{"id":2736,"date":"2013-04-23T14:40:32","date_gmt":"2013-04-23T14:40:32","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=2736"},"modified":"2013-04-23T14:40:55","modified_gmt":"2013-04-23T14:40:55","slug":"eshte-mire-te-kesh-mbeshtetjen-e-grave-bisede-me-teuta-arifin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=2736","title":{"rendered":"\u00cbsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb kesh mb\u00ebshtetjen e grave! ( Bisede me Teuta Arifin )"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/04\/Arifi-Teuta.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-large wp-image-2737\" title=\"Arifi Teuta\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/04\/Arifi-Teuta-1024x616.jpg\" alt=\"\" width=\"620\" height=\"372\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/04\/Arifi-Teuta-1024x616.jpg 1024w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/04\/Arifi-Teuta-300x180.jpg 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/04\/Arifi-Teuta.jpg 1928w\" sizes=\"auto, (max-width: 620px) 100vw, 620px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Ne foto: Nga e majta Flora Durmishi dhe Teuta Arifi<\/p>\n<p>E intervistuara ime, e sotme, \u00ebsht\u00eb gruaja e par\u00eb shqiptare q\u00eb ka hyr\u00eb n\u00eb Parlamentin e Maqedonis\u00eb. E para grua shqiptare zv.kryeministre dhe e para grua kryetare e komun\u00ebs s\u00eb Tetov\u00ebs &#8211; Teuta Arifi. <!--more-->E lindur n\u00eb Tetov\u00eb nga prind\u00ebr intelektual\u00eb. N\u00ebna e Teut\u00ebs, zonja Nadire, njihej n\u00eb qytetin e saj t\u00eb lindjes si nj\u00eb nd\u00ebr m\u00ebsueset e pakta t\u00eb asaj ane. Teuta Arifi \u00ebsht\u00eb shkolluar n\u00eb Tetov\u00eb, Prishtin\u00eb e Shkup. \u00cbsht\u00eb doktor I shkencave filologjike. I p\u00eblqen shum\u00eb t\u00eb shkruaj\u00eb. \u00cbsht\u00eb autore e botimeve t\u00eb ndryshme shkencore dhe politike. Flet disa gjuh\u00eb: anglisht, fr\u00ebngjisht, italisht e turqisht. Intelektualja, Teuta Arifi, n\u00eb vitin 2000 sakrifikoi komoditetin e vet me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb gjendjen e p\u00ebrgjithshme t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Maqedoni. E kan\u00eb cil\u00ebsuar si nj\u00eb grua t\u00eb guximshme, mendjendritur dhe n\u00eb t\u00eb njejt\u00ebn koh\u00eb t\u00eb ndjeshme dhe subtile. \u00cbsht\u00eb n\u00ebn\u00eb e dy f\u00ebmij\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Zonja Arifi, para se gjithash dua t\u00eb ju fal\u00ebnderoj p\u00ebr koh\u00ebn q\u00eb ndat\u00eb p\u00ebr mua dhe d\u00ebgjuesit e Radio Kosov\u00ebs. Urime dhe shum\u00eb suksese edhe n\u00eb pozit\u00ebn e re!<\/strong><\/p>\n<p>Ju fal\u00ebnderoj p\u00ebrzem\u00ebrsisht! P\u00ebr mua gjithmon\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nder I vecant\u00eb mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebr mediat kosovare dhe gjithmon\u00eb komuna e Tetov\u00ebs \u00ebsht\u00eb e hapur p\u00ebr cfar\u00ebdolloj aktiviteti, informacioni\u00a0 p\u00ebr d\u00ebgjuesit e radios tuaj.<\/p>\n<p><strong>Jeni gruaja e par\u00eb shqiptare q\u00eb, me votat e veta ka hyr\u00eb n\u00eb Parlamentin e Maqedonis\u00eb, e para grua shqiptare zv.kryeministre dhe e para grua kryetare e komun\u00ebs s\u00eb Tetov\u00ebs! Ju po b\u00ebni histori zonja Arifi!<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb edhe ashtu I bie! Fati ka dashur, n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb, hapat q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb, t\u00eb jen\u00eb t\u00eb par\u00ebt dhe t\u00eb jen\u00eb hapa historik. N\u00eb vitin 2002, kur kam dal\u00eb n\u00eb zgjedhjet parlamentare deri at\u00ebher\u00eb nuk kishte pasur grua shqiptare n\u00eb Parlmenin e Maqedonis\u00eb por edhe n\u00eb pozit\u00ebn ekzekutive si zv.kryeministre. P\u00ebr t\u00eb ju th\u00ebn\u00eb shum\u00eb sinqerisht kam pasur shum\u00eb sfida, shum\u00eb fitore, shum\u00eb pozita m\u00eb t\u00eb vogla, m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha por asnj\u00ebra prej tyre nuk m\u00eb ka g\u00ebzuar si kjo e Tetov\u00ebs! Kjo, me q\u00eb un\u00eb kam arritur t\u00eb marr mbi 24 mij\u00eb vota, si kandidate p\u00ebr Komun\u00ebn e Tetov\u00ebs, q\u00eb \u00ebsht\u00eb vot\u00eb personale. \u00cbsht\u00eb vota rekorde q\u00eb, prej themelimit t\u00eb parties, dikush ka marr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces. P\u00ebr mua kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e madhe p\u00ebrpara t\u00eb gjith\u00ebve dhe pse jo, edhe nj\u00eb d\u00ebshmi se grat\u00eb mund t\u2019I sjellin shum\u00eb t\u00eb mira procesit politik t\u00eb cdo partie politike.