{"id":20,"date":"2012-02-27T23:33:22","date_gmt":"2012-02-27T23:33:22","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=20"},"modified":"2012-03-03T21:22:59","modified_gmt":"2012-03-03T21:22:59","slug":"e-kishin-varur-me-koke-poshte-ne-hyrje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=20","title":{"rendered":"E kishin varur me koke poshte ne hyrje\u2026"},"content":{"rendered":"<div><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/RUDINA-DEMA.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-22\" title=\"RUDINA-DEMA\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/RUDINA-DEMA-200x300.jpg\" alt=\"\" width=\"200\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/RUDINA-DEMA-200x300.jpg 200w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/RUDINA-DEMA.jpg 600w\" sizes=\"auto, (max-width: 200px) 100vw, 200px\" \/><\/a>Rudina, vajza e Hysni Dema: Jeta ime n\u00eb pes\u00eb kampe internimi<\/div>\n<div><em>Cila \u00ebsht\u00eb historia e Rudina Demas ? <\/em><\/div>\n<div>Un\u00eb jam e bija e Hysni Dem\u00ebs. Im at\u00eb ishte kolonel dhe komandant i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Xhandarm\u00ebris\u00eb shqiptare gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. P\u00ebr shkak se n\u00eb vitet 1944-1945 u organizuan disa kryengritje t\u00eb armatosura antikomuniste, sidomos n\u00eb zonat veriore, dhe nj\u00eb prej tyre edhe n\u00eb Dib\u00ebr, vendi i origjin\u00ebs s\u00eb tim eti, babai u sh\u00ebnjestrua si organizator i tyre.<!--more--><\/div>\n<div><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft\" src=\"http:\/\/www.aafhsite.com\/dema4.jpg\" alt=\"\" width=\"347\" height=\"244\" \/><\/div>\n<div>Kat\u00ebr gjeneral\u00ebt (Nga e majta) \u2013 Fiqiri Dine \u2013 Preng Pervizi \u2013 Muharrem Bajraktari \u2013 Hysni Dema<\/div>\n<div>Ne jetonim n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb Tiran\u00eb dhe gjat\u00eb nj\u00eb nate trokasin n\u00eb der\u00eb nj\u00eb grup partizan\u00ebsh, t\u00eb cil\u00ebt nxjerrin jasht\u00eb time m\u00eb shtatz\u00ebn\u00eb me mua, t\u00eb veshur me rrobat e gjumit n\u00eb mes t\u00eb rrug\u00ebs, s\u00eb bashku me v\u00ebllain e vog\u00ebl. Nga presioni emocional dhe goditjet q\u00eb p\u00ebsoi, disa dit\u00eb m\u00eb pas ajo m\u00eb lind mua n\u00eb banj\u00ebn e sht\u00ebpis\u00eb\u2026<\/div>\n<div><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignright\" src=\"http:\/\/www.aafhsite.com\/dema2.jpg\" alt=\"\" width=\"197\" height=\"555\" \/><\/div>\n<div>Vasfie Dema, e \u00ebma e Rudin\u00ebs<\/div>\n<div>Kur un\u00eb isha vet\u00ebm pes\u00ebmuajshe, na mor\u00ebn n\u00eb sht\u00ebpi, na hip\u00ebn n\u00eb nj\u00eb makin\u00eb dhe na \u00e7uan fillimisht n\u00eb kampin e Beratit. N\u00ebn\u00ebs i than\u00eb q\u00eb motivi i internimit ishte pik\u00ebrisht babai i arratisur, i cil\u00ebsuar si tradhtar i atdheut. