{"id":1795,"date":"2012-10-15T21:17:19","date_gmt":"2012-10-15T21:17:19","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=1795"},"modified":"2012-10-15T21:21:38","modified_gmt":"2012-10-15T21:21:38","slug":"gjenerali-i-naftes-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=1795","title":{"rendered":"Gjenerali i naftes shqiptare"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/10\/ahmet-collaku.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-1796\" title=\"ahmet collaku\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/10\/ahmet-collaku.jpg\" alt=\"\" width=\"227\" height=\"222\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/10\/ahmet-collaku.jpg 227w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/10\/ahmet-collaku-48x48.jpg 48w\" sizes=\"auto, (max-width: 227px) 100vw, 227px\" \/><\/a>E pyet\u00ebn Saadin: \u201c<em>A do t\u00eb ket\u00eb kiamet?\u201d \u2013 \u201cPo, u p\u00ebrgjigj ai. \u2013 Kiameti n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend ka ardhur q\u00eb kur drejtojn\u00eb budallenjt\u00eb<\/em>.\u201d<\/p>\n<p>Ing. Ahmet Collaku<\/p>\n<p>Gjeologun Dhimit\u00ebr Gjenerali un\u00eb ua kam prezantuar shqiptar\u00ebve me koh\u00eb. Po mbajeni mend mir\u00eb: ai \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb gjeolog, ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb institucion m\u00eb vete, se ka vet\u00ebm nj\u00eb axhend\u00eb: naft\u00ebn shqiptare. Kur atij i kujton naft\u00ebn shqiptare, lot\u00ebt i gremisen faqeve.<!--more--><\/p>\n<p>Si t\u00eb gjith\u00eb ne tok\u00ebsor\u00ebt, edhe ai jeton n\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe infinit t\u00eb vog\u00ebl, por shum\u00eb larg Shqip\u00ebris\u00eb. Ai thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb person q\u00eb ambientohet leht\u00eb kudo q\u00eb shkon, por un\u00eb nuk e besoj. Te gjith\u00eb specialist\u00ebt po humbasin t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb an\u00eb e mban bot\u00ebs, sepse kjo Shqip\u00ebri nuk i do, ajo i ka p\u00ebrz\u00ebn\u00eb. Ne naft\u00ebtar\u00ebt kemi shum\u00eb gj\u00ebra p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb p\u00ebr naft\u00ebn. Ne vizatojm\u00eb, piketojm\u00eb, r\u00ebnkojm\u00eb, po asnj\u00eb qeveritar, privat, shtet\u00ebror apo i huaj nuk pyet p\u00ebr ne; asnj\u00eb nuk na ka n\u00eb list\u00eb, nuk duan t\u00eb din\u00eb \u00e7far\u00eb b\u00ebhet me ne. As nj\u00eb qeveritar apo partiak, i majt\u00eb apo i djatht\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb \u00e7mendur. N\u00eb Irak u b\u00eb k\u00ebrdia, po fondet e naft\u00ebs nuk p\u00ebsuan asgj\u00eb, u mbrojt\u00ebn nga trupa speciale, q\u00eb q\u00ebndruan gjat\u00eb aty. Po n\u00eb Shqip\u00ebri \u00e7far\u00eb ndodhi dhe po ndodh akoma?<\/p>\n<p>Shefi i diplomacis\u00eb dhe i kombit Rus, Vladimir Putin, para ca koh\u00ebsh nxori nj\u00eb ligj, sipas t\u00eb cilit rezervat e naft\u00ebs jan\u00eb sekrete dhe d\u00ebnohet ai q\u00eb nuk zbaton k\u00ebt\u00eb ligj. Gjeneralin tim malli p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe dhembja p\u00ebr naft\u00ebn po e ngurt\u00ebsojn\u00eb, prandaj tani, me urt\u00ebsit\u00eb e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs n\u00eb dor\u00eb, po i lutet Zotit ta rregulloj\u00eb k\u00ebt\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb cil\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb e kurv\u00ebrojn\u00eb.<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb rr\u00ebfyer p\u00ebr naft\u00ebn n\u00eb disa intervista, me shum\u00eb se gjasht\u00eb. A e dini se k\u00ebto lloj interviste p\u00ebr naft\u00ebn nuk b\u00ebhen n\u00eb vendet e huaja? Nuk b\u00ebhen sepse ato p\u00ebrmbajn\u00eb t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb kushtojn\u00eb miliarda dollar\u00eb. M\u00eb shum\u00eb se sekretet atomike. K\u00ebto intervista jan\u00eb poemat e tij, poema p\u00ebr hidrokarburet t\u00eb llojit t\u00eb Uollt Uitmanit. Ai i ka shprehur hapur mendimet e tij p\u00ebr naft\u00ebn, ka th\u00ebn\u00eb qart\u00eb, shqip ku \u00ebsht\u00eb e ku nuk \u00ebsht\u00eb dhe \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb q\u00eb ta zbulojm\u00eb q\u00eb t\u00eb zhdukim k\u00ebt\u00eb mjerim, por ky mjerim \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsoj si mjerimi i Migjenit.