{"id":190,"date":"2012-03-08T01:35:17","date_gmt":"2012-03-08T01:35:17","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=190"},"modified":"2012-03-08T01:35:17","modified_gmt":"2012-03-08T01:35:17","slug":"levizja-kuq-e-zi-dhe-koncepti-marksist-i-shtetit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=190","title":{"rendered":"L\u00ebvizja Kuq e Zi dhe koncepti marksist i shtetit"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/03\/scan0018.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-191\" title=\"scan0018\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/03\/scan0018-300x206.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"206\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/03\/scan0018-300x206.jpg 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/03\/scan0018.jpg 538w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>L\u00ebvizja Kuq e Zi dhe koncepti marksist i shtetit <\/strong><\/p>\n<p><strong>Tonin Gjuraj<\/strong><\/p>\n<p>Faik Konica thot\u00eb diku se shqiptari para se t\u00eb b\u00ebhet atdhetar, ka nevoj\u00eb t\u00eb b\u00ebhet njeri i zbutur. Duke ndjekur me interes, s\u00eb fundi, aktivitetin e Aleanc\u00ebs Kuq e Zi (AKQ), diskurin e z.Spahiu, p\u00ebrtej patriotizmit folklorik, bie n\u00eb sy nj\u00eb artikulim i fort\u00eb, gjuh\u00eb e ashp\u00ebr, fjalor i vjet\u00ebruar, her\u00eb-her\u00eb i ngjash\u00ebm me at\u00eb nacional-komunist, t\u00eb propagand\u00ebs dhe librave t\u00eb dikursh\u00ebm, kund\u00ebr \u201carmikut t\u00eb jasht\u00ebm\u201d, \u201cfqinj\u00ebve t\u00eb pabes\u00eb\u201d, q\u00eb kan\u00eb \u201chal\u00eb n\u00eb sy\u201d Shqip\u00ebrin\u00eb dhe cenojn\u00eb integritetin territorial, <!--more-->madje dhe vet\u00eb ekzistenc\u00ebn e vendit, pra gati-gati paralajm\u00ebron p\u00ebr rrezikun e nj\u00eb \u201clufte\u201dme ta. Por, n\u00eb koh\u00ebn kur shqiptar\u00ebt jan\u00eb tashm\u00eb faktor\u00eb e aktor\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb Ballkan e me gjer\u00eb, t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb procese integruese, t\u00eb klith\u00ebsh dit\u00eb-nat\u00eb p\u00ebr rrezikun q\u00eb i kanoset identitetit ton\u00eb komb\u00ebtar prej fqinj\u00ebve apo \u201carmiqve\u201d t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb jasht\u00ebm, \u00ebsht\u00eb \u201cluft\u00eb\u201d imagjinare, munges\u00eb realizmi dhe nj\u00eb ekzagjerim i panevojsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Natyrisht q\u00eb disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ngritura me koh\u00eb prej k\u00ebsaj Aleance kan\u00eb merituar mb\u00ebshtetje, si, p\u00ebr shembull, denoncimi i gjyqeve p\u00ebr nd\u00ebrrim t\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb etnike, ose oponenca e fort\u00eb dhe me argumente ndaj marr\u00ebveshjes detare me Greqin\u00eb, edhe pse kjo e fundit nuk ka p\u00ebrse t\u00eb etiketohet si \u201ctradhti\u201d ndaj interesave t\u00eb vendit, apo di\u00e7ka e ngjashme, kur, n\u00eb fakt, mund t\u00eb konsiderohet thjesht si d\u00ebshtim i pal\u00ebs son\u00eb n\u00eb negociata me pal\u00ebn tjet\u00ebr, sa koh\u00eb u shpreh edhe Gjykata Kushtetuese e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Jo \u00e7do veprim apo (projekt)ligj duhet konsideruar i q\u00ebllimsh\u00ebm dhe kund\u00ebr interesave t\u00eb vendit. Marr\u00ebveshja detare p\u00ebrb\u00ebn d\u00ebshtim n\u00eb rrafshin juridik, k\u00ebsisoj ajo duhet rinegociuar, bazuar n\u00eb vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb RSH-s\u00eb.