{"id":2275,"date":"2013-01-05T22:32:30","date_gmt":"2013-01-05T22:32:30","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=2275"},"modified":"2013-01-05T22:33:07","modified_gmt":"2013-01-05T22:33:07","slug":"projekti-me-1800-shtet-i-pavarur-shqiptar-me-kater-pashalleqe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=2275","title":{"rendered":"Projekti m\u00eb 1800, shtet i pavarur shqiptar me kat\u00ebr pashall\u00ebqe"},"content":{"rendered":"<p><span><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/01\/Ali-Pashe-Tepelena.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-2276\" title=\"Ali Pashe Tepelena\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/01\/Ali-Pashe-Tepelena.jpg\" alt=\"\" width=\"354\" height=\"312\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/01\/Ali-Pashe-Tepelena.jpg 354w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/01\/Ali-Pashe-Tepelena-300x264.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 354px) 100vw, 354px\" \/><\/a>Fatmira Nikolli<\/span><\/p>\n<p><span>Ali Pash\u00eb Tepelena ka pasur korrespondenc\u00eb me mbretin dhe kryeministrin anglez t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb tij dhe iu ka rr\u00ebfyer atyre projektin p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb madhe e t\u00eb pavarur, rreth 200 vite m\u00eb par\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb rezultati i studimit t\u00eb prof. Irakli Ko\u00e7ollarit, q\u00eb k\u00ebto dit\u00eb boton librin &#8220;Burimet informative britanike p\u00ebr Ali Pash\u00ebn dhe Shqip\u00ebrin\u00eb&#8221;. <!--more-->Mbasi ka hulumtuar n\u00eb arkivat londineze, ai ka mundur t\u00eb siguroj\u00eb raportet q\u00eb agjenti sekret britanik William Martin Leake iu ka d\u00ebrguar epror\u00ebve pas bisedave me Ali Pash\u00ebn. Dokumentet q\u00eb botohen p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, hedhin drit\u00eb mbi projektin e pashait p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb madhe, ku p\u00ebrfshiheshin tri pashall\u00ebqe. Shtet-kombi i Ali Pash\u00ebs duket se do t\u00eb kishte edhe mb\u00ebshtetjen britanike. Dokumentet q\u00eb botohen p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, tregojn\u00eb bised\u00ebn mes Leake dhe Ali Pash\u00ebs, p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs zbardhet edhe projekti q\u00eb ka ky i fundit me pashain e Shkodr\u00ebs, at\u00eb t\u00eb Beratit dhe t\u00eb Seresit (qytet i vog\u00ebl n\u00eb Greqin\u00eb e sotme) p\u00ebr nj\u00eb shtet t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt shqiptar. DR. Irakli Ko\u00e7ollari flet p\u00ebr librin e tij t\u00eb fundit&#8230;<br \/>\nBotohet dhe del n\u00eb qarkullim k\u00ebto dit\u00eb libri &#8220;Arkivat sekrete britanike p\u00ebr Ali Pash\u00ebn dhe Shqip\u00ebrin\u00eb&#8221;. \u00c7far\u00eb sjell t\u00eb re p\u00ebr pashain e Tepelen\u00ebs studimi juaj?