{"id":2279,"date":"2013-01-08T01:34:16","date_gmt":"2013-01-08T01:34:16","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=2279"},"modified":"2013-01-08T01:34:16","modified_gmt":"2013-01-08T01:34:16","slug":"ata-qe-vec-e-fshikin-paksa-jeten-tone","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=2279","title":{"rendered":"Ata, q\u00eb ve\u00e7 e fshikin paksa jet\u00ebn ton\u00eb&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Nga Jozef Radi<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/01\/Vehbi-Hoxha.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-2280\" title=\"Vehbi Hoxha\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/01\/Vehbi-Hoxha-282x300.jpg\" alt=\"\" width=\"282\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/01\/Vehbi-Hoxha-282x300.jpg 282w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/01\/Vehbi-Hoxha.jpg 784w\" sizes=\"auto, (max-width: 282px) 100vw, 282px\" \/><\/a>N\u00eb kujtim t\u00eb Vehip Hoxh\u00ebs<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ka njer\u00ebz q\u00eb ve\u00e7 ta fshikin paksa jet\u00ebn t\u00ebnde, po brenda asaj fshikje \u00ebsht\u00eb krejt magjia e s\u00eb p\u00ebrjetshmes dhe ai mesazh i tyre, paksa i heshtur, pa e ditur as vet\u00eb pse, t\u00eb merr dhe p\u00ebrcjell ngado q\u00eb v\u00ebrtitet jeta jote. <!--more-->V\u00ebrtet mund t\u00eb harrosh shum\u00e7ka t\u00eb r\u00ebndsishme t\u00eb jet\u00ebs t\u00ebnde, po magjia q\u00eb ai njeri, pothuaj i panjohur, ka l\u00ebn\u00eb\u00a0&#8230;tek ti \u00ebsht\u00eb aq e madhe dhe e pabesueshme, sa ti e ke jo t\u00eb pamundur ta harrosh, po e ndjen t\u00eb domosdoshme ta kujtosh n\u00eb at p\u00ebrmas\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, q\u00eb edhe pse v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kuptohet se \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb; sepse ajo \u00e7ka ke lexuar, m\u00ebsuar e le\u00e7itur n\u00eb jet\u00eb s\u2019ta ka dh\u00ebn\u00eb at \u00e7elsin e duhur t\u00eb mbrritjes tek e v\u00ebrteta e asaj vog\u00eblsie q\u00eb ka l\u00ebn\u00eb nji gjurm\u00eb t\u00eb madhe, t\u00eb dukshme e t\u00eb pashlyeshme&#8230;<\/p>\n<p>E nisur diku prej f\u00ebminis\u00eb s\u00eb hershme ajo s\u00ebrish t\u00eb ndjek ngadoq\u00eb ti v\u00ebrtitesh: nd\u00ebr kohra, hapsira dhe njer\u00ebz&#8230; derisa gjen dit\u00ebn e disi p\u00ebrdhunsh\u00ebm, t\u00eb thot\u00eb: \u201cAjo e v\u00ebrteta q\u00eb t\u00eb p\u00ebrkiste ty duhet t\u00eb jet\u00eb edhe e t\u00eb tjer\u00ebve&#8230;!\u201d<br \/>\nDhe ky personazh i jet\u00ebs sime nuk vjen prej asnji fantazie, prej asnji p\u00ebrralle, prej asnji trim\u00ebrie; ai thjesht ishte aty n\u00eb jet\u00ebn time deri at mbasdite, kur m\u00eb mori p\u00ebrdore dhe me hijen e nji gjyshi t\u00eb munguar dhe t\u00eb nji m\u00ebsuesi q\u00eb mosha s\u2019ia kish shterrur pasionin e par\u00eb, m\u00eb tregoi se dashuria p\u00ebr \u00e7do vog\u00eblsi t\u00eb jet\u00ebs b\u00ebhet pasuria m\u00eb e madhe, e njeriu at\u00eb mund ta fitoj\u00eb p\u00ebrdit\u00eb, n\u00eb shp\u00ebrfillje t\u00eb ashp\u00ebrsis\u00eb s\u00eb jet\u00ebs, pa iu n\u00ebnshtruar rrethanave edhe kur ato shfaqen t\u00eb p\u00ebrbind\u00ebshme!