{"id":2485,"date":"2013-02-26T00:47:09","date_gmt":"2013-02-26T00:47:09","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=2485"},"modified":"2013-02-26T00:47:09","modified_gmt":"2013-02-26T00:47:09","slug":"ne-vend-te-nje-urimi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=2485","title":{"rendered":"N\u00eb vend te nj\u00eb urimi"},"content":{"rendered":"<p><strong><br \/>\n<a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/02\/Pashk-Pervathi11.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-2487\" title=\"Pashk Pervathi1\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/02\/Pashk-Pervathi11.jpg\" alt=\"\" width=\"237\" height=\"418\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/02\/Pashk-Pervathi11.jpg 237w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/02\/Pashk-Pervathi11-170x300.jpg 170w\" sizes=\"auto, (max-width: 237px) 100vw, 237px\" \/><\/a>(Fjala e piktorit )<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 <\/strong><\/p>\n<p><strong>Pashk\u00a0 P\u00ebrvathi<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><em><strong>Ekspozit\u00eb e re<\/strong><\/em><br \/>\n<em>N\u00eb 55-vjetorin e lindjes, piktori i njohur i peizazheve, Pashk P\u00ebrvathi, vjen me ekspozit\u00ebn e tij t\u00eb 34-t. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb rast q\u00eb, si\u00e7 thot\u00eb piktori, jo vet\u00ebm t\u00eb prezantoj\u00eb pun\u00ebt e tij t\u00eb paekspozuara m\u00eb par\u00eb, por edhe p\u00ebr t\u2019u takuar me miq e p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb eksperienca sa t\u00eb ngjashme, aq edhe t\u00eb ve\u00e7anta. <!--more-->Ekspozita, e cila do t\u00eb hapet dit\u00ebn e m\u00ebrkur\u00eb me 27 Shkurt 2013, n\u00eb galerin\u00eb \u201cKledio\u201d, do t\u00eb ket\u00eb 38 punime. Mes tyre jan\u00eb 11 portrete, 7 natyra t\u00eb qeta dhe 20 peizazhe. Peizazhet mbajn\u00eb ngjyrat e Valbon\u00ebs, Prishtin\u00ebs, Gostivarit, Cinque terre, Rom\u00ebs, rrethinave t\u00eb Tiran\u00ebs etj. Nd\u00ebrsa n\u00eb portrete shquhet ngjyra e zeshk\u00ebt dhe gjall\u00ebria n\u00eb syt\u00eb e ciganeve. T\u00eb shtat\u00eb natyrat e qeta jan\u00eb me tr\u00ebndafila n\u00eb drit\u00eb dhe kompozime t\u00eb ndryshme. T\u00eb gjitha punimet jan\u00eb realizuar n\u00eb vitin 2012.<\/em><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 0.8em;\"><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/02\/Pervathi1.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-2488\" title=\"Pervathi1\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/02\/Pervathi1.jpg\" alt=\"\" width=\"450\" height=\"383\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/02\/Pervathi1.jpg 450w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/02\/Pervathi1-300x255.