{"id":1736,"date":"2012-10-04T00:10:54","date_gmt":"2012-10-04T00:10:54","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=1736"},"modified":"2012-10-04T00:10:54","modified_gmt":"2012-10-04T00:10:54","slug":"joseph-dioguardi-misionar-i-shqiptarise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=1736","title":{"rendered":"JOSEPH DIOGUARDI \u2013 MISIONAR I SHQIPTARISE"},"content":{"rendered":"<div>\n<blockquote>\n<h2><span style=\"font-size: x-large;\">JOSEPH DIOGUARDI \u2013 MISIONAR I SHQIPTARISE<\/span><\/h2>\n<div><\/div>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Shkruar nga ARTUR VREKAJ\/<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><em><strong>Do t\u00eb duhej af\u00ebr nj\u00eb shekull nga ardhja e shqiptarit t\u00eb par\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb m\u00eb 1886, q\u00eb shqiptar\u00ebt e Amerik\u00ebs t\u00eb kishin z\u00ebrin e tyre n\u00eb Kongresin Amerikan. Dhe pik\u00ebrisht, n\u00eb n\u00ebntor 1984 shqiptaro -amerikani Joseph DioGuardi , an\u00ebtar i Partis\u00eb Republikane u zgjodh an\u00ebtar i Kongresit Amerikan n\u00eb nj\u00eb distrikt t\u00eb shtetit t\u00eb Ne\u00eb York q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohej nga demokrat\u00ebt p\u00ebr 50 vjet rresht<\/strong><\/em><\/p>\n<div align=\"center\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" title=\"Eagle 18\" src=\"http:\/\/gazetadielli.com\/wp-content\/uploads\/2012\/09\/Eagle-18-600x399.jpg\" alt=\"Eagle 18\" width=\"600\" height=\"399\" \/><\/div>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Nga ARTUR VREKAJ\/<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Emri i DioGuardit n\u00eb Amerik\u00eb ka nj\u00eb p\u00ebrqasje p\u00ebr nga veprimtaria atdhetare n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare shqiptare me Abdyl Frash\u00ebrin. <!--more-->Nuk mund t\u00eb l\u00ebsh pa p\u00ebrmendur veprimtarin\u00eb e tij \u00e7erekshekullore p\u00ebr ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe fatin e kombit shqiptar n\u00eb mij\u00ebvjecarin e ri.<\/p>\n<p>Joseph DioGuardi ka lindur n\u00eb Bronxt\u00eb Nju Jorkut me baba shqiptar dhe n\u00ebn\u00eb italiane. Babai i tij erdhi n\u00eb Amerik\u00eb nga nj\u00eb fshat arb\u00ebresh i Italis\u00eb, Greci, i banuar me shqiptar\u00eb t\u00eb shp\u00ebrngulur nga Shqip\u00ebria me 1461 si ushtar\u00eb t\u00eb Sk\u00ebnderbeut ku dhe vet\u00eb Sk\u00ebnderbeu q\u00ebndroi gjat\u00eb udh\u00ebtimeve t\u00eb tij n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Napolit p\u00ebr t\u00eb luftuar francez\u00ebt. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb shqiptar me mision. Nj\u00eb misionar i v\u00ebrtet\u00eb i shqiptaris\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 25 vjet ai jeton midis trevave shqiptare n\u00eb Ballkan dhe Amerik\u00ebs. Ku nuk ka shtegtuar DioGuardi n\u00eb mbrojtje t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare shqiptare : n\u00eb Beograd, Stamboll, Australi, Lond\u00ebr,Paris, Luksemburg, Vjen\u00eb, Prishtin\u00eb,Ulqin, Bajram Curri, Tiran\u00eb, Tetov\u00eb,Torontoe gjetk\u00eb. \u00c7udi, kjo ndodh pas m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb shekull kur Abdyl Frash\u00ebrit s\u2019i zinte k\u00ebmba dhe\u2019 p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb ver\u00ebn e 1878-\u00ebs duke trokitur dyerve t\u00eb kancelarive Europiane n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb Autonomis\u00eb s\u00eb kat\u00ebr vilajeteve t\u00eb banuara nga shqiptar\u00ebt n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>Do t\u00eb duhej af\u00ebr nj\u00eb shekull nga ardhja e shqiptarit t\u00eb par\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb m\u00eb 1886, q\u00eb shqiptar\u00ebt e Amerik\u00ebs t\u00eb kishin z\u00ebrin e tyre n\u00eb Kongresin Amerikan. Dhe pik\u00ebrisht, n\u00eb n\u00ebntor 1984 shqiptaro -amerikani Joseph DioGuardi , an\u00ebtar i Partis\u00eb Republikane u zgjodh an\u00ebtar i Kongresit Amerikan n\u00eb nj\u00eb distrikt t\u00eb shtetit t\u00eb Ne\u00eb York q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohej nga demokrat\u00ebt p\u00ebr 50 vjet rresht. Por fal\u00eb mb\u00ebshtetjes nga President\u00ebt Regan dhe z\u00ebv\u00ebnd\u00ebs presidenti Bush