{"id":2099,"date":"2012-12-05T17:54:48","date_gmt":"2012-12-05T17:54:48","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=2099"},"modified":"2012-12-05T17:54:48","modified_gmt":"2012-12-05T17:54:48","slug":"ne-nderim-te-ibrahim-rugoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=2099","title":{"rendered":"Ne nderim te Ibrahim Rugoves"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/12\/IBRAHIM-RUGOVA.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-2100\" title=\"IBRAHIM RUGOVA\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/12\/IBRAHIM-RUGOVA.jpg\" alt=\"\" width=\"645\" height=\"290\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/12\/IBRAHIM-RUGOVA.jpg 645w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/12\/IBRAHIM-RUGOVA-300x134.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 645px) 100vw, 645px\" \/><\/a>IBRAHIM RUGOVA<\/p>\n<p>Koh\u00ebt e fundit, politikan\u00eb, akademik\u00eb dhe disa nga ata q\u00eb konsiderohen si &#8221;mendjet m\u00eb t\u00eb ndritura&#8221; \u00a0t\u00eb kombit shqiptar debatojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb 100-vjetor t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb Komb\u00ebtare mbi &#8221;meritat&#8221; e Enver Hoxh\u00ebs dhe t\u00eb Ahmet Zogut, <!--more-->si dhe mbi rolin e tyre n\u00eb historin\u00eb komb\u00ebtare, duke ngulur\u00a0 k\u00ebmb\u00eb se n\u00ebqoftse flitet p\u00ebr meritat e nj\u00ebrit duhet t\u00eb flasim edhe meritat e t\u00eb tjetrit. Vazhdim ndasish\u00eb e p\u00ebr\u00e7arjesh! \u00a0Seriozisht, n\u00ebqoftse\u00a0 me ket\u00eb diskurs politik e shoq\u00ebror fillohet shekulli i ri \u00a0ishqiptar\u00ebve, , at\u00ebher\u00eb \u00a0Zot na ruaj prej s\u00eb keq\u00ebs, si individ dhe si komb!<\/p>\n<p>Un\u00eb si njeri i thjesht\u00eb &#8212; preferoj q\u00eb n\u00eb 100-vjetorin e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe n\u00eb 68-vjetorin e lindjes s\u00eb tij, t\u00eb kujtoj dhe t\u00eb flas p\u00ebr nj\u00eb njeri q\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ka merita, \u00a0\u00a0Presidentin e par\u00eb historik t\u00eb Dardanis\u00eb antike, Dr. Ibrahim Rugov\u00ebn, prij\u00ebsin e madh t\u00eb kombit shqiptar &#8212; p\u00ebr kontributet e tija dhe rolin q\u00eb ai ka luajtur n\u00eb historin\u00eb moderne komb\u00ebtare.\u00a0 \u00a0Arkitekti i Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, dhe themeluesi i diplomacis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, filloi veprimtarin\u00eb e tij diplomatike n\u00eb Shtetet e Bashkuara \u00a0t\u00eb \u00a0Amerik\u00ebs q\u00eb n\u00eb vitin 1989, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb siguronte p\u00ebrkrahje nga ky vend p\u00ebr shqiptar\u00ebt e shum\u00ebvuajtur t\u00eb Kosov\u00ebs dardane. \u00a0\u00a0Ai nuk mburrej me retorik\u00eb boshe, si\u00e7 thot\u00eb m\u00eb posht\u00eb edhe\u00a0 ish-kryeministri britanik Toni Blerpor, por kishte vizione t\u00eb qarta p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardh\u00ebme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr kombin e vet. \u00a0Q\u00eb n\u00eb fillim, ai u vu n\u00eb krye t\u00eb l\u00ebvizjes p\u00ebr pavar\u00ebsi duke th\u00ebn\u00eb se \u201czgjidhja m\u00eb e mir\u00eb \u00ebsht\u00eb Kosova e pavarur e neutrale, e hapur ndaj Shqip\u00ebris\u00eb e Serbis\u00eb n\u00ebn nj\u00eb administrim civil nd\u00ebrkomb\u00ebtar, si faz\u00eb kalimtare\u201d. \u00a0Ashtu edhe ndodhi. \u00a0Ai gjithashtu \u00e7&#8217;prej fillimit, kishte deklaruar &#8221;miq\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrhershme midis popullit shqiptar dhe popullit amerikan\u2019\u2019, pasi ishte i betuar q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte aq sa kishte mund\u00ebsi\u00a0 p\u00ebr \u00a0rrug\u00ebn q\u00eb duhej t\u00eb ndjekin shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs dhe kombi shqiptar n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, p\u00ebr t\u00eb z\u00ebn\u00eb vendin ku i takon dhe ku e ka caktuar vet i Madhi Zot, dmth, n\u00eb radh\u00ebn e kombeve t\u00eb p\u00ebrparuara p\u00ebrendimore.