{"id":2704,"date":"2013-04-16T14:22:59","date_gmt":"2013-04-16T14:22:59","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=2704"},"modified":"2013-04-16T14:22:59","modified_gmt":"2013-04-16T14:22:59","slug":"shprese-per-reformimin-e-imigracionit-ne-amerike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=2704","title":{"rendered":"SHPRES\u00cb P\u00cbR REFORMIMIN E IMIGRACIONIT N\u00cb AMERIK\u00cb"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/04\/frank-shkreli.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-2705\" title=\"frank shkreli\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/04\/frank-shkreli-300x224.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"224\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/04\/frank-shkreli-300x224.jpg 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/04\/frank-shkreli.jpg 645w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Nga Frank Shkreli<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e imigracionit k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara ka qen\u00eb dhe vazhdon t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb shkakton debate dhe mos marrveshje nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb ashp\u00ebrat, jo vet\u00ebm gjat\u00eb fushatave elektorale n\u00eb nivel federal, shtet\u00ebror dhe vendor, por edhe n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme an\u00eb e mban\u00eb Amerik\u00ebs.<!--more--> Nuk \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr imigrant\u00ebt q\u00eb vin\u00eb k\u00ebtu legalisht, por p\u00ebr ata q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend ilegalisht dhe qendrojn\u00eb k\u00ebtu me vite, dekada dhe ndoshta p\u00ebr gjithmon\u00eb si t\u00eb till\u00eb &#8212; duke shkelur ligjet e imigracionit t\u00eb k\u00ebtij vendi. Llogaritet se tani p\u00ebr tani, n\u00eb Shtetet e Bashkuara mund t\u00eb jetojn\u00eb rreth 11 milion\u00eb imigrant\u00eb ilegal\u00eb, megjithse num\u00ebri i v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktohet.Shumica e tyre hyjn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend nga Meksika, por imigrant\u00eb ilegal\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb ka pothuaj nga \u00e7do k\u00ebnd i bot\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb edhe shum\u00eb shqiptar\u00eb. Megjith\u00ebse, kryesisht p\u00ebr arsye t\u00eb\u00a0 kriz\u00ebs ekonomike, hyrja pa leje e imigrant\u00ebve, sidomos nga Meksika, \u00ebsht\u00eb ngadal\u00ebsuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dukshme dhe sipas disa burimeve mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt n\u00eb 40-vjet\u00eb, problemi i imigracionit ilegal vazhdon t\u00eb mbizot\u00ebroj diskursin politik dhe ekonomik t\u00eb k\u00ebtij vendi.<\/p>\n<p>Muajt\u00eb e fundit, n\u00eb Uashington \u00ebsht\u00eb ven\u00eb re nj\u00eb nd\u00ebrmarrje serioze nga senator\u00eb t\u00eb dy partive politike &#8212; demokrat\u00eb dhe republikan\u00eb &#8212; p\u00ebr t\u00eb zgjidhur, at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar si \u00e7\u00ebshtja e imigracionit ilegal, nism\u00eb e cila si\u00e7 duket do t\u00eb arrij\u00eb kulmin k\u00ebt\u00eb jav\u00eb, si \u00e7\u00ebshtja num\u00ebr nj\u00eb n\u00eb agjend\u00ebn e Kongresit. I ashtuquajturi &#8220;Grupi i t\u00eb Tet\u00ebve&#8221; i Senatit amerikan dhe grupi i 6 ligjv\u00ebnse t\u00eb Dhom\u00ebs s\u00eb P\u00ebrfaqsuesve, p\u00ebr disa jav\u00eb tani jan\u00eb takuar privatisht, me shpres\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb marrveshje n\u00eb vija t\u00eb p\u00ebrgjithshme, p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb ka p\u00ebr\u00e7ar\u00eb politik\u00ebn dhe vendin p\u00ebr vite me radh\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb p\u00ebr dekada, nd\u00ebrsa n\u00eb t\u00eb \u00a0nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb gjetur m\u00ebnyra p\u00ebr zgjidhjen e k\u00ebtij problemi q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e pranueshme p\u00ebr t\u00eb dy pal\u00ebt, duke arritur nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr nj\u00eb plan t\u00eb gjith\u00eban\u00ebsh\u00ebm reformash t\u00eb sistemit t\u00eb imigracionit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr propozimet e para p\u00ebr t\u00eb reformuar sistemin ishte ai i Senatori republikan Xhon Mekejn dhe i t\u00eb ndjerit \u00a0ish-Senatorit demokrat Eduard Kenedi, t\u00eb cil\u00ebtkishin hedhur propozimin e par\u00eb pothuaj dhjet\u00eb vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb projekt ligj q\u00eb do t\u00eb konsiderohej si nj\u00eb kompromis.