{"id":2319,"date":"2013-01-10T23:35:01","date_gmt":"2013-01-10T23:35:01","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=2319"},"modified":"2013-01-10T23:35:01","modified_gmt":"2013-01-10T23:35:01","slug":"shkreli-anti-komunist-ne-kryengritjen-e-vitit-1945","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=2319","title":{"rendered":"SHKRELI  ANTI-KOMUNIST N\u00cb  KRYENGRITJEN  E VITIT 1945"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/01\/shkreli.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-2320\" title=\"shkreli\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/01\/shkreli-212x300.png\" alt=\"\" width=\"212\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/01\/shkreli-212x300.png 212w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/01\/shkreli-726x1024.png 726w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/01\/shkreli.png 1688w\" sizes=\"auto, (max-width: 212px) 100vw, 212px\" \/><\/a> \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0\u00a0Nga Frank Shkreli<\/p>\n<p>Koh\u00ebt e fundit, Fran Gjeto Xhaj nga krahina\u00a0 Shkrel e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe pati mir\u00ebsin\u00eb t\u00eb m\u00eb postonte librin e tij me titull: <strong><em>SHKRELI DHE ROLI I TIJ N\u00cb KRYENGRITJEN ANTIKOMUNISTE T\u00cb MAL\u00cbSIS\u00cb S\u00cb MADHE T\u00cb VITIT 1945<\/em><\/strong>.\u00a0<!--more--> E lexova me k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe sepse megjith\u00ebse origjin\u00ebn e kam nga Shkreli, di shum\u00eb pak nga ajo periudh\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn shkruan autori,\u00a0 ngase familja ime\u00a0 ishte larguar nga ato an\u00eb shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb dhe un\u00eb, pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb jet\u00ebs time e kam kaluar n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs ku jemi shp\u00ebngulur familjarisht n\u00eb vitin 1970.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb\u00a0 aq larg dhe t\u00eb izoluar nga diktatura komuniste,\u00a0 njohurit\u00eb e mia dhe t\u00eb shum\u00eb ne t\u00eb m\u00ebrguarve shkrelas mbi vuajtjet e fisit ton\u00eb dhe mbi ato q\u00eb kan\u00eb ndodhun n\u00eb Shkrel gjat\u00eb diktatur\u00ebs komuniste,\u00a0 ishin shum\u00eb t\u00eb kufizuara.\u00a0 Nga t\u00eb dh\u00ebnat e Fran Gjeto Xhaj-it, i cili nuk pretendon t\u00eb jet\u00eb shkrimtar, por q\u00eb thot\u00eb se ishte d\u00ebshmitar\u00eb okular\u00eb p\u00ebr ato q\u00eb shkruan,\u00a0 dhe sipas redaktorit t\u00eb librit Ded\u00eb Shyti, edhe nj\u00ebri q\u00eb ka p\u00ebrjetuar ngjarjet bashk\u00eb me ata heronj\u00eb &#8212;\u00a0 un\u00eb\u00a0 m\u00ebsova shum\u00eb holl\u00ebsi q\u00eb nuk i dija m\u00eb par\u00eb mbi rolin q\u00eb ka luajtur fisi i Shkrelit n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr komunist\u00ebve sllavo-aziatik\u00eb, e posa\u00e7\u00ebrisht lexuesi m\u00ebson mbi rolin e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm si dhe vuajtjet dhe persekutimet e familjes s\u00eb tij dhe\u00a0 t\u00eb shum\u00eb familjeve t\u00eb tjera t\u00eb k\u00ebsaj zone, t\u00eb cilat refuzuan t\u2019n\u00ebnshtroheshin komunizmit, duke sakrifikuar edhe jet\u00ebn.