<\/p>\n<p><strong>Zonja Arifi, kishte skeptik\u00eb se do t\u00eb mund t\u00eb fitonit zgjedhjet, pik\u00ebrisht se jeni grua! Mir\u00ebpo, Tetova, p\u00ebr cudin\u00eb e shum\u00eb njer\u00ebzve, nuk ju shikoi si grua por si nj\u00eb njeri q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb ndryshime ose si nj\u00eb njeri q\u00eb mund t\u00eb coj\u00eb komun\u00ebn p\u00ebrpara! Dhe kjo ka befasuar t\u00eb ju them t\u00eb drejt\u00ebn!<\/strong><\/p>\n<p>Ka pasur shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb, mund t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb skeptik\u00eb! Ka pasur t\u00eb till\u00eb t\u00eb cil\u00ebt. ndoshta gjat\u00eb fushat\u00ebs, do t\u00eb kishin dashur t\u00eb mb\u00ebshteten n\u00eb nj\u00eb element t\u00eb patriarkalizmit t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb tetovar\u00ebve mir\u00ebpo, p\u00ebr mua nuk ka qen\u00eb dilem\u00eb asnj\u00ebher\u00eb. Un\u00eb kam qen\u00eb shum\u00eb e binur, sic jam cdo her\u00eb, se k\u00ebto 20 vjet t\u00eb pluralizmit, tetovar\u00ebt n\u00eb momentet e caktuara, I kan\u00eb b\u00ebr\u00eb zgjidhjet e caktuara q\u00eb, kan\u00eb qen\u00eb kthes\u00eb politike p\u00ebr shqiptar\u00ebt e Maqedonis\u00eb. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb themeluar parti politike n\u00eb Tetov\u00eb dhe, fillimtar\u00ebt e shum\u00eb proceseve kan\u00eb qen\u00eb pik\u00ebrisht nga Tetova. N\u00eb gjendjen n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kishte r\u00ebn\u00eb komuna e Tetov\u00ebs, si komuna m\u00eb e madhe, qendra m\u00eb e madhe e shqiptar\u00ebve n\u00eb Maqedoni, mendoj q\u00eb mb\u00ebshtetja nuk do t\u00eb mungonte. Njer\u00ebzit m\u00eb kan\u00eb pritur jasht\u00ebzakonisht mir\u00eb si burrat, t\u00eb rinjt\u00eb, por p\u00ebr mua ka qen\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm kontigjenti votues I grave t\u00eb cilave, un\u00eb u jam qasur me nj\u00eb program t\u00eb vecant\u00eb dhe me nj\u00eb qasje timen t\u00eb vecant\u00eb.<\/p>\n<p><strong>At\u00ebher\u00eb kur jemi k\u00ebtu, cfar\u00eb vecan\u00ebrisht p\u00ebrfitojn\u00eb grat\u00eb me zgjedhjen tuaj?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, me zgjedhjen time, grat\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nj\u00eb ide t\u00eb hapur t\u00eb pushtetit local. Edhe pse k\u00ebto jan\u00eb dit\u00ebt e para, un\u00eb shoh q\u00eb grat\u00eb me nj\u00eb leht\u00ebsi t\u00eb madhe mund t\u00eb vijn\u00eb sot te kryetarja e komun\u00ebs dhe t\u00eb tregojn\u00eb cilindo hall t\u00eb tyre q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb. Poashtu mendoj q\u00eb grate, fitojn\u00eb nj\u00eb garanc\u00eb se do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb barazi m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb procesin e angazhimit t\u00eb stafit komunal dhe nj\u00eb garanc\u00eb se angazhimi I komun\u00ebs s\u00eb Tetov\u00ebs ndaj c\u00ebshtjeve t\u00eb grave do t\u00eb jet\u00eb serioz. Un\u00eb mendoj q\u00eb ato e kan\u00eb kuptuar k\u00ebt\u00eb dhe kjo ka qen\u00eb logjika e mb\u00ebshtetjes s\u00eb madhe t\u00eb tyre.<\/p>\n<p><strong>Ishit zv.kryeministre, pozit\u00eb shum\u00eb e lart\u00eb kjo nd\u00ebrsa, vendos\u00ebt t\u00eb konkurronit p\u00ebr kryetar komune! Dikush e konsideron k\u00ebt\u00eb si kthim mbrapa madje, flitej se mund edhe t\u00eb digjeni. Pse e b\u00ebt\u00eb k\u00ebt\u00eb zgjedhje?<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr ar\u00ebsye se, pa marr\u00eb parasysh se, cfar\u00ebdo qoft\u00eb pushteti q\u00eb keni n\u00eb Republik\u00ebn e Maqedonis\u00eb, p\u00ebr cdo politikan shqiptar I cili, \u00ebsht\u00eb pak racional e di q\u00eb pozita m\u00eb e madhe, m\u00eb e nderuar, m\u00eb e fuqishme \u00ebsht\u00eb t\u00eb jesh kryetar I Tetov\u00ebs. N\u00eb ato matjet e niveleve se si I b\u00ebjm\u00eb ne, duket e cuditshme por n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb realitetit objektiv\u00a0 t\u00eb keni sot mb\u00ebshtetjen e qytetar\u00ebve p\u00ebr cilindo project q\u00eb keni vlen, jam shum\u00eb e sigurt, m\u00eb shum\u00eb se cilado pozit\u00eb n\u00eb pushtetin q\u00ebndror.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb k\u00ebt\u00eb fillimmandat me cfar\u00eb po p\u00ebrballeni?<\/strong><\/p>\n<p>Po p\u00ebrballemi me nj\u00eb situat\u00eb jasht\u00ebzakonisht komplekse. P\u00ebr fat t\u00eb keq, komuna e Tetov\u00ebs, sipas rezultateve q\u00eb po I shoh n\u00eb analizat e mia, ka pasur nj\u00eb periudh\u00eb serioze keqmenaxhimi. Komuna \u00ebsht\u00eb n\u00eb borxhe serioze dhe n\u00eb minuse serioze financiore. Un\u00eb, me ekipin tim, por edhe k\u00ebshilltar\u00ebt e jasht\u00ebm t\u00eb cil\u00ebt, jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb ndihmojn\u00eb, jemi duke b\u00ebr\u00eb hulumtime p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga kjo situat\u00eb. Kam b\u00ebr\u00eb grupin tim emergjent dhe kam shpall\u00eb gjendje krize me t\u00eb cilin, do t\u00eb duhet t\u00eb kthejm\u00eb stabilitetin financiar t\u00eb komun\u00ebs s\u00eb Tetov\u00ebs. Dhe pasi t\u00eb kthejm\u00eb stabilitetin financiar, t\u00eb mundemi q\u00eb t\u00eb jemi nj\u00eb komun\u00eb e fuqishme n\u00eb p\u00ebrmasa, jo vet\u00ebm t\u00eb vendit tone, por edhe n\u00eb p\u00ebrmasa rajonale.