<br \/>\nKy plak i urt\u00eb p\u00ebrtej t\u00eb shtat\u00ebdhjetave quhej Vehip Hoxha, e der\u00ebs s\u00eb Hoxhat\u00ebve t\u00eb Gjirokastr\u00ebs, arratisja e djalit t\u00eb vet\u00ebm Asafit, n\u00eb fund t\u00eb viteve \u201850, v\u00ebrtet e kish degdisur Myzeqes\u00eb, po s\u2019kish mundur t\u2019ia c\u00ebnonte at pamjen e tij prej dendy, as veshjen gjithnji perfekte si i posadal\u00eb kutie, as sjelljen prej fisniku, as shikimin e mpreht\u00eb q\u00eb s\u2019i shp\u00ebtonte asgj\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht e bukura, as ecjen e hijshme e t\u00eb ngadalt\u00eb, e pothuaj t\u00eb p\u00ebrditshme drejt qytetit; aq sa t\u00eb krijonte iden\u00eb se ishte nji krijes\u00eb jasht\u00eb realitetit komunist&#8230; dhe jo nji i d\u00ebnuar r\u00ebndomt\u00eb i gulageve shqiptare!<br \/>\nVehip Hoxha kishte qen\u00eb nd\u00ebr m\u00ebsuesit e par\u00eb n\u00eb Gjirokast\u00ebr, drejtor banke n\u00eb Kor\u00e7\u00eb gjat\u00eb viteve \u201830, n\u00ebpun\u00ebs i lart\u00eb Banke p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb&#8230; burr\u00eb i emnacipuar, baba i tenistes s\u00eb par\u00eb shqiptare: Andan Hoxh\u00ebs, dajko i Nedim dhe Vedat Kokon\u00ebs, u detyrua forc\u00ebrisht, edhe pse mbi t\u00eb shtat\u00ebdhjetat, bashk\u00eb me tri vajzat: Andanin, Suzan\u00ebn e Nerimanin dhe gruan, Zonj\u00ebn Nalo, nga fisi i Bejove, t\u00eb kalonin vite pafund mes baltrat aspak mikprit\u00ebse t\u00eb Myzeqes\u00eb&#8230; aty ku p\u00ebrbaltesh jeta e shum\u00eb familjeve t\u00eb nderuara shqiptare e aty ku sapo kish mbir\u00eb f\u00ebminia ime dhe e shum\u00eb sivllez\u00ebrve t\u00eb mi.<br \/>\nIshte pamja e tij tejet serioze, q\u00eb m\u00eb shtynte ta shihja Xha Vehipin, si nji sfidant t\u00eb regjimit, si nji shp\u00ebrfill\u00ebs t\u00eb madh, si njeriu q\u00eb edhe ndaj balt\u00ebs s\u00eb madhe myzeqare \u201cvishte dy pal\u00eb k\u00ebpuc\u00eb!!\u201d, bile nji shoku im, q\u00eb mori p\u00ebrsip\u00ebr t\u2019ia pastronte pal\u00ebn e p\u00ebrbaltur duke u tallur, provoi edhe shijen e bastunit t\u00eb tij&#8230; q\u00eb ende sot e ka t\u00eb fresk\u00ebt!<br \/>\nEdhe pse nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb moshuarit, Xha Vehipi gjith\u00eb grave t\u00eb kampit u thoshte Zonja dhe gjith\u00eb burrave Zot\u00ebri&#8230; aq sa edhe un\u00eb q\u00eb s\u2019kisha m\u00eb shum\u00eb se 7-8 vje\u00e7, nj\u00eb mbasdite u shfaqa si \u201czot\u00ebri\u201d edhe pse p\u00ebrdore m\u00eb ftonte n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e vet, duke iu drejtuar gruas dhe vajzave: \u201cKu \u00ebsht\u00eb djali i zotit Laz\u00ebr dhe miku im i vog\u00ebl, prej sot k\u00ebt zotni ju duhet ta nderoni dhe respektoni si burr\u00eb t\u00eb madh!\u201d Dhe toni dhe fjala e tij ishte ligj!<br \/>\nXha Vehipi, ishte sigurisht filatelisti m\u00eb i zellsh\u00ebm shqiptar&#8230; albumet e tij t\u00eb pullave postare ishin t\u00eb panum\u00ebrt dhe koleksionet e tij nga m\u00eb t\u00eb pasurat q\u00eb kishte Shqip\u00ebria!<br \/>\nFilatelia u b\u00eb af\u00ebrsia e madhe mes nesh!<br \/>\nUn\u00eb do t\u00eb p\u00ebrpiqem t\u2019i jap gjith\u00eb bisedat si nji e vetme, mbasi ato ishin aq t\u00eb bukura dhe t\u00eb shtrira n\u00eb vite&#8230; duke u rrekur t\u00eb jap thelbin e tij prej m\u00ebsuesi, njeriu dhe vizionari!