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Fran Gjeto Xhaj,\u00a0 thot\u00eb se megjith\u00ebse n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb shkuar, me k\u00ebt\u00eb botim modest, ai \u00ebsht\u00eb duke \u00e7uar n\u00eb vend porosit\u00eb dhe amanetin e Major Llesh Marashit, komandant i k\u00ebsaj kryengritjeje si dhe patriot\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb anti-komunist\u00eb t\u00eb Shkrelit, ai ka marr\u00eb guximin &#8211;ndon\u00ebse me mund\u00ebsi modeste dhe aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara, &#8212; q\u00eb t\u2019u lan\u00eb mbrapa\u00a0 brezave t\u00eb ardh\u00ebsh\u00ebm t\u00eb fisit t\u00eb Shkrelit disa t\u00eb dh\u00ebna si d\u00ebshmitar i asaj historie t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb treve t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe dhe qendres\u00ebs s\u00eb fisit t\u00eb Shkrelit ndaj bish\u00ebs s\u00eb kuqe sllavo-komuniste dhe t\u00eb t\u00eb shiturve t\u00eb tyre shqiptar\u00eb, t\u00eb lidhur, sipas autorit k\u00ebmb\u00eb e kok\u00eb me Milladin Popovi\u00e7in e Dushan Mugosh\u00ebn, t\u00eb cil\u00ebt zaptuan vendin tone dhe Shkrelin me njer\u00ebz t\u00eb pabes\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Fran Gjeto Xhaj\u00a0\u00a0 biri i Gjeto Lek\u00ebs nga fshati Xhaj, rrjedh\u00eb nga nj\u00eb prej familjeve t\u00eb dalluara, por t\u00eb vuajtura, e t\u00eb p\u00ebrsektuara\u00a0 t\u00eb Shkrelit, si familje nacionaliste, dhe fetare, bashkpuntore n\u00eb veprat dhe n\u00eb luft\u00ebn patriotike kund\u00ebr komunzimit t\u00eb Major Llesh Marashit me shok\u00eb, komandantit t\u00eb\u00a0 \u201cBatalionit t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe\u2019\u2019.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Lexuesi, p\u00ebrve\u00e7\u00a0 komandantit\u00a0 Llesh Marashi,\u00a0 gjithashtu m\u00ebson edhe p\u00ebr em\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb udh\u00ebheqsish t\u00eb fisit t\u00eb Shkrelit dhe t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe, prij\u00ebs t\u00eb dalluar mal\u00ebsor si Prek Cali,\u00a0 Gjelosh Luli, Nikoll\u00eb Preka,\u00a0 Ismail Zeneli, s\u00eb bashku me shum\u00eb klerik\u00eb katolik\u00eb t\u00eb prir\u00eb nga prifti patriot\u00a0 i famullis\u00eb s\u00eb Shkrelit, Dom Nikoll Gazulli, (me urdh\u00ebr t\u00eb presidentit t\u00eb Republik\u00ebs\u00a0 \u201c Martir i Demokracis\u00eb\u2019\u2019),\u00a0 e t\u00eb cil\u00ebt u dalluan si drejtues t\u00eb batalionit t\u00eb Shkrelit dhe si organizator\u00eb t\u00eb qendres\u00ebs antikomuniste.\u00a0\u00a0 Krahas k\u00ebtyre, lexuesit i t\u00ebrhiqet vemendja edhe p\u00ebr vuajtjet e klerit katolik shqiptar, i cili n\u00eb vuajtje e n\u00eb g\u00ebzime, gjithmon\u00eb i gj\u00ebndej pran\u00eb Shkrelit dhe gjith\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe, e sidomos gjat\u00eb asaj periudhe p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn shkruan Fran Gjetja.\u00a0\u00a0 Mua si ish-seminarist, m\u00eb b\u00ebn p\u00ebrshtypje\u00a0 dhe m\u00eb shkakton dh\u00ebmbje shpirt\u00ebrore, sidomos p\u00ebrshkrimi i veprimtaris\u00eb patriotike dhe\u00a0 i vuajtjeve, sakrificave p\u00ebrsekutimeve\u00a0 t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb\u00a0 klerit katolik, kujdestar\u00eb\u00a0 t\u00eb grigj\u00ebs dhe t\u00eb kish\u00ebs, por edhe ruajt\u00ebs t\u00eb gjuh\u00ebs e t\u00eb kultur\u00ebs dhe t\u00eb atdhetarizmit n\u00eb ato an\u00eb, duke dh\u00ebn\u00eb edhe jet\u00ebn p\u00ebr idealet e veta.\u00a0 Nd\u00ebr ta dallohen Dom Alfons Tracki, Dom Nikoll Gazulli, Dom Pjet\u00ebr Gruda, Dom Pjet\u00ebr \u00c7uni, Dom Aleksand\u00ebr Sirdani dhe At Anton Luli, t\u00eb cil\u00ebt gjat\u00eb p\u00ebrndjekjeve t\u00eb tyre nga komunist\u00ebt, p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar gjenocidit sllavo -komunist- bolshevik -shqiptar,\u00a0 \u201cshpellat i k\u00ebthyen n\u00eb katakombe\u2019\u2019.