{"id":2526,"date":"2013-03-10T22:29:53","date_gmt":"2013-03-10T22:29:53","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=2526"},"modified":"2013-03-10T22:34:08","modified_gmt":"2013-03-10T22:34:08","slug":"ali-podrimja-ne-librin-e-pasvdekjes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=2526","title":{"rendered":"ALI PODRIMJA, N\u00cb LIBRIN E PASVDEKJES"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/03\/ali-podrimja.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-2528\" title=\"ali podrimja\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/03\/ali-podrimja.jpg\" alt=\"\" width=\"189\" height=\"267\" \/><\/a>Ne foto: Ali Podrimja<\/p>\n<p>Shkruar nga : NDUE DEDAJ<\/p>\n<p>Vet\u00ebm gjasht\u00eb muaj nga shuarja e poetit t\u00eb shquar Ali Podrimja, n\u00eb fundin e 2012-s te lexuesi do t\u00eb mb\u00ebrrinte nj\u00eb lib\u00ebr homazh kushtuar tij, botuar n\u00eb Prishtin\u00eb, promovuar nga Universiteti i Tetov\u00ebs etj. Nj\u00eb lib\u00ebr q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb ta mbash n\u00eb dor\u00eb, pasi ka pesh\u00ebn e dhimbjes s\u00eb thell\u00eb.<!--more--> Libri mban n\u00eb kopertin\u00eb emrin e Smajl Smak\u00ebs, poet dhe publicist kosovar, mik i Podrimjes, i sh\u00ebnjuar qysh n\u00eb ngjallje nga poeti i shquar p\u00ebr t\u00eb p\u00ebmbushur k\u00ebt\u00eb \u201camanet\u201d, i cili ka merit\u00ebn e k\u00ebtij botimi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, i ndihmuar nga shkrimtar\u00ebt Agim Gjakova e Petrit Palushi. Por libri \u201cPavdeksia e poetit\u201d nj\u00ebher\u00ebsh ka p\u00ebr autor\u00eb 70 emra personalitetesh krijuese nga mbar\u00eb bota shqiptare e rajoni, q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb t\u00eb me kujtimet p\u00ebr Ali Podrimjen. Nuk jan\u00eb sigurisht t\u00eb vetmit q\u00eb kan\u00eb shkruar pas humbjes s\u00eb poetit, me siguri q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb me at\u00eb rast. Pa folur k\u00ebtu p\u00ebr shkrimet e b\u00ebra n\u00eb dhjet\u00ebra vite nga shkrimtar\u00eb, kritik\u00eb, gazetar\u00eb t\u00eb vendit dhe nga bota p\u00ebr nj\u00ebrin nga poet\u00ebt shqiptar\u00eb m\u00eb n\u00eb z\u00eb t\u00eb shekullit nj\u00ebzet. Pati ardhur nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb emri i tij ishte i kreyekreut t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe. Podrimja ishte krejt i ri kur paratha fatin e vendit t\u00eb vet p\u00ebrmes vargut profetik djaloshar \u201cKosova asht gjaku im q\u00eb nuk falet\u201d. Po ashtu \u201cLum Lumi\u201d, kryevepra e nj\u00eb poezie sublime, u b\u00eb dhe mbijetesa e tij njer\u00ebzore, at\u00ebrore. Pas kalimit n\u00eb amshim t\u00eb t\u00eb birit, poeti rroi n\u00eb vdekjen e tij. Ai \u00ebsht\u00eb i pashembullt dhe nga kjo an\u00eb, pasi mbi vdekjen krijon nj\u00eb poezi fondamentale mbi gjalljen. \u201cUn\u00eb jetoj me Lumin, krijoi me Lumin dhe p\u00ebr Lumin\u201d shkruan Aliu, si t\u00eb jet\u00eb duke shqiptuar nj\u00eb kumt eperan biblik mbi Krishtin. A nuk kishte shpallur ai p\u00ebrmes vargut t\u00eb tij se nuk mund ta n\u00ebnshkruante vdekjen e t\u00eb birit (1982), tridhjet\u00eb vjet para se t\u00eb ikte dhe vet\u00eb ati?<\/p>\n<p>Ata q\u00eb e kan\u00eb njohur Podrimjen nga af\u00ebr e din\u00eb ritualin e tij p\u00ebr t\u2019i th\u00ebn\u00eb poezit\u00eb p\u00ebrmendsh, \u201csikur t\u2019i k\u00ebndonte\u201d, do t\u00eb thoshte Eqrem Basha. Kudo q\u00eb ftohej ai k\u00ebt\u00eb b\u00ebnte. Nuk djerrej n\u00eb shtjellime t\u00eb m\u00ebrzitshme mbi artin poetik, thjesht donte ta p\u00ebr\u00e7onte vargun te tjetri. Ndaj nj\u00eb or\u00eb poetike p\u00ebr poetin do t\u00eb ishte mbase dhe mesha q\u00eb ai do t\u00eb donte, dhe se t\u00eb tjer\u00ebt nuk do t\u00eb mund t\u2019i recitonin poezit\u00eb bash