<br \/>\nDuke m\u00eb treguar albumet e tij t\u00eb shumta m\u00eb thoshte: \u201cI sheh k\u00ebto pulla poste, duket sikur s\u2019kan\u00eb asnji r\u00ebnd\u00ebsi, duken si ca gj\u00ebra pavler\u00eb q\u00eb shoq\u00ebrojn\u00eb ve\u00e7 letrat dhe kartolinat! Jo, s\u2019\u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu&#8230; \u00e7do pull\u00eb ka nj\u00eb informacion t\u00eb shk\u00eblqyer! Ja shikoje: s\u00eb pari tregojn\u00eb shtetin nga vjen, s\u00eb dyti tregojn\u00eb vitin kur \u00ebsht\u00eb emetuar, s\u00eb treti aty mund t\u00eb gjesh nji ngjarje, nji personazh, nji lule, nji qytet, nj\u00eb kafsh\u00eb, nj\u00eb sport, nj\u00eb olimpiad\u00eb&#8230; e ku e di un\u00eb, pra po t\u00eb jesh i v\u00ebmendsh\u00ebm, ti pa pyetur ask\u00ebnd merr vesh shum\u00eb gjera. Fjala vjen ti nga pullat m\u00ebson se Ingliterra s\u2019ka mbret po mbret\u00ebresh\u00eb, dhe s\u2019ka pull\u00eb t\u00eb mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb saj t\u00eb pashoq\u00ebruar nga figura e mbret\u00ebresh\u00ebs&#8230; E di si quhet mbret\u00ebresha&#8230;? Ja s\u2019e di! Queen Elisabeth! Ja pra e m\u00ebsove dhe k\u00ebt\u00eb&#8230; Po do m\u00ebsosh se figur\u00ebn e Mbret\u00ebresh\u00ebs s\u2019e kan\u00eb vet\u00ebm pullat e Mbret\u00ebris\u00eb, po edhe t\u00eb gjith\u00eb kolonive si fjala vjen Australia, Zelanda e Re, Kanadaja, e shum\u00eb koloni t\u00eb vogla. M\u00ebson kryeqytetet e bot\u00ebs, m\u00ebson emrat e udh\u00ebheqsave, m\u00ebson gjeografin\u00eb, m\u00ebson historin\u00eb, m\u00ebson edhe politik\u00eb&#8230; M\u00ebson si t\u2019i mbledh\u00ebsh pullat, si t\u2019i pastrosh, si t\u2019i vendos\u00ebsh n\u00ebp\u00ebr albume, si t\u2019i shk\u00ebmbesh ato q\u00eb i ke me shumic\u00eb, me t\u00eb tjera q\u00eb ti s\u2019i ke&#8230; si t\u00eb b\u00ebsh miq n\u00eb Shqip\u00ebri pse jo dhe n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb. Pullat s\u00eb pari t\u00eb pasurojn\u00eb me kultur\u00eb, me informacion, e shpenzon koh\u00ebn e lir\u00eb p\u00ebr nji pasion t\u00ebndin, pse jo mund t\u00eb b\u00ebhesh edhe i pasur, shpirt\u00ebrisht e sigurt, po edhe me para sepse po t\u2019i mungoj\u00eb nj\u00eb koleksionisti t\u00eb njohur nj\u00eb pull\u00eb q\u00eb e ke vet\u00ebm ti&#8230; ai ta paguan sa fr\u00ebngu pul\u00ebn&#8230; Pra, po t\u00eb jesh i zoti e kupton se ajo pulla e par\u00ebnd\u00ebsishme, befas b\u00ebhet e madhe e t\u00eb ndihmon n\u00eb jet\u00eb, q\u00eb \u00e7do q\u00eb gj\u00eb ta shoh\u00ebsh me interes&#8230; Se ai q\u00eb di t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb nji pull\u00eb, pra nji cop\u00eb letre; ai di t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr, di t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb nji ngjarje, nji grua, nji aeroplan, nj\u00eb personazh&#8230; atij q\u00eb s\u2019i hyn n\u00eb sy ajo pulla e vog\u00ebl q\u00eb kushton pak qindarka, atij s\u2019i hyn n\u00eb sy asgj\u00eb e k\u00ebsaj bote! Ai lind kot, jeton kot dhe vet\u00ebm vdes plot&#8230; kurse ai q\u00eb jeton me interesa dhe mendon p\u00ebr di\u00e7ka t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, ai e jeton jet\u00ebn me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, dhe mos harro se ka mjaft prej atyre q\u00eb edhe pse vdesin u len\u00eb vler\u00eb emrit dhe v\u00ebshtir\u00eb se harrohen! Ja edhe ato pullat q\u00eb ti i sheh me tallje t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb ta b\u00ebsh bukur jet\u00ebn t\u00ebnde!!!