{"id":1814,"date":"2012-10-18T04:38:50","date_gmt":"2012-10-18T04:38:50","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=1814"},"modified":"2012-10-18T04:38:50","modified_gmt":"2012-10-18T04:38:50","slug":"libri-kosova-rruga-drejte-lirise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=1814","title":{"rendered":"LIBRI:  KOSOVA &#8211; RRUGA DREJT\u00cb LIRIS\u00cb"},"content":{"rendered":"<p><strong>\u00a0 \u00a0\u00a0\u00a0Recensues Fran Shkreli<\/p>\n<p>Libri i shkruar anglisht &#8221;Kosovo &#8211; Path to Freedom&#8221;, ose &#8221;Kosova &#8212; Rruga Drejt\u00eb Liris\u00eb&#8221; e autorit dhe veprimtarit shqiptaro-amerikan Sergio (Sejdi) Bitici, botuar koh\u00ebt e fundit nga organizata pan-shqiptare Vatra, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmbledhje unike me dokumenta historik\u00eb t\u00eb rolit t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb ka luajtur organizata Rinia Shqiptare Kosovare n\u00eb Bot\u00ebn e Lir\u00eb dhe themeluesi i saj Tahir K\u00ebrnaja,<!--more--> duke filluar \u00a0nga viti 1960 e deri m\u00eb 2002. \u00a0\u00a0Libri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pasqyr\u00eb e veprimtaris\u00eb s\u00eb k\u00ebsaj l\u00ebvizjeje dhe e komunitetit shqiptaro-amerikan n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, n\u00eb mbrojtje t\u00eb interesave t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur shum\u00eb pak njer\u00ebz kishin d\u00ebgjuar p\u00ebr hallet e shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00ebn regjimin e Serbis\u00eb. \u00a0\u00a0Ky \u00a0\u00ebsht\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr dokumentar q\u00eb \u2013 n\u00eb prak t\u00eb 100-vjetorit t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb &#8212; i dedikohet pun\u00ebs s\u00eb Rinis\u00eb Shqiptare Kosovare n\u00eb Bot\u00ebn e Lir\u00eb, e cila p\u00ebr pothuaj nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli nuk pushoi s\u00eb punuari p\u00ebr lirin\u00eb e shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb si edhe t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb trojet e veta n\u00eb Ballkan. \u00a0\u00a0&#8221;Kosova &#8212; Rruga Drejt\u00eb Liris\u00eb&#8221;, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmbledhje dokumentash, p\u00ebrfshir\u00eb memorandum dhe telegrame d\u00ebrguar udh\u00ebheqsve dhe kancelarive bot\u00ebrore, dhe\u00a0 p\u00ebrfshin\u00eb trakte e shkrime t\u00eb botuara nga gazeta t\u00eb ndryshme amerikane e t\u00eb tjera si edhe korrespondenca nga e gjith\u00eb bota &#8212; vet\u00ebm e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ven\u00eb n\u00eb dukje shtypjet dhe masakrat q\u00eb u b\u00ebheshin shqiptar\u00ebve n\u00eb ish-Jugosllavi, gjat\u00eb gjysm\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar.<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>N\u00eb parath\u00ebnj\u00ebn e librit, Profesori dhe autori i njohur shqiptaro-amerikan, i ndjeri Peter Prifti, ka shkruar p\u00ebr veprimtarin\u00eb e autorit Sergio Bitici, t\u00eb cilin e quan si nj\u00eb &#8221;patriot t\u00eb angazhuar dhe t\u00eb respektuar&#8221;. \u00a0\u00a0Profesor Prifti thot\u00eb se nd\u00ebrsa shtypjet serbe ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb ish-Jugosllavi po rriteshin gjthnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb, ai vendosi t\u00eb bashkpunonte m\u00eb ngusht\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat me \u00a0Z. Bitici dhe me Rinin\u00eb Shqiptare Kosovare n\u00eb Bot\u00ebn e Lir\u00eb, \u00a0p\u00ebr kauz\u00ebn e liris\u00eb s\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb. \u00a0\u00a0Me Rinin\u00eb Shqiptare Kosovare n\u00eb Bot\u00ebn Lir\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 Profesor Peter Priftit \u00a0bashkpunuan dhe e k\u00ebshilluan Profesor Sami Repishti, Dr. Rexhep Krasniqi dhe intelektual\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb diaspor\u00ebs.