{"id":2726,"date":"2013-04-20T01:14:41","date_gmt":"2013-04-20T01:14:41","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=2726"},"modified":"2013-04-20T01:14:41","modified_gmt":"2013-04-20T01:14:41","slug":"at-zef-valentini-kanuni-dhe-shpirti-i-se-drejtes-sone-zakonore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=2726","title":{"rendered":"At Zef Valentini, Kanuni dhe shpirti i s\u00eb drejt\u00ebs son\u00eb zakonore"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/04\/at-zef-valentini.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-2727\" title=\"at zef valentini\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/04\/at-zef-valentini.jpg\" alt=\"\" width=\"285\" height=\"300\" \/><\/a><\/strong><\/p>\n<p><strong>At Zef Valentini<\/strong><\/p>\n<p><strong><\/strong><\/p>\n<p><strong>Nga Ndri\u00e7im Kulla*<\/strong><\/p>\n<p>Duke i k\u00ebshilluar studiuesit t\u00eb dilnin nga nebuloza e miteve patriotike dhe t&#8217;i p\u00ebrvisheshin argumentimeve shkencore, por edhe duke flakur tej vetes pohimet e disa etnolog\u00ebve dhe linguist\u00ebve t\u00eb huaj mbi Shqip\u00ebrin\u00eb, <!--more-->At Zef Valentini filloi t\u00eb bindej p\u00ebrdit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb se ishte i pranish\u00ebm n\u00eb nj\u00eb komb me fizionomi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Dora-dor\u00ebs zbulonte te ai element\u00eb origjinal\u00eb dhe me intuit\u00ebn q\u00eb e karakterizonte, dallonte brenda tij nj\u00eb struktur\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb unitare. Megjithat\u00eb, me instinktin e shkenc\u00ebtarit, ai donte q\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto cil\u00ebsi t\u00eb arrinin t\u00eb shpalleshin shkenc\u00ebrisht. Synonte t&#8217;u vinte sa m\u00eb shum\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb historian\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb pikasur e p\u00ebrcaktuar si duhet konturet e qenies shqiptare, e p\u00ebr t\u00eb sakt\u00ebsuar k\u00ebshtu q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb dhe autenticitetin e vlerave origjinale t\u00eb rac\u00ebs. Mir\u00ebpo \u00e7el\u00ebsin p\u00ebr t\u00eb zhbiruar hap\u00ebsirat e fshehta t\u00eb shpirtit shqiptar, atij ia dha kodi i maleve shqiptare, &#8220;kanuni i Lek\u00eb Dukagjinit&#8221; n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrmblidhen rregullat dhe t\u00eb drejtat zakonore, q\u00eb organizonin jet\u00ebn e k\u00ebtyre njer\u00ebzve. Do t\u00eb qe kjo nj\u00eb dashuri e re p\u00ebr jezuitin e pasionuar nga e cila s&#8217;do t\u00eb shqitej dot gjer n\u00eb fund t\u00eb jet\u00ebs. Q\u00eb n\u00eb vitet e para kur drejtoi revist\u00ebn &#8220;Leka&#8221;, si\u00e7 thekson Koliqi, &#8220;ai nd\u00ebrrmori nji tendenc\u00eb q\u00eb synonte analizimin e s\u00eb tashmes, rind\u00ebrtimin historik t\u00eb s\u00eb shkuemes, e nji orvatje t\u00eb guximshme me vendos\u00eb bazat e nji ardhm\u00ebrije t&#8217;karakterizueme nga cil\u00ebsit\u00eb e ve\u00e7anta t\u00eb shpirtit etnik, q\u00eb jan\u00eb dashunia p\u00ebr lirin\u00eb, lidhja e forte me traditat e sh\u00ebndosha, ndjenja e nalt\u00eb e nderit, ndjenj\u00eb q\u00eb tek e fundja shkrihej n\u00eb ndjenj\u00ebn e dinjitetit e t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, aq shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapun nd\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00ebp\u00ebrmjet ligjesh t\u00eb sakta gdhendun n\u00eb Kanun&#8221;<br \/>\nNdaj, nuk ke si t\u00eb mbetesh i mahnitur p\u00ebrball\u00eb