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kamp fam\u00ebkeq d\u00ebrgonin familjet m\u00eb elitare t\u00eb vendit, dhe q\u00eb ishin rrezik serioz p\u00ebr regjimin e asaj kohe. Kaluam muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb s\u00eb bashku me n\u00ebn\u00ebn e v\u00ebllain. Nd\u00ebrsa motra e madhe ishte e martuar me nj\u00eb shtetas italian dhe ajo q\u00ebndroi n\u00eb Tiran\u00eb. N\u00eb kamp, n\u00ebna m\u00eb ushqente me qum\u00ebshtin e gjirit, sepse ky ishte ushqimi i vet\u00ebm.<\/div>\n<div><em>Sa koh\u00eb q\u00ebndruat n\u00eb kampin e Beratit? <\/em><\/div>\n<div>Kemi q\u00ebndruar rreth nj\u00eb vit n\u00eb at\u00eb kamp. N\u00ebna b\u00ebnte pun\u00eb nga m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtirat dhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebndomtat. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, ajo duhet t\u00eb m\u00eb ushqente mua me gji dhe, nd\u00ebrsa n\u00eb m\u00ebngjes shkonte n\u00eb pun\u00eb, p\u00ebr mua kujdeseshin grat\u00eb e tjera t\u00eb persekutuara n\u00eb at\u00eb kamp. Pas Beratit, episodi i internimeve do t\u00eb vazhdonte n\u00eb kampe t\u00eb tjera, sigurisht me nj\u00eb kalvar t\u00eb gjat\u00eb mundimesh e persekutimesh \u00e7njer\u00ebzore.<\/div>\n<div><em>N\u00eb cilin kamp p\u00ebrfunduat m\u00eb pas?<\/em><\/div>\n<div>Fillimisht na \u00e7uan n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb. Aty ime m\u00eb thot\u00eb q\u00eb kujton dhimbjen m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb krahut. I detyruan t\u00eb gjitha grat\u00eb q\u00eb t\u00eb punonin me orare t\u00eb zgjatura p\u00ebr hapjen e fush\u00ebs s\u00eb aviacionit t\u00eb Ku\u00e7ov\u00ebs. Isha vet\u00ebm nj\u00eb vje\u00e7e e pak, dhe n\u00ebna punonte me mish e shpirt q\u00eb t\u00eb plot\u00ebsonte normat e dit\u00ebs dhe t\u00eb stimulohej me ndonj\u00eb ushqim m\u00eb tep\u00ebr\u2026 Pasi p\u00ebrfundoi ky projekt, na \u00e7uan n\u00eb kampin e Porto Palermos. Ishte si nj\u00eb kull\u00eb n\u00eb maj\u00eb t\u00eb nj\u00eb kodre t\u00eb lart\u00eb e q\u00eb kufizohej nga male n\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt an\u00ebt. N\u00eb kala rrezja e diellit nuk dep\u00ebrtonte asnj\u00ebher\u00eb. Dritaret ishin shum\u00eb t\u00eb vogla. Ambienti ishte gjithmon\u00eb n\u00eb terr, lag\u00ebshtir\u00eb. P\u00ebr t\u00eb fjetur, si dyshek kishim rrasat e gurit, pinim uj\u00eb t\u00eb kripur dhe me krimba nga pusi q\u00eb ishte n\u00eb hyrje t\u00eb kalas\u00eb. Familjet m\u00eb prestigjioze t\u00eb vendit ishin internuar n\u00eb at\u00eb kamp, si: familja e Gjon Marka Gjonit, vjehrra e Kryeparlamentares Jozefina Topalli, Maria dhe vajza e saj Suzana Topalli, xhaxhai i Jozefin\u00ebs, Nush Topalli etj. Maria me t\u00eb bij\u00ebn m\u00eb kan\u00eb rritur dhe jan\u00eb kujdesur dit\u00eb t\u00eb t\u00ebra p\u00ebr mua.<\/div>\n<div><em>\u00c7far\u00eb lloj p\u00ebrkujdesjeje ofronte familja Topalli kundrejt jush?