<\/p>\n<p><strong>Zonja Arifi, ka ankesa se grat\u00eb, sapo marrin nj\u00eb pozit\u00eb t\u00eb mir\u00eb, harrojn\u00eb q\u00eb jan\u00eb gra. Ju deri tani nuk keni harruar q\u00eb jeni grua. Uroj q\u00eb t\u00eb jet\u00eb k\u00ebshtu edhe n\u00eb vazhdim!<\/strong><\/p>\n<p>Jo, jo n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb! Qasja ime gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj periudhe ka qen\u00eb: cka mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb un\u00eb p\u00ebr grat\u00eb tjera? Kur jam zgjedhur n\u00eb 2002-shin si an\u00ebtare e Parlamentit, qasja ime ka qen\u00eb: Po, do t\u00eb jem gruaja e par\u00eb shqiptare n\u00eb Parlament por ajo q\u00eb un\u00eb nuk guxoj t\u00eb lejoj \u00ebsht\u00eb t\u00eb jem gruaja e fundit shqiptare n\u00eb Parlament. Kam qen\u00eb pjes\u00eb e ndryshimeve legjislative p\u00ebr t\u00eb siguruar numrin e grave n\u00eb k\u00ebshillat dhe n\u00eb Parlament\u00a0 dhe qsja ime \u00ebsht\u00eb q\u00eb, me pozit\u00ebn time, t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt por me pozit\u00ebn time, t\u00eb mir\u00eb edhe hajr t\u00eb shohin m\u00eb shum\u00eb grat\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pse \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb grat\u00eb t\u00eb jen\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb vendimmarrje?<\/strong><\/p>\n<p>Mendoj q\u00eb vendimmarrja ka nevoj\u00eb p\u00ebr grat\u00eb. Politika ka nevoj\u00eb p\u00ebr grat\u00eb. Ka nevoj\u00eb p\u00ebr nikoqirll\u00ebkun e grave. Ka nevoj\u00eb p\u00ebr afinitetin e grave, p\u00ebr t\u00eb punuar m\u00eb shum\u00eb pun\u00eb p\u00ebrnj\u00ebher\u00eb. Ka nevoj\u00eb p\u00ebr at\u00eb ndjenj\u00ebn e grave q\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ndjenj\u00eb amnore dhe e kujdesit p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt dhe, kam p\u00ebrshtypje q\u00eb politikat shqiptare p\u00ebrgjith\u00ebsisht kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb lidership I cili, \u00ebsht\u00eb lidership pakashum\u00eb edhe I grave me nj\u00eb mentalitet t\u00eb till\u00eb. Mendoj se politika jon\u00eb ka ardhur n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb kur, grat\u00eb I duhen m\u00eb shum\u00eb se sa q\u00eb mund t\u00eb merret me mend.<\/p>\n<p><strong>Burrat, cka mund t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb nga grat\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Po mund t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb q\u00eb, mund t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb hapur, m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt me njer\u00ebzit, m\u00eb komunikativ, m\u00eb pak paragjykues, m\u00eb t\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb komunikim\u00a0 dhe m\u00eb t\u00eb sinqert\u00eb! Mendoj se kjo do t\u2019I ndihmonte secilit politikan. Mendoj se logjika apo suksesi I politikb\u00ebrjes tone, varet nga ajo se sa ne e mbajm\u00eb lidhjen me qytetarin, me popullin. N\u00eb momentin kur humbet ajo lidhje at\u00ebher\u00eb humbasim koh\u00eb n\u00eb proceset politike.<\/p>\n<p><strong>Femra shqiptare n\u00eb Maqedoni, ku \u00ebsht\u00eb ajo sot?<\/strong><\/p>\n<p>Femra shqiptare n\u00eb Maqedoni ka b\u00ebr\u00eb ecje t\u00eb madhe p\u00ebrpara dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb un\u00eb mendoj q\u00eb duhet t\u2019I pranohet faktit t\u00eb hapjes t\u00eb universiteteve tona t\u00eb cilat, kan\u00eb mund\u00ebsuar q\u00eb femrat e reja t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e procesit arsimor. Mandej, ndihmes\u00eb t\u00eb vecant\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb proceset q\u00eb kan\u00eb ardhur pas Marr\u00ebveshjes s\u00eb Ohrit t\u00eb cilat, kan\u00eb mund\u00ebsuar nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh t\u00eb t\u00eb rinj\u00ebve dhe t\u00eb rejave shqiptare, brenda administrat\u00ebs shtet\u00ebrore. Mendoj se definitivisht, n\u00eb pozit\u00ebn tone, kemi ndryshuar shum\u00eb mir\u00ebpo, po aq kemi p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen meqen\u00ebse, sfidat dhe proceset e reja k\u00ebrkojn\u00eb shum\u00eb e m\u00eb shum\u00eb nga ne.