{"id":2067,"date":"2012-11-29T18:18:01","date_gmt":"2012-11-29T18:18:01","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=2067"},"modified":"2012-11-29T18:27:41","modified_gmt":"2012-11-29T18:27:41","slug":"referati-i-naum-profitit-ne-100-vjetorin-e-pavaresise-mbajtur-ne-detroit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=2067","title":{"rendered":"Referati i Naum Priftit ne 100 Vjetorin e Pavaresise, mbajtur ne Detroit"},"content":{"rendered":"<p align=\"center\"><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/11\/naum-prifti.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-2068\" title=\"naum prifti\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/11\/naum-prifti.jpg\" alt=\"\" width=\"192\" height=\"210\" \/><\/a>\u2018100 VJET VAT\u00cbR\u2019<\/strong><\/p>\n<p align=\"center\"><strong>-V\u00ebshtrim i shkurt\u00ebr historik-<\/strong><\/p>\n<p align=\"center\"><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Naum Prifti<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Federata Panshqiptare Vatra mbushi 100 vjet k\u00ebt\u00eb vit, \u00e7ka na b\u00ebn t\u00eb ndihemi krenar\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr jet\u00ebgjat\u00ebsin\u00eb e saj, por sidomos p\u00ebr veprimtarin\u00eb patriotike n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Atdheut, ndaj p\u00ebrulemi me nderim p\u00ebrpara krijuesve t\u00eb saj dhe gjith\u00eb veprimtar\u00ebve dhe aktivist\u00ebve nj\u00ebher\u00ebsh ju shprehim mir\u00ebnjohje gjith\u00eb Vatran\u00ebve t\u00eb sot\u00ebm q\u00eb vazhdojn\u00eb t\u2019ia kushtojn\u00eb energjit\u00eb e tyre k\u00ebsaj embleme t\u00eb \u00e7muar t\u00eb m\u00ebm\u00ebdheut ton\u00eb.<!--more--><\/p>\n<p>Sot VATRA g\u00ebzon respektin dhe dashurin\u00eb e shqiptar\u00ebve n\u00eb t\u00eb dyja an\u00ebt e Atlantikut dhe n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn ku ka shqiptar\u00eb, p\u00ebr sh\u00ebrbimet e m\u00ebdha q\u00eb kreu ndaj kombit n\u00eb \u00e7astet m\u00eb kritike, ndaj lavdia e saj u rrit tok me vitet dhe s\u2019ka t\u00eb krahasuar me asnj\u00eb shoqat\u00eb tjet\u00ebr. Dy ishin faktor\u00ebt kryesor\u00eb p\u00ebr ngjizjen e saj, atdhedashuria e shqiptar\u00ebve dhe ndikimi i demokracis\u00eb Amerikane. Do paraqes shkurtimisht si u trup\u00ebzua kjo ide duke e ilustruar me kujtimet e patriotit Kristo Floqit, nj\u00eb nga personazhet kryesor\u00eb t\u00eb themelimit t\u00eb saj dhe i vetmi q\u00eb ka shkruar kujtimet e tij rreth k\u00ebtij evenimenti. Kujtimet e tij u botuan m\u00eb 1937 n\u00eb revist\u00ebn LEKA me rastin e 25 vjetorit t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas tij, shoq\u00ebria BESA-BES\u00cb e Bostonit pas mosmarr\u00ebveshjeve q\u00eb pati me Faik Konic\u00ebn, redaktorin e gazet\u00ebs s\u00eb tyre DIELLI, vendosi t\u2019ia besonin drejtimin e saj Avokatit Kristo Floqit. Ai e nisi pun\u00ebn duke mbajtur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb takimesh me kolonit\u00eb shqiptare, ku nisi t\u00eb propagandonte\u00a0 bashkimin e shoq\u00ebrive me nj\u00eb program patriotik. Delegat\u00ebt e shoq\u00ebrive u mblodh\u00ebn n\u00eb Boston m\u00eb 11 dhjetor 1911. Midis tyre ishte edhe Fan Noli, i cili sapo kishte ardhur, kurse Faik Konica nuk pranoi t\u00eb vinte, por u mjaftua t\u2019i d\u00ebrgonte nism\u00ebtarit nj\u00eb let\u00ebr, ku i shkruante \u201cse nuk kishte dijeni p\u00ebr mbledhjen dhe asaj s\u00eb djele qe i oukupuar me nj\u00eb pun\u00eb tjet\u00ebr.