{"id":2899,"date":"2013-05-25T03:05:37","date_gmt":"2013-05-25T03:05:37","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=2899"},"modified":"2013-05-25T03:05:37","modified_gmt":"2013-05-25T03:05:37","slug":"standardi-i-gjuhes-shqipe-duhet-kuptuar-si-synimi-me-e-larte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=2899","title":{"rendered":"Standardi i gjuh\u00ebs shqipe, duhet kuptuar si synimi m\u00eb \u00eb lart\u00eb"},"content":{"rendered":"<p align=\"center\"><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/05\/GJShkurtaj.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-2900\" title=\"GJ,Shkurtaj\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/05\/GJShkurtaj.jpg\" alt=\"\" width=\"640\" height=\"360\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/05\/GJShkurtaj.jpg 640w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/05\/GJShkurtaj-300x168.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 100vw, 640px\" \/><\/a>-Intervist\u00eb e prof. dr. Gjovalin Shkurtaj, Akademik &#8211;<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Bisedoi: Fran Gjoka\/Drejtoria Arsimore Lezhe<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>1. Pyetje: -S\u00eb pari profesor, do t\u00eb d\u00ebshironim nj\u00eb informacion t\u00eb shkurt\u00ebr rreth personit tuaj dhe veprave q\u00eb keni botuar gjer m\u00eb sot?<!--more--><\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje: -An\u00ebtar i Grupit Hartues dhe i Redaksis\u00eb s\u00eb\u00a0 &#8220;Atlasit Dialektologjik t\u00eb Gjuh\u00ebs Shqipe&#8221; (ADGJSH) (vep\u00ebr madhore e gjuh\u00ebsis\u00eb shqiptare, v\u00ebllimi I, Napoli, 2007, v\u00ebllimi II, Napoli, 2008, bashkautor me J. Gjinarin, B. Becin, Xh. Gosturanin). An\u00ebtar i Grupit Shqiptar t\u00eb &#8220;Atlas Linguarum Europae&#8221; (ALE) dhe An\u00ebtar i Komitetit Komb\u00ebtar Shqiptar p\u00ebr ALE (<em>Atlas Linguarum Europae<\/em>). Sekretar shkencor i p\u00ebrmbledhjes &#8220;<em>Dialektologjia shqiptare<\/em>&#8221; (I-VI).An\u00ebtar i Redaksis\u00eb s\u00eb revist\u00ebs &#8220;<em>Studime Albanologjike<\/em>&#8221; t\u00eb Fakultetit t\u00eb Historis\u00eb dhe t\u00eb Filologjis\u00eb.An\u00ebtar i Redaksis\u00eb s\u00eb revist\u00ebs &#8220;<em>Studime Filologjike<\/em>&#8221; t\u00eb Institutit t\u00eb Gjuh\u00ebsis\u00eb e t\u00eb Let\u00ebrsis\u00eb.An\u00ebtar i Redaksis\u00eb s\u00eb revist\u00ebs &#8220;<em>Sfid\u00eb<\/em>&#8221; t\u00eb Fakultetit t\u00eb Gjuh\u00ebve t\u00eb Huaja.An\u00ebtar i Redaksis\u00eb\u00a0 s\u00eb AIITC &#8220;<em>Univers<\/em>&#8220;, revist\u00eb shkencore kulturore e Institutit Shqiptar t\u00eb Mendimit dhe\u00a0 t\u00eb Qytet\u00ebrimit Islam.Kryredaktor i revist\u00ebs \u201cOPTIME\u201d t\u00eb Albanian University, UFO, Tiran\u00eb.An\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Profesor\u00ebve t\u00eb Albanian University, UFO, Tiran\u00eb. An\u00ebtar i Redaksis\u00eb s\u00eb Revist\u00ebs &#8220;<em>Fryma e Filozofis\u00eb<\/em> &#8221; -Graz (Austri), themeluar dhe drejtuar nga Krist\u00eb Shtufi.An\u00ebtar i Rrethit Gjuh\u00ebsor Nd\u00ebrkomb\u00ebtar &#8220;Amici Linguarum&#8221; me qend\u00ebr n\u00eb Gotteborg, Suedi dhe Mosk\u00eb (Rusi). Po lejohem t\u2019ju p\u00ebrgjigjem me nj\u00eb perifraz\u00eb gazmore. Kam shkruar shum\u00eb libra dhe, shpesh, m\u00eb duket vetja si n\u00ebnat q\u00eb lindin shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb dhe q\u00eb, nganj\u00ebher\u00eb, ua ngat\u00ebrrojn\u00eb edhe emrat. Kam filluar me studime mir\u00ebfilli dialektologjike, s\u00eb pari, p\u00ebr t\u00eb folmen e Kastratit dhe t\u00eb folmen e Bregut t\u00eb Mat\u00ebs, t\u00eb Ishullit t\u00eb Lezh\u00ebs e t\u00eb Ishullit t\u00eb Sh\u00ebngjinit, para se t\u00eb em\u00ebrohesha n\u00eb Institutin e Gjuh\u00ebsis\u00eb, pastaj atje, si punonj\u00ebs shkencor e sipas planit t\u00eb p\u00ebrcaktuar nga Sektori i gramatik\u00ebs dhe i dialektologjis\u00eb, ku kam punuar 22 vjet, kam studiuar t\u00eb folmet e tjera t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe dhe kam botuar monografi t\u00eb gjera p\u00ebr Hotin, Kelmendin, Rranxat e Mbishkodr\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb folmen e shqiptar\u00ebve t\u00eb Malit t\u00eb Zi dhe p\u00ebr t\u00eb folmen e qytetit t\u00eb Lezh\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebn e kam pasur edhe si tez\u00eb disertacioni p\u00ebr grad\u00ebn \u201cDoktor i shkencave\u201d. Por, qysh n\u00eb fillesat e pun\u00ebs e deri sa jam shk\u00ebputur nga Instituti (n\u00eb maj t\u00eb vitit 1989), gjithmon\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 detyrave q\u00eb ishin pjes\u00eb e planit t\u00eb pun\u00ebs, kam pasur shum\u00eb t\u00eb zjarrt\u00eb edhe \u201cmallin e shtamp\u00ebs\u201d dhe kam shkruar e botuar shum\u00eb studime, artikuj e libra q\u00eb ishin \u201cjasht\u00eb planit\u201d t\u00eb Institutit,por ishin n\u00eb planin e d\u00ebshirave t\u00eb mia,buronin nga ato q\u00eb punoja kryesisht mbas orarit t\u00eb pun\u00ebs dhe deri n\u00eb or\u00ebt e vona t\u00eb mbr\u00ebmjes, gjithmon\u00eb mbasi kisha realizuar e plot\u00ebsuar t\u00eb gjtha detyrat e caktuara nga Instituti ku punoja. Motoja e asaj kohe ishte: \u201cPlani \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb, tejkalimi \u00ebsht\u00eb nder!\u201d Madje, at\u00ebher\u00eb kishim edhe \u201ctabel\u00eb nderi\u201d ku shpalleshin fotot e punonj\u00ebsve m\u00eb t\u00eb dalluar dhe aty kam qen\u00eb edhe un\u00eb p\u00ebr shum\u00eb vjet radhazi. Kam shkruar artikuj p\u00ebr shtypin shkencor, sidomos n\u00eb revistat \u201cStudime filologjike\u201d, \u201cGjuha jon\u00eb\u201d dhe \u201cKultura popullore\u201d, \u201cGjurmime albanologjike\u201d \u201cZjarri\u201d, \u201cMondo Albanese\u201d etj. dhe n\u00eb gati t\u00eb gjitha revista e gazetat kryesore t\u00eb koh\u00ebs, sidomos te \u201dN\u00ebntori\u201d, \u201cLettres Albanaises\u201d, \u201cShkenca dhe jeta\u201d, \u201cYlli\u201d. Kam botuar shum\u00eb artikuj edhe n\u00eb gazeta, m\u00eb shum\u00eb te \u201cMesuesi\u201d, po edhe te gazetat e m\u00ebdha t\u00eb p\u00ebrditshme,aq sa nuk besoj t\u00eb ket\u00eb mbetur ndonj\u00eb organ i pap\u00ebrfillur e pa botuar ndonj\u00eb shkrim n\u00eb t\u00eb. Kam qen\u00eb i pamunguesh\u00ebm n\u00eb t\u00eb gjitha konferencat shkencore komb\u00ebtare qysh nga Konferenca e Dyt\u00eb e Studimeve Albanologjike (1968), n\u00eb Kongresin e Drejtshkrimit (1972), n\u00eb Konferenc\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Studimeve Etnografike, n\u00eb konferencat shkencore p\u00ebrkujtimore kushtuar \u201cKongresit t\u00eb Manastirit\u201d (1998, 2008), \u201cKonsult\u00ebs s\u00eb Prishtin\u00ebs\u201d (2008) dhe \u201cKongresit t\u00eb Drejtshkrmit\u201d (1982,1992,2002 dhe 2012 n\u00eb Universitetin e Kor\u00e7\u00ebs). Kam marr\u00eb pjes\u00eb dhe kam mbajtur kumtesa dhe n\u00eb shum\u00eb konferenca e kongrese gjuh\u00ebsore nd\u00ebrkomb\u00ebtare jasht\u00eb shtetit, si n\u00eb Itali (Rom\u00eb, Kozenc\u00eb, Palermo, Salerno, Bolonja, Bari, Termoli), n\u00eb Rumani (Iiashi), n\u00eb Greqi (Selanik), n\u00eb Angli (Glasgou), n\u00eb Poloni (Krakov), n\u00eb Letoni (Riga) dhe kam botuar artikuj e studime n\u00eb disa revista e p\u00ebrmbledhje studimesh n\u00eb disa vende t\u00eb Evrop\u00ebs, si dhe n\u00eb revist\u00ebn prestigjioze \u201cInternational Journal of the Sociology of language\u201c, 178, 2006, Belin-New York, t\u00eb drejtuar nga Joshua\u00a0 A. Fishman.<\/p>\n<p>Qysh nga viti 1968, duke qen\u00eb se jepja edhe l\u00ebnd\u00ebn Kultura e gjuh\u00ebs n\u00eb Institutin e Lart\u00eb t\u00eb Arteve, dega e dram\u00ebs dhe e\u00a0 regjis\u00eb, jam marr\u00eb me shum\u00eb pasion edhe me shkrime t\u00eb k\u00ebsaj fushe, botova edhe librin \u201cKultura e gjuh\u00ebs n\u00eb sken\u00eb dhe n\u00eb ekran\u201d, q\u00eb \u00ebsht\u00eb i pari i llojit n\u00eb historin\u00eb e librave p\u00ebr kultur\u00ebn ligj\u00ebrimore n\u00eb shkollat e larta artistike.E kam dh\u00ebn\u00eb at\u00eb l\u00ebnd\u00eb p\u00ebr shum\u00eb vjet n\u00eb ILA (sot Universiteti i Arteve) dhe ai lib\u00ebr ka ardhur duke u p\u00ebrpunuar e p\u00ebrsosur dhe e kam botuar disa her\u00eb, duke ia p\u00ebrshtatur edhe detyrave e k\u00ebrkesave t\u00eb koh\u00ebs:\u00a0 \u201cKahe dhe dukuri t\u00eb\u00a0 kultur\u00ebs s\u00eb gjuh\u00ebs shqipe\u201d, Kristalina-K-H\u201d, Tiran\u00eb, 2003 (250 f.),<\/p>\n<p>\u201cKultura e gjuh\u00ebs\u201d (SHBLU, 2006) dhe, s\u00eb mbrami, \u201cShqipa e sotme\u201d, UFO Press, 2010. P\u00ebr problemet e gjuh\u00ebs s\u00eb teatrit e t\u00eb filmit kam shkruar shpesh edhe n\u00eb revist\u00ebn \u201cSkena dhe ekrani\u201d dhe n\u00eb gazet\u00ebn \u201cDrita\u201d.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb periudh\u00ebs 1991-2011,si pedagog n\u00eb UT, p\u00ebr nevojat e m\u00ebsimdh\u00ebnies\u00a0 e t\u00eb pajisjes s\u00eb l\u00ebnd\u00ebve me tekste universitare bashk\u00ebkohore, kam hartuar e botuar disa tekste dhe monografi studimore, t\u00eb cilat kan\u00eb sh\u00ebrbyer dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb si baz\u00eb e disa l\u00ebnd\u00ebve kryesore, si: Dialektologjia, Sociolinguistika, Bazat e shkrimit akademik.