{"id":2555,"date":"2013-03-15T12:23:53","date_gmt":"2013-03-15T12:23:53","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=2555"},"modified":"2013-03-15T12:23:53","modified_gmt":"2013-03-15T12:23:53","slug":"nje-njeri-i-thjeshte-per-nje-detyre-te-madhe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=2555","title":{"rendered":"NJ\u00cb NJERI I THJESHT\u00cb P\u00cbR NJ\u00cb DETYR\u00cb T\u00cb MADHE"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/03\/Papa-Francesku.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-2556\" title=\"Papa Francesku\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/03\/Papa-Francesku.jpg\" alt=\"\" width=\"640\" height=\"432\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/03\/Papa-Francesku.jpg 640w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/03\/Papa-Francesku-300x202.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 100vw, 640px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>T\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, udh\u00ebheqsit e Kish\u00ebs Katolike nga e gjith\u00eb bota zgjodh\u00ebn Pap\u00ebn e ri, ish Kardinalin argjentinas Jorge Mario Bergoglio,<!--more--> i cili mori em\u00ebrin Fran\u00e7esk.\u00a0\u00a0 Ky \u00ebsht\u00eb Papa i par\u00eb n\u00eb historin\u00eb dy mij\u00eb ve\u00e7are t\u00eb Kish\u00ebs Katolike nga Amerika Latine dhe i pari Pap\u00eb nga urdh\u00ebri Jezuit, q\u00eb historikisht konsiderohet si &#8221;ushtria e pap\u00ebs&#8221;, dhe dallohet p\u00ebr pun\u00ebn e tij me t\u00eb varf\u00ebrit dhe n\u00eb fush\u00ebn akademike.\u00a0\u00a0 Duke p\u00ebrsh\u00ebndetur mij\u00ebra t\u00eb pranishmit n\u00eb sheshin e Sh\u00ebn Pjetrit, duket se edhe vet Papa Fran\u00e7esk ishte habitur se kardinajt\u00eb e kishin zgjedhur at\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb si pak\u00ebz me humor u shfaq se ata kishin shkuar \u201cpothuaj n\u00eb fund t\u00eb bot\u00ebs\u201d p\u00ebr t\u00eb gjetur udh\u00ebheqsin e ri t\u00eb Kish\u00ebs Katolike.\u00a0\u00a0 Gjithashtu ai iu p\u00ebrgjigj urimeve t\u00eb kardinajve pas zgjedhjes s\u00eb tij duke u th\u00ebn\u00eb, &#8220;U falt\u00eb Per\u00ebndia, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00eb keni b\u00ebr\u00eb&#8221;, duke iu referuar zgjedhjes si tij n\u00eb detyr\u00ebn e udh\u00ebheq\u00ebsit t\u00eb Kish\u00ebs Katolike.\u00a0\u00a0 Menj\u00ebher\u00eb pasi ai u zgjodh Pap\u00eb, media t\u00eb ndryshme kan\u00eb filluar t\u00eb ven\u00eb n\u00eb dukje shum\u00eb aspekte t\u00eb pa njohura nga jeta e udh\u00ebheqsit t\u00eb ri t\u00eb Kish\u00ebs Katolike.\u00a0\u00a0 Si\u00e7 duket kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb njeri tep\u00ebr t\u00eb thjesht\u00eb, i cili thuhet se merrte autobusin p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb pun\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb vizituar lagjet e varf\u00ebra t\u00eb Buenos Airesit, nj\u00ebri q\u00eb nuk kishte sh\u00ebrb\u00ebtore, por q\u00eb gatuan p\u00ebr veten dhe p\u00ebr t\u00eb varf\u00ebrit, jetonte n\u00eb nj\u00eb apartment t\u00eb thjesht\u00eb dhe jo n\u00eb pallatin e kryeipeshkvis\u00eb, por edhe nj\u00ebrit t\u00eb cilit i p\u00eblqen k\u00ebrcimi tango dhe \u00ebsht\u00eb tifoz i devotsh\u00ebm futbolli. Madje dit\u00ebn q\u00eb ai u zgjodh\u00eb Pap\u00eb, sipas radio Vatikanit, ai vajti e pagoi fatur\u00ebn n\u00eb hotelin ku q\u00ebndronte n\u00eb Rom\u00eb dhe mori valixhet p\u00ebr tu transferuar n\u00eb apartmentin pap\u00ebnor. Radio Vatikani tha gjithashtu se para se t\u00eb largohej nga