nd\u00ebrmarrjes q\u00eb ai i kushtoi studimit t\u00eb kodit ton\u00eb zakonor, p\u00ebr t&#8217;i dhuruar k\u00ebshtu k\u00ebsaj fushe t\u00eb kultur\u00ebs son\u00eb, nj\u00eb korpus t\u00eb t\u00ebr\u00eb veprash monumentale. E filloi me &#8220;Mendime paraprake dhe t\u00eb p\u00ebrgjithshme mbi kanunin&#8221; t\u00eb botuar m\u00eb vete n\u00eb vitin 1942 n\u00eb &#8220;Studime dhe tekste&#8221;, s\u00eb cil\u00ebs i shtoi &#8220;Fiset e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Veriut: Sh\u00ebnime mbi organizimin e tyre shoq\u00ebror dhe politik&#8221; (botuar n\u00eb vitin 1943). Pastaj vazhdoi me &#8220;Kanunin e Lek Dukagjinit sipas versionit t\u00eb Mark Sadikut, t\u00eb parit t\u00eb djelmnis\u00eb s\u00eb Shal\u00ebs&#8221; (po n\u00eb &#8220;Studime dhe tekste&#8221;);<br \/>\nP\u00ebr ta p\u00ebrfunduar me ajk\u00ebn e hulumtimeve t\u00eb tij n\u00eb l\u00ebmin e studimeve mbi kodin ton\u00eb zakonor, ku spikat nj\u00eb treshe e madhe; s\u00eb pari do t\u00eb fillojm\u00eb me &#8220;Familja n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn tradicionale shqiptare&#8221; (Vatikan, 1945). Argumentet e trajtuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me shoq\u00ebrin\u00eb familjare shqiptare, ashtu si\u00e7 ajo konsiderohet nga Kanuni e ashtu si\u00e7 ajo njihet n\u00eb doket dhe n\u00eb zakonet civile. dmth. jo si nj\u00eb &#8220;b\u00ebrtham\u00eb&#8221; natyrale (n\u00ebn\u00eb, bab\u00eb, f\u00ebmij\u00eb ose t\u00eb af\u00ebrm q\u00eb jetojn\u00eb n\u00ebn nj\u00eb \u00e7ati), por n\u00eb nj\u00eb kolektivitet prej shum\u00eb familjesh (natyrale) q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vend, n\u00eb udh\u00ebheqjen e nj\u00eb kreu, e q\u00eb kultivojn\u00eb nj\u00eb pron\u00eb t\u00eb pandar\u00eb, duke nxjerr\u00eb e duke marr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb frytet e saj&#8221;.<br \/>\nVijon me &#8220;E drejta e komunitetit n\u00eb tradit\u00ebn juridike shqiptare&#8221; (Firence, 1956), ku trajtohen gjer\u00ebsisht parimet themelore t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs publike shqiptare dhe n\u00eb shtojca t\u00eb ve\u00e7anta jepet nj\u00eb informacion i bollsh\u00ebm mbi fiset antike ilire dhe fiset shqiptare t\u00eb mesjet\u00ebs dhe koh\u00ebve moderne. Ja si shprehet autori p\u00ebr vijueshm\u00ebrin\u00eb e tyre: &#8221;<br \/>\nBotova n\u00eb fillim nj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb par\u00eb me titull &#8220;Familja n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn tradicionale shqiptare&#8221;, me bindjen se, pavar\u00ebsisht se nuk \u00ebsht\u00eb e sigurt\u00eb q\u00eb e drejta familjare \u00ebsht\u00eb baza e s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb Kanunit shqiptar, p\u00ebrs\u00ebri ajo \u00ebsht\u00eb baza dhe parath\u00ebnia e t\u00eb gjith\u00eb mentalitetit t\u00eb tij juridik, ashtu si e \u00e7do populli tjet\u00ebr. Kaloj, n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij studimi, n\u00eb p\u00ebrshkrimin e s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb komunitetit, ose m\u00eb sakt\u00ebsisht, t\u00eb komuniteteve m\u00eb t\u00eb gj\u00ebra se familja, por jo t\u00eb nj\u00eb gjendje t\u00eb till\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme si ajo, e krejt\u00ebsisht t\u00eb pavarur e sovrane. Ky v\u00ebllim do t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb pjes\u00ebn e p\u00ebrgjithshme t\u00eb sudimit, pra do t\u00eb p\u00ebrmbaj\u00eb parimet e p\u00ebrgjithshme t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs publike dhe tipet e ndryshme t\u00eb komuniteteve; n\u00eb shtojcat, p\u00ebr interes historik e p\u00ebr t\u00eb krijuar baz\u00ebn e nevojshme t\u00eb metod\u00ebs pozitive dhe induktive t\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr shqyrtim, kam paraqitur nj\u00eb p\u00ebrshkrim t\u00eb t\u00eb gjitha komuniteteve fisnore p\u00ebr t\u00eb cilat arrrita t\u00eb mbledh njoftime.