{"id":2325,"date":"2013-01-11T22:25:49","date_gmt":"2013-01-11T22:25:49","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=2325"},"modified":"2013-01-11T22:25:49","modified_gmt":"2013-01-11T22:25:49","slug":"zogu-i-kishte-kerkuar-marshalit-jugosllav-josip-broz-titos-8000-kosovare-per-rrezimin-e-enver-hoxhes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=2325","title":{"rendered":"Zogu i kishte k\u00ebrkuar marshalit jugosllav Josip Broz Titos 8000 kosovar\u00eb p\u00ebr rr\u00ebzimin e Enver Hoxh\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/01\/ZOGU.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-2326\" title=\"ZOGU\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/01\/ZOGU.png\" alt=\"\" width=\"191\" height=\"296\" \/><\/a>Dokumenti i sot\u00ebm q\u00eb vjen nga Arkivat e Deklasifikuara Amerikane dhe q\u00eb vazhdon t\u00eb sjell\u00eb informacion mbi bashk\u00ebpunimin e ish-Mbretit Zog me liderin e njohur komunist jugosllav Tito, ofron detaje t\u00eb reja mbi bisedimet q\u00eb b\u00ebheshin n\u00eb pranver\u00ebn e 1952-it midis dy pal\u00ebve.<!--more--><\/p>\n<p>Dokumenti, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb raport ditor i hartuar p\u00ebr drejtuesit e lart\u00eb t\u00eb OPC, Drejtoria e famshme e CIA-s q\u00eb merrej me Operacionet Klandestine dhe tregon disa detaje mjaft interesante. Fatkeq\u00ebsisht, ashtu si edhe n\u00eb dokumente t\u00eb tjera t\u00eb dala nga ky arkiv, emrat e personazheve amerikan\u00eb t\u00eb OPC jan\u00eb t\u00eb fshir\u00eb dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e kemi paksa t\u00eb pamundur p\u00ebr t\u00eb kuptuar dinamik\u00ebn e zhvillimeve brenda Drejtoris\u00eb s\u00eb OPC, e cila drejtonte Operacionet Klandestine kund\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb, transmeton Koha.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, nga dokumenti i botuar sot, shikojm\u00eb se amerikan\u00ebt kan\u00eb pasur mjaft interes p\u00ebr t\u00eb v\u00ebzhguar negociatat e ish-Mbretit shqiptar me liderin komunist t\u00eb Jugosllavis\u00eb, Tito. Nga burime agjenturore t\u00eb rrjetit amerikan n\u00eb Turqi, ata informohen mbi p\u00ebrb\u00ebrjen e delegacionit t\u00eb Zogut, i cili p\u00ebrb\u00ebhet nga nj\u00eb turk me emrin Tozani, Irfan Bej Ohri, nj\u00eb pasues i njohur i Zogut si dhe ish-Konsulli i Mbret\u00ebris\u00eb, Avni D\u00ebrhalla, i cili gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore ka qen\u00eb i rekrutuar nga Sh\u00ebrbimi Sekret Britanik me mision informimin e britanik\u00ebve mbi m\u00ebrgat\u00ebn shqiptare t\u00eb Turqis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse Avni D\u00ebrhalla ka pasur akoma n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb lidhje me Sh\u00ebrbimin Britanik apo jo, nuk ka ndonj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb t\u00eb sakt\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjykuar n\u00ebse britanik\u00ebt ishin n\u00eb dijeni t\u00eb k\u00ebtyre negociatave.