{"id":2820,"date":"2013-05-14T23:37:19","date_gmt":"2013-05-14T23:37:19","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=2820"},"modified":"2013-05-14T23:37:19","modified_gmt":"2013-05-14T23:37:19","slug":"familja-mjeku-e-mirdites-nje-histori-qindravjecare-pak-e-njohur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=2820","title":{"rendered":"FAMILJA \u201cMJEKU\u201d E MIRDIT\u00cbS (Nj\u00eb histori qindravje\u00e7are pak e njohur)"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/05\/asllan-kerciku-dhe-pjeter-mjeku.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-2821\" title=\"asllan kerciku dhe pjeter mjeku\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/05\/asllan-kerciku-dhe-pjeter-mjeku-210x300.jpg\" alt=\"\" width=\"210\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/05\/asllan-kerciku-dhe-pjeter-mjeku-210x300.jpg 210w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/05\/asllan-kerciku-dhe-pjeter-mjeku.jpg 628w\" sizes=\"auto, (max-width: 210px) 100vw, 210px\" \/><\/a>Ne foto: Asllan Ker\u00e7iku dhe Pjeter Mjeku<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Shkruar nga: NDUE DEDAJ<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p align=\"center\"><strong>N\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb aristokracis\u00eb s\u00eb maleve. <\/strong><\/p>\n<p align=\"center\"><strong>P\u00ebrsimoni, \u201cSht\u00ebpia e Par\u00eb\u201d e Kthell\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Mbiemri \u201cMjeku\u201d nuk \u00ebsht\u00eb i panjohur n\u00eb Shqip\u00ebri, ai m\u00eb s\u00eb shumti lidhet me pranin\u00eb e ndonj\u00eb sh\u00ebruesi popullor, q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb emrin e profesionit krejt fisit, ashtu si\u00e7 kemi dhe \u201cMjeshtri\u201d, \u201cKova\u00e7i\u201d, \u201cMullisi\u201d etj.<!--more--> Kurse n\u00eb rastin e familjes \u201cMjeku\u201d n\u00eb Mirdit\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me nj\u00eb mjek t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb, q\u00eb kishte kryer studimet n\u00eb Austri n\u00eb shekullin e 19-t\u00eb dhe ishte Pjet\u00ebr Mjeku (1802-1890), doktori i Princit t\u00eb Mirdit\u00ebs, Bib\u00eb Dod\u00eb Pasha.<\/p>\n<p>Por historia nis shum\u00eb shekuj m\u00eb par\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Nj\u00ebri nga pinjoll\u00ebt e sot\u00ebm t\u00eb k\u00ebsaj dere n\u00eb z\u00eb, Ded\u00eb Bardhoku (Mjeku), n\u00eb stilin e t\u00eb vjet\u00ebrve, thot\u00eb: \u201cNe jemi Sht\u00ebpia e P\u00ebrsimonit, sht\u00ebpi e par\u00eb n\u00eb tre bajrak\u00ebt e Kthell\u00ebs. Sht\u00ebpi e plakut dhe e bajraktarit, prej koh\u00ebsh t\u00eb hershme. I pari i sht\u00ebpis\u00eb son\u00eb ka qen\u00eb Kola i Lleshit\u2026\u201d (M\u00eb von\u00eb prij\u00ebn e bajrakut t\u00eb Kthell\u00ebs e mor\u00ebn dy familje t\u00eb tjera nj\u00ebher\u00ebsh, e Gjon M\u00eblyshit dhe e Bardhok Preng\u00eb Bajraktarit t\u00eb Rr\u00ebshenit, i vetmi bajrak n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Veriut me dy bajraktar\u00eb!) \u00cbsht\u00eb pra nj\u00eb histori q\u00eb zor t\u2019i kapet filli, q\u00eb mund t\u00eb shkoj\u00eb deri n\u00eb koh\u00eb t\u00eb Sk\u00ebnderbeut. Ashtu si t\u00eb gjitha sht\u00ebpit\u00eb e para shqiptare q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb histori t\u00eb veten, q\u00eb meriton t\u00eb ndri\u00e7ohet, pasi aty fshihet dhe aristokracia e shqiptar\u00ebve t\u00eb maleve, n\u00eb Jug e Veri, e fytyr\u00ebzuar s\u00eb pari n\u00eb k\u00ebto dyer, e l\u00ebn\u00eb n\u00eb harres\u00eb q\u00ebllimisht p\u00ebr vite e vite, mbase prej mentalitetit t\u00eb barazis\u00eb shoq\u00ebrore. Prija, pleq\u00ebsit\u00eb, kuvendet, qendresa jan\u00eb disa nga tiparet e k\u00ebsaj aristokracie t\u00eb pashkruar sa duhet. Nuk kan\u00eb qen\u00eb vet\u00ebm Kastriot\u00ebt, Dukagjin\u00ebt e dyert e tjera t\u00eb m\u00ebdha historike, por dhe \u201csht\u00ebpit\u00eb e para\u201d m\u00eb t\u00eb vogla, q\u00eb nuk u shuan gjat\u00eb gjithj\u00eb mesjet\u00ebs, p\u00ebrkundrazi mbijetuan deri n\u00eb Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Dhe nuk \u00ebsht\u00eb e rastit q\u00eb nga k\u00ebto dyer kan\u00eb dal\u00eb personazhe ndryshe dhe n\u00eb koh\u00ebt e vona, si\u00e7 do ta v\u00ebrejm\u00eb dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim. Nj\u00eb mjek i Lidhjes s\u00eb Prizrenit, nj\u00eb xhandar i Mbret\u00ebris\u00eb, nj\u00eb m\u00ebsues i koh\u00ebs s\u00eb komunizmit etj.