{"id":1897,"date":"2012-11-07T19:22:07","date_gmt":"2012-11-07T19:22:07","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=1897"},"modified":"2012-11-07T19:22:07","modified_gmt":"2012-11-07T19:22:07","slug":"fjalimi-i-presidentit-obama-pas-rizgjedhjes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=1897","title":{"rendered":"Fjalimi i Presidentit Obama pas Rizgjedhjes"},"content":{"rendered":"<ul>\n<li>\n<h1><\/h1>\n<\/li>\n<\/ul>\n<div><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" id=\"il_fi\" src=\"http:\/\/media.npr.org\/assets\/img\/2012\/11\/07\/election_obama1_slide-d66eba4811f79a1db23bfbd87c566f6ccaf433de-s4.jpg\" alt=\"\" width=\"624\" height=\"415\" \/><\/div>\n<p><strong>CHICAGO : (Bota Sot)<\/strong>\u00a0Faleminderit. Faleminderit. Faleminderit shum\u00eb. Sonte, m\u00eb shum\u00eb se 200 vite pasi nj\u00eb ish koloni fitoi t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb p\u00ebrcaktonte fatin e vet p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrsosur bashkimin ton\u00eb, ajo po ec\u00ebn p\u00ebrpara. Po ec\u00ebn p\u00ebrpara prej jush. <!--more-->Po p\u00ebrparon sepse ju riafirmuat shpirtin q\u00eb fiton mbi luft\u00ebn dhe depresionin. Shpirtin q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb zem\u00ebr p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga thell\u00ebsit\u00eb e d\u00ebshp\u00ebrimit n\u00eb lart\u00ebsit\u00eb e shpres\u00ebs. Besimin se nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb secili prej nesh ndjek \u00ebndrr\u00ebn e vet amerikane, ne jemi nj\u00eb familje amerikane dhe do t\u00eb kemi ngritjet dhe uljet tona si nj\u00eb komb dhe si nj\u00eb popull i vet\u00ebm.<\/p>\n<p>Sonte n\u00eb k\u00ebto zgjedhje, ju populli amerikan na kujtuat se megjith\u00ebse rruga jon\u00eb ka qen\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, udh\u00ebtimi yn\u00eb ka qen\u00eb i gjat\u00eb, ne jemi ngritur, ne kemi luftuar p\u00ebr t\u2019u rikthyer dhe n\u00eb zemrat tona e dim\u00eb se p\u00ebr Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs m\u00eb e mira nuk ka ndodhur ende. Dua t\u00eb fal\u00ebnderoj t\u00eb gjith\u00eb amerikan\u00ebt q\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebto zgjedhje. Ata q\u00eb votuan p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb apo ata t\u00eb cil\u00ebve iu desh t\u00eb prisnin n\u00eb radh\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb; meq\u00eb ra fjala, duhet ta rregullojm\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Ata q\u00eb jan\u00eb endur rrug\u00ebve p\u00ebr nj\u00eb pun\u00eb apo ata q\u00eb iu jan\u00eb p\u00ebrgjigjur telefonatave. Ata q\u00eb mbanin stem\u00ebn \u2018Obama\u2019 apo ata q\u00eb mbanin stem\u00ebn \u2018Romney\u2019: z\u00ebri juaj u d\u00ebgjua dhe ju soll\u00ebt nj\u00eb ndryshim.