{"id":2692,"date":"2013-04-15T21:35:11","date_gmt":"2013-04-15T21:35:11","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=2692"},"modified":"2013-04-15T23:18:26","modified_gmt":"2013-04-15T23:18:26","slug":"ne-emer-te-poezise-jam-gati-te-le-gjithcka-interviste-me-poetin-e-mirenjohur-shqiptaro-amerikan-nexhip-ejupi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=2692","title":{"rendered":"N\u00eb em\u00ebr t\u00eb poezis\u00eb jam gati t\u00eb l\u00eb gjithcka\u2026..Intervist\u00eb me poetin e mir\u00ebnjohur shqiptaro-amerikan Nexhip EJUPI"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/04\/Ejupi-Nexhip.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-2693\" title=\"Ejupi, Nexhip\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/04\/Ejupi-Nexhip.jpg\" alt=\"\" width=\"318\" height=\"281\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/04\/Ejupi-Nexhip.jpg 318w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/04\/Ejupi-Nexhip-300x265.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 318px) 100vw, 318px\" \/><\/a>Nexhip Ejupi<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Bisedoi: Raimonda MOISIU<\/strong><br \/>\nQ\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re, Poeti Nexhip Ejupi ka q\u00ebn\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb identitetit t\u00eb tij unik dhe t\u00eb etur p\u00ebr t\u00eb\u00a0ndar\u00eb vizionin e tij krijues n\u00eb letrat shqipe. Pena poetike e Nexhip Ejupit karakterizohet nga pavar\u00ebsia e p\u00ebrgjith\u00ebshme e mendimit filozofik dhe e shpirtit artistik, <!--more-->dhe nj\u00eb jet\u00eb e jetuar n\u00eb harmoni me natyr\u00ebn dhe njer\u00ebzit q\u00eb e rrethojn\u00eb, me t\u00eb mirat e t\u00eb metat e shoq\u00ebris\u00eb, brengat, hallet, dhimbjen, trishtimin, mallin dhe dashurit\u00eb e saj.Ai beson n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e jet\u00ebs dhe dashuris\u00eb brenda cdo individi, sepse secili prej nesh, p\u00ebrfshir\u00eb edhe poetin, jan\u00eb pjes\u00eb e s\u00eb t\u00ebr\u00ebs, nj\u00eb univers mbi shpirtin, p\u00ebrmes t\u00eb cil\u00ebs ne kap\u00ebrcejm\u00eb cdo sfid\u00eb e mbijetojm\u00eb.<br \/>\n\u201cN\u00eb em\u00ebr t\u00eb poezis\u00eb jam gati t\u00eb l\u00eb shum\u00eb pun\u00eb t\u00eb tjera monotone, sepse vet\u00ebm poezia na mban gjall\u00eb, na ngush\u00ebllon, na lumturon , na vdes e ngjall prap\u00eb\u201d-shprehet poeti Nexhip Ejupi. Modest, bujar, i talentuar dhe me shpirtin babaxhan,- poeti Nexhip Ejupi \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm jasht\u00ebzakonisht profilik , por edhe nj\u00eb em\u00ebr I shquar tahsm\u00eb n\u00eb letrat shqipe, i cili gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij me pesh\u00ebn e mendjes s\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb e t\u00eb kthjell\u00ebt, dhe pesh\u00ebn e duarve t\u00eb palodhura, ai na ka dhuruar ; \u201cShqet\u00ebsimet e Pranver\u00ebs\u201d, \u201cDrith\u00ebrima ere\u201d, \u201cLirikat e Elbasanit\u201d, \u201cH\u00ebna e Vlleh\u00ebve\u201d, \u201cMa mori kapel\u00ebn era\u201d, \u201cPsher\u00ebtima t\u00eb m\u00ebrguara\u201d, Vet\u00ebtin nj\u00eb vetull reje\u201d, \u201cBrenda meje rrjedh nj\u00eb lum\u00eb\u201d, \u201cFjala ka shpirt\u201d, \u201cBora qan me nj\u00ebmij\u00eb sy\u201d, n\u00eb process botimi nj\u00eb v\u00ebllim poetik tre serial, e dhjetra e dhjetra v\u00ebllime me poezi, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb mijra vargje\u2026N\u00eb k\u00ebt\u00eb bised\u00eb t\u00eb nhroht\u00eb e mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse si dy koleg\u00eb, poeti Nexhip Ejupi ndau kujtime, aspiratat dhe eksperiencat dhe p\u00ebrvojat jet\u00ebsore, puna dhe p\u00ebrkushtimi q\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb at\u00eb tashm\u00eb nj\u00eb em\u00ebr t\u00eb admiruesh\u00ebm e t\u00eb njohur n\u00eb letrat shqipe.<\/p>\n<p><strong>Bisedoi:Raimonda MOISIU<\/strong><\/p>\n<p>-P\u00ebrsh\u00ebndetje, Nexhip,-Faleminderit p\u00ebr koh\u00ebn e vyer n\u00eb p\u00ebrkushtim t\u00eb k\u00ebsaj interviste. Vepra juaj krijuese poetike d\u00ebshmon gjith\u00ebnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb se jeni nd\u00ebr poet\u00ebt e shquar, nisur aty nga vitet \u201978, t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar dhe ju kini botuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb librin, \u201cPesha e duarve\u201d, n\u00eb mosh\u00ebn 29 vjecare. A ka di\u00e7ka mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse n\u00eb f\u00ebminin\u00eb tuaj q\u00eb ju ka frym\u00ebzuar p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb poet?