\u00a0 I riu Maliq Arifaj, \u00a0i cili\u00a0 n\u00ebnshkruante t\u00eb gjitha traktet dhe dokumentat n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Organizat\u00ebs, sh\u00ebrbente si\u00a0 Sekretar \u00a0Ekzekutiv i saj.<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Por, si t\u00eb themi, motorri, fuqia shtyt\u00ebse dhe frym\u00ebzuesi i Rinis\u00eb Shqiptare Kosovare n\u00eb Bot\u00ebn e Lir\u00eb ishte themeluesi i saj , i ndjeri Tahir (Currani) K\u00ebrnaja. \u00a0Tahir K\u00ebrrnaja, sipas autorit, ishte krejtsisht i p\u00ebrqendruar n\u00eb luft\u00ebn p\u00ebr lirin\u00eb e shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb si edhe kund\u00ebr regjimit t\u00eb eg\u00ebr komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, ku ai vuajti m\u00eb shum\u00eb se dhjet\u00eb vjet\u00eb n\u00eb gulag\u00ebt komunist\u00eb t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs para se t\u00eb arratisej n\u00eb \u00a0Shtetet e Bashkuara n\u00eb fillim t\u00eb 1960-ave. \u00a0Apartmenti i tij ishte sh\u00ebnd\u00ebrruar n\u00eb kryeqendr\u00ebn e\u00a0 Rinis\u00eb Shqiptare Kosovare n\u00eb Bot\u00ebn e Lir\u00eb. \u00a0Tahir K\u00ebrrnaja, i cili e quante veten vet\u00ebm nj\u00eb ushtar i thjesht\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb liris\u00eb komb\u00ebtare, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00a0ishte m\u00eb shum\u00eb se aq. \u00a0Un\u00eb e kam njohur Tahir K\u00ebrrnaj\u00ebn nga vizitat e tija t\u00eb shumta n\u00eb Uashington, ku u printe demonstratave dhe protestave kund\u00ebr keqtrajtimit t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb ish-Jugosllavi, duke shp\u00ebrndar\u00eb trakte e dokumente, n\u00eb anglisht dhe shqip, n\u00eb t\u00eb cilat p\u00ebrshkruheshin dhe dokumentoheshin vuajtjet dhe tmerret q\u00eb p\u00ebsonin shqiptar\u00ebt n\u00ebn ish-Jugosllavi. \u00a0Veprimtaria e Tahirit dhe e organizat\u00ebs q\u00eb ai kryesonte \u00a0ishte fillimi i p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr t\u00eb bindur bot\u00ebn se trajtimi i keq dhe shtypjet e regjimit serb kund\u00ebr shqiptar\u00ebve nuk ishin m\u00eb thjesht\u00eb nj\u00eb \u201c\u00e7\u00ebshtje\u00a0 e brendshme\u2019\u2019 e Serbis\u00eb ose ish-Jugosllavis\u00eb.\u00a0 <\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Tahirin e mbaj\u00eb mend si nj\u00eb njeri q\u00eb nuk fliste shum\u00eb, por vepra e tij ishte e madhe.\u00a0 \u00a0Gjithmon\u00eb me kapu\u00e7 t\u00eb bardh\u00eb n\u00eb kok\u00eb, karakteristik\u00eb e burrave t\u00eb maleve tona, dukej si nj\u00eb enigm\u00eb, q\u00eb t\u00eb detyronte t\u00eb b\u00ebje pyetjen se kush ishte ky njeri i cili n\u00eb pamje nuk dukej tep\u00ebr impresionues, por i cili shp\u00ebndante pa pushim letra, telegrame e trakte drejtuar udh\u00ebheqsve, personaliteteve \u00a0dhe organizatave bot\u00ebrore , sidomos \u00a0Uashingtonit zyrtar, Kongresit dhe Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb &#8212; pa asnj\u00eb interes personal, por vet\u00ebm e vet\u00ebm p\u00ebr t&#8217;i njoftuar ata mbi gj\u00ebndjen e mjeruar t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Ballkan n\u00ebn regjimet komuniste jugosllav dhe shiptar, dhe si rrjedhim p\u00ebr t&#8217;i bindur ata q\u00eb t\u00eb angazhoheshin n\u00eb mbrojtje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve. \u00a0\u00a0Un\u00eb nuk kam njohur ndonj\u00eb veprimtar shqiptaro-amerikan ose ndonj\u00eb tjet\u00ebr, si Tahir K\u00ebrrnaja i cili i pa frik\u00eb dhe megjith\u00eb sfidat dhe sakrificat e m\u00ebdha personale me t\u00eb cilat p\u00ebrballej, p\u00ebr dekada \u00a0t\u00eb punonte p\u00ebr \u00e7eshtjen shqiptare me aq vendosm\u00ebri dhe dedikim.