<\/p>\n<p>Ka nj\u00eb simetri midis mjerimit t\u00eb Migjenit dhe Gjeneralit. Edhe pas 100 vjet\u00ebsh mjerim. T\u00eb mos kishim naft\u00eb, hajde. po ne kemi naft\u00eb p\u00ebr vete, p\u00ebr Kosov\u00ebn, p\u00ebr shqiptar\u00ebt e Maqedonis\u00eb, p\u00ebr shqiptar\u00ebt e Malit t\u00eb Zi, p\u00ebr shqiptar\u00ebt kudo ku jan\u00eb n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb. A e dini fuqin\u00eb e naft\u00ebs? Nafta \u00ebsht\u00eb shum\u00eb potente, nj\u00eb fu\u00e7i naft\u00eb 159 litra \u00ebsht\u00eb e barabart\u00eb me 25 000 or\u00eb pune t\u00eb nj\u00eb njeriu. T\u00eb nj\u00eb qyteti. Ky informacion p\u00ebr naft\u00ebn shqiptare i hedhur batiava p\u00ebr publik konvertohet me miliarda dollar\u00eb. Po, \u00e7udit\u00ebrisht, asnj\u00ebrit nuk i intereson t\u00eb dij\u00eb ku \u00ebsht\u00eb Gjenerali i naft\u00ebs shqiptare, si \u00ebsht\u00eb me sh\u00ebndet, si t\u2019ia marrim gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb eksperienc\u00eb. Nuk shfaqet dikush ta ftoj\u00eb p\u00ebr bisedim apo t\u2019i p\u00ebrcjell\u00eb nj\u00eb telefonat\u00eb p\u00ebr tungjatjeta, sepse edhe ai ka dit\u00eblindje, ka evenimente, edhe at\u00eb e z\u00eb gripi, edhe ai plaket si t\u00eb gjith\u00eb ne, edhe ai ka zem\u00ebr, pret t\u2019i trokasin n\u00eb der\u00eb.<\/p>\n<p>Egoizmi, makut\u00ebria, vandalizmi, vrasjet e p\u00ebrditshme \u2013 t\u00eb gjitha k\u00ebto nuk l\u00ebn\u00eb ask\u00ebnd t\u00eb gjej\u00eb pak koh\u00eb t\u00eb lidhet me k\u00ebt\u00eb gjeolog star, t\u00eb diskutojn\u00eb p\u00ebr naft\u00ebn shqiptare, e cila ka par\u00eb italian\u00ebt, rus\u00ebt, kinez\u00ebt, por jo qeveritar\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb dhembsh\u00ebm. Ve\u00e7 mos harroni ama at\u00eb q\u00eb thot\u00eb nj\u00eb analist bot\u00ebror: kriza e naft\u00ebs do t\u00eb shp\u00ebrthej\u00eb shpejt, po at\u00ebher\u00eb ju nuk do ta gjeni Gjeneralin, sado q\u00eb do t\u00eb endeni deri n\u00eb r\u00ebrat p\u00ebrv\u00ebluese t\u00eb Saharas\u00eb. Intervistat e Gjeneralit vlejn\u00eb sa p\u00ebr qindra \u201cDimra\u201d t\u00eb Kadares\u00eb. Po dijeni mir\u00eb: nuk do t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb \u00e7min \u201cNob\u00ebl\u201d pa iu kthyer nafta e tij popullit vak\u00ebf. Vet\u00eb nafta do t\u00eb vendos rregullin, ligjin, do t\u00eb akordoj\u00eb \u00e7mime t\u00eb larta, do t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb vajza t\u00eb virgj\u00ebra te burrat, do t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb litar\u00eb ata q\u00eb po privatizojn\u00eb \u201cAlbpetrolin\u201d apo ata t\u00eb par\u00ebt q\u00eb i vun\u00eb zjarrin \u201cAlbpetrolit\u201d dhe ik\u00ebn n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb.<\/p>\n<p>Dhimit\u00ebr Gjenerali \u00ebsht\u00eb larg, n\u00eb Amerik\u00eb, pa shok\u00eb, mbytur n\u00eb vetmi dhe pezme si t\u00eb gjith\u00eb ne, atje n\u00eb Amerik\u00eb. N\u00eb Amerik\u00eb edhe gur\u00ebt jan\u00eb t\u00eb vetmuar. Gjeneralin e merr malli p\u00ebr shok\u00ebt. M\u00eb p\u00ebrmend plot\u00eb dhembje dhe nostalgji Ko\u00e7o Plakun, Kadri Ram\u00ebn, Milto Gjikopullin, Behar Mehmetin, Ali Mem\u00ebn, Hazbi Shehun, Telon Velajn, Xhela Shehun, Spiro Kolonjarin, Sabodin Starov\u00ebn, Kastriot Bejtajn\u2026 tregon ngjarje, ndodhira, incidente, t\u00eb gjitha i ka t\u00eb regjistruara. Dhe flet\u00eb e flet\u00eb derisa lodhet. \u201cPo mjaft, se u lodhe!\u201d \u2013 i them un\u00eb q\u00eb k\u00ebtej telefonit\u2026 Gjenerali \u00ebsht\u00eb ministri im i naft\u00ebs shqiptare, ai nuk do t\u00eb b\u00ebj\u00eb armik, prandaj p\u00ebrmbahet si N\u00ebn\u00eb Tereza.<br \/>\nAi do t\u00eb shkruhet p\u00ebr naft\u00ebn shqiptare, q\u00eb populli t\u00eb dij\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Me poston nj\u00eb \u00e7ek prej 2000 dollar\u00ebsh. M\u00eb poston amanetin e tij. Me k\u00ebto 2000 dollar\u00eb ai do q\u00eb un\u00eb t\u00eb shkruaj nj\u00eb lib\u00ebr p\u00ebr naft\u00ebn shqiptare, t\u00eb botoj intervistat e tij dhe t\u00eb shok\u00ebve tan\u00eb, ku shpjegohet perspektiva e naft\u00ebs shqiptare.<\/p>\n<p>D\u00ebshira e shtetit shqiptar dhe e armiqve t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kall\u00ebpeve, bashk\u00eb me k\u00ebta qindra ambasador\u00eb, kryepleq n\u00eb krye t\u00eb vatr\u00ebs shqiptare, \u00ebsht\u00eb ta zhdukin Shqip\u00ebrin\u00eb, k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb vog\u00ebl brilant pran\u00eb detit Adriatik. Ata jan\u00eb t\u00eb par\u00ebt q\u00eb lexojn\u00eb k\u00ebto intervista t\u00eb gjeolog Dhimit\u00ebr Gjeneralit. \u201cNafta \u00ebsht\u00eb 10% ekonomike dhe 90% politike\u201d, \u2013 thot\u00eb historiani amerikan Daniel Jergin. Ashtu thot\u00eb edhe ish-zv.presidenti amerikan Dik \u00c7eni. Pra, vet\u00ebm t\u00eb huajt din\u00eb t\u2019i l\u00ebvizin letrat e naft\u00ebs shqiptare, ata mendojn\u00eb p\u00ebr vete dhe p\u00ebr pasuesit, si ta gllab\u00ebrojn\u00eb naft\u00ebn ton\u00eb. Po \u00e7far\u00eb do q\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb, un\u00eb dhe Gjenerali nuk do t\u00eb pushojm\u00eb s\u00eb luftuari p\u00ebr t\u00eb mbrojtur naft\u00ebn ton\u00eb, k\u00ebt\u00eb dhurat\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Interviste me gjeologun e mir\u00ebnjohur Dhimit\u00ebr Gjenerali <\/strong><br \/>\nIntervistoi Ing. Ahmet Collaku<\/p>\n<p><strong>&#8211; I dashur Dhimit\u00ebr, si e mendoni situat\u00ebn gjeologjike n\u00eb drejtim t\u00eb perspektiv\u00ebs p\u00ebr zbulimin e naft\u00ebs?