<\/em><\/div>\n<div>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr vitet 1946-1950, isha af\u00ebrisht pes\u00eb vje\u00e7e. Duke qen\u00eb se isha ende nj\u00eb vajz\u00eb e vog\u00ebl dhe n\u00ebna duhet t\u00eb largohej p\u00ebr n\u00eb pun\u00eb q\u00eb her\u00ebt n\u00eb m\u00ebngjes. Shkonte n\u00eb k\u00ebmb\u00eb n\u00eb mal dhe mblidhte dru, t\u00eb cilat i mbante n\u00eb kurriz. Dit\u00eb p\u00ebr dit\u00eb ishte thuajse kjo lloj pune, dhe t\u00eb tjera pun\u00eb krahu q\u00eb kryheshin n\u00ebp\u00ebr fusha t\u00eb hapura. Mbaj mend q\u00eb, kur vinte n\u00ebna nga puna, m\u00eb sillte lende dushku, nj\u00eb lloj kokrre t\u00eb ngjashme si g\u00ebshtenja, q\u00eb ajo m\u00eb pas i piqte dhe m\u2019i jepte p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb mua apo v\u00ebllait. Shpeshher\u00eb ato na s\u00ebmurnin, sepse ishin t\u00eb destinuara p\u00ebr konsum nga kafsh\u00ebt dhe jo p\u00ebr ne. Por n\u00eb ato kushte mbijetese, duhet t\u00eb gjendeshin forma nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet p\u00ebr t\u00eb jetuar. Nd\u00ebrsa Maria me t\u00eb bij\u00ebn kujdeseshin p\u00ebr mua, nj\u00ebsoj sikur t\u00eb m\u00eb kishin pjes\u00ebtaren e tyre t\u00eb familjes. M\u00eb ushqenin, m\u00eb vishnin e m\u00eb nd\u00ebrronin.<\/div>\n<div><em>Si ndodhi m\u00eb pas q\u00eb t\u00eb liruan? <\/em><\/div>\n<div>N\u00ebna m\u00eb thoshte shpesh, duke m\u00eb arsyetuar edhe situat\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn gjendeshim, se p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb Hysniu, babai, nuk ishte b\u00ebr\u00eb m\u00eb i gjall\u00eb e nuk kishte organizuar kryengritje t\u00eb tjera, nuk cil\u00ebsohej m\u00eb i rreziksh\u00ebm p\u00ebr regjimin komunist. Me rritjen time n\u00eb kamp, si f\u00ebmij\u00eb q\u00eb isha, edhe mund t\u00eb m\u00eb lironin, sepse nuk p\u00ebrb\u00ebja rrezik. Nd\u00ebrsa n\u00ebn\u00ebn nuk e lejuan. Kur un\u00eb isha rreth gjasht\u00eb vje\u00e7e e gjysm\u00eb, m\u00eb lirojn\u00eb nga kampi i Porto Palermos. Mamaja m\u00eb kishte ngjitur emrin tim n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr posht\u00eb fustanit q\u00eb kisha veshur. Dhe ashtu, m\u00eb l\u00ebvizin prej andej dhe m\u00eb sjellin n\u00eb Tiran\u00eb, ku gjendej motra ime e madhe. N\u00ebn\u00ebn dhe v\u00ebllain, rreth 14 vje\u00e7 asokohe, nuk i lejuan t\u00eb l\u00ebviznin, ata vijuan t\u00eb ishin t\u00eb internuar n\u00eb kamp. Njer\u00ebzit q\u00eb m\u00eb shoq\u00ebronin, m\u00eb lan\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, dhe nuk kam p\u00ebr ta harruar asnj\u00ebher\u00eb nj\u00eb dyqan t\u00eb nj\u00eb zanat\u00e7iu krutan, q\u00eb ishte ngjitur me sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr, i cili m\u00eb sheh duke qar\u00eb, dhe m\u00eb afrohet p\u00ebr t\u00eb m\u00eb ndihmuar. Un\u00eb i tregoj letr\u00ebn q\u00eb n\u00ebna m\u00eb kishte fshehur posht\u00eb fustanit dhe nuk vonoi shum\u00eb q\u00eb pun\u00ebtori t\u00eb m\u00eb \u00e7onte n\u00eb der\u00ebn