<\/p>\n<p>Ec\u00ebn k\u00ebto dit\u00eb pranvere n\u00ebp\u00ebr kullat e vjetra t\u00eb Kthell\u00ebs, d\u00ebgjon t\u00eb moshuarit, q\u00eb tani rrall\u00ebkush ua v\u00eb veshin, shfleton letrat e vjetra dhe kupton se ende ka histori q\u00eb duhen zbuluar. Kisha e Madhe Kthell\u00ebs n\u00eb Malaj ka qen\u00eb kish\u00eb kryesore n\u00eb k\u00ebto an\u00eb. E kan\u00eb vizituar at\u00eb dhe mjaft t\u00eb huaj q\u00eb nga fillimet e shekullit t\u00eb 17-t\u00eb. Me 1905, k\u00ebto \u201cpopuj\u201d vendesh malore i p\u00ebrshkruan n\u00eb jet\u00ebn dhe zakonet e tyre inxhinieri austriak Karl Shtajnmetc, duke mb\u00ebrritur deri n\u00eb Selit\u00eb e Lur\u00eb. Kishte sh\u00ebrbyer mes tyre dhe Dom Pashk Turku (Lalpepaj), i cili ishte Monsinjor, gj\u00eb e rrall\u00eb asokohe p\u00ebr nj\u00eb prift fshati, pasi k\u00ebt\u00eb titull e mbanin vet\u00ebm famullitar\u00ebt e katedraleve n\u00eb qytete. Prej tij e mesh\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb, n\u00eb at\u00eb tempull katolik, ishin b\u00ebr\u00eb pag\u00ebzime f\u00ebmij\u00ebsh e lidhur kuror\u00eb martesash, si\u00e7 ishin pajtuar dhe shum\u00eb gjaqe e b\u00ebr\u00eb kuvende t\u00eb krahin\u00ebs. Kisha e Rubikut dhe Kisha e Madhe e Kthell\u00ebs, shkruan At Donat Kurti, ishin kthyer n\u00eb qendra t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb p\u00ebr trevat e Veriut, nga jepnin e merrnin atdhetar\u00ebt e flakt\u00eb. Kthella, me 8 dhjetor 1912, vet\u00ebm pak dit\u00eb pas ngjarjes m\u00eb t\u00eb madhe komb\u00ebtare qysh nga koha e Sk\u00ebnd\u00ebrbeut, me porosi t\u00eb Dom Nikoll\u00eb Ka\u00e7orrit, N\u00ebnkryetarit t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs, organizon nj\u00eb tubim t\u00eb gjer\u00eb festiv kushtuar ngritjes s\u00eb Flamurit. Ndaj, n\u00eb 100-vjetorin e Pavar\u00ebsis\u00eb, n\u00eb murin e kish\u00ebs s\u00eb restauruar, nga bashkia e Rr\u00ebshenit, n\u00eb prani t\u00eb publikut t\u00eb ardhur nga e gjith\u00eb zona, u vendos nj\u00eb pllak\u00eb p\u00ebrkujtimore.<\/p>\n<p align=\"center\"><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p align=\"center\"><strong>Doktori i Princit t\u00eb Mirdit\u00ebs, Bib\u00eb Dod\u00eb Pash\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nga kjo kish\u00eb historike t\u00eb Kthell\u00ebs nis dhe udha e pazakont\u00eb e nj\u00eb njeriu q\u00eb m\u00eb pas do t\u00eb ishte fort i p\u00ebrmendur n\u00eb koh\u00ebn e tij. \u201cPjet\u00ebr Llesh Mjeku ishte nx\u00ebn\u00ebs i kish\u00ebs s\u00eb Malajve dhe p\u00ebr cil\u00ebsit\u00eb e ve\u00e7anta q\u00eb kishte e \u00e7ojn\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr e pastaj n\u00eb Vjen\u00eb n\u00eb fakultetin e mjeksis\u00eb. I pari nga kjo krahin\u00eb, e pse jo, nd\u00ebr mjek\u00ebt e par\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb kishte studiuar n\u00eb Per\u00ebndim. Thuhet se p\u00ebr ta d\u00ebrguar p\u00ebr studime pati ndikuar dhe Dera e Gjomarkut. N\u00eb Austri ai m\u00ebsoi gjermanisht e italisht e m\u00eb von\u00eb dhe turqisht.\u201d Rreth figur\u00ebs s\u00eb tij g\u00ebrsh\u00ebtohet historia me goj\u00ebdh\u00ebn\u00ebn. N\u00eb Shkod\u00ebr, p\u00ebrpos se mjek i shkodran\u00ebve, u b\u00eb dhe mjeku i Bib\u00eb Dod\u00ebs, i cili nj\u00ebher\u00eb ishte plagosur dhe u mjekua nga Dr. Pjetri. \u201cAsht sh\u00ebrue Pasha i Merdit\u00ebs prej Pjet\u00ebr Mjekut\u201d, thuhej asokohe nd\u00ebr mirditor\u00eb e mal\u00ebsor\u00eb. Dhe fjala mori dhen\u00eb. Kaq u desh q\u00eb atij t\u2019i mvishej mbiemri Mjeku, nga Do\u00e7i q\u00eb e kishte patur m\u00eb par\u00eb. Baca Ded\u00eb, rr\u00ebfimet p\u00ebr doktor\u00ebt e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij i ka nga t\u00eb vjet\u00ebrit e familjes, se doktor Pjetri kishte patur dhe nj\u00eb djal\u00eb, Bardhok Mjekun, i cili mori zanatin e t\u2019et, por ky si mjek popullor. K\u00ebshtu, \u201cSht\u00ebpia e Mjekut\u201d, mb\u00ebrriti n\u00eb dy brez si e till\u00eb. Ka nj\u00eb trash\u00ebgimi nga baba te biri. Bib Doda ia trash\u00ebgoi princnin\u00eb e Mirdit\u00ebs t\u00eb birit, Preng\u00eb Bib\u00eb Doda, kurse doktori i tij, Pjet\u00ebr Mjeku b\u00ebri t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb, duke ia l\u00ebn\u00eb profesionin djalit.