{"id":2796,"date":"2013-05-08T20:32:50","date_gmt":"2013-05-08T20:32:50","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=2796"},"modified":"2013-05-08T20:32:50","modified_gmt":"2013-05-08T20:32:50","slug":"mrekullia-e-fiksionit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=2796","title":{"rendered":"Mrekullia e fiksionit"},"content":{"rendered":"<p><em><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/05\/flora-durmishi.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-2797\" title=\"flora durmishi\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/05\/flora-durmishi-225x300.jpg\" alt=\"\" width=\"225\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/05\/flora-durmishi-225x300.jpg 225w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/05\/flora-durmishi.jpg 720w\" sizes=\"auto, (max-width: 225px) 100vw, 225px\" \/><\/a>Ne foto Flora \u00a0Durmishi<\/em><\/p>\n<p><em>&#8220;<strong>N\u00eb koh\u00ebn ton\u00eb, kur gjendja e let\u00ebrsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb rritur \u00ebsht\u00eb\u00a0 p\u00ebrkeq\u00ebsuar, librat e mir\u00eb t\u00eb\u00a0 let\u00ebrsis\u00eb\u00a0\u00a0 p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt jan\u00eb shpres\u00eb e vetme, streha e vetme.&#8221;<\/strong><\/em> ~Isaac Bashevis Singer Isaac Bashevis Singer<\/p>\n<p><strong>Intervit\u00eb me profesoresh\u00ebn universitre, poeten, publicisten dr. Qibrije Demiri-Frangu<\/strong><\/p>\n<p><strong>Profesoresh\u00eb, dua vler\u00ebsimin tuaj p\u00ebr\u00a0krijimtarin\u00eb letrare p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb t\u00eb periudh\u00ebs se para luft\u00ebs dhe p\u00ebr gjendjen e saj t\u00eb sotme\u00a0 n\u00eb Kosov\u00eb?<!--more--><\/strong><\/p>\n<p>Pyetje me vend, pyetje me vend pik\u00ebrisht pse edhe arti \u201cp\u00ebrjetoi\u201d luft\u00ebn dhe po i jeton pasojat e saj. Para luft\u00ebs, \u00ebsht\u00eb e ditur, as let\u00ebrsia nuk frymonte lirsh\u00ebm. Let\u00ebrsia p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb\u00a0 pavar\u00ebsisht botimeve t\u00eb shumta dhe t\u00eb themi t\u00eb rregullta ( vazhdimisht Redaksia e Botimeve t\u00eb <strong>Rilindjes<\/strong> kishte nj\u00eb plan botues), ajo zhvillohej brenda korniz\u00ebs s\u00eb sistemit, nj\u00eb let\u00ebrsi shpesh me nj\u00eb estetik\u00eb ideologjike dhe t\u00eb shpesht\u00ebn, let\u00ebrsi q\u00eb i zihej fryma me moralizime dhe didaktiz\u00ebm. P\u00ebrkund\u00ebr atmosfer\u00ebs s\u00eb till\u00eb ajo koh\u00eb vuri themele t\u00eb mira t\u00eb k\u00ebsaj let\u00ebrsie dh krijoi breza krijuesish, duke i l\u00ebn\u00eb k\u00ebsaj let\u00ebrsie nj\u00eb kontingjent t\u00eb mir\u00eb veprash t\u00eb cilat edhepse\u00a0 disa prej tyre kan\u00eb ngarkesa t\u00eb ndryshme t\u00eb koh\u00ebs, vazhdon t\u00eb jet\u00eb ende pjes\u00eb e lektur\u00ebs shkollore, e\u00a0 mbetur ashtu si ka qen\u00eb para sa decenieve.\u00a0 Sot, kjo let\u00ebrsi, p\u00ebr absurd, \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e kaosit kulturor, \u00ebsht\u00eb n\u00eb val\u00ebn e tallavas\u00eb s\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb jet\u00ebs son\u00eb, e degraduar si shum\u00eb vlera tjera dhe po e jeton indiferenc\u00ebn, mosvler\u00ebsimin, mosfinancimin\u00a0 dhe injorimin total. Ajo po\u00a0 gjall\u00ebron p\u00ebrmes librave t\u00eb p\u00ebrkthyer (kryesisht botime q\u00eb vijn\u00eb nga Shqip\u00ebria) si dhe\u00a0 p\u00ebrmes ca emrave m\u00eb t\u00eb hersh\u00ebm, q\u00eb jo gjithnj\u00eb jan\u00eb n\u00eb frekuenca t\u00eb koh\u00ebs dhe bot\u00ebs s\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb sot\u00ebm.