{"id":2446,"date":"2013-02-11T17:35:38","date_gmt":"2013-02-11T17:35:38","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=2446"},"modified":"2013-02-11T17:35:38","modified_gmt":"2013-02-11T17:35:38","slug":"refleksione-nga-zhvillimi-i-veprimtarise-atdhetare-per-skenderbeun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=2446","title":{"rendered":"REFLEKSIONE  NGA ZHVILLIMI I VEPRIMTARISE  ATDHETARE PER SKENDERBEUN"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/02\/avrekaj.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-2447\" title=\"avrekaj\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/02\/avrekaj.jpg\" alt=\"\" width=\"403\" height=\"403\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/02\/avrekaj.jpg 403w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/02\/avrekaj-150x150.jpg 150w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/02\/avrekaj-300x300.jpg 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/02\/avrekaj-48x48.jpg 48w\" sizes=\"auto, (max-width: 403px) 100vw, 403px\" \/><\/a>A<\/strong> <strong>RTUR VREKAJ, WORCESTER, MA (SHBA)<\/strong><\/p>\n<p><strong>Programimi i veprimtarive me tem\u00eb komb\u00ebtare<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs programimi dhe p\u00ebrkushtimi p\u00ebr t\u00eb organizuar nj\u00eb veprimtari atdhetare p\u00ebrkujtimore n\u00eb Amerik\u00eb, sidomos p\u00ebr figura shqiptare q\u00eb e kalojn\u00eb p\u00ebrmas\u00ebn komb\u00ebtare kur bie fjala p\u00ebr Gjergj Kastrioti Sk\u00ebnderbeun.<!--more-->Ne, an\u00ebtar\u00ebt e shoqat\u00ebs \u201cKOMBI\u201d n\u00eb Worcester, Massachusetts kemi tashm\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb nga organizimi i Simpoziumit p\u00ebr 100-vjetorin e Kongresit t\u00eb Manastirit (2008), i festimit t\u00eb 100-vjetorit t\u00eb lindjes s\u00eb N\u00ebne Terez\u00ebs (2010), i festimit t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs (2011) apo edhe s\u00eb fundi nga festimi me madh\u00ebshti i 100-vjetorit t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (2012). Pra, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbushje e misionit ton\u00eb atdhetar, por edhe baz\u00eb e programit ton\u00eb t\u00eb Identitetit Komb\u00ebtar. Aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb, festimet apo p\u00ebrkujtimi i p\u00ebrvjetor\u00ebve historik\u00eb p\u00ebr ngjarje dhe figura t\u00eb shquara jan\u00eb nj\u00eb domosdoshm\u00ebri p\u00ebr ta mbajtur gjall\u00eb edhe veprimtarin\u00eb ton\u00eb,\u00a0 shoqat\u00ebn Atdhetare Kulturore \u201cKOMBI\u201d dhe dashurin\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt si dhe p\u00ebr kombin amerikan.<strong> <\/strong><\/p>\n<p><strong>Vler\u00ebsimi dhe bashk\u00ebpunimi me njer\u00ebz t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb, artit dhe shkenc\u00ebs.<\/strong><\/p>\n<p><strong><br \/>\n<\/strong>N\u00eb veprimtari t\u00eb tilla p\u00ebr simbole komb\u00ebtare shqiptare si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Gjergj Kastrioti Sk\u00ebnderbeu audienca, diaspora, shqiptar\u00ebt n\u00eb Ballkan apo edhe komuniteti shqiptar i Amerik\u00ebs \u00ebsht\u00eb m\u00eb i ndjesh\u00ebm p\u00ebr informacionin e ri q\u00eb p\u00ebrcjellin simpoziumet. Dhe informacionin m\u00eb t\u00eb studjuar, m\u00eb t\u00eb q\u00ebmtuar s&#8217;ka kush ta sjell\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrvecse historian\u00ebt, shkrimtar\u00ebt, poet\u00ebt dhe gazetar\u00ebt e mir\u00ebfillt\u00eb. <strong><\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr fatin ton\u00eb, n\u00eb Amerik\u00ebn e Veriut (nga Hartford,CT , Worcester, MA e deri n\u00eb Boston,MA\u00a0 (zona e Anglisw s\u00eb Re) banojn\u00eb disa njer\u00ebz t\u00eb letrave shqipe si : Aristotel Mici, autor i librave &#8220;Prejardhja e emrit shqiptar&#8221; dhe &#8220;Himni i Flamurit&#8221; ku \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe trajtesa\u00a0 &#8220;Shtegtimi i arm\u00ebve t\u00eb Sk\u00ebnderbeut&#8221;. \u00cbsht\u00eb Rozi Theohari,\u00a0 autore\u00a0 e librit &#8220;Jehona Sk\u00ebnnderbeg-jane&#8221; dhe nj\u00eb aktiviste e palodhur\u00a0 p\u00ebr Identitetin Komb\u00ebtar shqiptar n\u00eb shtetin e Massachusetts.