ai b\u00ebri nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb suksesshme dhe fitoi duke nisur k\u00ebshtu nj\u00eb karrier\u00eb politike n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Amerik\u00ebs dhe \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare shqiptare n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>&#8211; Vet\u00ebm gati dymb\u00ebdhjet\u00eb Kongresmen\u00eb nga 435 an\u00ebtar\u00eb dinin dicka mbi situat\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb dhe se shumica n\u00eb Kosov\u00eb ishte shqiptare. Nj\u00eb fakt shqet\u00ebsues p\u00ebr c\u2019ka ndodhte n\u00eb Ballkan,-thot\u00eb DioGuardi n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb vitit 2000 me gazet\u00ebn \u201cZ\u00ebri\u201d t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Mandati i dyt\u00eb si an\u00ebtar i Kongresit Amerikan i dha DioGuardit dhe \u00e7\u00ebshtjes Kosova nj\u00eb shtys\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr t\u00eb edukuar median amerikane, p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb mb\u00ebshtetje n\u00eb Kongres dhe Senat p\u00ebr \u00e7ka ndodhte n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb me shqiptar\u00ebt e Ballkanit n\u00ebn Jugosllavi e n\u00eb ve\u00e7anti me Kosov\u00ebn martire.<\/p>\n<p>Me DioGuardin an\u00ebtar t\u00eb Kongresit Amerikan fillon nj\u00eb etape e re e historis\u00eb s\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Amerik\u00ebs p\u00ebr t\u00eb sensibilizuar qeverin\u00eb dhe legjislativin amerikan p\u00ebr t\u00eb prezantuar, p\u00ebrfaq\u00ebsuar e ndihmuar p\u00ebr zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare shqiptare ne Ballkan. Si pik\u00ebnisje \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb fest\u00eb familjare e celebrimit t\u00eb 45 vjetorit t\u00eb lindjes s\u00eb tij kur komuniteti shqiptar i Nju Jorkut (kryesisht ishin nga Kosova q\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebn zgjedhjen e tij n\u00eb Kongres) i k\u00ebrkoi t\u00eb lobonte p\u00ebr Kosov\u00ebn q\u00eb vuante n\u00ebn regjimin serb t\u00eb zezat e keqtrajtimit njer\u00ebzor deri n\u00eb shuarje t\u00eb ndjenjes komb\u00ebtare shqiptare. DioGuardi m\u00ebsoi e tregoi m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr rr\u00ebnj\u00ebt e familjes s\u00eb tij nga ana e babait dhe u ndje edhe m\u00eb shum\u00eb shqiptar n\u00eb mes t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb mbr\u00ebmje t\u00eb paharruar.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Amerik\u00ebn u b\u00eb nj\u00eb pun\u00eb intensive p\u00ebr t\u00eb konkluduar se tashm\u00eb shqiptaro-amerikan\u00ebt kishin z\u00ebrin e tyre n\u00eb Kongres. Dhe kjo s\u2019ishte pak. Ishte si nj\u00eb <strong>Rilindje e Dyt\u00eb<\/strong> p\u00ebr shqiptar\u00ebt e Amerik\u00ebs pas atij Bashkimi rreth Vatr\u00ebs n\u00eb vitin lapidar t\u00eb shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsise s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb m\u00eb 1912. DioGuardi me aksionin e tij prej atdhetari e shqiptari t\u00eb madh krijoi nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb miq\u00ebsie p\u00ebr gjith\u00eb shqiptar\u00ebt si komb me kombin amerikan. Ai kontaktoi me president\u00ebt amerikan\u00eb, me lider\u00eb shtetesh n\u00eb Amerik\u00eb e n\u00eb bot\u00eb, promovoi lider\u00ebt e shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, Malit t\u00eb Zi , t\u00eb Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs, t\u00eb Maqedonis\u00eb n\u00eb shtetin Amerikan , n\u00eb Kongres dhe n\u00eb Senat si dhe veprimtar\u00ebt e \u00c7\u00ebshtjes \u00c7ame. Ai realizoi dhjet\u00ebra rezoluta p\u00ebr c\u00ebshtjen shqiptare e n\u00eb ve\u00e7anti p\u00ebr Kosov\u00ebn n\u00eb bashk\u00ebpunim me an\u00ebtare t\u00eb Senatit dhe Kongresit Amerikan q\u00eb lobuan krah tij, promovoi U\u00c7K si ushtri \u00e7lirimtare, realizoi dhjet\u00ebra protesta paq\u00ebsore para selive me z\u00eb t\u00eb bot\u00ebs n\u00eb Amerik\u00eb dhe n\u00eb Europ\u00eb e shum\u00eb veprimtari n\u00eb dobi t\u00eb shqiptar\u00ebve, v\u00ebzhgoi nga af\u00ebr dhe dokumentoi barbarin\u00eb dhe pasojat e regjimit militar serb n\u00eb Kosov\u00eb duke e b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb vendimin amerikan p\u00ebr ti ardhur n\u00eb ndihm\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs. Le t\u00eb sjellim n\u00eb v\u00ebm\u00ebndjen e shqiptar\u00ebve dhe t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare shqiptare aksionin e pand\u00ebrprer\u00eb diplomatik, politik dhe humanitar t\u00eb arkitektit t\u00eb shqiptaris\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb Joseph DioGuardi n\u00eb fundfillimin e shekujve t\u00eb nj\u00ebzet\u00eb dhe nj\u00ebzet\u00eb e nj\u00eb dhe n\u00eb vecanti t\u00eb Liris\u00eb dhe Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb qershor 1986, DioGuardi prezantoi n\u00eb Kongresin Amerikan Rezolut\u00ebn num\u00ebr 358 p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb drejtave njer\u00ebzore t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Jugosllavi. Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb von\u00eb Senatori Bob Dole, shoku i tij prezantoi n\u00eb Senatin Amerikan rezolut\u00ebn num\u00ebr 150 me po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn p\u00ebrmbajtje.<\/p>\n<p>Ora e shqiptar\u00ebve t\u00eb Amerik\u00ebs filloi t\u00eb ecte me koh\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb kah \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare, por k\u00ebt\u00eb rradh\u00eb me nj\u00eb baz\u00eb m\u00eb t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimi. Ndaj Dioguardit reaksioni serb n\u00eb partneritet me grek\u00ebt dhe rus\u00ebt u b\u00eb edhe m\u00eb i eg\u00ebr q\u00eb t\u00eb kund\u00ebrshtohej kjo rezolut\u00eb. N\u00eb kund\u00ebrv\u00ebnie, p\u00ebr m\u00ebse nj\u00eb vit, DioGuardi arriti t\u00eb gjente mb\u00ebshtetjen e mbi nj\u00ebqind Kongresmen\u00ebve, pasi rezoluta p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Jugosllavi b\u00ebn fjal\u00eb p\u00ebr principet baz\u00eb t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Komuniteti shqiptar n\u00eb Amerik\u00eb dhe n\u00eb Nju Jork n\u00eb ve\u00e7anti, duke par\u00eb se kishin tashm\u00eb n\u00eb Kongresin amerikan nj\u00eb vizionar t\u00eb pap\u00ebrkulur p\u00ebr t\u00eb kuror\u00ebzuar mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Ballkan e mb\u00ebshteti p\u00ebrs\u00ebri dhe ai u rizgjodh p\u00ebr t\u00eb dyt\u00ebn her\u00eb n\u00eb Kongres, n\u00eb N\u00ebntor 1986. N\u00eb qershor 1987, s\u00eb bashku me 57 kongresmen\u00eb ai prezantoi Rezolut\u00ebn num\u00ebr 162 nj\u00eb version m\u00eb t\u00eb zgjeruar p\u00ebr drejt\u00ebsi n\u00eb c\u00ebshtjen e shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb b\u00ebri dhe Senatori Dole, kur riprezantoi Rezolut\u00ebn num\u00ebr 150 n\u00eb Senat.<\/p>\n<p>Ardhja e Milloshevicit n\u00eb fuqi m\u00eb 1987 e rriti dhe m\u00eb shum\u00eb luft\u00ebn e mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb serb\u00ebve n\u00eb Uashington, kryesisht n\u00eb Departamentin e shtetit, n\u00eb Kongres dhe Senat dhe, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, kund\u00ebr DioGuardit u rreshtuan ish-qeveritar\u00eb, Senator\u00eb dhe Kongremen\u00eb, t\u00eb paguarit serb\u00eb, grek\u00eb dhe rus\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonin e mbronin interesat serbe p\u00ebr t\u00eb penguar zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb. Duke par\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb agresive kund\u00ebr \u00e7\u00ebshtjes shqiptare dhe vetvetes ai k\u00ebrkoi dhe ligj\u00ebroi n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore n\u00eb Kongres, n\u00eb N\u00ebntor 1987 p\u00ebr t\u00eb par\u00ebn her\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn rezolut\u00ebn, t\u00eb cil\u00ebn ai e prezantoi muaj m\u00eb pare duke folur si rrall\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb p\u00ebr barbarin\u00eb, agresionin dhe abuzimin e regjimit Milloshevician me shqiptar\u00ebt e pambrojtur t\u00eb Kosov\u00ebs kur vete Milloshevic i quante shqiptar\u00ebt armiqt\u00eb e Jugosllavis\u00eb.