<\/p>\n<p>Sapo fola me guvernatorin Romni (Romney) dhe e urova si at\u00eb edhe an\u00ebtarin e kongresit Rajan (Ryan) p\u00ebr fushat\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn luftuan fuqish\u00ebm. Mund t\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb luft\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr por kjo p\u00ebr shkak se e duam vendin ton\u00eb dhe na intereson aq shum\u00eb e ardhmja e tij. Q\u00eb nga Xhorxhi (George) dhe Linora (Lenore), deri te djali i tyre Mit (Mitt) \u2013 familja Romni ka zgjedhur t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb Amerik\u00ebs p\u00ebrmes pun\u00ebs s\u00eb tyre n\u00eb administrat\u00ebn publike dhe k\u00ebt\u00eb trash\u00ebgimi e nderojm\u00eb dhe p\u00ebrg\u00ebzojm\u00eb sonte.<\/p>\n<p>N\u00eb jav\u00ebt q\u00eb vijn\u00eb, pres me padurim gjithashtu t\u00eb ulem me guvernatorin Romni p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se ku mund t\u00eb punojm\u00eb bashk\u00eb p\u00ebr ta \u00e7uar k\u00ebt\u00eb vend p\u00ebrpara. Dua t\u00eb fal\u00ebnderoj mikun dhe partnerin tim t\u00eb kat\u00ebr viteve t\u00eb fundit, \u201cluft\u00ebtarin e g\u00ebzuar\u201d t\u00eb Amerik\u00ebs z\u00ebvend\u00ebs-presidentin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb q\u00eb do t\u00eb donim; Xho Baidenin (Joe Biden)<\/p>\n<p>Dhe nuk do t\u00eb isha burri q\u00eb jam sot pa gruan q\u00eb pranoi t\u00eb martohej me mua 20 vite m\u00eb par\u00eb; m\u00eb lejoni ta them k\u00ebt\u00eb publikisht Mishel nuk t\u00eb kam dashur kurr\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sot. Nuk kam qen\u00eb kurr\u00eb m\u00eb krenar se sa t\u00eb shoh Amerik\u00ebn gjithashtu t\u00eb bjer\u00eb n\u00eb dashuri me ty si gruaja e par\u00eb e vendit ton\u00eb. Sasha dhe Malia, p\u00ebrpara syve tan\u00eb po rriteni e po b\u00ebheni vajza t\u00eb zgjuara e t\u00eb bukura, po ashtu si mamaja juaj. Dhe jam kaq shum\u00eb krenar p\u00ebr ju; por do ju thosha tani p\u00ebr tani nj\u00eb qen ndoshta mjafton.<\/p>\n<p>P\u00ebr skuadr\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb fushat\u00ebs dhe vullnetar\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb historin\u00eb e politik\u00ebs, m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt, m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt e t\u00eb gjitha koh\u00ebve. Disa prej jush ishit t\u00eb rinj k\u00ebt\u00eb her\u00eb dhe disa prej jush kan\u00eb qen\u00eb me mua q\u00eb n\u00eb fillim, por t\u00eb gjith\u00eb jeni pjes\u00eb e familjes, pavar\u00ebsisht se \u00e7far\u00eb b\u00ebni e ku do t\u00eb shkoni tani, do t\u00eb mbani me vete kujtimin e historis\u00eb q\u00eb b\u00ebm\u00eb s\u00eb bashku dhe do t\u00eb keni vler\u00ebsimin e p\u00ebrjetsh\u00ebm t\u00eb nj\u00eb presidenti mir\u00ebnjoh\u00ebs. Faleminderit q\u00eb keni besuar gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs, p\u00ebrmes \u00e7do kodre, p\u00ebrmes \u00e7do lugine, m\u00eb keni ngritur gjat\u00eb gjith\u00eb rrug\u00ebs dhe gjithmon\u00eb do t\u2019ju jem mir\u00ebnjoh\u00ebs p\u00ebr gjith\u00e7ka keni b\u00ebr\u00eb dhe p\u00ebr gjith\u00eb pun\u00ebn marramend\u00ebse q\u00eb keni b\u00ebr\u00eb. E di q\u00eb fushatat zgjedhore mund t\u00eb duken ndonj\u00ebher\u00eb t\u00eb vogla, edhe t\u00eb kota ndoshta, e kjo i ushqen mir\u00eb cinik\u00ebt q\u00eb na thon\u00eb se politika nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa konkurrenc\u00eb egosh, apo fusha e interesave t\u00eb ve\u00e7anta. Por, n\u00ebse ju jepet mund\u00ebsia t\u00eb flisni me njer\u00ebzit