<\/p>\n<p>Qysh n\u00eb vitin 1996, bashk\u00eb me prof.Gjinarin, hartuam librin \u201dDialektologjia\u201d, q\u00eb \u00ebsht\u00eb varianti m\u00eb i gjer\u00eb (dhe deri sot m\u00eb i ploti) i k\u00ebsaj l\u00ebnde, pastaj themelova l\u00ebnd\u00ebn e re t\u00eb Sociolinguistik\u00ebs dhe botova librin p\u00ebrkat\u00ebs, i cili, gjithashtu ka pasur disa ribotime, gjithmon\u00eb edhe me shtesa e plot\u00ebsime thelluese, deri te varianti m\u00eb i plot\u00eb \u201dSociolinguistik\u00eb e shqipes\u201d (2009), si dhe \u201cEtnografia e t\u00eb folurit\u201d (2004, 2009, 20012) dhe \u201dOnomastik\u00eb dhe etnolinguistik\u201d (2001).<\/p>\n<p>Po ashtu, n\u00eb vitin 1996 kam botuar librin \u201cGjuha shqipe p\u00ebr t\u00eb huajt dhe shqiptar\u00ebt jasht\u00eb atdheut, me bashkautor, lib\u00ebr q\u00eb ka pasur edhe ai disa ribotime nga Sht\u00ebpia Botuese \u201cToena\u201d dhe vazhdon t\u00eb ket\u00eb k\u00ebrkesa p\u00ebr t\u00eb nga shum\u00eb vende t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>2. Pyetje: -Vazhdimi dhe p\u00ebrqendrimi juaj n\u00eb fush\u00ebn e Gjuh\u00ebsis\u00eb, fillimisht ka qen\u00eb d\u00ebshir\u00eb e juaja apo nj\u00eb rast\u00ebsi n\u00eb dh\u00ebnien e bursave t\u00eb studimit t\u00eb asaj kohe? N\u00eb \u00e7far\u00eb dege ju doli e drejta p\u00ebr studimet e larta dhe si u ndjet\u00eb, \u00e7ar\u00eb emocione provuat?<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje: -Qysh i vog\u00ebl kam pasur dy dhunti t\u00eb k\u00ebndshme p\u00ebr ata q\u00eb m\u00eb donin: k\u00ebndoja bukur dhe m\u00eb p\u00eblqente t\u2019i imitoja njer\u00ebzit simbas z\u00ebrit e t\u00eb folurit. N\u00eb dialektin verior k\u00ebsaj vetie i thon\u00eb \u201cme shpotit\u201d ose \u201cme vu n\u00eb shpot\u00eb\u201d. T\u00eb k\u00ebnduarit, mbas adoloshenc\u00ebs z\u00ebrin e bukur t\u00eb djal\u00ebris\u00eb e humba, kurse aft\u00ebsia p\u00ebr t\u2019i imituar t\u00eb folmet e njer\u00ebzve t\u00eb ndrysh\u00ebm jo vet\u00ebm m\u00eb ka mbetur, por edhe m\u00eb ka sh\u00ebrbyer sidomos n\u00eb anketimet dialektologjike. N\u00eb vendet ku shkoja p\u00ebr ekspedita, gjithmon\u00eb, jam p\u00ebrpjekur ta p\u00ebrshtas t\u00eb folurit tim me at\u00eb t\u00eb vendasve. K\u00ebt\u00eb e kam b\u00ebr\u00eb, jo vet\u00ebm n\u00eb Mal\u00ebsi t\u00eb Madhe, po edhe gjetk\u00eb, n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Jugut, n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb Mal t\u00eb Zi dhe, madje, edhe te arb\u00ebresh\u00ebt e Italis\u00eb. N\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb sa m\u00eb i atill\u00eb q\u00eb t\u00eb mos ndruhen prej pyetjeve t\u00eb mia, edhe emrin e nd\u00ebrroja. Atje u thosha se quhem Xhemajl, kurse te arb\u00ebresh\u00ebt e Italis\u00eb natyrsh\u00ebm un\u00eb quhesha Xhovan ose Xhuanin. Por, si i thon\u00eb fjal\u00ebs, le t\u2019i l\u00ebm\u00eb \u201cmahit\u00eb\u201d dhe po i p\u00ebrgjigjem pyetjes suaj.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet 1958-1962 ndoqa dhe kreva Shkoll\u00ebn e Mesme Pedagogjike t\u00eb Shkodr\u00ebs dhe ajo periudh\u00eb ka qen\u00eb fatlume p\u00ebr mua, sepse\u00a0 shumica e m\u00ebsuesve tan\u00eb ishin aq cil\u00ebsor\u00eb n\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnie, si dhe aq t\u00eb p\u00ebrgatitur teorikisht e shkenc\u00ebrisht, saq\u00eb edhe na p\u00ebrudh\u00ebn n\u00eb d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr dije e, n\u00eb mos tjet\u00ebr, na dhan\u00eb modelin se si duhej t\u00eb gjakonim t\u00eb b\u00ebheshim. Kishim asokohe m\u00ebsues t\u00eb gjuh\u00ebs e t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb si Neki Lezha, Luigj Franja, Shefik Osmani, Fadil Podgorica, Safet Hoxha, Tomor Osmani etj., t\u00eb cil\u00ebt, kur u hap Instituti i Lart\u00eb Pedagogjik (sot Universiteti) i Shkodr\u00ebs, do t\u00eb ishin nga m\u00eb t\u00eb par\u00ebt pedagog\u00eb t\u00eb tij. Pra, sigurisht, d\u00ebshira q\u00eb t\u00eb b\u00ebhesha, nuk po them gjuh\u00ebtar, por s\u00eb paku\u00a0 m\u00ebsues i gjuh\u00ebs e i let\u00ebrsis\u00eb shqipe, m\u00eb \u00ebsht\u00eb zgjuar qysh n\u00eb shkoll\u00ebn e mesme. Kjo d\u00ebshir\u00eb do t\u00eb shkonte m\u00eb tej, kur pata, p\u00ebrs\u00ebri, fatin e mir\u00eb t\u00eb fitoja burs\u00eb shteti p\u00ebr Fakultetin e Historis\u00eb e t\u00eb Filologjis\u00eb, dega e gjuh\u00ebs dhe e let\u00ebrsis\u00eb (1962-1966). N\u00eb ato vite aty jepnin m\u00ebsim figurat m\u00eb t\u00eb dallura t\u00eb gjuh\u00ebsis\u00eb shqiptare, si Eqrem \u00c7abej, Mahir Domi, Shaban Demiraj, Androkli Kostallari, Selman\u00a0 Riza, Anastas Dodi etj. si dhe kishim, gjithashtu, pedagog\u00eb t\u00eb lavdish\u00ebm t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb bot\u00ebrore e shqiptare, si Zijaudin Kodra, Mark Gurakuqi, Muzafer Xhaxhiu, Nexhip Gami, Nasho Jorgaqi etj. Kishim pedagog\u00eb t\u00eb latinishtes e t\u00eb gjermanishtes q\u00eb ishin figura t\u00eb mir\u00ebnjohura t\u00eb filologjis\u00eb shqiptare, si Henrik Lacaj n\u00eb latinisht, Pashko Geci n\u00eb gjermanisht, Shpresa Kseno n\u00eb rusisht\u00a0 etj. Prej tyre mor\u00ebm jo vet\u00ebm dije t\u00eb vlefshme, po edhe modelin e bukur t\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve sa t\u00eb zot\u00eb e t\u00eb p\u00ebrkushtuar, aq edhe objektiv\u00eb e t\u00eb drejt\u00eb. Sidomos t\u00eb drejt\u00eb e t\u00eb paansh\u00ebm. Prej asaj cil\u00ebsie t\u00eb tyre, natyrisht, kam pasur edhe un\u00eb fatin e lumtur q\u00eb t\u00eb vler\u00ebsohesha e t\u00eb cil\u00ebsohesha si\u00a0 student me prirje p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb me studime gjuh\u00ebsore. Dhe, po p\u00ebrmend vet\u00ebm nj\u00eb fakt t\u00eb paharruesh\u00ebm e q\u00eb m\u00eb ka mbetur p\u00ebr gjith\u00eb jet\u00ebn si peng nderimi e mir\u00ebnjohjeje. Kur mbrojta diplom\u00ebn me tem\u00ebn \u201cV\u00ebzhgime p\u00ebr t\u00eb folmen e Kastratit\u201d, megjith\u00ebse nuk ishte oponent zyrtar, p\u00ebr tem\u00ebn time foli edhe prof. E.\u00c7abej, idhulli yn\u00eb i at\u00ebhersh\u00ebm dhe i p\u00ebrhersh\u00ebm, i cili, nd\u00ebr t\u00eb tjera, tha se p\u00ebr rastin tim duhej t\u00eb mendohej q\u00eb t\u00eb kisha edhe nj\u00eb vend pune n\u00eb fush\u00ebn e dialektologjis\u00eb. Ajo fjal\u00eb e mir\u00eb, ndon\u00ebse n\u00eb fillim do t\u00eb em\u00ebrohesha n\u00eb Breg t\u00eb Mat\u00ebs si m\u00ebsues, pa shkuar shum\u00eb koh\u00eb, n\u00eb vitin 1967 do t\u00eb realizohej dhe un\u00eb fillova pun\u00ebn si dialektolog. P\u00ebr 10 vjet radhazi, kam pasur g\u00ebzimin e nderin t\u00eb isha n\u00eb nj\u00eb zyr\u00eb me Eqrem \u00c7abejn. Ato dhjet\u00eb vjet n\u00eb at\u00eb zyr\u00eb, ku punonin edhe disa koleg\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, un\u00eb i quaj si shkolla ime e v\u00ebrtet\u00eb pasuniversitare. Mbi t\u00eb gjitha aty kishte disiplin\u00eb pune dhe kjo p\u00ebr hir t\u00eb pranis\u00eb dhe metod\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs q\u00eb na impononte pik\u00ebrisht prania aty e nj\u00eb figure kaq t\u00eb madhe e kaq serioze si Ai. M\u00eb ka dashur dhe m\u00eb ka afruar shum\u00eb, gjithmon\u00eb me stilin e tij gjermanik, pa lejuar asnj\u00eb konfidenc\u00eb t\u00eb tep\u00ebrt, por kurdoher\u00eb me dashamir\u00ebsi e gatishm\u00ebri p\u00ebr t\u00eb na ndihmuar. I jam gjithmon\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs atij dhe koleg\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb m\u00eb t\u00eb moshuar, m\u00eb t\u00eb\u00a0 r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm se ne, por q\u00eb na mbajt\u00ebn pran\u00eb dhe prej modelit t\u00eb tyre edhe ne ec\u00ebm p\u00ebrpara. N\u00eb Institutin ton\u00eb t\u00eb Gjuh\u00ebsis\u00eb e t\u00eb Historis\u00eb n\u00eb ato vite ka pasur burra t\u00eb shquar (e q\u00eb rrall\u00eb mund t\u2019i p\u00ebrs\u00ebriten kombit ton\u00eb), si Aleks Buda, Stefanaq Pollo, Injac Zamputi, Stavri Naci etj. prej t\u00eb cil\u00ebve edhe pse ishin historian\u00eb e n\u00eb sektor\u00eb t\u00eb ndar\u00eb prej nesh, d\u00ebgjonim sidomos diskutmet n\u00eb mbledhjet e m\u00ebdha t\u00eb analiz\u00ebs vjetore, kumtimet dhe raportet e pun\u00ebs q\u00eb na gdhendeshin n\u00eb tru si modele goj\u00ebtarie e ligj\u00ebrimesh panagjerike. Kur diskutonte prof. Aleks Buda na dukej sikur fjal\u00ebt i kishte t\u00eb shkruara n\u00eb pentagram dhe i k\u00ebng\u00ebzonte n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb na linte me goj\u00eb hapur. Aty kemi pasur edhe nj\u00eb brez koleg\u00ebsh m\u00eb t\u00eb rinj\u00eb se t\u00eb lartp\u00ebrmendurit, por q\u00eb\u00a0 dinin shum\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaja dhe ne m\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb p\u00ebrfitonim prej tyre dhe flisnim ndonj\u00ebher\u00eb edhe p\u00ebr t\u2019u ushtruar n\u00eb fr\u00ebngjisht, n\u00eb italisht, gjermanisht etj. Kjo ndodhte sidomos kur dilnim p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb kafe, aty nga ora dhjet\u00eb e m\u00ebngjesit dhe, n\u00eb oborr e deri te bufeja ku pinim kafen, diku te Toena e sotme, dalloheshin disa grupe dijetar\u00ebsh: grupi i gjuh\u00ebtar\u00ebve dhe historian\u00ebve; grupi i p\u00ebrkthyesve t\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb Botuese \u201cN.Frash\u00ebri\u201d, ku shquheshin sidomos Jusuf Vrioni e Zef Simoni; grupi i studiueve t\u00eb psikologjis\u00eb e pedagogjis\u00eb, ku danin n\u00eb shenj sidomos Hamit Beqja, Nuri \u00c7aushi e Shefik Osmani. Ndonj\u00ebher\u00eb edhe p\u00ebrziheshim duke pritur radh\u00ebn p\u00ebr kafe dhe shk\u00ebmbenim ndonj\u00eb \u201cbatut\u00eb\u201d. Nj\u00ebher\u00eb ishim me Ferdinand Lek\u00ebn dhe takuam nj\u00eb prej miqve t\u00eb tij p\u00ebrkthyes, poliglot, i cili i tha latinisht: \u201cMulta tempus eripit mihi linguae stranierae studendi\u201d (M\u00eb duhet shum\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb nx\u00ebn\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaja). E mbaj mend edhe mbas kaq shum\u00eb vitesh. Kam shum\u00eb p\u00ebrmallim p\u00ebr at\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>3. Pyetje: -N\u00eb vitet\u00a0 1966 -1967 ju em\u00ebruan\u00a0 m\u00ebsues n\u00eb fshatin Rril\u00eb t\u00eb Lezh\u00ebs. \u00c7far\u00eb kujtimesh keni p\u00ebr m\u00ebsuesin\u00eb e atyre viteve?