<\/p>\n<p>Ai besonte n\u00eb miq\u00ebsin\u00eb e fort\u00eb me Shtetet e Bashkuara, si nj\u00eb mjet q\u00eb do t\u00eb \u00e7onte kombin shqiptar drejt\u00eb integrimit me bot\u00ebn per\u00ebndimore. \u00a0Sa ishte gjall\u00eb, ai udh\u00ebhoqi popullin e vet gjat\u00eb nj\u00eb periudhe jashtzakonisht t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, gj\u00eb q\u00eb e b\u00ebri at\u00eb simbol krenarie n\u00eb radh\u00ebt e bashkatdhetar\u00ebve t\u00eb tij &#8212; mbrenda dhe jasht\u00eb trojeve\u00a0 shqiptare &#8212; p\u00ebr veprimtarin\u00eb patriotike si edhe t\u00eb njohur an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs p\u00ebr diplomacin\u00eb e tij shum\u00eb vje\u00e7are, vajtje-ardhje, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vizitonte Washingtonin dhe kryeqytetet evropiane p\u00ebr t\u00eb takuar udh\u00ebheqsit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb bot\u00ebs p\u00ebrendimore.\u00a0 \u00a0K\u00ebjo n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb \u00e7liruar popullin e vet nga zgjedha serbe dhe p\u00ebr t\u00eb realizuar \u00ebndrr\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt \u00a0t\u00eb \u00a0t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve: Pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs. \u00a0\u00a0K\u00ebjo nd\u00ebrmarrje ose aktivitet diplomatik nga ana e tij, nuk ishte aspak m\u00eb i vog\u00ebl se sa p\u00ebrpjekjet e rilindasve t\u00eb cil\u00ebt shpall\u00ebn Pavar\u00ebsin\u00eb Komb\u00ebtare me 28 N\u00ebntor, 1912 n\u00eb Vlor\u00eb.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb 100-vjetor t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb Komb\u00ebtare me t\u00eb drejt\u00eb u theksua nga udh\u00ebheqsit shqiptar\u00eb dhe t\u00eb tjer\u00eb, se gjat\u00eb gjith\u00eb historis\u00eb s\u00eb tij, kombi shqiptar i ka dh\u00ebn\u00eb bot\u00ebs figura t\u00eb m\u00ebdha me t\u00eb cilat krenohet \u00a0i mbar\u00eb kombi. \u00a0\u00a0N\u00eb k\u00ebt\u00eb 100-vjetor dhe n\u00eb 68-vjetorin e lindjes s\u00eb tij, shqiptar\u00ebt kudo duhet t\u00eb jen\u00eb krenar\u00eb p\u00ebr meritat e Presidentit Rugova dhe veprimtarin\u00eb e tij drejt\u00eb \u00e7lirimit dhe pavar\u00ebsis\u00eb, pasi pa Pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs,\u00a0 p\u00ebr realizimin e s\u00eb cil\u00ebs ai dha nj\u00eb kontribut historik, pavar\u00ebsia e Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb ishte gjysmake. \u00a0Si \u00a0figura ky\u00e7e e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe si nj\u00ebri nd\u00ebr figurat m\u00eb t\u00eb shquara dhe m\u00eb t\u00eb njohura bot\u00ebrisht t\u00eb kombit shqiptar, ai kishte fituar besimin dhe admirimin e bot\u00ebs, \u00a0p\u00ebrfshir\u00eb edhe\u00a0 figurat m\u00eb t\u00eb dalluara t\u00eb politik\u00ebs amerikane.<\/p>\n<p>Kur nd\u00ebrroi jet\u00eb Presidenti Ibrahim Rugova, presidenti amerikan n\u00eb detyr\u00eb, republikani Xhorxh Bush e kujtoi udh\u00ebheqsin shqiptar duke th\u00ebn\u00eb se, &#8220;Shtetet e Bashkuara, me vdekjen e Presidentit Rugova, humb\u00ebn nj\u00eb mik me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb madh, i cili siguroi gjithashtu edhe respektin e t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebs p\u00ebr q\u00ebndrimet e tija kund\u00ebr dhun\u00ebs.