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb Raimonda Moisiu, autore e disa librave dhe artikujve ku bie n\u00eb sy edhe p\u00ebrkushtimi i saj p\u00ebr t\u00eb pasqyruar pun\u00ebn e aktivist\u00ebve t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare si\u00e7 \u00ebsht\u00eb libri i saj me 61 Intervista me figura veprimtar\u00ebsh shqiptar\u00eb t\u00eb Diaspor\u00ebs.\u00a0 \u00cbsht\u00eb Lediana Stillo, poete dhe p\u00ebrkthyese, Skifter K\u00ebllici shkrimtar, Fuat Memeli poet dhe gazetar, Rita Saliu poete, Rezarta Reso p\u00ebrkthyese, Vasil Rrakaj skulptor, Dhimit\u00ebr Cika ikonograf, Ardian Murraj gazetar dhe dokumentarist e disa t\u00eb tjer\u00eb.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb banojn\u00eb njer\u00ebz t\u00eb shkenc\u00ebs si PhD Maksim Ilirjani, (njoh\u00ebs i historis\u00eb shqiptare), PhD Petrit Sk\u00ebnde, akademik dhe fizikan i njohur si dhe PhD Peter Christopher, profesor i WPI si dhe nj\u00eb nga matematicienet m\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer q\u00eb ka sot Amerika, q\u00eb megjith\u00ebmend i meritojn\u00eb gradat shkencore p\u00ebr kontributin e tyre n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare dhe amerikane, n\u00eb universitetet amerikane\u00a0 si dhe n\u00eb komunitetin shqiptar t\u00eb Massachusetts.<br \/>\nJan\u00eb me dhjet\u00ebra shqiptar\u00eb me grada shkencore master dhe profesor doktor n\u00eb fush\u00ebn e mjek\u00ebsis\u00eb si PhD Denis Kola, Dr. Gani Abazi, kimisti i talentuar Mikel Sharr\u00ebxhi , Rolanda Dhimitri, kimiste gjithashtu dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb disa fusha t\u00eb shkencave ekzakte dhe shoq\u00ebrore. Ka profesor\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb japin m\u00ebsim si Meri Treska, fizikane n\u00eb MIT \u00a0apo n\u00eb Harvard University, Vesel Kucuku dhe Tomi Stefani n\u00eb Quinsigamond College etj. Dhe kjo s&#8217;\u00ebsht\u00eb pak. Ne po tregojme v\u00ebmendje p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar kontributin e tyre, sepse na nderojn\u00eb me nivelin e arritjeve dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimin e tyre n\u00eb kompanit\u00eb dhe audiencat e kolegjeve amerikane.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrbashkimi si nevoj\u00eb e dit\u00ebs&#8230;<br \/>\n<\/strong>Me k\u00ebt\u00eb ne shqiptar\u00ebt e Amerik\u00ebs q\u00eb jetojm\u00eb n\u00eb Massachusetts n\u00ebnkuptojm\u00eb sensibilizimin, nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin dhe edukimin e brezit mw t\u00eb ri me vlerat bot\u00ebrore dhe komb\u00ebtare t\u00eb historis\u00eb s\u00eb shqiptar\u00ebve. N\u00ebnkuptojm\u00eb p\u00ebrcjelljen tek brezat e rinj dhe shoqatat shqiptare n\u00eb Amerik\u00eb se vet\u00ebm t\u00eb bashkuar mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr Identitetin Komb\u00ebtar dhe komunitetin shqiptar, pse jo dhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen Komb\u00ebtare n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. N\u00ebnkuptojm\u00eb gjithashtu edhe gjith\u00ebp\u00ebrfshirjen e t\u00eb gjith\u00eb brezave t\u00eb shqiptaro-amerikan\u00ebve q\u00eb jan\u00eb ose aktive n\u00eb programet e Identitetit Komb\u00ebtar t\u00eb Komunitetit shqiptar. N\u00ebnkuptojm\u00eb edhe bashkimin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb njer\u00ebzve veprues q\u00eb jan\u00eb busulla e veprimtaris\u00eb atdhetare n\u00eb cdo qytet amerikan ku banojn\u00eb shqiptar\u00eb, sidomos n\u00eb Worcester dhe Boston t\u00eb Massachusetts, n\u00eb Harftford dhe Waterbury t\u00eb Konektikat apo edhe n\u00eb Nju Jork. Po me k\u00ebt\u00eb fjal\u00eb&#8221;p\u00ebrbashkim&#8221;\u00a0 n\u00ebnkuptojm\u00eb edhe nj\u00eb riprogramim t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb shoqatave apo dhe institucioneve fetare shqiptare p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebvepruar p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim sa m\u00eb dinjitoz n\u00eb komunitet. Sepse ne kemi kombin si mision mbi gjithcka. Ndaj edhe suksesi yn\u00eb p\u00ebr veprimtari masive\u00a0 me cil\u00ebsi nuk ka munguar.