<\/p>\n<p><strong>Zonja Arifi, ju shquheni p\u00ebr q\u00ebndrimet dhe mendimin ndryshe edhe brenda partis\u00eb. Pra jeni e z\u00ebshme edhe brenda partis\u00eb tuaj! Kjo \u00ebsht\u00eb e rrall\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb hap\u00ebsir\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb e kuptoj politik\u00ebn si nj\u00eb art t\u00eb b\u00ebrjes kompromis mir\u00ebpo nuk e kuptoj si j\u00eb kompromis ekstrem me vlerat q\u00eb ne p\u00ebrfaq\u00ebsojm\u00eb, me vlerat tona. K\u00ebshtu q\u00eb, gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe, un\u00eb at\u00eb q\u00eb kam pasur dhe dashur ta them dhe t\u2019I q\u00ebndroj pas e kam b\u00ebr\u00eb gjithmon\u00eb intesivisht dhe n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb brenda subjektit tim. D\u00ebshiroj q\u00eb subjektet tona politike, t\u00eb b\u00ebhen subjekte moderne n\u00eb t\u00eb cilat, do t\u00eb ken\u00eb vend dhe hap\u00ebsir\u00eb edhe p\u00ebr mendime m\u00eb t\u00eb gj\u00ebra p\u00ebr ar\u00ebsye se, mendoj q\u00eb, shoq\u00ebria dhe vendi q\u00eb udh\u00ebheqim \u00ebsht\u00eb m\u00eb I madh se sa partit\u00eb q\u00eb ne p\u00ebrfaq\u00ebsojm\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Zonja Arifi, nuk po b\u00ebjn\u00eb sa do t\u00eb duhej p\u00ebr grate. Ato nuk po p\u00ebrkrahin aq sa do t\u00eb duhej nj\u00ebra tjetr\u00ebn! Kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshtypja ime. Po ju cfar\u00eb mendoni?<\/strong><\/p>\n<p>Kam d\u00ebgjuar zonj\u00ebn Ollbrajt t\u00eb thot\u00eb: Grat\u00eb q\u00eb nuk punojn\u00eb p\u00ebr grat\u00eb kan\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb ftoht\u00eb n\u00eb ferr. Un\u00eb mendoj q\u00eb, politika \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pun\u00eb konkurrente dhe, mund t\u00eb mir\u00ebkuptohet konkurrenca mir\u00ebpo, nuk mund t\u00eb mir\u00ebkuptohet, asnj\u00ebher\u00eb, padurueshm\u00ebria kot fare q\u00eb mund t\u00eb shfacet. Un\u00eb mendoj q\u00eb, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb, grat\u00eb t\u00eb p\u00ebrkrahin nj\u00ebra tjetr\u00ebn, t\u00eb ndihmojn\u00eb nj\u00ebra tjetr\u00ebn, t\u00eb rrisin nj\u00eb gjenerat\u00eb t\u00eb re, t\u00eb atyre q\u00eb vijn\u00eb pas apo at\u00eb q\u00eb kam th\u00ebn\u00eb un\u00eb, jam e gatshme p\u00ebr t\u00eb\u00a0 udh\u00ebhequr me Tetov\u00ebn por akoma m\u00eb shum\u00eb jam e gatshme q\u00eb t\u00eb jem pjes\u00eb e nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb gjenerate t\u00eb re, t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb rinj e t\u00eb reja t\u00eb cil\u00ebt duhet t\u00eb jen\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb k\u00ebtij populli. P\u00ebr mua kjo \u00ebsht\u00eb sfid\u00eb e madhe.<\/p>\n<p><strong>Cilat jan\u00eb sfidat n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cilat kalon nj\u00eb grua kandidate p\u00ebr t\u00eb drejtuar nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb suksesshme? Ju sapo e keni provuar k\u00ebt\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb kam pasur qasjen q\u00eb p\u00ebrvec fushat\u00ebs q\u00eb ka pasur partia kam nd\u00ebrtuar edhe fushat\u00ebn time personale si kandidat dometh\u00ebn\u00eb, e kam personalizuar jasht\u00ebzakonisht shum\u00eb fushat\u00ebn. Sfidat kan\u00eb qen\u00eb, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb pare, qasja ime ka qen\u00eb q\u00eb, kudo q\u00eb m\u00eb kan\u00eb th\u00ebrritur gjithkund kam shkuar. Njer\u00ebzve direkt u\u00a0 kam shpjeguar cka d\u00ebshiroj t\u00eb b\u00ebj. Kam shkuar n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e t\u00eb gjith\u00ebve q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb m\u00eb pranojn\u00eb. Nuk kam b\u00ebr\u00eb parap\u00eblqme q\u00eb t\u00eb shkoj te dikush q\u00eb jam I sigurt q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkrah\u00ebs dhe t\u00eb mos shkoj t\u00eb bisedoj te ata q\u00eb s\u2019jan\u00eb. N\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb, duhet t\u00eb jeni shum\u00eb direkt, shum\u00eb t\u00eb hapur, t\u00eb shkoni gjithkund, n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn q\u00eb e kuptojn\u00eb ata, t\u2019u shpjegoni dhe t\u2019u tregoni se pse e doni mb\u00ebshtetjen e tyre dhe mandej at\u00eb komunikim ta vazhdoni.<\/p>\n<p><strong>Keni vizituar shum\u00eb fashatra gjat\u00eb fushat\u00ebs. A\u00a0 ka pasur ndonj\u00eb reagim q\u00eb nuk e keni pritur?