{"id":1991,"date":"2012-11-25T15:45:20","date_gmt":"2012-11-25T15:45:20","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=1991"},"modified":"2012-11-25T15:45:52","modified_gmt":"2012-11-25T15:45:52","slug":"imzot-nikolle-kacorri-figure-e-ndritur-e-kombit-shqiptar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=1991","title":{"rendered":"IMZOT NIKOLL\u00cb KA\u00c7ORRI &#8211; FIGUR\u00cb E NDRITUR E KOMBIT SHQIPTAR."},"content":{"rendered":"<p><strong>Me daten 24 Nentor 2102, ne Kishen &#8221; Zoja Pajtore&#8221; u mbajt Akademia Shkencore per 100 Vjetorin e Pavaresise, nen kujdesin e Komisionit Organizativ te Komunitetit Shqiptar ne Michigan. Me kete kumtese po fillojme botimin e te gjitha kumtesave qe u paraqiten ne kete Akademi, si dhe nje pershkrim te mevonshem ne lidhje me kete aktivitet shume te realizuar.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Redaksia e Revistes&#8221; Kuvendi&#8221;<br \/>\n<a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/11\/Gjovalin-kacorri1.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-1993\" title=\"Gjovalin kacorri\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/11\/Gjovalin-kacorri1.jpg\" alt=\"\" width=\"960\" height=\"640\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/11\/Gjovalin-kacorri1.jpg 960w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/11\/Gjovalin-kacorri1-300x200.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 960px) 100vw, 960px\" \/><\/a>Gjovalin Ka\u00e7orri<\/strong><\/p>\n<p>Te nderuar bashkeatdhetare,<\/p>\n<p>Te nderuar klerike,<\/p>\n<p>Zonja e zotrinj,<\/p>\n<p>Jemi mbledhur sot ne kete akademi solemne per te perkujtuar ngjarjen me te rendesishme ne historine e kombit tone ate te shpalljes se pamvaresise.<!--more--><\/p>\n<p>Si \u00e7do ngjareje tjeter dhe kjo ngjarje e rendesishme historike ka protagonistet e saje te cilet me idealizem, pune e perkushtim patriotik e atdhetar, me sakrifica te medha e te panumerta, kryen me 28 nendore 1912 aktin e madh historik Ate te shpalljes se Shqiperise \u201cMe vete,te lire, dhe te mosvarme\u201d.<\/p>\n<p>Dhe, une kam nderin nga kjo foltore,te falenderoj organizatoret e kesaje akademie qe me dhane mundesine dhe privilegjin te referoj sot para jush per njerin nga protagonistet kryesore te kesaj ngjarje te madhe kombetare, krahun e djathte te Ismail Qemalit, nekryetarin e qeverise se Vlores, Imzot Nikolle Ka\u00e7orri.<\/p>\n<p>Te nderuar pjesmarres<\/p>\n<p>Dom Nikoll Ka\u00e7orri nuk hyri rastesisht ne panteonin e historise. Ai u rrit dhe u edukua ne nje ambient atdhetare dhe patriotik. Ne personin e tije meshiroheshin tiparet dhe vlerat me te mira te popullit tone. Nuk mund te flasesh per dom Nikollen pa permendur Mirditen prej nga kishte prejardhjen e cila ka nje kontribut te madh dhe te ve\u00e7ante ne historine e Shqiperise. Mirdita ka qene njesi me vete dhe kompakte shume shekuj me pare dhe ka dhene kontribute te medha ne zhvillimin e kultures e historise kombetare. Ajo daton qe nga koha e krijimit te shtetit te Arberit me 1190, ne kohen e Skenderbeut