<strong><br \/>\n<\/strong>P\u00ebrbashkimi i shqiptar\u00ebve t\u00eb Amerik\u00ebs \u00ebsht\u00eb nevoj\u00eb e dit\u00ebs, \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e koh\u00ebs edhe p\u00ebr faktin, sepse v\u00ebrehet nj\u00eb situat\u00eb gjumi, nj\u00eb n\u00eb vendnum\u00ebro e mbuluar me lavdin\u00eb e brezit t\u00eb fillimshekullit t\u00eb kaluar. Ende s&#8217;ka nj\u00eb vizion t\u00eb ri p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb dhe Identitetin Komb\u00ebtar, nj\u00eb strategji m\u00eb sakt\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt e Amerik\u00ebs. Por ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja, p\u00ebrbashkimi po merr konturet e\u00a0 tij kur v\u00ebrtet b\u00ebhen veprimtari me cil\u00ebsi si\u00e7 ishte simpoziumi p\u00ebr Sk\u00ebnderbeun i organizuar n\u00eb Worcester si askund n\u00eb Diaspor\u00eb apo edhe n\u00eb Shqip\u00ebri apo Kosov\u00eb. <strong><\/strong><\/p>\n<p>Ne shqiptaro-amerikan\u00ebt e ardhur pas 1990-\u00ebs n\u00eb Amerik\u00eb p\u00ebrcjellim nj\u00eb mesazh t\u00eb fort\u00eb edhe tek shqiptar\u00ebt e lindur k\u00ebtu n\u00eb Amerik\u00eb para ardhjes son\u00eb, por edhe tek shqiptar\u00ebt n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, sepse kur ka p\u00ebrkushtim p\u00ebr programin e Identitetit Komb\u00ebtar ka edhe sukses. Dhe ne harrojm\u00eb gjith\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e k\u00ebsaj pune vullnetare q\u00eb na dalin p\u00ebrpara, sepse dim\u00eb t\u00eb organizojm\u00eb e t`i paraprijm\u00eb suksesit me botime periodike, me libra dhe artikuj, me dokumentar\u00eb dhe ekpsozita, me simpoziume, me ligj\u00ebrata t\u00eb shkruara dhe k\u00ebtu n\u00eb Amerik\u00eb, me pasqyrim n\u00eb koh\u00eb e me cil\u00ebsi p\u00ebr gjith\u00eb shqiptar\u00ebt e Amerik\u00ebs dhe Kanadas\u00eb, me nj\u00eb njoftim n\u00eb vazhdim\u00ebsi p\u00ebr programin ton\u00eb edhe me rrjetet sociale apo faqet e internetit, www.kombiusa.org, n\u00eb Facebook apo me takime t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta me shqiptar\u00ebt, me bashk\u00ebveprim t\u00eb nd\u00ebrsjellt\u00eb me lider\u00eb aktiv\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes Komb\u00ebtare Shqiptare.<\/p>\n<p><strong>Bashk\u00ebpunimi midis organizatave shqiptare \u00ebsht\u00eb baza e suksesit<br \/>\n<\/strong>Nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb Shoqata \u201cKOMBI\u201d e Worcester, Massachusetts bashk\u00ebpunon e programon veprimtari t\u00eb tilla p\u00ebrbashkuese me organizata t\u00eb tjera shqiptare n\u00eb shtetin Massachusetts apo dhe m\u00eb gjer\u00eb n\u00eb shtetet e zon\u00ebs s\u00eb Anglis\u00eb s\u00eb Re.<\/p>\n<p>Ne organizuam Jav\u00ebn e Kosov\u00ebs n\u00eb vitin 2011 p\u00ebr Pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs n\u00eb tre qytete, Springfield, Worcester dhe Boston p\u00ebr 4 dit\u00eb rresht bashk\u00eb edhe me shoqat\u00ebn Kosova t\u00eb Boston dhe hodh\u00ebm k\u00ebshtu hapin e par\u00eb drejt bashkimit t\u00eb programeve dhe ideve por edhe t\u00eb njer\u00ebzve. <strong><\/strong><\/p>\n<p>Ndaj edhe duam ta b\u00ebjm\u00eb sa me real Ribashkimin. Ndaj, ne k\u00ebmb\u00ebngulim shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb risjell\u00eb n\u00eb sken\u00eb thirrjen e nj\u00eb Kuvendi Mbar\u00ebkomb\u00ebtar n\u00eb Amerik\u00eb p\u00ebr ta mish\u00ebruar k\u00ebt\u00eb Vizion p\u00ebr Programe t\u00eb mir\u00ebfillta t\u00eb Gjuh\u00ebs Shqipe dhe Qendra Kulturore n\u00eb cdo qytet amerikan me shumic\u00eb shqiptare! Dhe jemi n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb mbar\u00eb! Edhe n\u00eb New York ka organizata q\u00eb na mb\u00ebshtesin p\u00ebr programin e Identitetit Komb\u00ebtar q\u00eb zbatojm\u00eb ne.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, v\u00ebrtet ne e organizuam simpoziumin me organizat\u00ebn m\u00eb t\u00eb fuqishme shqiptaro-amerikane, LQSHA e New York q\u00eb lobon n\u00eb Uashington p\u00ebr C\u00ebshtjen Komb\u00ebtare p\u00ebr 24 vjet, por programuam e zhvilluam k\u00ebt\u00eb veprimtari edhe me pjes\u00ebmarrje p\u00ebrfaq\u00ebsi t\u00eb shoqatave si m\u00eb posht\u00eb: Shoqata e Shkrimtar\u00ebve, New York; e student\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb Universitetit t\u00eb Konektikat; e Kosov\u00ebs n\u00eb Boston; e MassBesa n\u00eb Boston, e Blet\u00ebs (Dardha) n\u00eb Boston dhe aktivist\u00eb t\u00eb komuniteteve shqiptare n\u00eb Rod Ajlend, Hartford dhe New York. Ndaj edhe programi dhe informacioni q\u00eb p\u00ebrcolli kjo veprimtari ishte i q\u00ebmtuar me kujdes dhe i larmish\u00ebm p\u00ebr nga temat