{"id":2328,"date":"2013-01-13T00:59:23","date_gmt":"2013-01-13T00:59:23","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=2328"},"modified":"2013-01-13T00:59:23","modified_gmt":"2013-01-13T00:59:23","slug":"muzeu-i-ndre-mjedes-pret-fonde-nga-ministria-e-kultures","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=2328","title":{"rendered":"MUZEU I NDRE MJED\u00cbS PRET FONDE  NGA MINISTRIA E KULTUR\u00cbS"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/01\/Ndue-Deaj-new-1-199x300.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-2329\" title=\"Ndue-Deaj-new-1-199x300\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/01\/Ndue-Deaj-new-1-199x300.jpg\" alt=\"\" width=\"199\" height=\"300\" \/><\/a>NDUE DEDAJ<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ke qen\u00eb disa her\u00eb n\u00eb Kuk\u00ebl vitet e fundit, pasi atje \u00ebsht\u00eb ngritur nj\u00eb qend\u00ebr muzeore model, fal\u00eb vullnetit t\u00eb nj\u00eb njeriu tejet t\u00eb p\u00ebrkushtuar, Dom Nik\u00eb Ukgjinit, historian dhe famullitar, pasardh\u00ebs i zellsh\u00ebm i Ndre Mjed\u00ebs.<!--more--> Ke qen\u00eb dhe k\u00ebto dit\u00eb, bile i ke r\u00ebn\u00eb kryq e t\u00ebrthor Zadrim\u00ebs dhe e para gj\u00eb q\u00eb t\u00eb vjen n\u00eb mendje \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fal\u00ebnderim p\u00ebr Qeverin\u00eb, q\u00eb i ka asfaltuar rrug\u00ebt gjithandej, jo vet\u00ebm t\u00eb Zadrim\u00ebs, po krejt ato fushore t\u00eb qarkut t\u00eb Lezh\u00ebs etj. Por meq\u00eb k\u00ebsaj her\u00eb k\u00ebtu t\u00eb ka sjell\u00eb meraku se Qendra Muzeore \u201cNdre Mjeda\u201d po mbetet e pap\u00ebrfunduar, p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast mendon: \u201cMore, po nj\u00eb nga k\u00ebto rrug\u00eb t\u00eb ishte l\u00ebn\u00eb pa b\u00ebr\u00eb e fondet e saj t\u00eb ishin kaluar p\u00ebr muzeun e Mjed\u00ebs\u201d, sigurisht jo se v\u00ebrtet duhet l\u00ebn\u00eb nj\u00ebra q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet tjetra. Gjithkush e kupton se nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb muze t\u00eb thjesht\u00eb fshati me nj\u00eb a dy dhoma, si\u00e7 ka qen\u00eb n\u00eb mod\u00eb para 90-\u00ebs, por p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb dykatshe t\u00eb stilit neoklasik t\u00eb poetit, nj\u00eb godin\u00eb me arkitektur\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, nd\u00ebrtuar nga vet\u00eb Mjeda n\u00eb vitin 1906, q\u00eb \u00ebsht\u00eb fat q\u00eb ka ardhur e ruajtur deri m\u00eb sot. Kjo Qend\u00ebr Muzeore (nj\u00eb kompleks arkitekturor i spikatur i kish\u00ebs, qel\u00ebs etj.) \u00ebsht\u00eb shpallur Monument Kulture me dat\u00ebn 16. 12. 2011 dhe tani pritet ndihma e shtetit p\u00ebr restaurimin e sht\u00ebpis\u00eb muze t\u00eb poetit. Drejtuesi i Qendr\u00ebs, z. Ukgjini, thot\u00eb se \u201cQendra \u00ebsht\u00eb inauguruar me 1 gusht 2012, n\u00eb p\u00ebrvjetorin e vdekjes s\u00eb poetit dhe se p\u00ebr restaurimin e saj ka kontribuar Argjipeshkvia Shkodr\u00ebs, komuna e Bushatit dhe individ\u00eb t\u00eb caktuar, nd\u00ebrsa Ministria e Kultur\u00ebs nuk ka ndihmuar. K\u00ebtu Mjeda ka krijuar vepr\u00ebn e tij letrare p\u00ebr 30 vjet me radh\u00eb. Sht\u00ebpia e tij, e shpallur muze q\u00eb nga viti 1962, pas restaurimit t\u00eb dyt\u00eb q\u00eb iu b\u00eb me 1982, sh\u00ebrbeu prap\u00eb si i till\u00eb deri n\u00eb vitin 1990. Kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb sistemuara n\u00eb mjediset e saj, biblioteka, gjerat personale t\u00eb poetit, nd\u00ebr t\u00eb tjera dhe tryeza 100-vje\u00e7are e tij. Ajo tryez\u00eb tani gjendet n\u00eb depon e muzeut t\u00eb Shkodr\u00ebs duke u shkat\u00ebrruar. Ministria e Kultur\u00ebs n\u00eb gusht ka l\u00ebshuar urdhrin p\u00ebr restaurimin e k\u00ebsaj relikje dhe kthimin n\u00eb Kuk\u00ebl, por ende nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb askush me t\u00eb. Nisur nga statusi special