{"id":2370,"date":"2013-01-24T22:35:41","date_gmt":"2013-01-24T22:35:41","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=2370"},"modified":"2013-01-24T22:35:41","modified_gmt":"2013-01-24T22:35:41","slug":"hilleri-klinton-perplaset-me-senatoret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=2370","title":{"rendered":"HILL\u00cbRI KLINTON P\u00cbRPLASET ME SENATOR\u00cbT"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/01\/Hillary-Clinton.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-2371\" title=\"Hillary Clinton\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/01\/Hillary-Clinton.jpg\" alt=\"\" width=\"568\" height=\"379\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/01\/Hillary-Clinton.jpg 568w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/01\/Hillary-Clinton-300x200.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 568px) 100vw, 568px\" \/><\/a>Nga Frank Shkreli<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb mungese prej dy jav\u00ebsh n\u00eb Uashington p\u00ebr arsye sh\u00ebndetsore, Sekretarja amerikane e Shtetit, Hill\u00ebri Klinton, u paraqit dje para dy komisioneve t\u00eb Kongresit amerikan q\u00eb merren me pun\u00ebt e jashtme, <!--more--><!--more-->p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb d\u00ebshmi dhe p\u00ebr t&#8217;ju p\u00ebrgjigjur pyetjeve n\u00eb lidhje me m\u00ebnyr\u00ebn se si administrata e Presidentit\u00a0 Barak Obama kishte trajtuar sulmin m\u00eb 11 shtator t\u00eb vitit t\u00eb kaluar kund\u00ebr konsullat\u00ebs amerikane n\u00eb Bengazi t\u00eb Libis\u00eb, ku mbet\u00ebn t\u00eb vrar\u00eb kat\u00ebr shtetas amerikan\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe ambasadorin, Kristof\u00ebr Stivens.\u00a0 Ligjvensit republikan\u00eb kishin k\u00ebrkuar p\u00ebr disa muaj tani q\u00eb Sekretarja e Shtetit t\u00eb paraqitej para Kongresit p\u00ebr t\u00eb shpjeguar m\u00ebnyr\u00ebn se si Departmenti Shtetit q\u00eb ajo drejton, u mor me sulmin n\u00eb Bengazi.\u00a0 N\u00eb paraqitjen e saj, Sekretarja Klinton mori p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb dhe siguroi Kongresin dhe popullin amerikan\u00a0 se administrata e Presidentit Obama ka filluar nj\u00eb rishqyrtim t\u00eb gjithansh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb parandaluar sulme\u00a0 t\u00eb tilla ndaj ambasadave dhe konsullatave amerikane, sidomos n\u00eb zona krize, duke deklaruar para kamerave t\u00eb shum\u00ebta \u2019\u2019live\u2019\u2019:<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><em>\u201cSi\u00e7 e kam th\u00ebn\u00eb\u00a0 edhe m\u00eb p\u00ebrpara, un\u00eb marr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb.\u00a0 Jam e bindur se pas largimit tim po l\u00eb Departamentin e Shtetit dhe vendin ton\u00eb, m\u00eb t\u00eb sigurt e m\u00eb t\u00eb fort\u00eb.\u2019\u2019\u00a0\u00a0 Ajo shtoi duke th\u00ebn\u00eb se &#8230;\u201cKemi nd\u00ebrmar\u00eb nj\u00eb rishqyrtim t\u00eb plot\u00eb e t\u00eb gjithansh\u00ebm, mbi m\u00ebnyrat se si i marrim vendimet se kur, ku dhe si, njer\u00ebzit tan\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb zonat me k\u00ebrc\u00ebnim t\u00eb lart\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon dhe an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, dhe se si do t\u2019u p\u00ebrgjigjemi krizave dhe k\u00ebrc\u00ebnimeve\u201d, n\u00eb t\u00eb ardhmen. <\/em><em><\/p>\n<p><\/em><\/p>\n<p>Megjith\u00ebse Zonja Klinton i tha komisionit t\u00eb pun\u00ebve t\u00eb jasht\u00ebme t\u00eb Senatit amerikan se ajo mbante p\u00ebrgj\u00ebgj\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb n\u00eb lidhje me d\u00ebshtimet dhe mang\u00ebsit\u00eb e masave t\u00eb sigurimit n\u00eb konsullat\u00ebn amerikane n\u00eb Bengazi t\u00eb Libis\u00eb, ajo mohoi akuzat se administrata e Presidentit Obama ishte p\u00ebrpjekur, q\u00eb p\u00ebr arsye politike, para zgjedhjeve presidenciale t\u00eb n\u00ebntorit q\u00eb kaloi, t\u00eb keq informonte popullin amerikan p\u00ebr tragjedin\u00eb n\u00eb Bengazi, ku humbi jet\u00ebn ambasadori Stivens, nj\u00ebri prej specialist\u00ebve m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve arabe q\u00eb kishte Departmenti i shtetit amerikan.