<br \/>\nNatyrisht,pa mbresa t\u00eb fuqishme e mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse nuk ka shtysa apo nxitje p\u00ebr t&#8217;u marr\u00eb me dicka t\u00eb re,e cila \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fush\u00eb e panjohur p\u00ebr ty si fillestar.N\u00ebse m\u00eb lejoni t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb krahasim; fillestari i ngjan nj\u00eb f\u00ebmije kureshtar,q\u00eb sapo \u00ebsht\u00eb ngritur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe po hedh hapat e para.N\u00eb fillim ka frik\u00eb, megjithat\u00eb guxon dhe e hedh hapin e par\u00eb&#8230;Ai k\u00ebshtu ka nisur t\u00eb ec\u00eb,\u00ebpor ecja nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm hapi i par\u00eb. B\u00ebhet hapi i dyt\u00eb, i tret\u00eb, l\u00ebkundet\u2026Q\u00eb t\u00eb mos bjer\u00eb, zgjat duart t\u00eb mbahet te sendet q\u00eb ka m\u00eb af\u00ebr. Por m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt jan\u00eb duart. Ne i takojm\u00eb atij brezi, q\u00eb jemi rritur me djep)enes, \u00ebsht\u00eb djepi- a ka gj\u00eb m\u00eb t\u00eb bukur, se sa syt\u00eb e n\u00ebn\u00ebs? Nuk ka ..! Atje mbahet f\u00ebmija dhe ec\u00ebn e ec\u00ebn, nuk ka frik\u00eb nga ecja. Mbase,e zgjata k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjigje,por kjo \u00ebsht\u00eb mbresa ime me e par\u00eb, q\u00eb nuk e harroj kurr\u00eb,duart e zgjatura t\u00eb n\u00ebn\u00ebs p\u00ebr t\u00eb m\u00eb mbajtur e p\u00ebr t\u00eb mos u rrezuar. Ka edhe duar t\u00eb tjera q\u00eb zgjaten drejt k\u00ebtij k\u00ebrthije t\u00eb njom\u00eb, q\u00eb ngulmojn\u00eb ta ndihmojn\u00eb p\u00ebrtej k\u00ebtij pragu t\u00eb fillimit, t\u00eb gjyshes,t\u00eb motr\u00ebs,t\u00eb babait. V\u00eblla nuk kam pasur, do t\u00eb doja t\u00eb kisha, t\u00eb m\u00eb ndihmonte dhe ai. Mbase kjo munges\u00eb m\u00eb ka nxitur t&#8217;i p\u00ebrshpejtoj hapat e ecjes. Mbase do ta gjeja diku p\u00ebrpara e t\u2019i thoja:Ja ku jam, m\u00eb ndihmo jo me duar, por me k\u00ebshilla,me pun\u00ebra t\u00eb mira. K\u00ebt\u00eb v\u00eblla do ta gjeja te shok\u00ebt, q\u00eb m\u00eb qart\u00ebsonin p\u00ebrher\u00eb e m\u00eb shum\u00eb,do ta gjeja te m\u00ebsuesit e gjuh\u00ebs shqipe,te i ndjeri Ibrahin Gani,te Besim Qorri i gjimnazit Dhaskal Todri,te Profesor Kongoli e te t\u00eb gjith\u00eb profesor\u00ebt e m\u00ebvonsh\u00ebm t\u00eb Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs.<br \/>\n-\u00c7far\u00eb ju ka p\u00eblqyer n\u00eb adoloshenc\u00eb p\u00ebr t\u00eb lexuar? Cil\u00ebt nga autor\u00ebt tan\u00eb, p\u00eblqeje m\u00eb shum\u00eb?<br \/>\nN\u00eb adoleshenc\u00eb kishim nj\u00eb detyrim leximesh,t\u00eb cilat edhe nuk t\u00eb t\u00ebrhiqnin,por q\u00eb ne ishim t\u00eb detyruar t&#8217;i lexonim. Madje,leximet e detyruara, duhej t&#8217;i jepnim edhe provim,-th\u00ebnie klasik\u00ebsh. Pjes\u00eb p\u00ebrmend\u00ebsh n\u00eb gjuh\u00ebn ruse,q\u00eb e kishim t\u00eb detyruar p\u00ebr ta m\u00ebsuar e q\u00eb nuk e m\u00ebsova kurr\u00eb. Po kishte edhe lexime, q\u00eb t\u00eb zgjonin fantazin\u00eb si; \u201cTregime t\u00eb Arkadi Gaidarit,t\u00eb Leon Tolstoit.Tre libra nuk i harroj kurre,&#8221;Pinokun&#8221; dhe dy libra t\u00eb tjer\u00eb me tregime t\u00eb shkurtra Kopshtari dhe Kallzime. Kisha nj\u00eb shoqe gjimnazi q\u00eb ishte e dh\u00ebn\u00eb edhe ajo pas let\u00ebrsis\u00eb,-Iliriana Sulkuqi. B\u00ebnim hartime dhe i ndjeri, m\u00ebsues,Besim Qorri, na i lexonte p\u00ebrpara klas\u00ebs.Ky ishte promovimi yn\u00eb i par\u00eb i krijimeve tona, kurse botimi i par\u00eb ishte nj\u00eb faqe letrare, q\u00eb ne m\u00ebngjes p\u00ebr m\u00ebngjes e shihnim me bishtin e syrit se a kishte v\u00ebn\u00eb atje ndonj\u00eb gj\u00eb t\u00eb re Profesor Ndricim Xhyra apo Besim Qorri. Por t\u00eb shihnim ndonj\u00eb gj\u00eb,do t&#8217;ia thonim nj\u00ebri-tjetrit, menj\u00ebher\u00eb dhe dicka do te lexonim nj\u00ebkoh\u00ebsisht nga KRIJIME TONA T\u00cb AT\u00cbHERSHME. Adoleshenca ime dhe e gjith\u00eb moshatar\u00ebve t\u00eb asaj kohe ka qen\u00eb e ndrydhur. Kam qen\u00eb shum\u00eb i ndrojtur, nuk para dilja p\u00ebr t&#8217;u d\u00ebfryer, isha i turpshqm,skuqesha shpejt para ndonj\u00eb v\u00ebrejtje,sado t\u00eb vogel. Liria e v\u00ebrte\u00eb e adoleshenc\u00ebs sime ka qen\u00eb Shkumbini, lugina e tij midis kodrinave me bim\u00ebsi t\u00eb larmishme,t\u00eb mbjell\u00eb nga dora e njeriut apo t\u00eb natyrshme, shkurre t\u00eb egra. Atje meditoja p\u00ebr t\u00eb shkruar ndonj\u00eb gj\u00eb,sidomos kur ishte p\u00ebr t\u00eb fantazuar, rreth detyrave me karakter krijues, t\u00eb detyrave t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb.Nuk kam qen\u00eb nx\u00ebn\u00ebs i shk\u00eblqyer,po edhe i prambambetur