{"id":2010,"date":"2012-11-27T21:48:32","date_gmt":"2012-11-27T21:48:32","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=2010"},"modified":"2012-11-27T21:48:32","modified_gmt":"2012-11-27T21:48:32","slug":"vatra-pararendesja-e-pavaresise-se-shqiperise-kremtoi-100-vjetorin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=2010","title":{"rendered":"Vatra, pararend\u00ebsja e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb kremtoi 100 Vjetorin"},"content":{"rendered":"<div>\n<ul>\n<li><span style=\"font-size: large;\"><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/11\/vatraa.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-large wp-image-2011\" title=\"vatraa\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/11\/vatraa-1024x682.jpg\" alt=\"\" width=\"620\" height=\"412\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/11\/vatraa-1024x682.jpg 1024w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/11\/vatraa-300x200.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 620px) 100vw, 620px\" \/><\/a>\u00a0Ne foto Dr. Gjon Bu\u00e7aj<\/span><\/li>\n<li><span style=\"font-size: large;\">NJU JORK : Shoqata Vatra, pararend\u00ebsja e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb kremtoi 100 Vjetorin<\/span><\/li>\n<\/ul>\n<p><em style=\"font-size: xx-small;\">BEQIR SINA, New York<\/em><\/p>\n<p><strong>Bronks \u2013 New York :<\/strong>\u00a0N\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, n\u00eb qytetet ku m\u00eb s\u00eb shumti vitet e fundit jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrqendruar shqiptar\u00ebt,<!--more--> n\u00eb k\u00ebto dit\u00ebt t\u00eb jav\u00ebs q\u00eb lam\u00eb pas &#8211; n\u00eb lokalet shqiptare dhe vendet e zgjedhura nga ata p\u00ebr t\u00eb festuar, s\u00eb bashku me familjet, miqt\u00eb e tyre shqiptar\u00eb e amerikan\u00eb, kan\u00eb kremtuar me madh\u00ebshti 100 \u2013 Vjetorin e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00ebhereshit edhe festa m\u00eb madhore q\u00eb i bashkon t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt nga t\u00eb gjitha krahinat dhe trojet t\u00eb tyre prej nga kan ardhur n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>Por, p\u00ebr dallim nga vitet e tjera, k\u00ebt\u00eb her\u00eb tek shqiptar\u00ebt e Amerik\u00ebs, kjo fest\u00eb ishte nj\u00eb dit\u00eb edhe m\u00eb e sh\u00ebnuar se heret e tjera.100 Vjetori i Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, u shoq\u00ebrua me fjalime patriotike, duartrokitje, brohoritje e k\u00ebng\u00eb e valle nga t\u00eb gjitha trevat tona. Si dhe me ngritjen e flamurit kuq e zi n\u00eb sheshet qendrore t\u00eb qyteteve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha Amerikane. Nd\u00ebrkoh\u00eb, q\u00eb n\u00eb New York edhe rrug\u00ebt e qytetit t\u00eb Bronxit jan\u00eb hijeshuar me flamurin shqiptar vendosur n\u00eb shtyllat e ndri\u00e7imit n\u00eb dy an\u00ebt e rrug\u00ebve, sikurse n\u00eb, Vlor\u00eb, Prishtin\u00eb, Shkup, dhe Tiran\u00eb( nj\u00eb inisiativ\u00eb personale kjo q\u00eb pes\u00ebvje\u00e7arin e fundit e kryen me shpenzimet e veta veprimtari i dalluar &#8211; an\u00ebtari i Kuvendit t\u00eb New Yorkut zotit Mark Gjonaj)<\/p>\n<p>N\u00eb New York, &#8220;kryeqendr\u00ebn&#8221; e Shqiptar\u00ebve t\u00eb Amerik\u00ebs, shqiptar\u00ebt t\u00eb p\u00ebrbashkuar nga t\u00eb gjitha trojet, Shqip\u00ebria, Kosova, Kraja Ulqini, Plav\u00eb &#8211; Gucia, Presheva, Bujanovci e Medvegja, Tetova e Gostivari, Struga, Kumanova e Dibra, Preveza, Filati &#8211; \u00c7am\u00ebria, u mblodh\u00ebn q\u00eb t\u00eb festojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb madh\u00ebshtore 100 vjetorin e pavar\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Darka e Vatr\u00ebs nj\u00eb manifestim q\u00ebndror dhe ai q\u00eb i bashkoi t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, nga Shqip\u00ebria, Kosova, dhe t\u00eb gjitha trojet etnike shqiptare, u mbajt n\u00ebn &#8220;ombrell\u00ebn&#8221; e shoqat\u00ebs PanShqiptare e Amerik\u00ebs Vatra n\u00eb New York, me pjesmarrjen e m\u00eb shum\u00eb se 20 grupimeve, shoqatave, enteve fetare n\u00eb komunitet, organizatave t\u00eb tjera politike dhe krahinore, n\u00eb shenj\u00eb t\u00eb p\u00ebrvjetorit t\u00eb 100-t\u00eb, t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ky manifestim u mbajt\u00eb t\u00eb diel\u00ebn m\u00eb 25 N\u00ebntor, n\u00eb lokalin \u201cMaestro&#8217;s\u201d ne Bronks- Nju Jork, dhe mor\u00ebn pjes\u00eb rreth 500 veta.<\/strong><\/p>\n<p>Mes pjesmarr\u00ebsve ishte dhe asamblameni i New Yorkut zoti Mark Gjonaj, klerik\u00ebt e dalluar t\u00eb komunitetit si dhe shum\u00eb personalitete t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, biznesmen dhe afarist\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb komunitetit shqiptar\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb, diplomat\u00ebt e Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb New York dhe Washington.<\/p>\n<p><em>Kjo dark\u00eb ishte nj\u00eb manifestim shum\u00eb inkurajues dhe me nivel plot shpres\u00ebdh\u00ebn\u00ebs p\u00ebr organizimin e bashk\u00ebsis\u00eb son\u00eb n\u00eb SHBA, organizuar nga Komisioni i organizimit t\u00eb festimeve t\u00eb 100 vjetorit t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga Vatra, Bashk\u00ebsis\u00eb shqiptare dhe Sh\u00ebrbimit Diplomatik Shqiptar n\u00eb New York. Mbr\u00ebmjen festive t\u00eb 100 vjetorit e p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebn n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Ambasadorit t\u00eb Shqiperise ne Uashington diplomati Anton Koliqi dhe Ambasadori Ferit Hoxha Shef i Misioni i Perhershem i Shqiperise ne OKB. N\u00eb em\u00ebr t\u00eb qeveris\u00eb dhe kryeministrit Berisha tubimin e p\u00ebrsh\u00ebndeti konsulli P\u00ebrgjith\u00ebsh\u00ebm i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb New York, zoti Dritan Mishto, sikurse me nj\u00eb mesazh t\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Ambasadorit i Kosov\u00ebs n\u00eb New York, zotit Bekim Sejdiu, konsulli i Konsullat\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb New York, zoti Fatmir Zajmi.<br \/>\n<\/em><br \/>\nShoqata Vatra, tha n\u00ebnkryetari i saj zoti Agim Rexhaj me themelimin e saj &#8220;shtat\u00eb muaj para pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ska dyshim q\u00eb ishte pararendsja ose nj\u00eb lajm\u00ebtare e drit\u00ebs dhe e simbolit t\u00eb liris\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt, se po vinte ndarja nga vargonj\u00ebt e rob\u00ebris\u00eb, mbas pes\u00eb shekujsh &#8211; pra 28 N\u00ebntori 1912 ngritja e flamurit nga Plaku i Vlor\u00ebs i urt\u00eb dhe i men\u00e7\u00ebm &#8211; Islamil Bej Qemali &#8220;.