<br \/>\nNd\u00ebrsa studiuesi i mir\u00ebnjohur Peter Bartl do t\u00eb miratonte p\u00ebrfundimet e tij:<br \/>\nSidomos n\u00eb monografin\u00eb m\u00eb t\u00eb fundit (b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr &#8220;T\u00eb drejt\u00ebn e komuniteteve&#8221;) Valentini thot\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb se n\u00eb bot\u00ebn e fisit ishte mungesa e nj\u00eb autoriteti t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb shtet\u00ebror, ai detyrimi moral fal\u00eb t\u00eb cilit u krijuan normat tradicionale ligjore. Vendin &#8220;e bindjes&#8221; ndaj shtetit e zuri &#8220;besa&#8221; dhe nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike n\u00eb kuptimin m\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. P\u00ebr historian\u00ebt me interes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb jan\u00eb edhe listat e m\u00ebdha, t\u00eb botuara si shtojca, t\u00eb emrave t\u00eb fiseve, bajrak\u00ebve dhe v\u00ebllaz\u00ebrive t\u00eb ngushta ilire, antike dhe mesjetare si dhe moderne shqiptare, si\u00e7 nuk jan\u00eb n\u00eb asnj\u00eb vend tjet\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb holl\u00ebsi.<br \/>\nP\u00ebr k\u00ebt\u00eb list\u00eb fisesh, bajraqesh e v\u00ebllaznish mesjetare dhe moderne, shprehet me admirim edhe vet\u00eb Prof. Maximilian Lambertz duke th\u00ebn\u00eb:<br \/>\nValentini n\u00eb vepr\u00ebn &#8220;E drejta e komunitetit n\u00eb tradit\u00ebn juridike shqiptare&#8221;, ka l\u00ebn\u00eb list\u00ebn m\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb fiseve dhe v\u00ebllaznive shqiptare, t\u00eb shoq\u00ebruar me sakt\u00ebsime t\u00eb \u00e7muara mbi vendodhjen e tyre t\u00eb sotme dhe dokumentimin e tyre historik. P\u00ebrgjat\u00eb trajtimit t\u00eb k\u00ebsaj liste ai b\u00ebn shpesh orvajtjen e lidhjes s\u00eb emrave t\u00eb fiseve shqiptare me ato t\u00eb fiseve ilirike, hipotez\u00eb kjo q\u00eb gjen miratimin tim t\u00eb plot\u00eb&#8221;\u2026<br \/>\n\u00cbsht\u00eb shum\u00eb e njohur nga t\u00eb gjith\u00eb studiuesit e problemeve shqiptare, se n\u00eb Shqip\u00ebri zakonet juridike p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb, p\u00ebr komunitetin e \u00e7do lloji dhe niveli dhe p\u00ebr vet\u00eb individ\u00ebt, norm\u00ebn e sigurt t\u00eb jet\u00ebs civile dhe familjare, madje nj\u00eb ligj t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijes, t\u00eb nj\u00eb karakteri organik dhe logjikshm\u00ebrie t\u00eb admirueshme.<br \/>\nP\u00ebrshkrimet pak a shum\u00eb besnike dhe t\u00eb arsyeshme t\u00eb nj\u00eb t\u00eb drejte t\u00eb till\u00eb zakonore deri tani kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb shumta. T\u00eb gjith\u00eb paraqesin si baz\u00eb t\u00eb saj dhe t\u00eb ligjeve dhe institucioneve t\u00eb saj, parimin se \u00e7do e drejt\u00eb dhe \u00e7do detyr\u00eb \u00ebsht\u00eb rregulluar nga tradita e trash\u00ebguar nga baballar\u00ebt; dhe n\u00eb t\u00eb gjitha del n\u00eb shesh bindja se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr tradita shum\u00eb antike dhe t\u00eb q\u00ebndrueshme.