\u201d Dhe letra vazhdonte: \u201cAto q\u00eb thoni p\u00ebr bashkimin jan\u00eb t\u00eb p\u00eblqyera dhe pa dyshim duhet t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb gjetshim nj\u00eb formull\u00eb t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb ta mbarojm\u00eb pa prishur pun\u00ebt q\u00eb kemi trajtuar deri tani me shum\u00eb mundime. Kemi komitetin ton\u00eb k\u00ebtu (<em>Flamurin e Kruj\u00ebs<\/em>) dhe nuk shohim ndonj\u00eb arsye q\u00eb ta prishim. \u00cbsht\u00eb e udh\u00ebs t\u00eb prishen pun\u00ebra pa rregull e pa program, por jo pun\u00ebra t\u00eb nd\u00ebrtuara me kujdes. Besoj k\u00ebto t\u2019i peshoni dhe t\u00eb m\u00eb jepni t\u00eb drejt\u00eb. Mbetem juaji me bes\u00eb, Faik Komitza d.v.\u201d Autori i kujtimeve shpreh q\u00ebndrimin e vet kritik ndaj Faik Konic\u00ebs.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb nga mbledhja doli propozimi t\u00eb ngrihej nj\u00eb komision i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Faik Konitza, Kristo Floqi, At Fan Noli dhe Paskal Aleksi. Komisioni nism\u00ebtar u d\u00ebrgoi letra t\u00eb gjitha shoqatave duke i pyetur si e d\u00ebshirojn\u00eb bashkimin, n\u00eb form\u00eb t\u00eb centralizuar apo si Federat\u00eb. Propozimi p\u00ebr Federat\u00eb ishte shp\u00ebtimtar mbasi shoqatat shqiptare pa p\u00ebrjashtim donin t\u00eb ruanin pavar\u00ebsin\u00eb e tyre dhe kryetar\u00ebt p\u00ebrkat\u00ebs par\u00ebsin\u00eb e tyre, ndaj dhe u miratua prej t\u00eb gjith\u00ebve. N\u00eb mbledhjen e radh\u00ebs komisioni mori vendim t\u00eb hartohej kanunorja dhe t\u00eb gjendej nj\u00eb em\u00ebr p\u00ebr federat\u00ebn.\u00a0 Dikush propozoi em\u00ebrtimin PLUGU, dikush KASTRIOTI, P\u00cbRLINDJA, PARMENDA, dhe s\u00eb fundi Fan Noli shqiptoi VATRA, q\u00eb u prit me rrudhje buz\u00ebsh nga t\u00eb pranishmit. Vet\u00ebm pasi Noli shpjegoi kuptimin metaforik t\u00eb saj, propozimi i tij u miratua. Ishte data 28 Prill i vitit 1912, dita historike e krijimit t\u00eb Vatr\u00ebs. <a title=\"\" href=\"file:\/\/\/C:\/Users\/Pjeter%20Jaku\/Documents\/DEDAJ%20NDUE.docx#_ftn1\">[1]<\/a><\/p>\n<p>Veprimtaria e Vatr\u00ebs shk\u00eblqeu gjat\u00eb dhjet\u00eb viteve t\u00eb par\u00eb t\u00eb krijimit t\u00eb saj. Pas dor\u00ebheqjes s\u00eb detyruar t\u00eb Ismail Qemalit nga posti i kryeministrit m\u00eb 1913, atdheu mbeti pa qeveri. Nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb shp\u00ebrtheu Lufta e Par\u00eb Bot\u00ebrore dhe vendi u pushtua nga forcat nd\u00ebrluftuese. Funksionet e nj\u00eb qeverie shqiptare n\u00eb m\u00ebrgim i mori Vatra. Ajo kreu aktivitet diplomatik me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shteteve t\u00eb Europ\u00ebs dhe n\u00eb Amerik\u00eb, ku ve\u00e7ojm\u00eb takimin