<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje: -Diku n\u00eb sh\u00ebnimet e mia kam edhe nj\u00eb sasi faqesh t\u00eb shkruara me dor\u00eb, kur nuk kisha kompjuter, me\u00a0 titullin \u201cKujtimet e Bregut t\u00eb Mat\u00ebs\u201d. Gati i kisha harruar dhe do t\u2019i gjej, mbase, ndonj\u00ebher\u00eb, kur t\u00eb lirohem nga disa pun\u00eb e projekte q\u00eb ende i kam p\u00ebr t\u2019i kryer, do t\u2019i marr n\u00eb dor\u00eb, por mbaj mend se ai vit shkollor n\u00eb Sh\u00ebnkoll t\u00eb Bregut t\u00eb Mat\u00ebs, ndon\u00ebse nuk e kisha menduar se do t\u00eb caktohesha aty, sepse edhe \u00ebnd\u00ebrroja e shpresoja p\u00ebr \u201cm\u00eb lart\u201d, n\u00eb mos tjet\u00ebr n\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb mesme, p.sh.n\u00eb Koplikun tim, e jo n\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb tet\u00ebvje\u00e7are dhe aq larg, kur n\u00ebp\u00ebr gjimnaze, qoft\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr, qoft\u00eb edhe n\u00eb qytetin e Lezh\u00ebs, kishte ende arsimtar\u00eb pa shkoll\u00eb t\u00eb lart\u00eb kat\u00ebrvje\u00e7are. Por, si i thon\u00eb fjal\u00ebs, shpejt ai vend dhe banor\u00ebt e tij t\u00eb mir\u00eb m\u00eb b\u00ebn\u00eb p\u00ebr vete. M\u00eb kan\u00eb dashur, m\u00eb kan\u00eb pritur e m\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb materiale t\u00eb vlefshme dialektore dhe onomatike. Mbi at\u00eb baz\u00eb, brenda atij viti shkollor, hartova edhe nj\u00eb studim t\u00eb gjer\u00eb p\u00ebr t\u00eb folmen e Bregut t\u00eb Mat\u00ebs dhe e botova, s\u00eb pari, t\u00eb p\u00ebrmbledhur n\u00eb almanakun \u201cLissus\u201d, nr.1,1968, q\u00eb e nxirte rrethi shkencor i arsimtar\u00ebve t\u00eb Lezh\u00ebs, pasatj e kam botuar m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb \u201cStudime fililogjike\u201d.<\/p>\n<p>Kam q\u00ebndruar vet\u00ebm n\u00ebnt\u00eb muaj si m\u00ebsues atje, por ish-nnx\u00ebn\u00ebsit e mi t\u00eb atij viti m\u00eb kan\u00eb kujtuar e m\u00eb kujtojn\u00eb shpesh.Disa edhe kan\u00eb ardhur ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, si Pjetr Mili,\u00a0 Kol Gjeto Leka, Pjet\u00ebr Vata etj. N\u00eb at\u00eb brez miqsh hyn edhe gazetari i shquar Fran Gjoka, i cili pik\u00ebrisht sepse\u00a0 \u00ebsht\u00eb nga ajo zon\u00eb, jo vet\u00ebm nuk i kam th\u00ebn\u00eb \u201cjo\u201d\u00a0 p\u00ebr intervistat q\u00eb i kam dh\u00ebn\u00eb, po edhe e vler\u00ebsoj se p\u00ebrfaq\u00ebson cil\u00ebsit\u00eb m\u00eb t\u00eb vyera t\u00eb mal\u00ebsor\u00ebve t\u00eb Lezh\u00ebs. Ishulli i Lezh\u00ebs, gjithashtu, m\u00eb kujton dit\u00ebt kur mblidhja l\u00ebn\u00eb p\u00ebr studimin tim t\u00eb cituar dhe aty,nj\u00eb nga m\u00ebsuesit,Ndue Lala, edhe pse ishte me origjin\u00eb nga Mirdita, m\u00eb ka\u00a0 shoq\u00ebruar dhe m\u00eb ka gjetur informator\u00eb shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Prej tij, gjithashtu, kam sh\u00ebnuar toponimin Divel, t\u00eb an\u00ebve t\u00eb Vel\u00ebs s\u00eb Vendit n\u00eb Mirdit\u00eb dhe un\u00eb, pastaj, e kam sht\u00ebn\u00eb n\u00eb pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrqasur me toponimin e hersh\u00ebm ilir Dimali, q\u00eb e ka shpjeguar E.\u00c7abej si \u201cdy+male\u201d. Kam gjetur, pastaj, edhe mot\u00ebrzimin Dimele (dy male) n\u00eb \u00c7am\u00ebri dhe i kam shqyrtuar gjer\u00eb t\u00eb sythi toponimet e shqipes t\u00eb fortmuara nga num\u00ebror\u00eb.<\/p>\n<p>4. Pyetje: -Krahas ushtrimit t\u00eb m\u00ebsuesis\u00eb kini dal\u00eb me monografin\u00eb e par\u00eb studimore \u201cT\u00eb folmet e Bregut t\u00eb Mat\u00ebs\u201d. Si \u00ebsht\u00eb pritur studim\u00a0 i par\u00eb juaji?<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje: -Kur u em\u00ebrova si punonj\u00ebs shkencor n\u00eb Institutin e Gjuh\u00ebsis\u00eb, n\u00eb shtator t\u00eb vitit 1997, ndon\u00ebse kisha vet\u00ebm nj\u00eb vit\u00a0 pun\u00eb mbas diplomimit, n\u00eb krahasim me kOleg\u00ebt q\u00eb filluam pun\u00ebn nj\u00ebher\u00ebsh, un\u00eb kisha p\u00ebrpar\u00ebsin\u00eb se kisha botuar n\u00eb \u201cStudime filologjike\u201d monografin\u00eb p\u00ebr t\u00eb folmen e Kastratit (n\u00eb dy numra, 2 dhe 3,1967) dhe ato dit\u00eb sapo kishte dal\u00eb nga shtypi. Po kisha botuar n\u00eb \u201cLissus\u201d shkurtoren e monografis\u00eb p\u00ebr t\u00eb folmet e Bregut t\u00eb Mat\u00ebs,t\u00eb Ishullit t\u00eb Lezh\u00ebs e t\u00eb Sh\u00ebngjinit. Gjithashtu, isha miratuar edhe si kumtues n\u00eb Konferenc\u00ebn e Dyt\u00eb t\u00eb Studimeve Albanologjike, q\u00eb do t\u00eb mbahej n\u00eb janar t\u00eb viti 1968, kushtuar 500-vjetorit t\u00eb Gj. Kastriotit-Sk\u00ebnderbeut dhe, ashtu \u201cfringo\u201d i ri n\u00eb pamje, p\u00ebrball\u00eb koleg\u00ebve t\u00eb Institutit ku fillova pun\u00ebn, p\u00ebrve\u00e7 nishanit n\u00eb ball\u00eb q\u00eb ma ka fal\u00eb Zoti, kisha tashm\u00eb edhe dallimin se kisha botuar disa punime. Kjo natyrisht edhe m\u00eb trim\u00ebronte e m\u00eb b\u00ebnte t\u00eb punoja sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb t\u00eb mos e prishja at\u00eb fillim. Dhe, sikund\u00ebr thot\u00eb fjala popullore \u201cfillimi i mir\u00eb \u00ebsht\u00eb gjysma e pun\u00ebs\u201d. E fillova mir\u00eb dhe, me modestin\u00eb e nevojshme, mund t\u00eb them se kjo hulli e nisur n\u00eb Breg t\u00eb Mat\u00ebs do t\u00eb m\u00eb dilte p\u00ebr mbar\u00eb. Shum\u00eb nga fjal\u00ebt e mbledhura e t\u00eb botuara n\u00eb studimet e mia filluan t\u00eb citoheshin edhe nga E.\u00c7abej n\u00eb studimet etimologjike,nd\u00ebrsa monografin\u00eb p\u00ebr t\u00eb folmen e Kastratit, prof.Gjinari ua rekomandoi si model pune student\u00ebve t\u00eb deg\u00ebs\u00a0 s\u00eb gjuh\u00ebs, q\u00eb do t\u00eb merrnin tema diplome nga dialektologjia.<\/p>\n<p>5. Pyetje: -P\u00ebr kultur\u00eb t\u00eb lexuesit, mund t\u00eb na thoni p\u00ebrse dialekti tosk\u00eb u zgjodh baz\u00eb p\u00ebr\u00a0 gjuh\u00ebn zyrtare, at\u00eb standarde? Mendoni se \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm ristandardizimi i gjuh\u00ebs shqipe?<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje: -Ideja\u00a0 ime e hershme dhe e sotme mbetet se kahu me i mbar\u00eb i p\u00ebrbashkimit dhe\u00a0 i nj\u00ebsimit gjuh\u00ebsor t\u00eb shqiptar\u00ebve ka qen\u00eb dhe mbetet ai q\u00eb niset prej dialektit dhe shkon te gjuha e nj\u00ebsuar, duke qen\u00eb ato, kurdoher\u00eb, si uji n\u00eb \u00a0en\u00ebt komunikuese.Ajo q\u00eb vjen prej dialekteve, edhe kur sjell ndonj\u00eb turbullim t\u00eb pjessh\u00ebm, e pasuron gjuh\u00ebn, kurse ajo q\u00eb vjen prej standardit\u00a0 dhe p\u00ebrhapet n\u00eb n\u00ebnstandardet e deri te t\u00eb folmet popullore, pa dyshim, e kthjellon dhe e zhd\u00ebrvjellt\u00ebson shprehjen dhe fuqin\u00eb realizuese t\u00eb kumtimit mbar\u00ebshqiptar. Madje, sikund\u00ebr ka shtjelluar me kompetenc\u00eb t\u00eb l\u00ebvdueshme Mikele Familjeti (Famiglieti) p\u00ebr diaspor\u00ebn arb\u00ebreshe t\u00eb Italis\u00eb, edhe n\u00eb raste t\u00eb gjuh\u00ebve n\u00eb kontakt e t\u00eb diasporave, rruga m\u00eb e drejt\u00eb \u00ebsht\u00eb nga pik\u00ebpik\u00ebpamja psiko-pedagogjike dhe formative, ecuria q\u00eb shkon: nga dialekti te gjuha e p\u00ebrbashk\u00ebt, pra edhe nga \u201c<em>gjuha e zemr\u00ebs<\/em>\u201d te \u201c<em>gjuha e buk\u00ebs<\/em>\u201d, aq sa (ku dhe kur) \u00ebsht\u00eb e mundshme. Standardi, sigurisht, duhet kuptuar si synimi m\u00eb i lart\u00eb, si pika m\u00eb e p\u00ebrtejme e mb\u00ebrritjes, kurse\u00a0 e folmja a idiolekti i individit, bashk\u00eb m\u00eb sociolektin p\u00ebrkat\u00ebs t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb\u00a0 a qeliz\u00ebs m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl: mjedisit familjar, farefisnor dhe dal\u00ebngadal\u00eb krahinor a vendor, \u00ebsht\u00eb kurdoher\u00eb vet\u00ebm pik\u00ebnisja. Sipas\u00a0 fazave e stadeve zhvillimore moshore e n\u00eb p\u00ebrputhje me faktor\u00ebt jasht\u00ebgjuh\u00ebsor\u00eb (arsimor\u00eb, kulturor\u00eb, mend\u00ebsior\u00eb etj.) t\u00eb gjith\u00eb sa jan\u00eb, p\u00ebrderisa e quajn\u00eb veten shqiptar\u00eb dhe gjuh\u00ebn e tyre shqipe, do t\u00eb shfaqin edhe prirjet e veta e do t\u00eb marrin kahun e p\u00ebrparuar, largvajt\u00ebs q\u00eb do t\u2019i shpjer\u00eb drejt standardit ose, p\u00ebrkundrazi, do t\u2019i mbaj\u00eb t\u00eb mb\u00ebrthyer n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr tip ligj\u00ebrimor, ku lakmia p\u00ebr standardizim mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e pak\u00ebt ose\u00a0 edhe e aspakt\u00eb.