<br \/>\nPo pavar\u00ebsisht se merrte parasysh qasjet, ngandonj\u00ebher\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, t\u00eb historiografis\u00eb mbi t\u00eb drejt\u00ebn zakonore (Lik, Puk\u00ebvil, Bue, Koci, Ippen Thaloci, Durham, Balda\u00e7i, Kordinjano, Gje\u00e7ovi, Casteleti, Vilari, Harapi), p\u00ebrs\u00ebri jezuiti debaton n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb polemike me k\u00ebta studiues t\u00eb cil\u00ebt:<br \/>\nOse sepse injoronin, ose sepse ishin t\u00eb dominuar nga supozimi se nj\u00eb e drejt\u00eb zakonore trash\u00ebgohet brez pas brezi vet\u00ebm gojarisht dhe jo me shkrim, jan\u00eb kufizuar n\u00eb p\u00ebrshkrimin e past\u00ebr t\u00eb gjendjes aktuale n\u00eb koh\u00ebn e tyre, dhe nuk kan\u00eb tentuar q\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb histori t\u00eb dokumentuar, por vet\u00ebm kan\u00eb avancuar aty k\u00ebtu ndonj\u00eb hipotez\u00eb historike.<br \/>\n&#8220;Duke pas\u00eb v\u00ebn\u00eb re nj\u00eb boshll\u00ebk t\u00eb till\u00eb, gjat\u00eb pun\u00ebs son\u00eb p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e burimeve p\u00ebr historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, pak nga pak q\u00eb gjenim dokumente interesante p\u00ebr historin\u00eb e s\u00eb drejt\u00ebs, i mbanim sh\u00ebnim; e pastaj n\u00eb vitin 1944 i sistemuam dhe botuam si nj\u00eb volum t\u00eb par\u00eb provizor. Nd\u00ebrkoh\u00eb, e pastaj edhe m\u00eb von\u00eb, redaktuam disa studime p\u00ebr k\u00ebt\u00eb l\u00ebnd\u00eb, tashm\u00eb disa t\u00eb botuara, t\u00eb tjera t\u00eb mbetura t\u00eb pabotuara p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb mjeteve. Ve\u00e7 t\u00eb tjerave, meqen\u00ebse n\u00eb rastin e 500 vjetorit t\u00eb vdekjes s\u00eb heroit komb\u00ebtar shqiptar Gjergj Kastrioti Sk\u00ebnderbeu, kishim marr\u00eb num\u00ebrimin e Arkivit t\u00eb Shtetit t\u00eb Venecias, kemi pasur mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbledhur nj\u00eb shtojc\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb dokumenteve t\u00eb reja n\u00eb dy p\u00ebrmbledhjet e vjetra, dhe i kemi vendosur n\u00eb vendin e tyre n\u00eb rendin kronologjik, me num\u00ebrim unik. P\u00ebr qart\u00ebsi dhe p\u00ebrdorim m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, kemi menduar q\u00eb t\u00eb pajisim secil\u00ebn pjes\u00eb (cop\u00eb) jo vet\u00ebm me indikacionet e zakonshme t\u00eb dat\u00ebs, vendit, autorit, origjin\u00ebs arkivistike ose bibliografike, por edhe p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb pah, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shpjeguese indikacione t\u00eb kapitullit ose t\u00eb kapitujve t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs tradicionale shqiptare t\u00eb cilit dokumenti mund t&#8217;i referohet. Tekstet greke, sllave dhe shqiptare i kemi pajisur me p\u00ebrkthim latin, ato latine, italiane dhe franceze i kemi konsideruar t\u00eb tep\u00ebrt t&#8217;i p\u00ebrkthejm\u00eb; ato pak tekste anglisht dhe gjermanisht, t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb epok\u00ebs s\u00eb fundit, i kemi p\u00ebrkthyer n\u00eb italisht, duke k\u00ebrkuar k\u00ebshtu p\u00ebr t&#8217;i sjell\u00eb, sa \u00ebsht\u00eb e mundur, n\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb unike me tekstet italiane; kjo sepse prej koh\u00ebsh ka qen\u00eb zakon shum\u00eb i shpesht\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb hartuar dokumente juridike n\u00eb italisht, e k\u00ebshtu aty \u00ebsht\u00eb formuar nj\u00eb lloj tradite e gjuh\u00ebs juridike italiane.