{"id":2302,"date":"2013-01-10T23:11:08","date_gmt":"2013-01-10T23:11:08","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=2302"},"modified":"2013-01-10T23:20:31","modified_gmt":"2013-01-10T23:20:31","slug":"promovohet-filmi-dokumentar-rrugetimi-i-nje-libri-neper-bote","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=2302","title":{"rendered":"Promovohet  filmi dokumentar  \u201cRrug\u00ebtimi i  nj\u00eb libri n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb\u201d."},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/01\/nusreti.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-2303\" title=\"nusreti\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/01\/nusreti.jpg\" alt=\"\" width=\"472\" height=\"557\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/01\/nusreti.jpg 472w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/01\/nusreti-254x300.jpg 254w\" sizes=\"auto, (max-width: 472px) 100vw, 472px\" \/><\/a>Fjalim i mbajtur n\u00eb Sall\u00ebn e Kuqe t\u00eb pallatit t\u00eb rinis\u00eb dhe sporteve n\u00eb Prishtin\u00eb,me rastin e promovimit t\u00eb filmit dokumentar:\u201dRRUG\u00cbTIMI I NJE LIBRI N\u00cbP\u00cbR BOT\u00cb\u201d.<\/p>\n<p align=\"center\">ME VUAJTJET E POPULLIT N\u00cb ZEM\u00cbR E N\u00cb SHPIRT<\/p>\n<p align=\"center\">Ismet Sylejmani<br \/>\nPrishtin\u00eb,24 Dhjetor 2012<\/p>\n<p><strong><em>T\u00eb dashura familje t\u00eb heronj\u00ebve dhe d\u00ebshmor\u00ebve t\u00eb kombit!<br \/>\nT\u00eb nderuara familje t\u00eb t\u00eb masakruarve dhe t\u00eb t\u00eb vrar\u00ebve nga dora gjakatare e kriminale pushtuese serbe dhe ish-jugosllave!<!--more--><br \/>\nT\u00eb nderuar t\u00eb mbijetuar nga dhuna dhe barabaria serbe!<br \/>\nT\u00eb nderuar t\u00eb pranishem!<\/em><\/strong><br \/>\nNusret Pllana,shekullin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb 100 vjetorit t\u00eb shtetit shqiptar, e permbylli me perfundimin e shp\u00ebrndarjes n\u00ebp\u00ebr qendrat m\u00eb t\u00eb medha t\u00eb globit,t\u00eb librit t\u00eb tmerrit dhe t\u00eb vuajtjeve t\u00eb pafund t\u00eb popullit shqipar t\u00eb Kosoves dhe viseve t\u00eb saja,nga ish- Jugosllavia p\u00ebrkat\u00ebsisht nga Serbia pushtuese.<br \/>\nNuk ka as m\u00eb t\u00eb voglin dyshim,se k\u00ebt\u00eb maraton\u00eb prej\u00a0 heroi t\u00eb gjall\u00eb t\u00eb llojit t\u00eb vet, t\u00eb cilin historia e lavdishme e popullit shqiptar nuk e ka njohur deri me sot, emblema e radios luftarake \u00e7lirimtare,Kosova e Lir\u00eb,fol\u00ebsi legjendar dhe historik i saj Nusret Pllana,e sjell\u00eb me plot\u00eb madheshti t\u00eb dhembjes komb\u00ebtare,si pasuri t\u00eb historis\u00eb moderne t\u00eb Kosov\u00ebs s\u00eb \u00e7liruar nga dhuna pushtuese\u00a0 shekullore serbe.<br \/>\nNusret Pllana,ky burr\u00eb i popullit dhe i Atdheut ton\u00eb,me vendosmeri\u00a0 prej besniku t\u00eb madh t\u00eb idealeve liridash\u00ebse t\u00eb qindra dhe\u00a0 mij\u00ebra t\u00eb r\u00ebn\u00ebve p\u00ebr liri dhe t\u00eb gjall\u00ebve \u00e7lirimtar\u00eb e veprimtar\u00eb t\u00eb devotsh\u00ebm,u b\u00eb zemra e \u00e7do pjestari t\u00eb popullit shqiptar dhe si bleta shkoi dhe e dergoi n\u00eb \u00e7do vend t\u00eb bot\u00ebs,realitetin tragjik t\u00eb cilin e kishte jetuar dhe provuar n\u00eb kurriz populli i Tij i vuajtur e duarthat\u00eb,i cili kishte qen\u00eb pre e krimeve monstruoze t\u00eb xhelat\u00ebve serb.<br \/>\nGjak,masakra,vrasje,dhun\u00eb dhe terror permanent njer\u00ebzor e komb\u00ebtar,ka shkaktuar Serbia pushtuese m\u00eb shum\u00eb se 100 vjet.<br \/>\nK\u00ebt\u00eb realitet nacional t\u00eb hidhur e tragjik,e ka pasqyruar n\u00eb librin e tij\u00a0 tanim\u00eb t\u00eb njohur&#8221; TERRORI\u00a0 I\u00a0 SERBISE PUSHTUESE MBI SHQIPTARET&#8221;,nj\u00ebri prej m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj\u00ebve t\u00eb kombit ton\u00eb,zeri \u00e7lirimtar\u00eb,fatosi i maleve liridash\u00ebse t\u00eb Kosov\u00ebs s\u00eb lir\u00eb, Nusret Pllana.<br \/>\nT\u00eb k\u00ebqijat e m\u00ebdha q\u00eb iu shkaktuan popullit ton\u00eb\u00a0 nga Serbia pushtuese,erdh\u00ebn val\u00eb- val\u00eb e kurr\u00eb pa pushuar e pa u ndalur.<br \/>\nK\u00ebtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr t\u00eb cilin pa e lexuar dhe shfletuar nuk b\u00ebn,kurse po e lexove dhe i\u00a0 shikove me kujdes fotot t\u00eb tjet\u00ebrson,t\u00eb tmerron,t\u00eb shterron e t\u00eb cfilit,sepse aty sheh nj\u00eb e nga nj\u00eb,me fakte e argumente bind\u00ebse,se sa shume i ka shkaktuar gjak\u00ebderdhje,dhembje e vuajtje popullit ton\u00eb Serbia antishqiptare e antinjer\u00ebzore.