\u201d<br \/>\nNuk e di se \u00e7\u2019ngjyra mund t\u00eb ket\u00eb pasur fytyra ime f\u00ebminore gjat\u00eb atyre shpjegimeve magjike t\u00eb atij njeriu, i sigurt jam se drita e tij edhe mbas kat\u00ebr dekada ka mbetur e paprekur brenda meje, at\u00eb drit\u00eb s\u2019mundi t\u00eb ma shkul\u00eb askush! Sepse n\u00eb jet\u00eb ndodh rrall\u00eb t\u00eb takosh personazhe t\u00eb k\u00ebsaj p\u00ebrmase, po m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja \u00ebsht\u00eb q\u00eb n\u00ebse fati t\u00eb ndihmon t\u2019i takosh, t\u00eb pakt\u00ebn ruaje me kujdes dhe shp\u00ebrndaje imazhin e tyre q\u00eb mos t\u00eb harrohen&#8230;<br \/>\nXha Vehipi, m\u00eb percillte n\u00ebp\u00ebr oborrin e barak\u00ebs, ku kishte dy tr\u00ebndafil\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj roz\u00eb dhe me g\u00ebrsh\u00ebr\u00eb k\u00ebpuste nji gonxhe dhe m\u00eb thoshte: \u201cMerre se e meriton, m\u00eb d\u00ebgjove me v\u00ebmendje dhe s\u2019u m\u00ebrzite, jam i bindur se ajo \u00e7ka t\u00eb thash\u00eb, do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb&#8230;\u201d<br \/>\nDhe mbeti m\u00ebsuesi m\u00eb i madh i jet\u00ebs sime!<br \/>\nXha Vehipi vdiq papritur n\u00eb vitin 1967! Grupit t\u00eb interrnuarve q\u00eb e shoq\u00ebruan n\u00eb varrezat e qytetit at dit\u00eb do t\u2019i ngjitesha edhe un\u00eb, mbasi iu luta me lot nd\u00ebr sy tim eti! Isha i vetmi f\u00ebmij\u00eb q\u00eb p\u00ebrcillja nj\u00eb mikun timin t\u00eb Madh, nj\u00eb m\u00ebsues t\u00eb pap\u00ebrs\u00ebritsh\u00ebm, q\u00eb edhe pse i hedhur midis balt\u00ebs, jetoi dhe vdiq si Zotni!<br \/>\nXha Vehipi, \u00ebsht\u00eb prej atyre q\u00eb ve\u00e7 e kan\u00eb fshikur paksa jet\u00ebn time, po brenda asaj fshikje ka mbetur krejt magjia e s\u00eb p\u00ebrjetshmes dhe ai mesazh i tij, paksa i heshtur, pa e ditur as vet\u00eb pse, m\u00eb merr dhe m\u00eb p\u00ebrcjell ngado q\u00eb v\u00ebrtitet jeta ime.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Jozef Radi N\u00eb kujtim t\u00eb Vehip Hoxh\u00ebs &nbsp; Ka njer\u00ebz q\u00eb ve\u00e7 ta fshikin paksa jet\u00ebn t\u00ebnde, po brenda asaj fshikje \u00ebsht\u00eb krejt magjia e s\u00eb p\u00ebrjetshmes dhe ai mesazh i tyre, paksa i heshtur, pa e ditur as vet\u00eb pse, t\u00eb merr dhe p\u00ebrcjell ngado q\u00eb v\u00ebrtitet jeta jote.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-2279","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-intervista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2279","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=2279"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2279\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2281,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2279\/revisions\/2281"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=2279"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=2279"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=2279"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}