\u00a0 Ende nuk e kemi nj\u00eb let\u00ebrsi si form\u00eb komunikimi dhe parasegjithash si kuptim estetik.<\/p>\n<p><strong>Let\u00ebrsia Shqipe, e n\u00eb ve\u00e7anti Let\u00ebrsia p\u00ebr F\u00ebmij\u00eb, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrshuar nga botimet\u00a0me dhe pa kriter. Si studiuese e let\u00ebrsis\u00eb si e shihni k\u00ebt\u00eb trend?A ka sot kritik\u00eb objektive, k\u00ebtu e n\u00eb t\u00eb gjitha hap\u00ebsirat shqiptare?<\/strong><\/p>\n<p>Jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb nj\u00eb krize\u00a0 ku kultura, p\u00ebrkat\u00ebsisht let\u00ebrsia, shfaqet me vlera t\u00eb p\u00ebrulta, n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst duhet shikuar edhe kritik\u00ebn letrare, e cila s\u2019\u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7 vrojtim, shqyrtim dhe pasqyrim estetik i imponuar nga prodhimi letrar; i nivelit dhe vlerave q\u00eb sjell\u00eb libri e\u00a0 shpeshher\u00eb edhe n\u00ebn nivelin e librit. Bindja se kritiku \u00ebsht\u00eb lexuesi m\u00eb ideal i librit, \u00ebsht\u00eb bartur edhe n\u00eb koh\u00ebn ton\u00eb, por shtrohet \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu apo jo. Nuk besoj se sot mund t\u00eb flitet p\u00ebr nj\u00eb idealiz\u00ebm n\u00eb kontekst t\u00eb asaj q\u00eb e tham\u00eb, nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb q\u00eb n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb letrare sot thuajse libri nuk sh\u00ebnon ndonj\u00eb ngjarje kulturore, ndaj nuk mund t\u00eb presim q\u00eb si i till\u00eb t\u00eb p\u00ebrcillet me nj\u00eb kritik\u00eb t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb. P\u00ebrmbysjet e m\u00ebdha ideologjike q\u00eb si pasoj\u00eb soll\u00ebn edhe rr\u00ebnimin e sistemit t\u00eb vlerave \u00e7far\u00eb i kishim deri von\u00eb, b\u00ebn q\u00eb t\u00eb krijohet nj\u00eb atmosfer\u00eb konvertive, e cila n\u00eb esenc\u00eb nd\u00ebrtohet me metodat dhe skemat e njohura, q\u00eb nuk kan\u00eb si t\u00eb mos reflektojn\u00eb n\u00eb plan t\u00eb par\u00eb bartjen e nj\u00eb logjike t\u00eb tejkaluar. Praktika e p\u00ebrdorimit t\u00eb veprave letrare p\u00ebr q\u00ebllime extraletrare vazhdon t\u00eb jet\u00eb mbizot\u00ebruese edhe sot. Edhe sot jan\u00eb t\u00eb hapura tendencat q\u00eb mendimi kritik t\u00eb udh\u00ebheq\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e shijeve dhe t\u00eb gjykimit. Nuk mund t\u00eb thuhet se nuk kan\u00eb funksionuar dikur n\u00eb Kosov\u00eb dhe s\u00eb voni edhe n\u00eb Shqip\u00ebri modalitetet e ndryshme t\u00eb kritik\u00ebs, por gjithashtu nuk mund t\u00eb thuhet se kemi nd\u00ebrtuar nj\u00eb nivel kualitativ t\u00eb t\u00eb menduarit kritik, e sidomos kritika q\u00eb merret me let\u00ebrsin\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb t\u00eb krijimit t\u00eb vlerave t\u00eb p\u00ebrulta s\u2019kemi si t\u00eb mos ndeshim botimin e veprave pa kriter, mbase edhe pa nj\u00eb procedur\u00eb t\u00eb zakonshme. Kjo ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb edhe informacioni p\u00ebr t\u00eb t\u00eb jet\u00eb