me Presidentin e ShBA Wilson dhe deklarat\u00ebn e tij se do ta mbronte shtetin e ri shqiptar me vot\u00ebn e tij. Dhe e mbajti fjal\u00ebn. Wilsoni e shp\u00ebtoi Shqip\u00ebrin\u00eb nga cop\u00ebtimi, nd\u00ebrsa komunist\u00ebt shqiptar\u00eb ia vishnin meritat Leninit, nj\u00eb profesori liceu q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte emigrant n\u00eb Zvic\u00ebr t\u00eb cilin nuk e njihte askush. Vatra nisi delegacione pas delegacionesh n\u00eb Shqip\u00ebri, luft\u00ebtar\u00eb p\u00ebr \u00e7lirimin e Vlor\u00ebs m\u00eb 1920 dhe m\u00eb pas nj\u00eb kontigjent m\u00ebsuesish p\u00ebr shkollat shqipe. Mbresa t\u00eb forta la banda muzikore e Vatr\u00ebs, e drejtuar nga Thoma Nashi, e cila n\u00eb \u00e7do qytet q\u00eb shkeli, ngjalli shpirtin e krenaris\u00eb komb\u00ebtare me marshet patriotike.<\/p>\n<p>Pas kryengritjes s\u00eb Qershorit 1924, kryeminist\u00ebr u zgjodh Fan Noli, nj\u00eb nga krer\u00ebt e Vatr\u00ebs. N\u00eb sfer\u00ebn diplomatike fitorja m\u00eb e madhe e qeveris\u00eb s\u00eb Nolit ishte hyrja e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Lidhjen e Kombeve n\u00eb Gjenev\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb e vetmja merit\u00eb q\u00eb Fan Noli ia njeh vetes si kryeminist\u00ebr. Noli idealist donte nj\u00eb shtet demokratik sipas modelit amerikan n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb prapambetur gjysm\u00ebfeudal, ndaj dhe nuk pati sukses. Gjithsesi Shqip\u00ebria ishte i pari shtet q\u00eb futi sistemin republikan midis monarkive t\u00eb Ballkanit. Edhe pse pati jet\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr, qeveria e Nolit la gjurm\u00eb t\u00eb thella n\u00eb historin\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Fitorja e Zogut me ndihm\u00ebn e bandave t\u00eb huajtura nga kryeministri serb Pashi\u00e7, solli tronditje t\u00eb thella te Federat\u00ebn Vatra. Fan Noli dhe Faik Konica u ndan\u00eb n\u00eb dy kampe kund\u00ebrshtare. Dashuria p\u00ebr atdheun i bashkoi, politika i ndau. Fan Noli u shfron\u00ebzua nga Zogu, nd\u00ebrsa Konica u em\u00ebrua prej Zogut ambasador n\u00eb Amerik\u00eb. Polemika midis tyre shpesh ka tone t\u00eb ashpra, po nd\u00ebrkoh\u00eb ata vazhdonin ta ruanin respektin reciprok. Kur Noli u s\u00ebmur n\u00eb mesin e viteve \u201930 dhe mbeti ngusht\u00eb ekonomikisht, iu drejtua Konic\u00ebs ta ndihmonte n\u00ebp\u00ebrmjet qeveris\u00eb shqiptare.\u00a0 Zogu i d\u00ebrgoi menj\u00ebher\u00eb 3000 franga ar, me t\u00eb cilat ai pagoi mjekun dhe ila\u00e7et. Pranimin e t\u00eb hollave nga Zogu komunist\u00ebt e cil\u00ebsuan m\u00ebkat t\u00eb pafalsh\u00ebm, kapitullim, tradh\u00ebti, por Noli mbrohet duke pohuar me sinqeritet: \u201cPo t\u00eb kisha marr\u00eb ndihm\u00eb nga ndonj\u00eb i huaj, fjala vjen nga Petrua i S\u00ebrbis\u00eb ose Jorgua i Greqis\u00eb, kishit t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb m\u00eb thoshit q\u00eb \u2019na tradh\u00ebtove\u2019 \u2013 po un\u00eb mora ndihm\u00eb nga Zogu i Shqip\u00ebris\u00eb, ay dhe un\u00eb t\u00eb dy shqiptar\u00eb, mbase sot politikisht nuk jemi t\u00eb bashkuar, por t\u00eb dy mendojm\u00eb dhe punojm\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.