&#8221;\u00a0 \u00a0Presidenti \u00a0tjet\u00ebr amerikan, demokrati Bill Klinton, statuja e t\u00eb cilit hijeshon sot e p\u00ebrgjithmon\u00eb Prishtin\u00ebn, dhe \u00a0i cili kishte takuar shpesh\u00a0 ish-udh\u00ebheqsin e Kosov\u00ebs, \u00a0ka th\u00ebn\u00eb \u00a0se &#8221;nuk kishte avokat m\u00eb t\u00eb mir\u00eb q\u00eb t\u00eb shpjegonte m\u00eb mir\u00eb hallet e kombit shqiptar dhe t\u00eb drejtat e tija&#8221;, se sa Presidenti \u00a0Ibrahim Rugova.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa ish-kryeminsitri britanik, Toni Bler, duke kujtuar\u00a0 takimin e tij me Presidentin Rugova n\u00eb fund t\u00eb vititit 1998, i tha parlamentit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Korrik t\u00eb 2010-\u00ebs se Presidenti Rugova \u201cishte i qet\u00eb, nj\u00eb njeri shum\u00eb modest\u2026.Ai m\u00eb tha t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn p\u00ebr Kosov\u00ebn. \u00a0P\u00ebr vuajtjet e popullit t\u00eb vet, p\u00ebr nevoj\u00ebn q\u00eb bota t\u00eb d\u00ebgjonte (p\u00ebr fatin e shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs) si\u00a0 dhe p\u00ebr obligimin e bot\u00ebs p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb. \u00a0Ai nuk b\u00ebrtiste dhe nuk u p\u00ebrpoq t\u00eb m\u00eb bind\u00eb\u00a0 me sllogane ose me gjeste ekstravagante. \u00a0Ai foli me nj\u00eb z\u00eb t\u00eb ul\u00ebt por me sinqeritetin m\u00eb t\u00eb madh\u2026 duke m\u00eb k\u00ebrkuar ndihm\u00eb p\u00ebr popullin e vet\u2026.Un\u00eb i thash\u00eb Britania e Madhe do\u00a0 t\u00eb ndihmoj\u00eb. Un\u00eb ia dhash\u00eb atij \u2018\u2019Bes\u00ebn\u2019\u2019, dhe bes\u00ebn ia mbajta\u2019\u2019 tha Zoti Bler.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong>Ibrahim Rugova ishte nj\u00eb p\u00ebrfaqsues ndryshe, i cili i bindur dhe i vendosur p\u00ebr rrug\u00ebn q\u00eb duhej ndjekur dhe p\u00ebr objektivin q\u00eb duhej t\u00eb realizonin shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs, si pjes\u00eb e pa ndar\u00eb e kombit shqiptar, me personalitetin e tij t\u00eb urt\u00eb dhe plot durim, i shpjegoi nj\u00eb bote skeptike p\u00ebrdhunimet dhe padrejt\u00ebsit\u00eb historike ndaj kombit shqiptar.\u00a0 \u00a0Ai e tregoi veten si nj\u00eb avokat i palodh\u00ebsh\u00ebm i forcimit t\u00eb lidhjeve natyrale t\u00eb kombit shqiptar me Per\u00ebndimin, e sidomos me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb festimeve me rastin e 100-vjetorit, me t\u00eb drejt\u00eb u fol p\u00ebr rolin q\u00eb Amerika ka luajtur n\u00eb konsolidimin e pavar\u00ebsis\u00eb\u00a0 si edhe p\u00ebr miq\u00ebsin\u00eb \u00a0q\u00eb ekziston midis popullit amerikan dhe shqiptar\u00ebve.\u00a0 Udh\u00ebheqsit shqiptar\u00eb\u00a0 shpreh\u00ebn mir\u00ebnjohjen ndaj p\u00ebrkrahjes amerikane p\u00ebr Pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar dhe p\u00ebr \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs, q\u00eb \u00a0m\u00eb n\u00eb fund \u00e7oi n\u00eb\u00a0 pavar\u00ebsin\u00eb \u00a0q\u00eb g\u00ebzon sot Kosova, por edhe p\u00ebr \u00a0rolin n\u00eb konsolidimin e demokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Kosov\u00eb, k\u00ebto 20 vitet e fundit. \u00a0\u00a0Ibrahim Rugova ishte nj\u00ebri nd\u00ebr arkitekt\u00ebt, e pse t\u00eb mos themi krye-arkitekti modern i k\u00ebtyre marr\u00ebdh\u00ebnjeve.\u00a0 At\u00ebher\u00eb, \u00a0n\u00ebqoftse n\u00eb k\u00ebt\u00eb 100-vjetor t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, marr\u00ebdh\u00ebnjet amerikano-shqiptare jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, ashtu si\u00e7 mendojn\u00eb shum\u00eb v\u00ebrejt\u00ebs t\u00eb mbrendsh\u00ebm dhe t\u00eb jasht\u00ebm, nj\u00eb pjes\u00eb e kredis\u00eb p\u00ebr zhvillimin e mir\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre marr\u00ebdh\u00ebnjeve gjat\u00eb nj\u00ebzet e sa vjet\u00ebve t\u00eb fundit, duhet t&#8217;i shkoj\u00eb Presidentit Rugova.