{"id":2832,"date":"2013-05-15T02:45:46","date_gmt":"2013-05-15T02:45:46","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=2832"},"modified":"2013-05-15T02:45:46","modified_gmt":"2013-05-15T02:45:46","slug":"ernest-koliqi-110-vjetori-i-lindjes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=2832","title":{"rendered":"ERNEST KOLIQI \u2013110 VJETORI I LINDJES"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/05\/Ernest_Koliqi.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-2833\" title=\"Ernest_Koliqi\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/05\/Ernest_Koliqi.jpg\" alt=\"\" width=\"250\" height=\"372\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/05\/Ernest_Koliqi.jpg 250w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/05\/Ernest_Koliqi-201x300.jpg 201w\" sizes=\"auto, (max-width: 250px) 100vw, 250px\" \/><\/a>Nga Frank Shkreli<\/p>\n<p>110 vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb, m\u00eb 20 Maj, 1903 lindi n\u00eb Shkod\u00ebr Ernest Koliqi. Un\u00eb kam pas\u00eb fatin e mir\u00eb ta njoh Profesor Koliqin gjat\u00eb qendrimit tim si refugjat n\u00eb Rom\u00eb, para se t\u00eb vendosesha n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<!--more-->E kujtoj si nj\u00eb njeri t\u00eb thjesht\u00eb dhe tep\u00ebr t\u00eb afruesh\u00ebm me gjithk\u00ebnd.Por mbi t\u00eb gjitha, ai ishte nj\u00eb gjigant i let\u00ebrsis\u00eb dhe i kultur\u00ebs shqiptare me merita t\u00eb konsiderueshme.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 meritave t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb nivelin kulturor dhe gjuh\u00ebsor, nj\u00eb kontribut i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm komb\u00ebtar i mohuar \u00a0i Ernest Koliqi, ose p\u00ebr t\u00eb cilin flitet shum\u00eb pak ose aspak, \u00ebsht\u00eb hapja e shkollave t\u00eb para n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00ebn drejtimin e tij si minist\u00ebr, kur Kosova u bashkua me Shqip\u00ebrin\u00eb gjat\u00eb luft\u00ebs &#8212; nd\u00ebkoh\u00eb q\u00eb shkollat shqipe ishin t\u00eb ndaluara nga okupator\u00ebt serb\u00eb. Ai ndihmoi gjithashtu edhe n\u00eb sigurimin e bursave p\u00ebr student\u00eb shqiptar\u00eb nga Kosova p\u00ebr trajnimin e tyre n\u00eb Itali dhe Austri. Meritat e Ernest Koliqit, para dhe pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, por fatkeqsisht gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb regjimit komunist t\u00eb diktatorit Enver Hoxha, ndon\u00ebse edhe sot, Ernest Koliqi vazhdon t\u00eb gjykohet p\u00ebr aktivitetin e tij t\u00eb shkurt\u00eb politik dhe jo t\u00eb vlersohet p\u00ebr kontributet e tija monumentale ndaj let\u00ebrsis\u00eb, kultur\u00ebs dhe gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se, un\u00eb nuk e ndjej\u00eb veten as t\u00eb aft\u00eb dhe as t\u00eb denj\u00eb t\u00eb shkruaj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb personalitet t\u00eb madh t\u00eb gjuh\u00ebs dhe kultur\u00ebs shqiptare.Por nuk mund durohem pa e kujtuar at\u00eb me rastin e k\u00ebtij 110 vjetori t\u00eb lindjes s\u00eb tij, pasi kisha fatin ta njihja n\u00eb rinin\u00eb time, dhe dasht\u00eb e pa dasht\u00eb\u00a0 njer\u00ebz t\u00eb till\u00eb t\u00eb l\u00ebn\u00eb p\u00ebrshtypje q\u00eb zgjasin t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn.\u00a0\u00a0 \u00a0Megjithse kur e kam njohur n\u00eb fillim t\u00eb 70-ave, ai ishte n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb shkuar &#8212; Ernest Koliqin e mbaj\u00eb mend dhe e kujtoj si njeri t\u00eb palodh\u00ebsh\u00ebm dhe t\u00eb pap\u00ebrkulsh\u00ebm ndaj sfidave dhe v\u00ebshtirsive, dhe gjithmon\u00eb t\u00eb qeshur.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ishte themelues dhe pronar i revist\u00ebs s\u00eb famshme &#8221;Sh\u00ebjzat&#8221;, nj\u00eb nd\u00ebrmarrje k\u00ebjo q\u00eb ai e vazhdoi s\u00eb botuari deri n\u00eb momentin e fundit t\u00eb jet\u00ebs. Revista &#8221;Sh\u00ebjzat&#8221;, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ishte \u00a0jo vet\u00ebm nj\u00eb pasqyrim i talentit t\u00eb tij, dhe \u00a0i dashuris\u00eb p\u00ebr letrat shqipe dhe i atdhedashuris\u00eb, por nj\u00ebkohsisht \u00a0ishte edhe simbol i aft\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb mbledhur rreth vetes bashkpuntor\u00eb e shkrimtar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt si edhe vet Koliqi, \u00a0ia donin t\u00eb mir\u00ebn kombit shqiptar.Ernest Koliqi, duke besuar n\u00eb fjal\u00ebn e urt\u00eb, &#8221;trimi i mir\u00eb me shok\u00eb shum\u00eb&#8221;, rreth &#8221;Sh\u00ebjzave&#8221;, mblodhi nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh shkrimtar\u00ebsh dhe eksponentash t\u00eb kultur\u00ebs dhe gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb m\u00ebrgim, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr kontributet e tyre nuk k\u00ebrkonin asnj\u00eb shp\u00ebrblim, por q\u00eb p\u00ebr objektiv kishin, vet\u00ebm e vet\u00ebm, p\u00ebrkushtimin e tyre ndaj \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare.Ata ishin, ajka, undyra e shkrimtar\u00ebve dhe intelektual\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb m\u00ebrgim, t\u00eb cil\u00ebt i shkuan pas k\u00ebtij burri t\u00eb madh t\u00eb letrave shqipe.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Karl Gurakuqi, nj\u00ebri prej bashkpuntor\u00ebve dhe njoh\u00ebsve m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe bashkohas i Ernest Koliqit, duke iu referuar bashkpunimit t\u00eb gj\u00ebr\u00eb t\u00eb intelektual\u00ebve t\u00eb koh\u00ebs me revist\u00ebn Sh\u00ebjzat e Koliqit, ka shkruar se, &#8221;Nuk ka ngja ndonji her\u00eb n\u00eb shtypin ton\u00eb, qoft\u00eb mbrenda n\u00eb Shqipni, qoft\u00eb jasht\u00eb Atdheut, q\u00eb nj\u00eb revist\u00eb t\u00eb ket\u00eb pas\u00eb nji num\u00ebr kaq t\u00eb madh bashkpuntor\u00ebsh.