<\/p>\n<p>Aktiviteti i DioGuardit arrin kulmin kur ai udh\u00ebheq demonstrimet paq\u00ebsore t\u00eb shqiptar\u00ebve para Kombeve t\u00eb Bashkuara, n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb dhe US Capitol p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb me publike n\u00eb media dhe n\u00eb Amerik\u00eb \u00e7\u00ebshtjen Kosova. DioGuardi udh\u00ebhoqi pun\u00ebn diplomatike kur bashk\u00eb me Tom Lantos, kryetar i Komisionit t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb Kongres ( mb\u00ebshtet\u00ebs i t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve) uli n\u00eb tavolin\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Departamentit t\u00eb Shtetit dhe ambasadorin jugosllav p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar politik\u00ebn e Shteteve te Bashkuara n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>N\u00eb Janar 1989, DioGuardi themelon Lidhjen Qytetare shqiptaro-amerikane me mision lobimin n\u00eb Kongres dhe Senat p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen shqiptare e n\u00eb vecanti p\u00ebr Kosov\u00ebn. N\u00eb qershor 1989, ai udh\u00ebheq n\u00eb Uashington nj\u00eb protest\u00eb paq\u00ebsore ku k\u00ebrkoi liri p\u00ebr Kosov\u00ebn nga regjimi serb dhe t\u00eb burgosurin politik Adem Dema\u00e7i. Kongresi Amerikan votoi rezolut\u00ebn 314 dhe Senati rezolut\u00ebn 124 ku i b\u00ebhej e qart\u00eb Jugosllavis\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejtat e shkelura t\u00eb shqiptar\u00ebve. Fill pas k\u00ebsaj, n\u00eb korrik 1989, Milloshevi\u00e7 heq ambasadorin jugosllav nga Shtetet e Bashkuara.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm guximi p\u00ebr tu p\u00ebrballur ball\u00eb p\u00ebr ball\u00eb me Milloshevi\u00e7, p\u00ebr t\u00eb takuar median n\u00ebBeograddhe Prishtin\u00eb, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb regjimit militar serb n\u00eb Kosov\u00eb, b\u00ebri q\u00eb DioGuardi t\u00eb kishte fakte t\u00eb gjalla p\u00ebr at\u00eb \u00e7\u2019ka p\u00ebrjetonte Kosova n\u00ebn thundr\u00ebn serbe. Ky aksion i pand\u00ebrprer\u00eb vizitash n\u00eb Ballkan e n\u00eb ve\u00e7anti, n\u00eb Beograd, Prishtin\u00eb dhe Maqedoni i dha m\u00eb shum\u00eb vizion dhe mb\u00ebshtetje \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare shqiptare si dhe nj\u00eb lidhje organike t\u00eb gjakut me gjakun duke ngritur pesh\u00eb lidershipin shqiptar se kish ardhur Ora e Madhe e Liris\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve kudo n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>N\u00eb N\u00ebntor 1989, DioGuardi takon Milloshevi\u00e7 n\u00ebBeogradku i k\u00ebrkon Liri p\u00ebr Kosov\u00ebn n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb letre t\u00eb firmosur nga 13 senator\u00eb amerikane dhe p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb flet para shqiptar\u00ebve n\u00eb Prishtin\u00eb duke par\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb fytyr\u00ebn dhe imazhin agresiv t\u00eb regjimit diktatorial t\u00eb Milloshevi\u00e7. Duke marr\u00eb rrezikun n\u00eb sy p\u00ebr jet\u00ebn q\u00eb mund ti kanosej ai u dha mediave opinionin amerikan p\u00ebr regjimin e Milloshevi\u00e7it si dhe theu barrier\u00ebn e bllokimit t\u00eb mediave amerikane n\u00ebBeogradp\u00ebr t\u00eb cilen Milloshevi\u00e7 kishte vendosur rregulla lufte. K\u00ebshtu, dh\u00ebnia e intervist\u00ebs para Grand Hotel, n\u00eb q\u00ebnd\u00ebr t\u00eb Prishtin\u00ebs, para tankeve serbe si dhe konfrontimi i fotoreporter\u00ebve me ushtrine serbe ishte nj\u00eb fakt i gjalle, i pakund\u00ebrshtuesh\u00ebm i regjimit militar serb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Ishte fat q\u00eb ai kishte nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb paster me Kongresmanin Lantos me origjin\u00eb hebre q\u00eb kur DioGuardi i tregoi fotot dhe audion se cfar\u00eb ndodhte n\u00eb realitet n\u00eb Kosov\u00eb dhe Lantosit iu kujtuan nazist\u00ebt n\u00eb Hungari, kampet e p\u00ebrq\u00ebndrimit e gjith\u00eb tmerret q\u00eb vuajti populli hebre. Ndaj dhe Kongresm\u00ebni Lantos iu p\u00ebrgjigj thirrjes t\u00eb shkonin bashk\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Dy muaj m\u00eb von\u00eb, n\u00eb Janar 1990, ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb krah t\u00eb Rugov\u00ebs n\u00eb Slloveni p\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen Kosova dhe p\u00ebrsh\u00ebndetur zgjedhjet e para demokratike sllovene.