<\/strong><br \/>\n&#8211; Lexova bashk\u00ebbisedimin tuaj me gjeologun e p\u00ebrgatitur e pasionant z. Kadri Rama. U entuziazmova! Sigurisht, nafta q\u00eb ruan akoma n\u00ebntoka jon\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb her\u00eb m\u00eb e madhe nga ajo q\u00eb u zbulua me radh\u00eb deri me vendburimin e Cakranit. \u00cbsht\u00eb fakt q\u00eb Cakrani u zbulua vet\u00ebm me puse, sidomos me t\u00eb dh\u00ebnat mikropaleontologjike nga kampionet e fundit t\u00eb pusit \u201cCa-16\u201d, q\u00eb ishte shpuar vite m\u00eb par\u00eb dhe ndalur rreth 100-150 m mbi g\u00eblqeror\u00ebt e vendburimit \u201cme avari\u201d. Kam jetuar nga af\u00ebr shpimin e pusit \u201cCa-12\u201d, q\u00eb fontanoi i pari dhe \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb ajo q\u00eb n\u00ebnvizon z. Kadri Rama, se t\u00eb gjith\u00eb specialist\u00ebt nuk e kuptuan q\u00eb pusi n\u00eb g\u00eblqeror\u00ebt po shponte n\u00eb vendburim. N\u00eb ato vite specialist\u00ebt entuziazmoheshin nga gazifikimet dhe shenjat e naft\u00ebs gjat\u00eb shpimit si n\u00eb vendburimet me energji t\u00eb kufizuar ose n\u00eb zonat ujore me naft\u00eb e pak gaz t\u00eb mbetur. Kjo padije solli n\u00eb \u201cCa-12\u201d (e 37) fontanat shkat\u00ebrruese.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se ka qen\u00eb mbivler\u00ebsimi i metodave ndihm\u00ebse si seismika etj. Seismika n\u00eb mjaft raste detekton format gjeometrike t\u00eb shtresave gjeologjike, dhe shum\u00eb her\u00eb komandon si t\u00eb thuash p\u00ebrpunimin elektronik me figurat e rreme dhe si pasoje kan\u00eb rezultuar dob\u00ebt shum\u00eb puse. Kjo situat\u00eb n\u00eb interpretimet gjeologjike n\u00eb vendin ton\u00eb vazhdon akoma, dhe do t\u00eb vazhdoj\u00eb n\u00ebse nuk paraprijn\u00eb punimet gjeologjike t\u00eb shoq\u00ebruara nga punimet direkte gjeologjike t\u00eb kryera gjat\u00eb disa dekadave.<\/p>\n<p>Vendburimet e zbuluara ndodhen t\u00eb gjitha n\u00eb jug t\u00eb Shkumbinit duke filluar nga vendburimet e vet\u00eb zbuluara t\u00eb naft\u00ebs q\u00eb kan\u00eb ngopur r\u00ebrat dhe ranoret sip\u00ebrfaq\u00ebsore n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb, Patos, me Marinz\u00ebn e fuqishme t\u00eb Miocent t\u00eb Mes\u00ebm dhe me morin\u00eb e vendburimeve t\u00eb tavanit t\u00eb g\u00eblqeror\u00ebve duke filluar nga pishtari Gorisht e deri te ku\u00e7edra e Cakranit. Sigurisht, vendburime analoge rreth tyre ka mjaft si n\u00eb Selisht\u00eb, Vlor\u00eb, Panahor, Osm\u00ebzeze-Sqepur-Ura e Ku\u00e7it- Lushnj\u00eb etj., gjithmon\u00eb relativisht cek\u00ebt deri n\u00eb 4000-4500 m.<\/p>\n<p>Por veriu i Shkumbinit, ku vazhdojn\u00eb qart\u00eb brezat antiklinal t\u00eb zon\u00ebs jonike \u00ebsht\u00eb nj\u00eb poligon i pa zbuluar akoma, megjith\u00ebse situata gjeologjike e tregon qart\u00eb nd\u00ebrtimin dhe kapacitetin naft\u00eb mbajt\u00ebs t\u00eb k\u00ebsaj zone. Gjeolog\u00ebt e kan\u00eb vler\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb poligon dhe kan\u00eb projektuar puse direkt sipas hartave gjeologjike. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb s\u00eb pari specialist\u00ebt rus\u00eb argumentuan nd\u00ebrtimin e rafineris\u00eb s\u00eb C\u00ebrrikut q\u00eb ne e p\u00ebrdor\u00ebm p\u00ebr naft\u00ebn m\u00eb jugore t\u00eb sjell\u00eb me v\u00ebshtir\u00ebsi me tubacione. Pusi i Paprit i projektuar nga ata dhe i riprojektuar nga revizionimi i rilevimeve t\u00eb kryera nga ne nuk u shpua. Von\u00eb u shpua pusi Rova-1 n\u00eb ngritjen e madhe antiklinale t\u00eb Rov\u00ebs me flish n\u00eb sip\u00ebrfaqe (rreth 4x8km) me nd\u00ebrtim gati sundukor. Pusi u shpua af\u00ebrsisht n\u00eb pjes\u00ebn kulmore, pak sa n\u00eb lindje p\u00ebr simetrin\u00eb e leht\u00eb q\u00eb ka antiklinali. Ky pus u shpua rreth 3000m dhe ka kaluar vet\u00ebm n\u00eb flish t\u00eb varf\u00ebr ne mikrofaune rr\u00ebfyese dhe \u00ebsht\u00eb interpretuar nj\u00eb lloj si pusi Cakranit-16 me fundin e tij n\u00eb Akuitanian t\u00eb pasigurt p\u00ebr arsye t\u00eb nivelit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb njohjes s\u00eb komplekseve mikrofaunitike. Sigurisht ky pus duhet t\u00eb jet\u00eb ndalur pran\u00eb g\u00eblqeror\u00ebve naft\u00eb mbajt\u00ebs. Po k\u00ebshtu pusi i shpuar n\u00eb fush\u00ebn e Durr\u00ebsit q\u00eb rezulton me nd\u00ebrtim dykat\u00ebsor u ndal p\u00ebr arsye t\u00eb presioneve mbinormale pa arritur t\u00eb shpoj\u00eb n\u00eb katin e posht\u00ebm tektonik q\u00eb k\u00ebrkonte p\u00ebrgjigje. Puse t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb projektuar p\u00ebr g\u00eblqeror\u00ebt rreth 4000m si n\u00eb Golem-Kavaj\u00eb etj., nuk jan\u00eb shpuar. Sigurisht n\u00eb territorin Bisht Pall\u00eb-Rodon vazhdon zona Jonike, ajo vazhdon bile m\u00eb n\u00eb veri akoma n\u00eb detin Adriatik p\u00ebr tu harkuar (mbyllur) diku n\u00eb thell\u00ebsi t\u00eb tij. Po strukturat nga m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhat\u00eb n\u00eb flish jan\u00eb Papri dhe Rova (mjaft m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha s\u00eb Cakrani).