i till\u00eb. Ndoshta kriz\u00ebn e mendimit kritik p\u00ebr librin duhet k\u00ebrkuar n\u00eb munges\u00ebn e p\u00ebrkujdesjes institucionale dhe n\u00eb logjik\u00ebn\u00a0 e\u00a0 nd\u00ebrtimit t\u00eb tregut t\u00eb librit. N\u00ebse libri tash ka kuptimin e nj\u00eb malli t\u00eb zakonsh\u00ebm q\u00eb del n\u00eb treg p\u00ebr t\u00eb gjetur bler\u00ebsit e vet, shit\u00ebsit e tij, p\u00ebrkat\u00ebsisht editor\u00ebt e sht\u00ebpive botuese, e ambalazhojn\u00eb at\u00eb me ndonj\u00eb mendim t\u00eb ndonj\u00eb krijuesi t\u00eb afirmuar nga nj\u00eb sistem vlerash tashm\u00eb i rr\u00ebnuar dhe n\u00eb form\u00eb preference i veshin edhe gjykimin kritik p\u00ebr t\u00eb. Kriz\u00ebn e mendimit kritik si rrjedhoj\u00eb t\u00eb kriz\u00ebs s\u00eb librit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi duhet kundruar edhe nga aspekti i interesimit t\u00eb lexuesit. Lexuesi yn\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb po orientohet nga librat e p\u00ebrkthyera q\u00eb vijn\u00eb nga let\u00ebrsi t\u00eb popujve t\u00eb ndrysh\u00ebm, nga librat t\u00eb ashtuquajtura bestseler, q\u00eb n\u00eb hap\u00ebsirat tona vijn\u00eb si mall me vler\u00eb t\u00eb stabilizuar dhe t\u00eb verifikuar nga miliona lexues. N\u00eb nj\u00eb konkurrenc\u00eb t\u00eb till\u00eb tash m\u00eb mir\u00eb se kurr\u00eb e shohim nivelin e prodhimit ton\u00eb letrar, i shohim motivet ekstraletrare q\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr propagandohet. Shtrohet \u00e7\u00ebshtja se p\u00ebrse k\u00ebto p\u00ebrkthime t\u00eb veprave kulminante nuk p\u00ebrcillen edhe nga kritika jon\u00eb!? Kjo vetvetiu nxjerr n\u00eb pah shum\u00eb dilema dhe shum\u00eb arsye p\u00ebr t\u00eb besuar se kritika jon\u00eb sot vuan edhe nga kompleksi i inferioritetit mbase edhe nga neglizhenca.<\/p>\n<p>Gazetat dhe revistat q\u00eb merren me \u00e7\u00ebshtje t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb nuk ofrojn\u00eb ndonj\u00eb mendim kritik p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb. Kryesisht ndeshim mbresa p\u00ebr librin ose shpjegime p\u00ebr p\u00ebrmbajtjen e tij, autor\u00eb t\u00eb t\u00eb cilave jan\u00eb kryesisht t\u00eb ashtuquajturit\u00a0\u00a0 koleg\u00eb t\u00eb + krijuesit, t\u00eb autorit t\u00eb librit.<\/p>\n<p>Pozit\u00ebs s\u00eb kritik\u00ebs letrare sot v\u00ebrtet i \u00ebsht\u00eb dashur nj\u00eb debat profesional, jo se ky debat do t\u2019i b\u00ebhej terapi, por mbase s\u00eb paku do t\u00eb identifikonte k\u00ebt\u00eb fenomen si nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbur, t\u00eb diletantizuar deri n\u00eb mas\u00ebn e mosekzistenc\u00ebs s\u00eb saj reale. Kjo \u00ebsht\u00eb sepse n\u00eb k\u00ebto vitet e fundit materiali dhe prodhimet letrare jan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb mall q\u00eb krijon stoqe q\u00eb pakush i eksploaton dhe fare pak kush merret denj\u00ebsisht me to dhe vler\u00ebsimin e tyre.