s&#8217;kam qen\u00eb.Kam qen\u00eb nxenes mesatar. Matematika dhe trigonometria m\u00eb dukeshin l\u00ebnd\u00eb t\u00eb pap\u00ebrtypshme. Mbase m\u00eb kan\u00eb kaluar p\u00ebr hat\u00ebr t\u00eb aft\u00ebsive n\u00eb l\u00ebndet shoq\u00ebrore, ku v\u00ebrtet bia n\u00eb sy;let\u00ebrsi,histosi,botanik\u00eb ,Zoologji,etj. Nga autor\u00ebt tan\u00eb m\u00eb p\u00eblqente q\u00eb at\u00ebhere Dritero Agolli,megjith\u00ebse edhe ai ishte n\u00eb fillesat e veta .Sa kishte botuar \u201cN\u00eb rrug\u00eb dolla\u201d, \u201cHapat e mia n\u00eb asfalt\u201d e ndonj\u00eb tjet\u00ebr v\u00ebllim.Po ashtu dhe Ismail Kadareja,sidomos me v\u00ebllimin \u201cEnderrimet\u201d dhe \u201cP\u00ebrse mendohen k\u00ebto male\u201d,q\u00eb ishin p\u00ebr ne t\u00eb rinjt\u00eb manifeste sh\u00ebmbullore e duhej t\u00eb mos i harronim kurr\u00eb. Dhe ne s&#8217;i harruam kurr\u00eb! Poet\u00eb t\u00eb tjer\u00eb m\u00eb p\u00eblqenin si Fatos Arapi,Musa Vyshka,Viktor Qurku\u2026Njohurit\u00eb tona do t\u00eb na i zgjeronin bangat e filologjikut me leksionet e Muzafer Xhaxhiut p\u00ebr Antikitetin grek e romak. Leksionet e gjuh\u00ebsis\u00eb p\u00ebr fonetik\u00ebn,morfologjin\u00eb dhe sintaks\u00ebn. K\u00ebtu nuk kishte matematik\u00eb.Kishte vet\u00ebm let\u00ebrsi dhe gramatik\u00eb, nuk kisha t\u00eb beja me ekuacione trigonometrike apo algjerbrike,por kisha t\u00eb b\u00ebja me fjal\u00ebn, studiohej fjala tingull m\u00eb tingull e shkronje m\u00eb shkronj\u00eb.Jo vet\u00ebm kaq.Studiohej fjala rrokje m\u00eb rrokje, ras\u00eb m\u00eb ras\u00eb e lakim m\u00eb lakim.Studiohej n\u00eb t\u00eb gjitha nj\u00ebsit\u00eb dhe njehsime t\u00eb veta me vecantit\u00eb e karakteristikat q\u00eb kishte secila nj\u00ebsi.K\u00ebshtu pak nga pak tek une e te shoket e mij,krijohej nj\u00eb vet\u00ebdije gjuh\u00ebsore.K\u00ebt\u00eb na e rr\u00ebnjosnin leksionet e Mico Samar\u00ebs,t\u00ebJani Thomait,t\u00eb Androkli Kostallarit. N\u00eb let\u00ebrsi u vinim veshin leksioneve t\u00eb Nexhp Gamit, t\u00eb Ismail Kadares\u00eb apo t\u00eb Zihni Sakos p\u00ebr Folklorin, t\u00eb Nasho Jorgaqit. Ishim student\u00eb n\u00eb kryeqytet sdhe Tirana p\u00ebr mua ishte horizont i ri,fush\u00ebpamje e re,pik\u00ebv\u00ebshtrim i ri p\u00ebr veten e p\u00ebr gj\u00ebrat rreth meje. Ndjenim pesh\u00ebn e diktatur\u00ebs,por ishim t\u00eb rinj dhe idealist, e p\u00ebrballonim me \u00ebnd\u00ebrrimet tona, se nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb ishte ndryshe,shpresa n\u00eb favor t\u00eb d\u00ebshirave tona.Ishim n\u00eb kryeqytet dhe fare pran\u00eb redaksive t\u00eb gazetave t\u00eb kohes,po ne lakmonim Gazet\u00ebn Drita dhe sidomos Z\u00ebrin e Rinis\u00eb q\u00eb at\u00eb koh\u00eb e drejtonte Mico Verli, nj\u00eb p\u00ebrkrah\u00ebs shpirtmadh i talenteve t\u00eb reja. Aty do t\u00eb shk\u00eblqente talenti i Ndoc Gjetjes, i Rudolf Markut,i Zoi Dashit,i Alfred Capalikut, i Agim Spahiut,i Visar Zhitit,i Moikom Zeqos, Xhevahir Spahiut,Roland Gjoz\u00ebs e Sherif Balit, etj., mes t\u00eb cil\u00ebve do t\u00eb botoja edhe un\u00eb,po jo aq shpesh, se sa ata t\u00eb tjeret.Sepse duhej t\u00eb ishe i shkath\u00ebt,t\u00eb kishe miq e t\u00eb njohur,t\u00eb ishe edhe i b\u00ebrrylave, sjellje kjo q\u00eb nuk m\u00eb shkonte p\u00ebrshtat. Edhe sikur t\u00eb doja nuk mund ta b\u00ebja,se ashtu isha i gatuar. Prit,mos u ngut,gazeta aty \u00ebsht\u00eb,lexo m\u00eb shum\u00eb, p\u00ebrfito m\u00eb tep\u00ebr.<br \/>\nNga ata q\u00eb botoj\u00ebe,zere se ishte krijesa jote,k\u00ebnaqu me pak, vecse t\u00eb jet\u00eb e bukur&#8230;<br \/>\n-Kam shfletuar dhe lexuar me interes t\u00eb vecant\u00eb v\u00ebllimet tuaja me poezi, krijimtari kjo para se t\u00eb emigronit: \u201cShqet\u00ebsimet e pranver\u00ebs\u201d(1990), \u201cDrith\u00ebrima ere\u201d,(1991)\u201dLirikat e Elbasani\u201d,(1998) \u201cH\u00ebna e Vlleh\u00ebve\u201d,(2000). Sinqerisht jam ngaz\u00ebllyer nga mjesht\u00ebria e kultur\u00ebs profesionale dhe thelbi artistik e filozofik i pen\u00ebs tuaj poetike. Cila ka q\u00ebn\u00eb eksperienca tuaj e par\u00eb n\u00eb gjinin\u00eb e poezis\u00eb?