<\/p>\n<p>Ka pasur, ka e do t\u00eb ket\u00eb njer\u00ebz q\u00eb, gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre, p.sh. si bujq a blegtor\u00eb pa shkoll\u00eb ose me shum\u00eb pak shkoll\u00eb, pa lidhje e p\u00ebrfshirje n\u00eb parti e n\u00eb l\u00ebvizje politike a shoqata t\u00eb ndryshme, t\u00eb dh\u00ebn\u00eb e t\u00eb mbyllur kryesisht\u00a0 pas pun\u00ebs s\u00eb vet, t\u00eb cil\u00ebt jo vet\u00ebm q\u00eb nuk e lakmojn\u00eb standardin subjektivisht e vullnetarisht, por edhe mund t\u00eb shfaqin mosp\u00eblqim t\u00eb hapur ndaj tij e, p\u00ebr pasoj\u00eb, ata do t\u00eb na shfaqen gati gjithmon\u00eb si dialektal\u00eb, me ligj\u00ebrim t\u00eb prekur pak ose aspak nga zhvillimet e vet\u00ebdijshme e me vet\u00ebdashje, por ata do t\u00eb ken\u00eb marr\u00eb aq sa merret kudo e kurdoher\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavet\u00ebdijshme e t\u00eb pavullnetshme. Gjithashtu, ka pasur, ka e (kushedi) ndoshta do t\u00eb ket\u00eb edhe m\u00eb tej, njer\u00ebz q\u00eb, me dashje, me vet\u00ebdije t\u00eb plot\u00eb, dalin n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e rrjedh\u00ebs zhvillimore t\u00eb kahut normativues e standardizues, duke\u00a0 e quajtur dialektin e vet si \u201cgjuh\u00eb\u201d tjet\u00ebr nga varianti standard, sikund\u00ebr jemi m\u00ebsuar tashm\u00eb ta d\u00ebgjojm\u00eb si rrufe n\u00eb qiell t\u00eb kthjell\u00ebt nga ndonj\u00eb analist e gazetar n\u00eb hap\u00ebsirat shqiptare kompakte ballkanike, si dhe n\u00eb diaspor\u00eb. Nuk ka munguar, gjithashtu, edhe nj\u00eb zogori pseudogjuh\u00ebtar\u00ebsh e \u201cspecialist\u00ebsh p\u00ebr gjith\u00e7ka\u201d, t\u00eb cil\u00ebt, kryesisht p\u00ebr arsye protagonizmi e me m\u00ebtime t\u00eb dukshme turbulluese e pun\u00ebprish\u00ebse i hak\u00ebrrohen standardit e procesit p\u00ebrbashkues e p\u00ebrnj\u00ebsues shpirt\u00ebror e kulturor t\u00eb shqiptar\u00ebve, duke shitur si t\u00eb reja, \u00e7far\u00ebdo mendimesh a q\u00ebndrimesh separatiste e tribaliste q\u00eb jan\u00eb tejkaluar e duhet t\u00eb mbet\u00ebn t\u00eb mbyllura n\u00eb periferit\u00eb e s\u00eb shkuar\u00ebs s\u00eb err\u00ebt e t\u00eb pamir\u00eb t\u00eb kultur\u00ebs shqiptare. Hapja e tyre, qoft\u00eb edhe p\u00ebr arsye \u201chistoriati\u201d, nuk i ka sjell\u00eb e nuk do t\u2019i sillte asgj\u00eb t\u00eb mir\u00eb as gjuh\u00ebs shqipe, as kultur\u00ebs shqiptare. Bashkohem plot\u00ebsisht me vler\u00ebsimin dhe konceptimin e sh\u00ebndetsh\u00ebm dhe fatmir\u00ebsisht mbizot\u00ebrues nd\u00ebr dijetar\u00ebt m\u00eb t\u00eb autoritetsh\u00ebm t\u00eb letrave shqipe, se \u201c<em>q\u00ebndrimet e tilla, desh\u00ebm s\u2019desh\u00ebm ta pranojm\u00eb, na ballafaqojn\u00eb me nj\u00eb alternativ\u00eb prapakthyese politike dhe komb\u00ebtare<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Kam shkruar vet\u00ebm, por edhe me bashakuator\u00eb. Kam pasur nderin, n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs, t\u00eb isha autor i dyt\u00eb n\u00eb disa studime t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta me figura t\u00eb dalluara t\u00eb gjuh\u00ebsis\u00eb shqiptare, si me Mahir Domin, Androkli Kostallarin, Jorgji Gjinarin dhe me studiuesin arb\u00ebresh Karmell Kandreva; m\u00eb von\u00eb, do t\u00eb isha un\u00eb autor i par\u00eb dhe n\u00eb bashk\u00ebpunim me koleg\u00eb e miq t\u00eb nderuar, si me prof. Ali Jasharin nga Universiteti i Kor\u00e7\u00ebs \u201cF.Noli\u201d, me t\u00eb cilin kemi botuar librin \u201cAnketime dhe pyet\u00ebsor\u00eb gjuh\u00ebsor\u00eb\u201d, me prof. Tef\u00eb Topallin nga Universiteti i Shkodr\u00ebs etj. Kam shkruar shum\u00eb parath\u00ebnie librash studimor\u00eb e letrar\u00eb, kam ideuar shum\u00eb tema diplome, masteri dhe doktorature, kam drejtuar shum\u00eb student\u00eb q\u00eb jan\u00eb diplomuar e graduar dhe kam k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb se dy a tri prej fushave t\u00eb mia, si dialektologjia, sociolinguistika, etnografia e t\u00eb folurit dhe onomastika jan\u00eb tashm\u00eb n\u00eb duart e ish-doktorant\u00ebve t\u00eb mi, disa prej t\u00eb cil\u00ebve drejtojn\u00eb edhe departamentet e sektor\u00ebt shkencor\u00eb p\u00ebrkat\u00ebs n\u00eb disa prej universiteteve tona publike e private. Po p\u00ebrmend vet\u00ebm nj\u00ebrin prej tyre, prof. dr. Basil Schader, nga Zvicra, i cili, n\u00eb vitin 2004 ka mbrojur n\u00eb Universitetin ton\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs doktoratur\u00ebn me tem\u00eb \u201cShqyrtime gjuh\u00ebsore rreth kontaktit mes shqipes dhe gjermanishtes n\u00eb Zvic\u00ebr\u201d (473 faqe) dhe q\u00eb, p\u00ebr krenarin\u00eb ton\u00eb t\u00eb ligjshme, \u00ebsht\u00eb nga t\u00eb paktat raste (n\u00eb mos i vetmi) q\u00eb nj\u00eb profesor i shquar nga Evropa mbron doktoratur\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri, i udh\u00ebhequr nga nj\u00eb profesor shqiptar dhe duke merituar vler\u00ebsimin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Juris\u00eb. Me nj\u00eb fjal\u00eb, vitet kalojn\u00eb&#8230;, po plakem, por i realizuar dhe i k\u00ebnaqur. Kam mjaft pun\u00eb ende t\u00eb pap\u00ebrfundura, do t\u00eb d\u00ebshiroja t\u00eb mos i l\u00eb pa kryer, por \u201cthesi i koh\u00ebs\u201d \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb e ka mbushur Zoti. Po p\u00ebrdor edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nj\u00eb titull metaforik t\u00eb nj\u00eb poeti arb\u00ebresh: \u201cNg\u00eb kemi nge t\u00eb desim!\u201d<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Fshati,\u00a0 ku keni punuar,\u00a0 brezat e asaj kohe, t\u00eb \u00e7far\u00ebdo rangu, ju ruajn\u00eb n\u00eb kujtes\u00eb. \u00c7far\u00eb do t\u00eb ve\u00e7onit nga fillimet tuaja si m\u00ebsues, di\u00e7ka p\u00ebr lidhjen me Lezh\u00ebn dhe p\u00ebrse mendoni se jeni kaq i dashur n\u00eb Lezh\u00eb dhe Qarkun e saj?<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb Sh\u00ebnkoll t\u00eb Bregut t\u00eb Mat\u00ebs q\u00ebndrova pak, disa muaj, por prej asaj kohe e deri m\u00eb sot, lidhjet me Lezh\u00ebn kan\u00eb qen\u00eb shum\u00eb t\u00eb ngushta,qoft\u00eb n\u00eb planin shkencor, qoft\u00eb edhe n\u00eb aspektin jet\u00ebsor e njer\u00ebzor, sidomos miq\u00ebsor. N\u00eb at\u00eb shkoll\u00eb kam pasur edhe koleg\u00eb pune t\u00eb mir\u00eb, gati t\u00eb gjith\u00eb me p\u00ebrvoj\u00eb si arsimtar\u00eb,disa kishin edhe shum\u00eb vite q\u00eb punonin aty, si Mentor \u00c7ela, Hysen Karagjozi, Qani Cani, disa ishin edhe vendas si Gjok Pre\u00e7i e Gergj Cungu dhe, meq\u00eb e njihnin mir\u00eb zon\u00ebn m\u00eb ndihmonin edhe p\u00ebr t\u2019i gjetur pleqt\u00eb q\u00eb m\u00eb duheshin p\u00ebr t\u00eb mbledhur fjal\u00eb e shrehje prej tyre. Shpesh vinin edhe me mua dhe, madje, edhe po t\u00eb harroja un\u00eb, ata ma kujtonin e m\u00eb thoshin: \u201c\u2019A do shkojm\u00eb sonte dikund t\u00eb mbledhim folklor?\u201d P\u00ebr ata ishte edhe rast p\u00ebr ta pir\u00eb ndonj\u00eb got\u00eb raki e p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb koh\u00ebn, por un ua di p\u00ebr nder dhe i kujtoj me mall ato dit\u00eb e net q\u00eb kemi kaluar s\u00eb bashku, duke g\u00ebzuar edhe mikpritjen proverbiale t\u00eb mal\u00ebsor\u00ebve t\u00eb Bregut t\u00eb Mat\u00ebs. Atje kam njohur disa burra q\u00eb flisnin aq bukur dhe q\u00eb m\u00eb kujtohen edhe sot pik\u00ebrisht p\u00ebr z\u00ebrin, intonacionin dhe diksionin madh\u00ebshtor t\u00eb tyre,si p.sh. Luk\u00eb Mikeli, Ndue Lulashi, Gjon Nikoll Sokoli, Vuksan Toma, Gjek Hoti, Breshko Cubi, Selim Dembacaj etj. Fati i mir\u00eb\u00a0 ishte se, megjith\u00ebse isha larg nga sht\u00ebpia dhe mbetesha gati gjith\u00eb koh\u00ebn edhe t\u00eb shtunave e t\u00eb dielave n\u00eb fshat, kurse t\u00eb tjer\u00ebt shkonin n\u00eb fundjav\u00eb n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre n\u00eb Lezh\u00eb ose edhe n\u00eb Shkod\u00ebr, p\u00ebrs\u00ebri nuk isha vet\u00ebm. Kam pasur disa shok\u00eb e miq t\u00eb dashur, q\u00eb ishin vendas dhe me ftonin e m\u00eb shoq\u00ebronin, si Gjok Pre\u00e7i e Rexhep Dembacaj, t\u00eb cil\u00ebt i kisha pasur shok\u00eb qysh n\u00eb shkoll\u00ebn e mesme, pastaj edhe t\u00eb tjer\u00eb. M\u00eb shpesh,sidomos t\u00eb dielave mbetesha me Sulejman Bal\u00ebn, mjek veteriner q\u00eb e kishte p\u00ebr zem\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb dhe kishte edhe talent p\u00ebr t\u00eb shkruar.Nuk e kam par\u00eb kurr\u00ebm\u00eb Sul\u00ebn, por e di se ka botuar edhe nja dy a tre libra. Af\u00ebr shkoll\u00ebs e kishte sht\u00ebpin\u00eb edhe\u00a0 nj\u00eb burr\u00eb i vjet\u00ebr, i cili kishte qen\u00eb i internuar n\u00eb Gjermani dhe dinte pak gjermanisht. Sa her\u00eb kalonte nga shkolla flisnim nga pak gjermanisht. I p\u00eblqente kur e th\u00ebrrisja nga larg \u201cWie gehn es Sie, Herr Rroku?