&#8221; Karl Gurakuqi vazhdoi me vler\u00ebsimine tij se, &#8220;K\u00ebjo don t\u00eb thot\u00eb se p\u00ebr Koliqin ushqehet nji nderim i posa\u00e7\u00ebm; em\u00ebni i Tij me veprat e \u00e7mueshme e t\u00eb shumta ka ba q\u00eb secili e ka pas\u00eb p\u00ebr nder me e vu n\u00ebn flamur t\u00eb Tij dhe bashk\u00eb me te, me u p\u00ebrpjek\u00eb t\u00eb mbajn\u00eb gjall\u00eb flak\u00ebn e dashunis\u00eb s\u00eb kombit e t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe.&#8221;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb flak\u00eb dashurie p\u00ebr gjuh\u00ebn dhe kombin shqiptar, Ernest Koliqi e ka shprehur n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb veprat e tija, por sidomos \u00a0n\u00eb kryeartikujt e r\u00ebvist\u00ebs Sh\u00ebjzat, shum\u00ebprej t\u00eb cilave kam patur fatin t\u2019i lexoj &#8212; mendime t\u00eb cilat, megjith\u00ebse t\u00eb shkruara m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli m\u00eb par\u00eb, mbeten edhe sot aktuale.\u00a0 \u00a0N\u00eb ato komente, lexuesi dallon qart\u00eb\u00a0 ndiesit\u00eb e tija atdhetare.\u00a0\u00a0 N\u00eb shkrimet e tija, sipas vet autorit, askush\u201cNuk gjen\u00eb n\u00eb to asnji rresht q\u00eb mos t\u00eb nalt\u00ebsoj\u00eb fisnikin\u00eb e kombit, ose q\u00eb t\u00eb cenoj\u00eb nderin dhe idealet e gjindes arbnore.\u201d<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb koment n\u00eb Sh\u00ebjzat e vitit 1971 t\u00eb\u00a0 titulluar, \u201cNjer\u00ebzija\u201d, duke folur p\u00ebr demokracin\u00eb, \u00a0Profesor Ernest Koliqi shkruan se\u00a0 me mburrje\u00a0 shqiptohet fjala demokraci, nga ata q\u00eb ndoshta as nuk din\u00eb preardhjen e saj etimologjike, ose nga ata politikan\u00eb q\u00eb, sipas At Gjergj Fisht\u00ebs, \u201cven\u00eb kapel\u00eb n\u00eb krye e lidhin kravat\u00eb n\u00eb fyt.\u201d\u00a0\u00a0 Demokracia e\u00a0 v\u00ebrtet\u00eb\u00a0 sipas, Ernest Koliqit,\u00a0 nuk \u00ebsht\u00eb \u201cP\u00ebshtjellim idesh\u00eb dhe panjerzi sjelljesh\u201d, porajo ,\u201cLyp\u00eb harmonizim vullnetesh e qellimesh nep\u00ebrmjet bisedimesh t\u00eb lira e t\u00eb kthiellta.\u00a0 Rrahen \u00e7ashtjet\u00a0 mir\u00eb e mir\u00eb, mandej fiton davan\u00eb shumica. Nd\u00ebr ne Shqiptar\u00ebt, p\u00ebrkundrazi, t\u2019ashtuquejtunit demokrat\u00eb duen t\u00eb sht\u00ebrngojn\u00eb (detyrojn\u00eb) t\u00eb madh e t\u00eb vog\u00ebl me iun\u00ebnshtrue &#8212; arsye e pa arsye &#8212; mendimeve e qellimeve t\u00eb tyne, madje edhe kur ndodhen n\u00eb pakic\u00eb\u2026\u2026.Secili grup ngujohet n\u00eb\u00a0 kull\u00eb t\u00eb ideve t\u00eb veta. S\u2019ka vend p\u00ebr shoshitje t\u00eb kthiellta mendimesh. Kush nuk ndodhet ip\u00ebrfshim n\u00eb nj\u00eb gji t\u00eb grupit, asht\u00eb anmik,njeri i urrejtsh\u00ebm q\u00eb duhet asgj\u00ebsue, po qe e mundun, ose me e shnderue me akuza e shpifje shnjerzuese.