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Duke mbrojtur politik\u00ebn e administrat\u00ebs t\u00eb cil\u00ebs ajo i sh\u00ebrben, Zonja Klinton shpesh me nj\u00eb ton agresiv, u p\u00ebrplas me senator\u00ebt republikan\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt akuzuan administrat\u00ebn Obama p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si\u00a0 sulmi kund\u00ebr konsullat\u00ebs amerikane\u00a0 iu shpjegua fillimisht popullit amerikan: n\u00ebse ishte sulm i planifikuar terrorist apo nj\u00eb demonstrat\u00eb spontane,\u00a0 q\u00eb \u00e7oi n\u00eb vrasjen e kat\u00ebr shtetasve amerikan\u00eb n\u00eb Bengazi, si\u00e7 pretenduan fillimisht z\u00ebdh\u00ebnsit e administrat\u00ebs.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Senatori nga shteti Arizona dhe ish-kandidati i Partis\u00eb Republikane p\u00ebr president Xhon M\u00ebkejn s\u00eb bashku me senatorin republikan nga shteti Uiskonsin, Ron Xhonson, dhe Senatorin Rand Paul nga Kentaki ishin nd\u00ebr kritik\u00ebt m\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr t\u00eb Zonj\u00ebs Klinton dhe ndaj m\u00ebnyr\u00ebs se si administrata \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me k\u00ebt\u00eb sulm.\u00a0 Senatori Mekejn, pasi i tha Sekretares Klinton se ishte &#8221;krenar me te&#8221;, dhe se\u00a0 &#8221;an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs admirohesh dhe respektohesh&#8221;,\u00a0 ajo duhej t\u00eb ishte &#8221;m\u00eb e hapur dhe m\u00eb e sinqert\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb n\u00eb fakt ndodhi n\u00eb Libi\u2019\u2019.\u00a0\u00a0 Ai iu drejtua Sekretares s\u00eb Shtetit duke i th\u00ebn\u00eb se &#8221;ka shum\u00eb pyetje t\u00eb cilat nevojitin p\u00ebrgjigje, dhe me t\u00eb th\u00ebn\u00eb sinqerisht\u00a0 dhe drejt\u00eb, p\u00ebrgjigjet q\u00eb ju keni dh\u00ebn\u00eb sot n\u00eb m\u00ebngjes p\u00ebr ne, nuk jan\u00eb aspak t\u00eb k\u00ebnaqshme p\u00ebr mua&#8221;, duke shtuar se, &#8221;populli amerikan dhe familjet e k\u00ebtyre kat\u00ebr amerikan\u00ebve trima ende nuk kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjigjet q\u00eb ata meritojn\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Duke iu p\u00ebrgjigjur akuzave t\u00eb Senatorit Ron Xhonson nga shteti Uiskonsin, Sekretarja e shtetit tha se nuk ishin t\u00eb v\u00ebrteta akuzat e tija dhe me zem\u00ebrim iu drejtua Senatorit Xhonson duke i th\u00ebn\u00eb se nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi se cila ishte origjina ose cilat ishin motivet e atyre q\u00eb nd\u00ebrmor\u00ebn sulmin, ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme tani, tha Zonja Klinton, &#8221;\u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb zbulojm\u00eb se \u00e7ka ndodhi dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00e7do gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb t\u00eb parandalojm\u00eb sulme t\u00eb tilla n\u00eb t\u00eb ardhmen.&#8221;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Kritika t\u00eb ashp\u00ebra Zonj\u00ebs Klinton i drejtoi edhe Senatori Rand Paul nga shteti\u00a0 Kentaki, i cili i tha Sekretares s\u00eb Shtetit se &#8221;Jam i k\u00ebnaqur q\u00eb ju merrni p\u00ebrsip\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb&#8230;.por t\u00eb kisha qen\u00eb un\u00eb president n\u00eb at\u00eb koh\u00eb&#8230;.un\u00eb do t&#8217;u kisha shkarkuar nga detyra&#8221;. Senatori Paul sshtoi duke th\u00ebn\u00eb se k\u00ebjo q\u00eb ndodhi n\u00eb Libi ishte nj\u00eb d\u00ebshtim n\u00eb udh\u00ebheqje, e cila shkaktoi vdekjen e kat\u00ebr amerikan\u00ebve n\u00eb Bengazi, dhe se m\u00eb n\u00eb fund, &#8221;\u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e mir\u00eb q\u00eb ju merrni p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, pasi askush tjet\u00ebr nuk po b\u00ebn nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb.&#8221;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Senator\u00ebt demokrat\u00eb nga ana e tyre iu kund\u00ebr p\u00ebrgjigjen koleg\u00ebve\u00a0 republikan\u00eb duke u kujtuar k\u00ebmb\u00ebnguljen e administrat\u00ebs s\u00eb Presidentit Bush n\u00eb lidhje me pranin\u00eb e arm\u00ebve kimike n\u00eb Irakun e Sadam Huseinit \u2013 arm\u00eb q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund u provua se nuk ekzistonin, por q\u00eb ky shpjegim n\u00eb at\u00eb koh\u00eb u p\u00ebrdor nga administrataa republikane si nj\u00eb arsye p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr regjimit t\u00eb Sadam Huseinit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Sekretarja e Shtetit i tha Komisionit t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jasht\u00ebme t\u00eb Senatit amerikan se an\u00eb e mban\u00eb Afrik\u00ebs veriore ekziston nj\u00eb l\u00ebvizje xhihadiste n\u00eb rritje e sip\u00ebr, duke i paralajm\u00ebruar senator\u00ebt se, &#8221;Ne duhet t\u00eb jemi t\u00eb vetdijsh\u00ebm se k\u00ebjo l\u00ebvizje \u00ebsht\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje globale.\u00a0 Ne mund t\u00eb eliminojm\u00eb udh\u00ebheqsit e saj, por p\u00ebrderisa t\u00eb mos ndihmojm\u00eb n\u00eb themelimin e institucioneve demokratike, p\u00ebr derisa nuk komunikojm\u00eb m\u00eb mir\u00eb vlerat tona dhe t\u00eb vendosim lidhje dhe marr\u00ebdh\u00ebnje me at\u00eb rajon, ne do t\u00eb ndeshemi me nj\u00eb nivel t\u00eb till\u00eb mos-stabiliteti.\u2019\u2019\u00a0 Sulmi n\u00eb Bengazi, tha ajo, ishte pjes\u00eb e nj\u00eb plani m\u00eb t\u00eb gj\u00ebr\u00eb terrorist n\u00eb pjes\u00ebn veriore t\u00eb kontinentit afrikan, si\u00e7 po shihet\u00a0 nga ngjarjet e fundit n\u00eb Algjeri dhe Mali.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Muajin q\u00eb kaloi, nj\u00eb raport i komisionit t\u00eb pavarur t\u00eb hetimit p\u00ebr sulmin n\u00eb Bengazi,\u00a0 t\u00eb em\u00ebruar nga vet Zonja Klinton, ngarkoi me faj zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Departmentit t\u00eb Shtetit, p\u00ebr ato q\u00eb n\u00eb raport u cil\u00ebsuan si, &#8221;d\u00ebshtime sistemike dhe\u00a0 mang\u00ebsi n\u00eb udh\u00ebheqje dhe menaxhim, si dhe p\u00ebr masat q\u00eb nuk ishin aspak t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr tu p\u00ebrballuar me sulmin q\u00eb ndodhi n\u00eb Bengazi.&#8221;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Zonja Klinton i siguroi ligjv\u00ebnsit se ajo ka pranuar t\u00eb gjitha rekomandimet e komisionit t\u00eb hetimeve dhe se s\u00eb shpejti p\u00ebrfundon zbatimi i atyre rekomandimeve t\u00eb komisionit t\u00eb pavarur hetimor.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Megjith\u00eb debatin e tensionuar dje para Kongresit, disa senator\u00eb republikan\u00eb njoh\u00ebn meritat e Sekretares Klinton dhe shpreh\u00ebn falenderimet e tyre p\u00ebr sh\u00ebrbimin e saj \u2013 pasi k\u00ebjo sipas gjas\u00ebs ishte d\u00ebshmia e fundit para ligjvens\u00ebve si Sekretare e Shtetit.\u00a0 Ajo do t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohet nga Senatori Xhon Kerri, pasi em\u00ebrimi i tij t\u00eb jet\u00eb miratuar nga Kongresi.\u00a0 Nd\u00ebrkoh\u00eb,\u00a0 media dhe analist\u00ebt kan\u00eb filluar spekullimet e tyre n\u00eb lidhje me t\u00eb ardhmen e saj politike \u2013 dhe n\u00ebse d\u00ebshmia e djeshme para dy komisioneve t\u00eb Kongresit amerikan do ta ndihmoj\u00eb\u00a0 apo do ta d\u00ebmtoj\u00eb at\u00eb, n\u00ebqoftse ajo vendos\u00eb t\u00eb jet\u00eb kandidate p\u00ebr president n\u00eb vitin 2016.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli &nbsp; Pas nj\u00eb mungese prej dy jav\u00ebsh n\u00eb Uashington p\u00ebr arsye sh\u00ebndetsore, Sekretarja amerikane e Shtetit, Hill\u00ebri Klinton, u paraqit dje para dy komisioneve t\u00eb Kongresit amerikan q\u00eb merren me pun\u00ebt e jashtme,<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[3],"tags":[],"class_list":["post-2370","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2370","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=2370"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2370\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2372,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2370\/revisions\/2372"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=2370"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=2370"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=2370"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}