<\/strong><\/p>\n<p>Jam mir\u00ebpritur shum\u00eb. E kam ndjekur parimin q\u00eb, meqen\u00ebse un\u00eb jam 11 vjet n\u00eb proces politik dhe jam nj\u00eb figur\u00eb q\u00eb m\u00eb njohin, p\u00ebr dallim t\u00eb ndonj\u00eb fillestari, nuk kam pasur problem asnj\u00ebher\u00eb q\u00eb t\u00eb jem bashk\u00ebbisedues I mir\u00eb p\u00ebr strukturat tona, p\u00ebr burrat dhe k\u00ebshtu me radh\u00eb. Nd\u00ebrkaq, p\u00ebr grat\u00eb, ato kan\u00eb k\u00ebrkuar takime t\u00eb vecanta. Kemi p\u00ebrdor\u00eb k\u00ebt\u00eb sistemin e mexhlisit, takimit, ndej\u00ebs, dhe ka qen\u00eb shum\u00eb I suksessh\u00ebm. Grat\u00eb k\u00ebtu, jan\u00eb t\u00eb interesuara p\u00ebr politik\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrfundim kam ardhur pas fushat\u00ebs. Ju intereson vecan\u00ebrisht politika lokale, problemet q\u00eb I ka qyteti seriozisht me ujin, hedhurinat, me ar\u00ebsimin, papun\u00ebsin\u00eb. Grat\u00eb jan\u00eb jasht\u00ebzakonisht intelegjente dhe shum\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebse. \u00cbsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb kesh mb\u00ebshtetjen e grave.<\/p>\n<p><strong>A do t\u00eb mund t\u2019I plot\u00ebsoni gjith\u00eb ato premtime q\u00eb keni dh\u00ebn\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Jam shum\u00eb e bindur q\u00eb po! Dita-dit\u00ebs bindem edhe m\u00eb shum\u00eb, pa marr\u00eb parasysh q\u00eb shum\u00eb koleg\u00eb t\u00eb mi burra kan\u00eb qen\u00eb dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb mbeten skeptik\u00eb n\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e ngritjes s\u00eb komun\u00ebs s\u00eb Tetov\u00ebs, sic jut hash, p\u00ebr shkak t\u00eb keqmenaxhimit paraprak dhe r\u00ebnies, minusimit t\u00eb madh buxhetor q\u00eb ka por, ne kemi marr\u00eb modele, kemi studiuar modele t\u00eb suksesshme t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb pasur situata poashtu kaq negative por q\u00eb I kan\u00eb kthyer n\u00eb positive. Un\u00eb jam shum\u00eb e bindur q\u00eb do t\u00eb arrijm\u00eb te qytetari I Tetov\u00ebs t\u00eb krijojm\u00eb nj\u00eb shpres\u00eb, nj\u00eb mund\u00ebsi, nj\u00eb vullnet, nj\u00eb entuziaz\u00ebm po edhe nj\u00eb komun\u00eb t\u00eb cil\u00ebn qytetari e meriton.<\/p>\n<p><strong>Tani s\u00eb fundi kemi edhe fenomenin e ashtuquajtur facebook. Ju e keni shfryt\u00ebzuar mir\u00eb k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi, kam p\u00ebrshtypjen!<\/strong><\/p>\n<p>Po e kemi p\u00ebrdorur shum\u00eb. E kemi nj\u00eb qasje t\u00eb pun\u00ebs dhe intenzitetit t\u00eb madh, me num\u00ebr t\u00eb madh t\u00eb fansave. Kam edhe administratoret e mia t\u00eb cilat administrojn\u00eb faqen e facebook-ut mir\u00ebpo, inbox-it I p\u00ebrgjigjem vet\u00eb personalisht. Nuk ka ndodhur q\u00eb t\u00eb mos u kthej personalisht p\u00ebrgjigje t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb m\u00eb kan\u00eb shkruar. Edhe kur m\u00eb kan\u00eb uruar tani, p\u00ebr fitoren, u jam p\u00ebrgjigjur t\u00eb gjith\u00ebve. Mendoj se rrjetet sociale jan\u00eb efikase n\u00eb fushat\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Zonja Arifi, shqiptar\u00ebt jan\u00eb popull I madh prej t\u00eb cilit kan\u00eb dal\u00eb dy nobelist\u00eb ose tre le t\u00eb themi, N\u00ebna Terez\u00eb, Ferid Muradi dhe Kadare edhe pse ky I fundit nuk e ka marr\u00eb k\u00ebt\u00eb cmim p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb nobelist.<\/strong> <strong>Megjithat\u00eb ky popull nuk po arrin t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb koordinim t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb!<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb mendoj q\u00eb, n\u00eb 20 vjt\u00ebshin e fundit, ne kemi hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb asaj q\u00eb quhet partishm\u00ebri dhe ajo ka kontribuar n\u00eb vrapimin edhe t\u00eb interesave parciale dhe t\u00eb themi politike. Megjithat\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb te shqiptar\u00ebt kan\u00eb ndodhur procese t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme shoq\u00ebrore p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe kohore. Mendoj se \u00ebsht\u00eb mir\u00eb ta rrisim shkall\u00ebn e koordinimit\u00a0 nd\u00ebrshqiptar p\u00ebr c\u00ebshtje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, t\u00eb tryezave nd\u00ebrshqiptare p\u00ebr c\u00ebshtje t\u00eb kultur\u00ebs, arsimit, infrastruktur\u00ebs, lidhjes ton\u00eb infrastrukturore, zhvillimit ekonomik. Mendoj q\u00eb aty ka ende shum\u00eb pun\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebhet.<\/p>\n<p><strong>E fituat K\u00ebr\u00e7ov\u00ebn, Strug\u00ebn dhe kjo fal\u00eb bashkimit t\u00eb shqiptar\u00ebve. Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb n\u00eb momente t\u00eb caktuara \u00ebsht\u00eb I domosdosh\u00ebm bashkimi kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr c\u00ebshtje t\u00eb m\u00ebdha!