e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb vjet\u00ebr, ku jetonte ime mot\u00ebr me t\u00eb shoqin. Pasi m\u00eb p\u00ebrqafoi dhe t\u00eb dyja u ngash\u00ebryem n\u00eb t\u00eb qara, menj\u00ebher\u00eb m\u00eb mori p\u00ebrdore dhe m\u00eb d\u00ebrgoi tek nj\u00eb berber, i cili m\u00eb qethi tullac. M\u00eb pas, m\u00eb nxori n\u00eb oborr t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, m\u00eb zhveshi lakuriq dhe m\u00eb lau me uj\u00eb t\u00eb ngroht\u00eb. Duke iu g\u00ebzuar realitetit dhe vijueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb dit\u00ebve, besova se ferrit i kishte ardhur fundi, por n\u00eb fakt isha gabuar r\u00ebnd\u00eb. Arratisja e v\u00ebllait tim Sazanit nga kampi i Porto Palermos, do t\u00eb m\u00eb kushtonte shum\u00eb. K\u00ebt\u00eb her\u00eb do t\u00eb rikthehesha bashk\u00eb me motr\u00ebn, Majlind\u00ebn.<\/div>\n<div><em>Ju u rikthyet s\u00ebrish n\u00eb kamp internimi, pas thuajse dy vitesh. K\u00ebt\u00eb her\u00eb \u00e7far\u00eb kishte ndryshe?<\/em><\/div>\n<div>Arratisja e Sazanit nga kampi i Porto Palermos, kishte gjunj\u00ebzuar keqas edhe n\u00ebn\u00ebn, t\u00eb cil\u00ebn e kishin varur me kok\u00eb posht\u00eb n\u00eb hyrje t\u00eb kalas\u00eb. E kishin l\u00ebn\u00eb p\u00ebr dit\u00eb t\u00eb t\u00ebra jasht\u00eb n\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb, sepse i k\u00ebrkonin t\u00eb d\u00ebshmonte p\u00ebr arratisjen e t\u00eb birit, ata dyshonin se mos ai ishte arratisur p\u00ebr t\u2019u bashkuar me baban\u00eb n\u00eb male dhe p\u00ebr t\u00eb vijuar l\u00ebvizjen antikomuniste. Disa dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, njer\u00ebz t\u00eb Sigurimit vijn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e motr\u00ebs, atje ku m\u00eb kishin l\u00ebn\u00eb dhe m\u00eb marrin s\u00ebrish p\u00ebr t\u00eb m\u00eb \u00e7uar n\u00eb kamp, e p\u00ebr t\u2019u bashkuar me n\u00ebn\u00ebn, t\u00eb cil\u00ebn n\u00eb form\u00eb d\u00ebnimi e kishin zhvendosur nga kampi i Porto Palermos, n\u00eb Sav\u00ebr t\u00eb Lushnj\u00ebs. Un\u00eb isha e vog\u00ebl, rreth shtat\u00eb vje\u00e7e e gjysm\u00eb, por nuk kam p\u00ebr ta harruar kurr\u00eb fytyr\u00ebn e n\u00ebn\u00ebs, lot\u00ebt dhe p\u00ebrqafimin e saj pas ribashkimit ton\u00eb n\u00eb ato kushte. Duke qen\u00eb se e konsideroja veten disi m\u00eb t\u00eb rritur, fillova edhe un\u00eb pun\u00eb n\u00eb fush\u00eb. Mblidhja kallinj gruri, punoja p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar norm\u00ebn nga m\u00ebngjesi n\u00eb dark\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb disa njer\u00ebz zem\u00ebrgjer\u00eb m\u00eb jepnin dor\u00eb, duke m\u00eb ndihmuar. Dit\u00ebt kalonin, un\u00eb rritesha n\u00eb kamp, dhe jeta jon\u00eb ishte po e nj\u00ebjta mynxyr\u00eb. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, kisha nisur edhe shkoll\u00ebn tet\u00ebvje\u00e7are. Shkoja k\u00ebmb\u00ebzbathur p\u00ebr t\u00eb ndjekur ato pak or\u00eb m\u00ebsimi dhe kthehesha n\u00eb fush\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbledhur kallinjt\u00eb e grurit.