q\u00eb u shtjelluan p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar figur\u00ebn e Sk\u00ebnderbeut n\u00eb t\u00eb gjitha drejtimet, sepse u njoftuan t\u00eb gjith\u00eb pa dallim, t\u00eb gjith\u00eb shqiptaro-amerikan\u00ebt q\u00eb kan\u00eb punuar e jan\u00eb ende n\u00eb vij\u00ebn e par\u00eb kur bie fjala p\u00ebr festimin apo p\u00ebrkujtimin e ngjarjeve t\u00eb tilla madhore me tem\u00eb komb\u00ebtare. Plus, ne nxjerrim m\u00ebsime nga cdo veprimtari, ne p\u00ebrfitojm\u00eb nga shk\u00ebmbimi i p\u00ebrvoj\u00ebs me Bordet Drejtuese a me k\u00ebdo q\u00eb \u00ebsht\u00eb i hapur t\u00eb diskutoj\u00eb e t\u00eb ndihmoj\u00eb me ide q\u00eb cojn\u00eb n\u00eb p\u00ebrmbushjen e misionit ton\u00eb atdhetar.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr. Ndikon shum\u00eb edhe prezantimi i pun\u00ebs s\u00eb shoqatave shqiptare, pavar\u00ebsisht se ato veprojn\u00eb n\u00eb qytete t\u00eb ndryshme sic \u00ebsht\u00eb zona gjasht\u00eb shtet\u00ebshe e Anglis\u00eb s\u00eb Re n\u00eb Amerik\u00ebn e Veriut. Pra, ne e shohim ardhm\u00ebrin\u00eb\u00a0 t\u00eb sukseshme edhe p\u00ebr arsye se po punojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb q\u00eb sot, duke afruar dhe brezin e ri, duke i promovuar ata q\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kan\u00eb dhunti p\u00ebr tu perkushtuar\u00a0 m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr pun\u00ebn atdhetare. Dhe ne dim\u00eb ta b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb. Ne kemi student\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer si Josian Golemi, Astela Hoxhallari, Enxhi Qatipi etj t\u00eb angazhuar me Shoqat\u00ebn KOMBI. Dhe po synojm\u00eb te zgjerojme grupin e student\u00ebve. Shqiptar\u00ebt e Massachusetts jan\u00eb t\u00eb kthjell\u00ebt se duhet t\u00eb ribashkohemi dhe ne duam ta shohim sa m\u00eb af\u00ebr lidhjen Worcester-Boston-Hartford-Waterbury \u00a0jo vet\u00ebm p\u00ebr hir t\u00eb gjeografis\u00eb por edhe p\u00ebr hir t\u00eb misioneve tona q\u00eb jan\u00eb nj\u00eblloj: Trash\u00ebgimi e Identitetit Komb\u00ebtar! Ndaj edhe i b\u00ebjm\u00eb programet m\u00eb t\u00eb kordinuara.<\/p>\n<p><strong>Historia \u00e7erekshekullore e DioGuardit<br \/>\n<\/strong>Joseph Diouardi u shkrua p\u00ebrfundimisht n\u00eb historin\u00eb e kombit shqiptar si misionar i shqiptaris\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn e fundfillimshekujve 20-t\u00eb dhe 21. Ai \u00ebsht\u00eb p\u00ebr ne shqiptar\u00ebt\u00a0 nj\u00eb nga figurat madhore t\u00eb l\u00ebvizjes komb\u00ebtare p\u00ebr \u00e7lirimin dhe Pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb t\u00eb drejta njer\u00ebzore t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00ebn Lindore, Mal t\u00eb Zi, dhe Maqedoni. Ish-kongresmeni amerikan me origjin\u00eb arb\u00ebreshe\u00a0 u p\u00ebrball me Milloshevicin p\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuar dhun\u00ebn ndaj shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe genocidin serb p\u00ebr spastrimin etnik t\u00eb territoreve t\u00eb banuar nga shqiptar\u00ebt n\u00eb Ballkan n\u00eb territorin e Ish-Jugosllavis\u00eb. <strong><\/strong><\/p>\n<p>Aktiviteti diplomatik e patriotik i DioGuardit n\u00eb Amerik\u00eb, Europ\u00eb dhe n\u00eb Australi tregon p\u00ebr nj\u00eb udh\u00ebheqje largpam\u00ebse dhe p\u00ebr gjith\u00ebp\u00ebrfshirjen e shqiptar\u00ebve n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen Komb\u00ebtare Shqiptare. Ndaj ai edhe sot \u00ebsht\u00eb krah nesh p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsim e p\u00ebrkushtim p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare.<br \/>\nK\u00ebshtu, organizimi i veprimtarise p\u00ebrkujtimore per Sk\u00ebnderbeun nga Shoqata \u201cKOMBI\u201d e Worcester,MA\u00a0 bashk\u00eb me organizat\u00ebn m\u00eb t\u00eb fuqishme lobiste n\u00eb Uashington p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen Shqiptare p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 20 vjet e sidomos me referues Joseph DioGuardi dhe Shirley Cloeys DioGuardi i dha nj\u00eb dimension kuptimplot\u00eb p\u00ebrbashkimit t\u00eb vlerave edhe t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb letrave shqipe k\u00ebtu n\u00eb Amerik\u00ebn e Veriut, sidomos n\u00eb New England dhe New York. Kush m\u00eb mir\u00eb se DioGuardi mund t\u00eb rr\u00ebfeje historin\u00eb e Sk\u00ebnderbeut n\u00eb Kongresin Amerikan dhe n\u00eb qytetet amerikane ku ka shumic\u00eb shqiptare apo edhe para audiencave universitare? Sepse ai \u00ebsht\u00eb trash\u00ebgues e p\u00ebr\u00e7ues i vlerave t\u00eb v\u00ebrteta komb\u00ebtare edhe p\u00ebr arsye t\u00eb rr\u00ebnj\u00ebve t\u00eb tij arb\u00ebreshe q\u00eb lidhen pik\u00ebrisht me Sk\u00ebnderbeun.