\u201d. Mbas studimit t\u00eb p\u00ebrmendur p\u00ebr t\u00eb folmen e Bregut t\u00eb Mat\u00ebs,t\u00eb Ishullit t\u00eb Lezh\u00ebs e t\u00eb Ishullit t\u00eb Sh\u00ebngjinit, Lezha do t\u00eb m\u00eb jepte edhe materialin p\u00ebr studimin e doktoratur\u00ebs dhe shum\u00eb artikuj q\u00eb i kam botuar n\u00eb vite, si dhe kam kryer disa ekspedita p\u00ebr \u201cAtlasin dialektologjik\u201d, pik\u00ebrisht n\u00eb pika t\u00eb zon\u00ebs s\u00eb Lezh\u00ebs, si n\u00eb Blinisht e Gjad\u00ebr t\u00eb Zadrim\u00ebs, si dhe kam marr\u00eb pjes\u00eb shum\u00eb shpesh n\u00eb sesione shkencore albanologjike t\u00eb organizuara n\u00eb qytetin e Lezh\u00ebs, n\u00eb Breg t\u00eb Mat\u00ebs etj. P\u00ebr k\u00ebto lidhje kan\u00eb ndihmuar edhe miq\u00ebsit\u00eb e mia t\u00eb vjetra e t\u00eb reja me lezhjan\u00eb t\u00eb dalluar edhe si figura t\u00eb arsimit e t\u00eb kultur\u00ebs, si psh. Mark Vuji, Drejtori i lavdish\u00ebm i Gjimnazit t\u00eb Lezh\u00ebs, t\u00eb cilin e kisha njohur dhe e nderoja qysh kur ka qen\u00eb Drejtor i Shkoll\u00ebs s\u00eb Koplikut, Dr. Marash Ndoka, funksionar e drejtues me r\u00ebnd\u00ebsi dhe njeri me em\u00ebr t\u00eb mir\u00eb n\u00eb Lezh\u00eb, me t\u00eb cilin ishim njohur qysh n\u00eb universitet, ashtu si edhe me Rexhep Dembacajn e mjaft t\u00eb tjer\u00eb. Nuk mund t\u00eb l\u00eb pa p\u00ebrmendur edhe disa prej drejtuesve t\u00eb Seksionit t\u00eb Arsimit t\u00eb asj kohe, si Eshref Rama, Rexh Lohja, Loro Gje\u00e7i. Hera e mbar\u00eb e ka prur\u00eb q\u00eb, edhe gjat\u00eb ver\u00ebs p\u00ebr pushime, disa vite kam shkuar pik\u00ebrisht n\u00eb Sh\u00ebngjin, ku, atmosfera miq\u00ebsore dhe kujtimet e rinis\u00eb m\u00eb t\u00ebrheqin m\u00eb shum\u00eb. Dhe p\u00ebr ta mbyllur, Bajza e Kastratit, vendlindja ime, i p\u00ebrket Shkodr\u00ebs, por ardhjet m\u00eb t\u00eb shpesha dhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb zemr\u00ebs sime i kam t\u00eb lidhura me Lezh\u00ebn. Aty e ndiej vet\u00ebn se t\u00eb gjith\u00eb m\u00eb njohin, po edhe m\u00eb duan,q\u00eb nga telekronisti i talentuar Rrok Lel\u00e7aj, q\u00eb mezi pret t\u00eb m\u00eb fus\u00eb n\u00eb okularin e kameras s\u00eb tij, te shkrimtar\u00eb e\u00a0 poet\u00eb q\u00eb m\u2019i dhurojn\u00eb librat me autograf dhe q\u00eb, sinqerisht, m\u00eb vjen keq se nuk kam ngen\u00eb e nevojshme q\u00eb t\u2019ua lexoja e t\u00eb shkruaja edhe vler\u00ebsime e recensione p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata. E kam b\u00ebr\u00eb p\u00ebr disa, por zemra ma do t\u00eb b\u00ebj m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Pas nj\u00eb pune si m\u00ebsues fshati u em\u00ebruat me pun\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb? Si ndodhi kjo l\u00ebvizje dhe p\u00ebrse?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vitet kur u diplomova dhe fillova pun\u00eb un\u00eb, ishin dy l\u00ebvizje t\u00eb m\u00ebdha masive, q\u00eb ua r\u00ebnqethnin misht\u00eb t\u00eb gjith\u00eb intelektual\u00ebve. E para ishte koha e t\u00eb famshmit \u201cqarkullimi i kuadrit\u201d, q\u00eb do t\u00eb thoshte vajtja nga Tirana e qytetet e m\u00ebdha n\u00eb fshatra e zona t\u00eb thella. Pra, kjo shihej si \u201cshp\u00ebtimi\u201d nga burokratizimi i kuadrove dhe duhej b\u00ebr\u00eb \u201cfreskimi\u201d i tyre. Disa punonj\u00ebs shkencor\u00eb t\u00eb Institutit t\u00eb Historis\u00eb e t\u00eb Gjuh\u00ebsis\u00eb i kishin qarkulluar dhe punonin si m\u00ebsues.P.sh.n\u00eb Lezh\u00eb ishin d\u00ebrguar historian\u00ebt Zija Shkodra e Selami Pulaha. T\u00eb tjer\u00eb i kishin d\u00ebrguar n\u00eb Shkod\u00ebr e n\u00eb rrethe t\u00eb tjera. Krahas k\u00ebsaj l\u00ebvizjeje, po n\u00eb ato vite, ishte edhe nisma (at\u00ebher\u00eb quhej \u201cinisiativa\u201d) e arsimtar\u00ebve t\u00eb Mirdit\u00ebs e t\u00eb Kolonj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mbledhur folklorin e fjal\u00ebt e rralla nga goja e popullit dhe p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb punuar n\u00eb skajet m\u00eb t\u00eb larg\u00ebta. Pra, rreziku ishte q\u00eb t\u00eb mbetesha p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb (ose edhe p\u00ebrgjithmon\u00eb) si m\u00ebsues n\u00eb rrethin e Lezh\u00ebs. Por, p\u00ebr fatin tim t\u00eb mir\u00eb, nd\u00ebrkaq, Sektori i gramatik\u00ebs dhe i dialektoogjis\u00eb, kishte ideuar e miratuar projektin e pun\u00ebs p\u00ebr \u201cAtlasin Dialektologjik t\u00eb Gjuh\u00ebs Shqipe\u201d em\u00ebrtes\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb komb\u00ebtare\u00a0 dhe p\u00ebr at\u00eb vep\u00ebr, duheshin specialist\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb p\u00ebrgatitur e t\u00eb zot\u00ebt profesionalisht, po edhe t\u00eb rinj n\u00eb mosh\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrballonin edhe mundimin fizik t\u00eb udh\u00ebtimeve\u00a0 n\u00eb zonat e larg\u00ebta p\u00ebr anketimet e nevojshme. K\u00ebshtu pra, m\u00eb t\u00ebrhoq\u00ebn atje dhe un\u00eb duhet ta them edhe me krenari t\u00eb ligjshme, u mora p\u00ebr Atlasin, u rrita bashk\u00eb me at\u00eb vep\u00ebr, punova n\u00eb t\u00eb gjitha proceset e pun\u00ebs p\u00ebr t\u00eb, qysh nga hartimi i Parimeve teorike te Pyet\u00ebsori i pot\u00eb, te Pyet\u00ebsori i terrenit, si dhe n\u00eb anketimet e deri n\u00eb hartografimin e pun\u00ebt redaktoriale p\u00ebrfundimtare. Asgj\u00eb tjet\u00ebr po t\u00eb mos kishim b\u00ebr\u00eb, ajo vep\u00ebr e p\u00ebrligj mundimin dhe kujdesin shum\u00ebvje\u00e7ar q\u00eb i kemi kushtuar.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Bashk\u00ebrisht kemi nj\u00eb njohje t\u00eb gjat\u00eb, m\u00eb shum\u00eb se 40\u00a0 vjet. Njohjet me miqt\u00eb dhe shok\u00ebt e vjet\u00ebr i sillni nd\u00ebrmend, i ruani n\u00eb kujtes\u00eb? \u00c7far\u00eb provoni emocionalisht rreth k\u00ebtyre njohjeve dhe bashk\u00ebpunimeve?<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>I nderuar dhe i dashur Fran, po ju p\u00ebrgjigjem me fjal\u00ebn e urt\u00eb q\u00eb thot\u00eb: \u201cMiqt\u00eb e vjet\u00ebr mos i harro, se shok\u00eb t\u00eb rinj mund t\u00eb gjesh kurdo.\u201d Kam nderim p\u00ebr pun\u00ebn q\u00eb ke b\u00ebr\u00eb e vazhdon t\u00eb b\u00ebsh, m\u00eb ka shkuar mendja dhe nuk e l\u00eb pa shkruar nj\u00eb\u00a0 artikull bukur t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr vlerat e gazetaris\u00eb dhe t\u00eb shkrimtaris\u00eb sate, sidomos p\u00ebr zot\u00ebrimin aq t\u00eb sigurt\u00eb t\u00eb shqipes standarde dhe t\u00eb mjesht\u00ebris\u00eb sa t\u00eb bukur, aq edhe t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb publicistit me rreze t\u00eb gjer\u00eb veprimi e tematike. Je nj\u00eb ish-pedagogjikas shum\u00eb i mir\u00eb dhe sa her\u00eb lexoj shkrimet e tua, m\u00eb kujtohet edhe k\u00ebnga jon\u00eb e dikurshme, q\u00eb k\u00ebndonim n\u00eb rresht,duke shkuar nga Konvikti \u201cSafet Spahiu\u201d n\u00eb Shkoll\u00ebn ton\u00eb: \u201cPedagogjikas emrin e kemi, m\u00ebsuesit e ardhsh\u00ebm t\u00eb brezit t\u00eb ri, n\u00eb front t\u00eb kultur\u00ebs ushtar\u00eb na jemi&#8230;\u201d. Ne k\u00ebndonim t\u00eb b\u00ebheshim \u201cushtar\u00eb\u201d, por ti je b\u00ebr\u00eb tashm\u00eb nj\u00eb \u201cgraduat\u201d i lart\u00eb i gazetaris\u00eb. Revista \u201cM\u00ebsuesi\u201d e gazetat ku ti bashk\u00ebpunon, nderohen me \u201cgjahun\u201d q\u00eb kap dhe me m\u00ebnyr\u00ebn se si i nd\u00ebrton shkrimet dhe reportazhet. T\u00eb them me plot goj\u00ebn \u201ct\u00eb lumt\u00eb\u201d dhe jam\u00a0 i bindur se gazetaria e v\u00ebrtet\u00eb b\u00ebhet nga ata q\u00eb e vler\u00ebsojn\u00eb seriozisht dhe q\u00eb maten shtat\u00eb her\u00eb para se ta l\u00ebshojn\u00eb fjal\u00ebn n\u00eb let\u00ebr. Lezha e ka n\u00eb tradit\u00ebn e vet t\u00eb nxjerr\u00eb njer\u00ebz t\u00eb letrave, qysh nga Frang Bardhi e bardhasor\u00ebt e tjer\u00eb, te Gjergj Fishta e Ndre Mjeda, po edhe penat e sotme jan\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb shtim.\u00a0 Ka aty emra tashm\u00eb t\u00eb mir\u00ebnjohur, si Dr. Tonin \u00c7obani, Remzi Lani, Gjovalin Gjeloshi, Ndue Dragusha, Gjergj Shyti etj.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Nga librat e shumt\u00eb t\u00eb botuar, cil\u00ebt jan\u00eb disa nga ata q\u00eb keni me shum\u00eb zem\u00ebr dhe pse?