<\/p>\n<p>Dr. Kadri K\u00ebr\u00e7iku nga Tirana \u00ebsht\u00eb nj\u00eb em\u00ebr i nderuar i mjeksis\u00eb shqiptare, jo vet\u00ebm si dermatolog i mir\u00ebnjohur, i diplomuar n\u00eb Vjen\u00eb, por dhe se la pas nj\u00eb vep\u00ebr mjaft t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme studimore, librin e v\u00ebllimsh\u00ebm \u201cZhvillimi i sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr gjat\u00eb shekujve XVI-XX\u201d,\u00a0botuar me 1962, q\u00eb ia kishte kushtuar mjekut shkodran legjend\u00eb, Frederik Shirok\u00ebs, i cil\u00ebsuar si kirurgu m\u00eb duar t\u00eb arta. Bardhok Do\u00e7i, nj\u00eb tjet\u00ebr pasardh\u00ebs i familjes \u201cMjeku\u201d, pasi ka q\u00ebmtuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr t\u00eb vlefsh\u00ebm e n\u00eb dokumente t\u00eb tjera, ka botuar n\u00eb gazet\u00ebn \u201cMirdita\u201d nj\u00eb portret p\u00ebr doktorin e Pash\u00ebs s\u00eb Mirdit\u00ebs. Dr. Pjet\u00ebr Mjeku u vendos n\u00eb Shkod\u00ebr rreth vitit 1830. Aty u miq\u00ebsua me mjekun e njohur shkodran Dr. Kol Ndoja, i cili e mbajti af\u00ebr. Ky i fundit ishte mjek i d\u00ebgjuar n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shkodr\u00ebn dhe vinte nga nj\u00eb familje trash\u00ebgimtare n\u00eb mjek\u00ebsi. Doktor Kola e mori mjekun e ri mirditor n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra, nj\u00eb sht\u00ebpi dykatshe p\u00ebrkarshi bashkis\u00eb s\u00eb vjet\u00ebr. Dr. Pjetri shpejt u b\u00eb i njohur si ustai i tij, prandaj dhe njer\u00ebzit zun\u00eb ta th\u00ebrrisnin Pjet\u00ebr Mjeku dhe ky mbiem\u00ebr nuk iu hoq gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs. Pos t\u00eb dh\u00ebnave nga libri i Dr. K\u00ebr\u00e7ikut, autori i artikullit t\u00eb sip\u00ebrth\u00ebn\u00eb shkruan se M\u00ebhill Mardeda, me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb dokumenti q\u00eb ka nxjerr\u00eb nga arkivat e Stambollit, ka v\u00ebrtetuar se Pjet\u00ebr Mjeku rreth viteve 1853-1854 ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb Frontin e Danubit, Luft\u00ebn e Krimes\u00eb, si mjek dhe luft\u00ebtar bashk\u00eb me Princin Bib\u00eb Dod\u00eb Pasha. Ka sh\u00ebrbyer dhe n\u00eb Kosov\u00eb e Stamboll, por dhe n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Nga gjurmimet q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Dr. Paulin Shqalshi del se ka marr\u00eb pjes\u00eb dhe n\u00eb disa kuvende t\u00eb\u00a0 Mirdit\u00ebs, si n\u00eb at\u00eb t\u00eb Sh\u00ebn Palit t\u00eb 27 dhjetorit 1876, me mbi tre mij\u00eb vet\u00eb nga Mirdita, Kthella Mal\u00ebsia e Lezh\u00ebs, Dukagjini e Gjakova, ku u vendos kryengritja kund\u00ebr turkut, por dhe n\u00eb Kuvendin e Perlatit t\u00eb vitit 1877, si dhe ka mb\u00ebshtetur Abat Do\u00e7in n\u00eb nismat e tij atdhetare etj. (Shih: Gazeta \u201cMirdita\u201d, 2003).<\/p>\n<p align=\"center\"><strong>Njeriu q\u00eb nuk u nga nga Ungjilli dhe \u201cLahuta e Malsis\u00eb\u201d <\/strong><\/p>\n<p align=\"center\"><strong>dhe pasi u prish\u00ebn kishat<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ded\u00eb Mjeku ka shkruar historikun e familjes s\u00eb vet. Ka dhe shum\u00eb dor\u00ebshkrime t\u00eb tjera, me nj\u00eb kaligrafi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb bukurshkrimi, si t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit me formim klasik. Kishim d\u00ebgjuar p\u00ebr m\u00ebsues Ded\u00ebn, si nj\u00eb personazh i ve\u00e7ant\u00eb, por rasti e solli q\u00eb ta njihnim n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb shtyr\u00eb. Si model i mbijetes\u00ebs n\u00eb nj\u00eb regjim t\u00eb eg\u00ebr politik. Ai nuk zgjodhi pushk\u00ebn p\u00ebr ta mundur at\u00eb, por diturin\u00eb dhe lutjen drejtuar Zotit. Dhe bashk\u00eb me t\u00eb mbijetoi dhe emri i der\u00ebs s\u00eb tij fisnike. Fati e p\u00ebrpoqi p\u00ebr mir\u00eb e p\u00ebr keq, drejp\u00ebrdrejt apo t\u00ebrthorazi, me shum\u00eb personazhe t\u00eb njohur t\u00eb politik\u00ebs shqiptar\u00eb t\u00eb shekullit t\u00eb 20-t\u00eb, shpesh aq t\u00eb larg\u00ebt me nj\u00ebri-tjetrin si bot\u00ebkuptim: nga Kapidani i Mirdit\u00ebs, Bajraktari i Oroshit, te Ramiz Alia\u2026<strong><\/strong><\/p>\n<p>I ka kaluar t\u00eb 80-at dhe banon n\u00eb nj\u00eb vil\u00eb private n\u00eb Durr\u00ebs, fare pran\u00eb bregut t\u00eb detit, gj\u00eb q\u00eb as n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr nuk e kishte \u00e7uar. Gjinsi i tij sikur ishte i \u201cprer\u00eb\u201d p\u00ebr t\u00eb rrojtur vet\u00ebm n\u00eb shkrepa malesh. Rr\u00ebfimi i k\u00ebtij \u201cburri zotni\u201d \u00ebsht\u00eb mjaft interesant dhe t\u00eb krijon iden\u00eb e nj\u00eb disidenti t\u00eb heshtur. N\u00eb vitin 1947, kur ishte vet\u00ebm 17-vje\u00e7ar, caktohet m\u00ebsues n\u00eb Korthpul\u00eb t\u00eb Mirdit\u00ebs. Atje njihet me Dom Zef Oroshin, priftin q\u00eb vet\u00ebm pak vite m\u00eb von\u00eb u arratis n\u00eb Amerik\u00eb, duke qen\u00eb nj\u00eb nga z\u00ebrat m\u00eb t\u00eb fort\u00eb kund\u00ebr komunizmit n\u00eb emigracionin politik shqiptar. \u201cLutjen e Krishtit e kam mbajt dhe gjat\u00eb 40 viteve m\u00ebsues\u201d, t\u00eb befason ai. \u201cPata gjetur nj\u00eb ungjill t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb kish\u00eb, q\u00eb e mbaja gjithmon\u00eb me vete fshehur. Ishte nj\u00eb lib\u00ebr i vog\u00ebl lutjesh sa nj\u00eb pasaport\u00eb, q\u00eb nuk binte n\u00eb sy. Kam qen\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn nj\u00eb besimtar i thekur.