\u201d (Dielli, 28\/2\/1974).<\/p>\n<p>Le t\u00eb kujtojm\u00eb edhe testamentin e Konic\u00ebs ku ai shkruan: \u201cI nderuari zoti Noli, (po) nd\u00ebrroj jet\u00eb me mejtimin se ti je njeriu q\u00eb m\u00eb ke kuptuar m\u00eb qart\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb dh\u00e9. Nuk do t\u00eb m\u00eb tret\u00eb dheu n\u00ebse ti dhe gjith\u00eb ata q\u00eb e quajn\u00eb veten shqiptar\u00eb nuk do ta \u00e7ojn\u00eb kufom\u00ebn time t\u00eb tretet n\u00eb tok\u00ebn m\u00ebm\u00eb. Kam l\u00ebn\u00eb m\u00ebnjan\u00eb dhe harxhet e rrug\u00ebs p\u00ebr trupin tim pa jet\u00eb dhe shum\u00ebn p\u00ebr 2 metra vend n\u00eb Shqip\u00ebri. Mbyll syt\u00eb se ju i nderuari Noli dhe t\u00eb nderuar shqiptar\u00eb, do t\u00eb kryeni k\u00ebt\u00eb amanet.\u201d Konica vdiq m\u00eb 1942 n\u00eb spitalin e Bostonit dhe trupi i tij u mbajt n\u00eb morg p\u00ebr kat\u00ebr vjet. U varros m\u00eb 1946, pas dy letrave q\u00eb Noli i shkroi Enver Hoxh\u00ebs ku e vinte n\u00eb dijeni p\u00ebr amanetin e Faikut.\u00a0 Kur erdhi p\u00ebrgjigja nga zoti Hoxha, se n\u00eb Shqip\u00ebri nuk ka as dy metra vend p\u00ebr Faik Konic\u00ebn, Noli do t\u00eb\u00a0 deklaronte : \u201cka qen\u00eb p\u00ebrgjigja q\u00eb m\u00eb ka djegur dor\u00ebn t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn, nj\u00eb p\u00ebrgjigje q\u00eb i mbylli dyert t\u00ebr\u00eb diaspor\u00ebs dhe na ndau nga dheu m\u00ebm\u00eb. \u00cbsht\u00eb p\u00ebrgjigja q\u00eb m\u00eb b\u00ebri t\u00eb heq dor\u00eb nga nj\u00eb vendim q\u00eb kisha marr\u00eb dhe p\u00ebr veten time, q\u00eb kur t\u00eb vdisja, 2 metra vend t\u2019i kisha n\u00eb Shqip\u00ebri.\u201d Ja pse eshtrat e Nolit nuk kan\u00eb shkuar n\u00eb atdhe.<\/p>\n<p>P\u00ebr\u00e7arja e madhe e Vatr\u00ebs ndodhi n\u00eb vitet 1930, ku ndikoi edhe periudha e depresionit n\u00eb Amerik\u00eb. Dol\u00ebn n\u00eb sip\u00ebrfaqe mosmarr\u00ebveshjet e vjetra. Vatra bie ngusht\u00eb nga ana financiare. \u201cDielli\u201d del mesatarisht 2-3 her\u00eb n\u00eb muaj. Mbyllet zyra e Vatr\u00ebs, mbyllet shtypshkronja dhe konfiskohet arkivi i saj, se nuk u pagua morgi\u00e7i. Acarohen marr\u00ebdh\u00ebniet midis pronarit, konsullit shqiptar George Prifti dhe Refat Gurazezit, redaktorit t\u00eb Diellit. George k\u00ebrkon parat\u00eb q\u00eb i ka huajtur Vatr\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb atmosfer\u00eb thirret Kuvendi XXI i Vatr\u00ebs. Shumica e delegat\u00ebve vijn\u00eb nga Middle West dhe k\u00ebrkojn\u00eb transferimin e Vatr\u00ebs n\u00eb Detroit. Ata t\u00eb Bostonit e kund\u00ebrshtojn\u00eb me arsyetimin se atje mungojn\u00eb intelektual\u00ebt. Pasi nj\u00eb vatran ortodoks e fyejti Gurazezin n\u00eb sedr\u00ebn fetare, Fazlli Panariti largohet nga Kuvendi me shumic\u00ebn e delegat\u00ebve. Kuvendi u prish. Pak m\u00eb von\u00eb, m\u00eb 13 tetor 1936 del numri i par\u00eb i gazet\u00ebs \u201cDielli\u201d n\u00eb Detroit n\u00ebn drejtimin e Refat Gurazezit. Tashm\u00eb ndarja u b\u00eb fakt. Dy