ashtu si ai, me at\u00eb shpirtin e tij t\u00eb lindur poetik. Ngjan disi e habitshme q\u00eb nj\u00eb poet modern si ai t\u00eb kishte nj\u00ebher\u00ebsh dhe tharmin e nj\u00eb bardi t\u00eb tradit\u00ebs, q\u00eb d\u00ebshironte t\u2019i le\u00e7iste vargjet e tij, th\u00ebn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb figurshme, dhe nga podiumet e sheshet. Po ndoshta k\u00ebt\u00eb na e shpjegon kritiku i njohur Ali Aliu, q\u00eb e karakterizon Podimen qysh n\u00eb ardhje si nj\u00eb poet me paraqitje meteorike, me nj\u00eb talent t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, me nj\u00eb mendim t\u00eb lir\u00eb e ligj\u00ebrim ironik, tej \u00e7do skeme, q\u00eb s\u2019kishte si t\u00eb mos p\u00ebrb\u00ebnte befasi p\u00ebr at\u00eb koh\u00eb e at\u00eb mjedis ideologjik, po q\u00eb nga ana tjet\u00ebr vinte dhe si nj\u00eb ringjallje dhe vazhdim\u00ebsi e frym\u00ebs deradiane e naimjane, q\u00eb e kishte t\u00eb artikuluar vizionin p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb eterne, p\u00ebr p\u00ebrjet\u00ebsin\u00eb e qenies komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Libri \u201cPavdeksia e poetit\u201d \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb akt solemn i kujtes\u00ebs, q\u00eb ka bashkuar shum\u00eb emra jo vet\u00ebm shkrimtar\u00ebsh nga Shqip\u00ebria e Kosova, por dhe nga Maqedonia, Mali i Zi, Kroacia, Greqia, Polonia, Franca, Gjermania etj. Jan\u00eb dhe dhjet\u00ebra episode, ngjatjetime, p\u00ebrjetime t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve me Poetin n\u00eb rrug\u00ebtimin e tij letrar n\u00eb nj\u00eb gjysm\u00eb shekulli. E kundron aq kthjellt\u00eb portretin e tij prej shtegtari n\u00eb kujtimet e Dom Lush Gjergjit, nga t\u00eb ngjan se poezia e Podrimjes e ka dhe nj\u00eb p\u00ebrmas\u00eb katedraleje n\u00eb Kosov\u00ebn e tij, prej poem\u00ebs \u201cHija e tok\u00ebs\u201d, te \u201cUn\u00eb biri yt Kosov\u00eb\u201d e deri t\u00eb v\u00ebllimi \u201cIshulli Albania\u201d, e gjitha nj\u00eb kryek\u00ebng\u00eb kushtimi. Aliu kishte lindur p\u00ebr poezin\u00eb. Lirika e tij kishte nj\u00eb bukuri t\u00eb fsheht\u00eb mahnit\u00ebse, q\u00eb her\u00eb-her\u00eb duhej ta k\u00ebrkoje. Ismail Kadare e vler\u00ebson si nj\u00eb nga poet\u00ebt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb kombit shqiptar, t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe, duke shtuar se ka qen\u00eb nd\u00ebr k\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb tij, prania e k\u00ebtij poeti. Agim Vinca thot\u00eb se poezia ishte arti feja dhe ideologjia e tij, duke qen\u00eb n\u00eb rrethin e poet\u00ebve q\u00eb e modernizuan struktur\u00ebn e poezis\u00eb shqipe. Aleksand\u00ebr Zoto shkruan se Aliu b\u00ebhet psalt i atdheut t\u00eb vog\u00ebl (Kosov\u00ebs), po dhe i gjith\u00eb universit albanofon. Simbolika e gurit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrve\u00e7uar si nj\u00eb nga tiparet e tij krijuese, teksa Dino Kubatis konfiguron \u201ckull\u00ebn poetike Podrimja\u201d. Flora Nrovina p\u00ebrvijon mish\u00ebrimin e s\u00eb bukur\u00ebs dhe artistikes te poeti emblematik. Fatos Arapi, Hans-Joachim Lanksh, Mehmet Kraja, Sadik Bejko, Visar Zhiti, Agron Tufa etj. zbulojn\u00eb secili fille nga gjerdani poetik podrimjan, ashtu si dhe piktor\u00ebt Gjelosh Gjokaj e Rexhep Ferri.