\u201d<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb editorial\u00a0 tjet\u00ebr, \u00a0me titull, \u201cPolitika dhe Kultura\u201d, t\u00eb vitit 1965, duke shkruar p\u00ebr\u00a0 atdhedashurin\u00eb thot\u00eb:\u201cAnimir\u00eb, si mundet t\u2019i thot\u00eb vetes \u201catdhetar\u201d, ai bir Shqipje, q\u00eb p\u00ebr arsye shkalle shoqnore, ja rrjedhimi sht\u00ebpijak, ja feje ja krahine, e shikon shtremb\u00ebt dhe\u00a0 e m\u00ebnin\u00eb bashk\u00ebgjaksin (bashkombasin) e vet a thue se Shqipnija nuk asht\u00eb \u00e7erdhe e p\u00ebrbashk\u00ebt, por llogor ku fati na d\u00ebnon me kalue jet\u00ebn? Pra, vetija e par\u00eb e nj\u00eb atdhetari qindron n\u00eb dashuni p\u00ebr v\u00ebllaznit e \u00a0nj\u00eb gjaku e t\u00eb nj\u00eb gjuhe.\u00a0 Mos e m\u00ebnij\u00eb at\u00eb edhe n\u00ebqoftse nuk t\u00eb p\u00eblqen\u2026..po qe ma i shkolluem ndri\u00e7oje, po qe ma i pasun ndihmoje\u2026.Tue p\u00ebrbuzun bashkombasin, cili do t\u00eb jet\u00eb ai, dhe pa asnji baz\u00eb themelore, ti mohon mund\u00ebsin\u00eb e bashkjetes\u00ebs kombtare, v\u00ebrteton fjal\u00ebt e t\u00eb huejve q\u00eb s\u2019na duen,\u00a0 e t\u00eb cil\u00ebt trumbetojn\u00eb se Shqipta\u00ebt s\u2019jan\u00eb t\u00eb zot\u00ebt t\u2019i krijojn\u00eb vetes nji atdhe.\u201d<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Duke komentuar p\u00ebr kultur\u00ebn politike t\u00eb koh\u00ebs por q\u00eb duket sikur\u00eb \u00a0pasqyron edhe gjendjen aktuale t\u00eb politik\u00ebs shiptare, ai thot\u00eb se\u201cveprimtaria politike e cila nuk ndri\u00e7ohet prej kultur\u00ebs\u00a0 nuk asht\u00eb gja tjet\u00ebr ve\u00e7se nji loj\u00eb kote, q\u00eb arg\u00ebton ndoshta ata q\u00eb e lozin, por pengon ecjen e kombit mbi udh\u00ebn fatale t\u00eb historis\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb koment tjet\u00ebr n\u00eb Sh\u00ebjzate vitit 1969, \u00a0Profesor Ernets Koliqi shkruan se, \u201cShqiptar\u00ebt, pleq e t\u00eb rij qofshin, nd\u00ebr l\u00ebvizje turbulluese ideologjike, duhet t\u00eb p\u00ebrpiqen me sjell\u00eb ujin n\u00eb mulli t\u00eb atdheut, tue u frym\u00ebzue nga mendime e idena shqiptare dhe jo prej atyne t\u00eb marra nga t\u00eb huajt\u00eb t\u00eb cil\u00ebt duen t\u00eb ndreqin punt\u00eb e veta, e\u00a0 me zi \u00e7\u2019presin t\u00eb gj\u00ebjn\u00eb torollak\u00eb q\u00eb ua a ngjesin falas dor\u00ebn.\u2019\u2019<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Dhe nj\u00eb kryeartikull drejtuar nj\u00eb t\u00eb riu letrar, n\u00eb nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb\u00a0 Sh\u00ebjzave t\u00eb vitit 1970, Ernest Koliqi k\u00ebshillon t\u00eb rinjt\u00eb se si t\u00eb gjitha kombet e tjera, edhe kombi shqiptar\u00a0 duhet t\u2019i p\u00ebrshtatet\u00a0 zhvillimeve shoq\u00ebrore t\u00eb njer\u00ebzimit dhe tu bashkohet dialogjeve me p\u00ebrfaqsues qytet\u00ebrimesh dhe kulturash t\u00eb ndryshme, por \u00a0ai thekson r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e besnik\u00ebris\u00eb q\u00eb duhet patur ndaj traditave dhe kultur\u00ebs shqiptare n\u00eb rend t\u00eb par\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb: \u00a0\u201cBrigjet e Atdheut ton\u00eb t\u00eb adhuruem njomen nga valet e kalt\u00ebra t\u00eb Mesdheut, ku lulzuan besimet e qytetnimit q\u00eb p\u00ebrfaqsohen n\u00eb gjinden arbnore. Asht\u00eb vetvrasje p\u00ebrpjekja me tha langjet ushqyese t\u00eb qytetnimeve mesdhetare\u00a0 n\u00eb rraj\u00ebt e thella t\u00eb komb\u00ebsis\u00eb. Pranverat e reja t\u00eb shqiptarizmit, prej atyne langjeve\u00a0 do t\u00eb bijn\u00eb e do t\u00eb hapen n\u00eb mbrekulli gjethesh e lulesh.