me vellezerit Gazulli, te cilet ishin ambasadoret e tije ne ate kohe dhe profesore universiteti ne Raguze, me atdhetarin e madh Pashko Vasen. Me deren e Kapidanit e cila i ka prire Mirdites gjith kohen e qe perben nje histori me vete me permasa kombetare, me Abat Do\u00e7in rilindasin e shquar dhe nje nga hartuesit e alfabetit tone, me Fishten i cili ishte dhe kryetare i komisionit te Alfabetit ne Kongresin e Manastirit ku u hodhen themelet e shkrimit te gjuhes shqipe, vazhdon me ngritjen e flamurit ne kuvendin e Fanit dhe krijimin e qeverise se Kimzes me 27 Prill 1911, etj, etj. Pikerisht kjo e kaluar dhe keto ngjarje historike ndikuan ne formimin e atdhetarit dhe patriotit te ardhshem Nikoll Ka\u00e7orri.<\/p>\n<p>Imzot Nikoll\u00eb Ka\u00e7orri ka lindur n\u00eb fshatin Krej\u00eb t\u00eb Lur\u00ebs ne vitin 1862, me baba katolik dhe me nene myslimane nga dera e Vladajve. Lindi pra n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi ku festoheshin Pashk\u00ebt dhe Bajrami, ku harmonia n\u00eb familje ishte nj\u00eb model p\u00ebr mir\u00eb. Askund n\u00eb Shqip\u00ebri nuk gjen\u00eb zbatim kaq te mire, shprehja e p\u00ebrjetshme e Vaso Pash\u00ebs \u201cFeja e shqiptarit asht shqiptaria\u201d .Ndryshe prej moshatar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb, ai pat fatin t\u00eb ndiqte m\u00ebsimet n\u00eb Seminarin Papnor t\u00eb Shkodr\u00ebs, n\u00eb shkoll\u00ebn me t\u00eb organizuar q\u00eb ishte at\u00ebher\u00eb n\u00eb Shqiperi. Me 1882 perfundon kolegjin urban per retorik\u00eb e gramatik\u00eb .Nga viti 1882 deri n\u00eb vitin 1888 studion n\u00eb Rom\u00eb per teologji . Nga viti 1888 deri ne vitin 1893 studion per filozofi dhe shkenca politike n\u00eb Universitetin e\u201cZeking\u201d t\u00eb Zyrihut n\u00eb Zvicer dhe n\u00eb Austri. U kthye n\u00eb Atdhe n\u00eb vitin 1884 dhe po at\u00eb vit u shugurue meshtar n\u00eb Shkod\u00ebr. Mbas rreth gjasht\u00eb muejsh sh\u00ebrbim n\u00eb qytet, e caktuen meshtar n\u00eb Delbnisht t\u00eb Kurbinit, trev\u00eb q\u00eb vlonte nga zjarri p\u00ebr \u00e7lirim nga zgjedha ottomane. Mbas pes\u00eb vjet\u00ebsh pune ne Delbnisht e caktuen n\u00eb Durr\u00ebs, sekretare te ipeshkvnise, q\u00eb ishte qend\u00ebr e Dio\u00e7ez\u00ebs,<br \/>\nNj\u00eb vit mbasi shkoi n\u00eb Durr\u00ebs, pra m\u00eb 1892, emrohet Ipeshk\u00ebv i Dio\u00e7ez\u00ebs s\u00eb Durr\u00ebsit dhe asht nd\u00ebr meshtar\u00ebt e par\u00eb shqiptar\u00eb, q\u00eb p\u00ebr merita t\u00eb ve\u00e7anta, dekorohet nga Vatikani me \u201cKryqin e art\u00eb\u201d, mir\u00ebnjohja ma e lart\u00eb q\u00eb jepej nga Papati.