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, surpriza m\u00eb interesante e k\u00ebtij dokumenti \u00ebsht\u00eb fakti se sipas burimit t\u00eb amerikan\u00ebve, delegacioni shqiptar i Zogut ka qen\u00eb i autorizuar p\u00ebr t&#8217;i k\u00ebrkuar Titos armatosjen dhe p\u00ebrgatitjen ushtarake t\u00eb 8000 kosovar\u00ebve me t\u00eb cil\u00ebt Zogu shpresonte t\u00eb hynte n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Ideja e Zogut p\u00ebr krijimin e nj\u00eb ushtrie private me kosovar\u00eb nuk ishte e re. Dihet se Zogu kishte ardhur n\u00eb fuqi me ndihm\u00ebn jugosllave edhe n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn. Megjith\u00ebse faktor\u00ebt politik\u00eb ishin shum\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, p\u00ebrs\u00ebri Zogu shpresonte n\u00eb nj\u00eb aleanc\u00eb me komunist\u00ebt jugosllav\u00eb p\u00ebr t&#8217;u rikthyer edhe nj\u00eb her\u00eb n\u00eb Fronin Shqiptar.<\/p>\n<p>Dokumenti i botuar sot, tregon qart\u00eb iden\u00eb dhe k\u00ebrkesat q\u00eb ish-Mbreti shqiptar kishte ndaj Titos, por fatkeq\u00ebsisht nuk kemi nj\u00eb dokument i cili sjell mendimin e Titos mbi k\u00ebto k\u00ebrkesa. Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, nj\u00eb analiz\u00eb e kujdesshme mund t\u00eb na b\u00ebj\u00eb t\u00eb besojm\u00eb se Tito nuk mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb shum\u00eb i gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur d\u00ebshirat e ish-Mbretit shqiptar edhe pse nj\u00eb forc\u00eb paraushtarake kosovare e rekrutuar nga Tito, do t\u00eb ishte nj\u00eb garanci e madhe p\u00ebr nj\u00eb q\u00ebndrim pro jugosllav t\u00eb Mbretit shqiptar n\u00ebse ai vinte n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>Elementi kosovar, i njohur p\u00ebr problemet e shumta q\u00eb i sillte faktorit serb n\u00eb pushtet, do t\u00eb ishte nj\u00eb problem i madh p\u00ebr Titon n\u00ebse ai do t\u00eb d\u00ebrgohej me mision rr\u00ebzimin e pushtetit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs. P\u00ebrfshirja e amerikan\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb mision i komplikonte edhe m\u00eb shum\u00eb gj\u00ebrat, pasi Tito do ta kishte t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb kontrolluar rrjedhjen e ngjarjeve n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00ebse ky mision n\u00eb fjal\u00eb do t\u00eb kishte sukses.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, forcat kosovare t\u00eb armatosura dhe t\u00eb p\u00ebrgatitura prej tij, mund t\u00eb sillnin probleme n\u00ebse Zogu vinte n\u00eb pushtet dhe mb\u00ebshtetej nga amerikan\u00ebt p\u00ebr t&#8217;u ringjitur n\u00eb fronin e l\u00ebn\u00eb bosh pas ikjes s\u00eb turpshme t\u00eb 1939-\u00ebs. N\u00eb rast se Zogu do t\u00eb vinte n\u00eb pushtet dhe do t\u00eb garantonte nj\u00eb Shqip\u00ebri projugosllave lidhja e tij me amerikan\u00ebt si sponsorizuesit kryesor\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj aventure do ta b\u00ebnte at\u00eb m\u00eb t\u00eb paq\u00ebndruesh\u00ebm n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me jugosllav\u00ebt.<\/p>\n<p>P\u00ebrvoja historike e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb Zogut me jugosllav\u00ebt p\u00ebr ndihm\u00ebn q\u00eb ata i kishin dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb pushtet, nuk ishte shum\u00eb pozitive dhe me sa duket p\u00ebr t\u00eb garantuar besnik\u00ebrin\u00eb e Zogut ndaj jugosllav\u00ebve, Tito i k\u00ebrkon Zogut p\u00ebrfshirjen n\u00eb qeverin\u00eb e ardhshme t\u00eb nj\u00eb numri personash t\u00eb njohur si besnik\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes jugosllave.