<\/p>\n<p>Por, botimet individuale, shpesh edhe ato pak libra\u00a0 q\u00eb financohen nga institucionet, t\u00eb shpesht\u00ebn jan\u00eb krijime\u00a0 q\u00eb nuk kalojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr redaktor\u00eb\u00a0 e ndonj\u00ebher\u00eb botohen edhe me gabime gjuh\u00ebsore. K\u00ebta libra, \u00e7\u2019 \u00ebsht\u00eb m\u00eb e keqja shp\u00ebrndahen edhe n\u00ebp\u00ebr shkolla p\u00ebrmes lidhjeve me drejtor\u00eb shkollash dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shpesh kontaktet e para f\u00ebmij\u00ebt i b\u00ebjn\u00eb me k\u00ebt\u00eb kategori librash, m\u00eb pas p\u00ebr t \u2018mos lexuar m\u00eb kurr\u00eb. Th\u00ebn\u00eb drejt\u00ebn, pavar\u00ebsisht interesimit v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe ta p\u00ebrcjell\u00ebsh k\u00ebt\u00eb lloj botimi, ngase edhe distribuimi b\u00ebhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb eg\u00ebr. Pastaj nuk ka as kritik\u00eb q\u00eb e p\u00ebrcjell\u00eb k\u00ebt\u00eb botim.<\/p>\n<p><strong>Jeni p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb disa antologji poetike. A jeni e k\u00ebnaqur me p\u00ebrzgjedhjen e b\u00ebr\u00eb nga p\u00ebrpiluesi? A ju kan\u00eb konsultuar p\u00ebr p\u00ebrzgjedhjen e poezis\u00eb\u2026?<\/strong><\/p>\n<p>Zakonisht antologjit\u00eb jan\u00eb zgjedhje e p\u00ebrpiluesve, t\u00eb shpesht\u00ebn kam qen\u00eb e k\u00ebnaqur me p\u00ebrzgjedhjen e b\u00ebr\u00eb, kam qen\u00eb e k\u00ebnaqur edhe me konkurrenc\u00ebn brenda antologjive. ( Antologjia e poeteshave t\u00eb Kosov\u00ebs <em>Kafshimi i moll\u00ebs<\/em>, <em>Renesansa, <\/em>Prishtin\u00eb,1996; antologjia e shkrimtareve <em>Take t\u00eb larta,Sfinga ,2000 p\u00ebrpiluar nga A.Podrimja;<\/em>N\u00eb antologjin\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb t\u00eb O.Grillos<em> Xhaketa e kuqezi,2002;<\/em> N\u00eb antologjin\u00eb e poezis\u00eb moderne shqipe n\u00eb gjuh\u00ebn gjermane t\u00eb p\u00ebrpiluar nga F.Laholli\u00a0 (<strong>Anthologie der modernen albanischen Lyrik ;<\/strong> prezantimi n\u00eb p\u00ebrzgjedhjen\u00a0\u00a0 e mendimit kritik shqiptar\u00a0 <em>Let\u00ebrsia jasht\u00eb kopshteve tan\u00eb,<\/em> <em>Ars<\/em>,Tiran\u00eb, 2004 tj.) e tj.<\/p>\n<p><strong>Kritika ju ka vler\u00ebsuar sigurisht por, a mund ta kujtoni fjalin\u00eb\u00a0 m\u00eb t\u00eb bukur qe kan\u00eb th\u00ebn\u00eb p\u00ebr ju dhe poezin\u00eb tuaj?<\/strong><\/p>\n<p>Jam e k\u00ebnaqur me p\u00ebrcjelljen e krijimtaris\u00eb sime nga kritika.\u00a0 Mund t\u00eb them se ka pasur mjaft shkrime, por shkrimi i prof.Agim Dev\u00ebs dhe vler\u00ebsimi\u00a0 A. Bishqemit m\u00eb mbeten m\u00eb t\u00eb besueshmit dhe m\u00eb stimuluesit p\u00ebr pun\u00ebn time. Studiuesi\u00a0 R. Musliu, duke folur p\u00ebr poezin\u00eb time p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, thot\u00eb: &#8230;<strong>kjo poezi \u00ebsht\u00eb plot e p\u00ebrplot metafora funksionale, liriz\u00ebm t\u00eb motivuar, ndjenja e mendime q\u00eb s\u2019pretendojn\u00eb\u00a0 t\u00eb shnd\u00ebrrohen n\u00eb formula didaktike.(<\/strong>R. Musliu<strong>, Eskurs n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, <\/strong>fq.139)<\/p>\n<p><strong>\u00c7&#8217;autor\u00eb kan\u00eb ndikuar n\u00eb formimin tuaj?<\/strong><\/p>\n<p>Q\u00eb nga p\u00ebrrallat e gjyshes e deri te Cohelo e Ro\u00ebling e <strong>Harry Potterit.