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr sheh se sa shum\u00eb plag\u00eb i ka hapur Serbia popullit ton\u00eb,dhe ato nuk jan\u00eb mbyllur por kan\u00eb mbetur t\u00eb hapura,dhe p\u00ebrgjithmon\u00eb do t\u00eb\u00a0 kullojn\u00eb gjak.<br \/>\nGjak t\u00eb popullit ton\u00eb t\u00eb pambrojtur e duarthat\u00eb,i cili vet\u00ebm n\u00eb epok\u00ebn e U\u00c7K-s\u00eb dhe me luft\u00ebn e saj t\u00eb lavdishme e me ndihm\u00ebn e Shqiperis\u00eb dhe aleat\u00ebve si SHBA,Britania e Madhe,Gjermania, Franca etj., ka nisur jet\u00ebn e re,t\u00eb\u00a0 lir\u00eb dhe t\u00eb pavarur n\u00eb\u00a0 Kosov\u00ebn Republik\u00eb,e cila po vazhdon t\u00eb njihet e t\u00eb pranohet nga shtetet e ndryshme t\u00eb bot\u00ebs.<br \/>\n\u00c7do faqe e \u00e7do flet\u00eb e k\u00ebtij libri,t\u00eb godet n\u00eb palc\u00eb,t\u00eb d\u00ebrmon shpirt\u00ebrisht,sheh aty se sa shum\u00eb e n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sistematike Serbia shfaros\u00ebse e antishqiptare,ka tentuar t\u00eb\u00a0 likuidoj\u00eb perjet\u00ebsisht \u00e7do gj\u00eb q\u00eb ishte shqiptare.<br \/>\nPor n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr,q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nga majat e memories s\u00eb gjall\u00eb t\u00eb t\u00eb kqijave q\u00eb i jan\u00eb shkaktuar nj\u00eb pjese t\u00eb kombit ton\u00eb,p\u00ebrnj\u00ebher\u00eb t\u00eb ngjallet nj\u00eb forc\u00eb e madhe dhe nj\u00eb krenari enorme shqiptare dhe njerezore,sepse nga af\u00ebr bindesh,se megjith\u00eb orvatjet dhe veprimet e pafund e t\u00eb sinkronizuara politike,ushtarake e shteterore serbe,Serbia pushtuese,nuk ia ka arritur t\u00eb shkat\u00ebrroj\u00eb e ta\u00a0 zhb\u00ebje nga faqja e dheut popullin shqiptar t\u00eb Kosov\u00ebs,trim e t\u00eb pap\u00ebrkulur,q\u00eb me luft\u00eb e heroiz\u00ebm, perballoi shfarosjen e asimilimin dhe si feniksi u ringjall dhe ec\u00eb e p\u00ebrparon me sukses p\u00ebrkrah popujve t\u00eb Evrop\u00ebs dhe bot\u00ebs demokratike.<br \/>\nKarla del Ponte,Dik Marti dhe t\u00ebr\u00eb t\u00eb ngjashmit sikur k\u00ebta kudo n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb, e ve\u00e7anerisht disa prokuror\u00eb antishqiptar nd\u00ebrkomb\u00ebtar k\u00ebtu te ne n\u00eb Kosov\u00eb,duhet ta ken\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr n\u00eb bibliotekat e tyre, t\u00eb mos e shkyejn\u00eb dhe t\u00eb mos e djegin pasi ta ken\u00eb lexuar,por ta ruajn\u00eb n\u00eb bibliotekat e tyre sepse u duhet pasardh\u00ebsve, nip\u00ebrve e mbesave q\u00eb i trashegojn\u00eb,por edhe t\u00eb marrin an\u00ebn e popullit shqiptar,sepse populli yn\u00eb ishte ai q\u00eb vuajti e heqi t\u00eb zit\u00eb e ullirit;populli yn\u00eb ishte ai q\u00eb u vra e u masakrua,q\u00eb u djeg e u pjek n\u00eb hell,q\u00eb pjestar\u00ebve t\u00eb popullit ton\u00eb pasi ua qane gjokset me thik\u00eb e sopat\u00eb, xhelat\u00ebt ua mbushnin me prush,duke ua djegur e shkrumbuar zem\u00ebr e mushkri, k\u00ebshtu n\u00ebp\u00ebr histori na ka trajtuar Serbia pushtuese,por kurr\u00eb,kurr\u00eb nuk arriti t\u00eb na e humbte far\u00ebn,sepse ne d\u00ebshmuam se kishim komb e Atdhe,sepse nj\u00eb popull i t\u00ebr\u00eb ishim vazhdues t\u00eb denj\u00eb i kryengritsit dhe Komandantit, t\u00eb madhit Skenderbe.<br \/>\n<strong><em>T\u00eb nderuar t\u00eb pranish\u00ebm!<\/em><\/strong><br \/>\nImagjinojeni nj\u00eb njeri q\u00eb p\u00ebr 10 vjet nuk u ndal kurr\u00eb!<br \/>\nNj\u00eb shqiptar t\u00eb p\u00ebrmasave heroike,q\u00eb niset n\u00eb rrug\u00ebn e gjat\u00eb t\u00eb udh\u00ebtimeve t\u00eb ndryshme n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb.<br \/>\nI vet\u00ebm n\u00eb aeroplan,i vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebr aeroportet nd\u00ebrkombetare, i vet\u00ebm n\u00eb net\u00ebt dhe dit\u00ebt e 10 viteve,i vet\u00ebm me vuajtjet e popullit t\u00eb Tij n\u00eb zem\u00ebr e n\u00eb shpirt.<br \/>\nN\u00ebp\u00ebr qendra t\u00eb ndryshme t\u00eb globit,me valigje e libra n\u00eb krah,mbi supet e Tij r\u00ebndonte pesha\u00a0 e bagazhit t\u00eb barbaris\u00eb serbe t\u00eb 570.000,- mij\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb vrar\u00eb e t\u00eb masakruar, gjat\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb shekulli,t\u00eb cil\u00ebt Serbia fashiste d\u00ebshironte t\u2019i mbante p\u00ebrgjithmon\u00eb t\u00eb pazbuluar.