\u00a0 Madje edhe n\u00eb periudha kur gj\u00ebndja e shqiptar\u00ebve n\u00eb ish-Jugosllavi dhe n\u00eb Shqip\u00ebri dukej si e pa shpres\u00eb, fal\u00eb rrethanave bot\u00ebrore t\u00eb koh\u00ebs dhe p\u00ebrkrahjes q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb g\u00ebzonte ish-Jugosllavia n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare. <\/strong><\/p>\n<p align=\"center\">\n<p><strong>Si\u00e7 tha edhe vet Z. Biti\u00e7i gjat\u00eb promovimit t\u00eb librit disa koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, n\u00eb Nju Jork, Tahir K\u00ebrnaja ia kushtoi gjith\u00eb jet\u00ebn kauz\u00ebs s\u00eb liris\u00eb t\u00eb kombit t\u00eb vet, duke sh\u00ebrbyer n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb edhe si frym\u00ebzues i pa friksh\u00ebm p\u00ebr brezin e porsa ardhur t\u00eb emigrant\u00ebve t\u00eb rij shqiptar\u00eb nga t\u00eb gjitha trojet. \u00a0\u00a0N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur sigurimi i shtetit jugosllav zhdukte kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij me nj\u00eb efikasitet t\u00eb p\u00ebrpik\u00ebt, tha ai, Tahir K\u00ebrnaja nuk kishte frik\u00eb q\u00eb t\u00eb dilte publikisht n\u00eb demonstrata e protesta n\u00eb rrug\u00ebt e Uashingtonit dhe t\u00eb Nju Jorkut dhe t\u00eb demaskonte krimet e kryera nga forcat serbo-jugosllave, dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb t\u00eb promovonte t\u00eb drejtat e shkelura t\u00eb shqiptar\u00ebve para bot\u00ebs.\u00a0 \u00a0P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, Tahir K\u00ebrnaja n\u00eb \u00e7do dokument ose trakt, pa frik\u00eb, vinte adres\u00ebn e tij t\u00eb plot\u00eb ku jetonte, sepse me mish e shpirt \u00a0besonte n\u00eb kauz\u00ebn e tij, t\u00eb cil\u00ebs i kishte dedikuar dhe jet\u00ebn.\u00a0 \u00a0Presidenti legjendar i Kosov\u00ebs, dr. Ibrahim Rugova, citohet n\u00eb lib\u00ebr t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb p\u00ebr Tahir K\u00ebrnaj\u00ebn se, si\u00e7 e quanin, \u00a0&#8221;Bab\u00eb Tahiri me vepren e tij ishte nj\u00eb pioner i l\u00ebvizjes shqiptare n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Shtetet e Bashkuara, l\u00ebvizje k\u00ebjo e cila s\u00eb shpejti u b\u00eb aq e fuqishme sa q\u00eb t\u00eb siguronte respektin dhe admirimin e Kongresit, t\u00eb Administrat\u00ebs dhe t\u00eb popullit amerikan. Me pun\u00ebn e tij, ai p\u00ebrshpejtoi lirin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs.&#8221; \u00a0\u00a0Ish-Presidenti i Kosov\u00ebs ka vazhduar t\u00eb thot\u00eb se &#8221;Tahir K\u00ebrrnaja do t\u00eb mbetet si nj\u00ebri prej burrave m\u00eb t\u00eb dalluar t\u00eb bot\u00ebs kosovare dhe shqiptare.&#8221; <\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Libri, &#8221;Kosova &#8211;Rruga Drejt\u00eb Liris\u00eb&#8221; e autorit Sergio Biti\u00e7i \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr t\u00eb tjera nj\u00eb pasqyrim i d\u00ebshmive t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb viktimave t\u00eb p\u00ebrsekutuara nga regjimi jugosllav. \u00a0\u00a0Veprimtaria prej dekadash e Rinis\u00eb Shqiptare Kosovare n\u00eb Bot\u00eb, dhe dokumentacioni q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbledhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr, e q\u00eb shp\u00ebrndahej jo vet\u00ebm n\u00eb Amerik\u00eb, por edhe an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, \u00ebsht\u00eb njohur nga organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe ka t\u00ebrhequr admirimin e tyre t\u00eb koh\u00ebs. \u00a0\u00a0Kushdo i lexonte traktet dhe