q\u00eb erdh\u00ebn n\u00eb tubimet tona dhe u ngjesh\u00ebn n\u00eb turm\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb litarit rrethues t\u00eb palestr\u00ebs s\u00eb ndonj\u00eb shkolle t\u00eb mesme, apo t\u00eb shikoni njer\u00ebz q\u00eb punojn\u00eb deri von\u00eb n\u00eb nj\u00eb zyre fushate n\u00eb konte t\u00eb vogla larg sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tyre, do t\u00eb zbuloni di\u00e7ka tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Do t\u00eb d\u00ebgjoni vendosm\u00ebrin\u00eb n\u00eb z\u00ebrin e nj\u00eb organizatori t\u00eb ri n\u00eb terren, i cili po punon shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbaruar universitetin e d\u00ebshiron t\u00eb sigurohet se \u00e7do f\u00ebmij\u00eb do ta ket\u00eb k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi. Do t\u00eb d\u00ebgjoni krenarin\u00eb n\u00eb z\u00ebrin e nj\u00eb vullnetareje, e cili shkon der\u00eb m\u00eb der\u00eb sepse v\u00ebllain e saj e hoq\u00ebn nga puna kur fabrika e makinave n\u00eb zon\u00ebn e saj shtoi nj\u00eb turn tjet\u00ebr. Do t\u00eb d\u00ebgjoni patriotizmin e thell\u00eb n\u00eb z\u00ebrin e bashk\u00ebshortes s\u00eb nj\u00eb ushtaraku, e cila po punon me telefonatat deri nat\u00ebn von\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar se cilitdo q\u00eb lufton p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend nuk do t\u2019i duhet t\u00eb luftoj\u00eb m\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb pun\u00eb apo nj\u00eb \u00e7ati p\u00ebr t\u00eb futur kok\u00ebn kur t\u00eb kthehet n\u00eb atdhe.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja p\u00ebrse e b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb, k\u00ebshtu mund t\u00eb jet\u00eb politika, prandaj kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi zgjedhjet. Nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb e vog\u00ebl, \u00ebsht\u00eb e madhe, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. Demokracia n\u00eb nj\u00eb komb prej 300 milion njer\u00ebzish mund t\u00eb jet\u00eb e zhurmshme dhe e rr\u00ebmujshme dhe e nd\u00ebrlikuar. Ne kemi mendimet tona, secili prej nesh ka besime thell\u00eb brenda vetes dhe kur kalojm\u00eb koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, kur nd\u00ebrmarrin vendime t\u00eb m\u00ebdha si nj\u00eb vend i vet\u00ebm, domosdoshm\u00ebrisht q\u00eb kjo nxit pasion, nxit e shkakton debat. Kjo gj\u00eb nuk do t\u00eb ndryshoj\u00eb pas nat\u00ebs s\u00eb somte, e nuk duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb. K\u00ebto debate q\u00eb b\u00ebjm\u00eb jan\u00eb shenj\u00eb e liris\u00eb son\u00eb dhe nuk mund ta harrojm\u00eb kurr\u00eb se nd\u00ebrsa flasim, njer\u00ebzit n\u00eb vende t\u00eb larg\u00ebta po rrezikojn\u00eb jet\u00ebt e tyre pik\u00ebrisht tani p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb mund\u00ebsi debatimi p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e r\u00ebnd\u00ebsishme, nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb hedhin vot\u00ebn e tyre ashtu si\u00e7 b\u00ebm\u00eb ne sot.