<br \/>\nAli Pasha vazhdon t\u00eb mbetet edhe sot nj\u00eb pasuri e madhe historike dhe nacionale. P\u00ebr t\u00eb ka ende \u00e7&#8217;t\u00eb k\u00ebrkosh, \u00e7&#8217;t\u00eb mbledh\u00ebsh e t\u00eb trajtosh. Tema e k\u00ebtij libri ka nj\u00eb natyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr disa arsye. \u00cbsht\u00eb fakt se Ali Pasha e b\u00ebri Europ\u00ebn t\u00eb kthej\u00eb syt\u00eb nga Shqip\u00ebria, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pas shum\u00eb shekujsh heshtjeje dhe harrese. Pasi mori pushtetin rreth vitit 1782, shum\u00eb shpejt u kthye n\u00eb nj\u00eb hegjemon t\u00eb fuqish\u00ebm, aq sa pas dy dekadash u b\u00eb njeriu m\u00eb i pushtetsh\u00ebm n\u00eb Ballkan. Ai b\u00ebhet faktor, jo vet\u00ebm p\u00ebr zonat p\u00ebrreth, Ballkanin, por edhe p\u00ebr Europ\u00ebn, e cila n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb p\u00ebrjetonte nd\u00ebshkimet e p\u00ebrgjakshme nga fushatat e Bonapartit. Trupat e k\u00ebtij t\u00eb fundit, pas pushtimit t\u00eb Italis\u00eb mb\u00ebrrit\u00ebn n\u00eb Prevez\u00eb, Parg\u00eb, Butrint, mor\u00ebn Shtat\u00eb ishujt e Jonit, Korfuzin etj., q\u00eb i takonin Venedikut. N\u00eb k\u00ebto kushte dhe me synime ekspansioni, Napoloni \u00e7oi njer\u00ebz p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar se si do t\u00eb pritej nj\u00eb pushtim i mundsh\u00ebm i territoreve t\u00eb Pashall\u00ebkut t\u00eb Janin\u00ebs nga shqiptar\u00ebt. Pas k\u00ebtyre nd\u00ebrmarrjeve franceze reaguan edhe anglez\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt d\u00ebrguan agjent\u00ebt e tyre ushtarak\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar se cilat do t\u00eb qen\u00eb hapat e m\u00ebtejsh\u00ebm q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrmerrnin armiqt\u00eb e tyre francez\u00eb. Anglez\u00ebt mb\u00ebrrit\u00ebn n\u00eb k\u00ebto an\u00eb si v\u00ebzhgues t\u00eb kujdessh\u00ebm, si k\u00ebqyr\u00ebs dhe informator\u00eb militar\u00eb, p\u00ebr t\u00eb njohur terrenet, p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar zakonet, traditat dhe bindjet e shqiptar\u00ebve, etj. Nd\u00ebrsa francez\u00ebt p\u00ebrgatiteshin p\u00ebr t\u00eb zbarkuar si agresor\u00eb.<br \/>\nNj\u00eb nga njer\u00ebzit e p\u00ebrzgjedhur q\u00eb u d\u00ebrgua personalisht nga mbreti dhe kryeministri anglez me k\u00ebt\u00eb mision, pra p\u00ebr t\u00eb v\u00ebzhguar situat\u00ebn, ishte kapiteni i njohur William Martin Leake. Ai mb\u00ebrriti n\u00eb k\u00ebto an\u00eb si nj\u00eb agjent ushtarak bashk\u00eb me nj\u00eb eprorin e tij, ushtarak dhe profesionist i talentuar, John Morier, nj\u00eb agjent v\u00ebrtet i sprovuar.<br \/>\nDeri tani historiografia jon\u00eb, por edhe m\u00eb gjer\u00eb ajo europiane, e cila \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me Ali Pash\u00ebn dhe historin\u00eb e k\u00ebtij gjysm\u00eb shekulli, ka njohur ato q\u00eb jan\u00eb th\u00ebn\u00eb nga botimet legale, publike, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se Leake \u00ebsht\u00eb njohur m\u00eb s\u00eb shumti si udh\u00ebtar romantik, autor i kujtimeve t\u00eb tij dhe jo si agjent sekret britanik, si nj\u00eb njeri i cili ishte d\u00ebrguar me misione t\u00eb caktuara ushtarake dhe politike.<br \/>\nN\u00eb librin e tij t\u00eb kujtimeve t\u00eb veta ai ka folur p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e shqiptar\u00ebt, traditat, historin\u00eb, ilir\u00ebt, trash\u00ebgimin\u00eb, zakonet, veshjet, etnografin\u00eb, gjuh\u00ebn e tyre, etj., por n\u00eb asnj\u00eb rast ai nuk na flet se kush qen\u00eb arsyet e v\u00ebrteta t\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Pashall\u00ebkun e Janin\u00ebs dhe \u00e7far\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje konkretisht bisedonte ai n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sekrete me Ali Pash\u00ebn.