<\/div>\n<div><em><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft\" src=\"http:\/\/www.aafhsite.com\/dema3.jpg\" alt=\"\" width=\"182\" height=\"268\" \/><\/em><\/div>\n<div>Sazan Dema, v\u00ebllai i Rudin\u00ebs,<\/div>\n<div>p\u00ebrfaq\u00ebsues i forcave ushtarake amerikane n\u00eb luft\u00ebn e Vietnamit<\/div>\n<div><em>L\u00ebvizjet dhe jeta juaj atje ishte e kontrolluar, por \u00e7far\u00eb kujton ndonj\u00eb episod t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb t\u00eb ka mbetur n\u00eb mendje? <\/em><\/div>\n<div>Kaluan thuajse 20 vite n\u00eb kampin e Lushnj\u00ebs. Bashk\u00eb me n\u00ebn\u00ebn dhe motr\u00ebn jetonim at\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb aty, me pun\u00eb, dhe shpesh ndonj\u00eb p\u00ebrpjekje e cunguar p\u00ebr shkollim. Rreth viteve 1970, njer\u00ebzit e Sigurimit aty brenda n\u00eb kamp ia kishin frik\u00ebn ndonj\u00eb revolte t\u00eb mundshme dhe acarimit t\u00eb situatave. Ndaj na spostuan nga Savra n\u00eb Belsh t\u00eb Elbasanit. Na ri-internuan, n\u00eb nj\u00eb kamp tjet\u00ebr me kushte m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira dhe m\u00eb t\u00eb mbyllur p\u00ebr nga ana e siguris\u00eb. P\u00ebr t\u00eb pest\u00ebn her\u00eb do t\u00eb p\u00ebrjetoja nj\u00eb tjet\u00ebr eksperienc\u00eb t\u00eb hidhur, duke shkelur n\u00eb kampin e radh\u00ebs q\u00eb p\u00ebr fat do t\u00eb rezultonte dhe i fundit.<\/div>\n<div><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignright\" src=\"http:\/\/www.aafhsite.com\/Rudina%20Dema%201.jpg\" alt=\"\" width=\"287\" height=\"198\" \/><\/div>\n<div>Rudina me n\u00ebn\u00ebn dhe nj\u00eb bashk\u00ebvuajt\u00ebse n\u00eb kampin e internimit n\u00eb Sav\u00ebr t\u00eb Lushnj\u00ebs<\/div>\n<div><em>A \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb n\u00eb Belsh t\u00eb internuan vet\u00ebm ty dhe motr\u00ebn, nd\u00ebrsa n\u00ebna juaj Vasfia mbeti n\u00eb Sav\u00ebr? <\/em><\/div>\n<div>Po, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb dhe kjo \u00ebsht\u00eb pjesa m\u00eb e dhimbshme. Ne dy vajza t\u00eb reja, q\u00eb na marrin dhe na degdisin n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr zon\u00eb t\u00eb panjohur. N\u00ebna nuk erdhi me ne dhe un\u00eb kurr\u00eb nuk e m\u00ebsova arsyen se pse ajo nuk u lejua q\u00eb t\u00eb bashkohej me ne. Vet\u00ebm nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, m\u00ebsuam se n\u00ebna nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb at\u00eb kamp, nd\u00ebrsa ne bijat e saj nuk pat\u00ebm mund\u00ebsi as q\u00eb t\u2019i hidhnim nj\u00eb grusht dh\u00e9.