Argjentina p\u00ebr n\u00eb Rom\u00eb p\u00ebr konklav\u00ebn e kardinajve, disa miq\u00eb t\u00eb tij i blen\u00eb nj\u00eb pal\u00eb k\u00ebpuc\u00eb pasi ato q\u00eb kishte veshur kishte veshur, ishin vjet\u00ebrsuar. Por, ajo q\u00eb t\u00eb bie menj\u00ebher\u00eb n\u00eb sy \u00ebsht\u00eb se jo vet\u00ebm q\u00eb kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb njeri i cili \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr i thjesht\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e tij t\u00eb p\u00ebrditshme, por edhe me nj\u00eb njeri shum\u00eb t\u00eb m\u00ebshirsh\u00ebm me dhe p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt, e sidomos p\u00ebr t\u00eb varf\u00ebrit dhe ata t\u00eb ln\u00eb pas dore nga shoq\u00ebria dhe nj\u00ebkohsisht personi i tij pasqyron edhe nj\u00eb jet\u00eb plot\u00eb p\u00ebrvujt\u00ebri, si njeri dhe si fetar &#8212; i p\u00ebrkushtuar ndaj paq\u00ebs dhe drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Papa Fran\u00e7esku i posa zgjedhur g\u00ebzon gjithashtu nj\u00eb reputacion si nj\u00eb njeri shpirt\u00ebror me aft\u00ebsi dhe talent p\u00ebr udh\u00ebheqje pastorale n\u00eb nj\u00eb rajon q\u00eb ka num\u00ebrin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb katolik\u00ebve n\u00eb bot\u00eb e q\u00eb \u00ebsht\u00eb Amerika Latine.N\u00eb rolin e tij si kardinal i Argjentin\u00ebs, ai shpesh detyrohej t\u00eb fliste haptas mbi problemet ekonomike, shoq\u00ebrore dhe politike me t\u00eb cilat p\u00ebrballej vendi i tij.Predikdimet dhe fjalimet e tija, sipas mediave t\u00eb ndryshme, pasqyrojn\u00eb besimin e tij se ne, si qenje njer\u00ebzore, t\u00eb gjith\u00eb jemi v\u00ebll\u00ebz\u00ebr e motra dhe se \u00ebsht\u00eb e neveojshme q\u00eb shteti, Kisha dhe bota n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb \u00e7do gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundur p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb \u00e7do njeri ta ndjen\u00eb veten t\u00eb mir\u00ebpritur dhe t\u00eb pranuar, t\u00eb respektuar dhe t\u00eb p\u00ebrkujdesuar si an\u00ebtar i barabart\u00eb i shoq\u00ebris\u00eb. Papa Fran\u00e7esku, sipas ish-Kardinalit amerikan Edward Egan, i cili citohet nga rrjeti televiziv amerikan, NBC, &#8220;\u00cbsht\u00eb nj\u00eb burr i cili pa buj\u00eb t\u00eb madhe mbron t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe drejt\u00ebsin\u00eb&#8221;, dhe i cili sipas tij, &#8220;ka nj\u00eb m\u00ebshir\u00eb t\u00eb jashtzakonshme p\u00ebr t\u00eb varf\u00ebrit.&#8221; Gjithnj\u00eb sipas NBC, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vendi i tij ishte prekur nga nj\u00eb kriz\u00eb e madhe ekonomike, ish-Kardinali Jorge Mario Bergoglio, tani Papa Fran\u00e7esku, mori rolin e mbrojt\u00ebsit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb shoq\u00ebrore, duke komentuar se, &#8221;ne jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb bot\u00ebs ku dallimet ekonomike jan\u00eb tep\u00ebr t\u00eb theksuara, n\u00eb nj\u00eb ekonomi q\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur aq shum\u00eb, por q\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, nuk ka ulur aspak nivelin e varf\u00ebris\u00eb.