<\/p>\n<p><strong>CIA: ZOGU BASHK\u00cbPUNOI ME TITON M\u00cb 1952<\/strong><\/p>\n<p>Pas interesimit t\u00eb madh t\u00eb publikut mbi historin\u00eb e Kompanis\u00eb 4000 dhe p\u00ebrpjekjeve amerikane p\u00ebr rr\u00ebzimin e regjimit komunist n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb fillimin e viteve &#8217;50, po sjellim p\u00ebr botim disa dokumente t\u00eb Arkivit tashm\u00eb t\u00eb deklasifikuar Amerikan, mbi \u00e7\u00ebshtjet e Operacioneve Klandestine. K\u00ebto dokumente b\u00ebjn\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr lidhjet dhe bashk\u00ebpunimin e ish-Mbretit Zog me Jugosllav\u00ebt.<\/p>\n<p>Roli i Zogut n\u00eb k\u00ebto operacione t\u00eb orkestruara nga CIA dhe t\u00eb njohura me emrin e koduar BGFIEND, nuk \u00ebsht\u00eb studiuar sa duhet dhe deri m\u00eb sot nuk ka t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb shumta mbi influenc\u00ebn e tij n\u00eb k\u00ebto p\u00ebrgatitje. Po k\u00ebshtu, deri m\u00eb sot nuk dihet asgj\u00eb mbi p\u00ebrpjekjet e Zogut p\u00ebr nj\u00eb bashk\u00ebpunim me Josif Broz Titon, liderin komunist t\u00eb Jugosllavis\u00eb, i cili me sa duket i kishte premtuar ish-Mbretit nj\u00eb rikthim t\u00eb mundsh\u00ebm n\u00eb Fronin Shqiptar.<\/p>\n<p>N\u00eb dosjen mbi Mbretin Zog n\u00eb Arkivin Amerikan jan\u00eb t\u00eb shumta dokumentet t\u00eb cilat flasin mbi nj\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb hapur t\u00eb Zogut dhe Titos p\u00ebr nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb rr\u00ebzimit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs dhe kthimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend mik p\u00ebr Jugosllavin\u00eb. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb interesant fakti se Zogu tashm\u00eb pas gati 30 vjet\u00ebsh k\u00ebrkonte p\u00ebrs\u00ebri ndihm\u00ebn jugosllave p\u00ebr t&#8217;u rikthyer n\u00eb pushtet, megjith\u00ebse tashm\u00eb Jugosllavia udh\u00ebhiqej nga nj\u00eb lider i famsh\u00ebm komunist.<\/p>\n<p>Me sa duket Zogu i njohur p\u00ebr pik\u00ebpamjet e tij pragmatiste k\u00ebrkonte me \u00e7do kusht \u00e7far\u00ebdo aleati t\u00eb mundsh\u00ebm p\u00ebr t&#8217;u rikthyer p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Shqip\u00ebri. Zbulimi i k\u00ebsaj marr\u00ebdh\u00ebnieje t\u00eb Zogut me Jugosllavin\u00eb komuniste do t\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim t\u00eb ri mbi rolin e Zogut n\u00eb emigracion dhe do t\u00eb rr\u00ebzoj\u00eb pohimin e historian\u00ebve mbi q\u00ebndrimin e fort\u00eb nacionalist t\u00eb Zogut kund\u00ebr jugosllav\u00ebve. Me sa duket nga dokumentet e shumta, ka qen\u00eb Zogu ai q\u00eb ka tentuar dhe ka krijuar lidhje me Titon duke i propozuar atij bashk\u00ebpunim me interesa t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, l\u00ebvizja e Zogut duhet par\u00eb n\u00eb kontekstin historik t\u00eb zhvillimit t\u00eb ngjarjeve. Jugosllavia tashm\u00eb e shk\u00ebputur nga Blloku Sovjetik k\u00ebrkonte nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb pavarur nga rus\u00ebt dhe si rrjedhim kishte filluar nj\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb heshtur me disa prej ish-armiqve ideologjik\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim duhet par\u00eb edhe p\u00ebrpjekja e Titos p\u00ebr rr\u00ebzimin me \u00e7do kusht t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, i cili tashm\u00eb ishte kthyer n\u00eb nj\u00eb prej aleat\u00ebve m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb sovjetik\u00ebve n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr Titos.