<\/div>\n<div id=\"yui_3_2_0_1_1328582924639164\">Nis\u00ebm t\u00eb punonim n\u00eb nj\u00eb kooperativ\u00eb bujq\u00ebsore. Punoja me kazm\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebn dhe duart m\u00eb kullonin gjak. Pas thuajse 30 vitesh t\u00eb kaluara duke l\u00ebvizur nga nj\u00ebri kamp n\u00eb tjetrin, n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201980 na lirojn\u00eb. Tashm\u00eb isha pa n\u00ebn\u00eb, e cila m\u00eb vdiq n\u00eb kampin e Lushnj\u00ebs, pa baba t\u00eb cilin nuk e kisha njohur kurr\u00eb, p\u00ebrve\u00e7se e kujtoj portretin e tij t\u00eb vagullt, pa v\u00eblla, i cili ishte arratisur n\u00eb mosh\u00ebn 14-vje\u00e7are dhe, si\u00e7 m\u00ebsova m\u00eb von\u00eb, ai p\u00ebrmes Jugosllavis\u00eb me pasaport\u00eb false, ishte arratisur p\u00ebr n\u00eb Gjermani. Aty ishte martuar me nj\u00eb shtetase gjermane, kishte studiuar n\u00eb nj\u00eb akademi ushtarake nga m\u00eb t\u00eb njohurat n\u00eb Gjermani dhe, pasi ishte vler\u00ebsuar me grada ushtarake, ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb luft\u00ebn e Vietnamit. Motra, menj\u00ebher\u00eb pasi dol\u00ebm nga kampi, vazhdoi jet\u00ebn e saj duke u rimartuar s\u00ebrish, nd\u00ebrsa f\u00ebmij\u00ebria dhe rinia ime u ngrys\u00ebn n\u00eb dyert e atyre kampeve fam\u00ebkeqe.<\/div>\n<div><em>\u00c7far\u00eb t\u00eb ka mbetur sot p\u00ebr t\u00eb kujtuar nga e kaluara jote? <\/em><\/div>\n<div>Vet\u00ebm dhimbje dhe dit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira. F\u00ebmij\u00ebria ime pa f\u00ebmij\u00ebri dhe rinia q\u00eb m\u00eb kaloi n\u00eb pun\u00eb krahu t\u00eb r\u00ebndomta. Mbeta pa prind\u00ebr, pa v\u00eblla, p\u00ebr t\u00eb cilin ende sot m\u00eb djeg shpirti. Ai jeton prej shum\u00eb vitesh n\u00eb Amerik\u00eb dhe, q\u00eb prej shk\u00ebputjes son\u00eb nga kampi, nuk kemi mundur t\u00eb takohemi dot. Pas daljes nga kampi i Elbasanit, erdha n\u00eb Tiran\u00eb dhe p\u00ebrmes disa njohjeve familjare fillova pun\u00eb n\u00eb kombinatin tekstil \u201cStalin\u201d. N\u00eb mosh\u00ebn 38-vje\u00e7are u martova me shkuesi dhe nga kjo martes\u00eb sot kam nj\u00eb vajz\u00eb.<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rudina, vajza e Hysni Dema: Jeta ime n\u00eb pes\u00eb kampe internimi Cila \u00ebsht\u00eb historia e Rudina Demas ? Un\u00eb jam e bija e Hysni Dem\u00ebs. Im at\u00eb ishte kolonel dhe komandant i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Xhandarm\u00ebris\u00eb shqiptare gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. P\u00ebr shkak se n\u00eb vitet 1944-1945 u organizuan disa kryengritje t\u00eb armatosura antikomuniste, sidomos&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[3],"tags":[],"class_list":["post-20","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=20"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":49,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20\/revisions\/49"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=20"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=20"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=20"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}