<br \/>\nP\u00ebrderisa Leake kishte mision dhe q\u00ebllime sekrete, si agjent sekret i Britanis\u00eb s\u00eb Madhe, \u00e7far\u00eb ka raportuar dhe nisur drejt Londr\u00ebs?<br \/>\nKa nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh dhe periodik raportesh dhe informacionesh me an\u00eb t\u00eb t\u00eb cilave Kapiteni i Artileris\u00eb Mbret\u00ebrore Willim Martin Leake ka informuar mbretin e Anglis\u00eb, kryeministrin dhe ministrin e Jasht\u00ebm Xhorxh Kaninng p\u00ebr detyrat q\u00eb i kishin ngarkuar. K\u00ebto asnj\u00ebher\u00eb deri m\u00eb sot nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb publike.<br \/>\nTani pas 200 vitesh, t\u00eb gjitha k\u00ebto informacione sekrete i kemi marr\u00eb, p\u00ebrkthyer dhe analizuar, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e librit tim. N\u00eb k\u00ebto kushte, tani p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb m\u00ebsojm\u00eb se:<br \/>\nCilat qen\u00eb p\u00ebrpjekjet e Ali Pash\u00ebs p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb shtet komb\u00ebtar shqiptar. K\u00ebto prirje dhe tendenca t\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb m\u00ebvet\u00ebsuar dhe indipendent pat\u00ebn natyrisht influencat dhe ndikimet e l\u00ebvizjes iluministe europiane, sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb lind\u00ebn tendencat p\u00ebr krijimin e shteteve t\u00eb para komb\u00ebtare n\u00eb Europ\u00eb. Kuptohet, nga dokumentacioni q\u00eb kemi siguruar, pra nga mesazhet q\u00eb Liku i ka d\u00ebrguar kryeministrit, mbretit, dhe ministrit t\u00eb Jasht\u00ebm britanik, m\u00ebsojm\u00eb shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb panjohura rreth synimeve t\u00eb tij p\u00ebr konceptin &#8216;Shqip\u00ebri&#8217; si nj\u00eb institucion territorial dhe etnik, p\u00ebr shqiptar\u00ebt si popull, shtrirjen dhe vendshtrirjen e tyre. Dokumentet jan\u00eb prov\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr k\u00ebto prirje t\u00eb Ali Pash\u00ebs dhe formimin nacional t\u00eb tij.<br \/>\nInformacionet q\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb p\u00ebrmes k\u00ebtij botimi jan\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb panjohura.<br \/>\nMaterialet arkivore b\u00ebjn\u00eb t\u00eb njohur dhe qart\u00ebsojn\u00eb se marr\u00ebdh\u00ebniet e Ali Pash\u00ebs me Britanin\u00eb e Madhe qen\u00eb m\u00eb t\u00eb mira sesa ato me rus\u00ebt apo francez\u00ebt. Tepelenasi i ka par\u00eb britanik\u00ebt jo si nj\u00eb fuqi ogurzez\u00eb dhe as si nj\u00eb shtet me synime ekspansioni ndaj trojeve shqiptare.<br \/>\nNdryshe i ka par\u00eb ai francez\u00ebt. Tek Bonaparti ai shikonte nj\u00eb fuqi k\u00ebrc\u00ebnuese, k\u00ebrc\u00ebnimi i s\u00eb cil\u00ebs ishte serioz p\u00ebr territoret e vendit t\u00eb tij. Ai kishte arritur n\u00eb k\u00ebto q\u00ebndrime sepse i kishte kontrolluar ata nga af\u00ebr, kishte grumbulluar informacione rreth veprimtaris\u00eb s\u00eb tyre dhe kishte konstatuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb se cilat qen\u00eb misionet dhe q\u00ebllimet ndaj tokave t\u00eb tij.