<br \/>\nI t\u00ebr\u00eb ky udhetim historik n\u00ebp\u00ebr gjeografin\u00eb e planetit,sa i v\u00ebshtir\u00eb aq edhe i r\u00ebnd\u00eb,\u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga ky njeri me vendosmeri prej titaniku,t\u00eb papar\u00eb e t\u00eb padegjuar kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb,p\u00ebr ta derguar n\u00eb \u00e7do vend,e te \u00e7do popull n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb, librin e Terrorit t\u00eb Serbis\u00eb Pushtuese mbi Shqiptar\u00ebt,p\u00ebr ta informuar edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb\u00a0 opinionin bot\u00ebror\u00eb p\u00ebr ngjarjet dhe tragjedit\u00eb e shkaktuara\u00a0 t\u00eb xhelat\u00ebve serb\u00eb,mbi popullin shqiptar n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Washingtoni,New Yorku,Parisi,Roma,Shtutgarti,Nurnbergu, Dortmundi,Vjena,Zurichu,Ankara,Istanbuli, Stokholmi,Kopenhaga,Budapesti e Melburni,ishin disa nga metropolet e m\u00ebdha, n\u00eb t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb promovuar ky liber,dhe aty p\u00ebrfundimisht \u00ebsht\u00eb arkivuar n\u00eb form\u00eb fizike dhe elektronike,n\u00eb bibliotekat nacionale dhe universitare,p\u00ebr t\u00eb mbetur e p\u00ebrjetshme d\u00ebshmia gjenocidale serbe\u00a0 mbi shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs.<br \/>\n<strong><em>Zonja dhe zotrinj\u00eb!<\/em><\/strong><br \/>\n2.750\u00a0 ekzemplar\u00ebt, jan\u00eb\u00a0 6.875,- kg,\u00a0 pesha totale e librit t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb an\u00eb e k\u00ebnd globit tok\u00ebsor\u00eb.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pesha e informacioneve t\u00eb brendshme t\u00eb p\u00ebrmbajtjes shokuese t\u00eb k\u00ebtij libri,\u00ebsht\u00eb e p\u00ebrmasave antologjike.<br \/>\nNj\u00eb nd\u00ebr sukseset\u00a0 e ve\u00e7anta t\u00eb promovimit t\u00eb k\u00ebtij libri,konsiderohet futja e tij n\u00eb Bibliotek\u00ebn bot\u00ebrore t\u00eb Kongresit Amerikan,n\u00eb selin\u00eb e OKB-s\u00eb,n\u00eb Bibliotek\u00ebn\u00a0 Shtetrore t\u00eb Bajernit t\u00eb\u00a0 Gjermanis\u00eb,n\u00eb Akademin\u00eb Ushtarake t\u00eb Bundesvehrit t\u00eb Gjermanis\u00eb,n\u00eb Bibliotek\u00ebn Shteterore Viktoria t\u00eb Australis\u00eb dhe n\u00eb bibliotekat kryesore nacionale dhe universitare t\u00eb Evrop\u00ebs dhe bot\u00ebs. Prandaj edhe ky fakt e b\u00ebn\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtij libri,jo vet\u00ebm p\u00ebr historin\u00eb shqiptare por edhe p\u00ebr at\u00eb bot\u00ebrore.<br \/>\nK\u00ebt\u00eb rrug\u00ebtim maratonik,e b\u00ebn\u00eb p\u00ebrfundimisht edhe m\u00eb t\u00eb pavdeksh\u00ebm fakti se e perjet\u00ebson n\u00eb celuloid filmi dokumentar: RRUGTIMI I NJ\u00cb LIBRI N\u00cbP\u00cbR BOT\u00cb,i p\u00ebrkthyer edhe n\u00eb gjuh\u00ebn angleze,e t\u00eb cilin do t\u00eb kemi rast ta shohim sonte s\u00eb bashku.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu duhet t\u2019i kontribuohet popullit e Atdheut,edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb,duke ua treguar t\u00ebr\u00eb bot\u00ebs,se sa shum\u00eb Serbia ka ushtruar dhun\u00eb e terror mbi shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs dhe viseve t\u00eb saja!<\/p>\n<p>Me siguri se autori i k\u00ebtij libri,do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb sjelle vepra t\u00eb reja,me k\u00ebt\u00eb rast i urojme suksese edhe m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha,kurse Fol\u00ebsit Legjendar t\u00eb Radios s\u00eb Luft\u00ebs Kosova e Lir\u00eb,ish-ushtarit t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, Prof.Dr. Nusret Pllan\u00ebs,\u00a0 shokut e bashkluft\u00ebtarit ton\u00eb,i urojm\u00eb jet\u00eb t\u00eb gjat\u00eb sikur t\u00eb bjeshk\u00ebve, atje prej nga\u00a0 jehonte zeri i Tij, sa malet e berishes heroike.<br \/>\nFaleminderit!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Fjala hyr\u00ebse n\u00eb promovimin e filmit dokumentar <\/strong><\/p>\n<p><strong>\u201cRrug\u00ebtimi i\u00a0 nj\u00eb libri n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb\u201d.<\/strong><\/p>\n<p>Ekrem Kryeziu<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Miq t\u00eb nderuar jemi mbledhur k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb mos e harruar dhembjen ton\u00eb t\u00eb madhe, dhembjen krenare shum\u00ebshekullore q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar e stisi Ushtrin\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo ushtri e dal nga zemra e zhuritur e popullit, me aksionet e saj politike dhe luftarake arriti t\u00eb krijoi miq n\u00eb boten e madhe dhe, fal gjakut ton\u00eb dhe ndihm\u00ebs s\u00eb miqve, ia doli ta send\u00ebrtoj\u00eb lirin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Sot, kur pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs po njihet an\u00eb e k\u00ebnd bot\u00ebs, Jam i bindur se tek t\u00eb gjith\u00eb ne, n\u00eb nin\u00ebz\u00ebn, na jehojn\u00eb fjal\u00ebt \u201cJu flet Kosova e lir\u00eb&#8230; Ju flet Kosova e lir\u00eb\u201d&#8230;\u00a0 Njeriu q\u00eb i artikuloi k\u00ebto fjal\u00eb dhe, e hodhi n\u00eb eter k\u00ebt\u00eb kumt ogurbardh\u00eb, ishte\u00a0 Nusret Pllana.