<\/p>\n<p>Nj\u00eb Shqip\u00ebri mike e Jugosllavis\u00eb do t\u00eb ishte nj\u00eb fitore e madhe p\u00ebr Titon, i cili k\u00ebrkonte jo vet\u00ebm nj\u00eb prapavij\u00eb t\u00eb qet\u00eb por edhe nj\u00eb zbutje t\u00eb problemeve q\u00eb ai kishte n\u00eb Kosov\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye Tito ka autorizuar Sh\u00ebrbimin e tij t\u00eb Fsheht\u00eb UDB p\u00ebr t\u00eb filluar kontakte me inteligjenc\u00ebn amerikane dhe p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00ebse do ishte e mundur, n\u00eb nj\u00eb operacion t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb rr\u00ebzimin e Enver Hoxh\u00ebs dhe grupit t\u00eb tij. N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, ish-Mbreti Zog ka k\u00ebrkuar t\u00eb p\u00ebrfitonte nga ndryshimi i situat\u00ebs politike dhe k\u00ebrkon mb\u00ebshtetjen e Titos p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebhequr nj\u00eb sulm me arm\u00eb ndaj Tiran\u00ebs, ashtu si\u00e7 kishte b\u00ebr\u00eb gati 30 vjet t\u00eb shkuara.<\/p>\n<p>Nga dokumenti i par\u00eb q\u00eb sjellim sot p\u00ebr botim dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb shk\u00ebputur nga nj\u00eb material i gjat\u00eb i nj\u00eb takimi zyrtar t\u00eb t\u00eb dy sh\u00ebrbimeve t\u00eb fshehta amerikane dhe ato jugosllave, duket qart\u00eb se sipas d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb Gjeneralit Rankovi\u00e7, ish-Shefi i UDB-s\u00eb dhe nj\u00eb prej figurave m\u00eb antikosovare n\u00eb Jugosllavi, UDB ka pasur kontakte t\u00eb vazhdueshme me Mbretin Zog i cili strehohej n\u00eb Egjipt. Po k\u00ebshtu, duket se Gjenerali Rankovi\u00e7 nuk ka pasur ndonj\u00eb opinion t\u00eb lart\u00eb mbi influenc\u00ebn q\u00eb Zogu kishte ende tek shqiptar\u00ebt brenda dhe jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb kund\u00ebrshtim me pik\u00ebpamjen e Gjeneralit Rankovi\u00e7, amerikan\u00ebt mendonin se Zogu kishte mjaft influenc\u00eb ende n\u00eb Shqip\u00ebri. Ka shum\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb ky mendim i amerikan\u00ebve bazohej n\u00eb loj\u00ebn q\u00eb tashm\u00eb Sh\u00ebrbimet Shqiptare dhe ato Sovjetike kishin filluar t\u00eb b\u00ebnin me amerikan\u00ebt, duke d\u00ebrguar informacion jo realist mbi Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet agjent\u00ebve t\u00eb kapur dhe t\u00eb rikthyer n\u00eb rol t\u00eb dyfisht\u00eb. N\u00eb dokumentet q\u00eb vijn\u00eb nga pala jugosllave, duket se jugosllav\u00ebt ishin shum\u00eb m\u00eb t\u00eb mirinformuar mbi situat\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri se sa amerikan\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb dokumentin e dyt\u00eb q\u00eb po botojm\u00eb sot p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, flitet p\u00ebr nj\u00eb raport t\u00eb ardhur nga Zyra e Cia-s n\u00eb Rom\u00eb, e cila konfirmon se lajmet p\u00ebr nj\u00eb Mision t\u00eb Zogut tek Tito tashm\u00eb jan\u00eb konfirmuar, si dhe japin edhe emrin e personit q\u00eb do t\u00eb kryej\u00eb k\u00ebt\u00eb mision. Safet Lutfi Tozan, nj\u00eb personash enigmatik nga Turqia, i cili d\u00ebrgohet nga Zogu n\u00eb nj\u00eb mision kaq delikat.<\/p>\n<p>Se \u00e7far\u00eb ka biseduar Zogu dhe Tito mbi t\u00eb ardhmen e Shqip\u00ebris\u00eb do ta m\u00ebsojm\u00eb n\u00eb dokumentet q\u00eb do t\u00eb botohen n\u00eb vazhdim.