<\/p>\n<p>Kur Ibrahim Rugova b\u00ebnte thirrje p\u00ebr &#8221;Miq\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrher\u00ebshme me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs&#8221; dhe kur ai p\u00ebrfundonte \u00e7do fjalim me th\u00ebnjen &#8221;God Bless America&#8221;, &#8221;Zoti e Bekoft\u00eb Amerik\u00ebn&#8221;, \u00a0shum\u00eb nga kritik\u00ebt e tij at\u00ebher\u00eb dhe sot nuk e kishin kuptuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb afat\u00a0 gjat\u00eb t\u00eb mesazhit t\u00eb Ibrahim Rugov\u00ebs, p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnjet e ngushta amerikano-shqiptare.<\/p>\n<p>Merita tjet\u00ebr q\u00eb\u00a0 i duhet njohur Ibrahim Rugov\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb 100-vjetor t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb Komb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb se ai besonte se kombi shqiptar duhet t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb baz\u00ebn e ekzistenc\u00ebs s\u00eb tij mbi vlerat dhe trash\u00ebgimin\u00eb shpirt\u00ebrore dhe patriotike t\u00eb rilindasve t\u00eb cil\u00ebt 100-vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb, shpall\u00ebn pavar\u00ebsin\u00eb komb\u00ebtare, \u00a0dhe jo mbi nj\u00eb trash\u00ebgimi \u00a0regjimesh e p\u00ebrfaqsuesish t\u00eb idelogjive t\u00eb huaja, sllavo-aziatike.\u00a0 \u00a0Ai ishte udh\u00ebheqsi i par\u00eb shqiptar \u00e7\u2019prej rilindasve, q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund i k\u00ebtheu syt\u00eb e mendjen nga Perendimi \u2013 dhe jo drejt\u00eb Mosk\u00ebs, Beogradit, Athin\u00ebs ose Pekinit \u2013 nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe aleat\u00ebt e tyre per\u00ebndimor\u00eb.<\/p>\n<p>Me nj\u00eb kultur\u00eb dhe qytet\u00ebrim njer\u00ebzor plot\u00eb urt\u00ebsi, t\u00eb bazuar n\u00eb traditat dhe vlerat m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb fisit t\u00eb Arb\u00ebrit, si dhe n\u00eb vlerat humane t\u00eb njer\u00ebzimit, \u00a0Ibrahim Rugova ishte i pal\u00ebkundur n\u00eb q\u00ebndrimin e tij, si\u00e7 ishte dhe shumica e rilindasve, se e ardhmja e shqiptar\u00ebve duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb integrimin e tyre n\u00eb radh\u00ebt e kombeve t\u00eb p\u00ebrparuara t\u00eb Per\u00ebndimit. \u00a0\u00a0P\u00ebr k\u00ebto dhe shum\u00eb merita t\u00eb tjera pra, duhet q\u00eb me krenari t\u00eb p\u00ebrkujtojm\u00eb Presidentin e par\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb 100-vjetor t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb Komb\u00ebtare dhe n\u00eb 68-vjetorin e lindjes s\u00eb tij.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>IBRAHIM RUGOVA Koh\u00ebt e fundit, politikan\u00eb, akademik\u00eb dhe disa nga ata q\u00eb konsiderohen si &#8221;mendjet m\u00eb t\u00eb ndritura&#8221; \u00a0t\u00eb kombit shqiptar debatojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb 100-vjetor t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb Komb\u00ebtare mbi &#8221;meritat&#8221; e Enver Hoxh\u00ebs dhe t\u00eb Ahmet Zogut,<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[3],"tags":[],"class_list":["post-2099","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2099","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=2099"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2099\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2101,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2099\/revisions\/2101"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=2099"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=2099"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=2099"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}