<\/p>\n<p>Ky lajm\u00ebtar i liris\u00eb, z\u00ebri i t\u00eb cilit, at\u00ebbot\u00eb, nga i ngrohi zemrat duke na dh\u00ebn\u00eb shpres\u00eb se nuk jemi vet\u00ebm, se nuk do t\u00eb humbasim n\u00eb margjinat e historis\u00eb, ngase mbas k\u00ebtij z\u00ebri q\u00ebndronte shpirti i pathyesh\u00ebm i guximit dhe i men\u00e7uris\u00eb se popullit ton\u00eb , nuk u ndal as pas \u00e7lirimit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Lajm\u00ebtar i dikursh\u00ebm i liris\u00eb, ish ushtari i U\u00c7K-s, sot Profesor\u00a0 doktor Nusret Pllana, me veprat e tij dokumentare shkencore dhe filmike, po vazhdon me p\u00ebrhapjen e kumteve t\u00eb reja, si para nesh ashtu edhe para bot\u00ebs mbar\u00eb. Nga lindja n\u00eb per\u00ebndimin, nga veriu deri n\u00eb Australin\u00eb e larg\u00ebt. Gjithmon\u00eb duke i v\u00ebn\u00eb n\u00eb spikam\u00eb faktet e q\u00ebndres\u00ebs dhe luft\u00ebs son\u00eb kund\u00ebr tmerreve makabre t\u00eb ushtris\u00eb serbe dhe p\u00ebrcjell\u00ebsve t\u00eb tyre paramilitar\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto t\u00eb v\u00ebrteta t\u00eb hidhura, k\u00ebto plag\u00eb q\u00eb ende nuk na jan\u00eb sh\u00ebruar dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb plagoma t\u00eb dhembshme n\u00eb shpirtin ton\u00eb, Profesor\u00a0 doktor Nusret Pllana i p\u00ebrmblodhi n\u00eb librin e tij\u00a0 \u201cTerrori i Serbis\u00eb pushtuese mbi shqiptar\u00ebt, 1844 &#8211;\u00a0 1999\u201d.<\/p>\n<p>Ky lib\u00ebr trondit\u00ebs, i botuar n\u00eb shum\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb bot\u00ebs, p\u00ebr miqt\u00eb tan\u00eb anglo-amerikan\u00eb, ishte mb\u00ebshtetje e faktuar aksioneve t\u00eb tyre luftarake kund\u00ebr makineris\u00eb ushtarake serbe, nd\u00ebrsa p\u00ebr zem\u00ebrgur\u00ebt, q\u00eb ishin kund\u00ebr nesh, ishte d\u00ebshmi e pathyeshme p\u00ebr krimet q\u00eb ushtria vrastare serbe i kishte b\u00ebr\u00eb mbi popullin pambrojtur shqiptar t\u00eb Kosov\u00ebs. Ushtri q\u00eb dirigjohej nga nj\u00eb politik\u00eb antinjer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Ne sot, nuk po e promovojm\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr me vler\u00eb por, po e promovojm\u00eb filmin dokumentar \u201cRrug\u00ebtimi i\u00a0 nj\u00eb libri n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Nusret Pllana nuk e ka zgjedhur rast\u00ebsisht filmin dokumentar p\u00ebr ta promovuar, an\u00eb e k\u00ebnd bot\u00ebs, k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr me vlera t\u00eb pamohueshme, p\u00ebrkundrazi. Duke qen\u00eb i nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm se barrierat gjuh\u00ebsore m\u00eb leht\u00eb, se me fjal\u00eb, kap\u00ebrcehen me fuqin\u00eb e faktit <strong>fotografik<\/strong>, ai u nis me film, n\u00eb rrug\u00ebn e d\u00ebshmive t\u00eb reja\u00a0 t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs son\u00eb t\u00eb dhembshme.<\/p>\n<p>N\u00eb filmin dokumentar \u201cRrug\u00ebtimi i\u00a0 nj\u00eb libri n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb\u201d autori i ka p\u00ebrzgjedh m\u00ebnyrat m\u00eb t\u00eb besueshme p\u00ebr ta fuqizuar porosin\u00eb e vepr\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Pamjet filmike t\u00eb nxjerra nga materialet dokumentare, q\u00eb n\u00eb lib\u00ebr paraqiten n\u00eb form\u00eb fotoje, autori i nd\u00ebrthur me intervistat e shkurtra, por p\u00ebrmbajtjesore, t\u00eb njer\u00ebzve nga bota q\u00eb e kishin lexuar m\u00eb par\u00eb librin.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb lexuesit e librit, n\u00eb filmin dokumentar e marrin rolin e narratorit t\u00eb paansh\u00ebm dhe k\u00ebshtu, n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb kreative,\u00a0 krijohet distanca e merituar q\u00eb fakti filmik t\u00eb p\u00ebrjetohet, jo vet\u00ebm si artefakt, por si e v\u00ebrtet\u00eb e pamohueshme.<\/p>\n<p>Kjo m\u00ebnyr\u00eb e pun\u00ebs d\u00ebshmon se autori e njeh thell\u00eb komunikimin\u00a0 p\u00ebrmes filmit dokumentar. Njohje aq e nevojshme p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrballur me nj\u00eb makineri shtet\u00ebrore t\u00eb manipulimit t\u00eb fakteve, kur g\u00ebnjeshtratve\u00a0 mundohen t\u2019ua veshin petkun\u00a0 e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs.<\/p>\n<p>Krista Volf, sociologe e njohur gjermane, shkruan: \u201dDihet kur fillon lufta por vall\u00eb, kur ka filluar paralufta?&#8230;\u201d Para luft\u00ebrat e politikave serbe kund\u00ebr shqiptar\u00ebve i kan\u00eb rr\u00ebnj\u00ebt e thella. K\u00ebto paralufta serbom\u00ebdha, q\u00eb gjithmon\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfunduar me luft\u00ebra t\u00eb p\u00ebrgjakshme, sado q\u00eb n\u00eb epoka t\u00eb ndryshme i kan\u00eb nd\u00ebrruar format dhe ngjyrat, p\u00ebrmbajtja e tyre gjithmon\u00eb ka ngel e nj\u00ebjt\u00eb &#8211; vdekjeprur\u00ebse.<\/p>\n<p>Paralufta kund\u00ebr nesh nisi me manipulimin e dhunsh\u00ebm t\u00eb parlamentit dhe m\u00eb pastaj, me pushtimin e t\u00eb gjitha institucioneve q\u00eb do t\u00eb mund ta mbanin gjall\u00eb q\u00ebndres\u00ebn ton\u00eb. Pas shnd\u00ebrrimit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb nj\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb informative nisi rr\u00ebnimi dhe stigmatizimi i \u00e7do gj\u00ebje shqiptare.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u2019i rrezuar tezat e fakteve t\u00eb konstruktuara, mbi t\u00eb cilat ngrit\u00ebn politikat e shteteve q\u00eb synojn\u00eb t\u00eb dominojn\u00eb mbi t\u00eb tje, lypset nj\u00eb pun\u00eb e madhe.<\/p>\n<p>Shekulli nj\u00ebzet\u00eb \u00ebsht\u00eb karakteristik me faktin se politikat shtet\u00ebrore i ofrohen popullit p\u00ebrmes programeve televizive <strong>si produkte<\/strong> t\u00eb cilat ata e g\u00eblltisin si\u00e7 i g\u00eblltisin dhe salsi\u00e7et.<\/p>\n<p>Pamjet televizive, t\u00eb konstruktuara n\u00eb kuzhinat e medieve, shpesh krijojn\u00eb realitete t\u00eb cilat q\u00eb as p\u00ebr se af\u00ebrmi\u00a0 nuk i p\u00ebrgjigjen realitetit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. \u00c7\u2019e do, makinerit\u00eb e g\u00ebnjeshtr\u00ebs dhe shpifjet institucionale shtet\u00ebrore serbe nuk ndalojn\u00eb as tash.<\/p>\n<p>Populli shqiptar edhe sot e k\u00ebsaj dite vuan nga reliktet e k\u00ebtyre makinerive t\u00eb cilat nuk ndalojn\u00eb q\u00eb g\u00ebnjeshtrat t\u2019i promovojn\u00eb si t\u00eb v\u00ebrteta vet\u00ebm e vet\u00ebm p\u00ebr nxirosur popullin shqiptar dhe luft\u00ebn ton\u00eb \u00e7lirimtare.\u00a0 Zallamahit\u00eb g\u00ebnjeshtare ende oshtijn\u00eb n\u00ebp\u00ebr korridore t\u00eb gjyqeve t\u00eb kurdisjeve t\u00eb pafund, si arm\u00eb e sprovuar e luft\u00ebs speciale kund\u00ebr popullit shqiptar, kudo qoft\u00eb ai. N\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb q\u00eb, fatkeq\u00ebsisht ende nuk ka t\u00eb ndalur, prijn\u00eb deklarimet e Carla del Ponte-s\u00a0 dhe insinuatat e Dik Martit.<\/p>\n<p>I nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb kalvar shqiptar, vepra e profesor doktor Nusret Pllanes \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rreze e fuqishme drite q\u00eb e ndri\u00e7on t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Kjo pun\u00eb e tij e palodhshme meriton \u00e7do l\u00ebvdat\u00eb ngase me aktivitetet e k\u00ebtilla do t\u00eb duhej t\u00eb merren jo vet\u00ebm individ\u00ebt pik\u00ebs\u00ebpari institucionet tona shkencore, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb, edhe ato politike.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Sani Kajtazi,<\/strong><\/p>\n<p><strong>Australi &#8211; Melbourne<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>N\u00eb Melbourne t\u00eb Australis\u00eb u promovuan veprat: Terrori i Serbis\u00eb Pushtuese mbi Shqiptar\u00ebt 1844-1999, Intervenimi i NATO-s n\u00eb Kosov\u00eb dhe filmi dokumentar Rrug\u00ebtimi i nj\u00eb libri n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb \u2013 t\u00eb autorit Prof.Dr.Nusret Pllana <\/strong><strong><\/strong><\/p>\n<p><strong>Libri duhet t\u00eb jet\u00ebsohet si pjes\u00eb e studimeve kund\u00ebr gjenocidit<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb organizimeve n\u00eb sh\u00ebnimin e 100 Vjetorit t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Shoqata <strong>Albanians Connect<\/strong>\u00a0 m\u00eb 5 dhjetor 2012 n\u00eb amfiteatrin Kaleide n\u00eb Universitetin RMIT n\u00eb Melbourne paraqiti dy librat e autorit dhe studiuesit nga Prishtina Prof.dr. Nusret Pllana.<\/p>\n<p>Para m\u00eb se 200 t\u00eb tubuarve n\u00eb pranin\u00eb e autorit Nusret Pllana dhe panelit n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje Prof. Dr. Erik Shaip Lloga dhe Prof. Dr. Petter Morgan u prezantuan librat <strong>Terrori i S\u00ebrbis\u00eb pushtuese mbi shqiptar\u00ebt 1844-1999 <\/strong>dhe <strong>Intervenimi i NATO-s n\u00eb Kosove<\/strong>.