<\/p>\n<p><strong>&#8211; Mund t\u00eb thoni disa fjal\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr objektin e Paprit, se mesa kemi d\u00ebgjuar p\u00ebrfshihet n\u00eb objektet e kompanis\u00eb SHELL?<\/strong><br \/>\n&#8211; Sigurisht, zona e Paprit me antiklinalin e saj ruan nj\u00eb vendburim serioz, por kapja e tij varet nga pik\u00ebpamja e projektueseve. Pusi \u201cPap\u00ebr-4\u201d, ndodhet n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb vazhdimit jugor t\u00eb sinklinalit Mollasik t\u00eb Tiran\u00ebs, dhe ka shpuar n\u00eb shkall\u00ebn q\u00eb ulet midis nga zona Kruja n\u00eb at\u00eb jonike. Vet\u00eb antiklinali gjigant (p\u00ebr zon\u00ebn ton\u00eb gjeosinklinale) i em\u00ebruar \u201cPap\u00ebr\u201d ndodhet n\u00eb Paprin gjeografik dhe vrojtimet rilevuese nuk flasin p\u00ebr mbihipje t\u00eb theksuara por p\u00ebr pak asimetri. N\u00eb qoft\u00eb se do t\u00eb vazhdohet e nj\u00ebjta metod\u00eb e interpretimit t\u00eb val\u00ebve seismike, me siguri s\u2019ka se si projektet t\u00eb afrohen tek vendndodhja e ngritjes g\u00eblqerore q\u00eb paraqitet me interes serioz k\u00ebrkimi.<br \/>\nVendburimi i ardhsh\u00ebm i Paprit sipas punimeve rilevuese t\u00eb detajuara gjeologjike, duhet k\u00ebrkuar konform nd\u00ebrtimit gjeologjik q\u00eb lexohet n\u00eb sip\u00ebrfaqe. S\u00eb pari, duhen restauruar pjes\u00ebt e erroduara p\u00ebr t\u00eb parafytyruar nd\u00ebrtimin hapsinor n\u00eb pjes\u00ebn e dukshme dhe pastaj t\u00eb kalohet me kujdes drejt objektit t\u00eb tavanit karbonatik. N\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk duhet kaluar kuturu n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb formave gjeometrike sipas reflektimeve seismike. Reflektimet e val\u00ebve seismike (kur jan\u00eb reale), duhet t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si konsultuese, por me kujdes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>Por interes m\u00eb t\u00eb konkretizuar paraqet antiklinali i madh flishor i Rov\u00ebs. K\u00ebtu ka mund\u00ebsi q\u00eb n\u00eb kampionet e fundit t\u00eb pusit \u201cRova-1\u201d t\u00eb jet\u00eb kapur zona Gl. Micra q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e ndalimit t\u00eb shpimit nuk njihej. Pra, situata k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb identike me at\u00eb t\u00eb ngritjes s\u00eb Cakranit kur aty u ndaluan shpimet me \u201cavarin\u00eb\u201d teknike t\u00eb pusit \u201cCa-16\u201d, rreth 100-150 m mbi g\u00eblqeror\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Konkretisht \u00e7 far\u00eb t\u00eb dh\u00ebnash gjeologjike solli shpimi i pusit \u201cPap\u00ebr-4\u201d?<\/strong><br \/>\n&#8211; Fol\u00ebm m\u00eb sip\u00ebr se pusi \u201cPap\u00ebr-4\u201d ndodhet me kilometra larg Paprit gjeografik dhe vet\u00eb antiklinalit t\u00eb madh flishor t\u00eb Paprit. Nuk e kuptoj p\u00ebrse pusi \u201cPap\u00ebr-4\u201d, ka em\u00ebrimin Pap\u00ebr. Ky gabim ftoh opinionin p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar n\u00eb objektin e Paprit.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, si\u00e7 do pus jasht\u00eb objektit, shpimi i pusit \u201cPap\u00ebr-4\u201d orienton q\u00eb t\u00eb mos k\u00ebrkohet n\u00eb shtrishm\u00ebri t\u00eb zon\u00ebs por m\u00eb n\u00eb per\u00ebndim, pra n\u00eb drejtimin t\u00ebrthor, atje ku ngritja em\u00ebrohet \u201cPap\u00ebr\u201d nga hartuesit rilevues dhe ku propozohet prej tyre shpimi n\u00eb thell\u00ebsi rreth 3500 deri 4000 m.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Gjithashtu SHELL, do t\u00eb shpoj\u00eb n\u00eb Sqepur nj\u00eb pus me thell\u00ebsi 5000 m. Si e vler\u00ebsoni k\u00ebt\u00eb investim kapital?<\/strong><br \/>\n&#8211; \u201cLinja\u201d antiklinale e Sqepurit q\u00eb vjen nga Memaliaj, vazhdon me Osman Zez\u00ebn, n\u00eb Sqepurin gjeografik e n\u00eb vazhdim me Ur\u00ebn e Ku\u00e7it. Ajo nuk ndodhet direkt n\u00eb brezin Antiklinal t\u00eb Beratit, por n\u00eb per\u00ebndim t\u00eb tij n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb ul\u00ebse. Kjo linj\u00eb si\u00e7 tregon pusi i shpuar n\u00eb Memaliaj duhet t\u2019i ket\u00eb g\u00eblqeroret n\u00eb brahirrudhat antiklinale gati n\u00eb kuota t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrta midis tyre si\u00e7 i ka dhe vet\u00eb brezi antiklinal i Beratit ku g\u00eblqeror\u00ebt dalin n\u00eb sip\u00ebrfaqe. N\u00eb linj\u00ebn Memaliaj-Osm\u00ebzez\u00eb\u2013Sqepur. Ura e Ku\u00e7 it i k\u00ebrkon g\u00eblqeror\u00ebt rreth thell\u00ebsive 3500 deri 4000m. Me shpime m\u00eb t\u00eb thella sigurisht g\u00eblqeroret kapen m\u00eb ul\u00ebt anash e midis ngritjeve. K\u00ebta g\u00eblqeror\u00eb t\u00eb fundit sigurisht kan\u00eb manifestime nafte me pak gaz t\u00eb tretur si kudo n\u00eb sip\u00ebrfaqen e mikropllak\u00ebs ballkanike, por kurrsesi naft\u00eb me energji gazore t\u00eb presuar. Vendburimet e mundshme n\u00eb linj\u00ebn