&#8221; Duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje preokupimin e madh t\u00eb Papa Fran\u00e7esk-ut p\u00ebr pa drejt\u00ebsit\u00eb dhe dallimet shoq\u00ebrore t\u00eb rajonit nga vjen ai, gazeta katolike National Catholic Reporter e citon at\u00eb tu ket\u00eb th\u00ebn\u00eb ipeshkvinjve t\u00eb Amerik\u00ebs Latine se n\u00eb at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb bot\u00ebs gjithnj\u00eb vazhdon, &#8221;dallimi i madh n\u00eb t\u00eb ardhura dhe n\u00eb mund\u00ebsit\u00eb ekonomike, gj\u00eb q\u00eb krijon nj\u00eb situat\u00eb m\u00ebkati shoq\u00ebror q\u00eb p\u00ebr ta p\u00ebrmir\u00ebsuarnevojit\u00eb nd\u00ebrhyrjen e Per\u00ebndis\u00eb dhe i cili nj\u00ebkoh\u00ebsisht kufizon mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr shum\u00eb v\u00ebll\u00ebz\u00ebr e motra tona&#8221;, tha ai.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Analist\u00eb dhe komentues thon\u00eb se zgjedhja e Pap\u00ebs Fran\u00e7esk, i cili \u00ebsht\u00eb i njohur p\u00ebr pun\u00ebn e tij kushtuar t\u00eb varf\u00ebrve n\u00eb vendet e bot\u00ebs n\u00eb zhvillim e sip\u00ebr, mund t\u00eb p\u00ebrq\u00ebndroj\u00eb m\u00eb duksh\u00ebm veprimtarin\u00eb e Kish\u00ebs Katolike n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb dhe t&#8217;u jap\u00eb shpres\u00eb katolik\u00ebve n\u00eb vendet n\u00eb zhvillim e sip\u00ebr se vlerat shpirt\u00ebrore q\u00eb rrjedhin nga katolicizmi mund t\u00eb ndihmojn\u00eb edhe n\u00eb sigurimin e p\u00ebrparimeve shoq\u00ebrore, politike dhe ekonomike p\u00ebr ato shoq\u00ebri. Por, sipas t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebve analist\u00ebve, Papa Fran\u00e7esk do t\u00eb detyrohet t\u00eb merret menj\u00ebher\u00eb edhe me problemet dhe sfidat e m\u00ebdha me t\u00eb cilat p\u00ebrballet Kisha Katolike, me q\u00ebllim q\u00eb ato t\u00eb mos p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebn m\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb morale n\u00eb lidhje me skandalet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb koh\u00ebrave moderne q\u00eb kan\u00eb pllakosur k\u00ebt\u00eb institucion dy mij\u00eb vje\u00e7ar, korrupsionin e mundsh\u00ebm q\u00eb p\u00ebrflitet t\u00eb ket\u00eb prekur Bank\u00ebn e Vatikanit si edhe p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb t\u00eb l\u00ebvizur burokracin\u00eb e ngurr\u00ebt t\u00eb Vatikanit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Kisha Katolike, si \u00e7do organizat\u00eb dhe institucion n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb p\u00ebrb\u00ebhet nga njer\u00ebz dhe njer\u00ebzit jan\u00eb m\u00ebkatar\u00eb. Edhe nj\u00ebri prej apostujve, Juda Iskariot tradh\u00ebtoi Jezu Krishtin p\u00ebr nj\u00eb grusht para t\u00eb koh\u00ebs.Gjat\u00eb historis\u00eb ka patur, ka sot dhe do t\u00eb ket\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen plot juda-iskariot\u00eb, madje edhe n\u00eb radh\u00ebt e Kish\u00ebs. Por Papa Fran\u00e7esku, i dalur nga urdh\u00ebri Jezuit dhe si intelektual\u00ebt e tjer\u00eb jezuit\u00eb, ai gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij \u00ebsht\u00eb p\u00ebrq\u00ebndruar n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e jet\u00ebs shpirt\u00ebrore dhe shoq\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb bijt\u00eb e bijat e Per\u00ebndis\u00eb, duke dh\u00ebn\u00eb shembull me jet\u00ebn e tij shpirt\u00ebrore, fetare dhe shoq\u00ebrore. Vitin q\u00eb kaloi, sipas medias amerikane, ai akuzoi disa zyrtar\u00eb kishtar\u00eb p\u00ebr hipokrizi, duke th\u00ebn\u00eb se harrojn\u00eb se Jezu Krishti b\u00ebnte shoq\u00ebri dhe kujedesej p\u00ebr m\u00eb t\u00eb varf\u00ebrit dhe t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt e koh\u00ebs s\u00eb tij. Me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb forcuar ndjenjen se ai beson n\u00eb ato q\u00eb predikon dhe se \u00ebsht\u00eb serioz p\u00ebr t\u00eb ndjekur shembullin e Jezu Krishtit, ai si\u00e7 duket e mori em\u00ebri Fran\u00e7esk p\u00ebr t\u00eb demonstruar respektin dhe vler\u00ebsimin e tij p\u00ebr Sh\u00ebn Fran\u00e7eskun e Asizit, i cili simbolizon p\u00ebrvujt\u00ebrin\u00eb dhe mb\u00ebshtetjen p\u00ebr t\u00eb varf\u00ebrit &#8212; dhe Sh\u00ebn Fran\u00e7eskun e Ksavierit, q\u00eb ishte edhe bashkthemelues i urdh\u00ebrit Jezuit, nj\u00eb urdh\u00ebr ky q\u00eb njihet p\u00ebr kushtimin ndaj drejt\u00ebsis\u00eb shoq\u00ebrore, shkenc\u00ebs dhe arsimit. T\u00eb dy k\u00ebta sh\u00ebnjt\u00ebr jan\u00eb shembuj t\u00eb jet\u00ebs shpirt\u00ebrore dhe materiale p\u00ebr Kish\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb dhe Papa Fran\u00e7esku, sipas t\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb kan\u00eb filluar t\u00eb dalin n\u00eb drit\u00eb, ai t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn e kaloi sipas shembullit t\u00eb k\u00ebtyre sh\u00ebnjt\u00ebrve, duke hequr dor\u00eb nga sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt dhe nga jeta luksoze n\u00eb pallatin e Kardinalit si dhe nga makina dhe shoferi, duke demonstruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb se sa seriozisht e merr ai p\u00ebrkushtimin e tij &#8212; si person dhe tani si udh\u00ebheq\u00ebs i nj\u00eb miliard\u00eb e dy qind milion\u00eb katolik\u00ebve ndaj &#8212; &#8221;drejt\u00ebsis\u00eb, paq\u00ebs dhe t\u00eb varf\u00ebrve&#8217;,&#8217; n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dhe p\u00ebr realizimin e k\u00ebtyre idealeve madhore p\u00ebr njer\u00ebzimin, Papa Fran\u00e7esku u tha mij\u00ebra t\u00eb pranish\u00ebmve dhe miliona t\u00eb tjer\u00ebve an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb sheshin e Sh\u00ebn Pjetrit, pasi u zgjodh Pap\u00eb: &#8220;Le t\u00eb fillojm\u00eb k\u00ebt\u00eb udh\u00ebtim, ipeshkvi dhe populli s\u00eb bashku, k\u00ebt\u00eb udh\u00ebtim t\u00eb Kish\u00ebs s\u00eb Rom\u00ebs q\u00eb me dashuri dhe bamir\u00ebsi drejton t\u00eb gjitha kishat, nj\u00eb udh\u00ebtim ky i v\u00ebllaz\u00ebrimit n\u00eb dashuri dhe n\u00eb besim n\u00eb nj\u00ebri tjetrin. Le t\u00eb lutemi gjithmon\u00eb p\u00ebr nj\u00ebri tjetrin.Le t\u00eb lutemi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb realizohet nj\u00eb ndjenj\u00eb e madhe v\u00ebllaz\u00ebrimi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb pa dallim&#8221;, ishin k\u00ebto fjal\u00ebt p\u00ebrsh\u00ebndetse t\u00eb Pap\u00ebs Fran\u00e7esk t\u00eb posa zgjedhur drejtuar &#8221;Urbis et Orbi&#8221;, qytetit t\u00eb Rom\u00ebs dhe bot\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli &nbsp; T\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, udh\u00ebheqsit e Kish\u00ebs Katolike nga e gjith\u00eb bota zgjodh\u00ebn Pap\u00ebn e ri, ish Kardinalin argjentinas Jorge Mario Bergoglio,<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-2555","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-publicistike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2555","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=2555"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2555\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2557,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2555\/revisions\/2557"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=2555"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=2555"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=2555"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}