<\/strong> \u00cbsht\u00eb thuajse nj\u00eb jet\u00eb e t\u00ebr\u00eb lexim. Njeriu nuk lexon p\u00ebr t\u00eb emituar dik\u00eb n\u00eb t\u00eb shkruar, un\u00eb nuk ndjek ndonj\u00eb model p\u00ebr ta p\u00ebrvet\u00ebsuar, kultura e leximit shkrihet e b\u00ebhet nj\u00eb kultur\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb shkrimi dhe do t\u00eb duhej krijuar nj\u00eb model origjinal, natyrisht .Edhe rast\u00ebsia e profesionit m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb udh\u00ebtoj\u00a0 me fjal\u00ebn e bukur- nga Gilgameshi e deri te Kadare . Jam e lumtur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dhe leximin e marr\u00eb si nj\u00eb proces t\u00eb vazhduesh\u00ebm. Libri im i par\u00eb q\u00eb kam lexuar \u00ebsht\u00eb libri ilustrativ <strong>Llampa e Alajdinit<\/strong>, dhurat\u00eb p\u00ebr sukses n\u00eb kl. e par\u00eb fillore, e m\u00eb pas kjo llamp\u00eb sikur m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb drit\u00eb vazhdimisht \u2019i gjej librat e tjer\u00eb. Fiksioni \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mrekulli\u00a0 q\u00eb t\u00eb impresionon\u00a0 n\u00eb \u00e7do koh\u00eb. M\u00eb mir\u00eb se n\u00eb vepra askund nuk konservohen ndjenjat dhe mendimet, ndaj edhe shkruaj krahas leximit.<\/p>\n<p><strong>Kur rishikoni krijimtarin\u00eb tuaj, cili \u00ebsht\u00eb libri q\u00eb e keni m\u00eb p\u00ebr zem\u00ebr dhe pse<\/strong>?<\/p>\n<p>Secili \u00ebsht\u00eb i mir\u00eb- m\u00eb duket, p\u00ebr koh\u00ebn kur \u00ebsht\u00eb shkruar. N\u00eb secilin ndjej veten time dhe pjes\u00eb nga esenca ime. N\u00eb realitet i shoh shkarjet e librave t\u00eb par\u00eb e t\u00eb fundit, por poezia \u00ebsht\u00eb prodhim i \u00e7asteve, momenteve t\u00eb caktuara, kur : o \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb shkruhen\u00a0 o s \u2018ka b\u00ebr\u00eb ndryshe. \u00c7\u2019e do, jan\u00eb ato momente kryeneqe. Jo rast\u00ebsisht t\u00eb vije t\u00eb shkruash, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb moment q\u00eb t\u00eb zgjon, q\u00eb t\u00eb atakon diku n\u00eb brendi dhe ti reagon, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast me poezi.<\/p>\n<p><strong>Vitet e fundit keni botuar nj\u00eb lib\u00ebr studimor dhe nj\u00eb lib\u00ebr me poezi. Cilat kane qene sfidat\u00a0\u00a0(letrare,\u00a0psikologjike, logjistike) p\u00ebr sjelljen e k\u00ebtyre librave n\u00eb jet\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Libri <strong>Let\u00ebrsia p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb- gjeneza, fenomene, autor\u00eb<\/strong>, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr q\u00eb m\u00eb ka marr\u00eb mjaft koh\u00eb. N\u00eb realitet si profesoresh\u00eb q\u00eb mbaj k\u00ebt\u00eb l\u00ebnd\u00eb krahas tjerave, m\u00eb duhej t\u00eb b\u00ebja di\u00e7ka p\u00ebr student\u00ebt e mi, q\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj literatura e kan\u00eb mjaft t\u00eb mang\u00ebt. Ata autor\u00eb i kisha edhe p\u00ebr zem\u00ebr, me veprat e tyre isha rritur, por kur i shikon me syrin e vler\u00ebsimit kritik, ata b\u00ebhen tjer\u00eb. Nd\u00ebr sfidat kryesore ishte grumbullimi i botimeve, i kritik\u00ebs s\u00eb shkap\u00ebrderdhur n\u00ebp\u00ebr revista e libra t\u00eb ndrysh\u00ebm dhe natyrisht botimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem tjet\u00ebr-edhe financionar. Por jam e k\u00ebnaqur q\u00eb kam sfiduar veten. Mendoj t\u2019i rikthehem dhe ta plot\u00ebsoj edhe me autor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb cil\u00ebt mendoj se kan\u00eb sh\u00ebnuar s\u00eb paku di\u00e7ka n\u00eb k\u00ebt\u00eb let\u00ebrsi.