Sqepur-Osm\u00ebzez\u00eb priten me hidrokarbure t\u00eb tipit t\u00eb Cakranit, me presione shum\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se n\u00eb Cakran, dhe leht\u00eb t\u00eb fontanueshme. Ngritja antiklinale e Sqepurit \u00ebsht\u00eb vizatuar n\u00eb t\u00eb gjitha hartat gjeologjike, si ato regjionale dhe n\u00eb ato t\u00eb detajuara, n\u00eb vazhdimin e monoklinalit flishor nga Sinja n\u00eb Bistrovic\u00eb e m\u00eb n\u00eb veri t\u00eb fshatit Sqepur. Erozioni n\u00eb qaf\u00ebn e Sqepurit ka tregues t\u00eb ngritjes antiklinale ku pjesa kulmore dhe krahu per\u00ebndimor mbulohen nga vendosja transgresive e mollas\u00ebve t\u00eb Miocenit t\u00eb mes\u00ebm. Por n\u00eb k\u00ebto mollase nuk ka shenja nafte (ngopje) mbasi erozioni nuk ka arritur deri te g\u00eblqeror\u00ebt. Sidoqoft\u00eb, ngritja antiklinale e Sqepurit me daljen e depozitimeve flishore lexohet n\u00eb zon\u00ebn e fshatit Sqepur n\u00eb qaf\u00ebn morfologjike Sqepur. M\u00eb n\u00eb jug kjo linj\u00eb ngritje vjen nga Osm\u00ebzeza n\u00eb Sinj\u00eb e Bistrovic\u00eb. Qafat ndar\u00ebse midis brahinantiklinaleve t\u00eb k\u00ebsaj linje q\u00eb duhet t\u2019i ve\u00e7ojn\u00eb ato jan\u00eb mbushur nga depozitimet flishore, ashtu si\u00e7 tregojn\u00eb leximet sip\u00ebrfaq\u00ebsore n\u00eb gjith\u00eb rajonet ku b\u00ebrthamat karbonatike t\u00eb ngritjeve dalin n\u00eb sip\u00ebrfaqe m\u00eb pak t\u00eb eroduara e t\u00eb zhveshura nga Flishi.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, vler\u00ebsimi p\u00ebr te kaluar g\u00eblqeror\u00ebt me shpim-k\u00ebrkime u b\u00eb mbas interpretimeve t\u00eb punimeve seismike, mesa kujtoj nga koleget e pasionuar z. Hasan Bakia e z. Ali Mema. Nuk besoj q\u00eb k\u00ebtu t\u00eb ket\u00eb vend fenomeni seismik i lakut si n\u00eb Rabie n\u00eb jug e n\u00eb vazhdim t\u00eb k\u00ebsaj linje.<\/p>\n<p>Em\u00ebrtimi \u201cSqepur\u201d s\u2019ka pse spostohet shum\u00eb n\u00eb jug-lindje nd\u00ebn Shpirag, mbasi huazimi i emrave mjegullon situat\u00ebn gjeologjike k\u00ebtu dhe kudo. Sidoqoft\u00eb, n\u00eb k\u00ebto rajone si n\u00eb gjith\u00eb zon\u00ebn jonike nuk rezultojn\u00eb mbi hipje t\u00eb m\u00ebdha por mjaft\u00eb t\u00eb kufizuara si\u00e7 tregojn\u00eb rilevimet sip\u00ebrfaq\u00ebsore t\u00eb kontrolluara nga puset e shumt\u00eb t\u00eb shpuar. N\u00eb sip\u00ebrfaqe, bile dhe n\u00eb zon\u00ebn Kruja, q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb n\u00eb lindje t\u00eb zon\u00ebs jonike, nuk lexohen antiklinale mbi antiklinale, por lexohet si relacionet Dajt-Makaresh, Leta-Kozan etj. N\u00eb zon\u00ebn jonike mbihipjet jan\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb vogla si n\u00eb Prisht, n\u00eb vet\u00eb antiklinalin e Cakranit, bile n\u00eb antiklinalin karbonatik t\u00eb Palas\u00ebs p\u00ebrbri dolomiteve Triasik t\u00eb antiklinalit gjigand t\u00eb Cik\u00ebs etj.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Kompanite e huaja kan\u00eb investuar n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb naft\u00ebs ne Shqip\u00ebri, por nuk kan\u00eb zbuluar ndonj\u00eb vend-burim. Si e shpjegoni? <\/strong><br \/>\n&#8211; Situata flet\u00eb vet\u00eb: investitor\u00ebt me ata pak specialiste q\u00eb nxitojn\u00eb t\u00eb angazhohen, shpejtohen pa i shkelur n\u00eb detaj\u00eb poligonet e servirura. Poligonet jan\u00eb relativisht t\u00eb vogla dhe nuk perceptohet kollaj nd\u00ebrtimi gjeologjik i thell\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre pa njohur rajonet p\u00ebr rreth. Prandaj gjeologet kudo b\u00ebjn\u00eb punime regjionale, p\u00ebr t\u00eb kaluar n\u00eb punime t\u00eb detajuara q\u00eb orientojn\u00eb m\u00eb tej ku duhet kaluar me shpim-k\u00ebrkime. Specialist\u00ebt e p\u00ebrgatitur po t\u2019i hedh\u00ebsh si me parashut\u00eb diku n\u00eb nj\u00eb poligon dhe po t\u00eb nxitojn\u00eb mund t\u00eb blofojn\u00eb si n\u00eb Rabie, n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb diapirit klasik t\u00eb Dumres\u00eb etj.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Si i vler\u00ebsoni specialist\u00ebt shqiptar\u00eb q\u00eb jan\u00eb t\u00eb angazhuar n\u00eb kompanit\u00eb e huaja?<\/strong><br \/>\n&#8211; Sigurisht rezultatet e k\u00ebrkimeve kan\u00eb lidhje me shum\u00eb faktor\u00eb. S\u00eb pari ata pak gjeolog\u00eb q\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb punojn\u00eb bien pre e teknik\u00ebs dhe e volumit minor t\u00eb punimeve seismike duke mos u udh\u00ebhequr nga vler\u00ebsimi direkt i gjeologjis\u00eb. Por rivler\u00ebsimi gjeologjik nuk \u00ebsht\u00eb pun\u00eb rutin\u00eb. Rivler\u00ebsimi gjeologjik p\u00ebrve\u00e7 pun\u00ebs volumore n\u00eb arshivat gjeologjike k\u00ebrkon rib\u00ebrje punimesh e jo thjesht ndonj\u00eb marshute t\u00eb rastit.