<\/p>\n<p>Me vendosjen ne Durresnis dhe veprimtaria e tij e shum\u00ebfisht\u00eb: prift n\u00eb kish\u00eb, m\u00ebsues n\u00eb shkoll\u00ebn e ngritur nga Austro-Hungaria dhe veprimtar i \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare shqiptare<br \/>\nImzot Ka\u00e7orri p\u00ebrkrahu, nxiti dhe bashk\u00ebthemeloi me atdhetar\u00eb e intelektual\u00eb t\u00eb tjer\u00eb vendas shoqatat e para n\u00eb Durr\u00ebs, \u201cVllaznia\u201d dhe \u201cBashkimi\u201d(1907-1909), q\u00eb kishin si synim t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb p\u00ebrpjekjet per te dal\u00eb nga zgjedha turke. Atje takoheshin intelektual\u00ebt m\u00eb ne ze, duke pas\u00eb si synim t\u00eb pare e sa ma t\u00eb af\u00ebrt rilindjen e Shqiperis\u00eb, arsimimin dhe gjuh\u00ebn shqipe. Dom Nikoll\u00eb Ka\u00e7orri ishte p\u00ebrhap\u00ebs i librit shqip, dhe po ashtu i shtypit shqiptar patriotik. Duke shfryt\u00ebzuar dashamir\u00ebsin\u00eb e Vjen\u00ebs p\u00ebr kultur\u00ebn shqiptare dhe marr\u00ebdh\u00ebniet e tij t\u00eb mira me konsujt e austro-hungarez\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs e Shkod\u00ebr, Dom Nikoll\u00eb Ka\u00e7orri ishte personi ky\u00e7 p\u00ebr futjen e librave shqip n\u00eb Durr\u00ebs. Ekzemplar\u00ebt e gazet\u00ebs Albania t\u00eb Faik Konic\u00ebs, e cila dilte q\u00eb prej 1896, mb\u00ebrrinin n\u00eb adres\u00ebn e famullis\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye pati konflikte me shum\u00eb institucione t\u00eb asaj kohe, e sidomos me patriarkun grek.<\/p>\n<p>Ai ishte pjes\u00ebmarr\u00ebs i shum\u00eb l\u00ebvizjeve kulturore dhe politike shqiptare siq ishte kryengritja e Kurbinit. (1905-1907) Ai beshpirti dhe frymezuesi i q\u00ebndres\u00ebs antiosmane t\u00eb Kurbinit, i nxiti e i organizoj\u00eb n\u00eb kryengritje t\u00eb armatosur, u siguroi dhe arm\u00eb e municion per te filluar luften kunder pushtesve. Pikerisht ne saje dhe te kesaje ndihme e kontributi te Imzot Nikolle Ka\u00e7orrit, n\u00eb vitet 1905-1907, Kthella dhe Kurbini u ben\u00eb nj\u00eb nga vatrat ma t\u00eb nxehta n\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr turkut, q\u00eb tashma kishte shp\u00ebrthye an\u00eb e kand Shqipris\u00eb.Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe, Nikoll\u00eb Ka\u00e7orri personalisht kontaktoi me shum\u00eb diplomat\u00eb austriak\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs dhe k\u00ebrkonte angazhim serioz p\u00ebr t\u00eb zbardhur gjendjen e r\u00ebnd\u00eb n\u00eb Kurbin q\u00eb kishte krijuar Esat Pasha me forcat turke. Edhe pse i ndjekur e i p\u00ebrndjekur, Imzot Ka\u00e7orri nuk i shk\u00ebputi asnj\u00ebher\u00eb lidhjet me \u00e7etat kryegrit\u00ebse, sidomos ato q\u00eb vepronin n\u00eb zon\u00ebn e Kurbinit dhe n\u00eb Mal\u00ebsit\u00eb e Kthell\u00ebs, ku p\u00ebrfshihej edhe vendlindja e tij Krej Lura.<br \/>\nImzot Nikolle Ka\u00e7orri luen rolin kryesor n\u00eb bashkrendimin e l\u00ebvizjes komb\u00ebtare edhe jasht\u00eb Durr\u00ebsit, qe v\u00ebrtetohet edhe nga let\u00ebrk\u00ebmbimet me Ismail Qemalin, Luigj Gurakuqin, Aqif Pash\u00eb Elbasanin, Shtjef\u00ebn Gje\u00e7ovin, Haxhi Vebi Dibr\u00ebn etj. P\u00ebr veprimtarin\u00eb e tij t\u00eb gjithanshme antiosmane, ai u vu ne shenjest\u00ebr te sundimtar\u00ebve anadollak\u00eb, q\u00eb e hodhen n\u00eb gjyq, e d\u00ebnuen dhe e rid\u00ebnuen me burg, Por Imzot Nikoll\u00eb Ka\u00e7orri nuk e nd\u00ebrpreu aspak veprimtarin\u00eb e tij, p\u00ebrkundrazi: N\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 1908 e gjejm\u00eb n\u00eb Manastir si p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Durr\u00ebsit, p\u00ebrkrah Mitat Frasherit,At Gjergj Fisht\u00ebs, Luigj Gurakuqit, Dom Ndre Mjed\u00ebs e atdhetar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb arriten t\u00eb imponoheshin p\u00ebr pranimin e alfabetit me shkronja latine. N\u00eb Kongresin e Dibr\u00ebs, n\u00eb ver\u00ebn e 1909-\u00ebs, pjes\u00ebmarrja e Dom Nikoll\u00eb Ka\u00e7orrit dhe delegat\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Durr\u00ebsit u minua nga administrata osmane e qytetit, e cila e konsideroi t\u00eb parregullt mbledhjen q\u00eb caktoi delegat\u00ebt. Dom Nikoll\u00eb Ka\u00e7orri reagoi rrept\u00eb, e dor\u00ebzoi mandatin e tij n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb demonstrative. Mbas nj\u00eb viti ai do t\u00eb merrte pjes\u00eb edhe n\u00eb Kongresin e Elbasanit, dhe do t\u00eb behej mb\u00ebshtetje e rend\u00ebsishme financiare p\u00ebr subvencionimin e Normales historike, ku drejtor u caktue miku i tij Luigj Gurakuqi.<br \/>\nN\u00eb Durr\u00ebs gjendja e tij behej gjithmon\u00eb e me e v\u00ebshtir\u00eb. Ishte nj\u00eb paradoks, por ai u gjend n\u00eb mes dy zjarreve, pushtetar\u00ebve otoman q\u00eb e kishin p\u00ebrher\u00eb n\u00ebn mbikqyrje, e n\u00eb bashkpunim me ta edhe nga dhespoti i Kish\u00ebs Ortodokse, Jakovi. Nderkohe qe popullsia muslimane e Durr\u00ebsit dhe e Shijakut, edhe pse e nd\u00ebrsyeme liksht kund\u00ebr tij nga turqit, nuk e tradh\u00ebtoi kurr\u00eb, por p\u00ebrkundrazi, e mb\u00ebshteti, e mbrojti, shpesh her\u00eb edhe me arm\u00eb.<br \/>\nBashk\u00ebkoh\u00ebsit e p\u00ebrshkruejn\u00eb si nj\u00eb klerik te forte,parimore e konseguent qe nuk leshonte pe ne drejtim te mbrojtjes se \u00e7eshtjes kombetare. Ishte koh\u00eb kryengritjesh p\u00ebr liri dhe meshtari nuk i shmangej as luft\u00ebs s\u00eb armatosur.<br \/>\nP\u00ebrndjekjet, gjyqet, k\u00ebrc\u00ebnimet kund\u00ebr tij nuk pushuan per asnj\u00eb \u00e7ast, aq sa gjendjen e tij e p\u00ebrcoll\u00ebn jo vet\u00ebm gazetat shqiptare t\u00eb m\u00ebrgimit, si gazeta\u201cDielli\u201d, por edhe gazetat e hueja si \u201cCorriere di Trieste\u201d apo shtypi austriak me t\u00eb cilin ishte i lidhun posa\u00e7risht edhe p\u00ebr shkak t\u00eb njohjes s\u00eb gjuh\u00ebs, pse atje kishte krye studimet.<\/p>\n<p>P\u00ebr Dom Nikoll\u00eb Ka\u00e7orrin, vitet q\u00eb pasuan deri n\u00eb shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb ishin t\u00eb ngjeshura me veprimtari politike me format komb\u00ebtar. Ai tashme kishte afirmuar statur\u00ebn e nj\u00eb veprimtari t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr l\u00ebvizjen komb\u00ebtare, i cili kishte dh\u00ebn\u00eb m\u00ebsime shqipeje, kishte p\u00ebrhapur librin shqip, kishte furnizuar kryengrit\u00ebsit me arm\u00eb, kishte udh\u00ebhequr kryengritjet, me pak fjal\u00eb, kishte punuar p\u00ebr kombin n\u00eb t\u00eb gjitha format.