<br \/>\nEksperienca ime e par\u00eb n\u00eb gjinin\u00eb e poezis\u00eb ka q\u00ebn\u00eb gazeta e murit &#8220;Letrari i ri&#8221; i shkoll\u00ebs &#8220;DhaskalTodri&#8221;, ishte poezi e nj\u00eb v\u00ebllimi hartimesh nga t\u00eb gjitha Shkollat e Mesme, n\u00eb t\u00ebr\u00eb vendin, kushtoj Elektrifikimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, dhe nj\u00eb poezi e botuar n\u00eb revistn&#8221;N\u00ebntori\u201d. Vet\u00ebm me k\u00ebto tri-kat\u00ebr poezi t\u00eb botuara n\u00eb shtypin e koh\u00ebs, me ndihm\u00ebn e poetit Musa Vyshka, po ngjizej brisht\u00ebsisht p\u00ebrvoja ime n\u00eb t\u00eb shkruar,po ngjizej mendimi poetik,gjithnj\u00eb luhat\u00ebs e i pashtrat\u00ebzuar n\u00eb njohurit\u00eb krijuese. M\u00eb asp n\u00eb Universitet do t\u00eb njihesha me krijue\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, do t\u00eb ballafaqonim krijimet dhe s\u00eb bashku vazhdonim t\u00eb ngjitnim shkall\u00ebt e redaksive, ku m\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e her\u00ebs i zbrisnim t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar, sesa t\u00eb g\u00ebzuar.Packa gjendjes son\u00eb shpirt\u00ebrore, ne po ngjisnim e po zbrisnim shkall\u00ebt e artit, ato shkall\u00eb t\u00eb artit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm, q\u00eb ishte m\u00eb shum\u00eb i kontrolluar, i v\u00ebzhguar dhe i politizuar. Na orientonin keq. drejt tarracave,shinave t\u00eb hekurudhave, heronjve t\u00eb tipit e Lei Fenit kinez.Nuk na p\u00eblqente kjo gj\u00eb,por nuk mund dhe ta shprehnim.Keq ta shprehnim e keq ta shkruanim. K\u00ebshtu kalonin vitet,conim p\u00ebrmbledhje pas p\u00ebrmbledhje p\u00ebr botim dhe heshtje,v\u00ebrejtje e vet\u00ebm v\u00ebrejtje, p\u00ebr mir\u00ebnjohje t\u00eb realitetit.M\u00eb t\u00eb guximshmit edhe shkruanin,edhe u shpreh\u00ebn ,por ata diktatura i d\u00ebnoi ose me heqje t\u00eb drejte botimi ose me burgim.Un\u00eb jam i asaj pjese krijuesish t\u00eb d\u00ebnuar me heshtje.M\u00eb duheshin dhjet\u00eb vjet p\u00ebr t&#8217;u botuar nj\u00eb lib\u00ebrth 64 faqe me rastin e 100 Vjetorit t\u00eb Lidhjes s\u00eb Prizrenit&#8230;Lidhja e Prizrenit m\u00eb ndihmoi se nuk shkrova p\u00ebr lejfen\u00ebt,por p\u00ebr patriot\u00eb si Abdyl Frash\u00ebri&#8230;apo Gjin Bue Shpata. Ia di p\u00ebr nder Redaktorit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm, t\u00eb ndjerit Perikli Jorgoni,q\u00eb m\u00eb tha t\u00eb shkruaja p\u00ebr k\u00ebte pjes\u00eb t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Rilindjes Komb\u00ebtare&#8230;<br \/>\n&#8211; Kur ju shkruani nj\u00eb poezi cila \u00ebsht\u00eb pjesa m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb; shtjellimin e elementeve me modelet e fjal\u00ebs q\u00eb e p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb, muzikaliteti i vargjeve, strof\u00ebs, kadenca, ruajtja e rim\u00ebs, metafora, figurat artistike etj. Ku q\u00ebndron forca e inteligjenc\u00ebs tuaj;\u00ebsht\u00eb ambicje sfid\u00eb apo t\u00eb dyja bashk\u00eb?A duhet ruajtur rima, apo vargu i lir\u00eb?<br \/>\nPyetja \u00ebsht\u00eb \u00ebsht\u00eb tejet interesante dhe sigurisht q\u00eb do nj\u00eb p\u00ebrgjigje interesante, po hajde ta gjesh k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjigje(Qesh)&#8230;N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb duhet gjendja shpirt\u00ebrore p\u00ebr c\u2019ka duhet t\u00eb shkruash.P\u00ebr cdo motiv ka nj\u00eb gjendje shpirt\u00ebrore, t\u00eb ndihmon p\u00ebr ta realizuar motivin.Motiv q\u00eb t\u00eb nxit qoft\u00eb edhe vet\u00ebm me nj\u00eb fjal\u00eb,ashtu si fara n\u00eb tok\u00eb do vlag\u00ebn e duhur,do dhe klim\u00ebn e duhur.Suksesi nuk \u00ebsht\u00eb me sust\u00eb.Suksesi \u00ebsht\u00eb mundim, p\u00ebrpjekje e vet\u00ebm p\u00ebrpjekje,t&#8217;i kthehesh e t&#8217;i rikthehesh disa her\u00eb nj\u00eb motivi,nj\u00eb vargu,nj\u00eb strofe,nj\u00eb poezie apo nj\u00eb cikli t\u00eb t\u00ebr\u00eb,q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb b\u00ebrtham\u00ebn e librit t\u00eb mundsh\u00ebm e t\u00eb suksessh\u00ebm.Kjo quhet lodhje mendore,po \u00ebsht\u00eb edhe lodhje fizike, t\u00eb dhemb mesi,t\u00eb dhembin shpatullat.Pa dhimbje nuk lind asnj\u00eb gj\u00eb e gjall\u00eb.<br \/>\n-Cili \u00ebsht\u00eb elementi m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe interesant p\u00ebr t\u00eb shkruar nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb suksessh\u00ebm me poezi?<br \/>\nEnde nuk jam i njohur si poet, pra poeti vjen nj\u00eb cast dhe i lind d\u00ebshira t\u00eb kujtoj\u00eb b\u00ebmat).Ato jan\u00eb b\u00ebma dashurie, njohjet, p\u00ebrk\u00ebdheljet, bashk\u00ebngacmimet, bashk\u00ebbisedimet, puthjet, jo-t\u00eb,po-t\u00eb, pritjet, m\u00ebrzitjet, thyerjet e zemr\u00ebs ,trishtime t\u00eb jo-ve dhe g\u00ebzimet e po-ve.Ja kjo \u00ebsht\u00eb gjendje shpirt\u00ebrore shum\u00eb e p\u00ebrshtatshme, p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb dicka p\u00ebr njeriun m\u00eb t\u00eb dashur, k\u00ebsisoj t\u00eb shkruash p\u00ebr dashurin\u00eb. T\u00eb shkruash p\u00ebr dashurin\u00eb,duhet t\u00eb kesh zemr\u00ebn aq t\u00eb madhe,sa t\u00eb nxej\u00eb p\u00ebrbrenda gjith\u00eb rruzullin tok\u00ebsor,madje gjith\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn yjore.T\u00eb shkruash p\u00ebr dashurin\u00eb,duhet t\u00eb jap\u00ebsh dashuri,duhet ta duash, ta mbrosh,qoft\u00eb edhe me jet\u00ebn t\u00ebnde. d.Ta respektosh,ta miklosh,ta lart\u00ebsosh dashurin\u00eb.Nuk mund t\u00eb ket\u00eb dashuri jasht\u00eb mund\u00ebsive t\u00eb sakrific\u00ebs sublime dhe supreme p\u00ebr t\u00eb.K\u00ebshtu nuk mendoj vet\u00ebm un\u00eb, k\u00ebshtu mendojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb bien n\u00eb dashuri t\u00eb p\u00ebrz\u00ebm\u00ebrt\u00eb,t\u00eb sinqert\u00eb,t\u00eb ndershme, m\u00eb jet\u00ebgjata se jeta e dy njer\u00ebzve t\u00eb bashk\u00ebshortuar.