<\/p>\n<p>Por, pavar\u00ebsisht gjith\u00eb ndryshimeve mes nesh, shumica jon\u00eb ka shpresa t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Amerik\u00ebs, ne duam q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb t\u00eb rriten n\u00eb nj\u00eb vend ku mund t\u00eb pranohen n\u00eb shkollat m\u00eb t\u00eb mira dhe t\u00eb m\u00ebsohen nga m\u00ebsuesit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. P\u00ebr nj\u00eb vend, i cili jeton me merit\u00ebn e trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb tij si udh\u00ebheq\u00ebs global n\u00eb teknologji dhe zbulim dhe risi. Me t\u00eb gjitha pun\u00ebt e reja dhe bizneset q\u00eb pasojn\u00eb.<\/p>\n<p>Duam q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb Amerik\u00eb jo t\u00eb zhytur n\u00eb borxhe, e cila nuk dob\u00ebsohet nga pabarazia. Q\u00eb nuk dob\u00ebsohet nga fuqia shkat\u00ebrruese e nj\u00eb planeti n\u00eb ngrohje. Ne duam t\u00eb l\u00ebm\u00eb pas nj\u00eb vend t\u00eb sigurt, t\u00eb respektuar, t\u00eb \u00e7muar n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn. Nj\u00eb komb q\u00eb mbrohet nga ushtria m\u00eb e fort\u00eb n\u00eb tok\u00eb dhe nga trupat m\u00eb t\u00eb mira q\u00eb ka njohur ndonj\u00ebher\u00eb bota. Por gjithashtu edhe nj\u00eb vend q\u00eb kap\u00ebrcen me besim k\u00ebt\u00eb koh\u00eb lufte, e i cili do t\u00eb formoj\u00eb nj\u00eb paqe t\u00eb ngritur mbi lirin\u00eb dhe dinjitetin e cil\u00ebsdo qenieje njer\u00ebzore. Ne kemi besim p\u00ebr nj\u00eb Amerik\u00eb bujare. Nj\u00eb Amerik\u00eb tolerante, t\u00eb hapur p\u00ebr \u00ebndrrat e vajz\u00ebs s\u00eb nj\u00eb emigranti e cila studion n\u00eb shkollat tona dhe betohet p\u00ebrpara flamurit ton\u00eb. P\u00ebr t\u00eb riun nga pjesa jugore e \u00c7ikagos, i cili shikon jet\u00eb p\u00ebrtej qoshes s\u00eb rrug\u00ebs. P\u00ebr f\u00ebmij\u00ebn e punonj\u00ebsit t\u00eb mobiljeve n\u00eb Karolin\u00ebn e Veriut, i cili d\u00ebshiron t\u00eb b\u00ebhet doktor apo shkenc\u00ebtar, dhe inxhinier apo sip\u00ebrmarr\u00ebs, diplomat apo edhe president. Kjo \u00ebsht\u00eb e ardhmja p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn shpresojm\u00eb, vizioni i p\u00ebrbashk\u00ebt q\u00eb kemi. Pik\u00ebrisht atje duhet t\u00eb shkojm\u00eb. P\u00ebrpara. Pik\u00ebrisht atje duhet t\u00eb shkojm\u00eb.<\/p>\n<p>Por edhe do t\u00eb kemi mosmarr\u00ebveshje, ndonj\u00ebher\u00eb t\u00eb ashpra, p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si mund t\u2019i arrijm\u00eb k\u00ebto \u2013 si\u00e7 ka ndodhur p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se dy shekuj, p\u00ebrparimi do t\u00eb vij\u00eb edhe me hope, nuk \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb vij\u00eb e drejt\u00eb, rruga nuk \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb e l\u00ebmuar. Por n\u00eb vetvete pranimi se kemi shpresa dhe \u00ebndrra t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta nuk do t\u00eb mbyll\u00eb gjith\u00eb vendnum\u00ebro-t\u00eb, nuk do t\u00eb zgjidh\u00eb gjith\u00eb problemet tona ose t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb gjith\u00eb pun\u00ebn e lodhshme p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb pajtim apo p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb gjith\u00eb kompromiset e