<\/p>\n<p>Si ish-n\u00ebnkryetar i KLD-s\u00eb, z.Spahiu, g\u00ebzonte nj\u00eb autoritet legjitim legal \u2013 racional, n\u00eb kuptimin <em>Weberian<\/em>, mb\u00ebshtetur n\u00eb ligje q\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb detyrimet n\u00eb ushtrimin e detyr\u00ebs. Ky lloj autoriteti ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb shum\u00eb me pozicionin, sesa me cil\u00ebsit\u00eb personale t\u00eb individit q\u00eb drejton. Individi vepron gjithnj\u00eb brenda kufijve t\u00eb pozicionit t\u00eb tij. Jasht\u00eb k\u00ebtij pozicioni, cilido qoft\u00eb ky individ, z.Spahiu, minist\u00ebr, kryeminist\u00ebr apo president, nuk g\u00ebzon as m\u00eb shum\u00eb dhe as m\u00eb pak autoritet, sesa nj\u00eb qytetar i thjesht\u00eb. Sa koh\u00eb z.Spahiu ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen, ai mbetet jasht\u00eb k\u00ebtij pozicioni, k\u00ebsisoj komisioni Hetimor kuvendor dhe konkluzionet e tij jan\u00eb t\u00eb pavend dhe t\u00eb panevojshme. Tashm\u00eb \u201clufta\u201d e pushtetit m\u00eb z.Spahiu \u00ebsht\u00eb politike.<\/p>\n<p>Pas dor\u00ebheqjes, z.Spahiu g\u00ebzon nj\u00eb tjet\u00ebr autoritet, at\u00eb karizmatik (sipas Max Weber-it), nj\u00eb lloj autoriteti q\u00eb p\u00ebrcaktohet si pushtet i legjitimuar prej cil\u00ebsive personale dhe t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb tij, si personalitet t\u00ebrheq\u00ebs, me plot energji dhe orator. Z.Spahiu i posedon ndoshta shumic\u00ebn prej k\u00ebtyre cil\u00ebsive, i cili p\u00ebrmes forc\u00ebs s\u00eb tyre mund t\u00eb nxis\u00eb e t\u00eb frym\u00ebzoj\u00eb p\u00ebrkushtim dhe bindje ndaj rrug\u00ebs s\u00eb tij. Si i dor\u00ebhequr, ai mund t\u00eb dal\u00eb tashm\u00eb jasht\u00eb pozicionit legal-racional dhe t\u00eb bind\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebr misionin e vet, si individ i lir\u00eb. Mesa duket, Shqip\u00ebria vuan nga mungesa e besimit dhe mbi k\u00ebt\u00eb baz\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 arsyeve t\u00eb tjera, ka lindur edhe Aleanca Kuq e Zi, k\u00ebsisoj shnd\u00ebrrimi i l\u00ebvizjes n\u00eb parti politike, me nj\u00eb program t\u00eb qart\u00eb politik, \u00ebsht\u00eb i mir\u00ebpritur n\u00eb nj\u00eb sistem shum\u00ebpartiak.<\/p>\n<p>Por, z.Spahiu, n\u00eb pozicionin e tij t\u00eb ri, q\u00eb t\u00eb jet\u00eb i besuesh\u00ebm, duhet t\u00eb shpjegoj\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb dilemash dhe t\u2019u jap\u00eb p\u00ebrgjigje disa kontradiksioneve q\u00eb shfaqen n\u00eb diskurin e tij. M\u00eb kryesorja mbetet n\u00ebse v\u00ebrtet ai ndien ndonj\u00eb lloj p\u00ebrgjegj\u00ebsie, brenda legjitimitetit t\u00eb tij legal-racional, p\u00ebr nivelin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb besimit q\u00eb g\u00ebzon sot drejt\u00ebsia shqiptare, munges\u00ebn e reformave n\u00eb k\u00ebt\u00eb sistem, arsyet e \u201ckufizimeve\u201d n\u00eb veprimtarin\u00eb e