{"id":2905,"date":"2013-05-28T00:54:53","date_gmt":"2013-05-28T00:54:53","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=2905"},"modified":"2013-05-28T00:54:53","modified_gmt":"2013-05-28T00:54:53","slug":"ne-florida-vatra-kujtoi-ditelindjen-e-naim-frasherit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=2905","title":{"rendered":"N\u00eb Florida Vatra kujtoi dit\u00eblindjen e Naim Frash\u00ebrit"},"content":{"rendered":"<p><strong><em><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/05\/Florida-Vatra11.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-large wp-image-2907\" title=\"Florida, Vatra1\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/05\/Florida-Vatra11-1024x682.jpg\" alt=\"\" width=\"620\" height=\"412\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/05\/Florida-Vatra11-1024x682.jpg 1024w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/05\/Florida-Vatra11-300x200.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 620px) 100vw, 620px\" \/><\/a>Nga Jacksonville- Florida &#8211; Beqir SINA<\/em><\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong><em>Naim Frash\u00ebri\u00a0<\/em><\/strong>\u00a0<strong><em>rilindasi yn\u00eb\u00a0i shquar,<\/em><\/strong><strong><em>\u00a0vuri themelet e let\u00ebrsis\u00eb komb\u00ebtare shqiptare. Vepra e tij sh\u00ebnoi lindjen e nj\u00eb let\u00ebrsie t\u00eb re me vlera t\u00eb v\u00ebrteta artistike. Ajo shprehte aspiratat e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare t\u00eb koh\u00ebs dhe ndikoi fuqish\u00ebm n\u00eb luft\u00ebn e saj p\u00ebr liri e progres.<!--more--><\/em><\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>JACKSONVILLE\u00a0&#8211; FLORIDA &#8211;<\/strong>\u00a0167 vjetori i lindjes s\u00eb poetit ton\u00eb komb\u00ebtar Naim Frash\u00ebri, rilindasit ton\u00eb t\u00eb madh u kujtua t\u00eb shtun\u00ebn n\u00eb mbr\u00ebmje n\u00eb qytetin Jacksonville t\u00eb Florid\u00ebs, me nj\u00eb veprimtari artistiko &#8211; kulturore, organizuar nga Dega e shoqat\u00ebs Vatra n\u00eb Florida.<\/p>\n<p>N\u00eb veprimtarin\u00eb e Deg\u00ebs s\u00eb Federat\u00ebs VATRA n\u00eb Jacksonville- Florida, mor\u00ebn pjes\u00eb dhjet\u00ebra vet\u00eb, familjet vatrane dhe simpatizant\u00eb t\u00eb shoqat\u00ebs Vatra. N\u00eb veprimtarin\u00eb \u201cShqip\u00ebri o n\u00ebna ime\u201d- Show artistiko-muzikor m\u00eb rastin e Dit\u00ebs Komb\u00ebtare te shkrimtarit t\u00eb shquar t\u00eb Rilindjes Shqiptare Naim Frash\u00ebrit, mori pjes\u00eb edhe Dervish Pashaj nga Teqeja e Detroitit, kryetari i Federat\u00ebs PanShqiptare t\u00eb Amerik\u00ebs VATRA, Dr. Gjon Bu\u00e7aj dhe an\u00ebtari i kryesis\u00eb zoti Sejdi Husenaj<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Dy hymnet komb\u00ebtare\u00a0; Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Shqip\u00ebris\u00eb \u00e7el\u00ebn k\u00ebt\u00eb veprimtari t\u00eb bukur, dhe t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb komunitetit shqiptar\u00eb n\u00eb SHBA<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&#8220;Q\u00ebllimi i k\u00ebsaj veprimtarie t\u00eb\u00a0ve\u00e7ant\u00eb \u00ebsht\u00eb kujtimi i dit\u00eblindjes t\u00eb poetit ton\u00eb t\u00eb madh komb\u00ebtar,\u00a0\u00a0t\u00eb rilindjes, son\u00eb komb\u00ebtare\u00a0Naim Frash\u00ebrit,&#8221; u shpreh kryetari i deg\u00ebs s\u00eb Vatr\u00ebs n\u00eb Florida, zoti Adriatik Spahiu .&#8221;Vepra e Naimit, tha ai\u00a0\u00ebsht\u00eb e pavdekshme, ajo \u00ebsht\u00eb krenaria e jon\u00eb komb\u00ebtare, andaj dhe p\u00ebr Naimin do t\u00eb ket\u00eb gjithmon\u00eb vet\u00ebm dit\u00eblindje,&#8221; theksoi m\u00eb tej Spahiu, duke\u00a0drejtuar edhe nj\u00eb falemnderim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr mysafir\u00ebt nga Nju Jorku, Baban e Teqes s\u00eb Detrotit, dhe t\u00eb gjith\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsit.<\/p>\n<p>Fjal\u00ebn kryesore t\u00eb k\u00ebsaj veprimtarie e mbajti zoti Ali Lushnjari nj\u00eb an\u00ebtar\u00eb i deg\u00ebs s\u00eb shoqat\u00ebs Vatra n\u00eb Florida. &#8220;N\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb shekullit XIX, Naimi ishte nj\u00eb nd\u00ebr figurat kryesore q\u00eb ndikoi n\u00eb zgjimin dhe konsolidimin e vet\u00ebdijes komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve. Vepra e tij poetike u b\u00eb frym\u00ebzuesja dhe shpirti i l\u00ebvizjes komb\u00ebtare.&#8221; tha ai.<\/p>\n<p>M\u00eb tej ai tha se Naimi lindi m\u00eb 25 maj 1846 n\u00eb Frash\u00ebr, q\u00eb ishte edhe nj\u00eb qend\u00ebr bejtexhinjsh. M\u00ebsimet e para i mori tek hoxha i fshatit n\u00eb arabisht e turqisht. Q\u00eb i vog\u00ebl nisi t\u00eb vjersh\u00ebronte. Studimet e mesme i kreu n\u00eb Janin\u00eb, n\u00eb gjimnazin e njohur &#8220;Zosimea&#8221;. Aty horizonti i tij kulturor u zgjerua s\u00eb tep\u00ebrmi, njohu let\u00ebrsin\u00eb, kultur\u00ebn dhe filozofin\u00eb klasike greke e romake, ra n\u00eb kontakt me idet\u00eb e Revolucionit Borgjez Francez dhe me iluminizmin francez. Duke p\u00ebrvet\u00ebsuar disa gjuh\u00eb, si: greqishten e vjet\u00ebr e t\u00eb ren\u00eb, latinishten, fr\u00ebngjishten, italishten e persishten, Naimi, jo vet\u00ebm q\u00eb mori bazat e bot\u00ebkuptimit t\u00eb vet, por njohu edhe poezin\u00eb e Evrop\u00ebs e t\u00eb Lindjes. T\u00eb gjitha k\u00ebto tradita poetike ndikuan n\u00eb formimin e tij si poet. M\u00eb 1870, pas mbarimit t\u00eb shkoll\u00ebs, shkoi p\u00ebr t\u00eb punuar n\u00eb Stamboll, por u prek nga turbekulozi dhe u kthye n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb klim\u00eb m\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetshme.<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/05\/Florida-Vatra.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-large wp-image-2908\" title=\"Florida, Vatra\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/05\/Florida-Vatra-1024x682.jpg\" alt=\"\" width=\"620\" height=\"412\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/05\/Florida-Vatra-1024x682.jpg 1024w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/05\/Florida-Vatra-300x200.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 620px) 100vw, 620px\" \/><\/a><\/p>\n<p><em>\u00a0Duke folur p\u00ebr\u00a0veprimtarin\u00eb e Nami Frash\u00ebrit, Lushnjari, tha se gjat\u00eb viteve 1872-1877 Naimi punoi n\u00eb Berat e n\u00eb Sarand\u00eb si n\u00ebpun\u00ebs. Kjo periudh\u00eb pati r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb formimin e tij. Atdhetar e si poet. Ai njohu m\u00eb mir\u00eb jet\u00ebn e popullit, zakonet, virtytet dhe aspiratat e tij, gjuh\u00ebn e bukur e shpirtin poetik t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb thjesht\u00eb, krijimtarin\u00eb popullore, bukurin\u00eb e natyr\u00ebs shqiptare.<\/em><\/p>\n<p>S\u00eb fundi u shpreh zoti Lushnjari, mosha dhe nj\u00eb s\u00ebmundje ia lig\u00ebshtuan sh\u00ebndetetin derisa zem\u00ebra e tij pushoi s\u00eb rrahuri m\u00eb 20 tetor 1900, n\u00eb mosh\u00ebn 54 vje\u00e7are. Ai vdiq i zhobitur nga malli p\u00ebr Atdheun dhe dashurin\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e lir\u00eb. Naimi vdiq theksoi ai\u00a0por vepra e tij mbeti gjall\u00eb duke ngritur pesh\u00eb zem\u00ebrat e shqiptar\u00ebve dhe duke patur nj\u00eb ndikim t\u00eb fuqish\u00ebm edhe n\u00eb dit\u00ebt tona, kudo q\u00eb jan\u00eb edhe sot mbas afro dy shekujsh; me nj\u00eb respekt dhe dashuri e mir\u00ebnjohje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb relindas t\u00eb madh shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Fol\u00ebsi kryesor\u00eb i k\u00ebsaj veprimtarie, p\u00ebrfundoi duke permendur edhe SHBA miq\u00ebsin\u00eb ton\u00eb dhe rolin e kontributin duke shprehur edhe\u00a0nj\u00eb falemdnerim:&#8221;\u00a0Me k\u00ebt\u00eb rast d\u00ebshiroj\u00eb t\u00eb faleminderoj\u00eb nga zem\u00ebra Amerik\u00ebn, tha zoti Ali Lushnjari,\u00a0q\u00eb nd\u00ebr shekuj ka qen\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebsia e fuqishme e shqiptar\u00ebve . Kujtoj\u00eb gjithashtu, tha ai\u00a0t\u00eb gjitha ata kolos\u00eb t\u00eb kombit ton\u00eb q\u00eb kontribuan nga ky vend me n\u00eb krye\u00a0Shoq\u00ebrin\u00eb Vatra, e cila ka q\u00ebn\u00eb frym\u00ebzuese dhe zjarri q\u00eb mbajti gjall\u00eb fry\u00ebm\u00ebn ton\u00eb kom\u00ebbtare p\u00ebr liri e pavar\u00ebsi.