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 450px) 100vw, 450px\" \/><\/a>\u201cVjeshta e kuqe\u201d<\/span><\/p>\n<p>Ishte n\u00ebntor i vitit 1989. Kishte mb\u00ebrritur vjeshta dhe ato dit\u00eb k\u00ebrkoja gjithandej vendet se ku mund t\u00eb pikturoja. Ndryshe nga her\u00ebt e tjera, k\u00ebsaj radhe doja t\u00eb sigurohesha qysh m\u00eb par\u00eb p\u00ebr motivin e gjetur. Nj\u00eb nd\u00ebr motivet ishin edhe pem\u00ebt e hurmave. Fillimisht i kisha hasur kur udh\u00ebtoja me tren n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Kasharit, n\u00eb krahun e djatht\u00eb t\u00eb vajtjes p\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb. Pati qen\u00eb nj\u00eb gjendje q\u00eb p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb nuk e hoqa nga p\u00ebrfytyrimi im, se nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb gjendesha p\u00ebrball\u00eb tyre. Gjendja e krijuar n\u00eb pem\u00ebt e hurmave n\u00eb vjesht\u00eb gjithnj\u00eb kishte qen\u00eb mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse. Doja q\u00eb k\u00ebt\u00eb motiv ta hidhja k\u00ebsaj vjeshte n\u00eb telajon time. N\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb k\u00ebtij motivi, k\u00ebmb\u00ebt q\u00eb pedalonin bi\u00e7iklet\u00ebn tip 26-t\u00ebshe, m\u00eb d\u00ebrguan n\u00eb kodrat e Saukut. Nga rruga kryesore, brenda nj\u00eb reparti ushtarak dallohej nj\u00eb njoll\u00eb e kuqe n\u00eb portokalli q\u00eb llamburiste n\u00ebn rrezet e diellit. Me siguri q\u00eb ishin hurma. Ishte paradite dhe kjo m\u00eb dukej koha m\u00eb e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr ta fiksuar n\u00eb telajo. Kisha gjetur m\u00eb n\u00eb fund vendin q\u00eb e k\u00ebrkoja prej koh\u00ebsh. E kisha ndjesin\u00eb se ishte vendi i duhur. I p\u00ebrgatitur shpirt\u00ebrisht p\u00ebr nj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb mir\u00eb, bashk\u00eb me shokun tim t\u00eb grupit, Arben Priftin, dit\u00ebn e nes\u00ebrme marrim rrug\u00ebn p\u00ebr n\u00eb drejtim t\u00eb Kodrave t\u00eb Saukut. Ora 9:00 paradite na gjeti te dera e repartit ushtarak. Pasi e njoh\u00ebm shefin e sh\u00ebrbimit t\u00eb rojeve t\u00eb postbllokut p\u00ebr q\u00ebllimin ton\u00eb, ata na lejuan t\u00eb futemi brenda territorit t\u00eb repartit. Oficeri i roj\u00ebs na shoq\u00ebroi p\u00ebr tek operativi. Edhe at\u00eb e njoh\u00ebm me q\u00ebllimin e vizit\u00ebs n\u00eb repart. Shefi operativ nuk e mori kuraj\u00ebn t\u00eb na jepte leje q\u00ebndrimi, por na shoq\u00ebroi p\u00ebr te shefi i shtabit t\u00eb repartit. Me sa duket, ky ishte njeriu q\u00eb e kishte k\u00ebt\u00eb kompetenc\u00eb, p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb ose jo leje q\u00ebndrimi p\u00ebr disa or\u00eb n\u00eb ambientin e repartit ku ne donim t\u00eb pikturonim. Na priti gjith\u00eb mir\u00ebsjellje dhe na u drejtua me fjal\u00ebt: \u201cH\u00eb, si mund t\u2019ju ndihmojm\u00eb?\u201d. I shpjegova se \u201cne jemi student\u00eb t\u00eb Institutit t\u00eb Arteve. Studiojm\u00eb p\u00ebr Piktur\u00eb. K\u00ebsaj radhe na ka p\u00eblqyer t\u00eb pikturojm\u00eb k\u00ebto hurmat e skuqura nga gjethet q\u00eb jan\u00eb n\u00eb repartin tuaj. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb lejen tuaj\u201d. Shefi i \u201cmadh\u201d vuri buz\u00ebn n\u00eb gaz dhe me shum\u00eb xhentiles\u00eb na tha: \u201cPatjet\u00ebr, patjet\u00ebr. Kjo \u00ebsht\u00eb gj\u00eb fare e vog\u00ebl\u201d. Buz\u00ebqeshi p\u00ebrs\u00ebri dhe vazhdoi: \u201cUn\u00eb mendova se doni ndonj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr\u201d, dhe na shkeli syrin, duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptonte se k\u00ebtu ka gj\u00ebra shum\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme sesa nj\u00eb cop\u00eb territor me dy-tri pem\u00eb t\u00eb skuqura, q\u00eb donim t\u00eb hidhnim n\u00eb telajot tona. U g\u00ebzuam p\u00ebr lejen q\u00eb mor\u00ebm. Shefi i \u201cmadh\u201d na la p\u00ebrshtypjen e nj\u00eb babaxhani. Operativi thirri nj\u00eb ushtar q\u00eb t\u00eb na shoq\u00ebronte p\u00ebr n\u00eb vendin e zgjedhur prej nesh. Un\u00eb k\u00ebt\u00eb vend e kisha par\u00eb vet\u00ebm prej s\u00eb largu, por mendoja se p\u00ebrs\u00ebri bukur do t\u00eb ishte edhe kur t\u2019i afroheshim. Kur shkuam aty, v\u00ebrtet qe vend q\u00eb t\u00eb frym\u00ebzonte p\u00ebr nj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb mir\u00eb. Nxitova p\u00ebr ngritjen e kavaletit dhe shtrydhjen e ngjyrave. Doja t\u00eb filloja sa m\u00eb par\u00eb. Por jo. Di\u00e7ka m\u00eb mungonte. Kisha l\u00ebn\u00eb te bi\u00e7ikleta ime, n\u00eb hyrje t\u00eb repartit, leckat e fshirjes s\u00eb penelave dhe vajin e linit. Nisem p\u00ebr t\u2019i marr\u00eb. Kisha b\u00ebr\u00eb disa metra n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb zyrave t\u00eb komand\u00ebs, ku befas u ndesha me nj\u00eb t\u00eb papritur t\u00eb madhe. Fjal\u00ebt q\u00eb d\u00ebgjoja pa d\u00ebshir\u00ebn time, ishin t\u00eb pabesueshme. Shefi i \u201cmadh\u201d po i b\u00ebrtiste shefit operativ t\u00eb repartit. \u201cP\u00ebrse m\u2019i solle tek un\u00eb p\u00ebr leje? Pse, \u00e7far\u00eb do t\u2019u thosha un\u00eb atyre! Ti nuk duhet t\u2019i kishe lejuar t\u00eb hynin n\u00eb mjediset tona\u201d. Kur i b\u00ebrtiste vart\u00ebsit t\u00eb tij, ai nuk kishte par\u00eb se un\u00eb po kaloja p\u00ebrbri tyre p\u00ebr t\u00eb shkuar te bi\u00e7ikleta ime. Un\u00eb e d\u00ebgjova t\u00eb gjith\u00ebn at\u00eb bised\u00eb. Qe nj\u00eb zhg\u00ebnjim i madh p\u00ebr mua. Si ishte e mundur q\u00eb shefi i \u201cmadh\u201d luante k\u00ebshtu me dy fytyra. M\u00eb erdhi keq p\u00ebr at\u00eb njeri, sepse sapo kisha menduar mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Kur u ktheva n\u00eb vendin e pikturimit, Arbeni sa kishte filluar t\u00eb hidhte penelat e par\u00eb. Ushtari i sh\u00ebrbimit, q\u00eb ishte caktuar t\u00eb na shoq\u00ebronte, ishte i pajisur me arm\u00eb. Isha i traumatizuar nga fjal\u00ebt q\u00eb kisha d\u00ebgjuar vet\u00ebm pak minuta m\u00eb par\u00eb, por shpejt kjo gjendje do t\u00eb transformohej n\u00eb nj\u00eb gjendje entuziaste. Peizazhi q\u00eb kishim p\u00ebrball\u00eb, ishte i rrall\u00eb. Kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb nuk kisha pasur nj\u00eb vjesht\u00eb t\u00eb k\u00ebtij lloji p\u00ebrpara syve t\u00eb mi. Dita ishte me diell e n\u00eb raste t\u00eb tilla, ngjyra e gjetheve t\u00eb hurmave flak\u00ebrin\u00eb n\u00eb t\u00eb kuqen, portokallin\u00eb e t\u00eb verdhat indiane. Prania e diellit ndikon shum\u00eb n\u00eb ngritjen e potenc\u00ebs s\u00eb ngjyr\u00ebs n\u00eb gjethet e hurmave. Aq m\u00eb tep\u00ebr kur diellin e ke