\u00a0\u00a0 \u00cbsht\u00eb th\u00ebn\u00eb edhe nga t\u00eb tjer\u00eb m\u00eb par\u00eb se zhdukja e klerit katolik shqiptar ishte\u00a0 nj\u00eb objektiv prioritar dhe pjes\u00eb e nj\u00eb marrveshjeje djall\u00ebzore midis Partis\u00eb Komuniste Shqiptare dhe Partis\u00eb Komuniste Jugosllave, pasi kleri katolik konsiderohej se kishte lidhje t\u00eb ngushta me Per\u00ebndimin.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr duke lexuar librin e Fran Gjeto Xhaj, i cili thot\u00eb se qysh\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 14-vje\u00e7are paska qen\u00eb vuajt\u00ebs dhe d\u00ebshmitar i masakrave e persekutimve\u00a0 t\u00eb shum\u00ebta komuniste n\u00eb krahin\u00ebn e Shkrelit, m\u00ebsova holl\u00ebsi q\u00eb nuk i disha ma par\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb familje, si dhe mbi\u00a0 humbjet e torturat e tmerrshme q\u00eb e gjith\u00eb familja e Fran Gjetos paska p\u00ebsuar n\u00ebn komuniz\u00ebm: bab\u00eb Gjeto Lek\u00ebn, e nan\u00eb Terezen, mot\u00ebr e axhat e autorit, e tjer\u00eb.\u00a0 I trishtuesh\u00ebm \u00ebsht\u00eb sidomos p\u00ebrshkrimi i vuajtjeve q\u00eb ai thot\u00eb se p\u00ebsoi e n\u00ebna e tij Terezja n\u00eb duart\u00eb e tortueruesve komunist\u00eb, n\u00eb qelit\u00eb e burgjeve n\u00eb Koplik.\u00a0 Edhe vet\u00eb Frani si f\u00ebmi n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re thot\u00eb se ka vuajtur torturime nep\u00ebr burgjet e Koplikut dhe t\u00eb Shkodr\u00ebs.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 t\u00eb dh\u00ebnave nga autori i k\u00ebtyre sh\u00ebnimeve t\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmitari okular, Fran Gjetja &#8212; mbi rolin e Shkrelit n\u00eb kryengritjen anti-komuniste t\u00eb\u00a0 Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe dhe\u00a0 mbi vuajtjet n\u00ebn diktatur\u00ebn komuniste t\u00eb tij dhe familjar\u00ebve t\u00eb vet, si dhe t\u00eb mbar\u00eb fisit t\u00eb Shkrelit &#8212; autori asht\u00eb kujdesur q\u00eb n\u00eb lib\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb fotografi t\u00eb protagonist\u00ebve kryesor\u00eb mbi t\u00eb cil\u00ebt flet\u00eb dhe t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb luajtur nj\u00eb rol me r\u00ebnd\u00ebsi jo vet\u00ebm n\u00eb historin\u00eb e fisit t\u00eb Shkrelit, por edhe n\u00eb historin\u00eb e kombit shqiptar.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa k\u00ebtu flitet p\u00ebr vuajtjet dhe torturat\u00a0 dhe persekutimet\u00a0 e tmershme ndaj\u00a0 burrave dhe grave t\u00eb Shkrelit, vet\u00ebm e vet\u00ebm se ata nuk pajtoheshin me ideologjin\u00eb sllavo-komuniste,\u00a0 nuk mund t\u00eb mos thuhet se cil\u00ebt ishin\u00a0 torturuesit, ata\u00a0 t\u00eb cil\u00ebt iu v\u00ebrshuan\u00a0 asaj krahine si bisha t\u00eb eg\u00ebra,\u00a0 duke sjellur\u00a0 tmerr e zi n\u00eb Shkrel dhe n\u00eb gjith\u00eb Mal\u00ebsin\u00eb e Madhe.\u00a0\u00a0 Duke i g\u00ebnjyer se po tu dor\u00ebzoheshin komunist\u00ebve, ata do t\u00eb faleshin dhe do t\u00eb ishin t\u00eb lir\u00eb t\u00eb k\u00ebtheheshin n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre &#8212; duke besuar n\u00eb bes\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb &#8212; mal\u00ebsor\u00ebt q\u00eb dor\u00ebzohehsin p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar veten dhe familjet e tyre,\u00a0 mbaronin n\u00eb qelit\u00eb e torturave t\u00eb\u00a0 burgjeve t\u00eb Shkodr\u00ebs dhe\u00a0 t\u00eb Koplikut dhe m\u00eb n\u00eb fund ekzekutoheshin, t\u00eb prer\u00eb n\u00eb bes\u00eb nga p\u00ebrfaqsuesit e regjimit komunist.