<\/p>\n<p><strong>Profesoresh\u00eb, krijimtaria juaj \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyer. Kush e ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Pas p\u00ebrkthimit t\u00eb disa poezive n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb rajonit, libri <strong>Kur\u00a0 bie shi mbi det<\/strong>, u p\u00ebrkthye n\u00eb suedisht nga krijuesi yn\u00eb Lum Haxhiu (Hajdin Abazi) n\u00eb bashk\u00ebpunim me krijuesen e njohur suedeze Karin Lenz, e cila ka b\u00ebr\u00eb edhe nj\u00eb parath\u00ebnie p\u00ebr librin. Parath\u00ebnia th\u00ebn\u00eb drejt\u00ebn m\u00eb pat motivuar shum\u00eb p\u00ebr pun\u00ebn time, ajo heton shum\u00eb gj\u00ebra q\u00eb nuk i kan\u00eb v\u00ebrejtur kritik\u00ebt tan\u00eb. Ky p\u00ebrkthim ishte gj\u00eb e mir\u00eb edhe p\u00ebr arsyen se libra t\u00eb autor\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb suedishte num\u00ebrohen n\u00eb gisht\u00ebrinj. Nj\u00eb sht\u00ebpi botuese gjermane ma k\u00ebrkoi librin, por duke menduar se \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrkthyer n\u00eb gjermanisht. Meq\u00eb s \u2018kisha mund\u00ebsi t\u2019ia d\u00ebrgoj\u00eb t\u00eb p\u00ebrkthyer, mbet jasht\u00eb botimit p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt gjerman\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Kam v\u00ebrejtur se nuk ka nj\u00eb program dhe strategji nga institucionet shtet\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb let\u00ebrsin\u00eb q\u00eb krijohet n\u00eb Kosov\u00eb edhe jasht\u00eb kufijve te saj, p\u00ebrve\u00e7 ndonj\u00eb iniciative\u00a0 private. Si e komentoni ju k\u00ebt\u00eb?\u00a0\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb duhen shum\u00eb mekanizma institucional\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt mungojn\u00eb. Te ne mungojn\u00eb edhe p\u00ebrkthyesit. Mund\u00ebsit\u00eb e kontakteve me p\u00ebrkthyes t\u00eb huaj jan\u00eb minimale. Disa autor\u00eb tan\u00eb q\u00eb p\u00ebrkthehen, jan\u00eb merit\u00eb e menaxhimit individual dhe e interesave\u00a0 t\u00eb p\u00ebrkthyesve,\u00a0 flitet q\u00eb shum\u00eb nga k\u00ebto pak p\u00ebrkthime t\u00eb autor\u00ebve tan\u00eb, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb me pagesa nga vet krijuesit ose me shk\u00ebmbime t\u00eb ndryshme interesash.<\/p>\n<p><strong>Lexoni autoret femra dhe cilat ju do t\u2019i ve\u00e7onit<\/strong>?<\/p>\n<p>Tani ato nuk jan\u00eb pak dhe kan\u00eb\u00a0 d\u00ebshmuara vlera edhe si\u00a0\u00a0 t\u00eb p\u00ebrkthyera. \u00c7moj pa mas\u00eb poezin\u00eb e Luljeta Leshanakut e Mimoza Ahmetit,\u00a0 proz\u00ebn e\u00a0 Elvira Donesit e Hida Halimit. Edhe\u00a0 Naime Beqiraj e Ilire Zajmi kan\u00eb b\u00ebr\u00eb udh\u00eb t\u00eb mir\u00eb e\u00a0 suksessh\u00ebm po ecin. Let\u00ebrsia e huaj ka shum\u00eb emra edhe nobeliste dhe kjo t\u00eb inkurajon.Natyrisht si grua nuk mund ketu pa permendur S.Beauvoir, M.Yourcenar, V.Vulf apo edhe A. Kristin.<\/p>\n<p><strong>Cila \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshtypja juaj, sa lexohen librat e autor\u00ebve t\u00eb rinj e ve\u00e7mas let\u00ebrsia e autor\u00ebve femra?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Th<\/strong>\u00ebn\u00eb drejt\u00ebn un\u00eb provoj ta p\u00ebrcjell let\u00ebrsin\u00eb e t\u00eb rinjve, n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ata edhe jan\u00eb shumica ish student\u00eb t\u00eb mi, ndaj nuk e kam v\u00ebshtir\u00eb k\u00ebt\u00eb. Koh\u00ebve t\u00eb fundit jan\u00eb 4-5 emra q\u00eb jan\u00eb d\u00ebshmuar q\u00eb n\u00eb fillim me poezi, proz\u00eb e edhe kritik\u00eb. Nga krijueset femra, jan\u00eb dy tre emra, por q\u00eb kan\u00eb nisur e duhet pritur d\u00ebshmime.