<\/p>\n<p>Tek DioGuardi ne shohim maratonistin e \u00e7\u00ebshtjes shqiptare kur n\u00eb shkurt 1990, ai sjell n\u00ebBeogradp\u00ebrfaq\u00ebsin\u00eb e Komisionit t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut t\u00eb Kongresit Amerikan p\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebr represionin serb karshi shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs si dhe takon n\u00eb Prishtin\u00eb burrat m\u00eb me z\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare:Cana, \u00c7elaj, Rugova, Qosja, Kelmendi dhe Surroi.<\/p>\n<p>N\u00eb prill t\u00eb 1990, ai mb\u00ebshtet delegacionin e par\u00eb nga Kosova p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb Amerik\u00eb dhe folur n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore kund\u00ebr pushtimit serb t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb nj\u00eb D\u00ebgjim Historik p\u00ebr Kongresin Amerikan. Pas vizit\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb me kongresmanin Lantos n\u00eb maj 1990 p\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuar pushtimin serb, DioGuardit i ndalohet hyrja ne Jugosllavi prej korrikut 1990. Nj\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb, ai shkon ti drejtohet komunitetit shqiptar n\u00eb Australi p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs. Bashk\u00eb me Lantos ai themelon Grupin Interparlamentar p\u00ebr mbrojtjen e Kosov\u00ebs n\u00eb Luksemburg, n\u00eb Janar 1991, ku firmosin lordiBethelnga Britania dhe Iljaz Ramali kryetari i Asambles\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb m\u00ebrgim.<\/p>\n<p>N\u00eb shkurt 1991, DioGuardi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb b\u00ebn publike k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr Pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs n\u00eb Senatin Amerikan duke e quajtur Milloshevicin Hitlerin e Ri dhe Sadam i Serbise.K\u00ebshtu, n\u00eb tetor 1991, pas nj\u00eb aktiviteti atdhetar maraton\u00eb Lidhja Qytetare e kryesuar nga DioGuardi arriti t\u00eb bindte qeverine amerikane p\u00ebr t\u00eb ndaluar ndihm\u00ebn p\u00ebr Serbin\u00eb duke vendosur sanksione ekonomike si d\u00ebnim p\u00ebr pushtimin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb Janar 1992, n\u00ebp\u00ebrmjet kongresmanit Lantos paraqitet rezoluta numer 264 ku k\u00ebrkohet: Njohja e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. DioGuardi ka ndjekur hap pas hapi, n\u00eb vazhdim\u00ebsi er\u00ebn demokratike p\u00ebr shqiptar\u00ebt ne Shqip\u00ebri e Maqedoni duke inkurajuar forcat demokratike. Ne shtator 1993, n\u00eb krye t\u00eb delegacionit t\u00eb Kongresit Amerikan shkon n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Maqedoni p\u00ebr t\u00eb treguar mb\u00ebshtetjen amerikane p\u00ebr anetar\u00ebsimin e t\u00eb dy vendeve n\u00eb NATO, ku n\u00eb Maqedoni k\u00ebrkon siguri dhe mbeshtetje p\u00ebr t\u00eb drejtat e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb n\u00ebntor 1993, ai n\u00ebnvizon n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb konferenc\u00ebn e par\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr investime n\u00eb Shqip\u00ebri <strong>se potenciali m\u00eb i madh i shqiptar\u00ebve nuk jan\u00eb vetem resurset natyrore, por milionat e shqiptar\u00ebve t\u00eb Diaspor\u00ebs n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb shkurt 1994, DioGuardi prezanton Rugov\u00ebn dhe Bukoshin teClintonp\u00ebr t\u00eb folur mbi gjendjen e Kosov\u00ebs s\u00eb pushtuar nga regjimi serb. N\u00eb prill 1994, DioGuardi udh\u00ebheq nj\u00eb proteste paq\u00ebsore p\u00ebrpara Selis\u00eb s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara ku b\u00ebn k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr d\u00ebrgimin e trupave amerikane n\u00eb Kosov\u00eb. Nj\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb, n\u00eb maj 1994, Kongresmeni Gilman paraqet rezolut\u00ebn num\u00ebr 251 p\u00ebr t\u00eb pyetur presidentin Clinton p\u00ebr mbrojtjen e drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb ku perfshihej mund\u00ebsia e nj\u00eb protektorati Nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb bashk\u00ebpunim me K\u00ebshillin e Sigurimit t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara dhe Bashkimit Europian.