<\/p>\n<p>Dhe natyrsh\u00ebm, Uashingtoni e besoi DioGuardin p\u00ebr Kosov\u00ebn. Sepse kongresmen\u00ebt amerikan\u00eb t\u00eb udh\u00ebhequr e k\u00ebshilluar nga DioGuardi pan\u00eb me syt\u00eb e tyre n\u00eb Prishtin\u00eb dhe Beograd\u00a0 \u00e7`po ngjiste n\u00eb Kosov\u00eb\u00a0 n\u00eb fillimvitet e 1990-\u00ebs!<br \/>\nJospeph DioGuardi \u00ebsht\u00eb ambasadori i v\u00ebrtet\u00eb i shqiptar\u00ebve t\u00eb Ballkanit n\u00eb Amerik\u00eb, q\u00eb prej vitit 1986. Esht\u00eb me rr\u00ebnj\u00eb arb\u00ebreshe nga fshati Greci, vendbanim i ushtar\u00ebve t\u00eb Sk\u00ebnderbeut nga rrjedh edhe familja e tij. Pra, ka nj\u00eb histori trash\u00ebguese t\u00eb Identitetit edhe pse g\u00ebrshetohen tek familja e tij\u00a0 tre komb\u00ebsi: amerikane, shqiptare(arb\u00ebreshe) dhe italiane.<\/p>\n<p>Nuk ka nj\u00eb figur\u00eb tjet\u00ebr pas Nolit dhe Konic\u00ebs n\u00eb Amerik\u00eb, n\u00eb periudh\u00ebn shekullore 1912-2012 p\u00ebrvec DioGuardit q\u00eb ka nj\u00eb angazhim total politik, diplomatik, atdhetar, humanitar dhe bashk\u00ebveprues me President\u00ebt Amerikan\u00eb , Kongresin Amerikan, Senatin Amerikan, lider\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb Ballkanit apo dhe me aktivist\u00eb t\u00eb Diaspor\u00ebs Shqiptare n\u00eb bot\u00eb. Edhe pse Diaspora shqiptare n\u00eb Amerik\u00eb \u00ebsht\u00eb e paqart\u00eb p\u00ebr nj\u00eb ribashkim t\u00eb ri,\u00a0 DioGuardi ka ditur t\u00eb udh\u00ebheq\u00eb me largpam\u00ebsin\u00eb e tij p\u00ebr ta promovuar Shqip\u00ebrin\u00eb, Kosov\u00ebn dhe \u00e7\u00ebshtjen Shqiptare n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi.<br \/>\n&#8220;Sikur t\u00eb mos k\u00ebmb\u00ebngulnim p\u00ebr Kosov\u00ebn m\u00eb 1992, kur edhe hartuam Rezolut\u00ebn p\u00ebr Pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, zor se do t\u00eb b\u00ebhej Kosova e Lir\u00eb dhe e Pavarur kaq shpejt&#8221;,- thot\u00eb me siguri DioGuardi. Lum kombi dhe Kosova p\u00ebr DioGuardin!<\/p>\n<p><strong>Rezoluta p\u00ebr Sk\u00ebnderbeun\u00a0 &#8211; dokument historik<\/strong><\/p>\n<p><strong><br \/>\n<\/strong>Udh\u00ebheq\u00ebsit e Lidhjes Shqiptaro-Amerikane Ish-Kongresmani DioGuardi dhe Zonja DioGuardi, nj\u00eb analiste e zonja p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen Shqiptare kan\u00eb formuluar Rezolut\u00ebn p\u00ebr Sk\u00ebnderbeun, q\u00eb u votua n\u00eb Kongresin Amerikan n\u00eb kuadrin e 600-vjetorit t\u00eb lindjes s\u00eb Sk\u00ebnderbeut. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dokument i rrall\u00eb\u00a0 me vlera historike p\u00ebr k\u00ebt\u00eb figur\u00eb shqiptare kaq t\u00eb studjuar,\u00a0 vler\u00ebsuar e p\u00ebrkujtuar si strateg ushtarak q\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re, si mburoj\u00eb e Krisht\u00ebrimit edhe pse me ushtri vullnetare e t\u00eb pak\u00ebt n\u00eb num\u00ebr, si diplomat q\u00eb zot\u00ebronte disa gjuh\u00eb t\u00eb huaja, si udh\u00ebheq\u00ebs e inspirues p\u00ebr bashkimin e shqiptar\u00ebve dhe t\u00eb Bot\u00ebs Kristiane, si kampion i q\u00ebndres\u00ebs p\u00ebr Liri e Pavar\u00ebsi t\u00eb shqiptar\u00ebve kund\u00ebr Perandoris\u00eb Osmane.<strong><br \/>\n<\/strong>Risjellja e k\u00ebsaj rezolute n\u00eb anglisht, n\u00eb simpozium e p\u00ebrcjelle nga nj\u00eb studente aktive n\u00eb pun\u00ebn atdhetare sic \u00ebsht\u00eb Krisela Karaja me shoqat\u00ebn e student\u00ebve shqiptare t\u00eb Universitetit t\u00eb Konektikat \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb mund\u00ebsi m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb promovuar figur\u00ebn e Sk\u00ebnderbeut tek amerikan\u00ebt, por edhe p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb t\u00eb njohur tek brezi i ri i shqiptar\u00ebve q\u00eb kan\u00eb lindur n\u00eb Amerik\u00eb n\u00eb k\u00ebto dy shekuj. Por duke patur mes nesh DioGuard\u00ebt, hartuesit origjinal\u00eb t\u00eb Rezolut\u00ebs \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb natyrshm\u00ebri shqiptare p\u00ebr t`i falenderuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb\u00a0 kaq vizionare p\u00ebr ne shqiptar\u00ebt e Amerik\u00ebs por edhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi\u00a0 si komb i lasht\u00eb, sepse ne identifikojm\u00eb me k\u00ebt\u00eb figur\u00eb kombin, flamurin dhe Shqip\u00ebrin\u00eb.