<br \/>\nE kund\u00ebrta kishte ndodhur me britanik\u00ebt. Ai i ka par\u00eb britanik\u00ebt si aleat\u00eb serioz\u00eb p\u00ebr q\u00ebllimet e tij t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme si\u00e7 ishte krijimi i shtetit t\u00eb pavarur &#8211; nj\u00eb synim ky q\u00eb e kishte jo vet\u00ebm \u00ebnd\u00ebrr, por edhe objektiv t\u00eb pal\u00ebviz-sh\u00ebm &#8211; konstant, nga fillimi i karrier\u00ebs dhe gjer n\u00eb momentet e fundit t\u00eb jet\u00ebs. Dokumentet e k\u00ebtij libri ofrojn\u00eb shum\u00eb t\u00eb papritura rreth p\u00ebrpjekjeve t\u00eb pashait p\u00ebr krijimin e nj\u00eb shteti t\u00eb pavarur.<br \/>\nA ka folur p\u00ebr kufij t\u00eb k\u00ebtij shteti?<br \/>\nN\u00eb k\u00ebto dokumente del indirekt se cilat jan\u00eb synimet e tij territoriale. Ka nj\u00eb dokument interesant q\u00eb zbardh nj\u00eb bised\u00eb mes Ali Pash\u00eb Tepelen\u00ebs dhe Kapitenit William Leake. K\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit Leake e ka raportuar menj\u00ebher\u00eb tek epror\u00ebt n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe. Leake e ka pyetur pashain se cili do t\u00eb ishte q\u00ebndrimi i tij n\u00eb rast t\u00eb nj\u00eb invazioni t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb trupave t\u00eb Napoleonit? P\u00ebrgjigjja e tij ka qen\u00eb se, ai me shqiptar\u00ebt e tij do t&#8217;i kund\u00ebrvihej vendosm\u00ebrisht.<br \/>\nM\u00eb tej, Leeke e ka pyetur se si do t\u00eb reagonte ai n\u00ebse do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb mundshme turke? Pashai \u00ebsht\u00eb shprehur se, n\u00ebse do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb mundshme osmane, d\u00ebshira e tij \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb mobilizohet p\u00ebr t\u00eb realizuar shk\u00ebputjen p\u00ebrfundimtare nga Porta e Lart\u00eb dhe t\u00eb shpall\u00eb independenc\u00ebn e shtetit t\u00eb tij.<br \/>\nN\u00eb vazhdim, p\u00ebr t\u00eb detajuar p\u00ebrgjigjen, Leake e ka pyetur Ali Pash\u00ebn se &#8220;si do t\u00eb reagonin dy pashall\u00ebqet e tjera shqiptare me t\u00eb cilat kufizoheni, ai i Beratit dhe ai i Shkodr\u00ebs?&#8221;<br \/>\nP\u00ebrgjigjja e Ali Pash\u00ebs ka qen\u00eb tejet interesante: &#8220;Un\u00eb, &#8211; \u00ebsht\u00eb shprehur ai, &#8211; kam biseduar me dy pashallar\u00ebt shqiptar\u00eb, at\u00eb t\u00eb Shkodr\u00ebs dhe t\u00eb Beratit, madje edhe me Sulejman Pash\u00ebn e Seresit (qytet i vog\u00ebl n\u00eb Greqin\u00eb e sotme), dhe kemi vendosur q\u00eb n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb till\u00eb t\u00eb krijojm\u00eb shtetin ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt&#8221;.<br \/>\nP\u00ebrmes k\u00ebtij informacioni, Leake, nd\u00ebrsa njofton qeverin\u00eb e tij p\u00ebr bised\u00ebn e m\u00ebsip\u00ebrme, shton se, &#8220;Ky q\u00ebndrim i Ali Pash\u00ebs, na kujton nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb para 4 viteve t\u00eb Ibrahim Pash\u00ebs s\u00eb Beratit, i cili na ka pohuar n\u00eb bised\u00eb direkte t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb&#8221;.<br \/>\nKuptohet qart\u00eb pra, se ka pasur nj\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb gjer\u00eb p\u00ebr krijimin e nj\u00eb shteti shqiptar brenda trojeve t\u00eb pashall\u00ebqeve shqiptare.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb natyrisht nj\u00eb ngjarje shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme dhe e panjohur, q\u00eb shfaqet n\u00eb k\u00ebto dokumente q\u00eb dalin p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb drit\u00eb.