<\/p>\n<p>N\u00eb shkurt 1995, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Kongresin Amerikan, Lidhja Qytetare e DioGuardit realizon nj\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb konfliktin ballkanik t\u00eb shkaktuar nga regjimi serb me nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsi shqiptare nga Kosova, Maqedonia , Presheva dhe Mali i Zi dhe shkon bashke me Shirley Cloyes ( gruaja e tij, nj\u00ebkoh\u00ebsisht dhe misionare e Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane p\u00ebr problemin e shqiptar\u00ebve t\u00eb Ballkanit) n\u00eb Maqedoni p\u00ebr t\u00eb ndihmuar p\u00ebr hapjen e Universitetit t\u00eb Tetov\u00ebs, si dhe udh\u00ebheq protest\u00ebn p\u00ebr dhun\u00ebn qeveritare maqedone deri n\u00eb mbyllje ndaj universitetit t\u00eb Tetov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb gusht 1995, bashk\u00eb me Kongresmenin Gilman vjen n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb nj\u00eb vizit\u00eb zyrtare p\u00ebr t\u00eb diskutuar me kabinetin qeveritar t\u00eb Berish\u00ebs p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb Ballkan, p\u00ebr Shtetet e Bashkuara dhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb janar 1996, Kongresi Amerikan n\u00ebp\u00ebrmjet Gilman prezanton rezolut\u00ebn num\u00ebr 103 p\u00ebr t\u00eb garantuar t\u00eb drejtat e shqiptar\u00ebve t\u00eb Maqedonis\u00eb dhe njohjen zyrtare t\u00eb Universitetit t\u00eb Tetov\u00ebs si dhe m\u00eb tej DioGuardi dhe Lidhja Qytetare d\u00ebnojn\u00eb dhun\u00ebn ushtarake ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb Gostivar dhe Tetov\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb tetor 1997, Lidhja Qytetare shp\u00ebrndan 10 mij\u00eb kopje t\u00eb nj\u00eb broshure q\u00eb b\u00ebnte fjale p\u00ebr shp\u00ebtimin e popullit hebre nga shqiptar\u00ebt dhe Shqip\u00ebria gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Boterore nga nazist\u00ebt duke ua dh\u00ebn\u00eb gjithashtu edhe an\u00ebtar\u00ebve Hebre t\u00eb Kongresit p\u00ebr t\u00eb promovuar shqiptar\u00ebt si popull liri e paqedash\u00ebs n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb popujve t\u00eb tjer\u00eb. Me shum\u00eb se tridhjet\u00eb anetar\u00eb Kongresi ishin me origjin\u00eb Hebre dhe kishin nj\u00eb fuqi t\u00eb konsiderueshme dhe me shum\u00eb respekt p\u00ebr \u00e7ka b\u00ebn\u00eb shqiptar\u00ebt p\u00ebr shp\u00ebtimin e Hebrenjve gjat\u00eb dhe pas Luftes s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore n\u00eb Shqip\u00ebri u rreshtuan krah c\u00ebshtjes Kosova dhe Lidhjes Qytetare t\u00eb DioGuardit.<\/p>\n<p>N\u00eb shkurt 1998, me deklarat\u00ebn: N\u00eb mbrojtje t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare Shqiptare mb\u00ebshtet Ushtrin\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosoves dhe n\u00eb mars 1998, i shpjegon Kongresit Amerikan se U\u00c7K nuk \u00ebsht\u00eb organizat\u00eb terroriste .N\u00eb nj\u00eb p\u00ebrballje historike n\u00eb Kongres Cloyes DioGuardi deklaron se 500 mij\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb Amerik\u00eb jane ushtri clirimtare (U\u00c7K). K\u00ebshtu, u ndal dhuna mediatike p\u00ebr U\u00c7K-n\u00eb e Kosov\u00ebs. N\u00eb mars dhe qershor 1998, n\u00eb Komisionin e Helsinkit, DioGuardi dhe Cloyes k\u00ebrkojn\u00eb nd\u00ebrhyrjen ushtarake amerikane n\u00eb Kosove duke e perforcuar n\u00eb Senatin Amerikan n\u00eb maj 1998 k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr nd\u00ebrhyrje ushtarake, duke e n\u00ebnvizuar se : Milloshevi\u00e7 \u00ebsht\u00eb kriminel lufte, me rezolutat 105 n\u00eb Senat dhe 304 n\u00eb Kongres dhe me rezolut\u00ebn 312 i b\u00ebhet thirrje presidentit Clinton t\u00eb njohin t\u00eb drejtat legale t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr vet\u00ebvendosje dhe Pavar\u00ebsi nga Serbia.<\/p>\n<p>N\u00eb gusht 1998, takon John Paul e Dyt\u00eb n\u00eb Rom\u00eb p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur \u00e7\u00ebshtjen Kosova si dhe n\u00eb Bajram Curri, Shqip\u00ebri p\u00ebr tu takuar me refugjate shqiptar\u00eb t\u00eb shp\u00ebrngulur gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb janar 1999, nd\u00ebrsa lufta vazhdonte n\u00eb Kosove, DioGuardi shkon n\u00eb Lond\u00ebr, Paris dhe Tiran\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb U\u00c7K dhe Kosov\u00ebs bashk\u00eb me komunitetin shqiptar dhe n\u00eb shkurt 1999 flet n\u00eb Ramboilet, Franc\u00eb n\u00eb nj\u00eb protest\u00eb paq\u00ebsore p\u00ebrpara k\u00ebshtjell\u00ebs ku mbahej konferenca historike.