<\/p>\n<p>Me an\u00eb t\u00eb dokumentarit <strong>Rrug\u00ebtimi i nj\u00eb libri n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb<\/strong> dhe fotografive t\u00eb shum\u00ebta nj\u00eb num\u00ebr i tyre i r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr syrin,\u00a0 t\u00eb pranish\u00ebmve iu prezantua historia e dhimb\u00ebshme e Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn studiuesi nga Prishtina thot\u00eb se u duhet treguar gjeneratave t\u00eb reja dhe brezave q\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb, duke e pas parasysh faktin se, edhe ashtu, ne shqiptar\u00ebt kujtes\u00ebn historike e kemi \u201cdefekt gjenetik\u201d.<\/p>\n<p>Librin \u201cTerrori i Serbis\u00eb pushtuese mbi shqiptar\u00ebt\u201d vet\u00eb autori, i shoq\u00ebruar nga veprimtari Naim Mu\u00e7aj\u00a0 ia dor\u00ebzoi bibliotek\u00ebs me renome bot\u00ebrore t\u00eb shtetit <strong>Viktoria <\/strong>n\u00eb Melbourne, ku lexuesit mund ta huazojn\u00eb p\u00ebr lexim, duke u njohur m\u00eb p\u00ebr s\u00eb af\u00ebrmi me shkall\u00ebn gjenocidale t\u00eb regjimeve t\u00eb vazhdueshme pushtuese serbe mbi shqiptar\u00ebt p\u00ebr rreth 150 rresht.<\/p>\n<p>Nusret Pllana duke iu drejtuar t\u00eb pranishm\u00ebve tha se \u201cnuk \u00ebsht\u00eb koincidenc\u00eb se libri \u00ebsht\u00eb promovuar\u00a0 dhe \u00ebsht\u00eb deponuar n\u00eb shum\u00eb qendra evropiane e bot\u00ebrore, n\u00eb mbi 30 kryeqendra\u00a0 t\u00eb ndryshme, duke mos l\u00ebn\u00eb pa e p\u00ebrmendur\u00a0 edhe Bibliotek\u00ebn Bot\u00ebrore t\u00eb Kongresit Amerikan, selin\u00eb e OKB-s\u00eb, Bibliotek\u00ebn shtet\u00ebrore t\u00eb Bajernit t\u00eb Gjermanis\u00eb, Akademin\u00eb Ushtarake t\u00eb Bundesverit gjerman, Tribunalin\u00a0 e Gjykat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Hag\u00ebs, nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh ambasadash gjithandej globit tok\u00ebsor, si dhe Bibliotekat e shumta nacionale e universitare t\u00eb Evrop\u00ebs dhe t\u00eb bot\u00ebs, institucione k\u00ebto n\u00eb\u00a0 t\u00eb cilat ka z\u00ebn\u00eb vend t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm ky lib\u00ebr shkencor.\u00a0 Fatkeq\u00ebsisht opinioni p\u00ebrparimtar bot\u00ebror nuk \u00ebsht\u00eb sensibilizuar sa duhet, edhe pas gjith\u00eb atij tmerri q\u00eb u ka ndodhur shqiptar\u00ebve, duke u vrar\u00eb dhe msakruar m\u00eb shum\u00eb se 570.000 shqiptar\u00eb, brenda periudh\u00ebs kohore 1844-1999. Andaj, nga gjith\u00eb ai gjak\u00a0 i derdhur lum, e kemi borgj moral dhe historik ta informojm\u00eb bot\u00ebn me argumente e d\u00ebshmi shkencore se mbi popullin ton\u00eb \u00ebsht\u00eb ushtruar dhun\u00eb, terror e barbari nga raca karpatiane p\u00ebr gati dy shekuj me radh\u00eb, prandaj, tani fjal\u00ebn e kan\u00eb arkivat, dokumentet, video regjistrimet e fotografit\u00eb,\u00a0 dmth dokumentet faktografike t\u00eb cilat flasin m\u00eb shum\u00eb se fjal\u00ebt\u201d .<\/p>\n<p>Prof. Dr. Peter Morgan nga Univesiteti i Sydney-t, studiues i nohur i shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare\u00a0\u00a0 tha \u201clibri dhe puna e autorit Pllana duhet t\u00eb mir\u00ebpriten si lirim apo nxerrje nga fsheht\u00ebsirat e historian\u00ebve zyrtar\u00eb t\u00eb s\u00eb shkuar\u00ebs sikurse n\u00eb Shqip\u00ebri po ashtu edhe n\u00eb vendet tjera ballkanike. Puna k\u00ebrkimore dhe dokumentuese e Nusret Pllan\u00ebs\u00a0 jan\u00eb nj\u00eb p\u00ebrkujtim brengos\u00ebs i asaj dhune q\u00eb tronditi bot\u00ebn nga viti 1990 e tutje\u201d.<\/p>\n<p>Panelisti tjet\u00ebr Prof. Dr. Erik Shaip Lloga thot\u00eb\u00a0 \u201clibri \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmitar i nj\u00eb kohe t\u00eb dhimb\u00ebshme dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dokument i cili duhet p\u00ebrjet\u00ebsisht t\u00eb ekzistoj. Libri tregon haptazi at\u00eb se \u00e7ka\u00a0 ka ngjar\u00eb mbi shgiptar\u00ebt , barbarizmin, violenc\u00ebn dhe dhun\u00ebn sistematike ndaj tyre.\u201d.<\/p>\n<p>Prof.Lloga shprehet se libri i Prof.Pllan\u00ebs duhet t\u00eb p\u00ebrdoret n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb pozitive,\u00a0 \u201c libri duhet t\u00eb jet\u00ebsohet si\u00a0 nj\u00eb pjes\u00eb e studimeve kund\u00ebr gjenocidit, sepse kjo nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm histori e popullit shqiptar por \u00ebsht\u00eb edhe pjes\u00eb e historis\u00eb bot\u00ebrore dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye duhet t\u2019i p\u00ebrdorim k\u00ebto dokumente q\u00eb ngjarjet e tilla t\u00eb mos ndodhin p\u00ebrs\u00ebri\u201d.