<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Disa prej librave t\u00eb mi jan\u00eb edhe libra studimor\u00eb, po edhe fusha t\u00eb reja pune, sepse trajtojn\u00eb probleme pak ose aspak t\u00eb njohura m\u00eb par\u00eb n\u00eb studimet shqiptare dhe, natyrisht, ata mendoj se jan\u00eb edhe \u201cmaja\u201d e prurjeve t\u00eb mia si studiues. T\u00eb till\u00eb jan\u00eb\u00a0 \u201cOnomastik\u00eb dhe etnolingistik\u00eb\u201d (Shblu, 2001), \u201cEtnografi e t\u00eb folurit t\u00eb shqipes\u201d (SHBLU, 2004, 2009), \u201cSi t\u00eb shkruajm\u00eb shqip-Baza t\u00eb shkrimit akademik\u201d (2008, 2012 dhe botimi i tret\u00eb m\u00eb disa shtesa e t\u00ebhollime,Tiran\u00eb, 2013). Jehon\u00eb e pritje shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb nga koleg\u00ebt dhe dashamir\u00ebt ka pasur edhe libri i fundit\u00a0 \u201cDialektet e shqipes\u201d (Sipas hartave t\u00eb ADGJSH-s\u00eb), Tiran\u00eb, 2012.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Ndon\u00ebse vitet b\u00ebjn\u00eb t\u00eb tyren dhe ju, sapo i keni mbushur t\u00eb 70 vjet\u00ebt, n\u00eb rrethet tona shoq\u00ebrore\u00a0 e miq\u00ebsore, kur p\u00ebrmendet emri juaj, themi mes nj\u00ebri-tjetrit se prof. Gjovalini vazhdon t\u00eb punoj\u00eb\u00a0 si nj\u00eb 40-vje\u00e7ar. Ku mendoni se q\u00ebndron sekreti i energjive tuaja?<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Kam qen\u00eb dhe mbetem ndjek\u00ebs i nj\u00eb ideje t\u00eb thjesht\u00eb, por t\u00eb vlefshme: jeta do marr\u00eb ashtu si t\u00eb vjen, por duhet ditur se ajo t\u00eb jepet vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb. Qysh kur kam qen\u00eb student n\u00eb universitet, m\u00eb \u00ebsht\u00eb rr\u00ebnjosur n\u00eb mendje fjala e urt\u00eb gjermane \u201cArbeit macht das Leben sus\u201d (Puna ta b\u00ebn jet\u00ebn t\u00eb \u00ebmb\u00ebl). Po ashtu, qysh kur isha student, mbaja t\u00eb shkruar te kreu i shtratit nj\u00eb strof\u00eb t\u00eb famshme nga \u201cFerri\u201d i Dante Aligierit, q\u00eb thot\u00eb: \u201cNuk fitohet gja duke ndejt\u00eb mb\u00ebshtet\u00eb \/ p\u00ebrmbi n\u00ebnkrejca edhe n\u00eb pupla t\u00eb lehta \/ deri m\u00eb sot askush lavdi nuk ka gjet\u00eb \/ E po s\u2019le nam t\u00eb mir\u00eb mbi dhe \/ \u00e7ka t\u00eb duhet jeta? \/ Zhduket si reja n\u00eb tym, si shkuma n\u00eb val\u00eb \/ Ai q\u00eb pa lan\u00eb nj\u00eb gjurm\u00eb \u00e7oi dit\u00ebt e veta.\u201d<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Jeni gjithnj\u00eb zem\u00ebrgjer\u00eb dhe buzagaz. Ky \u00ebsht\u00eb konstatim jo vet\u00ebm individual, por thuajse i shumic\u00ebs s\u00eb atyre q\u00eb ju njohin. Zem\u00ebroheni ndonj\u00ebher\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Kam pasur\u00a0 f\u00ebmini t\u00eb bukur, me pak lodra t\u00eb blera, sepse edhe nuk kishte asokohe t\u00eb tilla si sot, por kemi pasur loj\u00ebra t\u00eb tradit\u00ebs, luanim me mjete rrethanore, ato t\u00eb ditura si \u201cshkop e cing\u00ebl\u201d, \u201cshkop e dojk\u00eb\u201d ose \u201cshkop e dok\u00ebrr\u201d, q\u00eb n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb lloj golfi, \u201cbajrak\u201d dhe sidomos loj\u00ebra atletike, si: k\u00ebrcime \u201ctrehapsh\u201d, \u201cnj\u00ebhapsh\u201d, \u201ckala dibran\u00e7e\u201d, \u201cbiz\u201d ose \u201cluaj e mos u nxej\u201d etj. Me ato jemi rritur. Por ajo q\u00eb m\u00eb p\u00eblqen ta theksoj dhe q\u00eb, ndoshta, ka ndikuar edhe n\u00eb temperamentin e karakterin tim, \u00ebsht\u00eb se kam qen\u00eb f\u00ebmij\u00eb i pritur me shum\u00eb dashuri, si nga prind\u00ebt, ashtu edhe nga krejt farefisi, madje edhe nga fqinj\u00ebt e lagjes son\u00eb. Ndoshta sepse n\u00eb ato vite, fill mbas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, kishte shum\u00eb pak f\u00ebmij\u00eb dhe sidomos nuk kishte djem t\u00eb mosh\u00ebs sime, asnj\u00eb p\u00ebr be n\u00eb krejt lagjen ton\u00eb, prandaj mua m\u00eb kishin t\u00eb gjith\u00eb si \u201cbir\u201d apo si nj\u00eb vog\u00eblush t\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve dhe nga nj\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb tjetr\u00ebn, nga nj\u00eb person te tjetri q\u00eb takoja, vet\u00ebm m\u00eb ledhatonin e m\u00eb thoshin fjal\u00ebt\u00eb mira. Diku edhe n\u00eb Sociolinguistik\u00ebn time, kur flas p\u00ebr zbunimet e fjal\u00ebt pwrk\u00ebdhel\u00ebse, kam p\u00ebrmendur, nd\u00ebr t\u00eb tjera, edhe sasin\u00eb e madhe t\u00eb zbunimeve q\u00eb kam pasur n\u00eb f\u00ebminin\u00eb time. Zakonisht njer\u00ebzit kan\u00eb emrin e par\u00eb ose zyrtar dhe nj\u00eb em\u00ebr t\u00eb shkurtuar ose p\u00ebrk\u00ebdhel\u00ebs, psh. Kol\u00eb p\u00ebr Nikoll\u00eb, Lec p\u00ebr Kolec, Lin p\u00ebr Pavlin a Gjovalin, Dok p\u00ebr Ndok\u00eb dhe ky i fndit nga Ndue etj., mbase edhe ndonj\u00eb nofk\u00eb, por un\u00eb kisha gati prej secilit nj\u00eb zbunim t\u00eb posa\u00e7\u00ebm. Im at\u00eb m\u00eb th\u00ebrriste Dov\u00eb, si shkurtim t\u00eb Dovalin, q\u00eb kam shqiptuar un\u00eb kur isha i vog\u00ebl; motra e madhe, q\u00eb ishte m\u00eb e sh\u00ebtitur, m\u00eb th\u00ebrriste \u201cshkodran\u00e7e\u201d Gjovi, kurse motra e vog\u00ebl m\u00eb th\u00ebrriste Lin. M\u00eb g\u00ebzon fjala e mir\u00eb dhe cilwsimet bujare q\u00eb b\u00ebjn\u00eb ndaj meje shok\u00ebt e vjet\u00ebr, ish-nx\u00ebn\u00ebsit dhe ish-student\u00ebt e mi, koleg\u00ebt dhe dashamir\u00ebt e shumt\u00eb. Shum\u00eb fjal\u00eb t\u00eb mira m\u00eb d\u00ebrgojn\u00eb edhe n\u00ebp\u00ebrmjet letrave, sidomos miqt\u00eb e larg\u00ebt, si: Basil Schader nga Zvicra, Nok Sinishtaj nga Lucerna e Zvicr\u00ebs. Jan\u00eb shkruar edhe recensione t\u00eb shumta me fjal\u00eb vler\u00ebsuese p\u00ebr librat e vepritarin\u00eb time nga koleg\u00eb e miq t\u00eb hap\u00ebsirave shqiptare ballkanike, si nga prof. Remzi Nesini (Shkup), Agim Vinca (Prishtin\u00eb) dhe nga diaspora arb\u00ebreshe e Italis\u00eb dhe e Greqis\u00eb.\u00a0 Koh\u00ebt e fundit marr edhe shum\u00eb vler\u00ebsime e fjal\u00eb miradie nga miqt\u00eb e facebook-ut, por un\u00eb, p\u00ebr sherr t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb kufizuar, rrall\u00eb e tek u p\u00ebrgjigjem. Por t\u00eb gjith\u00ebve u blatoj nderimin dhe fjal\u00ebt e mia mir\u00ebdash\u00ebse.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Universiteti Shtet\u00ebror i Tiran\u00ebs ishte udh\u00ebrr\u00ebfyesi i par\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb institutet e tjera shqiptare. Lutemi disa nga mbresat tuaja p\u00ebr m\u00ebsimdh\u00ebnien, por edhe p\u00ebr koleg\u00ebt.<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb Fakultetin e Historis\u00eb e t\u00eb Filologjis\u00eb t\u00eb Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs kam punuar plot 20 vjet, qysh nga maji i vitit 1991 deri n\u00eb prill t\u00eb vitit 2011, por edhe vazhdoj t\u00eb jem si pedagog i jasht\u00ebm. Aty,\u00a0 krahas dialektologjis\u00eb q\u00eb zhvillohej tradicionalisht qysh nga themelimi i deg\u00ebs s\u00eb gjuh\u00ebs shqipe, n\u00eb p\u00ebrputhje me zhvillimet shkencore t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb sotme, ideuam dhe programuam nj\u00eb l\u00ebnd\u00eb t\u00eb re, sociolinguistik\u00ebn. Kjo l\u00ebnd\u00eb e re u prit mir\u00eb n\u00eb rrethet universitare dhe u p\u00ebrfshi pa ngurrim edhe n\u00eb planet e programet m\u00ebsimore t\u00eb universiteteve t\u00eb tjera, duke ndjell\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb l\u00ebm\u00eb k\u00ebrkimi edhe nj\u00eb num\u00ebr pedagog\u00ebsh t\u00eb rinj, me t\u00eb cil\u00ebt jemi lidhur me nj\u00eb bashk\u00ebpunim e miq\u00ebsi t\u00eb fort\u00eb pik\u00ebrisht p\u00ebr hir t\u00eb vullnetit t\u00eb mir\u00eb e mb\u00ebshtetjes pa ngurrim q\u00eb treguan p\u00ebr sprov\u00ebn ton\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr nj\u00eb doracak t\u00eb sociolingustik\u00ebs. Dua t\u00eb p\u00ebrmend, me k\u00ebt\u00eb rast, koleg\u00ebt q\u00eb e japin tashm\u00eb k\u00ebt\u00eb l\u00ebnd\u00eb n\u00eb departamentet homologe: prof. as. dr. Artur Lamajn n\u00eb Universitetin e Gjirokastr\u00ebs, prof. dr. Ali Jashari e dr. Elona Biba n\u00eb Universitetin e Kor\u00e7\u00ebs, prof. dr. Artan Haxhi e dr. Merita Hysi n\u00eb Universitetin e Shkodr\u00ebs, dr. Albert Riska e dr. Meleq Shopi n\u00eb Universitetin e Elbasanit, prof. dr. Nexhip M\u00ebrkuri e doc. dr. Migena Balla n\u00eb Universitetin e Vlor\u00ebs etj. Por, befasia dhe k\u00ebnaq\u00ebsia jon\u00eb m\u00eb e madhe ka qen\u00eb dhe vijon t\u00eb jet\u00eb d\u00ebshira e nj\u00eb numri gjithnj\u00eb n\u00eb rritje e studiuesve t\u00eb rinj p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb tema nga kjo fush\u00eb e re studimesh.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr 50 vjet ju u mor\u00ebt me studimin e arb\u00ebresh\u00ebve t\u00eb Italis\u00eb, pa l\u00ebn\u00eb m\u00ebnjan\u00eb studimet tuaja n\u00eb fush\u00ebn e historis\u00eb e gjuh\u00ebsis\u00eb shqiptare. Cila \u00ebsht\u00eb vepra juaj studimore p\u00ebr arbwresh\u00ebt dhe ku q\u00ebndron vlera dhe dobia e saj shkencore?