<strong><\/strong><\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb dhurat\u00eb speciale p\u00ebr miqt\u00eb e shqiptaris\u00eb<br \/>\n<\/strong>Mikja e shqiptar\u00ebve t\u00eb Amerik\u00ebs, shkrimtarja dhe poetja Rozi Theohari nga Dardha e Korc\u00ebs, kur i telefonova t`i jepja lajmin e organizimit t\u00eb nj\u00eb\u00a0 veprimtarie p\u00ebrkujtimore p\u00ebr Sk\u00ebnderbeun n\u00eb kuadrin e 545- vjetorit t\u00eb\u00a0 vdekje (1468-2013) , n\u00eb Worcester, MA-SHBA u g\u00ebzua si gjithmon\u00eb kur m\u00ebson ndodhira t\u00eb tilla q\u00eb na mbajn\u00eb gjall\u00eb k\u00ebtu n\u00eb Amerik\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos harruar nga kemi ardhur.Pasi m\u00ebsoi programin e simpoziumit q\u00eb do t\u00eb b\u00ebhej m\u00eb 26 Janar 2013 ishte e natyrshme t\u00eb m\u00eb tregonte se ka nj\u00eb dhurat\u00eb t\u00eb vecant\u00eb p\u00ebr \u00e7iftin DioGuardi!<strong><\/strong><\/p>\n<p>Ajo p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb shqiptarja e Amerik\u00ebs q\u00eb dhuron lulen p\u00ebrmetare Barbarosa ! Dhe na sjell n\u00eb mendje qytetin simbol t\u00eb luleve -P\u00ebrmetin. E mbaj mend n\u00eb takimin p\u00ebr nder t\u00eb themelimit t\u00eb Kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Gjergjit n\u00eb Boston,MA-SHBA\u00a0 nga Noli n\u00eb mars, n\u00eb vitin 2009 kur i dhuroi lulen Barbarosa priftit me origjin\u00eb shqiptare At Artur Liolin,pasardh\u00ebsit t\u00eb Nolit. Dhe t\u00eb gjith\u00eb u mahnit\u00ebn dhe e duartrokit\u00ebn p\u00ebr dhurat\u00ebn me nj\u00eb histori tashm\u00eb p\u00ebrmbi nj\u00ebqindvjecare. Nj\u00eb lule t\u00eb till\u00eb, zonja Rozi ja dhuroi edhe Presidentes s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, zonj\u00ebs Atifete Jahjaga n\u00eb Boston, m\u00eb 2012, n\u00eb vitin e 100-vjetorit t\u00eb shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>&#8230; 26 Janar 2013. Libraria Qendrore\u00a0 Worcester, Massachusetts,SHBA. Simpoziumi p\u00ebr Sk\u00ebnderbeun i organizuar nga Shoqata \u201cKOMBI\u201d dhe Lidhja Qytetare e DioGuardit kishte marr\u00eb udh\u00eb. E mor\u00ebn fjal\u00ebn ish-Kongresmani\u00a0 DioGuardi dhe Shirley Cloeys DioGuardi, k\u00ebshilltare p\u00ebr Ballkanin, nj\u00eb nga ligj\u00ebrueset m\u00eb t\u00eb zjarrta p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen Komb\u00ebtare Shqiptare n\u00eb Kongresin dhe Senatin Amerikan. Dhe me radh\u00eb ligj\u00ebruan shkrimtar\u00eb dhe poet\u00eb nga New York, (p\u00ebrmbi tre or\u00eb e gjys\u00ebm me makin\u00eb nga vendi ku\u00a0 u zhvillua veprimtaria); nga Hartford i shtetit Konektikat , nga shteti Rode Ajlend, nga Boston i Massachusetts .I erdhi radha t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndeste shkrimtarja dhe poetja Rozi Theohari, nj\u00ebra nga aktivistet e mir\u00ebnjohura n\u00eb Massachusetts p\u00ebr gjall\u00ebrin\u00eb dhe bukurin\u00eb e fjal\u00ebs s\u00eb saj. Ajo u paraqit n\u00eb podium me librin e saj &#8220;Jehona Skenderbeg-jane&#8221; dhe pik\u00ebrisht edhe me dhurat\u00ebn speciale: Lulen Barbarosa. Dhe si nj\u00eb fisnike, si nj\u00eb m\u00ebrgimtare kur p\u00ebrfundoi fjal\u00ebn e saj, ajo i dhuroi ciftit DioGuardi, Joseph dhe Shirley lulen e ardhur p\u00ebrmbi nj\u00ebqind vjet nga P\u00ebrmeti, t\u00eb kultivuar n\u00eb Amerik\u00eb nga nj\u00eb familje shqiptare s\u00eb bashku me librin &#8220;Jehona Sk\u00ebnderbeg-jane&#8221;.<br \/>\nSalla u elektrizua ! Sa dometh\u00ebn\u00ebse kjo dhurat\u00eb p\u00ebr nj\u00eb grua, shkrimtare dhe poete! Po sa u mrekulluan DioGuard\u00ebt kur m\u00ebsuan p\u00ebr historin\u00eb e lules Barbarosa q\u00eb edhe pse mbi 100 vjet n\u00eb Amerik\u00eb ajo thirrej po Barbarosa dhe ka p\u00ebr mbiem\u00ebr vendlindjen P\u00ebrmeti. Ky ishte dhe casti m\u00eb pikant, m\u00eb kuptimplot\u00eb i dhurimit sipas tradit\u00ebs shqiptare t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb letrave shqipe: libra dhe lule! M\u00ebrgojn\u00eb e trash\u00ebgohen shqiptar\u00ebt, librat shqip, simbolet komb\u00ebtare dhe&#8230;lulet shqiptare!