\u201d Rri pak dhe shton: \u201cFeja, vet\u00ebm feja m\u00eb ka lart\u00ebsue shpirt\u00ebrisht\u201d, thot\u00eb njeriu q\u00eb ka disa fletore t\u00eb trasha t\u00eb mbushura me shkrime teologjike, si t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb misionar. \u201cI kam shkrue p\u00ebr vete\u201d, thot\u00eb. Por nuk \u00ebsht\u00eb kjo befasia q\u00eb vjen prej tij. Ai kujton nj\u00eb vegim hyjnor nga f\u00ebmij\u00ebria e larg\u00ebt: \u201cSot e 70 vjet m\u00eb par\u00eb jam takue n\u00eb and\u00ebrr me Zoj\u00ebn e Bekueme, kur isha i vog\u00ebl, debatikas n\u00eb malet e Martaneshit, n\u00eb koh\u00ebn e Luft\u00ebs. Isha i s\u00ebmur\u00eb dhe Zoja me ka ardh\u00eb af\u00ebr shtratit, e veshur krejt n\u00eb ar, shndriste sa me t\u00eb marr\u00eb syt\u00eb. \u201c\u00c7ohu se je sh\u00ebrue\u201d, m\u00eb tha. Prej at\u00ebher\u00eb m\u00eb duket se nuk ka kalue aspak koh\u00eb!\u2026\u201d<\/p>\n<p>Jo rast\u00ebsisht po ia sjellim lexuesit k\u00ebt\u00eb profil njer\u00ebzor, por dhe p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb se sa thell\u00eb ishte ngulitur besimi tek njeriu. Deda vente dhe vinte me ungjill n\u00eb gji n\u00eb koh\u00ebn kur militant\u00ebt komunist\u00eb thyenin f\u00ebrgjuret dhe shembnin kishat, gjuanin Zotin me gur\u00eb p\u00ebr hava, si t\u00eb ishin t\u00eb krisur. Por krahas fes\u00eb ishte dhe tradita kulturore. Njer\u00ebzit e maleve me t\u00eb nj\u00ebjtin zell shqiptonin dhe \u201cLahut\u00ebn e Mal\u00ebsis\u00eb\u201d t\u00eb Fisht\u00ebs, dhe pse ishte nj\u00eb lib\u00ebr i ndaluar e rrezikoje ndjekjen nga sigurimi i shtetit, si\u00e7 ka ndodhur me dhjet\u00ebra her\u00eb. Edhe personazhi yn\u00eb, Ded\u00eb Mjeku, e mbante fshuhurazi \u201cLahut\u00ebn\u201d qysh nga rinia e tij\u2026<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p align=\"center\"><strong>Xhandari i Zogut, nj\u00eb jet\u00eb mes nacionalist\u00ebsh dhe komunist\u00ebsh<\/strong><\/p>\n<p align=\"center\"><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrher\u00eb ka patur njer\u00ebz nga Veriu q\u00eb kan\u00eb patur miq\u00ebsi n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Mesme e t\u00eb Jugut si dhe e anasjellta, miq\u00ebsi q\u00eb nuk u prish\u00ebn kurr\u00eb. Tregohet se si funksionar\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm nga viset jugore, iu kishin hequr \u201clitarin\u201d miqve t\u00eb tyre verior\u00eb, ku kishin bujt n\u00eb vitet partizane. Edhe familja Mjeku e kishte nj\u00eb miq\u00ebsi t\u00eb till\u00eb p\u00ebr kok\u00eb, me familjen e Asllan K\u00ebr\u00e7ikut n\u00eb Tiran\u00eb. Ded\u00eb Mjeku kujton: \u201cShkoll\u00ebn e bana n\u00eb Tiran\u00eb te im ungj, Pjet\u00ebr Preng Bardhoku, q\u00eb kishte qen\u00eb xhandar pran\u00eb Inspektorit Mbretnuer nja 7-8 vjet si roje e tij. Ai ka qen\u00eb dhe m\u00ebsuesi im i par\u00eb. P\u00ebr vete e pati marr\u00eb (m\u00ebsuar) abc-n\u00eb n\u00eb vitin 1928 kur ishte ushtar n\u00eb Tiran\u00eb. M\u00eb ka mbajt me vete n\u00eb Fikas t\u00eb Mulletit n\u00eb shkoll\u00eb p\u00ebr 4 vjet. Jetoja n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e patriotit Asllan K\u00ebr\u00e7iku, me familjen e tij, q\u00eb respektohej shum\u00eb n\u00eb ato an\u00eb. Kam qen\u00eb nx\u00ebn\u00ebs atje nga viti 40-44. Fal\u00eb Zotit e ungjit Pjet\u00ebr u bana njeri me shkoll\u00eb\u2026\u201d Ky \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb pasazh nga rr\u00ebfimi i Ded\u00eb Bardhokut (Mjekut) p\u00ebr kush\u00ebririn e tij ish-xhandar i Zogut, jeta e t\u00eb cilit do t\u00eb ndryshonte rr\u00ebnj\u00ebsisht pas Luft\u00ebs. \u201cT\u00eb del p\u00ebrpara buka e dhanme\u201d thon\u00eb n\u00eb Mirdit\u00eb. Dhe ky xhandar mbret\u00ebror ishte sjell\u00eb mir\u00eb me partizan\u00ebt. B\u00ebnte sikur nuk i shihte tek hynin e dilnin drejtuesit ilegal\u00eb t\u00eb Luft\u00ebs, Gogo Nushin, Beqir Ballukun, Myslim Pez\u00ebn etj., t\u00eb cil\u00ebt, ashtu si dhe ai, ishin miq t\u00eb Asllanit. Fundja luft\u00ebn askush nga shqiptar\u00ebt nuk e kishte dashur dhe ata n\u00eb heshtje e kishin gjetur kodin e marr\u00ebveshjes n\u00eb \u201ckurriz\u201d t\u00eb pushtuesit.