tij, si drejtuesi m\u00eb i lart\u00eb, de facto, i KLD-s\u00eb. Tjet\u00ebr, nga nj\u00ebra an\u00eb flet p\u00ebr \u201csulltan\u00eb t\u00eb politik\u00ebs\u201d, kurse nga ana tjet\u00ebr ai merr p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb pajtoj\u00eb politik\u00ebn. Kjo mbetet dyshuese si mund t\u00eb arrihet: duke p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb dyja partit\u00eb e m\u00ebdha, PD-n\u00eb dhe PS-n\u00eb, apo duke i l\u00ebn\u00eb jasht\u00eb ato. M\u00eb shum\u00eb sesa di\u00e7ka utopike, kjo ngjan me pozicionin e nj\u00eb \u201cmisionari t\u00eb pajtimit\u201d. Po ashtu, z.Spahiu deklaroi s\u00eb fundi n\u00eb Durr\u00ebs q\u00eb PD-ja dhe Berisha s\u00eb shpejti do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb minoranc\u00eb. Natyrisht \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka normale n\u00eb nj\u00eb demokraci q\u00eb mazhoranca e sotme t\u00eb jet\u00eb minoranca e nes\u00ebrme dhe anasjelltas, por n\u00ebse PD-ja do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb opozit\u00eb, at\u00ebher\u00eb n\u00eb pushtet do t\u00eb jet\u00eb PS-ja, mir\u00ebpo, si do t\u00eb veprohet, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, p\u00ebr t\u00eb larguar nga politika \u201ct\u00eb gjith\u00eb sulltan\u00ebt e politik\u00ebs\u201d, edhe ata majtas, sipas premtimit t\u00eb tij! A duhet t\u00eb shpjegohet m\u00eb qart\u00eb cila \u00ebsht\u00eb kauza e AKZ-s\u00eb: nxjerrja e PD-s\u00eb n\u00eb opozit\u00eb dhe risjellja e PS-s\u00eb n\u00eb pushtet, apo largimi i t\u00eb dyjave dhe formimi i nj\u00eb qeverie, m\u00eb 2013-n, vet\u00ebm me Aleanc\u00ebn Kuq e Zi, sa koh\u00eb deklarohet se e mb\u00ebshtesin 1 milion aktivist\u00eb! Shif\u00ebr d\u00ebrrmuese! N\u00ebse ndodh kjo e fundit, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb p\u00ebrballemi me nj\u00eb prej zhvillimeve m\u00eb spektakolare politike n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ish-Lindjen komuniste. Un\u00eb nuk mund t\u00eb b\u00ebj parashikime p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, por, si\u00e7 thot\u00eb Ernest Gellner, <em>mund t\u00eb kuptojm\u00eb opsionet, vet\u00ebm duke kuptuar t\u00eb kaluar\u00ebn.<\/em> Dhe e kaluara e partive t\u00eb reja, p\u00ebrtej PD-s\u00eb dhe PS-s\u00eb, n\u00eb Shqip\u00ebri, nuk ka qen\u00eb inkurajuese dhe dometh\u00ebn\u00ebse. Patriotizmi, megjithat\u00eb, shkon p\u00ebrtej simpatis\u00eb q\u00eb mund t\u00eb kesh p\u00ebr krah\u00ebt politik\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb tej akoma, a mund t\u00eb jen\u00eb n\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje apo parti politike, si\u00e7 pretendon z.Spahiu, edhe ish-t\u00eb p\u00ebrndjekurit politik\u00eb, edhe ish-ushtarak\u00ebt, ku nd\u00ebr radh\u00ebt e k\u00ebtyre t\u00eb fundit mund t\u00eb ket\u00eb individ\u00eb t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb b\u00ebr\u00eb vrasje n\u00eb kufi, ose kan\u00eb kryer krime t\u00eb tjera gjat\u00eb komunizmit?