p\u00ebrball\u00eb. Mua s\u00eb brendshmi dhe vetvetiu m\u00eb lindi edhe nj\u00eb ide q\u00eb ta transformoja ngjyr\u00ebn e tok\u00ebs posht\u00eb gjetheve t\u00eb atyre hurmave. E kuqja e gjetheve do t\u00eb rrinte n\u00eb harmoni me t\u00eb umbr\u00ebn e err\u00ebt t\u00eb tok\u00ebs. Toka e trajtuar n\u00eb umbra, blu parisiene dhe Van Dyk, do t\u00eb ishte e r\u00ebnd\u00eb. Do t\u00eb krijonte me t\u00eb kuqen e gjetheve simbolik\u00ebn e flamurit ton\u00eb komb\u00ebtar. Kjo ishte nj\u00eb situat\u00eb qe lindi vetvetiu. Por kur pikturoja, her\u00eb mbas here m\u00eb duhej t\u00eb d\u00ebgjoja edhe pyetjet idiote t\u00eb ushtarit q\u00eb rrinte me arm\u00ebn n\u00eb krah. \u201cPo, p\u00ebrse i pikturoni? K\u00ebto gjethe jan\u00eb dhe po bien\u201d. Her\u00eb mbas here na hiqte v\u00ebrejtje q\u00eb t\u00eb mos shikonim nga pjesa per\u00ebndimore e repartit. Kur ne e b\u00ebnim si pa dashje, aty dallonim grykat e topave q\u00eb dilnin jasht\u00eb bunker\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj.<br \/>\nDita e pikturimit t\u00eb hurmave n\u00eb mjediset e atij reparti pati ulje-ngjitjet n\u00eb situat\u00ebn shpirt\u00ebrore ton\u00ebn. Por ne, megjithat\u00eb ia kishim arritur q\u00ebllimit. Kur u kthyem n\u00eb shkoll\u00eb, shok\u00ebve t\u00eb kursit pat\u00ebm mund\u00ebsi t\u2019u tregojm\u00eb dy peizazhe q\u00eb edhe atyre u lan\u00eb mbres\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Jo nga un\u00eb, por nga vizitor\u00ebt dhe artdash\u00ebsit, kjo vep\u00ebr m\u00eb von\u00eb mori emrin e saj, \u201cVjeshta e Kuqe\u201d. Ky ishte pag\u00ebzimi m\u00eb i mir\u00eb q\u00eb mund t\u2019i b\u00ebhej nj\u00eb vepre. Emrin ia zgjodh\u00ebn t\u00eb tjer\u00ebt, por q\u00eb mua m\u00eb ka p\u00eblqyer gjithnj\u00eb.<br \/>\nDit\u00ebt e asaj vjeshte ishin p\u00ebr mua dit\u00eb q\u00eb duheshin shfryt\u00ebzuar. Ndihej n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb rrethina se vjeshta e atij viti ishte ndryshe nga ato t\u00eb viteve t\u00eb kaluara. Parku i Liqenit Artificial mbetej vendi ku gjithnj\u00eb n\u00eb vjesht\u00eb do t\u00eb p\u00ebrballeshe me gjetje figurative t\u00eb p\u00eblqyeshme p\u00ebr t\u2019i trajtuar n\u00eb peizazh. P\u00ebrs\u00ebri me shokun tim t\u00eb kursit, Arbenin, marrim rrug\u00ebn n\u00eb drejtim t\u00eb Parkut t\u00eb madh t\u00eb Tiran\u00ebs. Thell\u00eb, n\u00eb dalje te tij, aty ku fillon pjesa e dushqeve, menduam se ishte vendi p\u00ebr t\u00eb ndaluar. Vendin e pikturimit gjithnj\u00eb e zgjidhja un\u00eb. Beni ishte n\u00eb mosh\u00eb 10 vite m\u00eb i ri sesa un\u00eb, por n\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve gjithnj\u00eb e merrja me vete. Do t\u00eb pikturonim duke vendosur kavaletat n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb dushqeve. Nga prania e gjetheve shtresa e rrug\u00ebs ishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb ngjyr\u00eb ok\u00ebr n\u00eb kafe. Ne peizazhin tim vendosa n\u00eb planin e par\u00eb me shpin\u00eb n\u00eb ecje edhe nj\u00eb figur\u00eb veterani pensionist, me kapot\u00eb t\u00eb madhe dhe nj\u00eb kasket\u00eb n\u00eb kok\u00eb. Ai thjesht po