<\/p>\n<p>Duke hapur fest\u00ebn e flamurit n\u00ebn\/kryetari i Vatr\u00ebs, zoti Agim Rexhaj, i cili tha se Dita e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb simbol i indentitetit dhe bashkimit t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve, simbol i krenaris\u00eb komb\u00ebtare dhe i dashuris\u00eb p\u00ebr Atdheun ton\u00eb t\u00eb dashur tha ai. Kjo dit\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb, vijoj\u00eb Rexhaj mbledh se bashku t\u00eb gjith\u00eb Shqiptar\u00ebt dhe miqt\u00eb e tan\u00eb, kudo q\u00eb jemi n\u00eb nder dhe respekt t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb Kombin Shqiptar. Po, qe se nuk do t\u00eb kishte q\u00ebn\u00eb kjo dit\u00eb, tha Rexhaj, s&#8217;ka dyshim q\u00eb edhe &#8220;N\u00ebntori i dyt\u00eb i Shqiptar\u00ebve &#8211; Pavar\u00ebsia e shejt\u00eb e Kosov\u00ebs &#8211; nuk do t\u00eb kishte qen\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Drejtuesia e k\u00ebtij manifestimi zonjusha Nazo Veliu, prezantoi mysafir\u00ebt e nderit dhe disa nga personalitetet e njohura t\u00eb komunitetit . Lutjen fetare dhe bekimin e fest\u00ebs s\u00eb 100 Vejtorit e kreu sipas tradit\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj feste \u2013 I p\u00ebrdershmi Josuf Balaj nga Qendra Islamike Shqiptaro &#8211; Amerikane p\u00ebr New York dhe New Jersey.<\/p>\n<p>Hymnet komb\u00ebtare t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara Amerik\u00ebs dhe Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, u k\u00ebnduan nga k\u00ebng\u00ebtarja e mir\u00ebnjohur e muzik\u00ebs popullore Merita Halili, shoq\u00ebruar prej orkestres s\u00eb drejtuar nga mjeshtri i firzamonik\u00ebs Raif Hyseni. M\u00eb pas\u00eb me nj\u00eb minut\u00eb heshtje, p\u00ebr t\u00eb nderuar kujtimin e d\u00ebshmoreve t\u00eb kombit shqiptar, dhe p\u00ebr ushtar\u00ebt amerikan\u00eb t\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb luft\u00ebrat p\u00ebr liri, paqe e demokraci, si dhe kund\u00ebr terrorisimit nd\u00ebrkombetar, u shoq\u00ebruan nga t\u00eb pranishmit me q\u00ebndrim n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, n\u00eb shenj\u00eb nderi e respekti.<\/p>\n<p><em>N\u00eb fillim t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij kreu i Vatran\u00ebve n\u00eb Amerik\u00eb, Dr. Gjon Bu\u00e7aj, i uroj\u00eb me k\u00ebt\u00eb rast kremtimin t\u00eb 100 vjetorit, dit\u00ebs ma t\u00eb shejt\u00eb t\u00eb kombit shqiptar, Dit\u00ebs s\u00eb Flamurit q\u00eb sh\u00ebnon pavar\u00ebsin\u00eb e Shqipnis\u00eb, mbas p\u00ebrpjekjesh af\u00ebr pes\u00eb shekullore,t\u00eb gjith\u00eb pjesmarr\u00ebsve.<\/p>\n<p>&#8220;Etja p\u00ebr liri q\u00eb nuk u shue kurr\u00eb, i shtyni shqipar\u00ebt, tha Dr Bu\u00e7aj, n\u00eb kund\u00ebrshtime e kryengritje t\u00eb izolueme, derisa n\u00eb Lidhjen e Prizrenit u krijue vet\u00ebdija e komb\u00ebsis\u00eb s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt q\u00eb solli luft\u00ebn e organizueme gjith\u00ebkomb\u00ebtare, luft\u00eb e cila ushtarakisht humbi p\u00ebr munges\u00eb mb\u00ebshtetje nga jasht\u00eb, por vazhdoi t\u00eb frym\u00ebzoj\u00eb kryengritje t\u00eb her\u00ebmbashereshme. Nd\u00ebrsa pushka k\u00ebrciste dhe gjaku derdhej q\u00eb nga jugu n\u00eb veri nga Kosova n\u00eb \u00c7am\u00ebri n\u00eb Mal\u00ebsi dhe pothuej n\u00eb t\u00eb gjitha trevat shqiptare, n\u00eb kancelarit\u00eb e Europ\u00ebs e n\u00eb \u00cbashington, memorandume e delegacione t\u00eb ndryshme sillnin mesazhet e luft\u00ebs p\u00ebr liri, ku dhe Vatra ka dhan\u00eb kontributin e saj t\u00eb fuqish\u00ebm.