<br \/>\nKa pasur pra nj\u00eb komunikim mes mbretit anglez dhe Ali Pash\u00ebs. \u00c7&#8217;kuptohet prej letrave t\u00eb shk\u00ebmbyera?<br \/>\nN\u00eb lib\u00ebr ka letra direkte edhe t\u00eb kryeministrit dhe t\u00eb ministrit t\u00eb Jasht\u00ebm anglez p\u00ebr Ali Pash\u00ebn. N\u00eb to pashai shqiptar vler\u00ebsohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb prej vet\u00eb atyre. Kuptohet q\u00eb Ali Pash\u00eb Tepelena ka pasur nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb ato dekada, p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet mes Anglis\u00eb dhe Turqis\u00eb, q\u00eb n\u00eb situata kritike mes k\u00ebtyre Fuqive t\u00eb M\u00ebdha ai ka qen\u00eb interlokutori m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb vendosjen e balancave dhe ekuilibrave mes tyre. Edhe k\u00ebto fakte, ne i m\u00ebsojm\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nga ky dokumentacion. Ka letra t\u00eb kryeministrit britanik, t\u00eb mbretit dhe ministrit t\u00eb Jasht\u00ebm, me vler\u00ebsime unikale p\u00ebr k\u00ebto kontribute dhe t\u00eb tjera, q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb Ali Pasha Britanis\u00eb s\u00eb Madhe.<br \/>\nDuhet t\u00eb rikujtoj se interesi i qeveris\u00eb britanike n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb ishte t\u00eb godiste ose t\u00eb frenonte ekspansionin francez n\u00eb k\u00ebto an\u00eb t\u00eb Ballkanit. Britanik\u00ebt shprehen qart\u00eb se &#8220;goditja e brigjeve jugore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb cenon interesat tona, britanike&#8221;. Pra, ata e donin dhe e vler\u00ebsonin Ali Pash\u00ebn si fuqi t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb ndaluar legjionet franceze, n\u00eb rastin e nj\u00eb agresioni t\u00eb mundsh\u00ebm n\u00eb k\u00ebto an\u00eb, nd\u00ebrsa ky i fundit k\u00ebrkonte nj\u00eb aleat t\u00eb fuqish\u00ebm nga jasht\u00eb p\u00ebr q\u00ebllimet dhe interesat e tij politike dhe ushtarake, si ndihm\u00eb dhe mb\u00ebshtetje n\u00eb rastin e nj\u00eb sulmi nga jasht\u00eb apo edhe n\u00eb rastin e shk\u00ebputjes dhe shpalljen e nj\u00eb shteti indipendent shqiptar.<br \/>\nSi p\u00ebrfundoi aleanca e pashait me britanik\u00ebt?<br \/>\nLibri sjell dokumente dhe t\u00eb dh\u00ebna, me t\u00eb papritura dhe t\u00eb panjohura, edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt q\u00eb pyesni. Nga informacionet dhe raportet sekrete t\u00eb agjent\u00ebve britanik\u00eb, del se Anglia e ka mb\u00ebshtetur fuqimisht Ali Pash\u00ebn dhe iden\u00eb p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, por ndryshimet e fundit politike n\u00eb Perandorin\u00eb Osmane, fatkeq\u00ebsisht imponuan tek qeveria britanike mendimin se p\u00ebr interesa t\u00eb tjera m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe pragmatiste duhet braktisur Ali Pasha e duhet mb\u00ebshtetur Turqia. Kjo p\u00ebrkon me koh\u00ebn kur pashai tepelenas pothuajse e kishte b\u00ebr\u00eb fakt shk\u00ebputjen. Rrethanat e krijuar rishtazi n\u00eb aren\u00ebn ballkanase dhe m\u00eb gjer\u00eb, nd\u00ebrsa ardhja e nj\u00eb Sulltani t\u00eb ri filloi qeverisjen me dor\u00eb t\u00eb hekurt, i ndryshoi pozicionin dhe orientimin e politik\u00ebs s\u00eb jashtme britanike p\u00ebr k\u00ebto an\u00eb ballkanike. &#8220;Foreign Office&#8221;-it i interesonte m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb aleanc\u00eb dhe marrdh\u00ebnie t\u00eb mira me nj\u00eb perandori (sikund\u00ebr ishte Perandoria Osmane) se sa nj\u00eb pashall\u00ebk. N\u00eb k\u00ebto rrethana, Britania e Madhe e la pashain t\u00eb ekspozuar ndaj hakmarrjes s\u00eb eg\u00ebr osmane.