<br \/>\nPor \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se gjeolog\u00ebt q\u00eb angazhohen n\u00eb kompanit\u00eb e huaja nuk shfryt\u00ebzohen prej tyre, ata sh\u00ebrbejn\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr rutin\u00eb, pa e analizuar e vler\u00ebsuar mendimin e tyre, q\u00eb edhe ai ka kusuret e veta t\u00eb orientimeve t\u00eb vjetra, t\u00eb ish-organizmave shqiptare q\u00eb gjeologjin\u00eb ia vishnin t\u00eb ashtuquajturit kompleks punimesh me seismik\u00ebn si baz\u00eb. Pra gjeologjia vazhdon t\u00eb luaj rol plot\u00ebsues ose zbukurues. Kjo situat\u00eb mbizot\u00ebroi n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb socialiste dhe me ato bindje jo rezultative vazhdohet \u00e7udit\u00ebrisht akoma e nuk duket se po ndryshon.<\/p>\n<p><strong>&#8211; E quani normale privatizimin e \u201cAlbpetrolit\u201d, t\u00eb kompanis\u00eb se vetme shqiptare?<\/strong><br \/>\n&#8211; Ekonomia e tregut ku detyrohet t\u00eb eci Shqip\u00ebria, nuk realizohet me nj\u00eb her\u00eb, do koh\u00eb. Do kalojn\u00eb disa etapa q\u00eb do ken\u00eb dhe ndikime t\u00eb p\u00ebrkohshme negative. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb pyetje m\u00eb bindi shpjegimi i z. Fatmir Shehu, njoh\u00ebs i pasionuar i problemeve t\u00eb naft\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri. Pra privatizimi, gradualisht zvog\u00eblon investimet e ish shtetit ton\u00eb dhe problemet n\u00eb naft\u00eb do vazhdojn\u00eb duke u drejtuar nga rentabiliteti n\u00eb \u00e7do investim. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim privatizimi e riorganizimi n\u00eb kompanit\u00eb aksioniere ka dh\u00ebn\u00eb rezultate t\u00eb dukshme n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn. Kompanie aksioniere dhe n\u00eb Shqip\u00ebri do t\u00eb fuqizohen gradualisht, por zigzage do t\u00eb ket\u00eb ca koh\u00eb, si\u00e7 shihet. Aksioner\u00ebt nuk lejojn\u00eb shp\u00ebrdorime. Kjo situat\u00eb e turbullt q\u00eb vazhdon n\u00eb vendin ton\u00eb do t\u00eb ket\u00eb kthjellim gradual.<\/p>\n<p><strong>&#8211; A duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb depolitizuar specialist\u00ebt e naft\u00ebs q\u00eb punojn\u00eb aktualisht n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/strong><br \/>\n&#8211; Ah, sikur t\u00eb ishin t\u00eb depolitizuar specialist\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb nivelin e tanish\u00ebm t\u00eb shteteve t\u00eb vjetra dhe t\u00eb fuqishme per\u00ebndimore?<br \/>\nPor ne shqiptar\u00ebt me gjith\u00eb se si shtet m\u00eb vete jemi fare t\u00eb rinj, kemi l\u00ebnguar gjat\u00eb sidomos n\u00eb organizimin ushtarak t\u00eb diktatur\u00ebs, rrjedhimisht duhet nj\u00eb kurim i gjat\u00eb ndofta p\u00ebr disa breza. Fatkeq\u00ebsisht, deri tani nuk shihet ndonj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim i duksh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Bile shum\u00eb z\u00ebra t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve shqiptar\u00eb q\u00eb jetojn\u00eb aty flasin p\u00ebr nj\u00eb gjendje kaotike q\u00eb lejon t\u00eb mendohet sikur n\u00eb shum\u00eb drejtime ecet mbrapsht, pra n\u00eb rrug\u00ebn q\u00eb largohet nga nivelet bot\u00ebrore, \u00e7ka duhet t\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrkohshme, ndofta derisa t\u00eb mos mbijetojn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit idhuj e t\u00eb nj\u00ebjtit brez njer\u00ebzor, q\u00eb jan\u00eb m\u00ebsuar e p\u00ebrgatitur nga diktatura.<\/p>\n<p>Besoj se shqiptar\u00ebt do ta shkundin frik\u00ebn p\u00ebr t\u00eb jetuar m\u00eb mir\u00eb, sigurisht me guxim dhe durim kund\u00ebr makut\u00ebve pa iu trembur pyetjes si mund t\u00eb pasuroheni e t\u00eb jetoni si princ\u00ebr, ku i gjet\u00ebt burimet? Dasht\u00eb Zoti i madh q\u00eb edhe Shqip\u00ebria jon\u00eb t\u00eb dal\u00eb nga demokracia komuniste p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb demokracin\u00eb e ekonomis\u00eb s\u00eb tregut q\u00eb pastron vazhdimisht \u00e7do lloj abuzimi dhe ku as q\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr politizim diktatorial.<\/p>\n<p><strong>&#8211; I quani t\u00eb moralshme ekspertizat e disa koleg\u00ebve kund\u00ebr koleg\u00ebve tan\u00eb n\u00eb gjyqet e at\u00ebhershme me dyer t\u00eb mbyllura?<\/strong><br \/>\n&#8211; Lexova me kureshtje materialin e publikuar n\u00eb \u201cMAPO\u201d mbi ekspertizat e mjaft koleg\u00ebve n\u00eb gjyqin e mbyllur t\u00eb quajtur grupi i par\u00eb armiq\u00ebsor i L. Nashit, B. Alies, K.Plakut etj. (rreth 27).<br \/>\nU \u00e7udita, pothuaj t\u00eb gjith\u00eb si argument p\u00ebr pun\u00eb armiq\u00ebsore quanin shkeljen e orientimeve t\u00eb partis\u00eb e jo ndonj\u00eb argument teknik, k\u00ebt\u00eb interpretim e paskan b\u00ebr\u00eb armiqt\u00eb e grupit t\u00eb dyt\u00eb armiq\u00ebsor z. P. Xhacka, E.Veizi dhe mjaft koleg\u00eb t\u00eb tjer\u00eb si z. A.Mezini, T. Velaj, S. Starova, etj. Ky k\u00ebndv\u00ebshtrim krijon opinion se specialist\u00ebt e naft\u00ebs n\u00eb koh\u00ebn e diktatur\u00ebs vepronin si robot\u00eb t\u00eb politik\u00ebs partiake.