<br \/>\nN\u00eb fund kemi shtuar edhe nj\u00eb fjalor juridik shqiptar, t\u00eb kufizuar n\u00eb m\u00eb t\u00eb domosdoshmen p\u00ebr interpretimin dhe p\u00ebrdorimin e dokumenteve<br \/>\nLindi k\u00ebshtu, sipas fjal\u00ebve t\u00eb parath\u00ebnies s\u00eb Valentinit, &#8220;Akte juridike shqiptare&#8221;, botuar n\u00eb dy v\u00ebllime, n\u00eb Munich n\u00eb vitet 1968-1969, dhe kushtuar kujtimit t\u00eb historianit me fam\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare Franc Babinger; \u00cbsht\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr q\u00eb p\u00ebrfshin nj\u00eb korpus interesant dokumentesh nga historia e s\u00eb drejt\u00ebs shqiptare n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb kohore. Jan\u00eb rreth 320 tekste juridike, latine, greke, sllave, italiane, franceze e shqiptare, t\u00eb mbledhura n\u00ebp\u00ebr arkiva e koleksione t\u00eb ndryshme e t\u00eb p\u00ebrkthyera n\u00eb latinisht, q\u00eb shkojn\u00eb q\u00eb nga shekulli V para.krishtit deri n\u00eb vitin 1406. Krahas citateve nga autor\u00eb antik\u00eb v\u00ebllimi p\u00ebrmban edhe materialin arkivor, kryesisht t\u00eb Venedikut dhe Raguz\u00ebs.<br \/>\nPo t\u00eb kalojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb fush\u00eb tjet\u00ebr temash t\u00eb koleksionve t\u00eb shqyrtuera burimore, do t\u00eb vinim n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr vep\u00ebr monumentale (t\u00eb fundit nga treshja e sip\u00ebrp\u00ebrmendur) si\u00e7 \u00ebsht\u00eb &#8220;Ligji i maleve shqiptare&#8221; (Firence,1969), ku p\u00ebrmblidhet nj\u00eb bashk\u00ebsi prej 252 dokumentesh mbi t\u00eb drejt\u00ebn ton\u00eb zakonore, t\u00eb mbledhura e t\u00eb strukturuara nga Zef Valentini, bazuar n\u00eb k\u00ebrkimet e b\u00ebra nga misionet e ndryshme jezuite gjat\u00eb viteve 1880-1932; Libri duket t\u00eb jet\u00eb i nj\u00eb interesi t\u00eb madh jo vet\u00ebm p\u00ebr at\u00eb q\u00eb merret me historin\u00eb ballkanike, por edhe me studiuesin e folklorit dhe historianin e s\u00eb drejt\u00ebs.<br \/>\nJa se si do t\u00eb shprehej ai n\u00eb parath\u00ebnien e librit &#8220;Ligji i maleve&#8221;:<br \/>\nKombi shqiptar, ruajt\u00ebsi dhe vazhdonj\u00ebsi i fiseve antike t\u00eb rajonit thrako-ilir e t\u00eb qytet\u00ebrimit t\u00eb tyre, n\u00eb nj\u00eb nivel goxha t\u00eb k\u00ebnaqsh\u00ebm, i paraqitet studiuesit me nj\u00eb aspekt kulturor e tradicional, deri m\u00eb sot po kaq pak t\u00eb njohur sa dhe interesant: at\u00eb t\u00eb konceptit juridik dhe t\u00eb zakoneve q\u00eb i mish\u00ebrojn\u00eb ato. Megjithat\u00eb, nga ana e studiuesve ai filloi t\u00eb v\u00ebrehej vet\u00ebm rreth mesit t\u00eb shekullit t\u00eb shkuar, shpesh me nj\u00eb p\u00ebrpikm\u00ebri t\u00eb mang\u00ebt e gati gjithmon\u00eb t\u00eb palidhur me dokumentet e historis\u00eb t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri nuk mungojn\u00eb.<br \/>\nDuke pasur nga nj\u00ebra an\u00eb n\u00eb dispozicion nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh kopjesh t\u00eb dokumentacionit historik, t\u00eb botuar e t\u00eb pabotuar, dhe nga ana tjet\u00ebr, nj\u00eb eksperience t\u00eb mjaftueshme dhe t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb zakoneve e dokeve t\u00eb vendit, mendova t&#8217;i mblidhja ato n\u00eb nj\u00eb &#8220;korpus&#8221; t\u00eb dokumenteve t\u00eb ndryshme juridike, antike, mesjetare dhe moderne, p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb m\u00eb pas nj\u00eb parashtrim sistematik historiko-p\u00ebrshkrueso-analitik, t\u00eb