&#8221;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>M\u00eb pas\u00eb foli\u00a0Kryetari i Vatr\u00ebs Dr. Gjon Bu\u00e7aj, i cili n\u00eb mes emocioneve t\u00eb shumta e p\u00ebrsh\u00ebndeti k\u00ebt\u00eb ngjarje dhe aktivitet t\u00eb deg\u00ebs s\u00eb Vatr\u00ebs n\u00eb Jacksonville t\u00eb Florid\u00ebs. Qysh n\u00eb fillim t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij\u00a0&#8211; ai iu drejtua t\u00eb pranish\u00ebmve\u00a0duke th\u00ebn\u00eb se\u00a0\u00ebsht\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet k\u00ebnaq\u00ebsi q\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb VATR\u00cbS, t\u00eb ju p\u00ebrsh\u00ebndes p\u00ebr k\u00ebt\u00eb aktivitet kaq t\u00eb bukur, q\u00eb ju keni organizuar n\u00eb nderim t\u00eb k\u00ebsaj figure kaq t\u00eb madhe t\u00eb kombit ton\u00eb, rilindasit dhe iluministit Naim Frash\u00ebri.<\/p>\n<p><em>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 &#8220;Naim Frash\u00ebri, \u00ebsht\u00eb njj\u00eb figur\u00eb e madhe komb\u00ebtare, tha Dr. Bu\u00e7aj, e cila ashtu si dhe rilindasit e tjer\u00eb, q\u00eb luftuan dhe u sakrifikuan me pushk\u00eb dhe me pend\u00eb p\u00ebr M\u00ebmedheun, ton\u00eb t\u00eb dashur p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, na b\u00ebjn\u00eb q\u00eb ne shqiptar\u00ebt t\u00eb ndihemi krenar\u00eb, kudo q\u00eb jemi p\u00ebr t\u00eb gjitha ato sfida q\u00eb historia e vjet\u00ebr dhe e re na detyroi t\u00eb p\u00ebrballojm\u00eb n\u00eb formimin dhe konsolidimin e shtetit shqiptar\u00eb, duke garantuar identitetin ton\u00eb komb\u00ebtar n\u00eb familjen evropiane. Padrejt\u00ebsit\u00eb historike ndaj shtetit dhe kombit shqiptar, tha ai u p\u00ebrballuan me sukses sepse gjithnj\u00eb u bazuam n\u00eb parimet e shenjta t\u00eb liris\u00eb, paqes dhe bashk\u00ebjetes\u00ebs, ose si shprehej n\u00eb vargjet e tija poeti yn\u00eb i madh se : &#8220;Dielli lind andej nga per\u00ebndon&#8221;. Pra, prej edhe nga e shikonte drit\u00ebn e liris\u00eb Naim Frash\u00ebri p\u00ebr ne shqiptar\u00ebt, andej nga i ka sot sy e gjith\u00eb bota nga Perendimi nga ai vend ku jemi t\u00eb gjith\u00eb ne sot&#8221; tha Dr. Bu\u00e7aj.<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Naim Frash\u00ebrin, kryetari i Vatr\u00ebs, e cil\u00ebsoi si nj\u00eb njeri &#8220;mistik&#8221;, i ri gjithmon\u00eb dhe i mbushur p\u00ebrplot nga ndenja dhe frym\u00ebzimi i tij, me nj\u00eb dashuri t\u00eb pakufishme dhe t\u00eb zjarrt\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb, kombin dhe mir\u00ebsin\u00eb e Perendis\u00eb.\u00a0 Naimi,\u00a0i nj\u00ebsoj\u00eb\u00a0i k\u00ebndoj\u00eb edhe dashuiris\u00eb njer\u00ebzore, bukuris\u00eb natyrore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve, tha kreu i Vatran\u00ebve gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00ebtij p\u00ebrsh\u00ebndest\u00ebse.