gazeta, t\u00eb dyja me emrin \u201cDielli\u201d, nj\u00eb n\u00eb Boston, nj\u00eb n\u00eb Detroit vazhdojn\u00eb polemikat p\u00ebr disa vite me radh\u00eb. Tirana e shqet\u00ebsuar d\u00ebrgon m\u00eb 1938 nj\u00eb delegacion p\u00ebr t\u2019i pajtuar dy Vatrat, por bashkimi i d\u00ebshiruar nuk u arrit. Debatet vazhdojn\u00eb deri n\u00eb prillin e vitit 1939, kur erdhi lajmi i pushtimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga Italia. N\u00eb k\u00ebto rrethana, lufta brenda gjirit t\u00eb Vatr\u00ebs ishte e pakuptimt\u00eb prandaj\u00a0 delegat\u00ebt e t\u00eb dy pal\u00ebvet u mblodh\u00ebn m\u00eb 8 maj 1939 n\u00eb Detroit dhe hartuan deklarat\u00ebn p\u00ebr bashkimin e tyre.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb vihet re ftohja midis qeverris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs dhe Konic\u00ebs. Flitej se Zogu do ta transferonte n\u00eb Lond\u00ebr, por kjo ide nuk i p\u00eblqen aspak Konic\u00ebs. Do t\u00eb ishte gabim t\u00eb mendohej se Konica ishte sh\u00ebrb\u00ebtor besnik i Zogut. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se ai donte m\u00eb shum\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e mendimeve t\u00eb tij sesa mbretin August. Ja disa konsiderata t\u00eb shfaqura n\u00eb letr\u00ebn d\u00ebrguar Abdurrahman Matit m\u00eb 14 korrik 1938.\u00a0 \u201cMbreti ka shum\u00eb zot\u00ebsira t\u00eb larta, por si \u00e7do njeri ka dhe disa mungesa. Nj\u00eb nga mungesat e tij \u00ebsht\u00eb se ato q\u00eb thot\u00eb sot, i harron nes\u00ebr.\u201d <a title=\"\" href=\"file:\/\/\/C:\/Users\/Pjeter%20Jaku\/Documents\/DEDAJ%20NDUE.docx#_ftn2\">[2]<\/a> Ja dhe pasazhi i vitit 1939, ku ai portretizon Zogun: \u201cE p\u00ebrbuz mbretin p\u00ebr k\u00ebto arsye, e kam par\u00eb q\u00ebkur ishte 18 vje\u00e7, por q\u00eb nga ajo koh\u00eb nuk e kam d\u00ebgjuar asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb thot\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Nuk e ka mbajtur fjal\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb. Nuk ka kurrfar\u00eb ndjenje p\u00ebrgjegj\u00ebsie. \u00cbsht\u00eb i pangopur, egoist, zem\u00ebrgur i pandersh\u00ebm. Ai urren t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb di\u00e7ka-qoft\u00eb kulturore, origjin\u00eb familjare, pasuri, ndonj\u00eb aft\u00ebsi n\u00eb \u00e7far\u00ebdo fushe ose vet\u00ebm pse jan\u00eb patriot\u00eb e t\u00eb ndersh\u00ebm.\u201d<a title=\"\" href=\"file:\/\/\/C:\/Users\/Pjeter%20Jaku\/Documents\/DEDAJ%20NDUE.docx#_ftn3\">[3]<\/a> Vjen pyetja, po at\u00ebher\u00eb si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb Zogu e d\u00ebrgoi Faik Konic\u00ebn ambasador? P\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtat arsye q\u00eb em\u00ebroi edhe Vrionin ambasador n\u00eb Franc\u00eb, p\u00ebr t\u2019i hequr qafe dhe p\u00ebr t\u00eb mos i patur n\u00ebp\u00ebr k\u00ebmb\u00eb.