<\/p>\n<p>Pjetri m\u00eb von\u00eb ishte liruar dhe gjendej n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij. Partizan\u00ebt, kur e pan\u00eb veshur me xhaket\u00ebn e vjet\u00ebr, e mor\u00ebn me vete n\u00eb mal dhe nuk dihet si do t\u2019i kishte vajtur fati, n\u00ebse aty nuk do t\u00eb q\u00ebllonte nj\u00eb shok i tij xhandar, tashm\u00eb partizan. Emri i tij i mir\u00eb do ta kthente n\u00eb sht\u00ebpi. N\u00eb vitet \u201950 desh\u00ebn ta b\u00ebnin kulak, por ishte s\u00ebrish ajo, buka e vjet\u00ebr, q\u00eb do ta shp\u00ebtonte. Edhe pse kok\u00ebt kishin ndryshuar, Pjetri ruante fotografin\u00eb e fejes\u00ebs q\u00eb miku i tij nacionalist, Lek\u00eb Margjini, i kishte d\u00ebrguar n\u00eb koh\u00eb t\u00eb hershme, pa\u00e7ka se udh\u00ebheq\u00ebsi komunist e kishte fshikulluar. Leka ishte martuar me Luiz\u00ebn, vajz\u00ebn e Sotir Pecit, kishte qen\u00eb kryebashkiak i Kor\u00e7\u00ebs, por nuk ishte n\u00eb an\u00ebn e partizan\u00ebve. Pjetri dhe vajz\u00ebn e tij, Gjel\u00ebn, e kishte martuar me Mark Arapin n\u00eb Selit\u00eb, i diplomuar n\u00eb Itali p\u00ebr oficer, dhe ai nj\u00eb njeri i ndaluar i koh\u00ebs. Kur filluan t\u00eb dilnin letrat nga Tirana, p\u00ebr ndihmes\u00ebn e Pjetrit gjat\u00eb Luft\u00ebs, at\u00ebher\u00eb dy nga bijt\u00eb e tij u an\u00ebtar\u00ebsuan n\u00eb Parti, por nuk mund t\u00eb venin te motra e tyre e martuar te \u201creaksionari\u201d, pos ndonj\u00ebher\u00eb kur e thyenin rregullin, q\u00eb n\u00eb thelb ishte nj\u00eb mosbindje politike\u2026<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb e ruante miq\u00ebsin\u00eb me familjen K\u00ebr\u00e7iku n\u00eb Tiran\u00eb. Asllan K\u00ebr\u00e7iku do t\u00eb vinte n\u00eb Mirdit\u00eb te miku i tij i koh\u00ebve t\u00eb vjetra. Ai ishte dora e djatht\u00eb e qeveris\u00eb. Nj\u00eb djal\u00eb i tij mjek, Ramizi, ishte deputet i Kuvendit Popullor. P\u00ebr Asllanin ishte shkruar nj\u00eb lib\u00ebr nga shkrimtari Sk\u00ebnder Hasa. E kujtonte dhe Enveri ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb p\u00ebrvjetor\u00ebt e Luft\u00ebs. Por dhe Pjetri i shkruante letra nj\u00eb her\u00eb n\u00eb dy-tri jav\u00eb mikut tironas t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb v\u00ebshtira. Edhe tash q\u00eb ata, fark\u00ebtuesit e asaj miq\u00ebsie, nuk rrojn\u00eb m\u00eb, jan\u00eb bijt\u00eb e tyre q\u00eb ven\u00eb e vin\u00eb te nj\u00ebri-tjetri p\u00ebr dasma etj.<\/p>\n<p>Kjo ishte historia e burrit nga dera e njohur \u201cMjeku\u201d, q\u00eb e \u00e7onte jet\u00ebn mes nacionalist\u00ebsh dhe komunist\u00ebsh. Pjet\u00ebr Preng\u00eb Bardhoku, miq\u00ebsit\u00eb e tij nuk i kishte lidhur e zgjidhur sipas mides\u00eb s\u00eb Partis\u00eb. Ai ishte nj\u00eb mal\u00ebsor q\u00eb dinte ta nderonte mikun sipas tradit\u00ebs shqiptare. Mund t\u00eb duket e habitshme se si nj\u00eb xhandar vazhdonte t\u00eb ishte i \u00e7besuar i regjimit komunist deri n\u00eb fund, edhe kur pasardh\u00ebsit ishin me partin\u00eb. Apo se fjala xhandar kishte qen\u00eb sinonimi i s\u00eb keqes, regjimit, i vet\u00eb Zogut, n\u00eb psikologjin\u00eb ideologjike t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb monizmit?&#8230;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p align=\"center\"><strong>Martesa e Ded\u00ebs me mbes\u00ebn e Kapidanit t\u00eb Mirdit\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p align=\"center\"><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Ded\u00eb Bardhoku u martua me Xhulian\u00ebn, vajz\u00ebn e Mark Do\u00e7it, q\u00eb ishte mbesa e Kapidanit t\u00eb Mirdit\u00ebs, Gjon Marka Gjoni. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb histori m\u00eb vet\u00eb martesa e tyre, q\u00eb nuk i shp\u00ebton as romantizmit. Ai i shkruan nj\u00eb let\u00ebr vjehrrit t\u00eb ardhsh\u00ebm q\u00eb ta mir\u00ebpriste n\u00eb sht\u00ebpi, pasi ai do t\u00eb k\u00ebrkonte dor\u00ebn e vajz\u00ebs s\u00eb tij. \u201cIsha nis me u ba mik me t\u00eb vet\u00ebm nga emri i mir\u00eb i sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb vajz\u00ebs.\u201d Dhe akademisti nga Shebja e priti plot mir\u00ebsi k\u00ebt\u00eb dh\u00ebnd\u00ebr ndryshe. Ai mban mend se vjehrri pasi e pati d\u00ebgjuar i pati th\u00ebn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb figurshme \u201cUn\u00eb e ti flasim nj\u00eb gjuh\u00eb\u201d\u2026 n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb e vdekur tashm\u00eb n\u00eb realitetin e ri socialist.