<\/p>\n<p>N\u00eb mars 1999, Cloyes d\u00ebshmon para Kongresit n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb nd\u00ebrhyrjes s\u00eb trupave amerikane n\u00eb Kosov\u00eb. K\u00ebshtu, n\u00eb vijim me protesta paq\u00ebsore ku jan\u00eb angazhuar me mij\u00ebra vete DioGuardi ka qen\u00eb n\u00eb ball\u00eb t\u00eb misionit p\u00ebr Liri e Pavar\u00ebsi n\u00eb Kosov\u00eb. N\u00eb Gusht 1999, DioGuardi viziton Kosov\u00ebn e lir\u00eb p\u00ebr t\u00eb raportuar n\u00eb Kongresin Amerikan p\u00ebr Gjendjen e Pas Luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb. N\u00eb shkurt 2000, bashk\u00eb me John McCain protestojn\u00eb paq\u00ebsisht p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar lirimin e shqiptar\u00ebve e t\u00eb burgosurve q\u00eb mbahen si t\u00eb burgosur lufte n\u00eb burgjet e Serbis\u00eb duke i shkruar dhe President\u00ebve Clinton dhe Bush lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>N\u00eb prill 2000, ai organizon nj\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore me komitetin e Maredh\u00ebnieve Nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb Kongresit Amerikan dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb udh\u00ebheqjes kosovare p\u00ebr paqen dhe rind\u00ebrtimin n\u00eb Kosov\u00eb dhe shkon e v\u00ebzhgon nga af\u00ebr zgjedhjet e para demokratike n\u00eb Kosov\u00eb dhe i raporton Kongresit Amerikan se ato ishin n\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb standarteve t\u00eb bot\u00ebs demokratike per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>N\u00eb mars 2001, n\u00eb Maqedoni, n\u00eb takime zyrtare me presidentin Trajskovski dhe kryeministrin Georgjevski insistoi p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb t\u00eb drejta shqiptar\u00ebve n\u00eb prag t\u00eb konfliktit shqiptaro-maqedonas n\u00eb Tanush\u00eb.<\/p>\n<p>DioGuardi u b\u00eb z\u00ebri i shqiptar\u00ebve t\u00eb Maqedonis\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjidhur konfliktin shqiptaro-maqedonas duke promovuar Ali Ahmetin dhe Arb\u00ebr Xhaferrin si dy lider\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Maqedonis\u00eb si dhe prezantoi n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore t\u00eb Komitetit t\u00eb Mar\u00ebdh\u00ebnieve Nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Senat gjendjen dhe vizionin p\u00ebr paqe n\u00eb Maqedoni, n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes shqiptare dhe politik\u00ebs amerikane n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>N\u00eb shkurt 2002, Milloshevic nga Tribunali i Hag\u00ebs sulmon Lidhjen Qytetare dhe DioGuardin p\u00ebr mb\u00ebshtetjen q\u00eb i jep \u201c terrorizmit shqiptar dhe separatizmit\u201d n\u00eb Kosov\u00eb si dhe p\u00ebr kontributin e madh p\u00ebr zgjerimin e antiserbizmit si dhe \u201csatanizimin\u201c e serb\u00ebve n\u00eb opinionin publik amerikan. N\u00eb prill 2002, DioGuardi dhe Cloyes shkuan n\u00eb Hag\u00eb t\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr krimet e Milloshevi\u00e7 n\u00e7 Tribunalin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Hag\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb qershor 2003, n\u00ebp\u00ebrmjet Gilman e Lantos u paraqit rezoluta num\u00ebr 467 n\u00eb Kongresin Amerikan n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosoves n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb statusit final. Me ndikimin e padiskutuar t\u00eb DioGuardit riprezantohet rezoluta num\u00ebr 28 n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Kongres, n\u00eb Janar 2004 dhe po me k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbajtje prezantohet nga Lantos n\u00eb Shkurt t\u00eb vitit 2007.