<br \/>\nAli Pasha, ishte nj\u00eb strateg, nj\u00eb diplomat i men\u00e7ur, nj\u00eb misionar me prirje nacionale dhe indipendentiste, apo nj\u00eb gjakatar, tiran, nacionalist?<br \/>\nN\u00eb koh\u00ebn kur ai jetoi, nuk kishte asnj\u00eb monark q\u00eb brenda form\u00ebs s\u00eb vet t\u00eb qeverisjes t\u00eb mos kishte tirani. Monarkit\u00eb mesjetare, kudo ku ato vegjetonin n\u00ebp\u00ebr Europ\u00eb, n\u00ebnkuptonin pushtet absolut: pra monark\u00eb n\u00eb duart e t\u00eb cil\u00ebve p\u00ebrqendroheshin pushteti ekzekutiv, ai legjislativ, ai gjyq\u00ebsor politik dhe mbase edhe ai moral. K\u00ebto ishin monarkit\u00eb mesjetare europiane me t\u00eb drejta absolute t\u00eb monarkut.<br \/>\nP\u00ebr k\u00ebto arsye, edhe tek Ali Pasha, ka brenda pushtetit t\u00eb tij edhe element\u00eb t\u00eb tiranit, por pa m\u00eb t\u00eb voglin dyshim, edhe t\u00eb vizionarit, t\u00eb reformatorit, t\u00eb njeriut me nj\u00eb kuraj\u00eb t\u00eb rrall\u00eb p\u00ebr t&#8217;u ngritur kund\u00ebr nj\u00eb rob\u00ebrie shekullore, por edhe t\u00eb nj\u00eb diplomati t\u00eb talentuar dhe t\u00eb nj\u00eb politikani t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm, si rrall\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb trevat e Ballkanit dhe m\u00eb gjer\u00eb.<br \/>\nBrenda k\u00ebtij politikani vizionar gjallojn\u00eb t\u00eb gjitha, por trendi dhe tendenca e tij dominohet nga ajo e nj\u00eb reformatori q\u00eb zgjoi p\u00ebrgjumjen e popujve t\u00eb Ballkanit dhe ushqeu kuraj\u00ebn e p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr pavar\u00ebsi. Nga k\u00ebto s&#8217;p\u00ebrjashtohej Ali Pasha. Ai ka b\u00ebr\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra me vler\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e shqiptar\u00ebt. Akoma s&#8217;kemi b\u00ebr\u00eb evidente gj\u00ebra t\u00eb tjera t\u00eb tij, si\u00e7 qe projekt-marr\u00ebveshja ligjore q\u00eb ai b\u00ebri me rus\u00ebt n\u00eb vitin 1796 p\u00ebr krijimin e nj\u00eb shteti.<br \/>\nTek ky njeri shohim pararend\u00eb-sin e formimit t\u00eb nd\u00ebrgjegjes nacionale. Lexuesi do shoh\u00eb mendimin e tij se \u00e7&#8217;jan\u00eb shqiptar\u00ebt e kombi i tyre. Ai \u00ebsht\u00eb njeriu i par\u00eb q\u00eb u m\u00ebsoi shqiptar\u00ebve dhe grek\u00ebve rebelimin kundra Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, kund\u00ebr rob\u00ebris\u00eb osmane. Pashall\u00ebku i tij ato koh\u00eb pati lul\u00ebzimin m\u00eb t\u00eb madh ekonomik nd\u00ebr zonat n\u00ebn Perandorin\u00eb Osmane. Shum\u00eb prej nd\u00ebrtimeve t\u00eb tij ne i kemi monumente t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore dhe nj\u00eb pjes\u00eb e madhe tjet\u00ebr e nd\u00ebrtuar prej tij jan\u00eb jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb Greqi. Ali Pasha ishte njeriu q\u00eb mb\u00ebshteti ngritjen e shkollave t\u00eb para, ai ngriti &#8220;Zosimea&#8221;-n