<br \/>\nN\u00eb prag t\u00eb shpalljes s\u00eb Pavaresise, Imzot Ka\u00e7orri i d\u00ebrgoi nj\u00eb memorandum Mbretit t\u00eb Austro-Hungaris\u00eb, Franc Jozefi I-re,te cilin e fillon me keto fjale:<\/p>\n<p><strong><em>&#8220;Shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira e t\u00eb rrezikshme jan\u00eb k\u00ebto dit\u00eb p\u00ebr ne shqiptar\u00ebt e p\u00ebr nan\u00ebn ton\u00eb Shqipnin\u00eb q\u00eb t\u00eb kat\u00ebr shtetet e Ballkanit po dojn me e p\u00ebrpi e me coptu&#8221;. <\/em><\/strong>Ky memorandum i shkruar dhe p\u00ebrgatitur prej Imzot Nikoll\u00eb Kacorrit,<strong> <\/strong>mban dat\u00ebn 12 n\u00ebntor 1912, gjasht\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb dit\u00eb para shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 imzot Nikoll\u00eb Kacorrit, n\u00ebnshkrues t\u00eb k\u00ebtij memorandumi jan\u00eb edhe zot\u00ebrinjt\u00eb, Mustafa Asim Kruja, Rexhep Mitrovica, Fuad Toptani, Abdi Beu, Murat Toptani, Sali Gjuka dhe Bedri Pejani. N\u00eb k\u00ebt\u00eb memorandum praqitej e v\u00ebrteta mbi Shqip\u00ebrin\u00eb dhe i k\u00ebrkohej ndihm\u00eb mbretit t\u00eb Austro Hungaris\u00eb q\u00eb shteti shqiptar mos t\u00eb gllab\u00ebrohet nga sfingsat sllav\u00eb, grek e turq. K\u00ebtu k\u00ebrkohej q\u00eb t\u00eb njihet shteti shqiptar &#8220;n\u00eb kat\u00ebr vilajetet e Shqypnis\u00eb me Kosov\u00eb, Manastir, Shkod\u00ebr e Janin\u00eb&#8221;. K\u00ebtu jepej edhe numri i shqiptar\u00ebve q\u00eb jetonin n\u00eb vitin 1912, mbi tre milion\u00eb frym\u00eb, dhe qysh at\u00ebher\u00eb u k\u00ebrkua q\u00eb Shqip\u00ebria me kat\u00ebr vilajetet t\u00eb jet\u00eb neutrale si\u00e7 ishin Zvicra dhe Belgjika.<br \/>\nDergimi i ketije meorandumi parap\u00ebrgatiti vizit\u00ebn q\u00eb do t\u00eb bante delegacioni shqiptar me n\u00eb krye Ismail Qemalin n\u00eb Vjen\u00eb. Vet\u00eb Ismail Qemali u befasue me njohjen e gjendjes aq mir\u00eb nga Ministria e Jashtme Austriake, q\u00eb ka qen\u00eb mb\u00ebshtetja kryesore p\u00ebr Shpalljen e Pavarvsis\u00eb n\u00eb Konferenc\u00ebn e Fuqive t\u00eb M\u00ebdha e sidomos n\u00eb kund\u00ebrvenjen Rusis\u00eb, si mb\u00ebshtet\u00ebsja kryesore e planeve t\u00eb Serbis\u00eb, Bullgaris\u00eb e Greqis\u00eb p\u00ebr coptimin e Shqiperis\u00eb. Kete e kishte bere te mundur korespondenca qe kishte Imzot Nikolle Ka\u00e7orri me kancelerine e Vjenes<br \/>\nIshte Ai q\u00eb priti delegacionin e m\u00ebrgat\u00ebs, q\u00eb arriti nga Trieste me dat\u00eb 22 Nendor 1912. Durr\u00ebsi ishte parashikue nga atdhetar\u00ebt si qyteti ku do t\u00eb behej Shpallja e Pavar\u00ebsis\u00eb. Mir\u00ebpo, qeveria turke urdheroi vezirin n\u00eb Janin\u00eb t\u00eb d\u00ebrgonte forca ushtarake atje e t\u00eb zhdukte edhe fizikisht atdhetar\u00ebt shqiptar\u00eb, q\u00eb donin t\u00eb shpallnin Pavar\u00ebsin\u00eb. N\u00eb k\u00ebto rrethana, me k\u00ebshillen e Imzot Ka\u00e7orrit, delegat\u00ebt e zgjedhur nga krahina t\u00eb ndryshme t\u00eb prim\u00eb nga dom Nikolle Ka\u00e7orri u nis\u00ebn drejt Vlor\u00ebs, t\u00eb siguruem nga atdhetar\u00eb durrsak\u00eb e k\u00ebshtu me radh\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb rrug\u00ebs.