gjith\u00eb fush\u00ebs s\u00eb gjer\u00eb t\u00eb jet\u00ebs dhe aktivitetit njer\u00ebzor t\u00eb rregulluar nga k\u00ebto zakone; D\u00ebshirova k\u00ebshtu, t&#8217;i b\u00ebja nj\u00eb sh\u00ebrbim studiuesve t\u00eb interesuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb e n\u00eb t\u00eb njejt\u00ebn koh\u00eb edhe kombit shqiptar aq t\u00eb dashur p\u00ebr mua, antikiteti, personaliteti dhe fisnik\u00ebria e t\u00eb cilit demonstrohet nga mentaliteti i fuqish\u00ebm juridik, jo m\u00eb pak e ndoshta m\u00eb shum\u00eb se sa dhe vet\u00eb gjuha dhe poezia e tij&#8221;. Dokumentet e botuara nga Valentini p\u00ebrmbajn\u00eb nj\u00eb material interesant mbi administrat\u00ebn lokale dhe drejt\u00ebsin\u00eb (mbledhjet popullore, e drejta e azilit, syrgjynosja, ujitja etj.) mbi zakonet e popullit (martes\u00ebn, blerjen e nuses, varrimin, dark\u00ebn e t\u00eb vdekurit, lidhjen e ngusht\u00eb t\u00eb gjakut etj.), mbi festat fetare dhe laike; sidomos n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb holl\u00ebsishme flitet p\u00ebr institucionet e gjakmarrjes dhe konkubinatin e luftuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr nga misionar\u00ebt. Krahas k\u00ebtyre gjenden t\u00eb dh\u00ebna mbi organizimin fisnor t\u00eb Mirdit\u00ebs dhe sinkretizmin fetar n\u00eb Shqip\u00ebri.<br \/>\nJan\u00eb k\u00ebto 3 vepra t\u00eb shqyrtuara maja m\u00eb gjeniale e studimeve t\u00eb tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, q\u00eb s\u00eb bashku me p\u00ebrshkrimet e Gje\u00e7ovit e t\u00eb misionarit italian Ernesto Cozzi mbi Kanunin, formojn\u00eb baz\u00ebn themelore p\u00ebr njohjen e thell\u00eb dhe shkencore t\u00eb k\u00ebtij aspekti magjep\u00ebs t\u00eb tradit\u00ebs shqiptare.<br \/>\nPo ajo q\u00eb ia vlen t\u00eb n\u00ebnvizohet \u00ebsht\u00eb se n\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto punime, filli p\u00ebrshkrues i mendimit t\u00eb tij ishte kundrimi jo i vler\u00ebs letrare t\u00eb kanunit si di\u00e7ka kalimtare, por i shpirtit t\u00eb tij t\u00eb pavdeksh\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje rac\u00ebn e vjet\u00ebr, me q\u00ebllim q\u00eb ajo t&#8217;i sh\u00ebrbej\u00eb krijimit t\u00eb nj\u00eb shteti t\u00eb ri e t\u00eb pavarur drejt arritjeve t\u00eb larta t\u00eb qytet\u00ebrimit, n\u00eb p\u00ebrputhje me nevojat e kohrave t\u00eb reja.<br \/>\nKanuni, thelb\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mentalitet i ve\u00e7ant\u00eb etik i themeluar mbi ndjenj\u00ebn e nderit, besnik\u00ebris\u00eb dhe liris\u00eb, pajisur me cil\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb; n\u00eb substanc\u00eb, ai cak\u00ebzohet n\u00eb pak parime t\u00eb llojit statutor q\u00eb paracaktojn\u00eb se cila \u00ebsht\u00eb qeveria e komunitetit, monarkike n\u00eb familje, republikane me senatin [e pleq\u00ebve] dhe gjyq\u00ebsore (tribunale) p\u00ebr komunitetet m\u00eb t\u00eb shtrira; pjesa tjet\u00ebr e tij, duke p\u00ebrfshir\u00eb gjith\u00eb bagazhin folklorik dhe ligjin mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebs t\u00eb gjakmarrjes, q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrdorur aq shpesh nga shkrimtar\u00eb sip\u00ebrfaq\u00ebsor\u00eb p\u00ebr t&#8217;u dh\u00ebn\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb &#8220;ngjyrime&#8221; kronikave t\u00eb tyre; pra gjith\u00e7ka tjet\u00ebr, delegohet me t\u00eb drejt\u00eb nga autori, si pjes\u00eb rast\u00ebsore t\u00eb Kanunit.