b\u00ebnte sh\u00ebtitjen e tij qet\u00ebsisht. Por n\u00eb fundin e rrug\u00ebs vendosa edhe dy figura t\u00eb vogla t\u00eb nj\u00eb \u00e7ifti t\u00eb ri q\u00eb vinte p\u00ebrball\u00eb nesh. K\u00ebto nuk i vendosa me asnj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb caktuar. Thjesht t\u00eb pasuroja tablon\u00eb e t\u2019i jepja pak m\u00eb shum\u00eb jet\u00eb. Prania e k\u00ebtyre njer\u00ebzve mendoja se i b\u00ebnte mir\u00eb peizazhit. Vite m\u00eb von\u00eb, n\u00eb nj\u00eb ekspozit\u00eb, nj\u00eb kritik i njohur do t\u00eb shkruante fraz\u00ebn q\u00eb un\u00eb as q\u00eb e kisha menduar ndonj\u00ebher\u00eb kur e kisha realizuar k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr. \u201cNjeriu q\u00eb del nga koha dhe njer\u00ebzit q\u00eb vijn\u00eb n\u00eb koh\u00eb\u201d (Nga koha dilte plaku me shpin\u00eb n\u00eb ikje, nd\u00ebrsa \u00e7ifti i ri ishin njer\u00ebzit q\u00eb vijn\u00eb n\u00eb koh\u00eb\u201d.) Bashk\u00eb me \u201cVjesht\u00ebn e kuqe\u201d, ky peizazh mbeti nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb realizuarit e gjith\u00eb krijimtaris\u00eb sime t\u00eb deritanishme. \u00cbsht\u00eb n\u00eb fondin tim t\u00eb \u201cpapreksh\u00ebm\u201d dhe e mendoj gjithnj\u00eb si bashkudh\u00ebtar n\u00eb rrug\u00ebtimin tim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm. Ne cepin e korniz\u00ebs, posht\u00eb, n\u00eb krahun e djatht\u00eb t\u00eb piktur\u00ebs, ka t\u00eb vendosur nj\u00eb rrumbullak t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb kuq, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb \u201cvep\u00ebr e pashitshme\u201d. Viti 1989 vet\u00ebm prej k\u00ebtyre dy veprave \u00ebsht\u00eb vit i ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn time krijuese.<\/p>\n<p><strong><em><\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>(Shk\u00ebputur nga libri autobiografik \u201cRrug\u00ebtimi im\u201d).<\/em><\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(Fjala e piktorit ) \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Pashk\u00a0 P\u00ebrvathi &nbsp; Ekspozit\u00eb e re N\u00eb 55-vjetorin e lindjes, piktori i njohur i peizazheve, Pashk P\u00ebrvathi, vjen me ekspozit\u00ebn e tij t\u00eb 34-t. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb rast q\u00eb, si\u00e7 thot\u00eb piktori, jo vet\u00ebm t\u00eb prezantoj\u00eb pun\u00ebt e tij t\u00eb paekspozuara m\u00eb par\u00eb, por edhe p\u00ebr t\u2019u takuar me miq e&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"class_list":["post-2485","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-kritike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2485","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=2485"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2485\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2489,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2485\/revisions\/2489"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=2485"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=2485"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=2485"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}