<\/p>\n<p>Kuvendi i Vlor\u00ebs, i \u00e7elur n\u00eb or\u00ebn 14,\u00b0\u00b0 t\u00eb dat\u00ebs 28 Nandor 1912, miratoi Shpalljen e Pavar\u00ebsis\u00eb. Firm\u00eb e dyt\u00eb, mbas Ismail Qemalit, ishte Imzot Nikoll\u00eb Ka\u00e7orri. K\u00ebshtu, M\u00eb 28 Nandor 1912 mendjet me t\u00eb ndrituna t\u00eb kombit shqiptar t\u00eb mbledhura n\u00eb Kuvendin Komb\u00ebtar n\u00eb Vlor\u00eb &#8220;me nj\u00eb ze vendosen q\u00eb Shqiperia m\u00eb sot t\u00eb bahet n\u00eb vete, e lire, e mosvarme Kuvendi zgjodhi qeverin\u00eb e Imzot Ka\u00e7orri u zgjodh unanimisht z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr i Qeveris\u00eb s\u00eb Par\u00eb Shqiptare mbas 450 vjet roberie.<br \/>\nRoli dhe autoriteti i Imzot Ka\u00e7orrit n\u00eb at\u00eb qeveri ka qen\u00eb i dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb, edhe per faktin se Ismail Qemali, q\u00eb mbante edhe detryr\u00ebn e Minsitrit t\u00eb Jashtem, qendroi me shum\u00eb n\u00ebp\u00ebr kan\u00e7elarit\u00eb e Europ\u00ebs p\u00ebr njohjen e Shtetit t\u00eb ri Shqiptar dhe n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr moscoptimin e vendit.<br \/>\nPor ngjarjet do t\u00eb ridhnin jo ashtu si kishin end\u00ebrruar atdhetar\u00ebt. Lufta Ballkanike, pabesia e Esat Pash\u00eb Toptanit dhe e mahmur\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb me trup n\u00eb trojet arbnore, po me mendje e zem\u00ebr n\u00eb Stamboll, ben\u00eb q\u00eb Qeveria e Ismail bej Vlor\u00ebs t\u00eb mos jetonte gjat\u00eb.<br \/>\nNikoll\u00eb Ka\u00e7orri u kthye n\u00eb Durr\u00ebs. Aty ai do t\u00eb ndeshej me nj\u00eb nga ngjarjet me t\u00eb sh\u00ebmtuara n\u00eb historin\u00eb shqiptare. Renegati Haxhi Qamili do t\u2019i digjte qel\u00ebn ku banonte dhe t\u2019i shkatrronte bibliotek\u00ebn e tij personale, nd\u00ebr me t\u00eb pasurat n\u00eb Shqiperi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb.<br \/>\nPas d\u00ebshtimit t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Ismail Qemalit, Imzot Ka\u00e7orri nuk u step, edhe pse ne situata e rrethana te veshtira nuk e ndali veprimtarine kombetare e atdhare. Ai bashk\u00eb me Luigj Gurakuqin, Mustafa Krujen, Fahri Gjilanin,Themostokli Germenjin etj., themeluen lidhjen \u201cP\u00ebr Atdheun e p\u00ebr Thronin\u201d, q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb ndalnin sado pak at\u00eb hemorogji t\u00eb tmerr\u00ebshme komb\u00ebtare q\u00eb po shkaktonin atdhemohuesit si Esat Toptani, Haxhi Qamili etj.<br \/>\nN\u00eb ato vite t\u00eb trazueme t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Botnore, n\u00eb rrethana politike e vetjake q\u00eb kan\u00eb mbet\u00eb mister,<strong> <\/strong>Imzot Nikolle Ka\u00e7orri emigron n\u00eb Vjen\u00eb, ku edhe nd\u00ebrron jet\u00eb me 29 Maj 1917. Ai vdiq i ri, por vepra q\u00eb la pas n\u00eb luft\u00eb p\u00ebr mbrojtjen e nderit dhe dinjitetit komb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyes p\u00ebr brezat e rinj\u00eb.