<\/strong><\/p>\n<p>Apsolutisht! P\u00ebr shkak se p\u00ebr ne, aty ishte shum\u00eb e qart\u00eb se n\u00ebse nuk do t\u00eb b\u00ebnim nj\u00eb bashk\u00ebveprim do t\u2019I humbnim ato komuna nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb komunat ku jemi shumic\u00eb shkojm\u00eb me konkurrenc\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Zonja Arifi, lideri I partis\u00eb tuaj z. Ahmeti ka th\u00ebn\u00eb se pas p\u00ebrfundimit t\u00eb procesit zgjedhor, BDI-ja do t\u00eb rishikoj\u00eb partneritetin me VMRO-DPMNE-n\u00eb. Pse duhet t\u00eb rishikohet ky partneritet?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk do t\u00eb hy n\u00eb komente t\u00eb deklaratave t\u00eb kryetarit tim por do te kisha n\u00ebnvizuar nj\u00eb aspekt tjet\u00ebr, aspektin e kolumnes s\u00eb tij p\u00ebr sa I p\u00ebrket an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb vendit n\u00eb NATO e cila ka krijuar shum\u00eb debat. Mendoj se p\u00ebr ne, prioritet I madh, mbetet c\u00ebshtja e NATO-s dhe Bashkimit Evropian dhe normalisht tani, pas p\u00ebrfundimit t\u00eb zgjedhjeve locale, p\u00ebr ne do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme m\u00ebnyra se si do t\u00eb zhvillohet ky proces m\u00eb tutje.<\/p>\n<p><strong>Sa e konsideroni efikas k\u00ebt\u00eb partneritet n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn?<\/strong><\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb partneritet I cili \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb vendimet dhe verdiktin e popullit maqedon dhe popullit shqiptar. Ne kemi pasur parimin q\u00eb ai q\u00eb fiton te nj\u00ebra bashk\u00ebsi t\u00eb koalicionoj\u00eb me bashk\u00ebsin\u00eb tjet\u00ebr. Kemi arritur q\u00eb, c\u00ebshtjet p\u00ebr ne, q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb prioritet, t\u2019I shtyejm\u00eb sa kemi mundur mir\u00ebpo duhet pasur parasysh q\u00eb konceptet jo gjithmon\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb njejta.<\/p>\n<p><strong>Ka v\u00ebrejtje se BDI nuk e kishte forc\u00ebn reale n\u00eb vendimet esenciale t\u00eb shtetit maqedonas dhe se partneri maqedonas pothuajse vendoste p\u00ebr gjithcka!<\/strong><\/p>\n<p>Jo nuk do t\u00eb mund t\u00eb thoja se \u00ebsht\u00eb ashtu. Edhe ne, si nj\u00eb parti politike e cila, q\u00eb nga themelimi, \u00ebsht\u00eb n\u00eb pushtet, minus 18 muaj, q\u00eb kemi qen\u00eb n\u00eb opozit\u00eb, kemi pasur periudha kur kemi pasur fuqi m\u00eb t\u00eb madhe e ndonj\u00ebher\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl. Mendoj q\u00eb, fuqin\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, m\u00eb t\u00eb kufizuar, e kemi pasur n\u00eb at\u00eb periudh\u00ebn nga 2008 deri n\u00eb 2011 dmth n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb kohore shumica parlamentare n\u00eb an\u00ebn maqedonase ka qen\u00eb jasht\u00ebzakonisht e madhe. Edhe at\u00ebher\u00eb normalisht q\u00eb kemi pasur gjithmon\u00eb ndikimin ton\u00eb mir\u00ebpo ka pasur periudha kur ka qen\u00eb m\u00eb I mir\u00eb se at\u00ebher\u00eb. Sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb ne nuk kemi l\u00ebvizur prej asaj q\u00eb kemi pasur rrug\u00eb t\u00eb ton\u00ebn t\u00eb trasuar me logjik\u00ebn q\u00eb proceset q\u00eb jan\u00eb filluar nuk mund t\u00eb kthehen pas dhe normalisht veprimi politik I shqiptar\u00ebve n\u00eb Maqedoni \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb mozaiku t\u00eb politik\u00ebs shqiptare n\u00eb rajon edhe ajo I ka pasur parasysh ato momentet q\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb jet\u00eb m\u00eb balansuese kur \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb b\u00ebj\u00eb ndonj\u00eb t\u00ebrheqje t\u00eb vog\u00ebl por kryesisht l\u00ebvizja ka qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb vij\u00eb dhe ajo vij\u00eb p\u00ebr ne nuk ka l\u00ebvizur asnj\u00eb her\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ka qen\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb e r\u00ebnd\u00eb e marr\u00ebdh\u00ebnieve shqiptaro-maqedonase jav\u00ebve dhe muajve t\u00eb fundit. Si e shihni rrjedh\u00ebn e raporteve nd\u00ebretnike pas k\u00ebtyre zhvillimeve?<\/strong><\/p>\n<p>Maqedonia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shtet I cili, ka nj\u00eb fragjilitet t\u00eb theksuar nd\u00ebretnik dhe ai fragjilitet varet shum\u00eb se si menaxhohet politikisht. Un\u00eb mendoj se marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebretnike duhet q\u00eb t\u00eb mbahen n\u00eb linjen e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Ohrit. Normalisht q\u00eb sfida do t\u00eb ket\u00eb ky raport, shqiptaro maqedonas, dhe do t\u00eb jet\u00eb sfidues derisa shteti jon\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtar I Natos dhe dhe Bashkimit Evropian.