&#8221;<\/p>\n<p>M\u00eb pas ai vuri n\u00eb pah faktin se e ushqyeme me gjak e sakrifica t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb shtegtimin e gjat\u00eb, andrra shekullore e lirimit nga robnia u ba realitet, kur Ismail Qemali bashk\u00eb me Luigj Gurakuqin dhe nji plejade fatosash t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb kombit nga t\u00eb kat\u00ebr vilajetet, tue pas\u00eb mbrojtjen e armatosun t\u00eb Isa Boletinit me luftar\u00ebt nga Kosova, ngriti Flamurin e Gjergj Kastriotit Skanderbeut dhe shpalli Shqipnin\u00eb shtet t\u00eb pavarun me 28 Nandor 1912, n\u00eb Vlor\u00ebn historike.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij kryetari i Vatr\u00ebs kujtoj\u00eb q\u00eb t\u00eb mbledhun k\u00ebtu me at\u00eb g\u00ebzim q\u00eb po e p\u00ebrjeton e gjith\u00eb bota shqiptare n\u00eb k\u00ebto dit\u00eb, p\u00ebrkujtojm\u00eb ata t\u00eb cil\u00ebt na sollen si dhe ata q\u00eb me gjak e sakrifica e mbrojt\u00ebn pavar\u00ebsin\u00eb dhe integritetin e shtetit shqiptar, ku Vatran\u00ebt si u shpreh ai nxan\u00eb vend nderi p\u00ebrs\u00ebri por disa prej tyne q\u00eb u riatdhesuen n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb kombit, i persekutoi atdheu i tyre Shqip\u00ebria, ose regjimi n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb ideologjis\u00eb s\u00eb huej.<\/p>\n<p>&#8220;Pra, i burgosi, i vrau dhe i quejti armiq t\u00eb popullit, reaksionare, kuislinge e trathtar\u00eb; t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb ec\u00ebn pand\u00ebrpremje drejt realizimit t\u00eb aspirat\u00ebs shekullore edhe p\u00ebr pjes\u00ebn e lanun jasht\u00eb kufijve t\u00eb 1913-\u00ebs, n\u00eb ve\u00e7anti elit\u00ebn e kosovare t\u2019udhehequn nga dr. Ibrahim Rugova dhe luftar\u00ebt e popullit liridash\u00ebs me komandant Adem Jasharin q\u00eb i soll\u00ebn Kosov\u00ebs lrin\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, festojm\u00eb dhe me g\u00ebzim e krenari komb\u00ebtare p\u00ebrjetojm\u00eb arrijtjet e k\u00ebtyne 100 vjet\u00ebve, tha Dr Gjon Bu\u00e7aj, kujtojm\u00eb me mirenjohje t\u00eb thell\u00eb edhe miqt t\u00eb cil\u00ebt na ndimuen, sidomos Shtetet e Bashkueme t\u00eb Amerik\u00ebs q\u00eb na u gjet\u00ebn n\u00eb momentet ma t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb historis\u00eb son\u00eb dhe t\u00eb ekzistenc\u00ebs son\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb rast kryetari i Vatr\u00ebs n\u00eb em\u00ebr t\u00eb vatran\u00ebve tha se p\u00ebrsh\u00ebndesim edhe kthimin e eshtnave t\u00eb Mbretit Zog n\u00eb Atdhe dhe p\u00ebrg\u00ebzojm\u00eb qeverin\u00eb dhe shtetin shqiptar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb akt komb\u00ebtar, duke shpresuar q\u00eb ky t\u00eb jet\u00eb ky fillimi i nj\u00eb procesi p\u00ebr riatdhesimin e shum\u00eb figurave t\u00eb tjera dhe v\u00ebler\u00ebsimin objektiv t\u00eb figuravet komb\u00ebtare, n\u00eb vijim me porosin\u00eb e Kryeministrit Berisha dh\u00ebn\u00eb Kimisionit Nd\u00ebrministror p\u00ebr Pavar\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb fal\u00ebs s\u00eb tij Kryetari i Shoqat\u00ebs VATRA, Dr. Gjon Bu\u00e7aj tha se :&#8221;Urojm\u00eb q\u00eb kjo fest\u00eb e shejt\u00eb dhe e kujtimit t\u00eb atyne q\u00eb i kushtuen jet\u00ebn k\u00ebsaj dite, t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb 100 vjetor\u00eb i bashkimit ton\u00eb komb\u00ebtar, i frym\u00ebzimit p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt q\u00eb t\u00eb bashkohen n\u00eb harmoni drejt nji ardhmenije ma t\u00eb mir\u00eb dhe ma t\u00eb drejte\u00eb&#8221;.