<\/p>\n<p>Periudh\u00ebn m\u00eb kritike t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb saj Vatra e pati menj\u00ebher\u00eb pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, kur qeveria komuniste e nd\u00ebrpreu n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kategorike emigrimin e shqiptar\u00ebve. K\u00ebsisoj osmoza jetike e diaspor\u00ebs shqiptare me atdheun u nd\u00ebrpre. Shqiptaro-amerikan\u00ebt q\u00eb ktheheshin pran\u00eb familjeve t\u00eb tyre n\u00eb Shqip\u00ebri u konfiskohej pasaporta amerikane dhe ishin\u00a0 detyruar t\u2019i ngrysnin dit\u00ebt atje. Kjo nd\u00ebrprerje solli d\u00ebmtime t\u00eb dyanshme. Diaspora u rr\u00ebgjua, nga mungesa e gjakut t\u00eb ri. Nd\u00ebrkoh\u00eb nj\u00eb faktor tjet\u00ebr doli n\u00eb sken\u00eb. N\u00eb Amerik\u00eb filluan t\u00eb vinin shum\u00eb nga t\u00eb arratisurit politik\u00eb q\u00eb ndodheshin kryesisht n\u00eb Itali, si dhe ata q\u00eb me rrezik jete kalonin kufirin grek ose jugosllav. K\u00ebta e p\u00ebrt\u00ebrin\u00eb m\u00ebrgat\u00ebn e paraluft\u00ebs n\u00eb Amerik\u00eb. Faktori tjet\u00ebr po aq vendimtar ishte fluksi i emigrant\u00ebve nga trojet etnike: Kosov\u00eb, Mali i Zi, Maqedoni. Shqiptar\u00ebt ishin t\u00eb detyruar t\u2019i p\u00ebrvidheshin repsresionit serbo-sllav, t\u00eb evitonin arrestimet, burgjet dhe internimet. N\u00eb fillim Vatra u tregua shum\u00eb e rezervuar t\u2019i pranonte n\u00eb gjirin e saj t\u00eb m\u00ebrguarit politik\u00eb t\u00eb etiketuar \u201cbashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb fashizmit dhe nazizmit\u201d. Paradoksi\u00a0 ishte se shum\u00eb prej emigrant\u00ebve besonin se pengesa vinte\u00a0 mga Qerim Panariti, editor i Diellit, i akuzuar pa t\u00eb drejt\u00eb si komunist. Kjo gjendje vazhdoi pothuaj deri n\u00eb fund t\u00eb viteve \u201950. S\u00eb fundi Fan Noli e gjeti t\u00eb arsyeshme t\u2019i pranonte t\u00eb arratisurit politik\u00eb n\u00eb gjirin e Vatr\u00ebs, duke pohuar se edhe ata ishin shqiptar\u00eb, ndaj nuk mund t\u2019u mohohej kjo e drejt\u00eb. Radh\u00ebt e rralluara t\u00eb Vatr\u00ebs u mbush\u00ebn dhe ajo u forcua nga p\u00ebrb\u00ebrja numerike dhe intelektuale. Ia vlen t\u00eb sh\u00ebnojm\u00eb se emigrant\u00ebt q\u00eb vinin nga Jugosllavia nuk kishin njohuri p\u00ebr Vatr\u00ebn dhe iu desh koh\u00eb t\u00eb njiheshin me aktivitetin e saj dhe t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsoheshin n\u00eb t\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb mesin e viteve \u201850 ish-mbreti Zog erdhi m\u00eb Amerik\u00eb. Ai bleu nj\u00eb vil\u00eb madh\u00ebshtore n\u00eb qytez\u00ebn Mutton Town, n\u00eb Long Island, Nju Jork. Zogu k\u00ebrkoi t\u00eb sillte me vete nj\u00eb shpur\u00eb prej 200 vetash, nd\u00ebrsa qeveria amerikane i lejoi nj\u00eb enturazh prej 20 a 30 vet\u00ebsh. Zogu kishte synimin politik t\u00eb siguronte mb\u00ebshtetjen e qeveris\u00eb Amerikane p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar regjimin komunist n\u00eb Shqip\u00ebri dhe mund\u00ebsisht p\u00ebr tu kthyer s\u00ebrish vet\u00eb n\u00eb fron. Q\u00ebllimi tjet\u00ebr ishte afrimi me diaspor\u00ebn shqiptare p\u00ebr t\u00eb shtuar ithtar\u00ebt dhe p\u00ebr t\u00eb mbledhur ndihma financiare. Qeveria amerikane nuk kishte kurrfar\u00eb simpatie p\u00ebr nbretin dhe u tregua