<\/p>\n<p>U martuan gjysm\u00eb shekulli m\u00eb par\u00eb, n\u00eb vitin 1963. Ashtu si asnj\u00eb dh\u00ebnd\u00ebr tjet\u00ebr i koh\u00ebs, Deda k\u00ebndoi vet\u00eb k\u00ebng\u00eb me \u00e7ifteli n\u00eb dasm\u00ebn e tij. K\u00ebndoi p\u00ebr nusen e re dhe veten. Edhe pse e dinte se me at\u00eb martes\u00eb ai do ta shkruante p\u00ebrfundimisht fatin e tij si nj\u00eb i penguar, p\u00ebr t\u00eb huajtur nj\u00eb metafor\u00eb nga Kadareja. Nusja do t\u00eb punonte n\u00eb kooperativ\u00eb bujq\u00ebsore duke ngarkuar kuajt me gur\u00eb, dru, bar. Kjo ishte nama e saj. I ati kishte pas kryer studimet e larta ushtarake n\u00eb Modena t\u00eb Italis\u00eb, kishte qen\u00eb antifashist i or\u00ebve t\u00eb para, nga nj\u00eb der\u00eb e njohur atdhetare e Kthell\u00ebs, por asgj\u00eb nuk kishte mjaftuar q\u00eb ai dhe familja e tij t\u00eb mos persekutohej r\u00ebndsh\u00ebm. Oficerin e lart\u00eb t\u00eb ushtris\u00eb komb\u00ebtare shteti e kishte \u00e7uar t\u00eb ruante tuf\u00ebn e dhive t\u00eb kooperativ\u00ebs. Regjimit komunist po i tepronin njer\u00ebzit e arsimuar jasht\u00eb shtetit n\u00eb koh\u00ebn e Mbret\u00ebris\u00eb dhe po i vinin p\u00ebrshtat militant\u00ebt e koh\u00ebs, shpesh pa asnj\u00eb klas\u00eb shkoll\u00eb n\u00eb ato vite t\u00eb para. Merret me mend pastaj fati i parath\u00ebn\u00eb i vajz\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mos e ngritur kryet.<\/p>\n<p>Deda dhe Xhuli mbahen mend si nj\u00eb \u00e7ift model, pa\u00e7ka se fshati i kishte t\u00eb ndar\u00eb p\u00ebr mort e p\u00ebr das\u00ebm. E kjo p\u00ebr shkak t\u00eb nuses, q\u00eb edhe pse kishte nj\u00eb xhaxha komunist q\u00eb nga koha e Luft\u00ebs dhe drejtues n\u00eb disa rrethe t\u00eb Veriut, M\u00ebhill Do\u00e7in, do t\u2019i p\u00ebrfundonin n\u00eb burg politik dy xhaxhallar\u00ebt e tjer\u00eb, Gjini dhe Ndoi dhe kush\u00ebriri i par\u00eb, Akili.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb bised\u00ebs me ta aty n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tyre buz\u00eb detit, dikush nga t\u00eb af\u00ebrmit na thot\u00eb se Xhuli ka qen\u00eb nj\u00eb bujare e teprueme, kurse ajo ia kthen se bujarin\u00eb e ka gjetur tek ata, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e burrit. Nuk mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb tjet\u00ebr nd\u00ebr njer\u00ebz t\u00eb till\u00eb, ve\u00e7se asaj prej fisnik\u00ebsh, q\u00eb nuk din\u00eb t\u00eb ankohen p\u00ebr fatin e djesh\u00ebm, por t\u2019i kushtohen t\u00eb sotmes.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p align=\"center\"><strong>M\u00ebsues i paepur i mirditor\u00ebve<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Deda kishte kryer Normalen e Elbasanit, duke u b\u00ebr\u00eb nj\u00eb nga m\u00ebsuesit m\u00eb metodist\u00eb t\u00eb Mirdit\u00ebs. Sh\u00ebrbeu n\u00eb 15 katunde, Korthpul\u00eb, Bulshar, Gryk\u00eb-Orosh, Masht\u00ebrkor, Kullaxhi, Kuzhnen, Kaluer, Arr\u00ebz etj. Arsimin e lart\u00eb p\u00ebr histori-gjeografi e kreu kur ishte 47 vje\u00e7, pasi i kishte b\u00ebr\u00eb plot 7 vjet lutje Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit p\u00ebr t\u2019iu dh\u00ebn\u00eb e drejta e studimit. Ai ishte nj\u00eb edukator i lindur. Iu \u00e7onte f\u00ebmij\u00ebve ndonj\u00ebher\u00eb dhe karamele e llokume n\u00eb klas\u00eb p\u00ebr t\u2019i motivuar dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb. Ka patur nj\u00eb \u00e7ifteli, q\u00eb i binte dhe i k\u00ebndonte p\u00ebr merak. I m\u00ebsonte t\u00eb rinjt\u00eb t\u00eb k\u00ebrcenin teksa vet\u00eb merrte melodit\u00eb. \u201cKam pas k\u00ebndue me \u00e7ifteli dhe \u201cOso Kuk\u00ebn\u201d e Gjergj Fisht\u00ebs, kujton ai. Asokohe dhe t\u00eb tjer\u00eb e k\u00ebndonin \u201cLahut\u00ebn e Malsis\u00eb\u201d, nj\u00eblloj si\u00e7 kishin k\u00ebnduar k\u00ebng\u00ebt e kreshnik\u00ebve. \u201cKur isha m\u00ebsues n\u00eb Orosh, n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201950, takoja \u00e7do t\u00eb diel\u00eb bajraktarin Preng Marka Prenga. Ai ishte nj\u00eb gjyqtar i Kanunit, i praktik\u00ebs s\u00eb jet\u00ebs. Ku ngulte ai fjal\u00ebn, nuk e shkulte kush tjet\u00ebr. Ishte nj\u00eb njeri i ditur, q\u00eb i kuptonte e shtjellonte aq mir\u00eb pun\u00ebt e popullit e t\u00eb Mirdit\u00ebs. Por familja e tij u p\u00ebrsekutua keq. Djalin, Bardhokun, ia fut\u00ebn n\u00eb burg politik. Burra t\u00eb till\u00eb populli i quante burra me vul\u00eb dhe donte t\u2019iu ngjante\u2026\u201d P\u00ebrmend me nderim dhe m\u00ebsuesit e vjet\u00ebr t\u00eb Mirdit\u00ebs: Preng Filopati, Mark Legisi, Pjet\u00ebr Kadeli, me t\u00eb cil\u00ebt kishte qen\u00eb n\u00eb kurs pedagogjik n\u00eb Shkod\u00ebr, bashk\u00eb me 20 arsimtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb kishin m\u00ebsuar n\u00eb Konviktin \u201cMirdita\u201d t\u00eb Oroshit, apo m\u00eb t\u00eb rinj si Ndue Gjoci, Ndue Tarazhi, Mark Tirta, Nikoll\u00eb Toma, Bardhok Bardhoku, Ndue P\u00ebrdoda etj.