<\/p>\n<p>Kudo n\u00eb bot\u00eb ka libra p\u00ebr shkrimtar\u00ebt q\u00eb shuhen, p\u00ebrmbledhje t\u00eb veprave, monografi, kujtime, albume etj., ani se ky lib\u00ebr na erdhi shum\u00eb m\u00eb shpejt nga \u00e7\u2019mund t\u00eb pritej. Aliun duhej ta kishim dhe p\u00ebr shum\u00eb vite mes nesh, duke na shqiptuar pa pr\u00e2 poezit\u00eb e tij t\u00eb reja. Kur e d\u00ebgjoje at\u00eb t\u00eb ligj\u00ebronte poezin\u00eb, nuk mund ta besoje se lexuesi i sot\u00ebm \u00ebsht\u00eb \u201cftohur\u201d me k\u00ebt\u00eb art elitar. Na duhej poeti dhe njeriu, qytetari dhe intelektuali, q\u00eb pati shtegtuar jo vet\u00ebm n\u00eb festivale poetike n\u00eb Europ\u00eb, po dhe n\u00eb Rom\u00eb p\u00ebr Lumnimin e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs, shnd\u00ebrruar n\u00eb idhullin e tij qysh her\u00ebt. E megjithat\u00eb tash na duhet t\u00eb ngush\u00ebllohemi me k\u00ebt\u00eb \u201clib\u00ebr t\u00eb pasvdekjes\u201d, si\u00e7 e quan send\u00ebrtuesi i tij, zoti Smaka. Si\u00e7 m\u00ebsojm\u00eb nga parath\u00ebnia, nj\u00eb lib\u00ebr i ngjash\u00ebm pask\u00ebsh qen\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb par\u00eb p\u00ebr Azem Shkrelin, t\u00eb cilin vet\u00eb Podrimja e kishte vler\u00ebsuar si akt p\u00ebrkujtese e nderimi p\u00ebr bashk\u00ebv\u00ebllaun e tij poet. Kuptohet q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr nj\u00eb klishe, q\u00eb p\u00ebr cilindo shkrimtar apo artist q\u00eb nuk rron m\u00eb t\u00eb b\u00ebhet e nj\u00ebjta gj\u00eb, por dhe t\u00eb kujtohemi vet\u00ebm n\u00eb p\u00ebrvjetor\u00ebt e tyre, dhe at\u00ebher\u00eb sipas nj\u00eb protokolli zyrtar, as kjo nuk vete. Vitet e fundit jan\u00eb ndar\u00eb nga jeta shkrimtar\u00eb t\u00eb shquar n\u00eb Tiran\u00eb, Prishtin\u00eb, Shkup etj., por nuk dim\u00eb t\u00eb ket\u00eb patur nj\u00eb lib\u00ebr p\u00ebrnderues p\u00ebr ndonj\u00ebrin sosh, jo pas gjasht\u00eb muajsh, po as pas tre vitesh: Din Mehmetin, Dhori Qiriazin, Dhimit\u00ebr Xhuvanin, Ibrahim Rugov\u00ebn, Anton Pashkun, Sabri Godon, Ndoc Gjetjen, Vath Koreshin, Frederik Rreshpjen etj. Libra t\u00eb till\u00eb memorial n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk shtojn\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb n\u00eb figur\u00ebn e t\u00eb ikurve t\u00eb m\u00ebdh\u00ebnj, ama p\u00ebrve\u00e7 nj\u00eb detyrimi t\u00eb plot\u00ebsuar karshi tyre, sh\u00ebrbejn\u00eb dhe si nj\u00eb mund\u00ebsi njohje m\u00eb shum\u00eb, nj\u00eb prij\u00ebs p\u00ebr nga arti i tyre, kur ata tashm\u00eb nuk mund t\u00eb na ndalin t\u2019ua kursejm\u00eb vler\u00ebsimet e merituara.<\/p>\n<p align=\"center\">*<\/p>\n<p>Kur t\u00eb vemi n\u00eb Gjakov\u00eb, ku pati lindur Ali Padrimja, do ta v\u00ebshtrojm\u00eb thell\u00eb Drinin e Bardh\u00eb, q\u00eb ai e sh\u00ebtiste aq shum\u00eb n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb jo vet\u00ebm caku i par\u00eb, por dhe i fundit nj\u00eb lum\u00eb, ve\u00e7se k\u00ebsaj her\u00eb nj\u00eb n\u00eb Lodev\u00eb t\u00eb Franc\u00ebs, ku gjendeshin z\u00ebrat poetik\u00eb t\u00eb Mesdheut, e ku hija e Lum Podrimjes ishte aty.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ne foto: Ali Podrimja Shkruar nga : NDUE DEDAJ Vet\u00ebm gjasht\u00eb muaj nga shuarja e poetit t\u00eb shquar Ali Podrimja, n\u00eb fundin e 2012-s te lexuesi do t\u00eb mb\u00ebrrinte nj\u00eb lib\u00ebr homazh kushtuar tij, botuar n\u00eb Prishtin\u00eb, promovuar nga Universiteti i Tetov\u00ebs etj. Nj\u00eb lib\u00ebr q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb ta mbash n\u00eb dor\u00eb, pasi&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-2526","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-letersi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2526","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=2526"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2526\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2529,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2526\/revisions\/2529"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=2526"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=2526"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=2526"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}