v\u00ebshtira me q\u00ebllim p\u00ebr ta \u00e7uar vendin p\u00ebrpara. Megjithat\u00eb, kjo lidhje e p\u00ebrbashk\u00ebt \u00ebsht\u00eb pika ku duhet t\u2019ia nisim. Ekonomia jon\u00eb po rim\u00ebk\u00ebmbet. Po p\u00ebrfundon nj\u00eb dhjet\u00ebvje\u00e7ar lufte. Fushata e gjat\u00eb tani p\u00ebrfundoi. Dhe pavar\u00ebsisht n\u00ebse e fitova vot\u00ebn tuaj apo jo, ju kam d\u00ebgjuar, kam m\u00ebsuar prej jush dhe ju m\u00eb keni b\u00ebr\u00eb president m\u00eb t\u00eb mir\u00eb; me historit\u00eb dhe p\u00ebrpjekjet tuaja kthehem n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb m\u00eb i vendosur dhe m\u00eb i frym\u00ebzuar p\u00ebr pun\u00ebn q\u00eb na pret p\u00ebr t\u00eb ardhmen p\u00ebrpara nesh.<\/p>\n<p>Sonte ju votuat p\u00ebr veprim, jo p\u00ebr politik\u00eb si zakonisht. Na zgjodh\u00ebt q\u00eb t\u00eb p\u00ebrqendrohemi n\u00eb pun\u00ebt tuaja, jo tonat. Dhe n\u00eb jav\u00ebt dhe muajt e ardhsh\u00ebm pres me padurim t\u00eb takohem dhe punoj me drejtuesit e t\u00eb dyja partive p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me sfidat q\u00eb mund t\u2019i zgjidhim vet\u00ebm bashk\u00eb; t\u00eb ulim deficitin, t\u00eb reformojm\u00eb kodin ton\u00eb t\u00eb taksave, t\u00eb rregullojm\u00eb sistemin e emigracionit, t\u00eb \u00e7lirojm\u00eb veten nga nafta e huaj. Kemi akoma m\u00eb shum\u00eb pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb!<\/p>\n<p>Por kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se ju e mbaruat pun\u00ebn tuaj. Roli i qytetarit n\u00eb demokracin\u00eb ton\u00eb nuk mbaron me vot\u00ebn tuaj. Amerika nuk ka pasur kurr\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb me \u00e7\u00ebshtjen se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet p\u00ebr ne, por me at\u00eb se \u00e7\u2019mund t\u00eb b\u00ebhet nga ne, puna e v\u00ebshtir\u00eb, shkurajuese por e domosdoshme e vet\u00ebqeverisjes. Ky \u00ebsht\u00eb parimi mbi t\u00eb cilin u themeluam. Ky vend ka m\u00eb shum\u00eb pasuri se \u00e7do komb, por nuk na b\u00ebn kjo t\u00eb pasur. Kemi ushtrin\u00eb m\u00eb t\u00eb fuqishme n\u00eb histori por nuk na b\u00ebn kjo t\u00eb fort\u00eb. Universiteti yn\u00eb, kultura jon\u00eb, jan\u00eb zilia e bot\u00ebs por pik\u00ebrisht kjo b\u00ebn q\u00eb bota t\u00eb vij\u00eb n\u00eb brigjet tona. Ajo q\u00eb e b\u00ebn t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb Amerik\u00ebn jan\u00eb lidhjet q\u00eb mbajn\u00eb t\u00eb bashkuar vendin m\u00eb t\u00eb shum\u00ebllojsh\u00ebm n\u00eb bot\u00eb, besimi se ndajm\u00eb nj\u00eb fat, se ky vend funksionon vet\u00ebm kur presim t\u00eb kemi detyrime ndaj nj\u00ebri-tjetrit dhe ndaj brezave t\u00eb ardhsh\u00ebm n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb liria p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kan\u00eb luftuar dhe dh\u00ebn\u00eb jet\u00ebn kaq shum\u00eb amerikan\u00eb t\u00eb shoq\u00ebrohet me p\u00ebrgjegj\u00ebsi ashtu si edhe me t\u00eb drejta dhe mes tyre jan\u00eb dashuria, dhe bamir\u00ebsia, dhe detyra, dhe patriotizmi. Kjo e b\u00ebn Amerik\u00ebn t\u00eb mrekullueshme. Jam plot shpres\u00eb sonte sepse kam par\u00eb t\u00eb funksionoj\u00eb shpirti n\u00eb