n\u00eb Janin\u00eb dhe shkoll\u00ebn tjet\u00ebr &#8220;Bolano&#8221;. Ishte i pari q\u00eb \u00e7oi student\u00eb me burs\u00eb n\u00eb Milano, Dresden, Vjen\u00eb, q\u00eb u kthyen si mjek\u00eb, nd\u00ebrtues, etj. Ai \u00ebsht\u00eb kontribuuesi m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs n\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb greke, pasi gjith\u00eb komandant\u00ebt e tij u b\u00ebn\u00eb luft\u00ebtar\u00ebt m\u00eb aktiv\u00eb p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb greke dhe ministra n\u00eb qeverin\u00eb e shtetit t\u00eb par\u00eb grek. Kryeministri i par\u00eb grek, Koleti, ka qen\u00eb minist\u00ebr i Financave te Ali Pasha.<br \/>\nJanina, pashall\u00ebku i fuqish\u00ebm i Ali Pash\u00eb Tepelen\u00ebs, sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb Greqi, bashk\u00eb me trupin e pashait&#8230;<br \/>\nTrupi \u00ebsht\u00eb i varrosur n\u00eb Janin\u00eb, nd\u00ebrsa koka n\u00eb Stamboll, dhe kjo \u00ebsht\u00eb e sigurt. Ka nj\u00eb varr t\u00eb kok\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Stamboll. Pas procesionit q\u00eb b\u00ebhej me kokat e prera t\u00eb rebel\u00ebve, ato flakeshin. Por, n\u00eb rastin e kok\u00ebs s\u00eb Ali Pash\u00ebs ajo pati nj\u00eb fat tjet\u00ebr. Ka qen\u00eb nj\u00eb dervish shqiptar, mik i familjes s\u00eb tij, q\u00eb e bleu kok\u00ebn e tepelenasit, pra ka paguar p\u00ebr ta marr\u00eb kok\u00ebn e prer\u00eb t\u00eb Ali Pash\u00ebs q\u00eb ta varroste. Dhe k\u00ebshtu b\u00ebri. Natyrisht q\u00eb un\u00eb disponoj t\u00eb dh\u00ebnat e mjaftueshme p\u00ebr vendndodhjen e varrit t\u00eb kok\u00ebs s\u00eb tij. Aty ku \u00ebsht\u00eb varrosur ajo, gjenden, n\u00eb krah t\u00eb tij, edhe varret e dy djemve dhe nipit t\u00eb tij. Duke gjykuar si historian, vler\u00ebsoj se \u00ebsht\u00eb me interes nisma p\u00ebr sjelljen e kok\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj figure me vlera dhe r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr historin\u00eb e vendit ton\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><em><strong>Gazeta Shqiptare, 05 Janar 2013<\/strong><\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fatmira Nikolli Ali Pash\u00eb Tepelena ka pasur korrespondenc\u00eb me mbretin dhe kryeministrin anglez t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb tij dhe iu ka rr\u00ebfyer atyre projektin p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb madhe e t\u00eb pavarur, rreth 200 vite m\u00eb par\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb rezultati i studimit t\u00eb prof. Irakli Ko\u00e7ollarit, q\u00eb k\u00ebto dit\u00eb boton librin &#8220;Burimet informative britanike p\u00ebr Ali&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[3],"tags":[],"class_list":["post-2275","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2275","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=2275"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2275\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2278,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2275\/revisions\/2278"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=2275"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=2275"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=2275"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}