<\/p>\n<p>Por tragjedia personale e Imzot Ka\u00e7orrit do t\u00eb vazhdonte e mund t\u00eb themi vazhdon edhe sot e k\u00ebsaj dite. Nj\u00eb mur heshtjeje, i plumt\u00eb, u vendos p\u00ebrreth tij. Deri m\u00eb 1962, q\u00eb p\u00ebrkonte me 50-vjetorin e Shpalljes s\u00eb Pavarvsis\u00eb, emri i tij u harrua plot\u00ebsisht. E si shp\u00ebrblim, p\u00ebr veprimtarin\u00eb e tij atdhetare e dekoruan ne kete pervjetor me urdh\u00ebnin &#8220;P\u00ebr veprimtari patriotike te klasit t\u00eb dyt\u00eb&#8221;! At\u00eb, viganin e alfabetit dhe te pavaresise, me nj\u00eb medalje t\u00eb klasit t\u00eb dyt\u00eb?!<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrmendoren e Pavar\u00ebsis\u00eb nuk u paraqit truporja e tij e shejt\u00eb. N\u00eb asnj\u00eb vep\u00ebr arti, aq t\u00eb shumta p\u00ebr Pavar\u00ebsin\u00eb, nuk u pikturue fytyra e tij e ndershme. N\u00eb faksimilen e Aktit t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb u arrit\u00eb deri atje sa iu hoq firma e bukur. N\u00eb filmin\u201cNandori i dyt\u00eb\u201d, kushtue Shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb, del vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb, po jo n\u00eb ballkonin ku u val\u00ebvit Flamuri i shejt\u00eb. N\u00eb Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, Imzot Nikoll\u00eb Ka\u00e7orrit i kushtohen vet\u00ebm 27 gjysma rreshtash,<\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht edhe mbas vitit 1990 mbahet i njeti qendrim ndaj figures se Tije,si ne kohen e regjimit te Zogut dhe atije komunist.Vet\u00ebm sa u tha ndonj\u00eb fjal\u00eb, vet\u00ebm sa u shkrue ndonj\u00eb artikull, sa me then\u00eb se po e kujtojm\u00eb. Rasti me i shemtuem eshte neglizhenca dhe indiferenca e pa falshme qe tregoi shteti shqiptar me rastin e ardhjes se eshtrave te imzot Ka\u00e7orrit mbas 95 vjetesh ne atdhe. N\u00ebnkryetari i qeveris\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb pritur nga asnj\u00eb qeveritar shqiptar, madje as nga ndonj\u00eb i rangut m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt. N\u00eb Rinas nuk kishte asnj\u00eb shenj\u00eb protokolli qeveritar p\u00ebr themeluesin e par\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj qeverie. P\u00ebr turpin e qeveris\u00eb, nje nga themeluesit e shtetit e te alfabetit shqip, patrioti i mir\u00ebnjohur erdhi ne Rinas si ndonj\u00eb njeri q\u00eb mund t\u00eb ishte vrare duke transportuar drog\u00eb. Madje zyra e protokollit qeveritar nuk ka lejuar t\u00eb afroj\u00eb makin\u00ebn pran\u00eb avionit q\u00eb arkivoli t\u00eb mos merrej n\u00ebn dore si t\u00eb ishte ndonj\u00eb valixhe. M\u00eb pas eshtrat e dom Nikoll\u00eb Ka\u00e7orit jan\u00eb transportuar me nj\u00eb karroc\u00eb mallrash dhe me makina private nga te afermit per ne Durres, ne katedralen Shen Lu\u00e7ia.<\/p>\n<p>Me te drejte u kthyen eshtrat e mbretit Zog ne atdhe, por ato u priten me nje protokoll zyrtar mjaft pompoz. Ne ceremonine e rastit ku merrnin pjese figurat me te larta te shtetit, Presidenti Nishani deklaron:\u201dJa kishim borxh\u201d . Po mire. Por une e pyes zotin president, dom Nikoll Ka\u00e7orrit gurthemelit te shtetit shqiptar, nenkrytarit te te pares qeveri te Shqiperise nuk ja kishit borxh ta respektonit e nderonit si i ka hije nje patrioti si Ai.