{"id":1757,"date":"2012-10-08T23:04:17","date_gmt":"2012-10-08T23:04:17","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=1757"},"modified":"2012-10-08T23:04:17","modified_gmt":"2012-10-08T23:04:17","slug":"kadare-dhe-moraliteti-shqiptar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=1757","title":{"rendered":"KADARE DHE MORALITETI SHQIPTAR"},"content":{"rendered":"<p align=\"center\"><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/10\/Ndue-Deaj-new-1-199x300.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-1758\" title=\"Ndue-Deaj-new-1-199x300\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/10\/Ndue-Deaj-new-1-199x300.jpg\" alt=\"\" width=\"199\" height=\"300\" \/><\/a>Ne foto: autori i shkrimit<\/p>\n<p align=\"center\">KADARE DHE MORALITETI SHQIPTAR<\/p>\n<p align=\"center\"><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p align=\"center\"><em>\u201cNj\u00eb mij\u00eb vjet t\u00eb k\u00ebrkoni, n\u00eb mij\u00ebra arkiva, s\u2019do mund t\u00eb gjeni asgj\u00eb kompromentuese <\/em><\/p>\n<p align=\"center\"><em>p\u00ebr mua dhe kjo \u00ebsht\u00eb ep\u00ebrsia ime absolute mbi ju&#8230;\u201d<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>NDUE DEDAJ<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Shpesh njer\u00ebzit e shquar shtr\u00ebngohen t\u00eb vihen n\u00eb \u201cbe\u201d, ose t\u2019i p\u00ebrshtasin disa sjellje e q\u00ebndrime sipas shijes s\u00eb publikut, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb panevojshme p\u00ebr ta si individ\u00eb. Ismail Kadare,<!--more--> i cili nuk ka marr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb rolin e edukatorit komb\u00ebtar, aq m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb moralistit t\u00eb popullit t\u00eb vet, ka shqiptuar nj\u00eb nga deklaratat m\u00eb t\u00eb bujshme t\u00eb b\u00ebra nga ndonj\u00eb shqiptar, ballkanas, apo nga krejt bota e ish-Lindjes, drejtuar shpif\u00ebsve, p\u00ebrgojuesve, denoncuesve t\u00eb tij t\u00eb llojllojsh\u00ebm t\u00eb diktatur\u00ebs, se \u201cnj\u00eb mij\u00eb vjet t\u00eb k\u00ebrkoni, n\u00eb mij\u00ebra arkiva, s\u2019do mund t\u00eb gjeni asgj\u00eb kompromentuese p\u00ebr mua dhe kjo \u00ebsht\u00eb ep\u00ebrsia ime absolute mbi ju\u201d. Nuk e ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb askush nga lider\u00ebt politik\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj kohe, president\u00eb, kryeministra, kryeparlamentar\u00eb, ministra, prokuror\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjitsh\u00ebm, gjykat\u00ebs t\u00eb lart\u00eb, avokat\u00eb t\u00eb popullit, njer\u00ebz q\u00eb n\u00eb nj\u00ebzet vjet kan\u00eb drejtuar shtetin, kur pjesa m\u00eb e madhe e tyre nuk kishin qen\u00eb anonim\u00eb as n\u00eb regjimin e kaluar, disa duke patur poste politike e publike dhe at\u00ebher\u00eb. Teksa ka patur jo pak lakim pseudonimesh spiunore gjer n\u00eb nivele ministrash. Dhe e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb nj\u00eb shkrimtar, q\u00eb ka l\u00ebruar gjith\u00eb jet\u00ebn vet\u00ebm ar\u00ebn e tij t\u00eb letrave, shkrimtari m\u00eb i madh shqiptar, p\u00ebr t\u00eb cilin si\u00e7 do t\u00eb d\u00ebshmonin arkivat do t\u00eb kishte dhe nj\u00eb dosje voluminoze t\u00eb diktatur\u00ebs n\u00eb ngarkim t\u00eb tij.