\u00a0\u00a0 Sipas k\u00ebtij propozimi, republikan\u00ebt ishin t\u00eb k\u00ebnaqur me \u00a0marrjen e masave m\u00eb t\u00eb forta p\u00ebrgjat\u00eb kufirit me Meksik\u00ebn &#8212; gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kan\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulur vazhdimisht\u2013me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb ndaluar hyrjen n\u00eb mas\u00eb dhe t\u00eb pa kontrolluar t\u00eb imigrant\u00ebve ilegal\u00eb \u00a0&#8212; dhe demokrat\u00ebt do k\u00ebnaqeshin me miratimin e nj\u00eb procesi, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit, m\u00eb shum\u00eb se 11-milion\u00eb imigrant\u00ebve ilegal\u00eb do tu mund\u00ebsohej e drejta p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb banues t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtij vendi. Plani Mekejn-Kenedi pat siguruar edhe p\u00ebrkrahjen e ish-presidentit Xhorxh Bush, por nuk mori p\u00ebrkrahjen e nevojshme n\u00eb Kongresin amerikan. Gjat\u00eb fushat\u00ebs p\u00ebr president, kat\u00ebr vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb, Barak Obama premtoi reforma t\u00eb gjithanshme t\u00eb imigracionit, por gjat\u00eb kat\u00eb vjet\u00ebve t\u00eb kaluara nuk tregoi ndonj\u00eb interesim t\u00eb madh p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.Nd\u00ebrsa n\u00eb fillim t\u00eb mandatit \u00a0dyt\u00eb, Presidenti Obama ka th\u00ebn\u00eb se reforma e imigracionit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej prioriteteve t\u00eb tija kryesore, duke shprehur besimin e tij se do t\u00eb arrihet nj\u00eb konsensus n\u00eb Kongres.<\/p>\n<p>Komisioni i ligjeve i Senatit amerikan ka caktuar t\u00eb M\u00ebrkur\u00ebn e k\u00ebsaj jave si dit\u00ebn q\u00eb senator\u00ebt e k\u00ebtij komisioni do t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb d\u00ebshmi mbi planin e Senatit, p\u00ebrfshir\u00eb edhe propozimin p\u00ebr t\u00eb legalizuar miliona imigrant\u00eb ilegal\u00eb q\u00eb tani jetojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, por sipas lajmeve, nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb mund t\u00eb ndodh\u00eb vet\u00ebm pasi imigrant\u00ebt ilegal\u00eb t\u00eb ken\u00eb kaluar nep\u00ebr nj\u00eb proces tep\u00ebr rigoroz kontrolli individual, pasi t\u00eb ken\u00eb kap\u00ebrcyer pengesa t\u00eb shum\u00ebta, dhe duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar anglishten dhe p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb vend pune.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, \u00a0n\u00eb Kongresin amerikan jan\u00eb paraqitur propozime t\u00eb ndryshme p\u00ebr t\u00eb reformuar ligjet mbi imigracionin, por sivjet duket se ekziston mund\u00ebsia m\u00eb reale p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb reformat e nevojshme, pasi sipas nj\u00eb sondazhi t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit, 64 p\u00ebr qind e amerikan\u00ebve jan\u00eb n\u00eb favor p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb shtet\u00ebsin\u00eb imigrant\u00ebve ilegal\u00eb. Antar\u00ebt e Kongresit zakonisht tentojn\u00eb t\u00eb marrin vendime n\u00eb p\u00ebrputhje me p\u00ebrkrahjen d\u00ebrmuese publike t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb konsiderohen nga ligjv\u00ebnsit amerikan\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb reforma e imigracionit. Si rrjedhim, nj\u00eb num\u00ebr kongresist\u00ebsh, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Senatorin republikan Xhon Mekejn shprehen optimist\u00eb se ky mund t\u00eb jet\u00eb viti q\u00eb, m\u00eb n\u00eb fund, sjell\u00eb reformat e nevojshme n\u00eb sistemin amerikan t\u00eb imigracionit. K\u00ebjo sepse, edhe Presidenti Obama ka shprehur gatishm\u00ebrin\u00eb e tij duke th\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb i vendosur q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u00e7&#8217;\u00ebsht\u00eb e mundur p\u00ebr t\u00eb siguruar miratimin e reformave nga Kongresi.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse propozimet e reja pritet t\u00eb kund\u00ebrshtohen nga konservator\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb kund\u00ebr legalizimit t\u00eb statusit p\u00ebr imigrant\u00ebt pa dokumenta, edhe pala republikane duket gjithashtu e vendosur p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshpjetuar reform\u00ebn mbi imigracionin, pasi nuk d\u00ebshiron t\u00eb konsiderohet si partia q\u00eb \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr imigrant\u00ebve.Senatori Marco Rubio, kryenegociatori republikan p\u00ebr t\u00eb reformuar ligjet e imigracionit, nga prind\u00ebr t\u00eb ardhur nga Kuba dhenj\u00ebkoh\u00ebsisht kandidat i mundsh\u00ebm p\u00ebr president n\u00eb vitin 2016 &#8212; nd\u00ebrsa ishte ftuar nga tre programet e tre rrjeteve televizive kryesore t\u00eb s\u00eb djel\u00ebs p\u00ebr t\u00eb diskutuar problemin e