<\/p>\n<p><strong>Krer\u00ebt shtet\u00ebror\u00eb maqedonas I kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pritje madh\u00ebshtore dhe plot respekt nj\u00eb t\u00eb d\u00ebnuari t\u00eb Hag\u00ebs p\u00ebr krimet ndaj shqiptar\u00ebve. Si e keni par\u00eb k\u00ebt\u00eb qasje t\u00eb tyre?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk e kemi p\u00eblqyer dhe nuk e kemi mir\u00ebpritur si t\u00eb till\u00eb p\u00ebr ar\u00ebsye se ne mendojm\u00eb se duhet t\u00eb drejtohemi drejt t\u00eb ardhmes dhe jo drejt t\u00eb shkuar\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Sa jan\u00eb shqiptar\u00ebt af\u00ebr ose larg konsolidimit t\u00eb pozicionit t\u00eb tyre si komunitet shtetformues n\u00eb Maqedoni, t\u00eb parapar\u00eb me Marr\u00ebveshjen e Ohrit?<\/strong><\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt kan\u00eb akoma shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb punuar dhe mendoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb forcojn\u00eb institucionet e tyre. N\u00ebp\u00ebrmjet institucioneve, mendoj q\u00eb, kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb pozita m\u00eb respectable n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet. Pushtetin q\u00eb kemi, t\u00eb gjith\u00eb, duhet ta p\u00ebrdorim mir\u00eb dhe ta mir\u00ebp\u00ebrdorim dhe at\u00ebher\u00eb mendoj se do t\u00eb jemi factor I paanashkaluesh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Ne edhe ashtu ashtu jemi factor I r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm mir\u00ebpo nuk duhet ta harrojm\u00eb sa factor I r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm jemi.<\/p>\n<p><strong>Le t\u00eb flasim tani pak p\u00ebr gj\u00ebra m\u00eb t\u00eb lehta. Ta z\u00ebm\u00eb, vazhdoni edhe m\u00eb tutje t\u2019I q\u00ebndroni besnike floktares s\u00eb nj\u00ebjt\u00eb apo e keni nd\u00ebrruar?<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb ka prishur pak pun\u00eb fakti q\u00eb kam nd\u00ebrruar vendbanim. Kam jetuar n\u00eb Shkup derisa kam qen\u00eb zv.kryeministre, me variantin e ver\u00ebs n\u00eb Tetov\u00eb dhe t\u00eb fundjav\u00ebs k\u00ebshtu q\u00eb, tani normalisht q\u00eb, e mbaj t\u00eb njejt\u00ebn dinamik\u00eb nj\u00eb dit\u00eb po nj\u00eb dit\u00eb jo te flok\u00ebtarja mir\u00ebpo, n\u00eb fundjav\u00eb te e njejta nd\u00ebrsa mbrenda jav\u00ebs te mikesha ime k\u00ebtu n\u00eb Tetov\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Po stilist t\u00eb caktuar keni, ose rrobaqep\u00ebs t\u00eb preferuar? Ju pyes ngase ju shohim gjithmon\u00eb elegante dhe me shum\u00eb stil.<\/strong><\/p>\n<p>B\u00ebj kombinime zakonisht dhe nuk e kam prishur at\u00eb rendin e mbajtjes mir\u00eb. Kam edhe rrobaqep\u00ebs edhe mike me t\u00eb cil\u00ebn I frekuentojm\u00eb nganj\u00ebher\u00eb dyqanet p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se cka ka levizje t\u00eb reja dhe k\u00ebshtu me radh\u00eb, nd\u00ebrsa stilist jo nuk kam! \u00cbsht\u00eb \u201cto much\u201d do t\u00eb thoshin t\u00eb huajt! Ajo q\u00eb ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb sy, si elegante, \u00ebsht\u00eb rezultat pakashum\u00eb I zgjedhjes time edhe I gjetjes time, m\u00eb tep\u00ebr, por jo, jo, stilist nuk kam.<\/p>\n<p><strong>Dilni me burrin n\u00ebp\u00ebr dyqane?<\/strong><\/p>\n<p>Me burrin jo! Sikurse pjesa m\u00eb e madhe e bashk\u00ebshort\u00ebve tan\u00eb nuk kan\u00eb durim q\u00eb ne t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb tri dyqane dhe t\u00eb kthehemi te I pari ta marrim p\u00ebrs\u00ebri at\u00eb q\u00eb e kemi par\u00eb p\u00ebr her\u00ebn e par\u00eb. Me mikeshat po, me to dal.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr cfar\u00eb nuk merreni vesh me burrat e partis\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Pijn\u00eb shum\u00eb duhan. Un\u00eb mendoj q\u00eb s\u2019u b\u00ebn\u00eb mir\u00eb atyre nd\u00ebrkaq ne q\u00eb pasivisht q\u00ebndrojm\u00eb aty nuk na b\u00ebn\u00eb mir\u00eb gjithashtu mir\u00ebpo megjithat\u00eb ajo \u00ebsht\u00eb c\u00ebshtje q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Po me burrin tuaj p\u00ebr cfar\u00eb nuk kuptoheni?<\/strong><\/p>\n<p>Kam p\u00ebrshtypjen se merremi vesh p\u00ebr gjithcka! Mbase nj\u00eb prej c\u00ebshtjeve p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ne nuk merremi vesh \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb e kemi si timing, si koh\u00eb t\u00eb ton\u00ebn. Zakonisht un\u00eb jam jasht\u00ebzakonisht shum\u00eb e shpejt\u00eb dhe gj\u00ebrat q\u00eb I mb\u00ebrrij I mb\u00ebrrij pak m\u00eb shpejt edhe n\u00eb ecje edhe n\u00eb dinamik\u00eb k\u00ebshtu q\u00eb duhet pak me I harmonizu agjendat.