\u00a0 Si p\u00ebrfaqsues\u00a0 t\u00eb\u00a0 atij regjimi q\u00eb ishin d\u00ebrguar p\u00ebr t\u00eb n\u00ebnshtruar Shkrelin dhe Mal\u00ebsin\u00eb, autori p\u00ebrmend\u00a0 emisar\u00ebt e forcave t\u00eb diktatur\u00ebs s\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, Toger Bab\u00ebn, Zoj Themelin, prokurorin e\u00a0 Gjykat\u00ebs ushtarake n\u00eb Shkod\u00ebr, Aranit \u00c7ela dhe bashkpuntor\u00ebt e tyre serbo-malazez, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Bajo Stankoviqin ,\u00a0\u00a0 nd\u00ebr ata t\u00eb cil\u00ebt, sipas autorit, \u201cme damk\u00ebn e hekurt e me shpirtin e djallit\u2019\u2019, b\u00ebn\u00eb k\u00ebrdin\u00eb mbi mal\u00ebsor\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt nuk\u00a0 pajtoheshin q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb n\u00ebnshtrohej nga sistemi\u00a0 sllavo-komunist.<\/p>\n<p>Kryengritja e vitit 1945, p\u00ebr t\u00eb ndaluar n\u00ebnshtrimin e k\u00ebtyre zonave nga komunist\u00ebt,\u00a0 kryengritje k\u00ebjo e udh\u00ebhequr nga burrat dhe grat\u00eb e Shkrelit dhe t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe me n\u00eb krye\u00a0 Llesh Marashin, mund t\u00eb jet\u00eb, sipas disa v\u00ebrejt\u00ebsve, e para kryengritje e till\u00eb anti-komuniste n\u00eb Shqip\u00ebri dhe ndoshta e para edhe n\u00eb pjes\u00ebn tjet\u00ebr komuniste t\u00eb Evrop\u00ebs Lindore.\u00a0 Me shtypjen mizore t\u00eb k\u00ebsaj kryengritjeje t\u00eb mal\u00ebsorve nga forcat bashkpuntore komuniste sllavo-shqiptare, si\u00e7 dihet, fillon tragjedia e\u00a0 v\u00ebrtet\u00eb\u00a0 gjys\u00ebm shekullore p\u00ebr Shkrelin dhe Mal\u00ebsin\u00eb e Madhe.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb me vend q\u00eb disa prej k\u00ebtyre herojnve t\u00eb Shkrelit\u00a0 jan\u00eb shpallur \u201cMartir\u00eb t\u00eb Demokracis\u00eb\u2019\u2019, nga presidenca e shtetit shqiptar dhe autori Fran Gjeto Xhaj shpreh falenderimet e tija kryetarit t\u00eb Komun\u00ebs Shkrel, Z. Fred Sterkaj p\u00ebr iniciativ\u00ebn\u00a0 e tij p\u00ebr t\u00eb ngritur lapidarin n\u00eb Dedaj t\u00eb Shkrelit, kushtuar k\u00ebtyre heronj\u00ebve, duke p\u00ebrjet\u00ebsuar k\u00ebshtu k\u00ebt\u00eb kryengritje si edhe kujtimin e k\u00ebtyre bijve dhe bijave t\u00eb Shkrelit.\u00a0 Le tu k\u00ebndohet gjithmon\u00eb k\u00ebnga dhe t\u00eb marrin vendin q\u00eb u takon n\u00eb historin\u00eb e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe dhe t\u00eb kombit shqiptar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0\u00a0Nga Frank Shkreli Koh\u00ebt e fundit, Fran Gjeto Xhaj nga krahina\u00a0 Shkrel e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe pati mir\u00ebsin\u00eb t\u00eb m\u00eb postonte librin e tij me titull: SHKRELI DHE ROLI I TIJ N\u00cb KRYENGRITJEN ANTIKOMUNISTE T\u00cb MAL\u00cbSIS\u00cb S\u00cb MADHE T\u00cb VITIT 1945.\u00a0<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"class_list":["post-2319","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-kritike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2319","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=2319"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2319\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2321,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2319\/revisions\/2321"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=2319"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=2319"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=2319"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}