imigracionit &#8212; tha n\u00eb programin &#8220;Meet the Press&#8221;, t\u00eb TV-NBC se ligjet q\u00eb kemi tani, &#8220;nuk jan\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr ask\u00ebnd&#8230;. statuskuoja \u00ebsht\u00eb e tmerrshme p\u00ebr Amerik\u00ebn&#8221;, shtoi ai. Duke folur p\u00ebr propozimin e ri \u00a0p\u00ebr imigracionin, q\u00eb p\u00ebrkrahet si nga republikan\u00ebt ashtu edhe nga demokrat\u00ebt, Senatori Marco Rubio iu p\u00ebrgjigj intervistuesit se, ai nuk po e b\u00ebn gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb reformuar sistemin e imigracionit n\u00eb Amerik\u00eb, p\u00ebr q\u00ebllime politike. Ai\u00a0 tha se, &#8220;Un\u00eb jam Senator. Un\u00eb nuk paguhem vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mbajtur fjalime.Un\u00eb paguhem p\u00ebr t\u00eb zgjidhur problemet&#8221;, me t\u00eb cilat p\u00ebrballohet vendi.<\/p>\n<p>Si\u00e7 duket, n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb zbutur kund\u00ebrshtimin nga konservator\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb kund\u00ebr nj\u00eb amnistie p\u00ebr imigrant\u00ebt ilegal\u00eb,Senatori Rubio tha gjithashtu n\u00eb nj\u00eb program tjet\u00ebr televiziv (Fox News) se propozimet e reja p\u00ebr t\u00eb reformuar\u00a0 sistemin e imigracionit nuk jan\u00eb amnisti, duke shtuar se n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, propozimet e reja e b\u00ebjn\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb nj\u00eb immigrant illegal t\u00eb fitoj\u00eb statusin legal, n\u00eb krahasim me procesin dhe ligjet ekzistuese.<\/p>\n<p>Pritet q\u00eb grupi i 8 senator\u00ebve \u00a0\u00a0demokrat\u00eb\u00a0 e republikan\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr disa muaj tani kan\u00eb punuar p\u00ebrarritjen e nj\u00eb marrveshjeje p\u00ebr reformimin e sistemitt\u00eb imigracionit n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs do t\u00eb njoftojn\u00eb holl\u00ebsit\u00eb e propozimeve t\u00eb tyre t\u00eb Mart\u00ebn.\u00a0 Media amerikane thot\u00eb se propozimet e reja p\u00ebr reformimin e imigracionit p\u00ebrfshijn\u00eb edhe rritjen e num\u00ebrit t\u00eb imigrant\u00ebve q\u00eb vin\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ligjore.\u00a0 Tani, Shtetet e Bashkuara pranojn\u00eb 1 milion imigrant\u00eb n\u00eb vit me dokumenta, m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do vend tjet\u00ebr n\u00eb bot\u00eb.\u00a0 Sipas propozimeve t\u00eb reja pritet q\u00eb ky num\u00ebr t\u00eb rritet me pes\u00eb p\u00ebr qind, sipas gazet\u00ebs Los Anxheles Tajms.<\/p>\n<p>Pasi t\u00eb njoftohen k\u00ebt\u00eb jav\u00eb \u00a0holl\u00ebsit\u00eb e propozimeve t\u00eb reja nga grupi i 8 senator\u00ebve nga t\u00eb dy partit\u00eb, mbetet p\u00ebr tu par\u00eb n\u00ebse ata do t\u00eb mund t\u00eb bindin shumic\u00ebn e Senatit dhe t\u00eb Dhom\u00ebs s\u00eb P\u00ebrfaqsuesve, si edhe grupe interesash t\u00eb ndryshme, se pas shum\u00eb vitesh dhe propozimesh t\u00eb shum\u00ebta, m\u00eb n\u00eb fund ka ardhur koha p\u00ebr nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb gjithansh\u00ebme t\u00eb ligjeve amerikane mbi imigracionin n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.Miratimi i ligjeve t\u00eb reja \u00ebsht\u00eb kritik gjithashtu edhe p\u00ebr fatin\u00a0 e qindra, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb mij\u00ebra shqiptar\u00ebve dhe familjeve t\u00eb tyre q\u00eb mund t\u00eb gj\u00ebnden n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend pa dokumentat e nevojsh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb qendrim legal n\u00eb Shtetet e Bashkuara.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli \u00c7\u00ebshtja e imigracionit k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara ka qen\u00eb dhe vazhdon t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb shkakton debate dhe mos marrveshje nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb ashp\u00ebrat, jo vet\u00ebm gjat\u00eb fushatave elektorale n\u00eb nivel federal, shtet\u00ebror dhe vendor, por edhe n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme an\u00eb e mban\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[3],"tags":[],"class_list":["post-2704","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2704","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=2704"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2704\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2706,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2704\/revisions\/2706"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=2704"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=2704"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=2704"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}