e ftoht\u00eb ndaj tij. Edhe diaspora i q\u00ebndroi larg. Kryetar nderi i Federat\u00ebs Vatra ishte Noli dhe as ai vet\u00eb, as ndonj\u00eb nga kryesia e Vatr\u00ebs nuk desh\u00ebn ta takonin. Sipas rregullave t\u00eb shtetit Bashkia e Nju Jorkut e tatoi me taks\u00eb t\u00eb pron\u00ebs n\u00eb baz\u00eb t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb. Kund\u00ebrshtimi i Zogut se ai ishte mbret dhe nuk i takonte t\u00eb paguante taksa, u hodh posht\u00eb si i pabazuar. Nj\u00eb vit m\u00eb pas taksa ishte m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb dhe Zogu pasi e kuptoi se nuk kishte gjasa t\u00eb siguronte p\u00ebrkrahje politike e ndihma materiale, mblodhi pla\u00e7kat dhe u largua s\u00ebrish drejt Europ\u00ebs. Pasi iku familja mbret\u00ebrore, naiv\u00ebt dhe aventurier\u00ebt u sul\u00ebn n\u00eb pallatin e braktisur dhe nuk lan\u00eb gur e d\u00ebrras\u00eb pa l\u00ebvizur t\u00eb gjenin florinjt\u00eb e fshehur nga mbreti i shqiptar\u00ebve. K\u00ebshtu p\u00ebrfundoi aventura e Zogut n\u00eb Amerik\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201990 selia e Vatr\u00ebs u shp\u00ebrngul nga Bostoni n\u00eb Nju Jork. Thashethemet se kjo u b\u00eb q\u00ebllim q\u00eb t\u2019i zihej vendi kryetarit t\u00eb saj legjitim jan\u00eb pavend. Praktikisht dega e Bostonit nuk funksiononte, p\u00ebr shkak se kryetari ishte i ngath\u00ebt dhe inaktiv. K\u00ebshtu ajo shteroi si nj\u00eb p\u00ebrrua kur i mehet uj\u00ebt.\u00a0 Nd\u00ebrkoh\u00eb Nju Jorku ishte qyteti ku kishte m\u00eb shum\u00eb shqiptar\u00eb ndaj dhe transferimi ishte me vend. Ia vlen t\u00eb v\u00ebrejm\u00eb se nuk pati kurrfar\u00eb reagimi nga ish kryetari i saj dhe nga vatran\u00ebt e pakt\u00eb t\u00eb Bostonit. N\u00eb Nju Jork Vatra ishte pa sht\u00ebpi, pa zyr\u00eb, dhe n\u00eb fillim e pati v\u00ebshtir\u00eb. P\u00ebr shum\u00eb vite me radh\u00eb Vatra p\u00ebrdorte p\u00ebr adres\u00eb postare godin\u00ebn e an\u00ebtarit t\u00eb kryesis\u00eb s\u00eb saj, Marjan Cubit, n\u00eb Manhattan ku ai sh\u00ebrbente si superindendent. M\u00eb 1993, me p\u00ebrkujdesjen e Zydi Karagjozit u ble Sht\u00ebpia e Vatr\u00ebs n\u00eb Bronx, aty ku ndodhet sot. M\u00eb 1995 Vatra mori n\u00eb dor\u00ebzim edhe arkivin q\u00eb deri at\u00eb koh\u00eb ruhej n\u00eb papafingon e biznesmenit t\u00eb mir\u00ebnjohur Anthony Athanas, t\u00eb cilin e p\u00ebrkujtojm\u00eb me nderim t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr ndihm\u00ebn e pakursyer q\u00eb i dha Vatr\u00ebs gjat\u00eb shum\u00eb e shum\u00eb viteve. Me ndihm\u00ebn e tij u krijua dhe u ruajt fondi i papreksh\u00ebm prej 100.000 dollar\u00ebsh p\u00ebr blerjen e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Vatr\u00ebs dhe po ashtu fondi p\u00ebr bursat e student\u00ebve po me k\u00ebt\u00eb shum\u00eb, nga e cila mund t\u00eb p\u00ebrdoren vet\u00ebm interesat vjetore p\u00ebr t\u00eb ndihmuar shkollimin e 6-8 student\u00ebve shqiptar\u00eb. Kryetari i Vatr\u00ebs, zoti Agim Karagjozi iu p\u00ebrkushtua drejtimit t\u00eb Vatr\u00ebs, me pun\u00eb t\u00eb vyer dhe mir\u00ebdashje gjat\u00eb shum\u00eb viteve, prandaj i shfaqim mir\u00ebnjohjen ton\u00eb.