<\/p>\n<p>A ka nevoj\u00eb sot Kadareja p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb n\u00eb mbrojtje nga e djeshmja e tij? Aspak dhe p\u00ebr asgj\u00eb. Pasi ai ka qen\u00eb i nj\u00ebjti p\u00ebrher\u00eb, me parime t\u00eb pand\u00ebrruara morale e profesionale, si sh\u00ebrbyes vet\u00ebm i shkrimtaris\u00eb s\u00eb tij. Por ka nevoj\u00eb Shqip\u00ebria p\u00ebr ta n\u00ebnvizuar k\u00ebt\u00eb an\u00eb t\u00eb dob\u00ebt t\u00eb moralitetit ton\u00eb, p\u00ebrgojimin e miteve t\u00eb saj t\u00eb gjalla, p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb dhe ata me njolla. E jan\u00eb pik\u00ebrisht shp\u00ebrdoruesit e pushtetit n\u00eb diktatur\u00eb dhe demokraci q\u00eb i mbajn\u00eb ndezur sulmet ndaj korrifejve t\u00eb kultur\u00ebs dhe kombit. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb \u201cbe\u201d p\u00ebr vete, se jan\u00eb t\u00eb past\u00ebr, t\u00eb ndersh\u00ebm, t\u00eb pap\u00ebrlyer nga krimi, korrupsioni etj. Prandaj n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb molepsur nga e keqja, ta ruash t\u00eb past\u00ebr fytyr\u00ebn \u00ebsht\u00eb virtyt. P\u00ebrgjith\u00ebsisht nd\u00ebr shqiptar\u00ebt e djesh\u00ebm me pushtet ka mbizot\u00ebruar shprehja retorike unanime \u201cun\u00eb nuk i heq asgj\u00eb asaj q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb n\u00eb jet\u00eb\u201d, edhe se ka b\u00ebr\u00eb keq politikisht, ka spiunuar, p\u00ebrndjekur, dhunuar, sipas logjik\u00ebs se k\u00ebshtu ishte koha, ligjet e saj, i kemi sh\u00ebrbyer buk\u00ebs s\u00eb goj\u00ebs etj. Dihet se koha ka zot\u00ebr dhe rob\u00ebr. Edhe n\u00eb antikitet. Edhe n\u00eb mesjet\u00eb. Edhe n\u00eb komuniz\u00ebm. Edhe sot. Kadare ka qen\u00eb nj\u00eb zot i saj dhe zotat jan\u00eb p\u00ebrher\u00eb t\u00eb pap\u00ebrlyer. Si plot t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb zot\u00ebrinj. Por ka patur dhe shum\u00eb rob\u00ebr, individ\u00eb t\u00eb keqp\u00ebrdorur nga regjimi dhe nga vetvetja, q\u00eb nuk ngrihen as sot mbi t\u00eb keqen. Liri Belishova i ka k\u00ebrkuar falje popullit shqiptar, p\u00ebrmes televizionit, p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ajo kishte qen\u00eb n\u00eb Byron\u00eb Politike, dometh\u00ebn\u00eb n\u00eb at\u00eb udh\u00ebheqje q\u00eb i kishte shkaktuar drama persekutimi popullit t\u00eb vet, p\u00ebrfshi dhe at\u00eb vet\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb fisnik\u00ebria, qytetaria, katarsisi moral, p\u00ebr shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb i pab\u00ebr\u00eb. Sa ngjan se purgatori ka qen\u00eb p\u00ebr koh\u00eb m\u00eb t\u00eb civilizuara se e sotmja. Udh\u00ebheq\u00ebsi i fundit komunist, Alia, edhe pse u b\u00eb Presidenti i par\u00eb pluralist, edhe pse jetoi shum\u00eb vite n\u00eb rendin e ri, nuk mundi t\u00eb shqiptonte dhe nj\u00eb fjal\u00eb pendese, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb atij shtabi politik ku b\u00ebnte pjes\u00eb p\u00ebr gjysm\u00eb shekulli. Falnin et\u00ebrit e martirizuar t\u00eb kish\u00ebs katolike, sipas th\u00ebnies proverbiale t\u00eb Jezusit \u201cFali Zot se s\u2019din\u00eb \u00e7\u2019ka bajn\u00eb\u201d, por jo politikan\u00ebt e diktatur\u00ebs. Lutej p\u00ebr njer\u00ebzit e saj t\u00eb gjakut N\u00ebn\u00eb Tereza, nga fundi e nj\u00ebher\u00ebsh nga kreu i bot\u00ebs, ani se regjimi komunist nuk e linte t\u00eb shihte varrin e s\u00eb \u00ebm\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb, se t\u00eb till\u00eb jan\u00eb njer\u00ebzit e m\u00ebdhenj, t\u00eb cil\u00ebt rrin\u00eb mir\u00eb atje lart dhe nuk ka kuptim q\u00eb t\u2019i t\u00ebrheqim p\u00ebr xhakete e t\u2019i ulim posht\u00eb, p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrbaltur. N\u00eb shkrimtar\u00ebt shqiptar\u00eb mbase vet\u00ebm Kadare i ka botuar tekstualisht veprat q\u00eb ka shkruar p\u00ebrgjat\u00eb regjimit komunist, si me th\u00ebn\u00eb pa iu hequr atyre as presjen. Kjo sepse let\u00ebrsia e tij i kap\u00ebrcente q\u00eb n\u00eb ngjizje metodat ideologjizuese, si\u00e7 ishte realizmi socialist. Ndryshe nuk do t\u00eb kishim as \u201cGjeneralin\u201d, as \u201cPallatin e \u00cbndrrave, as \u201cDark\u00ebn e gabuar\u201d.