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb po b\u00ebn dhe ku \u00ebsht\u00eb intelektuali i v\u00ebrtet\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Intelektuali po hesht\u00eb, ndoshta po vrojton e ndoshta edhe po vuan apo po lufton p\u00ebr ekzistenc\u00eb, e disa po e jetojn\u00eb komoditetin e servilizmit. Dhe t\u00eb gjitha k\u00ebto nga margjina e jet\u00ebs shoq\u00ebrore. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb askujt\u00a0 s\u2019 mund\u00a0 i thuhet intelektual, derisa nuk jan\u00eb aktiv e kritik ndaj trendeve t\u00eb akuluturimit. Sikur\u00a0 i ka kapluar\u00a0\u00a0 nj\u00eb vet\u00ebk\u00ebnaq\u00ebsi e pajustifikueshme, sepse intelektuali n\u00eb \u00e7do rrethan\u00eb i v\u00ebren hap\u00ebsirat boshe t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie -e\u00a0 nuk ka shoq\u00ebri pa gropa t\u00eb tilla boshe, e lere shoq\u00ebria jon\u00eb q\u00eb po kalon faz\u00ebn e tranzicionit. Sa p\u00ebr krijuesit, mendoj se gjendjen e sotme t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb duhet marr\u00eb si nj\u00eb sfid\u00eb, ndaj duhet reaguar doemos n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb permanente p\u00ebrmes veprimeve letrare.<\/p>\n<p><strong>Si e mbushni koh\u00ebn dhe me cka?<\/strong><\/p>\n<p>Eh! Do t\u00eb doja q\u00eb ajo t\u00eb jet\u00eb ding e mbushur me t\u00eb mira. Ashtu edhe provoj. Njeriu e realizon veten ashtu si \u00ebsht\u00eb i nd\u00ebrtuar, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb koncepteve dhe prioriteteve t\u00eb veta. Vazhdimisht, n\u00eb rrethana tona primare mbetet familja sepse vet jeta jon\u00eb \u00ebsht\u00eb thuajse e konservuar brenda saj. Pak merret shoq\u00ebria me qytetarin dhe pak ka kushte q\u00eb t\u00eb realizohemi diku, pos vendit t\u00eb pun\u00ebs dhe familjes. Koha ime \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mozaik i bukur: familja, student\u00ebt, miqt\u00eb dhe librat. Pak udh\u00ebtime, pak fluturime. Natyrisht nuk e harroj praktikimin e asaj pak prirjeje krijuese q\u00eb kam\u00a0 edhepse motivimi krijues \u00ebsht\u00eb shum\u00eb kompleks dhe jo i p\u00ebrhersh\u00ebm. Duke u nisur edhe nga fakti se stimulimi krijues vjen nga leximi i vazhduesh\u00ebm, natyrisht nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb madhe ma merr leximi.<\/p>\n<p><strong>Me \u00e7ka apo si do ta p\u00ebrmbyllim k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb<\/strong> ?<\/p>\n<p>Me d\u00ebshira t\u00eb mira p\u00ebr fatin e artit, p\u00ebr jet\u00ebn ton\u00eb kulturore, p\u00ebr shpirtin ton\u00eb krijues!<\/p>\n<p><em>Dr.Qibrije Demiri-Frangu u lind, n\u00eb vitin 1957, n\u00eb fshatin Sazli t\u00eb Ferizajt.