q\u00eb ka Qendra, Dr. Ukgjini thot\u00eb se i p\u00ebrket k\u00ebsaj Ministrie t\u00eb ndihmoj\u00eb me fonde p\u00ebr restaurimin e ish qel\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Argjipeshkvia e Shkodr\u00ebs e ka b\u00ebr\u00eb detyr\u00ebn e saj me restaurimin e plot\u00eb t\u00eb kish\u00ebs, gjithashtu e stilit neoklasik, e vitit 1913, q\u00eb n\u00eb \u00e7do detaj e simbolik\u00eb ka po dor\u00ebn e Mjed\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb Mjeda \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb nj\u00eb rilind\u00ebs me t\u00eb gjitha nderet, por pa \u201csht\u00ebpin\u00eb\u201d e tij. Dhe duke qen\u00eb nj\u00eb figur\u00eb e atyre p\u00ebrmasave ai meriton pik\u00ebrisht nj\u00eb muze me kujdesin e shtetit. N\u00ebse dikur Kukli na dukej m\u00eb tep\u00ebr si nj\u00eb em\u00ebr i krijuar enkas nga Mjeda dhe q\u00eb nuk mund t\u00eb rrinte pa t\u00eb dhe jet\u00ebshkrimin e tij meritor, fatmir\u00ebsisht ai \u201cdoli\u201d nga librat e let\u00ebrsis\u00eb dhe harresa e gjat\u00eb, n\u00eb realitetin e ri. Mjeda tash ka dit\u00ebt e tij, p\u00ebrndryshe \u201cDit\u00ebt e Mjed\u00ebs\u201d, q\u00eb kremtohen prej dy vjet\u00ebsh n\u00eb Kuk\u00ebl. M\u00eb n\u00eb fund, v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ket\u00eb mbetur pa u b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb (pos restaurimit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb muze) n\u00eb nderim t\u00eb poetit t\u00eb soneteve n\u00eb shqip, rilindasit ton\u00eb t\u00eb rrall\u00eb p\u00ebr nga stili, q\u00eb rroi dhe u shua p\u00ebr \u201candrr\u00ebn e jet\u00ebs\u201d dhe idealin e ndri\u00e7imit t\u00eb kombit. \u00cbsht\u00eb botuar vepra e tij n\u00eb dhjet\u00eb v\u00ebllime, pun\u00eb pasionante e studiuesit t\u00eb njohur shkodran Mentor Quku, \u00ebsht\u00eb shfaqur nj\u00eb dokumentar i q\u00eblluar kushtuar poetit dhe ka marr\u00eb form\u00eb Qendra Muzeore e tij, aty ku rroi, shkroi e meshoi poeti. \u00cbsht\u00eb e mjaftueshme t\u00eb thuhet se n\u00eb komun\u00ebn e Bushatit me 1 gusht t\u00eb vitit t\u00eb kaluar u mbajt nj\u00eb sesion shkencor kushtuar Ndre Mjed\u00ebs, me pjes\u00ebmarrjen e studiuesve nga universitetet e Tiran\u00ebs, Shkodr\u00ebs, Prishtin\u00ebs, Shkupit, Podgoric\u00ebs etj., n\u00ebn kujdesin e Qendr\u00ebs s\u00eb Studimeve Albanologjike Tiran\u00eb etj. Po k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb realizuar e vendosur aty shtatorja e poetit nga skulptori i njohur Sadik Spahia, financuar nga m\u00ebrgimtari pukjan Zef Balaj q\u00eb jeton ne Nju Jork.<\/p>\n<p>Padyshim q\u00eb promotori i gjith\u00eb k\u00ebsaj ringjallje \u00ebsht\u00eb pasardh\u00ebsi i Mjed\u00ebs, Dom Nik\u00eb Ukgjini, i cili nuk ndihet i qet\u00eb p\u00ebrderisa puna nuk ka p\u00ebrfunduar. Nj\u00eb studiues i shkruante \u00a0gjasht\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb: \u201cJu, Dom Nik\u00eb, p\u00ebrmbyll\u00ebt nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb madhe, me t\u00eb cil\u00ebn jemi njohur nga mediat q\u00eb kan\u00eb shkruar intensivisht koh\u00ebt e fundit, thuajse t\u00eb gjitha, p\u00ebr rikthimin e lavdis\u00eb s\u00eb shkuar t\u00eb asaj famullie historike n\u00eb Shqip\u00ebri. E gjitha \u00ebsht\u00eb merita juaj. Askush tjet\u00ebr nuk do t\u00eb arrinte me krye nj\u00eb pun\u00eb kaq t\u00eb madhe e cil\u00ebsore n\u00eb nderim t\u00eb poetit n\u00eb dy-tre vite.