Amerik\u00eb. E kam par\u00eb n\u00eb biznesin familjar pronar\u00ebt e t\u00eb cilit jan\u00eb gati t\u00eb heqin rrog\u00ebn e tyre p\u00ebrpara se t\u00eb shkurtojn\u00eb nga puna fqinj\u00ebt e tyre, dhe te pun\u00ebtor\u00ebt q\u00eb jan\u00eb gati t\u00eb shkurtojn\u00eb or\u00ebt e tyre m\u00eb mir\u00eb se sa t\u00eb shikojn\u00eb kolegun t\u00eb humbas\u00eb pun\u00ebn. E kam par\u00eb tek ushtar\u00ebt q\u00eb regjistrohen p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb sh\u00ebrbim pasi kan\u00eb humbur nj\u00eb gjymtyr\u00eb dhe te marinsat (SEALS) q\u00eb m\u00ebsynin shkall\u00ebve n\u00eb err\u00ebsir\u00eb dhe rrezik sepse e dinin q\u00eb kishin nj\u00eb shok pas tyre i cili u ruante shpin\u00ebn.<\/p>\n<p>E kam par\u00eb n\u00eb brigjet e Nju Xhersit dhe Nju Jorkut, ku drejtuesit e t\u00eb gjitha partive dhe niveleve t\u00eb qeverisjes i kan\u00eb l\u00ebn\u00eb m\u00ebnjan\u00eb ndryshimet mes tyre p\u00ebr t\u00eb ndihmuar komunitetin t\u00eb marr\u00eb veten nga shkat\u00ebrrimi i nj\u00eb stuhie t\u00eb tmerrshme. E pash\u00eb edhe at\u00eb dit\u00eb n\u00eb Mentor t\u00eb Ohaios, ku nj\u00eb baba tregoi historin\u00eb e vajz\u00ebs s\u00eb tij 8-vje\u00e7are, beteja e gjat\u00eb e s\u00eb cil\u00ebs me leu\u00e7emin\u00eb thuajse u kushtoi familjes s\u00eb tyre gjith\u00e7ka kishin po t\u00eb mos kishte ndodhur miratimi i reform\u00ebs s\u00eb sigurimeve sh\u00ebndet\u00ebsore pak muaj p\u00ebrpara se kompania e sigurimeve t\u00eb ndalonte mbulimin financiar t\u00eb mjekimit t\u00eb saj. Pata mund\u00ebsin\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb flisja me t\u00eb atin e saj por edhe t\u00eb takoja vajz\u00ebn e tij t\u00eb mrekullueshme. Dhe kur ai foli me turm\u00ebn, t\u00eb d\u00ebgjoje historin\u00eb e atij babai, t\u00eb gjith\u00eb prind\u00ebrit n\u00eb dhom\u00eb u p\u00ebrlot\u00ebn sepse e dinim q\u00eb ajo vajz\u00eb e vog\u00ebl mund t\u00eb kishte qen\u00eb vajza e gjithsecilit prej nesh.<\/p>\n<p>Dhe e di se \u00e7do Amerikan d\u00ebshiron t\u00eb ket\u00eb t\u00eb ardhme po aq t\u00eb ndritshme. K\u00ebta jemi ne. Ky \u00ebsht\u00eb vendi t\u00eb cilin jam krenar ta udh\u00ebheq si presidenti juaj. Dhe sonte, pavar\u00ebsisht gjith\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsive q\u00eb kemi kaluar, pavar\u00ebsisht shkurajimeve t\u00eb Uashingtonit, nuk kam qen\u00eb kurr\u00eb m\u00eb shum\u00eb i mbushur me shpres\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen ton\u00eb. Nuk kam qen\u00eb kurr\u00eb me m\u00eb shum\u00eb shpres\u00eb p\u00ebr Amerik\u00ebn ton\u00eb. Dhe ju k\u00ebrkoj ta mbani at\u00eb shpres\u00eb. Nuk po flas p\u00ebr optimiz\u00ebm t\u00eb verb\u00ebr, p\u00ebr at\u00eb lloj shprese e cila shp\u00ebrfill pafund\u00ebsin\u00eb e pun\u00ebve q\u00eb na presin apo pengesat p\u00ebrgjat\u00eb rrug\u00ebs. Nuk po flas p\u00ebr idealizmin e d\u00ebshiruar q\u00eb na lejon vet\u00ebm t\u00eb ulemi n\u00eb an\u00eb apo t\u2019i b\u00ebjm\u00eb bisht luft\u00ebs. Gjithmon\u00eb kam besuar se shpresa \u00ebsht\u00eb ajo gj\u00ebja kok\u00ebfort\u00eb brenda nesh q\u00eb k\u00ebmb\u00ebngul, me gjith\u00eb provat e shumta p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, se