<br \/>\n-P\u00ebrvec v\u00ebllimeve sa p\u00ebrmenda m\u00eb lart, &#8211; n\u00eb m\u00ebrgim ju kini shkruar disa v\u00ebllime me poezi sikund\u00ebr : Vet\u00ebtin nj\u00eb vetull reje, 2008, Brenda meje rrjedh nj\u00eb lum\u00eb-2009, Fjala ka shpirt,2009. Pra ju keni shkruar shum\u00eb lirika dashurie e mesa di un\u00eb iu kan\u00eb quajtur \u201cnj\u00eb rebel i pandreq\u00ebsh\u00ebm\u201d. A ka dicka t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb th\u00ebnje? Kur shkruan poeti krijime t\u00eb tilla?<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/04\/Pjeter-jaku-Nexhip-Ejupi-vere-2012.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-large wp-image-2699\" title=\"Pjeter jaku- Nexhip Ejupi vere 2012\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/04\/Pjeter-jaku-Nexhip-Ejupi-vere-2012-1024x796.jpg\" alt=\"\" width=\"620\" height=\"481\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/04\/Pjeter-jaku-Nexhip-Ejupi-vere-2012-1024x796.jpg 1024w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/04\/Pjeter-jaku-Nexhip-Ejupi-vere-2012-300x233.jpg 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/04\/Pjeter-jaku-Nexhip-Ejupi-vere-2012.jpg 1093w\" sizes=\"auto, (max-width: 620px) 100vw, 620px\" \/><\/a><\/p>\n<p>nga e majta: Nexhip Ejupi dhe Pjeter Jaku<br \/>\nNuk besoj se jam rebel aq i pandreqsh\u00ebm,kur n\u00eb t\u00eb vertete jam i pranuesh\u00ebm n\u00eb miq\u00ebsi e shoq\u00ebri dhe ma d\u00ebgjojn\u00eb fjal\u00ebn dhe ua d\u00ebgjoj.Nuk dal kund\u00ebr vullnetit t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb civilizuar,vecse nuk pajtohem me disa shfaqje jo t\u00eb k\u00ebndshme periferike, me d\u00ebshir\u00ebn e mir\u00eb q\u00eb edhe kjo perferi sjelljesh jo t\u00eb mira,t&#8217;i n\u00ebnshtrohet atmosfer\u00ebs s\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb sotme shiptare. Mediokriteti gjithmin\u00eb m\u00eb tmerron.Ndaj tij kam frik\u00eb sic kam frik\u00eb ndaj nj\u00eb s\u00ebmundjeje ngjit\u00ebse,si ndaj nj\u00eb l\u00ebngate q\u00eb zgjat shum\u00eb.Mediokritetit nuk i shp\u00ebtojm\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht.Mediokriteti \u00ebsht\u00eb si ai virusi q\u00eb hyn n\u00eb kompjuter dhe t\u00eb prish projektet,ose t&#8217;i ben ato t\u00eb paarritshme artistikisht.T\u00eb fut n\u00eb qerthullin e bejtexhinjve, qe u duhet vet\u00ebm nj\u00eb let\u00ebr e nj\u00eb stilolaps dhe vet\u00ebm shkruaj..<br \/>\n&#8211; Te v\u00ebllimi poetik \u201cLirikat e Elbasanit\u201d, p\u00ebr k\u00eb e pate shkruar k\u00ebt\u00eb v\u00ebllim? Dhe pse ky titull?<br \/>\n\u201cT\u00eb kam puthur me afsh e me et\u2019,<br \/>\nSi askush, s&#8217;t\u00eb ka puthur si un\u00eb,<br \/>\nBuz\u00eb Shkumbinit,n\u00ebn shelgjet e qet\u00eb,<br \/>\nt\u00eb kam puthur me afsh e me et\u2019&#8230;<br \/>\nS\u00ebrish erdha ku lumi bucet,<br \/>\nMe st\u00ebrkala vetmie e shkume.<br \/>\nKu t\u00eb puthja me afsh e me et\u2019,<br \/>\nSi askush s&#8217;t\u00eb ka puthur si un\u00eb&#8230;\u201d<br \/>\nKjo poezi \u00ebsht\u00eb shkruar tani q\u00eb jam n\u00eb Amerik\u00eb&#8230;Ku \u00ebsht\u00eb Shkumbini?..Po ajo?&#8230;Pra,p\u00ebr t\u00eb shkruar p\u00ebr dashurin\u00eb,mjafton ta kujtosh at\u00eb,t\u00eb mos e harrosh at\u00eb dhe fantazo rreth k\u00ebsaj ndjenje sa m\u00eb shum\u00eb,sepse gjithnj\u00eb ke p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb prap\u00eb dicka t\u00eb path\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>-Qindra e qindra vargje lirike \u201ct\u00eb pastra dhe t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta n\u00eb t\u00eb shprehur\u201d \u2013dhe v\u00ebrtet jeni nga poet\u00ebt e rrall\u00eb q\u00eb me vargjet tuaja shp\u00ebrthyese ilustroni dashurin\u00eb njer\u00ebzore. Cfar\u00eb ju ka shtyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkruar lirika t\u00eb tilla?