<br \/>\nSa bukur! Na le nj\u00eb kujtim t\u00eb bukur zonja Rozi! T\u00eb urojm\u00eb mbar\u00ebsi e sh\u00ebndet p\u00ebr fjal\u00eburt\u00ebn t\u00ebnde q\u00eb e ke shqip\u00ebruar n\u00eb Amerik\u00eb, q\u00eb ta trash\u00ebgojm\u00eb tradit\u00ebn e bukur t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe brez pas brezi.<\/p>\n<p><strong>Promovimi i librit &#8220;Rrethimi i Shkodr<\/strong>\u00eb<strong>s&#8221; n<\/strong>\u00eb<strong> anglisht i autorit David Hosaflook <\/strong>\u00cbsht\u00eb i pari promovim n\u00eb Amerik\u00eb dhe i dyti nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb pas veprimtaris\u00eb n\u00eb Muzeun Historik Komb\u00ebtar. Jo vet\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr ta lexuar e m\u00ebsuar p\u00ebr q\u00ebndres\u00ebn dhe shpirtin luftarak t\u00eb shqiptar\u00ebve edhe 10 vjet pas vdekjes s\u00eb Sk\u00ebnderbeut, por edhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mesazh i qart\u00eb se kur q\u00ebndron p\u00ebr dicka t\u00eb drejt\u00eb sic \u00ebsht\u00eb Liria dhe Pavar\u00ebsia suksesi \u00ebsht\u00eb i padiskutuesh\u00ebm! Dhe fakti \u00ebsht\u00eb q\u00eb Kalaja e Rozaf\u00ebs nuk u muar me luft\u00eb nga Turqit. K\u00ebto dy rrethime dram\u00eb m\u00eb 1474 dhe 1478 jan\u00eb nj\u00eb frym\u00ebzim i pashembullt p\u00ebr kineast\u00ebt amerikan\u00eb dhe shqiptar\u00eb p\u00ebr t\u00eb projektuar nj\u00eb film n\u00eb Hollivood p\u00ebr nj\u00eb nga ngjarjet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb shekullit t\u00eb pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb n\u00eb Europ\u00eb ku sillet n\u00eb detaje\u00a0 dyluftimi i nj\u00eb ushtrie vullnetare shqiptare shum\u00eb t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb num\u00ebr, gati sa nj\u00eb gjysm\u00eb divizioni kryengrit\u00ebsish n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb\u00a0 me turqit e Perandoris\u00eb Osmane q\u00eb kishin nj\u00eb armat\u00eb disa qindra mij\u00ebshe t\u00eb armatosur, me topat m\u00eb moderne t\u00eb koh\u00ebs, me gjylet disa qindra kilogram\u00ebshe, q\u00eb nuk arrit\u00ebn dot t\u00eb shkat\u00ebrrojn\u00eb bedenat e kalas\u00eb s\u00eb Rozaf\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Cfar\u00eb kuptojm\u00eb me fjal\u00ebn Calabria? <\/strong><\/p>\n<p>DioGuardi shpjegoi edhe prejardhjen e provinc\u00ebs n\u00eb Itali me emrin Calabria. Cala = Kal+a(bria); abria= a(r)bria ose Kalaja e Arbrit! Sepse arb\u00ebresh\u00ebt e Italis\u00eb jan\u00eb shqiptar\u00ebt e qytet-kalave shqiptare.<strong><\/strong><\/p>\n<p><strong>Mesazhi i pun\u00ebs atdhetare<br \/>\n<\/strong>T\u00eb punojm\u00eb s\u00eb bashku! &#8221; Gur-gur b\u00ebhet mur&#8221;! Ky \u00ebsht\u00eb\u00a0 mesazhi q\u00eb p\u00ebrcjellim ne n\u00eb Worcester n\u00eb radioprogramin Ora Shqiptare e drejtuar nga Andrea dhe Rebeca Tanaca, www.wcuw.org cdo t\u00eb shtun\u00eb nga ora 2 deri n\u00eb 4 pasdite me or\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb si dhe n\u00eb takimet e drejt\u00ebp\u00ebrdrejta me njer\u00ebzit apo edhe n\u00eb veprimtarit\u00eb tona atdhetare e kulturore. Ne v\u00ebrejm\u00eb edhe n\u00eb Worcester, MA, se ka grupe n\u00eb qytet apo individ\u00eb q\u00eb duan ta p\u00ebrdorin komunitetin shqiptaro-amerikan p\u00ebr influenc\u00eb dhe interesa personale, por jo p\u00ebr t`i kthyer gjall\u00ebrin\u00eb e duhur p\u00ebr Identitetin Komb\u00ebtar. K\u00ebtu n\u00eb Amerik\u00eb flasin p\u00ebr Nolin, por kur u themi hapur p\u00ebr ta nderuar me nj\u00eb shtatore as q\u00eb u bie n\u00eb mend! As kudo.\u00a0 Dhe b\u00ebjn\u00eb e be e rrufe p\u00ebr Nolin! Noli i b\u00ebri bashk\u00eb shqiptar\u00ebt dhe ndihmoi Shqip\u00ebrin\u00eb ,por ende nuk e ka marr\u00eb nderimin q\u00eb i takon as n\u00eb Shqip\u00ebri as n\u00eb Amerik\u00eb.<strong><br \/>\n<\/strong>Prandaj, shoqata KOMBI u b\u00ebn nj\u00eb pasqyrim m\u00eb real vlerave komb\u00ebtare, kur\u00a0 themi se k\u00ebtu n\u00eb Worcester,MA nj\u00ebqind e nj\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb erdhi Noli dhe Konica e p\u00ebrndez\u00ebn Bashkimin\u00a0 e madh t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Amerik\u00ebs. K\u00ebtu k\u00ebndoi zotin n\u00eb shqip At Stath Melani, d\u00ebshmor i kombit shqiptar apo prej Worcester,MA u nis\u00ebn djemt\u00eb e Band\u00ebs Komb\u00ebtare q\u00eb ngrit\u00ebn Shqip\u00ebrin\u00eb m\u00eb k\u00ebmb\u00eb m\u00eb 1920 me k\u00ebng\u00ebn e Thoma Nasit Vlora-Vlora!