<\/p>\n<p>Duket q\u00eb edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb studimore, ai nuk kaloi pa l\u00ebn\u00eb vul\u00ebn e tij origjinale, p\u00ebr nga l\u00ebnda dhe metoda e shqyrtimit.<br \/>\n&#8220;N\u00eb Shqip\u00ebri gjejm\u00eb nj\u00eb t\u00ebr\u00ebsi traditash juridike edhe sip\u00ebr s\u00eb drejt\u00ebs civile, edhe posht\u00eb, n\u00eb thell\u00ebsi t\u00eb saj, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb duke ruajtur dhe shpjeguar parimet e p\u00ebrgjithshme ose normat e p\u00ebrgjithshme t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, dhe duke e b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb befasueshm\u00ebrisht logjike e t\u00eb pranueshme, ajo t\u00eb na paraqes\u00eb spektaklin e nj\u00eb konceptimi t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e special juridik t\u00eb ruajtur jo sipas asaj q\u00eb njohim ne, p\u00ebr jo m\u00eb pak se 16 shekuj&#8221;. Ky do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrfundimi ku ai arrin, e n\u00eb nj\u00eb artikull p\u00ebrmbledh\u00ebs t\u00ebk &#8220;Shejzat, do t\u00eb theksoj\u00eb: &#8220;Fenomeni, nuk ka munguar t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb v\u00ebmendjen e etnolog\u00ebve dhe folklorist\u00ebve apo dhe studiuesve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, por gjithsesi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb cak\u00ebzuar e n\u00eb sektor\u00eb t\u00eb caktuar, ata m\u00eb t\u00eb dukshmit, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtimi dhe struktura fisnore (ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb shqueshme p\u00ebrmes Nop\u00e7\u00ebs dhe Durhamit, p\u00ebr t\u00eb mos cituar t\u00eb tjer\u00ebt veprat e t\u00eb cil\u00ebve mbet\u00ebn t\u00eb pabotuara ose p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb m\u00eb tep\u00ebr ripunime t\u00eb materialeve t\u00eb siguruara nga t\u00eb tjer\u00ebt) apo hakmarrja e cila t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb pak a shum\u00eb romantike dhe pak a shum\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb&#8221;.<br \/>\nPo un\u00eb do t\u00eb doja ta p\u00ebrqendroja v\u00ebmendjen e lexuesit n\u00eb metod\u00ebn historiko-kritike t\u00eb inauguruar prej meje mbi l\u00ebnd\u00ebn n\u00eb fjal\u00eb (t\u00eb paraprir\u00eb vet\u00ebm n\u00eb disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ve\u00e7anta nga disa studiues t\u00eb till\u00eb si Shuflaj dhe Jire\u00e7ek, q\u00eb u interesuan m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e qyteteve bregdetare dhe atyre serbe), sepse n\u00ebp\u00ebrmjet saj, p\u00ebrtej ndjekjes n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrpikt\u00eb t\u00eb konceptit t\u00eb institucioneve p\u00ebrmes zhvillimit t\u00eb tyre historik, b\u00ebhet gjithashtu e mundur v\u00ebrtetimi historik i vijim\u00ebsis\u00eb s\u00eb tradit\u00ebs juridike shqiptare t\u00eb pakt\u00ebn deri n\u00eb periudh\u00ebn e Mesjet\u00ebs s\u00eb von\u00eb duke paraqitur n\u00eb nj\u00eb lloj m\u00ebnyre edhe origjinalitetin e saj.<br \/>\nNga ana tjet\u00ebr, ky pohim origjinaliteti nuk duhet t\u00eb na habis\u00eb, ashtu si\u00e7 nuk duhet t\u00eb na habis\u00eb edhe pohimi q\u00eb po k\u00ebrkoj t\u00eb b\u00ebj, sipas t\u00eb cilit populli ilirik dhe ai thrak pran\u00eb tij, e pas tyre kombi shqiptar, q\u00eb \u00ebsht\u00eb vazhduesi drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, jan\u00eb mrekullisht t\u00eb pajisur me dhuntin\u00eb e nj\u00eb kapaciteti special juridik; le t\u00eb mendojm\u00eb vet\u00ebm se nga nj\u00eb trung i till\u00eb kan\u00eb dal\u00eb ligj\u00ebv\u00ebn\u00ebs t\u00eb till\u00eb, si Dioklecioni, Konstantini, Justiniani, Vasile Lupuli i Rumanis\u00eb dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Dhunti speciale e tradit\u00ebs juridike shqiptare \u00ebsht\u00eb logjiciteti rigoroz, ashtu si\u00e7 besoj ta kem provuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konstante n\u00eb botimet e sip\u00ebrcituara, n\u00ebp\u00ebrmjet zgjidhjes s\u00eb k\u00ebnaqshme edhe t\u00eb antinomive m\u00eb se t\u00eb dukshme.