<br \/>\nKur shkruhet nj\u00eb poezi,(m\u00eb p\u00eblqen m\u00eb shum\u00eb em\u00ebrtimi lirike),nga ana teknike do merresh me brum\u00ebzimin e ndjenj\u00ebs.Ky brum\u00ebzim nuk b\u00ebhet vecas,por nj\u00ebkohsh\u00ebm,bashk\u00eb me brum\u00ebzimin e mendimit. Kur ky brum\u00ebzim realizohet,v\u00ebren se nga anon kandari,nga ndjenja apo nga mendimi.Po anoi nga ndjenja,\u00ebsht\u00eb lirike,po anoi nga mendimi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrs\u00ebri lirike,vecse quhet lirike meditative.N\u00eb morin\u00eb e llojeve t\u00eb lirikave zot\u00ebron lirika e dashuris\u00eb,lirika e jet\u00ebs,e vazhdim\u00ebsis\u00eb njer\u00ebzore,p\u00ebr cdo mosh\u00eb .<br \/>\n-C\u2019\u00ebsht\u00eb dashuria p\u00ebr ju\u201d Kur e ndjen nj\u00eb burr\u00eb se \u00ebsht\u00eb i dashuruar? Por edhe n\u00eb rast se nj\u00eb lidhje dashurie prishet,- si ia arrini ju ta reflektoni n\u00eb poezit\u00eb tuaja, dashurin\u00eb dhe d\u00ebshtimin?<br \/>\nPamvar\u00ebsisht mosh\u00ebs, dashuria m\u00eb drith\u00ebron gjer n\u00eb rr\u00ebnj\u00eb t\u00eb flokeve.Ja sh\u00ebmbulli i nj\u00eb lirike t\u00eb shkurt\u00ebr;<br \/>\n\u201cKur s&#8217;t\u00eb shoh,moj syshkruar,<br \/>\nKam vec hi n\u00eb kraharuar,<br \/>\nMe th\u00ebngjinj t\u00eb porsa shuar&#8230;<br \/>\nKur t\u00eb shoh,moj vetullzez\u00eb,<br \/>\nMesp\u00ebrmes nj\u00eb zjarr m\u00eb ndez,<br \/>\nPrush\u00ebroj gjer n\u00eb m\u00ebngjes&#8230;<br \/>\nKjo poezi nuk \u00ebsht\u00eb shkruar kur kam p\u00ebrjetuar castin e dashuris\u00eb,por shum\u00eb e shum\u00eb vite m\u00eb pas&#8230;P\u00ebrt\u00ebrij n\u00eb vetvete gjendjen e dikurshme,mbase edhe m\u00eb e bukur prej pjekuris\u00eb se mosh\u00ebs.<br \/>\n-Cilat jan\u00eb temat m\u00eb t\u00eb p\u00eblqyeshme n\u00eb krijimtarin\u00eb tuaj poetike ? Sa jan\u00eb motivet vetiake? Cil\u00ebn poezi tuaj\u00ebn keni t\u00eb shtrenjt\u00eb?<br \/>\nPoezite dashurore,shoqerore dhe meditave jane te miat,motive personale,kuse ato filozofike I jane nenshtruar nje njohjeje filozofike te Castit,je ne rolin e mesuesit apo te folozofit qe u jep mend te tjereve,packa se ato te nevojiten ty vete, Ketu nuk ka receta te gatshme.Poe zite me te shtrenjta per mua jane atro per dssdhurine.Atje ndihem me I frymezuar me I kenaqur,me I aaritshem.<\/p>\n<p>-Cila \u00ebsht\u00eb vepra m\u00eb e mir\u00eb e nj\u00eb poeti ? A mund t\u00eb na thoni nj\u00eb nga poezit\u00eb e dashura?<\/p>\n<p>Ja,nj\u00eb poezi e dashur p\u00ebr mua;<br \/>\nBefas ndala hapin.<br \/>\nM&#8217;u b\u00eb sikur d\u00ebgjova,<br \/>\nZ\u00ebrin t\u00ebnd \u00ebmbelak..,<br \/>\nJo,jo,<br \/>\nCelnin lilake&#8230;<\/p>\n<p>-N\u00eb t\u00ebr\u00ebsi ju jeni poet i sh\u00ebndetsh\u00ebm dhe i pjekur artistikisht, me t\u00ebr\u00eb besimin p\u00ebr jet\u00ebn ; megjithat\u00eb her\u00eb her\u00eb keni nj\u00eb melankoli t\u00eb ndjeshme, kjo vihet re te vellimet poetike \u201cPsher\u00ebtima t\u00eb m\u00ebrguara\u201d dhe \u201cBora qan me nj\u00ebmij\u00eb sy\u201d. Si bashk\u00ebjetojn\u00eb tok te ju dashuria, trishtimi, dhimbja, malli, brenga,\u2026?<br \/>\nDy v\u00ebllimet \u201cPsher\u00ebtima t\u00eb m\u00ebrguara\u201d dhe \u201cBora qan me nj\u00ebmij\u00eb sy\u201d, -kan\u00eb nj\u00eb tis t\u00eb ndjesh\u00ebm melankolie, t\u00eb shprehura n\u00eb tri fjal\u00eb:Psher\u00ebtim\u00eb,M\u00ebrgim dhe Qan.T\u00eb jesh larg Atdheut,kur nuk je larguar kurr\u00eb nga qyteti yt vec ndonj\u00eb dit\u00ebnat\u00eb,dhe tani t\u00eb jetosh kaq larg larg t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb zemres,doemos do t\u00eb ndjehesh i p\u00ebrmallur dhe p\u00ebrmallimi \u00ebsht\u00eb melankoli,pra ndjenj\u00eb njer\u00ebzore dhe e drejta ime t\u00eb shkruaj edhe n\u00ebn ndikimin e k\u00ebsaj ndjenje,aq me tep\u00ebr,kur trishtimi dhe melankolia, na mohoheshin nj\u00ebher\u00eb moti.<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/04\/Xipja.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-2700\" title=\"Xipja\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/04\/Xipja.jpg\" alt=\"\" width=\"834\" height=\"646\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/04\/Xipja.jpg 834w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/04\/Xipja-300x232.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 834px) 100vw, 834px\" \/><\/a><\/p>\n<p>&#8220;rezidenca&#8221; e Xhipes<\/p>\n<p>-Ju shkruani tregime p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, k\u00ebtij simboli t\u00eb s\u00eb ardhmes s\u00eb njer\u00ebzimit, me nj\u00eb stil t\u00eb vecant\u00eb e t\u00eb admiruesh\u00ebm frym\u00ebzimi, q\u00eb rrjedh bukur e vrullsh\u00ebm, dhe keni shfaqur k\u00ebndv\u00ebshtrimin tuaj kritik \u2013letrar, p\u00ebr antologjin\u00eb e Klas\u00ebs s\u00eb Pest\u00eb , t\u00eb ciklit tet\u00ebvjecar, e titulluar \u201cSa e bukur fjala shqipe\u201d . Cili \u00ebsht\u00eb \u201ccel\u00ebsi sekret n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb?<br \/>\nPak tregime kam shkruar p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb.Q\u00ebllimi im ka qen\u00eb t\u00eb jap bot\u00ebn e tyre n\u00eb rritje e n\u00eb edukim p\u00ebrmes naivitetit e ngazellimit na\u00efv, p\u00ebrmes triumfesh t\u00eb hiperbolizuar prej f\u00ebmij\u00ebve q\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb, t\u00eb madhen e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb vog\u00ebl dhe e kund\u00ebrta.M\u00eb shum\u00eb jam marr\u00eb me poezi p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb.Bota e f\u00ebmij\u00ebve \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e pandashme prej bot\u00ebs s\u00eb Liz\u00ebs n\u00eb bot\u00ebn e Cudirave. N\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e her\u00ebs f\u00ebmij\u00ebt thon\u00eb vet\u00ebm- Po.Q\u00eb t\u00eb thon\u00eb- jo,-atyre u duhet nj\u00eb provim e nj\u00eb p\u00ebsim q\u00eb t&#8217;u b\u00ebhet m\u00ebsim&#8230;<\/p>\n<p>&#8211; -Pse shkruani? A keni disiplin\u00eb n\u00eb t\u00eb shkruar? E p\u00ebrfytyroni veten pa shkruar ndonj\u00ebher\u00eb?<br \/>\nNuk e p\u00ebrfytyroj nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb mos merrem me shkrime,t\u00eb pakt\u00ebn me poezi.Driteroi thot\u00eb se krijimtaria \u00ebsht\u00eb si t\u00ebshtima,po t\u00eb zuri,nuk p\u00ebrmbahet.Dhe mire e ka!Shkruaj q\u00eb t\u00eb qet\u00ebsoj veten nga ndonj\u00eb shqet\u00ebsim i rastit.Shkruaj se gjith\u00eb jet\u00ebn jam marr\u00eb me shkrime dhe m\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb refleks i kusht\u00ebzuar, m\u00eb duket sikur ennde sikur dashuroj,sikur ende dashurohem. Jemi populli q\u00eb shpresojm\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb Europ\u00eb se do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb dicka.Ndjehem pjes\u00eb e k\u00ebtij mentaliteti t\u00eb popullit. Nj\u00eblloj gravitacioni nga i cili nuk mund t\u00eb shk\u00ebputesh.Disiplina ime e t\u00eb shkruarit \u00ebsht\u00eb indisiplinimi.Kudo q\u00eb t\u00eb jem,do t\u00eb meditoj p\u00ebr dicka,do t\u00eb nxjerr nj\u00eb nga ato letrat e vogla dhe mbaj sh\u00ebnim ndonj\u00eb mbres\u00eb ngacmuese,ndonj\u00eb shk\u00ebndij\u00eb figurative:Krahasimi,epiteti,apo metafora,indisiplinimi m\u00eb con te disiplinimi,sepse gjith\u00eb c&#8217;\u00ebsht\u00eb e padisiplinuar,duhet disiplinuar brenda kornizave t\u00eb llojit t\u00eb artit q\u00eb ti ke zgjedhur p\u00ebr ta shprehur.<br \/>\n-Si jeni ndier p\u00ebrball\u00eb bot\u00ebs s\u00eb frik\u00ebshme t\u00eb mediokritetit, klaneve, hipokrit\u00ebve dhe inferioritetit?Cfar\u00eb kuptoni me shprehjet \u201cvet\u00ebgjymmtim dhe vet\u00ebvrasje intelektuale\u2019?<br \/>\nPadrejt\u00ebsia m\u00eb b\u00ebn ta ngrej z\u00ebrin sipas mund\u00ebsive t\u00eb mia, p\u00ebr t&#8217;i dal\u00eb n\u00eb mbrojtje s\u00eb drejt\u00eb,t\u00eb mohuar,kur duhet t\u00eb b\u00ebhet e kund\u00ebrta,Bashkohem me z\u00ebrin e komunitetit q\u00eb e ndjen t\u00eb domosdoshme t&#8217;i kund\u00ebrvihet k\u00ebsaj padrejt\u00ebsie&#8230;<br \/>\n-Si shkrimtar dhe poet, cili \u00ebsht\u00eb koncepti tuaj p\u00ebr kombin, p\u00ebr pushtetin, p\u00ebr partit\u00eb politike dhe p\u00ebr demokracin\u00eb` n\u00eb v\u00ebndin ton\u00eb?<br \/>\nKombi q\u00eb t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb komb v\u00ebrtet dinjtos p\u00ebrpara bot\u00ebs, duhet t\u00eb sic b\u00ebjn\u00eb kombet e tjera-m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn e k\u00ebsaj bote.Vler\u00ebson zgjedhjet e drejta,mban n\u00ebn \u201cmbik\u00ebyrje\u201d qeverin\u00eb dhe kur ajo gabon, dhe i thot\u00eb; K\u00ebtu s&#8217;e ke mir\u00eb.Komb me dinjitet \u00ebsht\u00eb ai, ku gjith\u00eb qytetar\u00ebt e tij i ka t\u00eb pun\u00ebsuar.Te biesh n\u00ebn zot\u00ebrimin e d\u00ebshp\u00ebrimit,t&#8217;i humb\u00ebsh t\u00eb gjitha shpresat p\u00ebr mund\u00ebsira t\u00eb tjera m\u00eb t\u00eb mira, p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb vet\u00ebgjymtim, autokriz\u00eb shpirt\u00ebrore dhe mendore,mosdalje nga gjendja e mjer\u00eb ku ke r\u00ebn\u00eb.Demokracia n\u00eb vendin ton\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr mir\u00ebq\u00ebnien e popullit, p\u00ebr mir\u00ebruajtjen e kultur\u00ebs son\u00eb popullore t\u00eb trash\u00ebguar n\u00eb shekuj dhe mund\u00ebsisht t\u00eb kontribuoj\u00eb n\u00eb zhvillimin e saj, n\u00eb p\u00ebrputhje me kushtet e sotme.Partit\u00eb tek ne jan\u00eb t\u00eb shumta.Duhet t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb pakta, sepse shum\u00eb parti i shum\u00ebklanizojn\u00eb popullin.Shum\u00eb parti jan\u00eb varf\u00ebri