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb thuhet, po si ndodhte, q\u00eb dhe t\u00eb ishe m\u00ebsues dhe mos t\u00eb vinin shok\u00ebt e fshatit n\u00eb sht\u00ebpi, p\u00ebr raste g\u00ebzimesh dhe hidh\u00ebrimesh? Si me th\u00ebn\u00eb, t\u00eb ishte dhe i lejuar dhe i ndaluar nj\u00ebher\u00ebsh? Edhe edukatori brezit t\u00eb ri, edhe kulak me trisk\u00eb Fronti n\u00eb xhep? Ky ishte komunizmi, fija e perit n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn duhej t\u00eb ecje. Deda kishte at\u00eb biografi q\u00eb kishte nga gruaja, por ama kishte patur dhe dy v\u00ebll\u00ebz\u00ebr partizan\u00eb, Preng\u00ebn dhe Nduen. Kishte qen\u00eb dhe vet\u00eb debatikas\u2026<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p align=\"center\"><strong>Letra e Ramiz Alis\u00eb p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb lart\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Kol Bardhoku, i kush\u00ebriri i Ded\u00ebs, m\u00ebsues n\u00eb gjimnazin e Rr\u00ebshenit, thot\u00eb: \u201cG\u00ebzimin m\u00eb t\u00eb madh e kan\u00eb patur kur u kan\u00eb shkue f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Iu kishin th\u00ebn\u00eb me tallje n\u00eb fshat se djalit, Leonardit, do t\u2019i jepnin nj\u00eb burs\u00eb p\u00ebr nallban\u2026 p\u00ebr t\u00eb mbathur kuajt! Q\u00eb t\u00eb mos merrte Medaljen e Art\u00eb, ia pat\u00ebn nxjerr\u00eb fizkuktur\u00ebn 9\u2026\u201d Nuk ishte thjesht nj\u00eb titull nderi, por sipas ligjit ai q\u00eb p\u00ebrfitonte at\u00eb medalje kishte t\u00eb drejt\u00ebn e zgjdhjes s\u00eb deg\u00ebs m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb universitet. Biografia i ulte ose i ngrinte notat. Po t\u00eb ishe f\u00ebmija i ndonj\u00eb sekretari Partie rrethi veje p\u00ebr Juridik, kurse po t\u00eb ishe i \u201cs\u00ebmur\u00eb\u201d nga biografia, nuk veje as p\u00ebr zooteknik. Ded\u00eb Mjeku, duke par\u00eb se djalit t\u00eb tij nuk po i jepej e drejt\u00eb studimi, pasi nga Komiteti i Partis\u00eb emrit t\u00eb tij i bihej vazhdimisht me viz\u00eb t\u00eb kuqe, i shkroi nj\u00eb let\u00ebr Ramiz Alis\u00eb, kreut t\u00eb shtetit. Aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb at\u00eb vit, me 1986, mbaronte shkoll\u00ebn e mesme dhe vajza, Ermelinda me rezultate shum\u00eb t\u00eb mira, por q\u00eb do t\u00eb kishte dhe ajo fatin e t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb mos i lejohej arsimi i lart\u00eb. P\u00ebr habin\u00eb, po dhe k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e tij e t\u00eb krejt familjes, p\u00ebrgjigja erdhi pozitive, madje qortuese p\u00ebr sektarizmin partiak t\u00eb Mirdit\u00ebs. Ramizi shkruante mbi letr\u00ebn e m\u00ebsuesit prind: \u201c\u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb ky qendrim q\u00eb mbahet ndaj k\u00ebsaj kategorie njer\u00ebzish?\u201d Udha u hap. Ermelinda shkoi n\u00eb Ekonomik dhe tani punon ekonomiste n\u00eb nj\u00eb bank\u00eb, kurse Leonardi studio p\u00ebr p\u00ebr matematik\u00eb, punoi pak koh\u00eb m\u00ebsues, pasi emigroi n\u00eb Greqi e Itali. Tani jeton n\u00eb Aosto, ku ma marr\u00eb krejt \u201cfisin\u201d e tij atje. Familjar\u00ebt na thon\u00eb se i \u00ebsht\u00eb njohur diploma e m\u00ebsuesis\u00eb, por ai preferon t\u00eb punoj\u00eb si menaxher bulmeti, baxhier. Me djathin e prodhur nga duar e tij konkuron n\u00eb panairet m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb Europ\u00ebs, p\u00ebrfshi dhe Parisin. Djaloshi i dikursh\u00ebm q\u00eb mbarte me kal\u00eb qum\u00ebshtin e dhive n\u00eb Fushat e Lugjeve, n\u00eb bjeshk\u00ebt e Oroshit, q\u00eb fshati socialist donte ta b\u00ebnte nallban t\u00eb fshatit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p align=\"center\"><strong>N\u00eb fund, pak koment mbi familjet me histori <\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ndodhi q\u00eb kjo histori e familjes \u201cMjeku\u201d n\u00ebp\u00ebr trazimet dhe travlimet e koh\u00ebve u shkrua si rast\u00ebsisht. Por sa familje t\u00eb tjera shqiptare kan\u00eb historit\u00eb e tyre, t\u00eb ndryshme nga njer\u00eb-tjetra, por gjithhere fisnike. Do t\u00eb ishte mir\u00eb q\u00eb t\u00eb hulumtohej pandar\u00eb, si rreth familjeve t\u00eb famshme, ashtu dhe atyre m\u00eb pak t\u00eb njohura. Ato ishin t\u00eb mbruajtura me tiparet e aristokracis\u00eb dhe mund\u00ebn t\u2019i mbijetonin jo pak revolucionit proletar, kulturor q\u00eb e shkimi tradit\u00ebn nga rr\u00ebnj\u00ebt. Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u nxj\u00ebrr\u00eb n\u00eb pah \u00ebsht\u00eb dhe nj\u00eblloj disidence, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ata kurr\u00eb nuk flasin vet\u00eb. Ded\u00eb Mjeku \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shembull i virtytit n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, krejt ndryshe nga disi ish-kuadro q\u00eb tani n\u00eb kujtimet e tyre flasin m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr \u201cdisidenc\u00ebn\u201d e tyre\u2026 komuniste. Brezat e rinj kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe jo p\u00ebr sajesat kallpe t\u00eb disave, p\u00ebr t\u00eb mbetur n\u00eb histori me \u00e7do kusht. Njihet rregulli i art\u00eb i saj, p\u00ebr t\u00eb mos qasur t\u00eb par\u00ebt ata q\u00eb turren t\u2019i z\u00ebn\u00eb der\u00ebn pa merita. Kurse atyre t\u00eb tjer\u00ebve historia iu vete prapa\u2026<\/p>\n<p><em>Mirdit\u00eb-Durr\u00ebs, Pranver\u00eb 2013<\/em><\/p>\n<p><em><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/05\/asllan-ker\u00e7iku.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-2826\" title=\"asllan ker\u00e7iku\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/05\/asllan-ker\u00e7iku-205x300.jpg\" alt=\"\" width=\"205\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/05\/asllan-ker\u00e7iku-205x300.jpg 205w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/05\/asllan-ker\u00e7iku.jpg 449w\" sizes=\"auto, (max-width: 205px) 100vw, 205px\" \/><\/a><\/em><\/p>\n<p><em>Asllan Ker\u00e7iku<\/em><\/p>\n<p><em><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/05\/ded-mjeku-ne-moshe-te-re.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-2825\" title=\"ded mjeku ne moshe te re\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/05\/ded-mjeku-ne-moshe-te-re-207x300.jpg\" alt=\"\" width=\"207\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/05\/ded-mjeku-ne-moshe-te-re-207x300.jpg 207w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/05\/ded-mjeku-ne-moshe-te-re.jpg 564w\" sizes=\"auto, (max-width: 207px) 100vw, 207px\" \/><\/a><\/em><\/p>\n<p><em>Ded Mjeku, i ri<\/em><\/p>\n<p><em><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/05\/ded-mjeku-sot.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-2824\" title=\"ded mjeku sot\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/05\/ded-mjeku-sot-225x300.jpg\" alt=\"\" width=\"225\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/05\/ded-mjeku-sot-225x300.jpg 225w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/05\/ded-mjeku-sot.jpg 600w\" sizes=\"auto, (max-width: 225px) 100vw, 225px\" \/><\/a><\/em><\/p>\n<p><em>Ded Mjeku, sot<\/em><\/p>\n<p><em><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/05\/lek-margjini-me-bashkeshorten.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-2823\" title=\"lek margjini me bashkeshorten\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/05\/lek-margjini-me-bashkeshorten-202x300.jpg\" alt=\"\" width=\"202\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/05\/lek-margjini-me-bashkeshorten-202x300.jpg 202w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/05\/lek-margjini-me-bashkeshorten.jpg 650w\" sizes=\"auto, (max-width: 202px) 100vw, 202px\" \/><\/a><\/em><\/p>\n<p><em>Lek Margjini<\/em><\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/05\/pjeter-preng-bardhoku.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-2822\" title=\"pjeter preng bardhoku\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/05\/pjeter-preng-bardhoku.jpg\" alt=\"\" width=\"371\" height=\"606\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/05\/pjeter-preng-bardhoku.jpg 371w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/05\/pjeter-preng-bardhoku-183x300.jpg 183w\" sizes=\"auto, (max-width: 371px) 100vw, 371px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Pjeter Preng Bardhoku<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ne foto: Asllan Ker\u00e7iku dhe Pjeter Mjeku &nbsp; Shkruar nga: NDUE DEDAJ &nbsp; N\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb aristokracis\u00eb s\u00eb maleve. P\u00ebrsimoni, \u201cSht\u00ebpia e Par\u00eb\u201d e Kthell\u00ebs &nbsp; Mbiemri \u201cMjeku\u201d nuk \u00ebsht\u00eb i panjohur n\u00eb Shqip\u00ebri, ai m\u00eb s\u00eb shumti lidhet me pranin\u00eb e ndonj\u00eb sh\u00ebruesi popullor, q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb emrin e profesionit krejt fisit, ashtu&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-2820","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-publicistike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2820","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=2820"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2820\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3160,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2820\/revisions\/3160"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=2820"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=2820"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=2820"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}