<\/p>\n<p><strong>Cili \u00ebsht\u00eb komenti juaj p\u00ebr k\u00ebto shprehjet \u201cpun\u00eb grash\u201d, \u201cpun\u00eb burrash\u201d ose \u201cgjini e bukur\u201d? N\u00eb momentin q\u00eb thuhet \u201cgjini e bukur\u201d kjo l\u00eb t\u00eb n\u00ebnkuptohet q\u00eb gjinia tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb e \u201cfort\u00eb\u201d! Si mendoni ju? <\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb nuk e paragjykoj dhe nuk I pranoj paragjykimet si form\u00eb t\u00eb komunikimit. Un\u00eb mendoj q\u00eb n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb bukuria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb koncept estetik I cili, nuk ka gjini po shkon p\u00ebrtej gjinis\u00eb dhe I arrin\u00eb disa nuanca shpirt\u00ebrore t\u00eb cilat, jan\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb larta ashtu si nuk pranoj q\u00eb edhe forca, fuqia t\u00eb ket\u00eb gjini. E kam th\u00ebn\u00eb shum\u00eb her\u00eb gjat\u00eb fushat\u00ebs time se nj\u00eb betej\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb betej\u00eb e cila fitohet me muskuj po \u00ebsht\u00eb betej\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e fiton ai apo ajo q\u00eb ka zem\u00ebr luftari p\u00ebr ta fitu dhe un\u00eb e kam pasur at\u00eb zem\u00ebr prandaj nuk I pranoj paragjykimet dhe stereotipet.<\/p>\n<p><strong>Do t\u00eb vazhdoni t\u00eb shkruani komente, reagime? Kam lexuar shpesh her\u00eb reagimet tuaja t\u00eb cilat, p\u00ebr mendimin tim, jan\u00eb reagime me shum\u00eb stil dhe eleganc\u00eb! <\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb p\u00eblqen shkrimi jasht\u00ebzakonisht shum\u00eb! Fenomenet politike poashtu shum\u00eb. Ma merr mendja q\u00eb t\u00eb arrij ta stabilizoj k\u00ebt\u00eb komun\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr k\u00ebta tre-kat\u00ebr muaj q\u00eb vijn\u00eb q\u00eb mandej edhe un\u00eb t\u00eb kem koh\u00eb t\u00eb merrem me shkrime p\u00ebr ar\u00ebsye se m\u00eb p\u00eblqen ajo ide shum\u00eb p\u00ebrvec asaj \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb shkruhet.<\/p>\n<p><strong>F\u00ebmij\u00ebt tani ju shohin m\u00eb pak apo m\u00eb shum\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Tani \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb. Fushata ishte shum\u00eb intensive. N\u00eb fushat\u00eb ata m\u00eb mungonin shum\u00eb dhe un\u00eb u mungoja atyre p\u00ebr shak t\u00eb koh\u00ebs. Edhe kur isha zv.kryeministre kisha m\u00eb shum\u00eb udh\u00ebtime zyrtare nd\u00ebrkaq q\u00eb k\u00ebtu parimi im \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb filluar dit\u00ebn shum\u00eb her\u00ebt dmth filloj dit\u00ebn mjaft her\u00ebt kur edhe fillon orari I pun\u00ebs me tendenc\u00ebn q\u00eb pasdite t\u00eb p\u00ebrfundojm\u00eb dhe t\u00eb jemi n\u00eb sht\u00ebpi dhe t\u00eb ham\u00eb drake-dark\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb edhe kemi koh\u00eb edhe p\u00ebr t\u00eb pushuar k\u00ebshtu q\u00eb tash \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb n\u00eb aspektin e koh\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Zonja Arifi, faleminderit p\u00ebr intervist\u00ebn! Faleminderit p\u00ebr koh\u00ebn q\u00eb ndat\u00eb p\u00ebr mua dhe d\u00ebgjuesit e Radio Kosov\u00ebs dhe emisionit \u201cBota F\u201d!<\/strong><\/p>\n<p>D\u00ebshiroj edhe nj\u00eb her\u00eb t\u00eb ju them se jam e nderuar me faktin q\u00eb m\u00eb keni ftuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb emision tuajin. Ju d\u00ebshiroj, ju personalisht, shum\u00eb suksese dhe shum\u00eb sh\u00ebndet dhe normalisht, grave bujare t\u00eb Kosov\u00ebs, se un\u00eb kam studiuar atje, t\u2019u d\u00ebshiroj q\u00eb t\u00eb mb\u00ebrrijn\u00eb lart e m\u00eb lart dhe t\u00eb ndihmojn\u00eb n\u00eb forcimin e Shtetit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Flora Durmishi<\/p>\n<p>Prill, 2013<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ne foto: Nga e majta Flora Durmishi dhe Teuta Arifi E intervistuara ime, e sotme, \u00ebsht\u00eb gruaja e par\u00eb shqiptare q\u00eb ka hyr\u00eb n\u00eb Parlamentin e Maqedonis\u00eb. E para grua shqiptare zv.kryeministre dhe e para grua kryetare e komun\u00ebs s\u00eb Tetov\u00ebs &#8211; Teuta Arifi.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-2736","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-intervista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2736","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=2736"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2736\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2739,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2736\/revisions\/2739"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=2736"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=2736"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=2736"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}