<\/p>\n<p>Dy dhjet\u00eb vje\u00e7ar\u00ebt e fundit t\u00eb Vatr\u00ebs njihen nga komuniteti shqiptar, prandaj nuk do t\u00eb flas p\u00ebr to. Ndjejm\u00eb g\u00ebzim p\u00ebr rigjall\u00ebrimin e Vatr\u00ebs, me ngritjen e deg\u00ebve n\u00eb Washington D.C., n\u00eb Detroit, n\u00eb Florida dhe n\u00eb upstate Nju Jork, me ndihmat materiale d\u00ebrguar n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb Shqip\u00ebri dhe aktivitetin patriotik e kulturor n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb komunitetit shqiptar n\u00eb Amerik\u00eb. Gazeta \u201cDielli\u201d me redaktor Dalip Grec\u00ebn tani botohet rregullisht.<\/p>\n<p>Jet\u00eb t\u00eb gjat\u00eb Vatr\u00ebs n\u00eb shekullin e saj t\u00eb ri!<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Nju Jork, N\u00ebntor 2012 \u2013<\/strong> Referati u mbajt n\u00eb simpoziumin e Vatr\u00ebs n\u00eb Detroit, MI.<\/p>\n<div><br clear=\"all\" \/><\/p>\n<hr align=\"left\" size=\"1\" width=\"33%\" \/>\n<div>\n<p><a title=\"\" href=\"file:\/\/\/C:\/Users\/Pjeter%20Jaku\/Documents\/DEDAJ%20NDUE.docx#_ftnref1\">[1]<\/a> T\u00eb dh\u00ebnat jan\u00eb vjel\u00eb nga artikulli \u201cKujtime Historike \u2013 Formimi i Federat\u00ebs Panshqiptare \u201cVatra\u201d prej Dr. Kristo Floqit. Revista LEKA, viti 1937.<\/p>\n<\/div>\n<div>\n<p><a title=\"\" href=\"file:\/\/\/C:\/Users\/Pjeter%20Jaku\/Documents\/DEDAJ%20NDUE.docx#_ftnref2\">[2]<\/a> Jan\u00eb vjel\u00eb t\u00eb dh\u00ebna nga kumtesa e z. Idriz Lamaj mbajtur n\u00eb Fordham Un. n\u00eb 90 vjetorin e Vatr\u00ebs, 12 tetor, 2002.<\/p>\n<\/div>\n<div>\n<p><a title=\"\" href=\"file:\/\/\/C:\/Users\/Pjeter%20Jaku\/Documents\/DEDAJ%20NDUE.docx#_ftnref3\">[3]<\/a> Kristo Frash\u00ebri, -N\u00ebntori Nr. 1, 1991.<\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u2018100 VJET VAT\u00cbR\u2019 -V\u00ebshtrim i shkurt\u00ebr historik- \u00a0 Naum Prifti \u00a0 Federata Panshqiptare Vatra mbushi 100 vjet k\u00ebt\u00eb vit, \u00e7ka na b\u00ebn t\u00eb ndihemi krenar\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr jet\u00ebgjat\u00ebsin\u00eb e saj, por sidomos p\u00ebr veprimtarin\u00eb patriotike n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Atdheut, ndaj p\u00ebrulemi me nderim p\u00ebrpara krijuesve t\u00eb saj dhe gjith\u00eb veprimtar\u00ebve dhe aktivist\u00ebve nj\u00ebher\u00ebsh ju&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[15],"tags":[],"class_list":["post-2067","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-gjeografi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2067","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=2067"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2067\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2078,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2067\/revisions\/2078"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=2067"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=2067"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=2067"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}