\u00a0 Vepra artidal\u00eb nga mendja e zemra e Shqiptarit \u00a0duhet t\u00eb dep\u00ebrtohen nga fryma, nga ersimi i tok\u00ebs s\u2019on\u00eb, e t\u00eb vrumullisin me fuqin\u00eb e humus-it t\u00eb shqiptarizmit, humus ky i grumbulluem n\u00eb shpirt e n\u00eb gjak t\u00eb fisit shqiptar gjat\u00eb mija vjet\u00ebsh. \u201c<\/p>\n<p>Fjal\u00ebt, veprat dhe shkrimet e Profesor Ernest Koliqit kan\u00eb qen\u00eb dhe jan\u00eb visare t\u00eb \u00e7mueshme dhe gjithnj\u00eb aktuale p\u00ebr kombin shqiptar.\u00a0 Duke lexuar shkrimet e tija, t\u00eb shfaqet para syve pasqyra e past\u00ebr e\u00a0 patriotizmit dhe atdhedashuris\u00eb s\u00eb patundur e tij, por nj\u00ebkohsisht edhe e shqet\u00ebsimeve t\u00eb tija\u00a0 t\u00eb zemr\u00ebs si nj\u00eb atdhetari, poeti e shkrimtari, q\u00eb vdiq n\u00eb m\u00ebrgim, i p\u00ebrbuzur\u00a0\u00a0 dhe larg rrethit t\u00eb familjes.<\/p>\n<p>Le t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb ky p\u00ebrvjetor, q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund, sipas akademikut dhe ekspertit t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqiptare,\u00a0 kanadezit, Robert Elsieq\u00eb , \u201cKritik\u00ebt\u00a0 modern\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb cil\u00ebt vet kan\u00eb mbijetuar Stalinizmin gjys\u00ebm shekullor, t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb kuptuesh\u00ebm, m\u00eb t\u00eb arsyesh\u00ebm dhe m\u00eb sensitiv\u00eb ndaj kompromiseve,\u00a0 q\u00eb shpeshher\u00eb shkrimtar\u00ebt dhe intelektual\u00ebt jan\u00eb detyruar t\u00eb b\u00ebjn\u00eb n\u00ebn urdh\u00ebrat e regjimeve ekstreme.Si figur\u00eb letrare dhe kulturore, Ernest Koliqi ishte dhe mbetet nj\u00eb gjigant\u201d, thot\u00eb Profesor Robert Elsie, n\u00eb nj\u00eb shkrim t\u00eb tij p\u00ebr Ernest Koliqin.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli 110 vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb, m\u00eb 20 Maj, 1903 lindi n\u00eb Shkod\u00ebr Ernest Koliqi. Un\u00eb kam pas\u00eb fatin e mir\u00eb ta njoh Profesor Koliqin gjat\u00eb qendrimit tim si refugjat n\u00eb Rom\u00eb, para se t\u00eb vendosesha n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[15],"tags":[],"class_list":["post-2832","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-gjeografi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2832","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=2832"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2832\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2834,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2832\/revisions\/2834"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=2832"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=2832"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=2832"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}