<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb gabim t\u00eb mendohet se mb\u00ebshtetja p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb caktuar, q\u00eb mund t\u00eb ngrihet nga AKZ-ja, do t\u00eb p\u00ebrkthehet domosdoshm\u00ebrish dhe automatikisht n\u00eb realitet elektoral, apo vot\u00eb n\u00eb favor t\u00eb Aleanc\u00ebs. Kalkulimet politike jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlikuara. N\u00ebse 1 milion mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb AKZ-s\u00eb, sipas z.Spahiu, do t\u00eb p\u00ebrktheheshin n\u00eb vot\u00eb elektorale p\u00ebr t\u00eb, at\u00ebher\u00eb dilema e fituesit t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 2013-s n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb e zgjidhur! N\u00eb fakt, n\u00eb thelb t\u00eb projektit t\u00eb tij n\u00eb drejtimin e pun\u00ebve t\u00eb shtetit q\u00ebndron nj\u00eb koncept marksist: koncepti epifenomenal, d.m.th., nj\u00eb koncept apo paradigm\u00eb negative, sipas t\u00eb cilit idet\u00eb e tij duhet t\u00eb jen\u00eb ide sunduese n\u00eb nd\u00ebrtimin e shtetit dhe gjith\u00e7ka ka ndodhur gjat\u00eb 22 viteve ka qen\u00eb d\u00ebshtim, pra vet\u00ebm AKZ-ja do t\u00eb mund t\u00eb rregulloj\u00eb t\u00ebr\u00eb aktivitetin dhe funksionimin institucional t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Publiku gri apo t\u00eb pavendosurit frym\u00ebzohen m\u00eb shum\u00eb prej nj\u00eb programi konkret, jasht\u00eb patriotizmit folklorik, q\u00eb prek dhe u jep zgjidhje m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se deri tani shum\u00eb prej \u00e7\u00ebshtjeve ekonomike, zgjidhjen e drejt\u00eb t\u00eb problemit t\u00eb pron\u00ebs, sundimin e ligjit dhe dh\u00ebnien n\u00eb \u00e7do rast t\u00eb nj\u00eb drejt\u00ebsie t\u00eb drejt\u00eb. Megjithat\u00eb, sa e sigurt do t\u00eb jet\u00eb shoq\u00ebria shqiptare t\u00eb funksionoj\u00eb demokratikisht dhe sa shpres\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtohen institucione demokratike n\u00ebn nj\u00eb lidership t\u00eb till\u00eb folklorik, k\u00ebt\u00eb le ta vler\u00ebsoj\u00eb dhe ta gjykoj\u00eb opinioni publik, klasa intelektuale shqiptare dhe t\u00ebr\u00eb forcat demokratike, q\u00eb aspirojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri normale t\u00eb integruar n\u00eb BE.<\/p>\n<p>*Rektor i Universitetit Europian t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>L\u00ebvizja Kuq e Zi dhe koncepti marksist i shtetit Tonin Gjuraj Faik Konica thot\u00eb diku se shqiptari para se t\u00eb b\u00ebhet atdhetar, ka nevoj\u00eb t\u00eb b\u00ebhet njeri i zbutur. Duke ndjekur me interes, s\u00eb fundi, aktivitetin e Aleanc\u00ebs Kuq e Zi (AKQ), diskurin e z.Spahiu, p\u00ebrtej patriotizmit folklorik, bie n\u00eb sy nj\u00eb artikulim i fort\u00eb,&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-190","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-intervista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/190","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=190"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/190\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":192,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/190\/revisions\/192"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=190"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=190"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=190"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}