\u00eb par\u00eb, pa marr\u00eb parasysh kund\u00ebrshtimet e shumta e te vazhdueshme nga Kisha Katolike dhe grupe t\u00eb tjera fetare q\u00eb kan\u00eb arguentuar p\u00ebr d\u00ebmin moral dhe fizik q\u00eb sjellin k\u00ebto ila\u00e7e apo pajisje. Katolik\u00ebt argumentojn\u00eb se kontraceptiv\u00ebt etj, jo vet\u00ebm q\u00eb dhunojn\u00eb nd\u00ebrgjegjen e nj\u00eb besimtari, por nd\u00ebrhyrja e qeveris\u00eb perb\u00ebn shkelje t\u00eb lirive themelore t\u00eb individit parashikuar n\u00eb Kushtetut\u00ebn amerikane q\u00eb kur ky shtet u themelua.<\/p>\n<p>P\u00ebrjashtime t\u00eb kusht\u00ebzuara nga ky ligj, apo \u201cme kushte t\u00eb kufizuara\u201d p\u00ebr pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit fetar\u00eb, jan\u00eb aq t\u00eb ngushta sa q\u00eb ato nuk arrijn\u00eb t\u00eb mbulojn\u00eb shumic\u00ebn e organizatave me baz\u00eb fetare, duke p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu spitalet katolike, universitetet dhe organizatat e sh\u00ebrbimeve q\u00eb ndihmojn\u00eb e ju sh\u00ebrbejn\u00eb qindra milion\u00eb njer\u00ebzve \u00e7do vit. K\u00ebtu p\u00ebrfshihen universitetet, organizatat bamir\u00ebse, shkollat katolike, dhe OJQ-t\u00eb q\u00eb jan\u00eb ngritur p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer njer\u00ebzve n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Zotit. Ironikisht, madje as \u201cJezusi dhe dishepujt\u201d e tij nuk do t\u00eb mundnin kualifikimin n\u00ebn k\u00ebto rrethana thot\u00eb Konferenca e Peshkop\u00ebve Katolik\u00eb Amerikan\u00eb ( shih usccb.org).<\/p>\n<p>Dihet se sh\u00ebrbimi ndaj t\u00eb tjer\u00ebve p\u00ebr hir t\u00eb Zotit, \u00ebsht\u00eb kusht num\u00ebr nj\u00eb i fes\u00eb s\u00eb krishter\u00eb(fes\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi \u2013flasim per fen\u00eb e krishter\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrfshirjes n\u00eb debat). Universitetet, organizatat q\u00eb kan\u00eb n\u00eb baz\u00eb m\u00ebsimet e Krishtit dhe t\u00eb Kish\u00ebs jan\u00eb organizatat, shkollat, universitetet apo spitalet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb bot\u00eb dhe sh\u00ebrbimi shkon tek \u00e7do njeri, pa pyetur se kujt feje i p\u00ebrkasin njer\u00ebzit, pra sh\u00ebrbimi e bamir\u00ebsia nuk konfondohet vet\u00ebm brenda p\u00ebr brenda fes\u00eb s\u00eb tyre, t\u00eb krishter\u00ebt nuk i sh\u00ebrbejn\u00eb vetem t\u00eb krishter\u00ebve, ata i sh\u00ebrbejn\u00eb gjithkujt, sepse kjo esht\u00eb parim themelor i fes\u00eb s\u00eb krishter\u00eb ( edhe t\u00eb feve t\u00eb tjera natyrisht-por k\u00ebtu po flasim p\u00ebr fene e krishter\u00eb, meq\u00eb kleri katolik \u00ebsht\u00eb perfshir\u00eb intensivisht n\u00eb betej\u00ebn me qeverin\u00eb).K\u00ebshtu pra, duke p\u00ebrjashtuar vet\u00ebm kishat ku mbahen meshat dhe tempujt ku kryhen sh\u00ebrbimet fetare nga mbulimi me kontraceptive etj., Obama dhe Administrata e tij i kusht\u00ebzon Kish\u00ebs, tempujve dhe organizatave katolike q\u00eb kryejn\u00eb misionin e Kish\u00ebs, se si t\u00eb kryejn\u00eb at\u00eb mision apo si t\u00eb jetojn\u00eb jet\u00ebn e tyre fetare e se si t\u2019i sh\u00ebrbjn\u00eb q\u00ebllimit t\u00eb egzistenc\u00ebs s\u00eb vet. Nd\u00ebrhyrja qeveritare shihet absoultisht si brutale dhe e panevojshme dhe nj\u00ebkohesisht edhe e rrezikshme. (P\u00ebr ne shqiptaro-amerikan\u00ebt te emigruar nga vitet 1990 e me von\u00eb q\u00eb kemi p\u00ebrjetuar nd\u00ebrhyrjen e qeveris\u00eb deri n\u00eb qelizat m\u00eb t\u00eb thella t\u00eb jet\u00ebs son\u00eb n\u00eb vitet 1945-1990 ,kjo q\u00eb po ndodh sot n\u00eb Amerik\u00eb \u00ebsht\u00eb e frikshme\u2026)<\/p>\n<p>Peshkop\u00ebt amerikan\u00eb dhe udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb feve t\u00eb ndryshme n\u00eb Amerik\u00eb argumentojn\u00eb se Administrata e Obam\u00ebs ka refuzuar t\u00eb njoh\u00eb t\u00eb drejtat e lirit\u00eb kushtetuese dhe nd\u00ebrgjegj\u00ebsore t\u00eb individit dhe organizatave t\u00eb cil\u00ebt kund\u00ebrshtojn\u00eb mandatin e fundit qeveritar mbi sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb. Gjith\u00eb peshkop\u00ebt katolike jan\u00eb duke i b\u00ebr\u00eb thirrje katolik\u00ebve amerikan\u00eb dhe besimtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb e p\u00ebr t\u00eb luftuar k\u00ebt\u00eb sulm t\u00eb papar\u00eb mbi t\u00eb drejtat e nd\u00ebrgjegjes dhe lirit\u00eb fetare.<\/p>\n<p>Ky mandat detyron t\u00eb gjith\u00eb pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit t\u00eb mbulojn\u00eb punonj\u00ebsit dhe universitetet e shkollat t\u2019ju japin falas nx\u00ebnesve e student\u00ebve kontraceptiv\u00ebt p\u00ebr parandalimin e shtat\u00ebzan\u00ebsis\u00eb. Gjithashtu n\u00ebse nj\u00eb individ i papun\u00eb, (q\u00eb s\u2019ka siguracion) nuk pranon t\u00eb blej\u00eb siguracion t\u00eb plot\u00eb apo q\u00eb k\u00ebrkon siguracion t\u00eb pjessh\u00ebm pa koston e k\u00ebtyre hapjeve apo pajisjve kontraceptive, q\u00eb jan\u00eb kund\u00ebr nd\u00ebrgjegjes s\u00eb tij, ai individ duhet t\u00eb paguaj\u00eb nj\u00eb gjob\u00eb financiare. Po ashtu institucioni apo siguruesi duhet t\u00eb paguaj\u00eb nj\u00eb gjob\u00eb n\u00ebse nuk e mbulon k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shum\u00eb amerikan\u00eb e kund\u00ebrshtojn\u00eb n\u00eb shum\u00eb aspekte reform\u00ebn mjek\u00ebsore t\u00eb Presidentit Obama q\u00eb njihet si \u201cObamacare\u201d dhe e qujan\u00eb si akt detyrues dhe q\u00eb shkel t\u00eb drejtat themelore t\u00eb qytetareve amerikane, t\u00eb tjer\u00eb, krahu liberal, e mb\u00ebshtet mandatin q\u00eb detyron mbulimin e kostos dhe sh\u00ebrbimin me kontraceptive p\u00ebr grat\u00eb dhe sterilizimin riprodhues t\u00eb meshkujve duke argumentuar se kontraceptivet jane masa preventive p\u00ebr sh\u00ebndetin e femr\u00ebs. Kjo ka ndezur nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb papar\u00eb n\u00eb historin\u00eb amerikane mes kampit politik dhe atij fetar. Kisha Katolike nd\u00ebr shekuj ka m\u00ebsuar dhe vazhdon t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb se kontracepsioni dhe sterilizimi, ashtu si aborti jan\u00eb akte t\u00eb s\u00eb keqes, jan\u00eb veprime q\u00eb bien ndesh me m\u00ebsimet e Kish\u00ebs, jan\u00eb t\u00eb d\u00ebnueshme dhe jan\u00eb vepra kund\u00ebr krijuesit dhe se dhunojn\u00eb urdhrat e Zotit e sidomos urdhrin e par\u00eb t\u00eb Zotit q\u00eb thot\u00eb : \u201cUn\u00eb jam Zoti yt, mos merr p\u00ebr zota t\u00eb tjer\u00eb perve\u00e7 meje\u201d dhe per abortin urdhrin e pest\u00eb \u201c Ti nuk do t\u00eb vras\u00ebsh \u201d. Nj\u00eb besimtar nuk i pranon k\u00ebto dhe se ndergjegja e tij nuk e lejon te b\u00ebj\u00eb nj\u00eb akt kund\u00ebr Zotit, krijuesit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Lirit\u00eb fetare jan\u00eb primare n\u00eb Amerik\u00eb dhe Kisha Katolike argumenton q\u00eb liria fetare \u00ebsht\u00eb e stampuar p\u00ebrjet\u00eb n\u00eb kushtetut\u00ebn Amerikane dhe se themeluesit e shtetit Amerikan e pat\u00ebn k\u00ebt\u00eb liri themelore parasysh kur e themeluan republiken e lir\u00eb, vendin m\u00eb t\u00eb lir\u00eb e m\u00eb demokratik n\u00eb bot\u00eb dhe q\u00eb ka sh\u00ebrbyer nd\u00ebr shekuj si vendi m\u00eb i sigurt\u00eb ku liria fetare nderohet ,respektohet e garantohet me ligj. Nuk \u00ebsht\u00eb aspak pun\u00eb e qeveris\u00eb federale t\u00eb detyroj\u00eb pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit apo pun\u00ebnmarr\u00ebsit t\u00eb mbuloj\u00eb shpenzimet e ila\u00e7eve q\u00eb jo vet\u00ebm jan\u00eb kund\u00ebr lirive e nd\u00ebrgjegjes por edhe sepse shkaktojn\u00eb d\u00ebme sh\u00ebndet\u00ebsore(grat\u00eb q\u00eb marrin kontraceptive jan\u00eb n\u00eb rrezik m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr kancer se sa ato qe nuk marrin keto ila\u00e7e). Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb presioni n\u00eb rritje ka mb\u00ebrritur n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb k\u00ebto dite presidenti Obama po b\u00ebn p\u00ebrpjekje tia kaloj\u00eb detyrimin financiar shoq\u00ebrive siguruese. Kjo do t\u00eb sjell\u00eb shqet\u00ebsime m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha akoma, pasi n\u00eb historin\u00eb e SHBA-ve vet\u00ebm k\u00ebto shoq\u00ebri nuk b\u00ebjn\u00eb sh\u00ebrbime falas dhe dikush duhet t\u00eb paguaj\u00eb nese qeveria imponon ligjin. Kush do paguaj\u00eb e si do paguaj\u00eb??Kjo mbetet t\u00eb shhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit zgjedhjesh presidenciale\u2026Lufta mbetet e ndezur dhe po b\u00ebhet sa intensive aq edhe interesante.<\/p>\n<p>Qeveria n\u00eb nj\u00eb an\u00eb do t\u00eb mbijetoj\u00eb dhe lufton t\u00eb rimarr\u00eb votat e liberal\u00ebve dhe atyre q\u00eb jan\u00eb proponent\u00eb t\u00eb kontraceptiv\u00ebve dhe abortit dhe e propagandon ligjin si ligj q\u00eb mbron sh\u00ebndetin e grave. Nd\u00ebrsa Kisha Katolike lufton p\u00ebr t\u00eb mbrojtur at\u00eb qe e ka t\u00eb shenjt\u00eb e t\u00eb \u00e7muar dhe po ashtu edhe p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00eb drejt\u00ebn e besimtar\u00ebve dhe t\u00eb gruas n\u00eb ve\u00e7anti q\u00eb n\u00eb fakt permes p\u00ebrdorimit t\u00eb kontraceptiv\u00ebve nuk i mbrohet sh\u00ebndeti por abuzohet e dmtohet sh\u00ebndeti i saj. Kisha Katolike ka angazhuar t\u00eb gjitha mjetet educative q\u00eb ka n\u00eb dispozicion p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer e edukuar gjith\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb t\u00eb mireinformohen dhe t\u00eb kuptojn\u00eb problemin mire n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ta parandalojn\u00eb dhe t\u2019i shp\u00ebtojn\u00eb \u00e7ekanit diktues dhe nd\u00ebrhyrjes me forc\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb aty ku nuk i takon.<\/p>\n<p>*Autorja e shkrimit \u00ebsht\u00eb Presidente e Deg\u00ebs s\u00eb VATRES n\u00eb Uashington DC.Opinionet dhe q\u00ebndrimet personale t\u00eb shprehura n\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull jan\u00eb opinione personale t\u00eb autores.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Per \u00a0cfare behet fjale? Mandati shtet\u00ebror p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb -Luft\u00eb e ashp\u00ebr mes Katolik\u00ebve dhe Kabinetit t\u00eb presidentit Obama \u00a0 Nga Merita Bajraktari McCormack * Uashington DC &nbsp; (Botuar per here t\u00eb pare n\u00eb Gazet\u00ebn \u201cDielli\u201d-Shkurt 2012) &nbsp; Ka disa jav\u00eb q\u00eb po b\u00ebhet shum\u00eb zhurm\u00eb n\u00eb shtypin amerikan dhe beteja \u00ebsht\u00eb mes Administrates Shtet\u00ebrore t\u00eb&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[3],"tags":[],"class_list":["post-296","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/296","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=296"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/296\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":299,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/296\/revisions\/299"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=296"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=296"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=296"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}