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb t\u00eb habit dhe p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk gjen dot shpjegim \u00ebsht\u00eb se ende ka shqiptar\u00eb q\u00eb guxojn\u00eb t\u00eb ndajn\u00eb shkrimtarin nga vepra, duke th\u00ebn\u00eb se Kadare \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkrimtar i madh, por jo dhe nj\u00eb njeri i madh(!) Po si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb nj\u00eb gjeni i letrave, q\u00eb nga Homeri, t\u00eb mos jet\u00eb nj\u00ebher\u00ebsh dhe njeri i madh? Ai \u00ebsht\u00eb krijues gjenial pik\u00ebrisht se \u00ebsht\u00eb njeri i pazakont\u00eb, n\u00eb mos i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm. Si mund t\u00eb ishte \u201ctok\u00ebsor\u201d, \u201cbabaxhan\u201d Dante, Shekspiri, G\u00ebte, Dostojevski, Kamy? Nuk \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr t\u2019i quajtur mbinjer\u00ebz k\u00ebta e t\u00eb tjer\u00eb, por kjo specie nuk mund t\u00eb ishte popullore, sa t\u00eb gjendej leht\u00ebsisht mbasditesh n\u00eb xhiron e mbr\u00ebmjes, duke takuar duart me veteran\u00ebt, politikan\u00ebt, shkrimtar\u00ebt e rinj, qytetar\u00ebt andej-k\u00ebndej. Ama ky njeri i pagjendsh\u00ebm p\u00ebr publikun n\u00eb vorbull\u00ebn e tij t\u00eb p\u00ebrditshme, ka nj\u00eb tjet\u00ebr m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i njer\u00ebzve, p\u00ebrmes fjal\u00ebs artistike, let\u00ebrsis\u00eb s\u00eb shkruar, duke u b\u00ebr\u00eb nd\u00ebrgjegja e tyre. Vet\u00ebm nj\u00eb njeri i madh mund t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb nd\u00ebrgjegjen e kombit t\u00eb vet. Ne mburremi me kombin ton\u00eb lavdimadh dhe si mundet q\u00eb ai t\u00eb ket\u00eb p\u00ebr prij\u00ebs shpirt\u00ebror nj\u00eb \u201cnjeri t\u00eb vog\u00ebl\u201d? Po e ka nj\u00eb arsye t\u00eb mosarsyes dhe kjo. Ishte Partia e Pun\u00ebs q\u00eb n\u00eb vjesht\u00ebn e 90-\u00ebs e ndau vepr\u00ebn nga shkrimtari, pra Kadare ishte tradhtar i idealeve t\u00eb socializmit, \u201cshkoi t\u00eb bashk\u00ebpunonte me borgjezin\u00eb\u201d, kurse vepra e tij do t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb biblioteka. Ku e ku m\u00eb mir\u00eb se Fishta, Konica e Koliqi, q\u00eb ishin fshir\u00eb si njer\u00ebz dhe si vep\u00ebr. Zyrat dhe kulisat e KQ enden k\u00ebt\u00eb p\u00eblhur\u00eb t\u00eb trash\u00eb, q\u00eb Kadare si njeri \u00ebsht\u00eb si me th\u00ebn\u00eb jo i popullit, i revolucionit, kurse vepra e tij ka marr\u00eb dheun dhe nuk ke se \u00e7far\u00eb i b\u00ebn. Vet\u00ebm nj\u00eb regjim antihuman mund t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb klasifikim t\u00eb njer\u00ebzve sipas sh\u00ebrbes\u00ebs ideologjike. Je me ne, je njeri i mir\u00eb, je kundra nesh, je njeri i keq, i vog\u00ebl, apo m\u00eb keq i deklasuar. P\u00ebr t\u00eb njeri i madh ishte vet\u00ebm nj\u00eb, sundimtari gjysm\u00ebshekullor. Me k\u00ebt\u00eb logjik\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb shpikja absurde e \u201cnjeriut t\u00eb ri\u201d, p\u00ebrkund\u00ebr