shpirt\u00ebrore,shoq\u00ebrore,politike p\u00ebr nj\u00eb komb.Duhet t\u00eb jen\u00eb m\u00eb elastike ndaj nj\u00ebra-tjetr\u00ebs partit\u00eb,t\u00eb l\u00ebshojn\u00eb pe, kur duhet, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb.Projektet e mia n\u00eb t\u00eb ardhmen jan\u00eb vet\u00ebm tri;t\u00eb botoj v\u00ebllimin \u201cFati s&#8217;ka sy\u201d .N\u00eb tri libra me t\u00eb nj\u00ebjtin titull dhe me k\u00ebt\u00eb botim mund t\u00eb ndjehem i p\u00ebrmbushur pa i l\u00ebn\u00eb asnj\u00eb peng vetvetes n\u00eb poezi. Ky pra \u00ebsht\u00eb pengu q\u00eb mund t\u00eb m\u00eb mbetet, n\u00ebse nuk e realizoj botimin e k\u00ebtij libri t\u00eb v\u00ebllimsh\u00ebm n\u00eb tri pjes\u00eb.<br \/>\nNdryshimin tek vetja do ta shikoja lidhur me aktivitetin tim letrar.Le t\u00eb merresha edhe me proz\u00ebn,qoft\u00eb at\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr, sa p\u00ebr thyerje monotonie.N\u00eb Shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb njer\u00ebzore ndryshimin do ta shikoja te kombi im,tek shoq\u00ebria q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn kombin tim,sa ec\u00ebn ajo p\u00ebrpara, sa p\u00ebrputhen idealet e saj p\u00ebrparimtare me idealet e shoq\u00ebris\u00eb njer\u00ebzore. N\u00eb f\u00ebmij\u00ebri nuk i vija re hallet e problemet familjare,mbasi ato i zgjidhnin m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb dhe mua nuk m\u00eb mungonte asgj\u00eb p\u00ebr ta jetuar sic duhet e p\u00ebr ta g\u00ebzuar f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb time t\u00eb hershme,brenda privacioneve t\u00eb asaj kohe, duke u mjaftuar vet\u00ebm me k\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb f\u00ebmij\u00ebrore.<br \/>\n-Projektet tuaja n\u00eb t\u00eb ardhmen?Cfar\u00eb iu ka mbetur peng?<br \/>\nKam p\u00ebr botim nj\u00eb lib\u00ebr me romanca lirike, ndar\u00eb n\u00eb tre n\u00ebnv\u00ebllime t\u00eb vecant\u00eb,ku n\u00eb secilin n\u00ebnv\u00ebllim ka cikle me nga 100 motive me nj\u00eb titull libri t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm&#8230;Pse kjo?Sepse poezit\u00eb q\u00eb meritonin t\u00eb botoheshin q\u00eb prej demokracis\u00eb,nuk m&#8217;u p\u00ebrfshin\u00eb n\u00eb lib\u00ebr dhe un\u00eb i futa n\u00eb k\u00ebto v\u00ebllime seriale(tre), se edhe ato \u00ebe shkretat duhej t\u00eb shihnin drit\u00ebn e botimit&#8230;<br \/>\n-Mesazhi p\u00ebr shkrimtar\u00ebt e poet\u00ebt e rinj&#8230;<br \/>\nP\u00ebr poezin\u00eb kam pasur besim,kurse p\u00ebr proz\u00ebn jo.Un\u00eb edhe sot mendoj p\u00ebr prozen sikund\u00ebr mendoja n\u00eb femijeri apo rini, m\u00eb mir\u00eb t\u00eb themi.Proza t\u00eb shkakton dhimb\u00eb n\u00eb brinj\u00eb, n\u00eb mes,n\u00eb shpatulla,pa leri ato t\u00eb kok\u00ebs.Kurse poezia t&#8217;i mjekon,ta p\u00ebrt\u00ebrin sh\u00ebndetin,t\u00eb b\u00ebn t\u00eb fluturosh, qoft\u00eb edhe me flatrat e nj\u00eb zogu.<br \/>\nP\u00ebr poet\u00ebt dhe shkrimtar\u00ebt e rinj kam mendimin se duhet t\u00eb lexojn\u00eb jo vet\u00ebm n\u00eb shqip,por edhe n\u00eb gjuh\u00ebt e t\u00ebr\u00eb bot\u00ebs,vecan\u00ebrisht n\u00eb anglisht.Duhet t\u00eb mos i n\u00ebnvleft\u00ebsonj\u00eb parakoh\u00ebsit e tyre, as bashk\u00ebkoh\u00ebsit,q\u00eb t\u00eb jen\u00eb vazhdues t\u00eb tyre si paskoh\u00ebs,si p\u00ebrcjell\u00ebs tradite,kulture,t\u00eb cdo trash\u00ebgimie t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr brezat q\u00eb vijn\u00eb m\u00eb pas&#8230;<br \/>\nFaleminderit!<br \/>\nIntervistoi: Raimonda MOISIU<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nexhip Ejupi &nbsp; Bisedoi: Raimonda MOISIU Q\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re, Poeti Nexhip Ejupi ka q\u00ebn\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb identitetit t\u00eb tij unik dhe t\u00eb etur p\u00ebr t\u00eb\u00a0ndar\u00eb vizionin e tij krijues n\u00eb letrat shqipe. Pena poetike e Nexhip Ejupit karakterizohet nga pavar\u00ebsia e p\u00ebrgjith\u00ebshme e mendimit filozofik dhe e shpirtit artistik,<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-2692","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-intervista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2692","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=2692"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2692\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2698,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2692\/revisions\/2698"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=2692"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=2692"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=2692"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}