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><em>\u00a0\u00a0\u00a0Dr Gjon Bu\u00e7aj, m\u00eb tej vler\u00ebsoi lart larg\u00ebpam\u00ebsin e k\u00ebtij rilindasi t\u00eb madh, i cili qysh at\u00ebhere sipas tij e shihte kombin ton\u00eb kah Perendimi dhe civilizimi bot\u00ebror, pa harruar asnj\u00ebher\u00eb dashurin\u00eb p\u00ebr vendin dhe origjin\u00ebn ton\u00eb. Prandaj shqiptar\u00ebt, tha Bu\u00e7aj, edhe sot kudo ku jetojn\u00eb, jan\u00eb t\u00eb angazhuar p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb aspirate europianizuese dhe historike p\u00ebr p\u00ebrshpejtim t\u00eb progresit demokratik dhe integrimit n\u00eb familjen ton\u00eb t\u00eb natyrshme evropiane.Nj\u00eb rrug\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb kjo dhe me plot sfida e cila na motivon p\u00ebr nj\u00eb angazhim t\u00eb ri n\u00eb realizimin e aspiratave historike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe kombit shqiptar n\u00eb rrug\u00ebn e progresit dhe integrimit evropian, q\u00eb na e lan\u00eb amanet rilindasit tan\u00eb.&#8221;<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Veprimtaria p\u00ebrkujtimore n\u00eb nderim t\u00eb poetit ton\u00eb komb\u00ebtar vazhdoi me recitime t\u00eb poezive t\u00eb tij, nga t\u00eb pranishmit nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Sand\u00ebr Ru\u00e7i, artisti i njohur shkodran interpretoi me nj\u00eb nostalgji t\u00eb pa p\u00ebrshkruar, dhe me nj\u00eb humor fantastik, karakteristik shkodran k\u00ebt\u00eb veprimtari kushtuar dit\u00eblindjes s\u00eb Naim Frash\u00ebrit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Kurse, k\u00ebng\u00ebtari i mir\u00ebnjohur n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb hapsir\u00ebn shqiptare &#8211; Bylbyli i Tropoj\u00ebs G\u00ebzim Nika krijoj\u00eb nj\u00eb atmosfer impozante me k\u00ebng\u00ebt e tij t\u00eb fam\u00ebshme me vargjet e poetit ton\u00eb t\u00eb madh Naim Frash\u00ebrit. G\u00ebzim Nika me k\u00ebng\u00ebt e njohura dhe mjaft popullore \u201cShqip\u00ebri o N\u00ebna ime\u201d dhe k\u00ebnga \u201cO sa mir\u00eb q\u00eb jam\u00eb Shqiptar\u00eb\u201d, e &#8220;ndezi&#8221; atmosfer\u00ebn duke e kthyer k\u00ebt\u00eb veprimtari n\u00eb nj\u00eb fest\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb frym\u00ebzon dhe lidh brezatedhe k\u00ebtu n\u00eb m\u00ebrgim.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Nd\u00ebrsa n\u00eb stendat e sall\u00ebs ishin vendosur portretet e veprimtaris\u00eb kushtuar gjeniut t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb s\u00eb rilindjes komb\u00ebtare.<\/strong><\/p>\n<p>Naim Frash\u00ebri ka lindur n\u00eb 25 Maj 1846 dhe vdiq n\u00eb 20 tetor 1900. Veprat e tij m\u00eb t\u00eb njohura jan\u00eb &#8220;Bag\u00ebti e Bujq\u00ebsi&#8221;, &#8220;Historia e Sk\u00ebnderbeut&#8221;, &#8220;Qerbelaja&#8221;, &#8220;Lulet e ver\u00ebs&#8221; etj. Naimi ka shkruar edhe n\u00eb revistat e koh\u00ebs &#8220;Drita&#8221;e &#8220;Dituria&#8221; si dhe ka p\u00ebrkthyer vepra t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb botrore, si &#8220;Iliada&#8221; e Homerit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Jacksonville- Florida &#8211; Beqir SINA &nbsp; Naim Frash\u00ebri\u00a0\u00a0rilindasi yn\u00eb\u00a0i shquar,\u00a0vuri themelet e let\u00ebrsis\u00eb komb\u00ebtare shqiptare. Vepra e tij sh\u00ebnoi lindjen e nj\u00eb let\u00ebrsie t\u00eb re me vlera t\u00eb v\u00ebrteta artistike. Ajo shprehte aspiratat e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare t\u00eb koh\u00ebs dhe ndikoi fuqish\u00ebm n\u00eb luft\u00ebn e saj p\u00ebr liri e progres.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[12],"tags":[],"class_list":["post-2905","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-jete-komuniteti"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2905","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=2905"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2905\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2909,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2905\/revisions\/2909"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=2905"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=2905"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=2905"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}