njeriut t\u00eb \u201cmykur\u201d t\u00eb s\u00eb vjetr\u00ebs, patriarkales, reaksionares etj. Ramiz Alia, jo vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb po dhe tash s\u00eb voni, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb autori kosovar, pasi v\u00eb n\u00eb dukje r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb letrare t\u00eb Kadares\u00eb, shton \u201cpor si njeri \u00ebsht\u00eb pa karakter\u201d. Se me \u00e7\u2019t\u00eb drejt\u00eb b\u00ebhen etiketime t\u00eb tilla, merret me mend, me t\u00eb drejt\u00ebn e vrojtores marksiste-leniniste, q\u00eb nuk ngadhnjeu asnj\u00ebher\u00eb. Ka ardhur puna q\u00eb me shkrimtarin \u00ebsht\u00eb zem\u00ebruar dhe ndonj\u00eb zyrtar i lart\u00eb i demokracis\u00eb, duke e quajtur \u201cshkrimtar oborri\u201d etj. Por ai e ka b\u00ebr\u00eb sfid\u00ebn p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, pa patur ndonj\u00eb d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb sfidant i askujt, pasi nuk ka mundur t\u00eb gjej\u00eb askush dy rreshta, vet\u00ebm dy, ku shkrimtari t\u00eb ket\u00eb shkruar kund\u00ebr nj\u00eb tjetri. Prandaj nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u habitur se si mund t\u00eb merrte aq shume v\u00ebmendje k\u00ebrkesa q\u00eb dor\u00ebshkrimi i vepr\u00ebs s\u00eb tij \u201cDimri i madh\u201d t\u00eb vente n\u00eb Arkivin e Shtetit. P\u00ebrse duhet t\u00eb hynte n\u00eb loj\u00eb patjet\u00ebr Nexhmije Hoxha? P\u00ebr t\u00eb vazhduar rezistenc\u00ebn morale p\u00ebrmes nj\u00eb emri t\u00eb p\u00ebrbotsh\u00ebm? Thjesht se ai \u00ebsht\u00eb shqiptar dhe se nuk \u00ebsht\u00eb bie fjala Filip Roth? Thjesht se rron n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb e n\u00ebn t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn \u00e7ati me ne, bashk\u00ebkoh\u00ebsit e tij, n\u00eb vend q\u00eb t\u2019i g\u00ebzoheshim k\u00ebtij fati? Kadare p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e kultur\u00ebs dhe t\u00eb kombit shqiptar do t\u00eb rroj\u00eb dhe kur nuk do t\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb m\u00eb etiketuesit e tij dashak\u00ebqinj, at\u00ebher\u00eb ai do t\u00eb jet\u00eb ve\u00e7se gjeniu, si\u00e7 n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe sot. Kur sheh sulmet ndaj tij, thua po n\u00ebse Kadare do t\u00eb ishte me ndonj\u00eb \u201ccen\u201d si t\u00eb Gynter Gras, \u00e7\u2019do t\u00eb ndodhte? At\u00ebher\u00eb furtuna ndaj tij do t\u00eb ishte sa m\u00ebnia e mij\u00ebra plakave inat\u00e7ore kund\u00ebr fam\u00ebs planetare t\u00eb nj\u00eb gjeniu. Por Kadare nuk i la prapa ata dy rreshta padi p\u00ebr ask\u00ebnd, q\u00eb t\u2019i ktheheshin n\u00eb helm p\u00ebr gjith\u00eb jet\u00ebn.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se vala antikadare zien gjithnj\u00eb n\u00eb vigjilje t\u00eb Nobelit, sikur t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb mallkim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, ku nd\u00ebr shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb gjendet patjet\u00ebr dikush q\u00eb t\u2019i trazoj\u00eb ur\u00ebt para ngjarjesh t\u00eb tilla madhore. Dikush nga hierarkia e yllit t\u00eb kuq me pes\u00eb cepa kujtohet p\u00ebr Kadaren\u00eb, p\u00ebr \u201cborxhin\u201d q\u00eb ai i ka diktatur\u00ebs me ikjen e tij, q\u00eb nuk i falet prej patriot\u00ebve partizan\u00eb. Teksa je i bindur se lexuesit dhe adhuruesit e pafund\u00ebm shqiptar\u00eb t\u00eb shkrimtarit l\u00ebndohen nga shp\u00ebrthime