<\/p>\n<p>Tutje z Lloga shton\u00a0 \u201clibri duhet t\u00eb p\u00ebrdoret gjat\u00eb bisedimeve me gjeneratat\u00a0 e reja t\u00eb serb\u00ebve n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb krijohet nj\u00eb e ardhme tjet\u00ebr,\u00a0 sespe asnj\u00eb popull n\u00eb bot\u00eb nuk mund t\u00eb krenohet kur pjestar\u00ebt e tyre kryejn\u00eb krime ndaj t\u00eb tjer\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>\u201cShqiptar\u00ebt duhet po ashtu t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb nga kjo histori , si ka ngjar\u00eb, pse ka ngjar\u00eb dhe \u00e7far\u00eb pasojash ka l\u00ebn\u00eb p\u00ebr ne,\u00a0 n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb njer\u00ebzohemi edhe m\u00eb tep\u00ebr\u201d, thot\u00eb Prof. Dr. Erik Shaip Lloga.<\/p>\n<p>P\u00ebr Prof. Dr. Nusret Pllan\u00ebn, q\u00ebndrimi n\u00eb Australi ishte nj\u00eb kujtim i paharruar n\u00eb rrug\u00ebtimin maratonik 10 vjecar t\u00eb librit dhe nj\u00eb p\u00ebrfundim i shk\u00eblqyesh\u00ebm me emocione dhe dashuri q\u00eb nuk harrohet kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Dr.\u00a0 Pllana thot\u00eb \u201cvler\u00ebsimi i dy studiuesve\u00a0 t\u00eb shquar Prof. Dr. Erik Shaip Lloga dhe Prof. Dr. Petter Morgan ia shtuan madh\u00ebshtin\u00eb dhe vler\u00ebn k\u00ebtyre veprave q\u00eb jan\u00eb faktografike, jan\u00eb materiale dokumentuese q\u00eb nes\u00ebr do t\u00eb flasin m\u00eb shum\u00eb se fjal\u00ebt tona\u201d.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Shenim:<\/p>\n<p>Filmi dokumentar eshte plotesuar nga Regjisori Arsim Haliti, duke iu bashkangjitur edhe xhirimet e New Yorkut, Uashingtonit e Detroitit, por edhe ato te Melbournit te Australise. Eshte bere edhe me narracion(i perkthyer me titra edhe ne anglisht). Gjithsejte zgjate 26 minuta. Publiku ne Prishtine prej rreth 1000 njerezve e ka pritur mjaft mire dhe me emocione, duke duartrokitur disa here radhazi deri ne perfundim. Fare ne fund, kur autori doli ne foltore t&#8217;i falenderoj te gjithe ata qe e kane ndihmuar per 10 vite rresht ne promovimin e librit \u00a0neper bote(duke e cekur ne ve\u00e7anti Federaten Panshqiptare VATRA te Amerikes dhe Shoqaten shqiptaro-australiane te Melbourn-it), i tere publiku ne Salle u ngriten ne kembe duke e nderuar me duartrokitje te gjata, gje qe shihen edhe ne foto.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Foto \u00a0spjeguese te ketij aktiviteti:<\/strong><\/p>\n<p>a. Tri fotot e para jane \u00a0ne Prishtine<\/p>\n<p>2. dy foto ne Tirane<\/p>\n<p>3. tri foto ne Melburn<\/p>\n<p><strong>Prishtine, 24 dhjetor 2012, Salla e Madhe e Pallatit te rinise dhe sporteve. promovimi i filmit dok. RRUGETIMI I NJE LIBRI NEPER BOTE<\/strong><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/01\/australia7.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-large wp-image-2311\" title=\"australia7\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/01\/australia7-1024x680.jpg\" alt=\"\" width=\"620\" height=\"411\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/01\/australia7-1024x680.jpg 1024w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/01\/australia7-300x199.jpg 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/01\/australia7.jpg 1429w\" sizes=\"auto, (max-width: 620px) 100vw, 620px\" \/><\/a><\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/01\/Australia5.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-large wp-image-2310\" title=\"Australia5\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/01\/Australia5-1024x680.jpg\" alt=\"\" width=\"620\" height=\"411\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/01\/Australia5-1024x680.jpg 1024w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/01\/Australia5-300x199.jpg 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/01\/Australia5.jpg 1353w\" sizes=\"auto, (max-width: 620px) 100vw, 620px\" \/><\/a><\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/01\/Australia6.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-large wp-image-2309\" title=\"Australia6\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/01\/Australia6-1024x680.jpg\" alt=\"\" width=\"620\" height=\"411\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/01\/Australia6-1024x680.jpg 1024w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/01\/Australia6-300x199.jpg 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/01\/Australia6.jpg 1429w\" sizes=\"auto, (max-width: 620px) 100vw, 620px\" \/><\/a><\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/01\/Australia3.