<br \/>\n<\/em><br \/>\nKjo shoqate me rastin e dit\u00ebs s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb sipas tradit\u00ebs, s\u00eb hershme t\u00eb saj 100 vje\u00e7are nderoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb 100 vjetor me \u00e7mimin e nderit &#8220;Fan S. Noli&#8221;, ish kongresmenin republikan dhe mikun e d\u00ebshmuar t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb SHBA Beniamin Gillman, p\u00ebr kontributin dhe rolin e tij te madh n\u00eb dobi t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes shqiptare.<\/p>\n<p>An\u00ebtari i Asambles\u00eb s\u00eb New Yorkut, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb kongresmenit demokrat Eliot L. Engel mori \u00e7mimin &#8220;Fan S. Noli&#8221; akorduar nga shoqata atdhetare VATRA. Eliot Engel \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar i Kongresit p\u00ebr New York-un q\u00eb nga viti 1989, i cili sh\u00ebrben sot si Kryetar i N\u00ebnKomitetit t\u00eb \u00c7\u00ebshtjeve t\u00eb Jashtme p\u00ebr Hemisfer\u00ebn Per\u00ebndimore n\u00eb Dhom\u00ebn e P\u00ebrfaq\u00ebsuesve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Shqiptar\u00ebt e njohin m\u00eb mir\u00eb si kryetar i Kaukusit t\u00eb \u00c7\u00ebshtjeve Shqiptare n\u00eb Kongres, si nj\u00eb luft\u00ebtar i hersh\u00ebm p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe si nj\u00eb mik i madh i shqiptar\u00ebve n\u00eb Washington<\/p><\/div>\n<div><\/div>\n<div><\/div>\n<div>\u00a0\u00a0 \u00a0 \u00a0T\u00eb p\u00ebrbashkuar tek Vatra, dje valle, k\u00ebnge e melodi nga t\u00eb gjitha trevat, kan\u00eb vijuar pbr gjat\u00eb gjith\u00eb mbr\u00ebmjes n\u00ebn arg\u00ebtimin e haresh\u00ebm t\u00eb grupit muzikor, Grupi i mjesht\u00ebrve t\u00eb muzik\u00ebs popullore shqiptare Bilbili i k\u00ebng\u00ebs s\u00eb &#8220;Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Mesme &#8221; Merita Halilit me frizamonicistin e mrekullueshem Raif Hysenit,k\u00ebng\u00ebtarin e njohur t\u00eb komunitetit Mithat Salihu (Kino-Gara), si dhe k\u00ebng\u00ebtar\u00ebt t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb komunitetit. &#8211; I ftuar special ka qen\u00eb k\u00ebng\u00ebtari i ri i talentuar: Bledar Maqellara dhe me nj\u00eb preformanc\u00eb mbresa l\u00ebn\u00ebse k\u00ebng\u00ebtari nga Struga &#8211; Haxhi Dauti &#8211; i cili k\u00ebndoi dy k\u00ebng\u00eb enkas p\u00ebr k\u00ebt\u00eb 100 vjetor nj\u00eb p\u00ebr Pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb dhe nj\u00eb p\u00ebr Vatr\u00ebn.<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0Ne foto Dr. Gjon Bu\u00e7aj NJU JORK : Shoqata Vatra, pararend\u00ebsja e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb kremtoi 100 Vjetorin BEQIR SINA, New York Bronks \u2013 New York :\u00a0N\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, n\u00eb qytetet ku m\u00eb s\u00eb shumti vitet e fundit jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrqendruar shqiptar\u00ebt,<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[12],"tags":[],"class_list":["post-2010","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-jete-komuniteti"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2010","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=2010"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2010\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2012,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2010\/revisions\/2012"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=2010"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=2010"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=2010"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}