\u201d\u00a0Dhe v\u00ebrtet \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb shembull se si mund t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb nj\u00eb famulli, me nj\u00eb njeri, me nj\u00eb institucion shkencor akademik si QSA, p\u00ebr sesionin shkencor n\u00eb Bushat q\u00eb sikur kaloi pa jehon\u00ebn e merituar, dhe pse ishte krejt tjet\u00ebr nga ato sajesat kinse shkencore q\u00eb b\u00ebhen shpesh n\u00eb provinc\u00eb nga shoqatat. Meriton fjal\u00ebt m\u00eb t\u00eb mira komuna e Bushatit dhe kryetari i saj, Zef Hila, q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb gjith\u00eb ndihm\u00ebn e duhur p\u00ebr ta kthyer Kuklin n\u00eb dinjitetin e tij historik, por dhe n\u00eb nj\u00eb destinacion t\u00eb ri turistik. \u201cQendra koh\u00ebt e fundit ka pasur vizitor\u00eb t\u00eb shumt\u00eb, nx\u00ebn\u00ebs shkollash dhe intelektual\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, si dhe diplomat\u00eb t\u00eb huaj nga Austria dhe Britania e Madhe, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb m\u00eb par\u00eb at\u00eb e ka vizituar dhe Kryetarja e Kuvendit, Ministri i Kultur\u00ebs, deputet\u00eb etj.\u201d vazhdon t\u00eb apeloj\u00eb Dom Nik\u00eb Ukgjini, misionari nga Kosova q\u00eb sh\u00ebrben prej vitesh n\u00eb Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p>Kukli do t\u00eb ishte ve\u00e7se fillimi i pun\u00ebs p\u00ebr kthimin n\u00eb identitet t\u00eb mjaft prej objekteve t\u00eb dikurshme historike, q\u00eb po na shuhen p\u00ebrdit\u00eb para syve. Si do t\u00eb ishte sot n\u00ebse do t\u00eb mund ta kthenim sadopak n\u00eb pamjen e dikurshme famullin\u00eb e Gomsiqes, ku At Shtjef\u00ebn Gje\u00e7ovi pati mbledhur Kanunin, si dhe kishte ekspozuar objekte arkeologjike me vlera t\u00eb madhe, p\u00ebrshkruar dhe nga Faik Konica, q\u00eb e pati vizituar nj\u00ebher\u00eb n\u00eb \u201cinstitutin\u201d e tij shkencor n\u00eb male. Ministria e Kultur\u00ebs v\u00ebrtet q\u00eb nuk mund t\u00eb restauroj\u00eb menj\u00ebher\u00eb t\u00eb gjitha muzet\u00eb me fondet e saj, por disa nga m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmit e ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u2019i marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb 100-vjetorin e Pavar\u00ebsis\u00eb. \u00cbsht\u00eb e drejta e gjithkujt t\u00eb procedoj\u00eb me projekte p\u00ebr shfaqje nga m\u00eb t\u00eb larmishmet artistike n\u00eb kryeqytet, por \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb p\u00ebr kushtet tona t\u00eb orientohemi kryepari nga trash\u00ebgimia kulturore, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn dhe identitetin ton\u00eb si popull e komb. Ky do t\u00eb ishte dhe hapi i par\u00eb i rishkrimit t\u00eb historis\u00eb\u2026 p\u00ebrmes gjurm\u00ebve t\u00eb vet\u00eb historis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse projekti i sht\u00ebpis\u00eb muze t\u00eb Mjed\u00ebs n\u00eb Kuk\u00ebl, nga Ministria e Kultur\u00ebs, nis e merr jet\u00eb tani, q\u00eb \u00ebsht\u00eb fillimi i vitit, at\u00ebher\u00eb 1 gushti jubilar i \u201cDit\u00ebve t\u00eb Mjed\u00ebs\u201d do t\u00eb na gjej\u00eb n\u00eb koh\u00eb. Por n\u00ebse ai projekt i mbetet fushat\u00ebs elektorale, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb jemi b\u00ebr\u00eb von\u00eb\u2026<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><em>\u201cShqip\u201d, 9 janar 2012.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NDUE DEDAJ &nbsp; Ke qen\u00eb disa her\u00eb n\u00eb Kuk\u00ebl vitet e fundit, pasi atje \u00ebsht\u00eb ngritur nj\u00eb qend\u00ebr muzeore model, fal\u00eb vullnetit t\u00eb nj\u00eb njeriu tejet t\u00eb p\u00ebrkushtuar, Dom Nik\u00eb Ukgjinit, historian dhe famullitar, pasardh\u00ebs i zellsh\u00ebm i Ndre Mjed\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-2328","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-publicistike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2328","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=2328"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2328\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2330,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2328\/revisions\/2330"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=2328"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=2328"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=2328"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}