<\/p>\n<p>Duke referuar se \u201c \u00c7\u00ebshtja shqiptare \u00ebsht\u00eb ende e pazgjidhur\u201d n\u00eb nj\u00eb konference me Inteligjenc\u00ebn n\u00eb Uashington, n\u00eb korrik 2008, DioGuardi n\u00ebnvizon se: Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs duhet t\u00eb sigurojn\u00eb kontrollin e plot\u00eb t\u00eb territorit t\u00eb Kosov\u00ebs duke parandaluar ndasin\u00eb n\u00eb Veri t\u00eb Kosov\u00ebs. Duke vler\u00ebsuar kontributin e Amerik\u00ebs n\u00eb Kosove ai shkruan <strong>\u201c<\/strong>se do t\u00eb ishte budallall\u00ebk q\u00eb ky investim kaq i madh t\u00eb lihej duke ia l\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu n\u00eb dor\u00eb fatin e t\u00eb ardhmes s\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb<strong> <\/strong>gjith\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Ballkan vet\u00ebm Bashkimit Evropian, q\u00eb gjith\u00ebher\u00eb ka qen\u00eb i ndar\u00eb sa i p\u00ebrket \u201cc\u00ebshtjes shqiptare\u201d .<\/p>\n<p>Vet\u00ebm me Kosov\u00ebn shtet t\u00eb Pavarur do t\u00eb ket\u00eb paqe n\u00eb Ballkan \u2013 kjo ishte motua e pun\u00ebs s\u00eb Dioguardit dhe jo Kosova si pjes\u00eb e Serbis\u00eb p\u00ebr m\u00eb shume se 20 vjet me radh\u00eb. Ky shqiptaro-amerikan, atdhetar i fundshekullit t\u00eb nj\u00ebzet\u00eb dhe fillim shekullit t\u00eb njezet e nj\u00eb \u00ebsht\u00eb lajm\u00ebtari i par\u00eb i Liris\u00eb dhe Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Ai i q\u00ebndroi faktit se marr\u00ebveshja e Tetorit 1998 nuk q\u00ebndroi, se nuk mund t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb k\u00ebmb\u00eb me tanke Jugosllavia. Milloshevi\u00e7i donte t\u00eb mbronte Serbin\u00eb e Madhe dhe jo e kund\u00ebrta se shqiptar\u00ebt k\u00ebrkonin Shqip\u00ebrin\u00eb e Madhe. Dhe historia dhe koha d\u00ebshmoi v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e misionit t\u00eb DioGuardit.<\/p>\n<p>Dhe Kosova u b\u00eb e Pavarur. Fal\u00eb edhe pathyeshm\u00ebrise, guximit dhe vendosm\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb gjithcka p\u00ebr c\u00ebshtjen komb\u00ebtare shqiptare nga DioGuardi.Popuna e DioGuardit nuk mbaron ke\u00ebu. Aksioni atdhetar vazhdon. An\u00ebtaresimi i Shqip\u00ebrise dhe Kosov\u00ebs n\u00eb BE, an\u00ebtar\u00ebsimi i Kosov\u00ebs n\u00eb NATO, zgjidhja e \u00e7\u00ebshtjes \u00c7am\u00ebria si dhe konsolidimi i t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Maqedoni, Preshev\u00eb dhe Mal t\u00eb Zi jan\u00eb linjat e pun\u00ebs n\u00eb vijim dhe n\u00eb t\u00eb ardhmen. Shqiptar\u00ebt e Amerik\u00ebs kan\u00eb fatin e madh t\u00eb ken\u00eb n\u00eb mes tyre Joseph DioGuardin \u2013 k\u00ebt\u00eb figure komb\u00ebtare q\u00eb me vullnetarizmin e tij e b\u00ebri \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare shqiptare m\u00eb t\u00eb d\u00ebgjuar n\u00eb Amerik\u00eb dhe n\u00eb bot\u00eb dhe Lidhjen Qytetare Shqiptaro \u2013Amerikane, nj\u00eb organizat\u00eb t\u00eb Pavarur me vlera komb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e shqiptarise. Ndaj dhe DioGuardi ka me se t\u00eb krenohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb 100-vjetor t\u00eb shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb por m\u00eb shum\u00eb krenohemi ne, shqiptar\u00ebt e Amerik\u00ebs!<\/p><\/blockquote>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>JOSEPH DIOGUARDI \u2013 MISIONAR I SHQIPTARISE &nbsp; Shkruar nga ARTUR VREKAJ\/ &nbsp; &nbsp; Do t\u00eb duhej af\u00ebr nj\u00eb shekull nga ardhja e shqiptarit t\u00eb par\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb m\u00eb 1886, q\u00eb shqiptar\u00ebt e Amerik\u00ebs t\u00eb kishin z\u00ebrin e tyre n\u00eb Kongresin Amerikan. Dhe pik\u00ebrisht, n\u00eb n\u00ebntor 1984 shqiptaro -amerikani Joseph DioGuardi , an\u00ebtar i Partis\u00eb Republikane&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[3],"tags":[],"class_list":["post-1736","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1736","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=1736"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1736\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1737,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1736\/revisions\/1737"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=1736"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=1736"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=1736"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}