t\u00eb tilla, ku disa t\u00eb duksh\u00ebm e t\u00eb paduksh\u00ebm b\u00ebhen \u201ckor\u201d kund\u00ebr figur\u00ebs njer\u00ebzore t\u00eb tij. Ata q\u00eb mund t\u00eb mos jen\u00eb n\u00eb nj\u00eb mendje me ne p\u00ebr k\u00ebt\u00eb qasje ndaj Kadares\u00eb dhe moralitetit t\u00eb shqiptar\u00ebve, duhet t\u00eb din\u00eb disa fakte m\u00ebrzit\u00ebse, bie fjala se para do koh\u00ebsh disa pak shqiptar\u00eb nga \u201cToka e Premtuar\u201d po b\u00ebnin gati banderolat antikadare p\u00ebr t\u00eb protestuar para Akademis\u00eb s\u00eb Nobelit n\u00eb Suedi, q\u00eb shkrimtarit t\u00eb vendit t\u00eb tyre t\u00eb mos i jepej \u00c7mimi i madh. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka konspirative, por e pohuar prej vet\u00eb atyre. Do t\u00eb ishte e udh\u00ebs q\u00eb askush t\u00eb mos mbruhej me urrejtjen, dhe sidomos e moshuara Hoxha t\u00eb lihet n\u00eb pleq\u00ebrin\u00eb e saj, pa u nxitur q\u00eb t\u00eb g\u00ebrmoj\u00eb n\u00eb pluhurin e diktatur\u00ebs, se mos nxjerr ndonj\u00eb xhevahir p\u00ebr nderin e humbur t\u00eb diktatorit. Koha i ka ndar\u00eb meritat dhe antimeritat historike p\u00ebr cilindo dhe do t\u00eb vazhdoj\u00eb ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb dhe pa ata q\u00eb mundohen ta mbajn\u00eb peng koh\u00ebn. Jan\u00eb po ato sh\u00ebmb\u00eblltyra q\u00eb dikur paten shar\u00eb e denigruar N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebn. L\u00ebreni Kadaren\u00eb n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e tij t\u00eb shkrimtarit t\u00eb madh dhe njeriut t\u00eb madh. N\u00eb tetor \u00ebsht\u00eb Nobeli, q\u00eb urojm\u00eb k\u00ebsaj here t\u00eb jet\u00eb i Tij. N\u00eb n\u00ebntor \u00ebsht\u00eb nj\u00ebqindvjetori i Pavar\u00ebsis\u00eb, q\u00eb me Kadaren\u00eb na b\u00ebhet dhe m\u00eb i besuesh\u00ebm. N\u00eb dhjetor ka vend vet\u00ebm p\u00ebr urimet e fundvitit. N\u00eb janar, aq m\u00eb shum\u00eb, \u00ebsht\u00eb dit\u00eblindja e tij. Si\u00e7 shihet, nuk ka koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb tjerat. S\u00eb fundi, jo rast\u00ebsisht z. Ettore Sequi, ambasadori i Bashkimit Europian n\u00eb Shqip\u00ebri, gjeti Kadaren\u00eb p\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebr integrimin e shqiptar\u00ebve, vet\u00ebm pak dit\u00eb para 10 tetorit&#8230;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ne foto: autori i shkrimit KADARE DHE MORALITETI SHQIPTAR \u00a0 \u201cNj\u00eb mij\u00eb vjet t\u00eb k\u00ebrkoni, n\u00eb mij\u00ebra arkiva, s\u2019do mund t\u00eb gjeni asgj\u00eb kompromentuese p\u00ebr mua dhe kjo \u00ebsht\u00eb ep\u00ebrsia ime absolute mbi ju&#8230;\u201d &nbsp; NDUE DEDAJ &nbsp; Shpesh njer\u00ebzit e shquar shtr\u00ebngohen t\u00eb vihen n\u00eb \u201cbe\u201d, ose t\u2019i p\u00ebrshtasin disa sjellje e q\u00ebndrime sipas&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"class_list":["post-1757","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-kritike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1757","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=1757"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1757\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1759,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1757\/revisions\/1759"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=1757"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=1757"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=1757"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}