<\/p>\n<p>Mire dje, po sot, kujt i ben hije dom Nikolle Ka\u00e7orri? Jo zotrinj qeveritare,historiane e lektore,<strong> <\/strong>figura e Imzot Nikoll\u00eb Ka\u00e7orrit eshte e pandashme nga akti i shpalljes se pavaresise, eshte e pandashme nga Ismail Qemali. Atije i takon t\u00eb jet\u00eb prezent kudo pran\u00eb tij, n\u00eb cdo monument a statuje, n\u00eb cdo stend\u00eb muzeumi apo poster propogande, n\u00eb cdo kumtes\u00eb e jubileum, se i tille eshte Ai n\u00eb kujtesen e shqiptarve. Vargjet qe po citoi me poshte, te cilat populli i thuri ne ato kohe te stuhishme e misherojne kete binom te historise tone kombetare:<\/p>\n<p><strong><em>Dom Nikolla shqipja e malit<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Krahu i djathte i Ismail Qemalit<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Te nderuar pjesmarres<\/p>\n<p>Duke perfunduar, shpresoj se 100 vjetori i pavarsis\u00eb, eshte nje rast i mir\u00eb p\u00ebr historian\u00ebt, shtetin dhe institucionet e tije, p\u00ebr t\u00eb bere rishikimin e ktij momenti historik, per te plotesuar e vleresuar me vertetesi kete ngjarje madhore te kombit tone, si dhe protagonistet e saje,te lene me qellim ne harrese, duke i vendosur ne vendin qe u takon.<\/p>\n<p><strong><em>Ata ben\u00eb historin\u00eb. Nuk kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr lavdi, sepse jan\u00eb lavdia vet\u00eb. Kemi nevoj\u00eb ne p\u00ebr ta, q\u00eb ta kuptojm\u00eb cil\u00ebt kemi qen\u00eb e cil\u00ebt jemi.<br \/>\nAta jan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e genit ton\u00eb.<\/em><\/strong><strong><br \/>\nJu faleminderit per vemendjen<\/strong><\/p>\n<p><strong>Gjovalin Ka\u00e7orri <\/strong><\/p>\n<p><strong>Michigan 24 nendore 2012<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me daten 24 Nentor 2102, ne Kishen &#8221; Zoja Pajtore&#8221; u mbajt Akademia Shkencore per 100 Vjetorin e Pavaresise, nen kujdesin e Komisionit Organizativ te Komunitetit Shqiptar ne Michigan. Me kete kumtese po fillojme botimin e te gjitha kumtesave qe u paraqiten ne kete Akademi, si dhe nje pershkrim te mevonshem ne lidhje me kete&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[15],"tags":[],"class_list":["post-1991","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-gjeografi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1991","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=1991"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1991\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1995,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1991\/revisions\/1995"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=1991"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=1991"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=1991"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}