<\/p>\n<p>Sigurisht kur kolegu deponon p\u00ebr pun\u00eb armiq\u00ebsore kund\u00ebr kolegut vet\u00ebm se dikton shkelje t\u00eb orientimeve, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e moralshme por l\u00eb shteg p\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tyre m\u00eb von\u00eb. Specialist\u00ebt deponues q\u00eb u d\u00ebnuan n\u00eb grupin e dyt\u00eb armiq\u00ebsor, me t\u00eb dal\u00eb nga burgu k\u00ebrkuan rigjykim e pafaj\u00ebsi p\u00ebr vete duke e quajtur veten shkenc\u00ebtar\u00eb t\u00eb rangut amerikan (z. P.Xhacka) dhe shkeljet e tyre teknike si gabime t\u00eb mosnjohjes, duke pretenduar poste super-drejtuese n\u00eb pushtetin e ri demokratiko-komunist.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Keni qen\u00eb an\u00ebtar i k\u00ebshillit shkencor t\u00eb Institutit t\u00eb Naft\u00ebs?<\/strong><br \/>\n&#8211; Gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb punova n\u00eb Drejtorin\u00eb e K\u00ebrkimeve, kam qen\u00eb an\u00ebtar i k\u00ebshillit shkencor. Por ngaq\u00eb refuzova em\u00ebrimin si kryegjeolog n\u00eb nd\u00ebrmarrjen komplekse gjeologjike t\u00eb Sarand\u00ebs m\u00eb qarkulluan p\u00ebr nj\u00eb vit si gjeolog pusi, prandaj un\u00eb nuk pranova t\u00eb rikthehem n\u00eb Institutin e K\u00ebrkimeve t\u00eb Naft\u00ebs duke argumentuar ndryshimin e urdhrit t\u00eb komandimit nga Instituti n\u00eb Nd\u00ebrmarrjen Seismike q\u00eb ndodhej aty af\u00ebr dhe merrej me nd\u00ebrtimin e Hartave t\u00eb Izodensitetit n\u00eb planimetri dhe me densitogramat e shk\u00ebmbimeve t\u00eb paraqitur n\u00eb kolon\u00ebn stratigrafike n\u00eb vertikalitet q\u00eb b\u00ebhej nga grupi gjeologjik i ekspedit\u00ebs s\u00eb Gravimetris\u00eb. Por paralelisht kisha r\u00ebn\u00eb dakord me kushtin q\u00eb t\u2019i p\u00ebrgjigjesha k\u00ebrkesave p\u00ebr bashk\u00ebpunim n\u00eb projektet p\u00ebr shpim-k\u00ebrkime t\u00eb institutit kryesisht p\u00ebr nd\u00ebrtimin gjeologjik n\u00eb thell\u00ebsi sipas profileve seismik. Por ngarkesa m\u00eb e madhe p\u00ebr mua ishin recenzat (vler\u00ebsimet n\u00eb rangun e bashk\u00ebautorit) p\u00ebr mjaft p\u00ebrgjith\u00ebsime ku projektoheshin puse. N\u00eb k\u00ebt\u00eb angazhim m\u00eb kishin v\u00ebn\u00eb nofk\u00ebn \u201ctersi i Pojanit\u201d pa dyshim vet\u00eb drejtuesit kryesor n\u00eb rrethe e n\u00eb dikaster t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb ftonin n\u00eb \u00e7do aktiv dhe konsult\u00eb teknike t\u00eb k\u00ebrkimit t\u00eb naft\u00ebs. Sigurisht ky q\u00ebndrim nuk m\u00eb lodhte por m\u00eb shlodhte.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Specialistet e naft\u00ebs jan\u00eb t\u00eb pa organizuar, mendoni se ata kan\u00eb humbur \u00e7do lloj komunikimi dhe bashk\u00ebpunimi me nj\u00ebri-tjetrin?<\/strong><br \/>\n&#8211; Riorganizimet n\u00eb faz\u00ebn kalimtare t\u00eb shtetit shqiptar i n\u00ebnshtrohen enonomis\u00eb s\u00eb tregut. Kompanit\u00eb e huaja q\u00eb po menaxhojn\u00eb burimet tona natyrore kan\u00eb organizimin e tyre dhe k\u00ebrkojn\u00eb \u201csa p\u00ebr k\u00ebshill\u00eb\u201d specialist\u00eb vend\u00ebs. Me sa e kuptoj un\u00eb shteti mendon q\u00eb dhe konjukturat shkencore, me n\u00eb krye Akademin\u00eb me filialet saj t\u00eb konsiderohen si gjysm\u00eb private dhe t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb me shtetin p\u00ebr honoraret dhe titujt shkencor q\u00eb akordon Akademia. Pasanik\u00ebt e rinj pushtetar ngurojn\u00eb t\u00eb krijojn\u00eb kompani kryesore me investimet e tyre, prandaj duke marr\u00eb aksionet kryesore por rrisin depozitat n\u00eb valut\u00eb, thua se jan\u00eb gati p\u00ebr t\u2019u arratisur diku.<br \/>\nK\u00ebtu n\u00eb kontinentin amerikan, shikoj se koleg\u00ebt ruajn\u00eb pasionin profesional dhe komunikojn\u00eb me entusiaz\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet kompjutar\u00ebve; kjo pa dyshim \u00ebsht\u00eb shum\u00eb pozitive.<\/p>\n<p>Kam p\u00ebrshtypjen se vler\u00ebsimi i specialist\u00ebve n\u00eb emigracion nga institucionet shtet\u00ebrore t\u00eb vendit ton\u00eb mungon, thua se drejtuesit shtet\u00ebrore n\u00eb organizmat tekniko-shkencore, tremben nga njohurit\u00eb bashk\u00ebkohore q\u00eb po fiton pjesa kryesore e inteligjenc\u00ebs shqiptare n\u00eb emigracion, sidomos e brezit q\u00eb u rrit apo po rritet n\u00eb per\u00ebndim dhe njeh nga af\u00ebr parimet edhe k\u00ebrkesat e ekonomis\u00eb s\u00eb tregut.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim duhet t\u00eb kontribuoje vet\u00eb lobi shqiptar n\u00eb emigracion, t\u00eb pakt\u00ebn duke popullarizuar problemet tekniko-organizative me buletine. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim le t\u00eb shpresohet se do t\u00eb b\u00ebhen hapa p\u00ebrpara n\u00eb t\u00eb mir\u00eb e n\u00eb interes t\u00eb atdheut ton\u00eb t\u00eb dashur dhe t\u00eb bukur.