<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Sa mir\u00eb q\u00eb i keni num\u00ebruar. Po, qysh nga viti 1963, kur kam kryer nj\u00eb tem\u00eb vjetore me titull \u201cPoezia arb\u00ebreshe e shek.XVIII\u201d, me udh\u00ebheq\u00ebs arb\u00ebreshologun e njohur asokohe, doc. Zijaudin Kodra, vit pas viti studimi i t\u00eb folmeve arb\u00ebreshe, po edhe i traditave, kultur\u00ebs dhe folklorit e let\u00ebrsis\u00eb s\u00eb asaj diapore historike, m\u00eb ka t\u00ebrhequr shum\u00eb dhe ka qen\u00eb gjithmon\u00eb edhe pun\u00eb, edhe hobi e \u00ebndje e pashuar.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1973 pata rastin t\u00eb shkoja n\u00eb nj\u00eb ekspedit\u00eb nj\u00ebmujore n\u00eb katundet arb\u00ebreshe dhe p\u00ebrshtypjet e atij takimi t\u00eb par\u00eb t\u00eb gjall\u00eb me bot\u00ebn arb\u00ebreshe ishin t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Fill mbas kthimit botuam n\u00eb gazet\u00ebn \u201cDrita\u201d reportazh t\u00eb gjat\u00eb me disa vijime me titullin \u201cGjaku yn\u00eb i shprishur\u201d si dhe nj\u00eb varg emisionesh n\u00eb Radio-Tirana, ku flisja p\u00ebr gjuh\u00ebn dhe jet\u00ebn e sotme t\u00eb arb\u00ebreshev\u00eb, shoq\u00ebruar edhe me disa incizime k\u00ebng\u00ebsh nga k\u00ebng\u00ebtar\u00eb popullor\u00eb arb\u00ebresh\u00eb. M\u00eb von\u00eb botova librin shkencor-popullarizues \u201cShpirti i Arb\u00ebrit rron\u201d (Sh\u00ebnime dhe t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr arb\u00ebreshwt e Italis\u00eb), 1984, i cili u prit mir\u00eb nga mjediest shkencore dhe lexuesit. Shkruan recensione p\u00ebrg\u00ebzuese p\u00ebr at\u00eb lib\u00ebr akademiku Dh. S. Shuteriqi, poeti arb\u00ebresh Vorea Ujko, Francesko Altimari, Zef Skiro i Majit etj. M\u00eb von\u00eb kam shkuar edhe shum\u00eb her\u00eb te arb\u00ebreshet, kam kryer atje anketime p\u00ebr Atlasin Dialektlogjik t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe, po edhe kam studiuar disa prej t\u00eb folmeve, si t\u00eb Sh\u00ebn-Marcanit, t\u00eb Marceduz\u00ebs etj. dhe librin \u201cLigj\u00ebrimet arb\u00ebreshe\u201d (2006), ku kam p\u00ebrmbledhur nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb studimeve dialektologjike dhe sociolinguistike p\u00ebr t\u00eb folmet arb\u00ebreshe. Kam botuar edhe disa p\u00ebrmbledhje me poezi t\u00eb poet\u00ebve t\u00eb sot\u00ebm arb\u00ebresh\u00eb, si Karmell Kandreva, Agostino Giordano (Buz\u00ebdhelpri), Lluka Perrone dhe, sidomos, \u201dSatirat\u201d e F. A. Santorit, tejshkruar dhe pajisur me hyrje e sh\u00ebnime bashk\u00eb me prof. Karmell Kandrev\u00ebn. Pasioni p\u00ebr studimin e t\u00eb folmeve arb\u00ebreshe ka qen\u00eb aq i madh saq\u00eb, sa her\u00eb takohesha e takohem me arb\u00ebreshw, \u201cfjasmi arb\u00ebresh\u201d dhe k\u00ebnaq\u00ebsia ime ka qen\u00eb e madhe, kur, disa her\u00eb, nuk arrinin t\u00eb m\u00eb dallonin se nuk isha arb\u00ebresh. Kam edhe shum\u00eb miq atje, n\u00eb Kalabri, n\u00eb Bazilikat\u00eb e n\u00eb Si\u00e7ili, por disa prej tyre edhe nuk rrojn\u00eb m\u00eb, si prof. papas Solano, themelues i katedr\u00ebs s\u00eb shqipes n\u00eb Universitetin e Kozenc\u00ebs, papas G. Farako, q\u00eb drejtonte revist\u00ebn \u201cZjarri\u201d. Her\u00ebn \u00eb mbrame kam q\u00ebndruar dy vjet si profesor i ftuar n\u00eb Universitetin e Kozenc\u00ebs dhe kjo, si t\u00eb thuash, ishte edhe mbyllja e hulumtimeve dhe takimeve p\u00ebr studimin e s\u00eb folmes. M\u00eb mbetet vet\u00ebm t\u2019i v\u00eb n\u00eb letwr e t\u2019i botoj t\u00eb gjitha ato q\u00eb kam shkruar, por jan\u00eb shum\u00eb shumw faqe. Duhen edhe mjete t\u00eb shumta financiare p\u00ebr t\u2019i botuar, por ndoshta do t\u00eb detyrohem t\u2019i botoj \u201con-line\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kolan\u00eb t\u00eb re t\u00eb libraris\u00eb sime, sapo kam ribotuar librin \u201cShpirit i Arb\u00ebrit rron\u201d, i cili ka pasur disa mij\u00ebra klikime dhe shumw krkesa p\u00ebr ta bler\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Ju jeni shprehur se \u201c<\/strong><strong>Norm\u00ebshkel\u00ebsit t\u00eb p\u00ebrgjigjen p\u00ebr d\u00ebmin q\u00eb i sjellin shqipes&#8230;\u201d. N\u00ebse mund t\u00eb na thoni, p\u00ebrse vazhdon ende norm\u00ebshkelja dhe \u00e7far\u00eb masash duhet t\u00eb merren p\u00ebr ta nd\u00ebrprer\u00eb dhe p\u00ebr ta futur gjuh\u00ebn n\u00eb rrjedhat e saj normale?<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Kur nuk zot\u00ebrohen ashtu si duhet ve\u00e7orit\u00eb e ligj\u00ebrimit, kur fjala nuk e ka vendin aty ku e p\u00ebrdorim, ndodh af\u00ebrsisht si me gurin q\u00eb mund ta v\u00ebr\u00eb n\u00eb mur kushdo, por ai q\u00ebndron dhe vlen p\u00ebr ngrehin\u00ebn vet\u00ebm kur ai q\u00eb e v\u00eb \u00ebsht\u00eb mjesht\u00ebr i murit. T\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb mbledhin gur\u00eb, tulla e lla\u00e7, por jo t\u00eb gjith\u00eb din\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb mur, jo t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb ngren\u00eb vepra banimi ose arti si mjeshtrat e nd\u00ebrtimit. K\u00ebshtu q\u00ebndron puna edhe me gjuh\u00ebn: t\u00eb gjith\u00eb flasim dhe shkruajm\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb mund t\u00eb blejm\u00eb e t\u00eb lexojm\u00eb gramatika e fjalor\u00eb, por shkrimtar\u00eb, gazetar\u00eb, nj\u00ebr\u00ebz t\u00eb pen\u00ebs nuk mund t\u00eb b\u00ebh\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb. B\u00ebhen vet\u00ebm ata q\u00eb i zot\u00ebrojn\u00eb si duhet ve\u00e7orit\u00eb e ligj\u00ebrimit, q\u00eb harmonizojn\u00eb natyrsh\u00ebm dhuntit\u00eb e lindura t\u00eb t\u00eb folurit bukur, me pun\u00ebn e q\u00ebmtimin e nevojsh\u00ebm t\u00eb fjal\u00ebve n\u00eb fjalor\u00eb, n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb e shkruar e n\u00eb gjuh\u00ebn e t\u00eb folur.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>\u00cbsht\u00eb folur p\u00ebr nj\u00eb ligj q\u00eb parashikon penalizime n\u00eb median e shkruar e ato televizive q\u00eb shkelin gjuh\u00ebn standarde. Mund t\u00eb na thoni di\u00e7ka rreth k\u00ebtij ligji? <\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Kultura e gjuh\u00ebs n\u00eb mediat e sotme ka pasur arritje, q\u00eb kan\u00eb shkuar krahas me lirin\u00eb e shprehjes dhe me njohjen e profileve t\u00eb secil\u00ebs prej tyre, qoft\u00eb t\u00eb shkruara (gazeta e revista), qoft\u00eb t\u00eb folura (radio e televizione publike e private). Natyrisht, n\u00eb\u00a0 k\u00ebt\u00eb kah t\u00eb ri t\u00eb zhvillimit t\u00eb mediave, si kudo n\u00eb jet\u00ebn shqiptare, ka pasur edhe r\u00ebnie e ngjitje, ka pasur edhe munges\u00eb kujdesi e p\u00ebrgjegj\u00ebsie ndaj gjuh\u00ebs shqipe, ka pasur (e nuk mund t\u00eb mos kishte) edhe q\u00ebndrime t\u00eb ndryshme, kritika e pohime kontestuese, her\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb, her\u00eb pa t\u00eb drejt\u00eb, m\u00eb shum\u00eb nga jospecialist\u00eb t\u00eb gjuh\u00ebs, po edhe m\u00eb gjer\u00eb. Ka pasur edhe nj\u00eb far\u00eb \u201cprotagonizmi\u201d, q\u00eb nuk i sh\u00ebrben s\u00eb mbar\u00ebs, por ka pasur e ka edhe v\u00ebrejtje e mendime me vler\u00eb e mbi t\u00eb cilat do ta rrudhin ballin gjuh\u00ebtar\u00ebt shqiptar\u00eb. N\u00eb \u201cduelin\u201d me mediat e zhurmshme e fjal\u00ebshuma, poezia e ka humbur betej\u00ebn. Njeriu modern, edhe nd\u00ebr ne, si kudo n\u00eb Evrop\u00eb e m\u00eb gjer\u00eb, ka tashm\u00eb ritmin e \u201cskupit\u201d mediatik. Qysh n\u00eb pik\u00eb t\u00eb m\u00ebngjesit, njeriu ndez radion ose televizorin dhe d\u00ebgjon lajmet. Del t\u00eb pij\u00eb kafen\u00eb e m\u00ebngjesit para se t\u00eb nis\u00eb pun\u00ebn dhe ngarkohet me nj\u00eb tuf\u00eb gazetash, fjal\u00ebt e t\u00eb cilave i p\u00ebrpin m\u00eb rr\u00ebmbimthi se hurbat e l\u00ebngut t\u00eb kafes\u00eb. Aty lexon, psh.Konventa e PD-s\u00eb. Konventa e PS-s\u00eb. Konventa e LSI-s\u00eb. E p\u00ebrse dreqin qenka fjala? P\u00ebr mbledhje t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve\u00a0 t\u00eb partive p\u00ebrkat\u00ebse, p\u00ebr t\u00eb cilat, qysh nga koh\u00ebt e lashta, gjuha shqipe e ka huazuar fjal\u00ebn kuvend (nga lat. <em>convent<\/em><em>um<\/em>) dhe e ka kthyer sipas ligjeve fonetike t\u00eb shqipes. Prej saj jan\u00eb krijuar edhe folja kuvendoj ose kuves, emri prejfoljor kuvendim, mbiemrat kuvendbukur, kuvend\u00ebmb\u00ebl, kuvendqar, -e etj. dhe qysh n\u00eb koh\u00ebn e Gjergj Kastriotit &#8211; Sk\u00ebnderbeut, kishim edhe\u00a0 Kuvendi i Lezh\u00ebs. Pastaj, krejt natyrsh\u00ebm, edhe Kuvendi i Arb\u00ebnit etj. E pse k\u00ebta politikan\u00ebt e sot\u00ebm nuk e paskan m\u00eb p\u00ebr zem\u00ebr fjal\u00ebn kuvend? Po poezia? Ah, kjo mbret\u00ebresh\u00eb e fjal\u00ebs artistike ka mbetur gati e harruar, si ato vashat e bukura, q\u00eb u ka kaluar mosha e martes\u00ebs. P\u00ebr fat t\u00eb keq, shum\u00eb pak njer\u00ebz lexojn\u00eb libra me poezi, pa\u00e7ka se ato mund t\u00eb jen\u00eb edhe shum\u00eb t\u00eb bukura. Edhe m\u00eb t\u00eb rrall\u00eb jan\u00eb ata q\u00eb blejn\u00eb ndonj\u00eb lib\u00ebr me vjersha. Bibliotekarwt thon\u00eb se edhe n\u00eb raftat e bibliotekave publike \u201clibrat m\u00eb pak t\u00eb k\u00ebrkuar jan\u00eb ata t\u00eb poet\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Tekstet m\u00ebsimore jan\u00eb brenda gjuh\u00ebs standarde?