<\/em><\/p>\n<p><em>Shkollimin fillor dhe gjimnazin i kreu n\u00eb Ferizaj, nd\u00ebrsa studimet n\u00eb Deg\u00ebn e Let\u00ebrsis\u00eb dhe Gjuh\u00ebs Shqipe n\u00eb Fakultetin Filozofik t\u00eb Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs. M\u00eb 1986 magjistroi n\u00eb shkencat filologjike me tem\u00ebn, Gruaja n\u00eb proz\u00ebn e Jakov Xox\u00ebs, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2006 doktoroi<\/em><\/p>\n<p><em>me tem\u00ebn, Proza e Rilindjes Komb\u00ebtare. N\u00eb vitin 1986, u pranua asistente, nd\u00ebrsa m\u00eb<\/em><\/p>\n<p><em>von\u00eb ligj\u00ebruese n\u00eb Fakultetin Filozofik n\u00eb Prishtin\u00eb. Nj\u00eb koh\u00eb ishte ligj\u00ebruese e angazhuar, kurse nga maji i vitit 2003 \u00ebsht\u00eb ligj\u00ebruese e rregullt n\u00eb l\u00ebnd\u00ebn Let\u00ebrsi Shqipe I, n\u00eb Deg\u00ebn e Gjuh\u00ebs Shqipe dhe n\u00eb l\u00ebnd\u00ebn Qytet\u00ebrimi Shqiptar dhe Let\u00ebrsi p\u00ebr F\u00ebmij\u00eb dhe t\u00eb Rinj, n\u00eb Deg\u00ebn e Let\u00ebrsis\u00eb Shqipe t\u00eb Fakultetit t\u00eb Filologjis\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Ka botuar k\u00ebto vepra: \u201cBuz\u00ebqeshja s\u2019\u00ebsht\u00eb larg\u201d(1981),\u201cFlurudh\u00eb\u201d(1985) \u201cTa shoh bot\u00ebn si got\u00ebn\u201d(1987), \u201cGjith\u00ebsia si qershia\u201d(1989),\u201cK\u00ebmb\u00ebt e er\u00ebs\u201d(1995), \u201cPrekja e vdekjes\u201d(2000),<\/em><\/p>\n<p><em>\u201cNar det regnar over havet\u201d (\u201cKur bie shi mbi det\u201d)\u201cADRS\u201d, Malme(2002) \u201cShpirti i luleve\u201d(2007), \u201cTallje e bukur\u201d dhe nj\u00eb lib\u00ebr studimor me titull \u201cLet\u00ebrsia p\u00ebr F\u00ebmij\u00eb, Gjeneza, Fenomene e Autor\u00eb\u201d . Si krijuese \u00ebsht\u00eb prezantuar n\u00eb Antologjin\u00eb e Poezis\u00eb Shqipe p\u00ebr F\u00ebmij\u00eb t\u00eb Odhise Grillos \u201cXhaketa Kuq e Zi\u201d, n\u00eb Antolpgjin\u00eb e Poeteshave t\u00eb Kosov\u00ebs \u201cKafshimi I Moll\u00ebs\u201d, poashtu n\u00eb Antologjin\u00eb e shkrimtareve shqiptare t\u00eb p\u00ebrpiluar nga Ali Podrimja me titull \u201cTake te Larta\u201d si dhe n\u00eb Antologjin\u00eb e Poezis\u00eb Shqipe, t\u00eb p\u00ebrpiluar, nga Ferdinand Laholli, n\u00eb gjuh\u00ebn gjermane, etj.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p>Flora Durmishi, Radio Kosova, 2012<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ne foto Flora \u00a0Durmishi &#8220;N\u00eb koh\u00ebn ton\u00eb, kur gjendja e let\u00ebrsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb rritur \u00ebsht\u00eb\u00a0 p\u00ebrkeq\u00ebsuar, librat e mir\u00eb t\u00eb\u00a0 let\u00ebrsis\u00eb\u00a0\u00a0 p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt jan\u00eb shpres\u00eb e vetme, streha e vetme.&#8221; ~Isaac Bashevis Singer Isaac Bashevis Singer Intervit\u00eb me profesoresh\u00ebn universitre, poeten, publicisten dr. Qibrije Demiri-Frangu Profesoresh\u00eb, dua vler\u00ebsimin tuaj p\u00ebr\u00a0krijimtarin\u00eb letrare p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb t\u00eb periudh\u00ebs&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-2796","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-intervista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2796","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=2796"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2796\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2798,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2796\/revisions\/2798"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=2796"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=2796"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=2796"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}