di\u00e7ka m\u00eb e mir\u00eb na pret p\u00ebr sa koh\u00eb kemi kuraj\u00ebn ta k\u00ebrkojm\u00eb, t\u00eb punojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb, t\u00eb luftojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Amerik\u00eb, besoj se mund t\u00eb arrijm\u00eb m\u00eb shum\u00eb mbi p\u00ebrparimin q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb dhe t\u00eb luftojm\u00eb p\u00ebr vende t\u00eb reja pune dhe mund\u00ebsi t\u00eb reja dhe siguri t\u00eb re p\u00ebr klas\u00ebn e mesme. Besoj se mund ta mbajm\u00eb premtimin e themelimit ton\u00eb, iden\u00eb se n\u00ebse je gati t\u00eb punosh fort, nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi se kush je apo nga vjen apo \u00e7\u2019pamje ke apo \u00e7far\u00eb d\u00ebshiron. Nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi n\u00ebse je amerikan i zi apo i bardh\u00eb, amerikano hispanik apo aziatik apo vendas, i ri apo i moshuar, i pasur apo i varf\u00ebr, i aft\u00eb apo me paaft\u00ebsi fizike, homoseksual apo heteroseksual.<\/p>\n<p>Mund t\u2019ia dal\u00ebsh k\u00ebtu n\u00eb Amerik\u00eb n\u00ebse je i gatsh\u00ebm ta provosh. Besoj se mund ta kapim s\u00eb bashku k\u00ebt\u00eb t\u00eb ardhme sepse nuk jemi aq t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb sa na tregon politika. Nuk jemi aq cinik\u00eb sa na konsiderojn\u00eb. Arrijm\u00eb p\u00ebrtej shum\u00ebs s\u00eb ambicieve tona t\u00eb marra s\u00eb bashku dhe mbetemi di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb se sa nj\u00eb koleksion shtetesh t\u00eb kuq e shtetesh blu, jemi dhe do t\u00eb jemi p\u00ebrher\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe s\u00eb bashku me ndihm\u00ebn tuaj dhe hirin e Per\u00ebndis\u00eb do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb udh\u00ebtojm\u00eb p\u00ebrpara dhe t\u2019i kujtojm\u00eb bot\u00ebs se \u00e7\u2019do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jetosh n\u00eb vendin m\u00eb t\u00eb mrekulluesh\u00ebm mbi tok\u00eb. Faleminderit Amerik\u00eb. Zoti na bekoft\u00eb. Zoti i bekoft\u00eb k\u00ebto Shtete t\u00eb Bashkuara.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>CHICAGO : (Bota Sot)\u00a0Faleminderit. Faleminderit. Faleminderit shum\u00eb. Sonte, m\u00eb shum\u00eb se 200 vite pasi nj\u00eb ish koloni fitoi t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb p\u00ebrcaktonte fatin e vet p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrsosur bashkimin ton\u00eb, ajo po ec\u00ebn p\u00ebrpara. Po ec\u00ebn p\u00ebrpara prej jush.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[3],"tags":[],"class_list":["post-1897","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1897","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=1897"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1897\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1898,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1897\/revisions\/1898"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=1897"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=1897"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=1897"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}