<br \/>\nDo t\u00eb mjaftonte leximi i k\u00ebtyre frazave p\u00ebr t\u00eb kuptuar se p\u00ebrse vall\u00eb studiuesi jezuit ishte kaq shum\u00eb i pasionuar dhe i joshur nga e drejta tradicionale shqiptare dhe nga ai sens i liris\u00eb individuale dhe solidaritetit social q\u00eb ai spikaste. Vitet e kaluara n\u00eb Shqip\u00ebri, zakonet dhe traditat tona i mbet\u00ebn t\u00eb pashlyera n\u00eb mendje dhe zem\u00ebr p\u00ebr gjat\u00eb gjith\u00eb t\u00eb jet\u00ebs. Madje, tregohet se ai u zhyt aq shum\u00eb n\u00eb njohjen e mentalitetit shqiptar t\u00eb rr\u00ebfyer nga kanuni, e p\u00ebrqafoi at\u00eb me aq shum\u00eb entuziaz\u00ebm, saq\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb jet\u00ebs (qoft\u00eb edhe t\u00eb p\u00ebrditshme) nisi t&#8217;i arsyetonte bazuar n\u00eb parimet e k\u00ebtij Kanuni. \u00cbsht\u00eb interesante t\u00eb p\u00ebrmendim se sa her\u00eb flitej p\u00ebr c\u00ebshtjet shqiptare, shprehja e tij e p\u00ebrhershme nuk fillonte me fjal\u00ebn &#8220;shqiptar\u00ebt&#8217;, por me fjal\u00ebt &#8216;ne shqiptar\u00ebt. E po kaq kuptimplot\u00eb shfaqet edhe nj\u00eb episod i kujtuar nga Papas Ijnacio Parrino:<br \/>\nNj\u00eb her\u00eb, pata disa dyshime p\u00ebr zgjidhjen e nj\u00eb situate t\u00eb caktuar. E pyeta n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ta kuptonte me intuit\u00eb se \u00e7&#8217;k\u00ebrkoja. Si p\u00ebrgjigjie, filloi t\u00eb m\u00eb jepte nj\u00eb leksion t\u00eb gjat\u00eb mbi Kanunin, mbi bes\u00ebn, mbi nderin e mbi trim\u00ebrin\u00eb. Ishte v\u00ebrtet nj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb shikoje se si k\u00ebto parime abstrakte t\u00eb p\u00ebrputheshin aq mir\u00eb me nj\u00eb situat\u00eb konkrete. Kuptova k\u00ebshtu se shpirti dhe karakteri i Valentinit qen\u00eb mish\u00ebruar me parimet e Kanunit shqiptar, me ato ve\u00e7orit\u00eb e tij m\u00eb fisnike dhe m\u00eb njer\u00ebzore.<\/p>\n<p><strong>*Botuesi dhe studiues i tij. Ndihm\u00ebs i presidentit t\u00eb Republik\u00ebs<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>At Zef Valentini Nga Ndri\u00e7im Kulla* Duke i k\u00ebshilluar studiuesit t\u00eb dilnin nga nebuloza e miteve patriotike dhe t&#8217;i p\u00ebrvisheshin argumentimeve shkencore, por edhe duke flakur tej vetes pohimet e disa etnolog\u00ebve dhe linguist\u00ebve t\u00eb huaj mbi Shqip\u00ebrin\u00eb,<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"class_list":["post-2726","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-kritike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2726","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=2726"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2726\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2728,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2726\/revisions\/2728"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=2726"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=2726"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=2726"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}