dokumentacionin mbi tragjedit\u00eb e popullit shqiptar n\u00ebn ish-Jugosllavi nuk mund t\u00eb q\u00ebndronte i paansh\u00ebm dhe nuk mund t\u00eb mos d\u00ebgjonte z\u00ebrin e fort\u00eb t\u00eb nd\u00ebrgjegjes shqiptare. \u00a0\u00a0Ishte ky nj\u00eb z\u00eb q\u00eb duhej t\u00eb d\u00ebgjohej, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb pagabueshme. \u00a0Duhej q\u00eb vet faktet t\u00eb flisnin p\u00ebr situat\u00ebn. <\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Autori Bitici dhe t\u00eb gjith\u00eb ata, q\u00eb ai u jep kredi se e kan\u00eb ndihmuar n\u00eb pun\u00ebn e tij p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbledhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb dokumentacion mbi veprimtarin\u00eb e Rinis\u00eb Shqiptare Kosovare n\u00eb Bot\u00eb, duhet t\u00eb ken\u00eb admirimin ton\u00eb, pasi ky lib\u00ebr dokumentar, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebt\u00ebn koh\u00eb, pasqyron jo vet\u00ebm veprimtarin\u00eb e nj\u00eb organizate, por n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dokumentacion i aktivitetit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan, i cili p\u00ebr dekada ka mbrojtur dhe vazhdon t\u00eb mbroj\u00eb kauz\u00ebn komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve &#8212; dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb ka forcuar marr\u00ebdh\u00ebnjet dhe miq\u00ebsin\u00eb midis Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe kombit shqiptar. <\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Biografi e autorit:<\/strong> \u00a0<strong>Sergio (Sejdi) Bitici \u00ebsht\u00eb pronar i nj\u00eb restoranti t\u00eb njohur n\u00eb Nju Jork, por mbi t\u00eb gjitha, ai \u00ebsht\u00eb i pasionuar pas artit, shkrimeve, studimit t\u00eb gjuh\u00ebve t\u00eb huaja dhe udh\u00ebtimeve. \u00a0\u00a0I lindur n\u00eb Byty\u00e7 t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, \u00a0ai u largua nga vendlindja e tij n\u00eb mosh\u00ebn shtat\u00eb vje\u00e7are.\u00a0 \u00a0Pas nj\u00eb q\u00ebndrimi prej 15 vjet\u00ebsh n\u00eb Kosov\u00eb, \u00a0nep\u00ebrmjet Italis\u00eb, ai emigron n\u00eb Shtetet e Bashkuara n\u00eb vitin 1966.\u00a0\u00a0 Ka \u00a0studjuar inxhinjerin\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb dhe Artet Liberale n\u00eb Nju Jork.\u00a0 \u00a0Nd\u00ebrkoh\u00eb, \u00a0\u00ebsht\u00eb edhe ndjek\u00ebs i rregullt n\u00eb klasat e Lig\u00ebs s\u00eb Student\u00ebve t\u00eb Arteve t\u00eb Nju Jorkut.<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0 \u00a0\u00a0\u00a0Recensues Fran Shkreli Libri i shkruar anglisht &#8221;Kosovo &#8211; Path to Freedom&#8221;, ose &#8221;Kosova &#8212; Rruga Drejt\u00eb Liris\u00eb&#8221; e autorit dhe veprimtarit shqiptaro-amerikan Sergio (Sejdi) Bitici, botuar koh\u00ebt e fundit nga organizata pan-shqiptare Vatra, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmbledhje unike me dokumenta historik\u00eb t\u00eb rolit t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb ka luajtur organizata Rinia Shqiptare Kosovare n\u00eb Bot\u00ebn&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"class_list":["post-1814","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-kritike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1814","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=1814"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1814\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1815,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1814\/revisions\/1815"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=1814"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=1814"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=1814"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}