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-large wp-image-2308\" title=\"Australia3\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/01\/Australia3-1024x807.jpg\" alt=\"\" width=\"620\" height=\"488\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/01\/Australia3-1024x807.jpg 1024w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/01\/Australia3-300x236.jpg 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/01\/Australia3.jpg 1106w\" sizes=\"auto, (max-width: 620px) 100vw, 620px\" \/><\/a><\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/01\/Australia4.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-large wp-image-2307\" title=\"Australia4\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/01\/Australia4-1024x682.jpg\" alt=\"\" width=\"620\" height=\"412\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/01\/Australia4-1024x682.jpg 1024w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/01\/Australia4-300x200.jpg 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/01\/Australia4.jpg 1149w\" sizes=\"auto, (max-width: 620px) 100vw, 620px\" \/><\/a><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Fitues i \u00e7mimit \u201c Imazhi shqiptar\u201d ne Festivalin e X nderkombetar, Tirane<\/strong><\/p>\n<p><strong>23 Dhjetor 2012<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>28 Nentor 2012, Melbourne &#8211; Australi, ne Manifestimin Qendror te 100 te Pavaresise se Shqiperise, ku merrte pjese edhe N.PLLANA<\/strong><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/01\/Australia2.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-large wp-image-2306\" title=\"Australia2\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/01\/Australia2-1024x678.jpg\" alt=\"\" width=\"620\" height=\"410\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/01\/Australia2-1024x678.jpg 1024w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/01\/Australia2-300x198.jpg 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/01\/Australia2.jpg 2048w\" sizes=\"auto, (max-width: 620px) 100vw, 620px\" \/><\/a><\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/01\/Australia1.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-large wp-image-2305\" title=\"Australia1\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/01\/Australia1-1024x678.jpg\" alt=\"\" width=\"620\" height=\"410\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/01\/Australia1-1024x678.jpg 1024w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/01\/Australia1-300x198.jpg 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/01\/Australia1.jpg 1430w\" sizes=\"auto, (max-width: 620px) 100vw, 620px\" \/><\/a><\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/01\/Australia.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-large wp-image-2304\" title=\"Australia\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/01\/Australia-1024x678.jpg\" alt=\"\" width=\"620\" height=\"410\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/01\/Australia-1024x678.jpg 1024w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/01\/Australia-300x198.jpg 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/01\/Australia.jpg 1430w\" sizes=\"auto, (max-width: 620px) 100vw, 620px\" \/><\/a><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fjalim i mbajtur n\u00eb Sall\u00ebn e Kuqe t\u00eb pallatit t\u00eb rinis\u00eb dhe sporteve n\u00eb Prishtin\u00eb,me rastin e promovimit t\u00eb filmit dokumentar:\u201dRRUG\u00cbTIMI I NJE LIBRI N\u00cbP\u00cbR BOT\u00cb\u201d. ME VUAJTJET E POPULLIT N\u00cb ZEM\u00cbR E N\u00cb SHPIRT Ismet Sylejmani Prishtin\u00eb,24 Dhjetor 2012 T\u00eb dashura familje t\u00eb heronj\u00ebve dhe d\u00ebshmor\u00ebve t\u00eb kombit! T\u00eb nderuara familje t\u00eb t\u00eb masakruarve&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-2302","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-letersi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2302","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=2302"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2302\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2313,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2302\/revisions\/2313"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=2302"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=2302"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=2302"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}