<\/strong><\/p>\n<p>Po, n\u00eb tekste zbatohet shqipja standarde dhe kjo \u00ebsht\u00eb gj\u00eb e mir\u00eb, porse n\u00eb to p\u00ebrvidhen edhe jo pak gabime e lajthitje, sidomos shmangie nga normat dhe jo pak fjal\u00eb t\u00eb huaja. I kam kritikuar edhe n\u00eb nj\u00eb prej krer\u00ebve t\u00eb librit tim \u201cSi t\u00eb shkruajm\u00eb shqip-Baza t\u00eb shkrimit akademik\u201d.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Kur t\u00eb tjer\u00ebt shkruajn\u00eb p\u00ebr ju, \u00e7far\u00eb ndjeni dhe \u00e7far\u00eb mendoni?<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Mal\u00ebsor\u00ebt thon\u00eb se pun\u00ebtorit i duhen sh\u00ebndoshur krah\u00ebt. Mbas \u00e7do pune tradita e do t\u2019i paguhet haku dhe t\u2019i thuhet nj\u00eb fjal\u00eb e mir\u00eb t\u00eb p\u00ebrg\u00ebzohet p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ka kryer. Jam i g\u00ebzuar q\u00eb veprat e mia nuk kan\u00eb shkuar pa u v\u00ebn\u00eb re. Kan\u00eb shkruar recensione vler\u00ebsuese disa koleg\u00eb e studiues nga hap\u00ebsirat shqiptare dhe diaspora. Librat dhe studimete mia citohen nga shum\u00eb studiues t\u00eb rinj, q\u00eb po merren me fushat e trajtuara prej meje dhe gwzohem q\u00eb ata do t\u2019i shpien edhe m\u00eb tej piketat e v\u00ebn\u00eb prej nesh.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Si angazhohet profesor Gjovalini n\u00eb jet\u00ebn familjare, sa v\u00ebmendje i kushton familjes?<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Pyetje e r\u00ebnd\u00ebsishme kjo. Studiuesit e p\u00ebrkushtuar, si rregull, martohen von\u00eb, ndonj\u00ebher\u00eb edhe nuk martohen, pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb pasur sa m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb n\u00eb dispozicion. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se t\u00eb merresh me punw shkencore \u00ebsht\u00eb edhe sakrific\u00eb, je gjithmon\u00eb pa ng\u00e8 p\u00ebr\u00a0 tjet\u00ebr gj\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 pun\u00ebs. Por un\u00eb, megjithat\u00eb, jam martuar shpejt, jam b\u00ebr\u00eb baba shpejt dhe kam pasur fatin q\u00eb t\u00eb krijojw njw familje q\u00eb edhe m\u00eb ka mir\u00ebkuptuar, po edhe m\u00eb ka ndihmuar q\u00eb, si i thon\u00eb fjal\u00ebs, \u201cmishi t\u00eb piqet, por helli tw mos digjet\u201d. Dikur, n\u00eb Mal\u00ebsin\u00eb ton\u00eb, kam regjistruar nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb urt\u00eb, q\u00eb thot\u00eb: \u201dBurri, at\u00eb dit\u00eb q\u00eb, martohet, o le o des\u201d, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se po t\u00eb kesh fatin e t\u00eb martohesh me njw grua t\u00eb mir\u00eb, edhe problemet e v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e jet\u00ebs mund t\u2019i kalosh m\u00eb leht\u00eb. Pra, ashtu si shum\u00eb gj\u00ebra n\u00eb jet\u00eb, edhe kjo \u00ebsht\u00eb pun\u00eb fati. Dhe un\u00eb mund ta quaj veten me shum\u00eb fat.\u00a0 Ime shoqe, Leonora, ka qen\u00eb m\u00ebsuese let\u00ebrsie dhe drejtoresh\u00eb gjimnazi, shum\u00eb vejt ka drejtuar Shkoll\u00ebn e mesme \u201cI. Qemali\u201d dhe kishte edhe ajo shum\u00eb ngarkesa pune e i duhej edhe asaj sa m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb p\u00ebr ta kryer pun\u00ebn si duhej. Por kemi ndihmuar nj\u00ebri-tjetrin. Un\u00eb jam marr\u00eb edhe me kujdesin p\u00ebr djemt\u00eb, sidomos p\u00ebr shkollimin e arg\u00ebtimin e tyre, kurse ajo ka mbajtur barr\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb: t\u00eb gjitha pun\u00ebt e sht\u00ebpisw, gatimin e t\u00eb tjera. M\u00eb vjen keq ta pranoj, por un\u00eb nuk kam ditur as nuk di t\u00eb gatuaj, por edhe nuk m\u00eb jepet p\u00ebr pun\u00eb sht\u00ebpie. Kjo jo p\u00ebr paragjykim e pun\u00eb \u201cmustaqesh\u201d, por thjeshtw nuk m\u00eb vjen. Fati im ishte se ime shoqe jo vet\u00ebm gatuan mir\u00eb, por edhe i p\u00eblqen t\u00eb gatuaj\u00eb. Megjithat\u00eb, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i sinqert\u00eb, lidhur me k\u00ebt\u00eb pyetje, duhet t\u00eb them edhe nj\u00eb fjal\u00eb tjet\u00ebr. E ndiej se me f\u00ebmij\u00ebt jam marr\u00eb m\u00eb pak se do t\u00eb kisha dashur, kurse jet\u00ebn familjare e kam pasur shum\u00eb t\u00eb programuar dhe ndoshta kjo m\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb shkruaj e t\u00eb jem aq prodhimtar. Por kwto, n\u00eb pa\u00e7a jet\u00eb e sh\u00ebndet, do t\u2019i tregoj gjat\u00eb n\u00eb librin tim \u201cBaba me koh\u00eb t\u00eb pjesshme, gjysh me koh\u00eb t\u00eb plot\u00eb\u201d. Pra, jam marr\u00eb me f\u00ebmij\u00ebt e mi, por kam d\u00ebshir\u00eb dhe jam gati \u00e7do mbasdreke n\u00eb dispozicion t\u00eb mbes\u00ebs sime t\u00eb vog\u00ebl, Martin\u00ebs, q\u00eb e kam n\u00eb Shqip\u00ebri. Mw mungojn\u00eb shum\u00eb e shum\u00eb Tereza dhe Francesko, mbesa e nipi, q\u00eb i kam n\u00eb Amerik\u00eb dhe sivjet do t\u00eb shkoj t\u00eb q\u00ebndroj plot tre muaj me ta, q\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb \u00e7mallem, por edhe t\u2019u g\u00ebzohem e t\u00eb shoh se si po rriten e p\u00ebrparojn\u00eb. Tereza tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb 14 vje\u00e7 dhe shkruan vjersha, sigurisht n\u00eb anglisht, por tematikat i ka shqiptare. Ka fituar edhe disa \u00e7mime p\u00ebr vjershat e shkruara dhe p\u00ebr aft\u00ebsit\u00eb n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaja. T\u00eb gjith\u00eb i thon\u00eb se ajo i ngjan gjyshit. Por un\u00eb jam i bindur se ajo do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb tej se un\u00eb, ajo \u00ebsht\u00eb krenaria dhe plot\u00ebsimi i atyre idealeve q\u00eb un\u00eb dhe brezi im, s\u00eb paku k\u00ebtu, nuk mund as t\u2019i \u00ebndwrronim. Ne bwm\u00eb aq sa mund\u00ebm. Dh\u00ebnt\u00eb Zoti t\u00eb kemi l\u00ebn\u00eb disa kahe pune e gjurm\u00eb jete me vler\u00eb p\u00ebr brezat q\u00eb vijn\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Mendoni se brezi i ri i Shqip\u00ebris\u00eb po e vler\u00ebson nevoj\u00ebn e nj\u00eb gjuhe standarde dhe t\u00eb nj\u00ebsuar? <\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Mendoj se beteja e shqipes standarde, si baz\u00eb e mjet i nj\u00ebsimit dhe i p\u00ebrparimit t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb shkollimit dhe p\u00ebrparmit t\u00eb brezit t\u00eb ri t\u00eb shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb e fituar. Problemi \u00ebsht\u00eb q\u00eb ta forcojm\u00eb e ta institucionalizojm\u00eb kujdesin e shtetit e t\u00eb institucioneve shtet\u00ebrore e p\u00ebrgjith\u00ebsisht publike ndaj gjuh\u00ebs shqipe. T\u00eb rikthehet gjuha shqipe si l\u00ebnd\u00eb m\u00ebsimore elitare n\u00eb t\u00eb gjitha klasat e shkoll\u00ebs s\u00eb mesme pubike e private dhe t\u00eb ket\u00eb edhe stimuj moral\u00eb p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit q\u00eb dallohen e sidomos q\u00eb shkwlqejn\u00eb n\u00eb l\u00ebnd\u00ebn e gjuh\u00ebs shqipe.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Cili \u00ebsht\u00eb mesazhi q\u00eb d\u00ebshironi t\u2019u jepni nx\u00ebn\u00ebsve dhe student\u00ebve tuaj n\u00eb fush\u00ebn e gjuh\u00ebsis\u00eb? Po m\u00ebsuesve?<\/strong><strong> <\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Mesazhi im \u00ebsht\u00eb i thjesht\u00eb dhe i leht\u00eb p\u00ebr t\u2019u mbajtur mend: kemi nj\u00eb gjuh\u00eb shum\u00eb t\u00eb bukur dhe t\u00eb pasur, nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb hershmet, po edhe m\u00eb origjinalet n\u00eb Evrop\u00eb. Ta duam dhe ta mbrojm\u00eb e ta vler\u00ebsojm\u00eb k\u00ebt\u00eb mjet, q\u00eb edhe na bashkon, edhe na jep mund\u00ebsi t\u00eb kemi gjith\u00eb larmin\u00eb dhe hijeshin\u00eb e nevojshme ligj\u00ebrimore. Le ta themi m\u00eb mir\u00eb me fjal\u00ebt e Naim goj\u00ebmjaltit, bilbilit t\u00eb shqipes, i cili e quante \u201cgjuh\u00eb Per\u00ebndie\u201d dhe porosiste me p\u00ebrgj\u00ebrim: \u201cShqip t\u00eb flasim p\u00ebrher\u00eb, thjeshtw e t\u00eb pap\u00ebrzier\u201d.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Faleminderit!<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>-Intervist\u00eb e prof. dr. Gjovalin Shkurtaj, Akademik &#8211; &nbsp; Bisedoi: Fran Gjoka\/Drejtoria Arsimore Lezhe &nbsp; 1. Pyetje: -S\u00eb pari profesor, do t\u00eb d\u00ebshironim nj\u00eb informacion t\u00eb shkurt\u00ebr rreth personit tuaj dhe veprave q\u00eb keni botuar gjer m\u00eb sot?<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-2899","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-intervista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2899","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=2899"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2899\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2901,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2899\/revisions\/2901"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=2899"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=2899"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=2899"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}