<\/p>\n<p>Kam mendimin se shteti shqiptar mund t\u00eb organizoj\u00eb p\u00ebr mrekulli industrin\u00eb e naft\u00ebs shqiptare, sepse ka specialist\u00eb me eksperienc\u00eb, shqiptare dhe t\u00eb huaj, ka t\u00eb ardhurat nga nafta q\u00eb nxirret\u2026<br \/>\nP\u00ebr k\u00ebt\u00eb problem aq t\u00eb d\u00ebshiruar, ka v\u00ebshtir\u00ebsi, s\u00eb pari mungon potenciali ekonomik i shtetit dhe potenciali ekonomik i elementeve private q\u00eb duket deri diku t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb nivele serioze, po tani p\u00ebr tani nuk duket t\u00eb aktivizohet, por n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme me ndihm\u00ebn e Zotit k\u00ebta do t\u2019u sulen me aksione kompanive t\u00eb rikonstuktuara t\u00eb naft\u00ebs. Por fatkeq\u00ebsisht shteti i ri shqiptar vazhdon t\u00eb jet\u00eb i dob\u00ebt dhe arka shtet\u00ebrore \u00ebsht\u00eb bosh. Kjo p\u00ebr shum\u00eb arsye, por nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb dukshmet \u00ebsht\u00eb sistemi i taksimit. Sistemi taksimit duket t\u00eb jet\u00eb i shp\u00ebrqendruar dhe shteti provizorisht nuk guxon t\u00eb v\u00ebr\u00eb dor\u00eb sepse masa kryesore e popullsis\u00eb \u00ebsht\u00eb e varf\u00ebr dhe n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb dukshme vazhdon t\u00eb preferoj\u00eb emigracionin.<\/p>\n<p>Le t\u00eb shpresojm\u00eb se situata do filloj\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb n\u00eb drejtimet kryesore ku shteti ka fuqin\u00eb n\u00eb dor\u00eb, p\u00ebr t\u00eb manaxhuar forcat e atdheut dhe t\u00eb marr\u00eb vet\u00eb pjes\u00eb n\u00eb aksionet n\u00eb rritje p\u00ebr sektor\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb jet\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ka interes bregdeti yn\u00eb p\u00ebr naft\u00eb dhe mund t\u00eb b\u00ebhet analogji me Italin\u00eb? <\/strong><br \/>\n&#8211; A zemra ime, NAFTA!<br \/>\nNe nuk kemi mbaruar s\u00eb k\u00ebrkuari pjes\u00ebn kontinentale t\u00eb atdheut, ndofta as gjysm\u00ebn e potencialit naft\u00eb-mbajt\u00ebs nuk kemi zbuluar n\u00eb zon\u00ebn rezultative Jonike, nuk e kemi cingrisur akoma zon\u00ebn perspektive Kruja p\u00ebr objektin e duksh\u00ebm naft\u00ebmbajt\u00ebs n\u00ebn evaporitet. T\u00eb dy k\u00ebto zona gjeologjo-tektonike kan\u00eb objektet naft\u00eb-mbajt\u00ebse cek\u00ebt deri n\u00eb 4500m ose dhe 1000m m\u00eb thell\u00eb. Zona Jonike e sidomos ajo Kruja q\u00eb vazhdojn\u00eb n\u00eb det ruajn\u00eb edhe atje kapacitetin naft\u00eb mbajt\u00ebs n\u00eb objektet q\u00eb jan\u00eb zbuluar vendburime nafte si tek ne, ashtu edhe m\u00eb n\u00eb veri (n\u00eb bregdetin Dalmat me fener Dugi Otokun) e m\u00eb n\u00eb jug (n\u00eb teritorin detar grek me pishtar rezultativ pusin nr.1 n\u00eb ishullin e Paksosit).<\/p>\n<p>Analogjia me bregdetin italian p\u00ebrsa i p\u00ebrket kapaciteteve naft\u00eb mbajt\u00ebse nuk mund t\u00eb b\u00ebhet, kjo p\u00ebr arsye se faciet litologjike- stratigrafike kan\u00eb ndryshime t\u00eb dukshme, \u00e7ka lexohet qart\u00eb duke krahasuar zon\u00ebn ton\u00eb Sazani (Karaburun-Sazan), q\u00eb \u00ebsht\u00eb tipike vazhdimi i asaj Priapuliane t\u00eb Apenineve jugore me zon\u00ebn ton\u00eb Jonike tektonisht ngjitur me t\u00eb. N\u00eb zon\u00ebn Sazani, facia e g\u00eblqeroreve t\u00eb Kretakut t\u00eb sip\u00ebrm \u00ebsht\u00eb tipike kurrizore n\u00ebn jugore me g\u00eblqeror\u00eb organogjen makrofaunistik e mjaft\u00eb potente deri af\u00ebrsisht 1500m te zbuluar. Por analogji t\u00eb pjeseshme ose m\u00eb sakt\u00eb karakteristike strukturale t\u00eb ngjashme si n\u00eb gjith\u00eb zonat gjeosinklina mund t\u00eb b\u00ebhen, po ato duhet t\u00eb analizohen nga ana faciale dhe premisave naft\u00eb- gaz mbajt\u00ebse t\u00eb tyre.<br \/>\n&#8211; Faleminderit<\/p>\n<p><strong>Ing. Ahmet Collaku<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E pyet\u00ebn Saadin: \u201cA do t\u00eb ket\u00eb kiamet?\u201d \u2013 \u201cPo, u p\u00ebrgjigj ai. \u2013 Kiameti n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend ka ardhur q\u00eb kur drejtojn\u00eb budallenjt\u00eb.\u201d Ing. Ahmet Collaku Gjeologun Dhimit\u00ebr Gjenerali un\u00eb ua kam prezantuar shqiptar\u00ebve me koh\u00eb. Po mbajeni mend mir\u00eb: ai \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb gjeolog, ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb institucion m\u00eb vete, se&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[15],"tags":[],"class_list":["post-1795","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-gjeografi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1795","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=1795"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1795\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1798,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1795\/revisions\/1798"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=1795"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=1795"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=1795"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}