<strong><\/strong><\/p>\n<p>Ne shqiptar\u00ebt jemi komuniteti i vet\u00ebm n\u00eb Worcester si edhe n\u00eb t\u00ebr\u00eb SHBA nga m\u00eb t\u00eb vjetrit q\u00eb s&#8217;kemi nj\u00eb qend\u00ebr kulture t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb! Dhe ndaj u k\u00ebrkojm\u00eb kujtdo q\u00eb ka d\u00ebshir\u00eb e dashuri\u00a0 p\u00ebr kombin dhe Shqip\u00ebrin\u00eb : Ejani t\u00eb bashkohemi , ta b\u00ebjm\u00eb dhe Qendr\u00ebn Shqiptare t\u00eb Kultur\u00ebs n\u00eb cdo qytet amerikan me shumic\u00eb shqiptare q\u00eb t`i rikthejm\u00eb dinjitetin\u00a0 Identitetit ton\u00eb komb\u00ebtar akoma edhe m\u00eb shum\u00eb!<br \/>\nQ\u00eb ti mbajm\u00eb t\u00eb gjalla rr\u00ebnj\u00ebt tona komb\u00ebtare me m\u00eb shum\u00eb veprimtari atdhetare, q\u00eb t\u00eb mos harrojm\u00eb nga kemi ardhur!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Foto:<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/02\/avrekaj1.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-2451\" title=\"avrekaj1\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/02\/avrekaj1.jpg\" alt=\"\" width=\"960\" height=\"639\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/02\/avrekaj1.jpg 960w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/02\/avrekaj1-300x199.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 960px) 100vw, 960px\" \/><\/a><\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/02\/avrekaj2.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-2450\" title=\"avrekaj2\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/02\/avrekaj2.jpg\" alt=\"\" width=\"960\" height=\"639\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/02\/avrekaj2.jpg 960w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/02\/avrekaj2-300x199.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 960px) 100vw, 960px\" \/><\/a><\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/02\/avrekaj3.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-2449\" title=\"avrekaj3\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/02\/avrekaj3.jpg\" alt=\"\" width=\"960\" height=\"639\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/02\/avrekaj3.jpg 960w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/02\/avrekaj3-300x199.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 960px) 100vw, 960px\" \/><\/a><\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/02\/avrekaj4.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-2448\" title=\"avrekaj4\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/02\/avrekaj4.jpg\" alt=\"\" width=\"960\" height=\"641\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/02\/avrekaj4.jpg 960w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/02\/avrekaj4-300x200.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 960px) 100vw, 960px\" \/><\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>A RTUR VREKAJ, WORCESTER, MA (SHBA) Programimi i veprimtarive me tem\u00eb komb\u00ebtare \u00cbsht\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs programimi dhe p\u00ebrkushtimi p\u00ebr t\u00eb organizuar nj\u00eb veprimtari atdhetare p\u00ebrkujtimore n\u00eb Amerik\u00eb, sidomos p\u00ebr figura shqiptare q\u00eb e kalojn\u00eb p\u00ebrmas\u00ebn komb\u00ebtare kur bie fjala p\u00ebr Gjergj Kastrioti Sk\u00ebnderbeun.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[12],"tags":[],"class_list":["post-2446","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-jete-komuniteti"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2446","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=2446"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2446\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2453,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2446\/revisions\/2453"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=2446"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=2446"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=2446"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}