<\/p>\n<p>Dokumenti I<\/p>\n<p>TOP SEKRET<\/p>\n<p>T\/S 87216<\/p>\n<p>L\u00ebnda: Mbi bisedimet midis p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb KUBARK (CIA) dhe atyre t\u00eb FPBERM (UDB- Sh\u00ebrbimi i Fsheht\u00eb Jugosllav)<\/p>\n<p>Pika 55: ( ) komentoi se Ish-Mbreti Zog ka qen\u00eb pasiv karshi Komitetit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Lir\u00eb dhe Partis\u00eb s\u00eb Legalitetit, ndoshta me q\u00ebllimin q\u00eb t&#8217;i vendos\u00eb k\u00ebto dy grupe kund\u00ebr nj\u00ebri-tjetrit p\u00ebr p\u00ebrfitimin e tij. Megjithat\u00eb, Zogu p\u00ebr mendimin e KUBARK \u00ebsht\u00eb lideri shqiptar m\u00eb me influenc\u00eb deri m\u00eb tani. Me gjith\u00eb mb\u00ebshtetjen q\u00eb ai g\u00ebzon nga Partia e Legalitetit grupet e tjera e respektojn\u00eb por edhe e kan\u00eb frik\u00eb. Nga informacioni i dal\u00eb nga brenda Shqip\u00ebris\u00eb duket se figura e tij g\u00ebzon respektin dhe mb\u00ebshtetjen e t\u00eb gjith\u00ebve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p>Pika 56: ( ) shtoi se n\u00eb bised\u00eb me ( ) Gjenerali Rankovi\u00e7 u shpreh se ka pasur kontakte midis FPBERM (Sh\u00ebrbimi i Fsheht\u00eb Jugosllav) dhe Zogut, por n\u00eb opinionin e tij Zogu nuk kishte influenc\u00eb midis shqiptar\u00ebve. ( ) Nga ana tjet\u00ebr mendon se KUBARK ka marr\u00eb informacion t\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb konkluduar se Zogu ka akoma influenc\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe mund t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb \u00e7lirimin e vendit, aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb ai sipas deklaratave publike ka n\u00ebnvizuar se nuk do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb rikthimin e tij n\u00eb Fronin Mbret\u00ebror.<\/p>\n<p>Dokumenti II<\/p>\n<p>Memorandum: Zv\/shefi i Politikave t\u00eb Koordinimit, SE<\/p>\n<p>Raporti Ditor p\u00ebr T\u00eb M\u00ebrkur\u00ebn 26 Mars 1952<\/p>\n<p>Pika 1. Mbreti Zog k\u00ebshilloi ( ) se ai ka nd\u00ebrmend t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb Safet Lufti TOZAN n\u00eb nj\u00eb Mision tek Tito p\u00ebr t\u00eb par\u00eb pik\u00ebpamjet e Jugosllav\u00ebve mbi situat\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri. Ky raport konfirmon informacionin q\u00eb kemi pasur m\u00eb par\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mision, i cili do t\u00eb p\u00ebrpiqet q\u00eb t\u00eb marr\u00eb p\u00ebr Zogun asistenc\u00ebn jugosllave ose m\u00eb e pakta nj\u00eb q\u00ebndrim miq\u00ebsor n\u00eb rastin e nj\u00eb kryengritjeje n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dokumenti i sot\u00ebm q\u00eb vjen nga Arkivat e Deklasifikuara Amerikane dhe q\u00eb vazhdon t\u00eb sjell\u00eb informacion mbi bashk\u00ebpunimin e ish-Mbretit Zog me liderin e njohur komunist jugosllav Tito, ofron detaje t\u00eb reja mbi bisedimet q\u00eb b\u00ebheshin n\u00eb pranver\u00ebn e 1952-it midis dy pal\u00ebve.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[15],"tags":[],"class_list":["post-2325","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-gjeografi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2325","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=2325"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2325\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2327,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2325\/revisions\/2327"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=2325"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=2325"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=2325"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}